• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KOSOVA PO E NDËRTON ARKITEKTURËN E SIGURISË

October 22, 2018 by dgreca

-Kryeministri Ramush Haradinaj në Universitetin Amerikan të Kosovës (AUK): Kryeministri Haradinaj: Kosova po e ndërton arkitekturën e saj të sigurisë. Jo vetëm Kosova, por edhe rajoni ynë do të përfitojnë nga tranzicioni i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK)/

1 Haradinaj ok FSK

PRISHTINË, 22 Tetor 2018-Gazeta DIELLI/“Tranzicioni i FSK-së po tregon rrugën e qartë dhe angazhimin e Kosovës drejt konsolidimit të shtetësisë, konsolidimit të arkitekturës së Sigurisë Kombëtare, si dhe kontributin rajonal për stabilitet dhe siguri”, kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ligjëratës së tij, para studentëve në Universitetin Amerikan të Kosovës (AUK).

Në fjalën e tij hyrëse para studentëve të pranishëm, ku ishin edhe Presidentja e këtij Universiteti, Sharon Hart, stafi, dhe kadetët e FSK-së, Kryeministri Haradinaj shpjegoi fazat e transformimit të FSK-së në ushtri, duke thënë se vendimi sovran së bashku me konsultimet gjithëpërfshirëse çuan në suksesin e procedimit të tri ligjeve mbi tranzicionin e FSK-së.
“Ishte një proces, jo një vendim i izoluar. Ky proces transparent e përgatitë Kosovën për rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO dhe i hapë rrugë që të kontribuojë më tej drejt paqes dhe stabilitetit nëpërmjet Operacioneve të Mbajtjes së Paqes”, tha Kryeministri Haradinaj.
Ndër tjerash, kryeministri Haradinaj u shpreh i bindur se Kosova do të bashkohet me NATO-n në vitet e ardhshme dhe prania e Aleancës Veri-Atlantike në Kosovë është e mirëpritur përgjithmonë, duke besuar se anëtarësimi në NATO për të gjitha vendet e rajonit është alternativa më e mirë drejt paqes, sigurisë dhe stabilitetit.“Jo vetëm Kosova, por edhe rajoni ynë do të përfitojnë nga tranzicioni i FSK-së, pasi zhvillimi i një ushtrie të vogël multietnike dhe profesionale do të rrisë sigurinë dhe stabilitetin rajonal, ajo shmang mundësinë e ndonjë vakuumi të sigurisë në Kosovë dhe kontribuon në përafrimin e vendit tonë me vlerat euroatlantike, lehtëson kalimin e Republikës sonë nga një konsumator i sigurisë tek një ofrues i saj, duke i përfaqësuar dhe mbështetur të gjitha komunitetet e Kosovës, lejon angazhim më të madh dhe bashkëpunim me KFOR-in dhe NATO-n, por edhe forcon ekonominë tonë. Kjo iniciativë do të krijojë 2500 vende të reja pune”, deklaroi Kryeministri Haradinaj.

Para të pranishmëve të shumtë të interesuar për ligjëratën e sotme, Kryeministri Haradinaj, shtoi se FSK pasqyron të vërtetën mbi Kosovën, është shtëpia e të gjitha komuniteteve, forcë profesionale, multietnike dhe e gatshme, e ndërtuar dhe trajnuar nën mbikëqyrjen e NATO-s që nga themelimi i saj. Për kontributin e madh në këtë çështje, Kryeministri Haradinaj falënderoi SHBA-në për trajnimin, arsimin dhe zhvillimin profesional të FSK-së, duke shtuar se FSK-ja perceptohet si institucioni më i besueshëm i sigurisë në vend gjatë gjashtë vjetëve të fundit.

Në përfundim të ligjëratës së tij, Kryeministri Haradinaj, foli edhe për orientimin aktual dhe të ardhshëm të FSK-së, e që siç tha ai, FSK-ja është një forcë e besueshme, përfaqësuese dhe e gatshme dhe se për të ruajtur këtë nivel të profesionalizmit, ajo duhet të vazhdojë dhe të rrisë bashkëpunimin e saj me SHBA dhe NATO.“Ndërtimi i FSK-së dhe tranzicioni i saj, është jetësor për të vazhduar zhvillimin e bazuar në standardet e SHBA-së dhe NATO-s në Doktrinën, Udhëheqjen, Sistemin e Armëve dhe Pajisjet”, vlerësoi Kryeministri Haradinaj, duke thënë se ndërtimi i kapaciteteve të plota do të zgjasë rreth 10 vjet dhe do të ndahet në tri faza.Duke folur rreth mandatit dhe tri projektligjeve për FSK-në, Ligji për Ministrinë e Mbrojtjes, Ligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Ligji për Shërbimin e FSK-së, Kryeministri Haradinaj tha se Kosova do të respektojë plotësisht mandatin e misionit të KFOR-it, ndërsa FSK-ja do të vazhdojë të mbetet një institucion partner në KFOR./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: arkitektura e Sigurise, Behlul Jashari, FSK, Kryeministri Haradinaj

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT