SHEN PETERBURG, RUSI 1917-WASHINGTON, AMERIKE 2017/
NGA ARMIN ZOTAJ/*Historia e ideologjise komuniste ne pushtet fillon ne nje nate te ftohte dimri me 7 Nentor 1917 kur nje grup i Gardes se Kuqe sulmoi Pallatin e Dimrit ne Shen Peterburg ne Rusi. Kjo date do te shenonte fillimin e nje shekulli ku ideologjise komuniste do ti perkisnin krimet me te medha dhe me barbare te provuar ndonjehere ne historine njerezore. Me keto fjale do te fillonte perkujtimi i 100 milion viktimave te regjimeve komuniste ne kryeqytetin amerikan Washington DC i organizuar nga Fondacioni i Viktimave te Komunizmit.
Ky perkujtim qe filloi ne darken e 7 Nentorit 2017 me deshmite e 5 grave qe kishin vuajtuar barbarite e Gulagut (kampet e punes se detyruar ne ish-Bashkimin Sovjetik) gjate gjithe jetes se tyre dhe te paraqitur ne detaje nga dokumentari Rus “Grate e Gulakut”.
Dokumentari ishte realizuar me regji te Marianna Yarovskaya, dhe producent Dr. Paul Gregory profesor i studimeve ne Universtitetin e Houston ne Texas, studiues i Institutit Hoover dhe Institutit Gjerman te Kerkimeve Ekonomike. Dr. Gregory eshte studiues i njohur i krimeve te komunizmit ku per tu theksuar eshte publikimi i tij: “Quotat e Terrorit- Sigurimi i Shtetit nga Lenini tek Stalini”. Dr. Gregory ne fjalen e tij do theksonte se sistemi i Gulagut krijuar nga Stalini do implementohej ne te gjitha vendet komuniste kudo ne bote dhe solli mjerim per miliona njerez qe kaluan jeten ne keto kampe pune ku vuajtjet dhe torturat ishin nga me cnjerzoret. Ne keto kampe njerezit trajtoheshin si skllever ku jeta varej nga deshirat e administratoreve dhe rojeve te ketyre kampeve.
Perkujtimi i Viktimave te Komunizmit ne Washington DC nuk ishte thjesht deshmi i krimeve barbare te ideologjise komuniste kudo ne bote por nje analize ne aspektin historik, politik, ekonomik dhe shoqeror te gjithe ideologjise komuniste ne te gjitha shtetet qe sundoi per dekada te tera dhe si ne 5 shtetet qe vazhdon te sundoje akoma.
Ne aspektin historik ideologjia komuniste do analizohej nga historiane dhe studiues si Niall Ferguson, i Hoover Institutit, Stanford University, Qendra per Studime Europiane dhe Harvard University ose Dr James McAdams profesor i Historise dhe Drejtor i Studimeve Europiane ne Universitetin e Notra Dame ne shtetin e Indianes.
Duke ju referuar librit: “Libri i Zi Komunzmit” keta historian do permendin numrin e viktimave te komunizmit kudo ne bote: Ne Bashkimin Sovjetik 20 milion te vdekur ku shumica e vrasjeve u krye nga Stalini, ne Kine 65 milion, ku 45 milion viktima i perkisnin programit te Mao Ce Dung te quajtur “Hapi i Madh” dhe Revolucioni Kulturor, ne Kamboxhia 2 milion viktima, ne Vietnam 1 milion viktima , ne Evropen Lindore 1 milion viktima, ne Afrike 1.7 milion, ne Afganistan 1.5 milion viktima dhe se fundi ne Korene e Veriut 2 milion milion viktima por vrasjet vazhdojne akoma.
Konkluzioni historik i komunizmit u shpreh shume qart me nje fjali nga Z. Niall Fegusson “All Communist regimes everywhere, without exception, were merciless in their treatment of ‘class enemies,’ from the North Korea of the Kims to the Vietnam of Ho Chi Minh, from the Ethiopia of Mengistu Haile Mariam to the Angola of Agostinho Neto. Pol Pot was the worst of them all, but the differences were of degree, not of quality. (Te gjitha regjime komuniste kudo qe ishin, pa perjashtim ishin te pameshirshem ne trajtmin e “armikut te klases”: Nga Koreja e Veriut e Kimeve, tek Vietnami i Ho Chi Min, nga Etiopia e Mengistu tek Angola e Agostino Neto, deri tek Pol Poti I Kamboxhias qe ishte me tmerrshmi nga te gjithe diferenca mes tyre ishte thjesht ne sasi dhe jo ne cilesi).
Ne aspektin politik analiza nuk do ti perkiste vetem ideologjise komuniste por dhe te tashmes dhe te ardhmes. Sipas sondazheve te fundit 44 % e te rinjeve qe karketerizon se “milenia” preferonin te jetonin ne komunizem dhe socializem sesa ne demokracine perendimore te ofruar nga kapitalizmi. Kongresmeni Republikan nga New Jersey Chris Smith do shprehej se: “Une jam i deshperuar qe gati 44% e mileniave besojne qe komunizmi dhe socializmi nuk jane aq te keqinj. Une u them atehere provoni te jetoni nen keto sisteme”.
Senatori Republikan dhe ish kandidati per President brenda Partise Republikane Z.Ted Cruz do theksonte midis te tjerash ne fjalen e tij se: “Qe nga viti 1959 kur ideologjia komuniste u installua ne Kube varkat vijne me plot njerez nga Kuba drejt Amerikes dhe asnje varke nuk shkon nga brigjet amerikane drejt Kubes ne “parajeses komuniste”.
Ish Presidenti Cek Vaclav Klaus dhe pjesetari i revolucionit cek kunder komunizmit i njohur si “revolucioni i kadifese” ne kete pervjetor te Viktimave te Komunizmit do te theksonte se kur sistemet udhehiqen nga burokrate te emeruar dhe jo nga njerez te zgjedhur krijohen metoda qe i ngjajne aparatchikeve komuniste. Une, theksoi ai, nuk kam frike nga rikthimi i komunizmit por nga renia e lirive dhe renia e domosdoshmerise per te mbrojtur lirine. Komunizmi nuk eshte ideologjia utopike e fundit. Besimi se liria eshte e garantuar mund te jete utopia e re radhes…
Shpallja e 7 Nentori “Dita Kombetare Ne Kujtim te Viktimave te Komunizmit” ne SHBA nga Presidenti Amerikan Donald Trump si dhe vendimi i kongresmenve Marcy Kaptur (Demokrat-Ohio), Dan Lipinski (Demokrat-ILinois), Dennis Ross (Republika-Florida), dhe Chris Smith (Republikan-New Jersery) per krijimin e nje grupi te perbashket (caucus) qe do te sensibilizoi vemendjen se si komunizmi ne 100 vjet skllaveroi dhe vrau me shume se 100 milion njerez dhe si kjo tirani vazhdon ende sot ne 5 vende: Kine, Kube, Laos, Kore e Veriut dhe Vietnam si dhe pasojat qe kan lene ne shtetet qe ishin ne sferat e influences te Bashkimit Sovjetik dhe efektet qe ka sot ne marredheniet nderkombetare – do ishin pika me e larte ne aspektin politik te ne ditet e aktivitetet ne perkujtim te Viktimave te Komunizmit ne Washington DC.
Ana e edukimit te brezave te rinj persa i perket krimeve te komunizmit u analizua ne debatin Kujtesa Pa Mite nga Dr.Jonathan Brent e Bard College dhe YIVO Institute per Studimet Hebreje. Dr David Satter Hudson Insititute, Elena Zhemkova – Shoqeria e Kujteses Rusi dhe Dr Paul Quenory i Universitetit Amerikan ne Bejrut. Sipas tyre passiviteti dhe nganjehere injorimi nga ana e qarqeve akademike ne demokracite perndimore ndaj krimeve te komunizmit ka sjelle mos perfshirjen e historise kriminale komuniste ne 100 vjet e fundit ne sistemet arsimore si ne SHBA dhe ne Europen Perendimore. Ky fenomen, kane theksuar ata, ka sjelle nje mungese te madh informacioni dhe edukimi nder breza e rinj dhe si pasoje nje idealizim te kesaj ideologjie makabre.
Po mungesa e informacionit per te verteten e krimeve makabre te ideologjise komuniste nuk vjen vetem nga sistemet arsimore por edhe nga disa media kryesore ne SHBA dhe ne Europen Perendimore.
Ne nje artikull ne gazeten Washington Post te dates 10 Nentor 2017 me titull: “The New York Times keeps whitewashing communism’s crimes” (New York Times vazhdon te fshije krimet e komunizmit) nga Marc A. Thissen theksohet se kur administrata e presidentit Trump e shenon 100 vjetorin e viktimave te komunizmit duke deklaruar “Dita Kombetare e Viktimave te Komunizmit ne Amerike”, New York Times e shenon kete dite te kujteses se Viktimave te Komunizmit me artikuj qe vene ne pah virtutet e komunizmit.
Sipas Thissen megjithese kane kaluar 100 vjet masakrime nga ideologjia komuniste, New York Times vazhdon ta portretizoje komunizmin si ceshtje nobiliteti, megjithese thekson ai se faktet dhe historia provoi per me se 100 vjet cdo vend qe ishte komunizem kaloi pa perjashtim ne terror masiv, vrasje masive , uri, dhe nen miserjen e totalitarismit te eger.(https://www.washingtonpost.com/opinions/the-new-york-times-keeps-whitewashing-communisms-crimes/2017/11/10/129f28e0-c5c3-11e7-84bc-5e285c7f4512_story.html?utm_term=.76777b0ec787)
Gjate gjithe diteve te aktiviteteve per kujtim te Viktimave te Komunizmit me te drejta lindi pyetja: Pse eshte e domosdoshme perkujtimi i Viktmave te Komunizmit?
Studjusit, analistet dhe politikanet qe moren pjese ne kete eveniment do theksonin se pari eshte e domosdoshme te kujtohet dhe te analizohet qe te mos perseriten gabimet fatale te historise te cilat shkaterruan jeten e milionave njerezve ne bote dhe krijuan nje rrezik te madh te lirise themelore njerzore.
Se dyti te mos ideologjizohen teori qe megjithese flasin me fjale te medha si: “barazi dhe drejtesi per te gjithe”- por ne realitet justifikojne aktet e dhunes dhe terrorit per te realizuar keto “ide kaq te medha”. Liria e individit mbetet gjeja me e shtrenjte perpara cdo ideologjie.
Pyetja e dyte qe u shtrua ne keto aktivitete ishte: A ishin te gjithe fajtore dhe bashkevuajtes ne regjimet komuniste? Ne fund te fundit as Stalini as Mao nuk i vrane vete miliona njerez.
Pergjigja me e sakte erdhi nga salla dhe jo nga panelet qe analizonin ideologjine komuniste.
“Ka nje pike ndarje te qarte mes atyre qe kryen krimet ne komunizem, me ata qe qendruan indiferent ndaj ketyre krimeve dhe atyre qe ishin viktimat e sistemit komunist. Kjo ndarje quhet drejtesi. Ata qe i kryen keto krime ne emer te ideologjise komuniste jane pergjegjesit e vetem te ketyre krimeve barbare dhe si te tille duhen te perballen me drejtesine qe faktekeqesisht ne 27 vjetet e fundit pas renies se komunizmit nuk ka ndodhur. Ndersa ata qe heshten perpara ketyre krimeve nuk mund te quhen asnjehere bashkevuajtes. Te vetmit bashkevuajtes te vuajtjeve te ideologjise komuniste jane 100 milion viktimat e komunizmit dhe milionat te tjere qe kaluan jeten ne kampet e punes se detyruar ne gjitha sistemet komuniste qe ishin installuar kudo ne bote.
Dega e Federates PanShqiptare te Amerikes VATRA ne Washington DC mori pjese ne te gjitha keto aktivitet per 100 vjetorin e Viktimave te Komunizmit. Fatkeqesisht megjithe lajmerim per te rinjt shqiptare qe punojne dhe jetojne ne afersi te Washington DC pjesemarrja e tyre ne aktivitetet e perkujtimit te Viktimave te Komunizmit qe pothuajse jo ekzistente.
Anetaret e Deges se VATRES ne Washington DC kane filluar bashkepunim zyrtar me Fondacionin – Viktimat e Komunizmit ne Maj te vitit 2017 ku paten nje takim zyrtar me drejtorin ekzekutiv te ketij fondacioni Z. Marion Smith.
Dega e Vatres ne Washington DC ka vazhduar bashkepunimin me kete fondacion ne 9 Qershor te vitit 2017 ne ceremonine e 10 Vjetorit te e Medaljes se Lirise Truman – Regan dhe Thirrjen e Vendeve qe Kane Vuajtur nga Komunizmi ku vuri nje kurore me lule ne emer te Federates PanShqiptare te Amerikes VATRA tek Monumenti i Viktimave te Komunizmit.
Ne korrik te 2017 Dega Washington DC mori pjese ne perkujtimin e vdekjes se fituesit te cmimit Nobel te Paqes dhe luftetarit per demokracine ne Kine Dr. Liu Xiaobo i cili vdiq ne burgjet e diktatures komuniste kineze ne moshen 62 vjecare. Ne 23 Gusht te 2017 kjo dege e Vatres ne bashkepunim me Fondacionin e Viktimave te Komunizmit do merrte pjese ne perkujtimin e dites e “Kordeles Se Zeze”. Ne kete dite 78 vjet me pare me 23 Gusht 1939 Gjermania Naziste e Adolf Hitler dhe Bashkimit Sovjetik i Stalinit nenshkruan paktin e mos sulmit te njohur si pakti i Molotov (Ministri i Jashtem Sovjetik) – Ribbentrop (Ministri i Jashtem Nazist) qe do resultonte ne vdekjen e miliona njerezve ne vitet e para te Luftes se Dyte Boterore.
Gjate aktiviteteve te 100 vjetorit te Viktimave Komunizmit Dega e Washington DC priti dhe Drejtuesen e Autoritetit te Informimit te Dosjeve Sekrete te Ish-Sigurimit te Shtetit Zonjen Gentiana Mara Sula dhe Z. Simon Mirakaj i cili ka vuajtur 44 vjet te jetes se tij ne burgjet dhe internimet e komunizmit enverian,. Ish Kryetari i VATRES Dr. Gjon Bucaj me kerkese te kesaj dege mori persiper komunikimin mes Fondacionit Viktimat te Komunizmit dhe personave qe mund te vinin nga Shqiperia per kete eveniment duke i informuar mbi menyren e regjistrimit dhe kushtet e pjesmarrjes. Ketyre informimeve ju pergjigjen Zonja Sula dhe Z. Mirakaj.
Sipas Zonjes Sula ne takim qe pati me Degen e Vatres ne Washington DC Autoritetit i Informimit te Dosjeve Sekrete te Ish-Sigurimit te Shtetit ne Shqiperi ka ne administrim e tij 212 mije dosje te ndryshme te ish-sigurimit te shetetit, 250 mije kartela individuale po te ketij organi, 15 mije dosje hetimore gjyqesore per te perndjekurit politik, 21 mije dosje te personave te pendjekur nga Sigurimi i Shtetit qe ne total rreth 32 milione faqe dokumentash te hartuara nga ish Sigurimi i Shetit Shqiptar per nje popullesi qe reth 3 milion banore. Sipas nje studimi te bere nga instituti gjerman “Konrad Adenhauer theksoi ajo ka resultuar se nje ne tre qyetetare nga shqiptaret i perket nje familje qe ka patur internim, burgje dhe perjashtim nga partia.
Zonja Sula gjate takimeve me Degen e Vatres ne Washington DC i dorezoi Dr. Gjon Bucaj simbolin e Autoritetit i Informimit te Dosjeve Sekrete te Ish-Sigurimit te Shtetit
te cilin Dr. Bucaj ia dergoi Kryesise se VATRES ne New York. Gjate ketyre aktiviteteve Dega Washington DC pati mundesine te takohej me kongresmene amerikane qe folen ne keto aktivitete si dhe me Senatorin Republikan Ted Cruz.
Perkujtimi i Viktimave te Komunizmit perfundoi me 9 Nentor me nje eveniment madheshtor ne Union Station ne Washington DC.
Zoti Natan Sharansky aktivist i te drejtave te njeriut dhe 9 vjet i burgosur ne burgjet komuniste te Bashkimit Sovjetik u dekorua me Medaljen e Lirise Truman – Reagan .
- Sharansky ne fjalen e tij do theksonte se nuk jemi thjesht antikomunist por mbrojtes fanatike te lirive dhe te drejtave themelore te njeriut.
Ne kete eveniment perfundimtar te Perkujtimit te Viktimave te Komunizmit, Federata PanShqiptare e Amerikes VATRA perfaqesohej nga: Ish kryetari i VATRES Dr. Gjon Bucaj dhe bashkeshortja Nikoleta Bucaj, nga Nenkryetari i VATRES Agim Rexha dhe bashkeshortja Laura Rexhaj, nga Kryetari Fondacionit per Edukimin i VATRES Mithat Gashi dhe bashkeshortja Meryeme Gashi, nga Kryetari i VATRES Dega Washington DC Z. Armin Zotaj, nga anetarja Keshillit Drejtues dhe ish-kryetare e deges se VATRES Washington DC Znj Merita McCormak, nga anetari i deges Washington DC dhe anetari i Keshillit Drejtues te VATRES, Z. Eduard Bucaj si dhe nga anetari i Keshillit Drejtues te VATRES Cezar Ndreu. Gjithashtu me Degen e VATRES ne Washington DC ne kete eveniment perfundimtar ishin dhe Drejtuesja e Autoritetit te Informimit te Dosjeve Sekrete te Ish–Sigurimit te Shtetit Zonjen Gentiana Mara Sula dhe Z. Simon Mirakaj si te ftuar te kesaj dege. Gjithashtu Z. Pellumb Lamaj i burgosur gjate regjimit enverian komuminst dhe Zonja Lindita Komani qendruan me Degen e VATRES ne kete eveniment qe mbylli ditet e perkujtimit te Viktimave te Komunizmit ne mbare boten.
*PS: Raporti u pergatit nga dega e Vatres ne Washington
Armin Zotaj
Kryetar I Deges Washington DC
13 Nentor 2017
*Per me shume fotografi shihni ne facebook:(dielli vatra)