• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ragimi amerikan kur u pushtua Shqiperia nga Italianet

July 2, 2017 by dgreca

Le Matin (1939) : Kur presidenti amerikan Roosevelt dhe Sekretari i Shtetit Cordell Hull përgatiteshin për të ndëshkuar Italinë për shkak të pushtimit të Shqipërisë/

Le Matin

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France/1 Aurenc BebjaNga Aurenc Bebja*, Francë –  1 Korrik 2017/

Gazeta franceze, « Le Matin », ka botuar, të dielën e 9 prillit 1939, në faqen n° 3, deklaratën e Sekretarit të Shtetit Amerikan, Z. Cordell Hull,  në lidhje me pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste.

  1. Hull, i mbështetur plotësisht nga presidenti Roosevelt, e shihte këtë pushtim si një rrezik tepër të madh për paqen botërore. Prandaj, qeveritarët e lartë amerikanë janë mbledhur asokohe për hartuar një plan me qëllim për të ndëshkuar Italinë fashiste.

Cili ka qenë ky plan ? Çfarë përmban deklarata e Sekretarit të Shtetit Amerikan ? Në vijim do të gjeni shkrimin e plotë të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja, Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » /

« Washington, 8 prill. (Dép. Havas).

  1. Cordell Hull, pas një bisede telefonike me presidentin Roosevelt, ka dhënë këtë deklaratë për shtyp :

« Pushtimi i dhunshëm i Shqipërisë është padyshim një kërcënim shtesë për paqen në botë. Pushtimi bie në kundërshtim me vullnetin e të gjithë popujve për të parë qeveritë e tyre t’i udhëheqin në udhën e paqes dhe jo atë të luftës. Është e panevojshme të shtojmë se efekti i pashmangshëm i kësaj ngjarjeje, që vjen pas disa të ngjashmëve, ka për qëllim të shkatërrojë besimin dhe të minojë stabilitetin botëror. Kjo do të ndikojë edhe në vetë mirëqenien tonë. »

  1. Hull shprehu mendimin se Italia ka shkelur Paktin Kellogg. Ai, ndër të tjera, tha se embargoja e armëve kundër Italisë në bazë të aktit të neutralitetit po diskutohej nga zyrtarë të lartë qeveritarë.

Presidenti Roosevelt, gjatë një konference për shtyp në Warm Springs tha se ai mbështet plotësisht deklaratën e Sekretarit të Shtetit. »

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: Arena Bebja, La Matin, Presidenti Roosvelt, Pushtimi fashist

THE NEW YORK TIMES: E PREMTJA E SHENJTE NE SHQIPERI

May 22, 2017 by dgreca

Nga Aurenc Bebja*, Francë/1 The New York timesNë « Bulletin périodique de la presse américaine » gjejmë një shkrim të gazetës prestigjioze, The New York Times, botuar me 8 prill 1939, me titull « E premtja e shenjtë në Shqipëri ».Media e famshme ironizon asokohe në mënyrë mjeshtërore sulmin e padrejtë të Italisë fashiste ndaj Shqipërisë. Për më shumë, do të gjeni në vijim shkrimin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja, Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :« Një tjetër vend i vogël në Evropën Qendrore shlyen krimin e tmerrshëm se është një shtet i vogël. Arsyeja e luftës që ka shpërthyer në Adriatik është krejtësisht e qartë. Shqipëria ka provokuar Italinë. Ajo e ka provokuar atë sepse Italia është e dobët, e vogël dhe pa mbrojtje, viktimë ndaj një egërsire, të cilës bllofi iu zbulua prej dikujt të përmasave të saj.

E frenuar nga Franca, e cila ka refuzuar t’i frikësohet, dhe përballë rritjes së vazhdueshme të Britanisë së Madhe për të pasur përgjegjësi në kontinent, qeveria fashiste e Musolinit ka kërkuar në Shqipëri mundësinë për të provuar se, në fund të fundit, Italia është një vend shumë, shumë i madh, shumë i mrekullueshëm dhe që meriton të rrespektohet.

Italia i ka dhënë provat duke shkatërruar qytete krejtësisht pa mbrojtje, duke i bombarduar nga deti dhe qielli, duke hedhur eksplozivë mbi kokat e njerëzve për fatin e keq se ishin shqiptarë, duke përhapur vdekjen dhe shkatërrimin mbi fshatrat paqësorë – të gjitha këto nën pretekstin e « rivendosjes së rendit », « mbrojtjes së interesave jetike » dhe afirmimit të drejtave territoriale që datojnë 229 vite para lindjes së Krishtit.Kohët e fundit, Gjermania ka pasur triumfet e saj. Dhe tani Italia, gjithashtu, ka diçka për të qenë krenare ! »(Kortezi:Aurenc Bebja-www.darsiani.com)

Filed Under: Histori Tagged With: Arena Bebja, e Premtja e zee, shqiperia, The New York Times

Le Temps:Agresioni fashist mb Shqiperine, Deklarata e Faik Konices

April 29, 2017 by dgreca

Nga Aurenc Bebja*, Francë /

Të dielën e 9 prillit 1939, gazeta franceze « Le Temps » i ka dedikuar një hapësirë të veçantë pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste. Ajo ka botuar asokohe një seri reagimesh në lidhje me këtë ngjarje tragjike, ku bie në sy gjithashtu reagimi i atdhetarit, diplomatit, politikanit dhe patriotit shqiptar, Faik Konicës.

2faiku

Gazeta shprehet se ministri i Shqipërisë në Uashington, Z. Konica, ka vizituar të premten pasdite (d.m.th, 7 prill 1939), Z. Cordell Hull (Sekretarin amerikan të shtetit), me të cilin ka diskutuar për situatën në Shqipëri.

Para takimit me zyrtarin amerikan, diplomati shqiptar i ka dërguar shtypit deklaratën e mëposhtme, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja, Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :

1 deklarata Konica

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France/

« Përfaqësitë shqiptare në Londër dhe Paris tashmë kanë publikuar deklaratat e tyre me të cilat natyrisht jam dakord. Unë jam shumë larg Shqipërisë dhe nuk kam asnjë lajm të drejtpërdrejtë nga qeveria ime; kështu që unë nuk kam asgjë për të thënë si ministër.

Si shqiptar dhe ish-kreu i partisë nacionaliste shqiptare, unë do të bëj një deklaratë të shkurtër : Italianët kanë shumë cilësi të admirueshme dhe janë një popull i madh, por i Plotfuqishmi, në planet e tij të fshehta, u mohoi atyre të gjithë kuptimin kalorësiak.

Në momentin kur mbretëresha po sillte në jetë fëmijën e saj, italianët goditën befasisht. Nëna u detyrua të largohet nga shtrati me një fëmijë dy ditor, dhe të kërkojë strehim jashtë Shqipërisë. Do të ishte kundër natyrës së italianëve të prisnin disa javë përpara se të bënin këtë veprim.

Ky agresion, pa asnjë provokim nga pala shqiptare, me një diferencë dyzet me një (numër banorësh) apo një mijë me një të armatosur, çfarë do t’u sjellë ? Sigurisht, asnjë përfitim me kohën dhe asnjë nder.

Një kampion i mundjes, që dëshiron të masë forcën e tij, nuk përballet me një fëmijë, por sfidon një mundës tjetër të nivelit të tij. Unë e di se italianët qeshin me këto pikëpamje (krahasime). Ne gjithmonë tallemi me atë që nuk e kuptojmë. Unë nuk besoj se dikush do të admirojë Italinë për atë që ajo ka bërë.

Ashtu si intelektualë të tjerë shqiptarë, unë ëndërroja një bashkëpunim kulturor, ekonomik dhe politik të ngushtë dhe të ndershëm me Italinë. Përgjigjeja ‘elegante’ e Italisë ndaj kësaj ëndërre është një grusht në fytyrë ! »  Kortezi:https://www.darsiani.com

 

Filed Under: Histori Tagged With: Arena Bebja, FAIK KONICËS, LE TEMPS

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT