• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ARIZONA, KONCERT PER FESTAT E FUNDVITIT

December 26, 2017 by dgreca

1 Lulzim Mulliqi

NGA LULZIM MULLIQI/SHBA/

Meqe jemi ne prag te festave te fundvitit,sikur edhe shume veprimtari te ndryshme komunitare ne kete periudhe koincidojne ne harmoni me atmosferen festive ne pritje te Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri.Komuniteti shqiptar i Arizones viteve te fundit po kremton ne menyre te nduarnduarta festat tona kombetare si dhe ato te tradites shqiptare te trashegura neper breza dhe gjenerata te ndryshme.Keshtu disa jave me pare,shqiptaret e Arizones permes dy koncerteve te shfaqura njeri nga Albo  Party,s Arizona dhe tjetri nga Shoqata shqiptaro-amerikane “Shqipe e Arizones” kremtuan ne menyre dinjitoze diten e Pavaresise se Shqiperise,apo te njohur ndryshe si Dita e Flamurit.Bashkeatdhetaret tane ne kete shtet te larget te Amerikes jane mjaft te inkurajuar per te krijuar nje atmosfere sa me te gezueshme per festat e fundvitit.Gjithashtu ata jane mjaft te apasionuar pas koncerteve te muzikos sone te larmishme popullore shqiptare.Ne kuader te ketij komuniteti dallojne me iniciativen e tyre individe te apasionuar ne organizimin e veprmitarive te ndryshme kulturore per nder te festave te ndryshme veprimtare si dhe instrumentiste te ndryshem, qe kane kontribuar drejtpersedrejti ne nje varg te aktiviteteve tona kulturore dhe kombetare.

Kesaj radhe nje koncert festiv per nder te festave te fundvitit ne shtetin e Arizones do te organizohet me nismen e instrumentistit te mirenjohur,Murat Rama.Ne kete koncert festiv pritet te paraqitet ne skene para mergimtareve tane kengetarje e re dhe e talentuar nga Shqiperia,Driselda Kanina e cila do te shoqerohet nga instrumentistet e mirenjohur,Murat Rama dhe Bardhi Leka.Ky koncert festiv do te organizohet me daten,31 dhjetor ne Georgie,s Diner,Fountain Hills ne Arizona.

Cmimi i biletes per te rritur do te kushtoje 70 dollare,ku do te jene te perfshira edhe meny te pasura nga kuzhina tradicionale shqiptare dhe hyrja per femije eshte gratis.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Arizona, Koncert fundviti, Lulzim Mulliqi

MASAR KRASNIQI,SHQIPTARI NE AUSTRALI – TAKIMET ME PERSONALITETE TË NJOHURA TE BOTES

December 10, 2017 by dgreca

 

1- Masar Krasniqi, 19503 Grup shqiptarësh, Auckland (Zelandë e Re), 19635 Me I. Rugovën në Pallatin e Brigadave në Tiranë8 Me senatorin Bob Dole (Washington DC, 1990)13 Me liderin tibetian Dalai Lama16 Rugova, Bukoshi, Alush Gashi, Adnan Merovci dhe Masar Krasniqi (Washington DC, shkurt 1994)

Nga Hajro Hajra-Arizona/

Për Masar Krasniqin, veprimtarin e palodhur e atdhetarin e shquar dhe për takimin e tij me Nënën Terezë në qytetin zelandez Auckland, në prill të vitit 1970, kemi shkruar vite më parë (ai shkrim është publikuar edhe në “Dielli” vitin që shkoi).

Kësaj here, pas një bisede të gjatë që bëmë kohë më parë me telefon me zotin Krasniqi (ai që prej 10 vjetësh është shpërngulur nga Zelanda e Re, ku ka jetuar prej vitit 1950 dhe tani jeton në  qytetin Gold Coast, në Queensland, Australi) do të shkruajmë për takimet e tij me personalitete të njohura, sidomos këtu, në Amerikë, takime që përfshijnë një rreth kohor prej pothuaj dy dekadash, që nisin në kohën kur Kosova dhe çështja e saj sapo kishte filluar të futej nëpër kancelaritë e botës, sidomos të Amerikës dhe përfundojnë pasi Kosova nis të mbahet në këmbët e veta, veç të tjerash falë edhe kontributit të personazhit të këtij shkrimi, i cili do të shoqërohet me shumë fotografi ekskluzive, të papublikuara ndonjëherë (përveç fotografisë me Nënën Terezë). Të gjitha fotografitë na i ka siguruar bashkatdhetari ynë Sabit Abdyli, nga Kabashi i Vitisë, gazetar e shkrimtar, i cili që nga koha e luftës në Kosovë jeton në Zelandë të Re. Ai e ka takuar shumë herë Masar Krasniqin dhe ka shkruar disa herë për të.

Masar Krasniqi, lindur në Prishtinë më 1931, i përndjekur nga regjimi serb dhe i detyruar ta braktisë atdheun në moshë fare të re, më 1950, kur është vendosur në Zelandë të Re, ka filluar të angazhohet shumë herët, jo vetëm për Kosovën, por edhe për Shqipërinë dhe për trojet e tjera shqiptare. Sa herë janë mbajtur zgjedhjet dhe është zgjedhur kryeministri i Zelandës së Re, ai i ka dërguar letër urimi kryeministrit të sapozgjedhur dhe, përveç urimit, doemos e ka shtruar edhe çështjen e Kosovës së robëruar. Porse, nuk është mjaftuar me kaq. Ai ka takuar pothuaj të gjithë kryeministrat e Zelandës së Re dhe me të gjithë e ka diskutuuar për Kosovën. Ka dhënë intervista, jo vetëm në Zelandë, po edhe gjetiu. Ai e kujton fare mirë një intervistë për Deutsche Welle, në Gjermani, dhënë pas demonstratave të marsit 1981 në Kosovë dhe provokimet, me atë rast, të një gazetari malazias, të cilin e kishte lënë pa fjalë.

Në një rast, kur Masar Krasniqi, si anëtar i LQSHA-së, ishte vënë plotësisht në shërbim të çështjes së Kosovës,  një drejtuese e Ministrisë së Jashtme e Zelandës, e cila kishte njohuri për angazhimin e tij për çështjen e Kosovës, i kishte thënë Masarit: – Sa herë të të ngecin punët në Amerikë, drejtohu në amabasadën e Zelanës së Re në Uashington dhe ata do të të dalin në ndihmë.

Angazhimi i tij ishte intensifikuar në fund të viteve ’80 dhe në fillim të viteve ’90, atëherë kur në disa vise të ish-Jugosllavisë kishte shpërthyer ose po shpërthente lufta, kurse në Kosovë po frynin erërat e atyre luftërave.

Themelimi i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane në janar 1989, nga ish-kongresisti Joseph J. DioGuardi, mik e bashkëpunëtor i afërt i Krasniqit dhe zgjedhja e këtij të fundit në kryesinë e saj, si përfaqësues i interesave të lobit amerikan për Shqipërinë, për Kosovën, për Maqedoninë dhe për trojet e tjera shqiptare, shënon kulmin e angazhimi të Masar Krasniqit për kauzën shqiptare.

Që nga vizita e parë e Rugovës në SHBA, në prill 1990 (e drejta, kjo do të ketë qenë vizita e dytë e Rugovës në Amerikë, po të kihet parasysh vizita e tij e parë, më 4 tetor 1989, kur Rugova, i shoqëruar nga  prof. Engjëll Sedaj, ftuar nga Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Këshillit të Mirë”, kishte ardhur në Amerikë për të marrë pjesë në Seminarin Përkujtimor që ishte organizuar me rastin e 300-vjetorit të vdekjes së Pjetër Bogdanit), Masar Krasniqi e ka takuar Rugovën shumë herë.

Për takimin e parë me Rugovën, në Uashington DC, kur Rugova kishte shkuar me një delegacion dhjetanëtarësh nga Kosova, Krasniqi rrëfen: – Rugova ishte me delegacion ku bënte pjesë edhe dr. Idriz Ajeti, ish-profesori im nga Shkolla Normale e Prishtinës. Kur u përshëndetëm, profesor Ajeti më tha: – Unë e kam ditur që ti do të jesh këtu, prandaj ta kam sjellë një libër. Pastaj më njohu me Rugovën, duke më thënë: – Ky është kryetari ynë dhe ne ju falënderojmë (e kishte fjalën për mua dhe DioGuardin) që na sollët këtu, në Uashington për ta shtruar çështjen e Kosovës, këtu ku është tepër vështirë të depërtohet dhe ku shumë popuj vetëm mund të ëndërrojnë të futen.

Pothuaj në çdo udhëtim të Rugovës që bëhej nga Shqipëria, ishte edhe Masar Krasniqi. Ky i koordinonte takimet me Kongresin Amerikan që realizoheshin me ndihmën e Dioguardit. Ishim me fat – thotë M. Krasniqi, që e kishim Dioguardin në Amerikë. Ai ishte koordinatori i të gjitha takimeve të Rugovës e të delegacioneve nga Kosova me përfaqësues të lartë të Kongresit Amerikan. Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane organizonte dhe sponsorizonte udhëtimet dhe takimet me përfaqësues të lartë të shtetit amerikan, përfshirë vizitën historike të delegacionit dhjetanëtarësh në Uashington, në prill 1990, për të dëshmuar para Kongresit Amerikan për dhunën e regjimit të Millosheviqit kundër shqiptarëve të Kosovës dhe takimin, po ashtu historik të Rugovës me kryetarin Clinton në shkurt të vitit 1994.

Sapo Adnan Merovci më njoftonte, unë gjendesha në Tiranë dhe takoja Rugovën në ish-shtëpinë e Enver Hoxhës – rrëfen Masar Krasniqi. Kam qenë, pothuaj gjithnjë në “sofër të parë”, në takimet e DioGuardit e të delegacioneve nga Kosova e nga vise të tjera shqiptare me përfaqësues të lartë të shtetit amerikan, po edhe në takimet e veçanta që bënte Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane me në krye DioGuardin, për të lobuar për çështjen e Kosovës. Në një rast kam takuar, bashkë me DioGuardin, 17 senatorë e kongresistë amerikanë. Kam kontaktuar në Amerikë, bashkë me DioGuardin, shumë organizata për të drejtat e njeriut dhe për çështjen e lirive të popujve.

Masar Krasniqi ka takuar shumë personalitete të huaja e shqiptare. Nënën Terezë, përveç në vitin 1970 e ka takuar edhe në prill 1993, gjatë vizitës në Shqipëri të Papa Gjon Palit II. – Gjatë këtij takimi, tregon Krasniqi, – Nëna Terezë, paksa e hamendësuar, më tha: – Më duket se jemi takuar diku… Po, Nënë – i thashë, jemi takuar në Zelandë të Re, para 23 vjetësh. – E pabesuseshme, si më kishte mbajtur mend.

Krasniqi ka takuar dhe Ibrahim Kelmendin, atdhetarin e veprimtarin preshevar. Atë e kishte pasur profesor në Normalen e Prishtinës. Sikurse M. Krasniqi edhe ai ishte detyruar të shpërngulej (ishte vendosur në Melburn, Australi më 1953, ku edhe ka vdekur, më 1979).

Pjetër Arbnorin e ka takuar disa herë, vetë ose bashkë me DioGuardin, në kohën kur ai ishte kryetar i Kuvendit të Shqipërisë (1992-1997). Ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të mirë të lobit Shqiptaro-Amerikan – thotë Krasniqi.

Fotoja ku janë Masar Krasniqi, Azem Hajdari e Rugova është bërë në Vlorë, më 28 Nëntor 1995 ose 1996, ku Rugova, Krasniqi e të tjerë ishin ftuar nga Sali Berisha, asokohe kryetar i Republikës së Shqipërisë, në kremtimin e Ditës së Pavarësisë.

Azem Hajdari kishte simpati të madhe për Kosovën, – thotë Krasniqi. Ai na i hapte dyert te Berisha e te kryet e shtetit shqiptar. Me Azem Hajdarin jam takuar shumë herë dhe ai na ka kryer shumë punë lidhur me çështjen e Kosovës.

Më shumë se fjalët, flasin fotografitë. Për foton ku Masar Krasniqi ka dalë me Luan Gashin e Jack Dempsey, Masari thotë se kanë qenë mysafirë të Dampsey-t në restorantin e tij në New York. Luan Gashi ka qenë nxënës i Normales. Ai, bashkë me Adem Gllavicën e Halim Gllavicën, e të tjerë shqiptarë, në fund të vitit 1945 kanë ikur në Greqi. Luan Gashi më vonë ka punuar në Ambasadën Amerikane në Athinë deri më 1956, kur është shpërngulur në SHBA.

Kongresmenin republikan, Benjamin Gilman, mikun e madh të shqiptarëve e të Kosovës, i cili më 1992, bashkë me Tom Lantosh kishte bashkësponsorizuar rezolutën e paraqitur në Kongres nga LQSHA-ja, e cila bënte thirrje për njohjen e pavarësisë së Kosovës, e ka takuar 4-5 herë. Ai ka qenë edhe në Shqipëri – tregon Masari, dhe ka bërë punë të madhe edhe për Kosovën, edhe për Shqipërinë. Gjatë viteve ’90 të shekullit të kaluar ai ishte angazhuar shumë për çështjen e Kosovës, tok me ligjvënës të tjerë të asaj kohe, siç ishin senatorët Bob Dole, Claiborne Pell, Larry Pressler, Alfonse D’Amato si dhe kongresistët Tom Lantos, Porter, Broomfield etj.

Pas luftës Masar Krasniqi e ka takuar Rugovën në Kosovë 3 herë. Gjatë takimit të parë, menjëherë pas përfundimit të luftës, Rugova e ka falënderuar shumë për kontributin që Krasniqi kishte dhënë për lirinë e Kosovës. Takimi i dytë kishte qenë në dhjetor 1999, në ceremoninë e shënimit të dhjetëvjetorit të LDK-së, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Ja si e kujton Masar Krasniqi atë takim: në atë manifestim merrnin pjesë delegacione të LDK-së nga e gjithë Kosova e nga diaspora dhe shumë mysafirë të ftuar. Pallati ishte i mbushur përplot njerëz. Unë isha me Luljeta Pulën dhe, meqë kishim arritur me pak vonesë, kishim zënë vend diku lart, larg nga podiumi ku ishte Rugova, bashkëpunëtorët e tij të ngushtë dhe mysafirët. Ndërkohë, Rugova më kishte parë që larg dhe e kishte çuar Adnan Merovcin të më merrte e të më çonte poshtë. Sapo u përshëndetëm, ma uroi lirinë e Kosovës dhe më paraqiti te bashkëpunëtorët e tij e u foli atyre për kontributin tim gjatë gjithë atyre viteve të stuhishme dhe më luti të rrija për një takim tjetër, në të cilin me gjasë kishte në plan të më shpërblente me ndonjë mirënjohje, por unë duhej të kthehesha në Zelandë. Nuk do të më bënte nder më të madh edhe sikur të më jepte kushedi sa mirënjohje e dekorata, se mirënjohja më e mirë ishin fjalët që Rugova kishte thënë për mua para gjithë atyre njerëzve.

Në një takim tjetër, të fundit, me gjasë në vitin 2000, Rugova i kishte dhuruar Masarit një kristal të Trepçes, nga ato që u dhuronte burrështetasve e miqve të Kosovës, kurse Masar Krasniqi i kishte dhuruar Rugovës një foto të madhe të delegacionit të Kosovës me senatorin Bob Dole.

Me liderin shpirtëror të popullit tibetian, Dalai Lama Masar Krasniqi është takuar në fillim të vitit 2000, si përfaqësues i Kombeve të Robëruara në Zelandë të Re, një organizatë e formuar nga imigrantët polakë, ish-të burgosur politikë, bashkëpartiakë e bashkëpunëtorë të bashkëthemeluesit të Solidaritetit dhe kryetarit të Polonisë (1990-1995) Leh Valesa. Ndonëse ishte me delegacionin polak, M. Krasniqi kishte shtruar me Dalai Laman edhe çështjen e Kosovës, të cilën, sipas Krasniqit, Dalai Lama e njihte shumë mirë.

Shumica e shqiptarëve në Zelandë ishin nga Shqipëria. Masari ishte pothuaj i vetmi nga Kosova, por kurrë nuk kishte qenë vetëm, gjithnjë kishte pasur përkrahjen dhe ndihmën e bashkatdhetarëve nga Shqipëria. Ata kishin qenë bashkëvuajtës sikurse Masari. Ndryshimi i vetëm ishte se ky ishte përndjekur nga regjimi antishqiptar serb e jugosllav, kurse ata ishin përndjekur nga regjimi komunist shqiptar.

Lidhur me një vizitë që Masar Krasniqi kishte organizuar për Adem Demaqit në Australi, ku Demaqi kishte shokë që kishin vuajtur burg bashkë me të në burgjet jugosllave, Krasniqi rrëfen: – Gjatë një dreke në shtëpinë e Adem Gllavicës në Perth të Australisë, ku mysafir ishte Adem Demaqi, pata një përplasje me të zotin e shtëpisë, Adem Gllavicën dhe me Adem Demaqin, ngase këta të dy kishin kritikuar DioGuardin. Masari, me atë rast, ua kishte mbyllur atyre gojën, duke folur me fakte për punën jashtëzakonisht të madhe që kishte bërë dhe po bënte DioGuardi, jo vetëm për Kosovën, po edhe për Shqipërinë e për trojet shqiptare.

Nuk ka qenë e papritshme që Demaçi të fliste kundër DioGuardit, kur dihen raportet e DioGuardit me Rugovën dhe urrejtja patologjike e Demaçit për Rugovën (mbase vetëm Rexhep Qosja ia kalon Demaqit me urrejtjen që ka pasur dhe ka për Rugovën)….Te plote e lexoni ne Diellin e printuar te 28 Nentorit 2017, faqet 50-51 dhe 67)

Filed Under: Politike Tagged With: Arizona, Hajro Hajra, Masar Krasniqi, personalitete te Botes, Takimet

KOMUNITET-ARIZONA: GENA, NJE KONCERT I PAHARRUESHEM

May 13, 2017 by dgreca

6-lulzim-mulliqi-250x283

NGA:LULZIM MULLIQI/SHBA/

Me iniciativen e instrumentit te mirenjohur te komunitetit shqiptaro-amerikan,z.Murat Rama dhe ne bashkepunim me Albo’s Party Production,keto dite ne Feniks te shtetit te Arizones,u mbajt nje koncert madheshtor me kengetarin e mirenjohur te estrades muzikore shqiptare,Genen.Ky koncert i solli publikut te mergates nje fryme te re te muzikes se lehte dhe popullore i gershetuar me elemente kombetare nga te gjitha trevat shqiptare.Me kete rast kengetari Gena me nje repertor te larmishem te kengeve te tij solli ne skene per bashkeatdhetaret tane kenget me te te bukura qe i kendohen atdheut,pastaj kenget idilike,te mergimit dhe perditshmerise se jetes sone.

GenaSalla e mbushur me bashkatdhetaret tane nga te gjitha trevat etnike shqiptare,e perbenin nje Shqiperi ne miniature,te cilet duartrokisni e therrisni gezushem shqip dhe panderprere interpretimin brilant te kengetarit te mirenjohur,Gena.Ne turneun e tij koncertal ne Feniks te Arizones,kengetari Gena vinte pas shfaqjes se nje numri te madh koncertesh, ku ai kishte performuar me pare ne metropolet amerikane,perfshire: Los Angeles,Chicago,Miami,Las Vegas dhe Toronto te Kanadase.Kengetari Gena me nje ze tipik, karakteristik dhe melodik si dhe me nje performance te shkelqyer ka mrekulluar publikun,duke lene mbresa te paharrueshme tek bashkeatdhetaret tane ne Feniks te Arizones.Ne kete koncert kengetarin Gena e shoqeruan instrumentistet e mirenjohur,Murat Rama dhe Edlir Begolli.Pjesemarres ne kete koncert kishte edhe nga radhet e veprimtareve dhe perfaqesuesve me te larte te komunitetit shqiptaro-amerikan te Arizones,sic ishin ish- kryetaret,Skender Bajrami dhe dr.Arben Lasku.Ky koncert eshte mbajtur ne Qendren Kulturore”LA PRINCESSA” ne Betahany Home ne kryeqytetin e Arizones-ne Phoenix(Feniks).Se fundmi vlene te theksohet se ne komunitetin shqiptar te Arizones,verehet nje  begatim me i madh i  jetes kulturore ne krahasim me vitin pararendes,por njeherit eshte edhe nje publik i pasionuar pas muzikes sone popullore dhe shume adhurues per artistetet e zhanreve te ndryshme muzikore, qe vijne nga Kosova,Shqiperia dhe trevet tjera etnike shqiptare.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Arizona, Gena, koncert, Lulzim Mulliqi

SHQIPTARET E ARIZONES SHENUAN 9 VJETORIN E PAVARESISE SE KOSOVËS

February 20, 2017 by dgreca

unnamed

KOMUNITET-ARIZONA/

NGA LULZIM MULLIQI/SHBA/
Aktivitete per shenimin e Dites se Pavaresise se Kosovës ne qytetin e Feniksit ne shtetin e Arizones ,kane filluar me Piknikun tradicional kushtuar Pervjetorit te Pavaresise se Kosovës te mbajtur ne vendtakimin e shqiptareve te Arizones ne Cactus Park 39 th Ave ne qytetin e Phoenix-it.Me kete rast u organizua edhe Turniri tradicional i futbollit dhe i lojrave te tjera sportive.Ne kete eveniment
merrnin pjese shqiptare nga te gjitha trevat tona etnike dhe qe jetojne ne shtetin
e larget te Arizones.Nderkaq ne perkujtim te kesaj feste te rendesishme per Kosoven ne mbremje u mbajten edhe dy koncerte festive kushtuar kesaj date te
rendesishme nga historia e popullit tone.Keshtu me organizimin e Albos Party’s
Arizona dhe perfaqesuesit te saj,Safet Pasjaqa ne sallen e njohur American Roayl Palace ne 19 Ave ne Thunderbird u mbajt nje koncert festiv ne te cilin merrnin pjese shqiptare,Joe vetem nga shteti i Arizones por edhe nga shtetet per rreth
Sic Ishin nga: Kalifornia,Nevada,Nju Meksiko,Kolorado madje edhe nga qyteti metropolitan i Nju Jorkut.Salla ne te cilen eshte mbajtur ky manifestim ishte stolisur me nje dekorim festiv,ku dominonin flamujt e Kosovës dhe te Shqiperise.
Kete manifestim e shpalli te hapur moderatori i mbremjes,Lulzim Mulliqi,i cili pasi
i ka pershendetur te gjithe pjesemarresit e kesaj mbremje ka folur me pietet per
pervjetorin e shpalljes se Pavaresise se Kosoves..Ai theksoi se nente vjet me pare,
me 17 shkurt,2008 ne Prishtine,Parlamenti i Kosovës mbajti nje seance solemne,
me e rendesishmja per popullin e saj,ku te zgjedhurit e popullit ne menyre demokratike shpallen shtetin sovran dhe te pavarur te Kosovës.Ai theksoi se ne kete dite,ne kujtojme edhe flijimet e panumerta te deshmoreve tane pergjate
shekujve e dekadave,per te realizuar idealin e lirise dhe pavaresise se Kosoves.
NE kete dite,ne falenderojme me respektin me te madh SHBA,qe u rreshtuan per
te mbrojtur popullin tone nga forcat barbare Serbe.Ai gjithashtu falenderoi edhe
te gjitha ata veprimtare te Komunitetit shqiptaro -amerikan qe kane kontribuar
per ceshtjen shqiptare.Me pas ai ftoi ne skene kengetarin e mirenjohur te estrades muzikore shqiptare,Mehdin Pergjeqaj- Meda.Fillimisht ai i pershendeti
bashkeatdhetaret tane dhe i’u uroi diten e Pavaresise se Shtetit te ri te Kosovës.
Meda me zerin e tij te embel,melodic dhe karakteristik fitoi duartrokitje te zjarrta nga te pranishmit.,ku me se shumti dominuan kenget epike kushtuar trimave dhe heronjeve te kombit tone.Me pas Meda ftoi ne skene kengetaren e mirenjohur
Valbona Peraj e cila me nje ze te mrekullueshem beri per vete publikun shqiptaro -amerikan.Me kete rast dominuan kenget me titull “Gezuar Kosove Pavaresine,pastaj kenge kushtuar trimave dhe heronjeve te kombit tone.
Me pas performoi ne skene kengetarja e mirenjohur-Valbon Peraj ku dominuan kenget si : Shote Galica,fol shqip se je shqiptar,per ty Kosove etj.Te te gjitha kenget ishin te percjellur me mjafte mjeshtri nga orkestra muzikore ” Dukagjini”
Gjithashtu keto aktivitete i ka fiksuar ne aparatin e tij fotografik,fotografi I mirenjohur i Komunitetit tone,Eno Kola.Nderkaq sipas nje njoftimi ne rrejtin social-fejsbuk,edhe Shoqata kulturore shqiptaro – amerikane ” Shqipe e Arizones”
ka mbajtur nje koncert festiv kushtuar 9 vjetorit te Pavaresise se Kosoves me kengetaret, Silva Gunbardhi,Genta Ismaili dhe Lirije Dedvukaj.

Filed Under: Komunitet Tagged With: 9 vjetorin e Pavaresise, Arizona, Lulzim Mulliqi, shqiptaret fetsojne

NE ARIZONA,NISIN PERGATITJET PER PAVARESINE E KOSOVES

January 20, 2017 by dgreca

6-lulzim-mulliqi-250x283NGA LULZIM MULLIQI/SHBA/
Shpallja e Pavaresise se Kosovës me 17 shkurt 2008,ishte kurorezim i nje rrugetimi te gjate per realizimin e aspairatave te popullit shqiptar te Kosoves per liri dhe pavaresi.Ndaj, kjo date konsiderohet njera nder ngjarjet me te rendesishme ne historine e kombit tone.Eshte kuptimplote fakti qe veprimtarite e Komunitetit shqiptaro- amerikan fillojne me heret me organizimin e aktiviteteve te shumta kulturore,kombetare dhe sportive qe i dedikohen kesaj feste madheshtore.Si cdo vit edhe kete here me
aktivitete dhe manifestime te ndryshme kulturore,do te kremtohet ne menyre dinjitoze nga ana e komunitetit shiqiptar te Arizones.Jehona e pergatitjeve te kesaj feste shteterore ka filluar te ndjehet kudo ne mesin e bashkeatdhetareve tane me banim ne shtetin e larget te Arizones.Disa nga mergimtaret u shprehen se Jane te lumtur qe ne Ballkan ekzistojne dy shtete shqiptare,por ata jane optimist se nje dite Bashkimi kombetar do te ndodhe,pavaresisht zhvillimeve te reja politike qe po ndodhin ne rajonin tone.Vetem ne kete menyre do te mund te korrigjohen padrejtesite historike ndaj shqiptareve qe i’u bene gjate shekujve te kaluar.Edhe kesaj radhe si ne vitin pararendes,komuniteti shqiptar i Arizones,ka paralajmeruar se do t’i organizoj dy koncerte festive me rastin e 9 vjetorit te Pavaresise se Kosovës.Eventi me i rendesishem pritet te jete ai i organizuar nga instrumentisti i mirenjohur i Komunitetit shqiptaro-amerikan,Murat Rama ne bashkepunim me perfaqesuesin Albos Party’s Arizona,Safet Pasjaqa.Sipas organizatoreve ne kete pervjetor te Pavaresise se Kosovës,ata kesaj radhe do te performojne kengetaret e mirenjohur te estrades muzikore,Muhedin Pergjegjaj-Meda dhe kengetarja e talentuar,Alberije Hadergjonaj.Ata,Poashtu theksuan se ne kete koncert pritet te marrin pjese edhe nje numer i konsiderueshem i bashkeatdhetareve tane edhe nga shtetet tjera amerikane,si nga Kalifornia,Nevada,Nju Meksiko,Kolorado etj.Ne kete koncert festiv kushtuar pervjetorit te nente te Pavaresise se Kosovës,kengetaret e mirenjohur,Meda dhe Alberije Hadergjonaj,do te interpretojne kenget e tyre me te reja nga repertori i tyre i muzikes popullore shqiptare.Ata do t’i percjell orkestra profesionale muzikore” Dukagjini” nderkaq moderator i mbremjes do te jete gazetari,Lulzim Mulliqi.Sipas perfaqesuesit te Albos Party’s Arizona ne kete eveniment do te jete i pranishem edhe fotografi i mirenjohur,Eno Kola si dhe do te sjellim per here te pare ne forme te nje mini-panairi,produkte si dhe simbole kombetare shqiptare.Kosova si shteti me i ri,sovran dhe i pavarur ne Europe,sot perballet me disa sfida sic Jane: liberalizimi dhe heqja e vizave,pastaj anetaresimi ne NATO dhe integrimi ne BE.
Zyrtarisht Kosoven si shtet sovran,te pavarur dhe subjekti te se drejtes Nderkombetare,deri me sot e kane njohur 113 shtete.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Arizona, Lulzim Mulliqi, pavaresia e Kosoves

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Albania
  • 1 Prill “Bashkë për Drejtësi”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
  • Kryeministri Kurti përkujtoi 40 të vrarët në masakrën e lagjes “Dardania” në Pejë
  • JA PËRSE PUTINI NA KËRCËNON TË GJITHËVE NE
  • KUJTESA HISTORIKE NGA FRANK SHKRELI
  • What We Need Is Albanians of Fan Noli’s Stature, What We Have are the Words of his “Albumi”
  • VATRA PROMOVOI “DIPLOMACIA NDËRKOMBËTARE DHE ÇËSHTJA E KOSOVËS 1997-1999”
  • VATRA MORI PJESË NË PROMOVIMIN “ALBUM” TË NOLIT DHE NDEROI AT ARTHUR LIOLIN
  • VATRA VIZITË NDERIMI TE VARRI I NOLIT DHE MEMORIALI I KONICËS
  • VATRA BOSTON RIORGANIZOHET
  • Kristian Prenga, një fitore spektakolare në New York
  • SHQIPTARËT NË ARIZONA FESTUAN 7-8 MARSIN
  • “24 Marsi, data e mirënjohjes Kombëtare ndaj USA dhe NATO-s” !
  • Diaspora Amerikane në Nju Jork proteston: “Save Drin River, Save Dibra”
  • Vatra jonë arsimore “Shkolla Shqipe” në Zvicër hapi edhe një klasë në Feuerthalen, në kantonin e Zyrihut

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT