Ambasada Amerikane u ka bërë thirrje të gjitha palëve që në seancën e nesërme të Kuvendit të përmbahen nga përdorimi i dhunës.
Ambasada Amerikane e ka çmuar faktin që protesta e opozitës ka qenë e qetë, raporton RrokumTV.
“Ambasada Amerikane e çmon faktin që protesta u mbajt e qetë dhe i fton palët të përmbahen nga dhuna gjatë seancës së paraparë të Kuvendit në ditën e nesërme”.
Ndërsa e pyetur për gjuhën e kandidatit për President Hashim Thaçi ndaj protestuesve dje, Ambasada Amerikane deklaron se nuk ka qëndrim rreth asnjë kandidati për President.
“Ambasada nuk ka qëndrim se kush duhet me u zgjedhë President. Ky asht vendim që duhen marrë përfaqësuesit e zgjedhur të popullit të Kosovës”, përfundon përgjigjen Ambasada Amerikane.