• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Emigrantët e Kosovës problem në shtetet e perëndimi me dokumentet

February 25, 2014 by dgreca

Nga Asllan Dibrani/

Shpeshherë   qytetarët  e emigracionit  shqiptar në gjermani   janë  viktimë  e gjysme shtetit të Kosovës nga e  cila    nuk   u këndellur qe t’i plotësoj   nevojat    dhe  obligimet që ka ndaj    bashkatdhetarëve të vet! Ky  fenomen   ka mbetur   aktual që nga    regjimi ish jugosllav, duke  i sjell shqiptarët    për  një dokument     poshtë lart . Ai problem i dokumenteve   vazhdoj  me vite te tëra, por    intensifikimi  me një serë problemesh     u shtuar edhe pas shpalljes së pavarësisë  së Kosovës   që shumë shtete  edhe se e pranuan,  kaluan vite të tera  ta kenë   pasaportën    e Serbisë si  barrë.  Shpesh u ndërruan dokumentet,   por  edhe pas   disa vitesh  qe Kosova nuk      është këndellë ta   rregulloj   gjendjen e  qytetareve të vet     në shumë shtete. Shqiptarët e Kosovës       kaluan   një  skenë  rrëqethëse  deri sa  i pastruan    dorëzimin e pasaportave     te Serbisë,   gjë që  ai fenomen edhe sot  e kësaj dite është aktual. Dokumentet e Serbisë edhe sot  i mbajnë një pjesë  e   shqiptarëve ,dikush  në pamundësinë e rregullimit , dikush nga    kryeneçësia  kombëtare,qe s’duan as të merren ma me ato dokumente duke u thirrur në  shtetësinë e Kosovës  dhe dikush   duke i mbajtur, apo duke u furnizuar  me to  për interesa   e tyre  personale  të qarkullimit     në  Evropë me pasaportat serbe ,  ndërsa   defakto janë qytetarë  të Kosovës. Kësaj i thuhet  vetmonim i  shtetit të Kosovës  nga  mos  përfitimi  i    vizave të qarkullojnë  edhe  shqiptarët  të lirë nëpër  Evropë.

Problemi në  vete  sot ka një numër i madh mbi humbej  e shtetësisë    se Kosovës   si kusht qe te përfitojnë shtetësinë  gjermane. Avazi i njëjtë, po vazhdon edhe sot  e kësaj dite   me shumë  qytetarë     qe janë  në   proces të  rregullimit të statusit  të tyre  , por ne  mungesën e   të drejtës së tyre   nga  e cila kanë   humbur të  drejtën e  shtetësisë      po përballen  me të gjitha   vështiruesit . Një rast i tillë e ka     përfshirë edhe      familjen   V.Likaj  me djalin e tyre  Rr.Likaj  , e cila  është në  qytetin e  Shtutgardit  në   Baden-Wurtenberg  të Gjermanisë.     Famila Likaj   u ballafaqua  me një serë problemesh   që nga  lindja e fëmiut të tyre   para  shtatë  muajsh      qe  braktis edhe   nga   e drejtat e fëmiut  qe te  gëzoj      atributet  e nevojshme.

Familja  Likaj,     që në  fillim  u përball me    mos lëshimit  e dokumenteve  përkatëse nga  organet  gjegjëse gjermane   , duke  filluar nga     çertifikata e lindjes  ,   benificionet    dhe   sigurimin  shëndetësor  nga preteksti se     prindërit e  fëmiut  jetojnë që shatat vite në Gjermani dhe  brenda kësaj periudhe  kishte  status  të përkohshëm  deri ne lindjen e  femiut. Pas lindjes së  femiut    u pezulluan të gjitha të drejtat e    fëmijës      me arsyen se babai i tij  nuk ka qëndrim të përhershëm në gjermani. Edhe se ka lindur fëmija  këtu, në Gjermani  ai nuk  po   pranohet    si  qytetar   dhe  banor  i vet  me arsyen se    fëmija me  prindërit e pa rregulluar statusin   e përhershëm nuk ka të drejt regjistrimi as  shfrytëzimi të   ndihmave dhe     të drejtave tjera si fëmijë  , nga e cila kërkohet   ta regjistrojnë  fëmijën  në Kosovë.

Kështu qe   në mungesën  e regjistrimit ne Kosovë sot  fëmija   i kësaj familje  nuk   ka mjek , nuk ka ndihma ,  nuk ka  veshmbathje  dhe  nuk ka  ushqim për te!.   Prindërit    e këtij  fëmijë  jetojnë me     ankth   të veçantë si  të   vazhdojnë  jetën  kështu    me   një fëmijë   të     lindur     në gjermani   i   privuar    për shfrytëzimin e  kushteve të veta dhe      ka mbetur  nën   mëshirën e   zotit    dhe       ilegal    në vendin e  lindjes   që në  mungesën e   marrëdhënieve   diplomatike  të Kosovës  me  organet gjermane  për    normalizimin   dhe  rregullimin e  ligjit  mbi të drejtën e    qytetareve  kosovar  në Gjermani, Kjo familje  kërkon ndihmë   nga ndonjë    palë kompetente   në kontaktin e E.mail-adresës    <kastriotkruja@live.de  >

Një vistër traktatesh ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe të instrumenteve të tjera që janë miratuar që nga viti 1945 kanë trajtuar formën juridike te të drejtave të lindura të njeriut dhe kanë zhvilluar pjesët kryesore te të drejtave ndërkombëtare të njeriut nga e cila Kosova  nuk ka mundur t’i shfrytëzoj për qytetarët e vet. Janë miratuar edhe instrumente të tjera në nivelin rajonal duke i pasqyruar shqetësimet e veçanta te të drejtave të njeriut në rajon dhe duke parashikuar mekanizma të veçantë të mbrojtjes prapë Kosova  nuk ka mundur t’a    rangoj  vetën në    nivelin e duhur. Në shumë shtete, kosovarët kanë mbetur nën  mëshirën   e kohës . Pjesa dërmuese e shteteve, po ashtu, kanë miratuar kushtetuta dhe ligje të tjera të cilat formalisht mbrojnë të drejtat themelore të njeriut dhe qytetarit të vet ,ndërsa Kosova  ka ngecur      në këtë segment shumë prapa! Këto    gjera elementare   janë   obligacion i shtetit të Kosovës    t’i inicioj    dhe  ti shfrytëzoj    për interesin e qytetareve të vet   , rregulla që janë    aplikuar  në traktatet ndërkombëtare dhe e drejta zakonore  në përbërjen  e shtyllën e së drejtës  si  verdikt ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Për zbatimin dhe zhvillimin e tyre për interesat edhe të kosovarëve  duhet  organet   kompetente të konsolidohen  dhe të  promovojnë    projektligjet  qe ti shfrytëzojnë    qytetarët  e  saje ato benificione, që i kanë edhe  shtetasit e tjerave shtete që jetojë në shtetet  perëndimore posaçërisht në Gjermani. Detyrimi  dhe obligimi për t’i mbrojtur  interesat e veta Kosova,  duhet  të kërkon nga shtetet ku jetojnë  shqiptaret  që ti mbrohet  individi si shtetas  kosovar,  në shtetin,  ku ai jeton    në të gjitha te drejtat e veta siç po i shfrytëzoje të tjerët. Detyrimi për t’i plotësuar  obligimet  ndaj te huajve  konkretisht ndaj kosarëve nënkupton se Kosova në raport me  shtetet tjera  duhet të marrin veprime pozitive për ta lehtësuar gëzimin e të drejtave themelore të   qytetarit kosovar   kudo qe është, kjo sikur po ngec edhe se  organet shtetërore të Kosovës  thuhet se i kanë  lidh disa     marrëveshje të kësaj natyre me dosa shtete perendimore.

 

Filed Under: Analiza Tagged With: asllan dibrani, Emigrantet e Kosoves

Orë letrare për vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka në Ludvigsburg !

January 26, 2014 by dgreca

Nga Asllan Dibrani/

 

Me Orën  letrare në Ludwigsburg  të  Gjermanisë  nga LSHASHGJ, në bashkëpunim me   Klubi “Bardhosh Gërvalla” dhe “Drita Kosova” nga  Kornwestheimi, filloj takimi tradicional kushtuar  martirëve të Kombit./

-Flaka e janarit, si manifestim     në nivel kombëtar ,ka përfshirë  përmasa  gjithë popullore edhe në  mërgatën shqiptare.  Kësaj here       në bashkëpunim me   Klubin “Bardhosh Gërvalla”  Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artisteve Shqiptarë  në Gjermani  më 18 janar ka  organizuar Akademi Përkujtimore për nder të përvjetorit të vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.Me iniciativën e kësaj  shoqate, apo klubi  kulturor në  kuadër të  „Flakës së Janarit“ishte një atmosferë festive me flamujt tanë me ç’rast fillimisht kryetari i kësaj shoqate hapi programin zoti Afrim Sylejmani . Ai prezantoj pikat e rendit të ditës dhe u këndua himni kombëtar njëkohësisht u bë edhe një minutë heshtje për dëshmorët e kombit.

Zoti Sylejmani në emrin e shoqatës  “Bardhosh Gervalla” u përqendrua në historikun e aktivitetit të Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekën. Data e  18 janarit  2014 shqiptarët e Ludvigsburgut i gjeti ma të mobilizuar se çdo herë,  pos manifestimit  përkujtimore të 32  vjetorit te vdekjes së  këtyre   heronjve të  kombit  tonë ishin   arkitektët për  pavarësinë e Kosovës . Në të njëjtën  mbrëmje, ata shënuan edhe  20 vjetorin e  themelimit të klubit   kulturor   “Bardhosh Gervalla” në Ludvigsburg.Në këtë manifestim pos përfaqësuesve të klubeve, publikut , sportistëve, anëtarë të klubeve shqiptare në Gjermani, ishin të pranishëm edhe Agim Maloku, anëtar i Komitetit Ekezkutiv të FFK-së, si i deleguar i presidentit të FFK-së, Fadil Vokrrit, Kujtim Shala, legjenda e futbollit shqiptar të Kosovës që futbollit të Kosovës i bëri një afirmim të madh në ish-Jugosllavi, Turqi, Francë e Gjermani. Po ashtu ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës në Gjermani, Z. Astrit Zemaj, konsull (udhëheqës i misionit) në Frankfurt, Z. Milazim Vllasaliu, konsull në Frankfurt, pastaj ish-ambasadori i parë i Kosovës në Gjermani, Dr. Vilson Mirdita, kryetari i parë i Degës së LDK-së në  Gjermani dhe i Kolegjiumit të Degëve nëmërgatë, Z. Hafiz Gagica, me anëtarin e Kryesisë si dhe  krijues e veprimtarë tjerë nga mbarë Gjermania  si zoti Mentor Thaqi arkatar i Lidhjes së Shkrimtarëve në Botë, po ashtu Sekretar i këtij  asociacioni ne  Gjermani, Fran Tanushi, nënkryetari i  “Lidhjes se Shkrimtarëve  dhe Artistëve  Shqiptarë për Gjermani”  Neki Lulaj, Mentor Thaqi, Neki Lulaj, Gonxhe Letmi Begisholli, Muhamet Luma, Fran Tanushi, Brahim Avdyli, Sylë Bajrami, Shaban Çelaj,Beqë Lokaj , Asllan Dibrani etj. Pos aktiviteteve që u mbajtën   me këtë datë   aty u mbajt edhe ora letrare  kushtuar këtyre   pishtarëve të kombit, nga e  cila  me  këtë  datë filloj edhe   takimi tradicional  i orës letrare në  Ludvigsburg.

-Po e japim  fjalën e plotë të zotit,   Neki Lulajt   kushtuar këtij takimi   ndër të cilat    ai  foli për vlerat  e këtyre  patriotëve  , ndër të tjera ai tha: Bashkatdhetarë të nderuar!

Miq të shtrenjtë, dashamirë të afërt të familjeve Gërvalla e Zeka, familjarë e të afërm të dëshmorëve e heronjve nga të gjitha trojeve tona, misionarë të fjalës shqipe, trupa diplomatike e Republikës së Kosovës, vëllezër të ardhur enkas nga Kosova në këtë Akademi Përkujtimore, bashkëkombës e veprimtarë të shquar, përfaqësues klubesh e shoqatash shqiptare që veprojnë në Gjermani! Më lejoni që t’ju përshëndes me respekt të thellë në emër të LSHAKSH në Gjermani, në emër të kryetarit Pal Sokoli dhe në emrin tim!-Sot jemi tubuar në këtë Akademi Përkujtimore, që t’i nderojmë me krenari tre burrat e kombit, tre flakadanët e lirisë së Kosovës, Jusufin, Kadriun e Bardhin. Në këtë tridhjetedy vjetor, i përkujtojmë me mall e dinjitet, edhe etapat e lavdisë historike:

1)Njëqind e tridhjetë e gjashtë vjetorin e Lidhjes së Prizrenit,

2)Njëqind e gjashtë vjetorin e Kongresit të Alfabetit Shqip,

3)Njëqind e dy vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë,

4)Njëzetë vjetori i Themelimit të klubit kulturor “Bardhosh Gërvalla”

5)Gjashtë vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.Duke respektuar misionin madhor, nderimin dhe respektin për tre heronjtë e kombit, LSH hodhi idenë që t’i bashkëngjitet klubit shqiptar “Bardhosh Gërvalla” në këtë Akademi Përkujtimore, që tani  në të ardhmen, do të bëhet tradicional organizimi i një ore letrare në bashkëpunim me aktivistët e devotshëm të këtij klubi që “Flakën e Janarit” ta festojmë së bashku.

-Për të mos iu marrë kohë të flas për “Trinomin e Lirisë”, Jusufin, Kadriun e Bardhin, ngase historia shkroi e foli në superlativ për sakrificat e tyre sublime, pastaj edhe bashkëveprimtarët e të treve din më shumë se unë, ngase këtu në mesin tonë ka shumë aktivistë veprimtarë dhe atdhetarë që punuan dhe bashkëvepruan me ta.

Uroj që edhe në shekujt që vijnë të hatërojmë së bashku në ngritjen e emrit dhe veprave të tyre deri në piedestal dhe së bashku t’i rrënojmë barrierat atje në vendin tonë për t’i arritur qëllimet për çka ata dhe kalvari i gjatë i dëshmorëve dhe heronjve shqiptarë nga të gjitha trevat u anatemuan.

-Edhe një herë ju falënderoj për kohën e ndarë dhe nderin që ua bëni në përkujtim heronjve të kombit dhe gjithë shqiptarëve! Lavdi dhe Ju faleminderit!

Nga LSHAKSH në Ludwigsburg u mbajt një Orë letrare me karakter garues, ku garuan poetët me sa vijon ;

1. Mentor Thaqi

2. Neki Lulaj

3. Gonxhe Letmi Begisholli

4. Muhamat Luma

5. Fran Tanushi

6. Brahim Avdyli

7. Syl Bajrami

8. Shaban Çelaj

9. Beqë Lokaj (që na nderoi me prezencën e tij)

Antarët e komisionit vlerësues

Neki Lulaj

Brahim Avdyli

Afrim Sylejmani

U shpërblyen si vijon:

Vendi i parë, zt.Mentor Thaqi u shpërble me veprat e” Jusuf Gërvallës”

Vendi i dytë, zt.Muhamet Luma CD me këngët origjinale të “Jusuf Gërvallës”dhe libri “Trinomi i lirisë”

Vendi i tretë 1, zt.Sylë Bajrami me librin “Trinomi i lirisë dhe një Mirënjohje

Vendi i tretë,2 zt.Shaban Çelajme librin “Trinomi i lirisë”

-Pas Orës letrare dhe ndarjes së shpërblimeve u nënshkrua Memorandumi i mirëkuptimit dhe i bashkëpunimit mes nënkryetarëve Neki Lulaj nga LSHAKSH dhe Kryetrarit të klubit kulturor”Bardhosh Gërvalla” zt Afrim Sylejmani që të shndërrohet në Orë tradicionale ,”Flaka e Janarit “mes LSHAKSH dhe klubit “Bardhosh  Gërvalla”. Orën letrare  dhe iniciativën tonë e përshëndetën me nga një poezi poetët:

Namik Selmani Tiranë

Halil Haxhosaj Kosovë

Rita Saliu SHBA

Kurse, si ide për  përmbushjen  dhe obligimin ndaj këtyre  qe  ne Ludvigsburg  tash e tutje të mbahet orë   me të çilen , e pëlqyen dhe e përshëndetën:

zt Hafiz Gagica ish kryertar LDK për Gjermani dhe botë

zt. Baki Ymei Bukuresht

zt Astrit Zemaj, konsull i Republikës së Kosovës në Frankfurt

zt. Milazim Vllasaliu, konsul i RK në Frankfurt

zt.Mon Beqiri, gazetar i RTK

zt. Asllan Dibrani, publicist etj

Krahas pjesëmarrësve të tjerë, anëtar i këshillit organizativ të këtij evenimenti kulturor ishte nënkryetari i LSHAKSH në Gjermani (Neki Lulaj), në bashkëveprim me poetin Fran Tanushin, dhe në bashkëpunim të ngushtë  me klubet  kulturore “Bardhosh Gervalla dhe  klubin Sportiv “Drita Kosova” nga  Kornwestheimi që lanë  mbresa tek publiku.

Tubimit i dha  një atmosferë     artistike  edhe  prezantimi  i  valltarëve  të udhëhequr nga  i madhi Rrustem Selca  , koreograf profesional i cili vepron në   Gjermani dhe në Zvicër.Po rrit gjenerata të reja   nga sofra e artit dhe vlerave në mërgatën shqiptare.  Mysafirët në këtë mbrëmje i argëtuan Ismet Bexheti, Sevdail Radogoshi – Qumili e Shkokla. Klubi “Bardhosh Gërvalla” dhe “Drita Kosova” nga  Kornwestheimi,  për hir të manifestimit shtroj darkë për  mysafirët.

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: asllan dibrani, Kadri Zeka, ne Ludvigsburg, neki Lulaj, Ore Letrare per vellezerit gervalla

Filmi “Dashuria Bjeshkëve të Nemuna 2” u shfaq edhe në Shtutgard të Gjermanisë

November 12, 2013 by dgreca

Shkumbin Kryeziu me konsullin   e konsullatës  së Kosovës në Shtutgard,Vitor Spaqi Kryetar i Qendrës Kulturore Shqiptare në Shtutgard, doktoreshë Afërdita Shkreli  nga rrethi i Shtutgardit etj, pas shfaqjes së filmit/

Shkruan Asllan Dibrani/art@asllandibrani.com/

Filmi “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna 2″ vjen si koordinim  i  shtëpisë filmike “Labia” nga Kosova dhe “Top Channel”, nga Shqipëria,  bashkëpunim  ky i cili i cili nxori në skenë edhe pjesën e dytë të këtij filmi që i plotësoj nevojën  e porosisë   tematike nga pjesa e parë qe u realizuar para 16 viteve .

-Pas Tiranës , Prishtinës , Shkupit  dhe nëpër  qytete tjera  shqiptare , me rastin e manifestimit të festave  të Nëntorit, u  organizuar  nga ” Qendra Kulturore Shqiptare në Shtutgard” dhe  u  shfaq edhe në Kinemanë ” Delphi Arthaus”  të këtij qytet më datën  09.11.2013  në ora 13:30  dhe  me datën 10.11.2013 në ora 20:15

‘Dashuria e Bjeshkeve të Nemuna’ në rolet kryesore ishin Diellza Kolgeci dhe  Florian Agalliu

Filmi “Dashuria Bjeshkëve të Nemuna 2″ me skenar dhe regji të Ekrem Kryeziut, producent: Shkumbin Kryeziu & Astrit Krasniqi,në rolet kryesore ishin Diellza Kolgeci dhe  Florian Agalliu, dy protagonistët qe  interpretuan rolet kryesore te filmit, pastaj Jahja Shehu e Çun Lajçi ,Besmir Bitraku, , Jahja Shehu , Nimon Muçaj, Astrit Krasniqi , Fatime Sefaj dhe Klodian Hoxha,  po edhe numër  i shumëfishuar i aktorëve nga Kosova dhe Shqipëria. “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna 2” është një realizim i një ekipi profesionistësh, me drejtor fotografie Erion Muharremi, montazhi Silva Bababramo, me kompozitor Edmond Zhulalin dhe kolonë zanore të kënduar nga Anjeza Shahini. “Filmi Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna, pjesa 2”  përjetohet si një vepër   me një tematikë tragjike dhe dramatike nga filmi i parë sado që  është realizuar ,po ajo len te nënkuptohet se në  filmin e pare  ,apo pjesën e pare ishin  disa  rrethana    dhe faktor qe i kanë munguar  artit kosovar dhe kinematografisë së asaj kohe nga regjimi  i Serbisë.

-Në pjesën e dytë  skena filmike është  e përpunuar dhe e gërshetuar  me mjeshtri artistike, duke e  frekuentuar më një serë emocionesh të reja gjatë shfaqjes .Në këtë film ,  vlerë në vete luan edhe  përdorimi  i një teknologjie të re   të mjeteve  artistike me fotografinë HD të ambienteve të bukura nga Kosova, Shqipëria dhe New York-u. Vet  personazhët   e filmit Mala dhe  Gala  ishin  ata qe përjetuan  humbjen e Ukës ,  djalit të tyre në filmin e parë si shkak i  emigrimi të egër  dhe presionet  e përjetuara nga sllavët serbo-sllavët.  Dashuria  e Ukës me Diellzon e para 16 viteve(motër e  vëlla)  krijoj skenë rrëqethëse me motive te mos dijes nga një  shkapërderdhje e familjes  e pikërisht   vajzës nga Amerika.  Në  pjesën e dytë filmi sjell   tablo të reja     të personazhëve  qe   me dhimbje  rrëqethëse e përcollën   dashurinë e  Diellzës më Uken  dhe vdekja  e tij  në formë tragjike  nga  shkëmbi.  Me rastin e luftës në Kosovë Samiri  nga Shqipëria vjen në Rugovë në rivarrimin e disa bashkëluftëtareve të tij dhe aty njoftohet me Diellzen, të bijën e një shqiptaro-amerikani. Bashkëluftëtarët e tij dhe  pjese marrja e ushtareve të Shqipërisë në çlirimin e Kosovës nga Serbia   ofroj  dashurinë në Diellzen ,afroj lashurinë   e popullit si  një gjë e ndarë qe ishte  deri me tash! Bjeshkët   e bukura të Rugovës në shfaqjen  e filmit ma se miri pasqyroj  vlerta  edhe bukuritë e asaj natyre të rrallë, po edhe tragjiken e    përjetuar në   natyrën  e thepisur   sa e egër aq edhe e dashur  për  shikuesit e filmit. Samiri ishte ai personazhi   i cili ra në dashurinë me  Diellzen me çka    përmes filmit  shfaqet edhe   një  frymë e re në ëndrrën e  bashkimit të kombit pas një pa drejtësie shekullore. Tema e filmit është  e filluar  me dashuri, po  në skenë del shumë i pasur dhe patriotik   ne rrugën  ne vazhdim qe ka ky popull në aspiratat  e çlirimit dhe të bashkimit  . Vet vizitat qe bënë dy dashnorët  Diellza dhe Samiri në  Rozafën e Shkodrës   paraqiti    një vlerë të një kombi, qe me pare i kishim të ndaluara t’i shihnim dhe t’i preknim .Filmi paraqet  edhe të metat e  grupeve mafioze të  shfaqura pas luftës apo edhe gjatë luftës serbo -kosovare. Diellza u grabit mizorisht ,por me  forcat    policore apo sekrete  në bashkëveprim të Shqipërisë ,Kosovës dhe Amerikës ,  Diellza shpëtoj    nga  bandat  dhe   ma në fund beri dasmën në Shqipëri .Dasma simbolizon     një trend të ri të popullit shqiptare. Pas shfaqjes së filmit   e takuam zotin  Shkumbin Kryeziun , me  te cilin rast tha se  e falënderoj Qendrën Kulturore Shqiptare të Shtutgardit, që  jemi ne sot këtu në mesin tuaj.

Pastaj zoti Kryeziu theksoj për herën e parë në shtetet e perëndimit  filluam të ju ,por filmin  ”Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna 2” do të shfaqet edhe në qytetet e tjera, te mëdha,   aty ku ka me shumicë shqiptarë në Evropë ,Amerike e gjetiu.

Filed Under: Kulture Tagged With: asllan dibrani, bjeshkeve te Nemuna, filmi Dashuria

FUSHATA ZGJEDHORE NE KOSOVE DHE ZHURMA RRETH SHAMIVE…

November 12, 2013 by dgreca

Nga Asllan DIBRANI*art@asllandibrani.com/ Shtutgard/

Fushatë  elektorale ” Unë ty shaminë, ti mua votën”  qe po sjellin përçarje shantazhime  denigruese   dhe huti në  botën e  femrës shqiptare, por edhe në rrafshin kombëtar!?.

-Garë e rrallë elektorale është duke u zhvilluar në Kosovë, nga e cila mobilizimi  partiak,individual dhe  grupor të përfitojnë sa më shumë masën në forma të ndryshme, që ende si trup zgjedhor është tejet i brishtë kur është në pyetje vota?
-Të paktën partitë politike  me orientim  laik  deri në zgjedhjet e këtij viti, asnjëherë nuk janë vërejtur të bëjnë një fushatë të hapur për t’ia fituar zemrat këtij elektorati  në stilin garues” Unë ty shaminë, ti mua votën”. Por, krijimi i problemit të shamive, si duket ka nxitur që partitë në pushtet të  shfrytëzoj  instrumentin  shtetëror  apo institutin  për përçarje shantazhuese dhe denigruese  në  botën e  femrës shqiptare, por edhe në rrafshin kombëtar?

-Nuk është gjithçka e nevojshme për debat,por partitë politike dhe udhëheqja e jonë kurrë nuk janë të motivuar që të trajtojnë, debatojnë   rreth problemeve  kyçe,për të cilat ka nevojë të bisedohet dhe të mënjanohet e keqja në shoqërinë shqiptare .

Anarkia e ka kapluar Kosovën duke e ngulfatur  sepse ,grupe, lëvizje, banda, klane të ndryshme kanë venë nën kontroll komunitetet e tyre apo tentojnë qe ti përfitojnë  me mashtrime  shantazhe ,dhënien e  drekave apo darkave për vota!

-Temat dhe debatet   për çështjen  fetare apo shaminë , duket  se  janë disa  tema sekondare ,  me çka nuk trajtohen  tema  qe përfshijnë   elementet e formimit të shtetit dhe përforcimin e  tij!Nuk mbizotëron ligji në Kosovë i sanksionuar në barometrin  kombëtar për një rregullore  për tu zbatuar në praktikë.  Anarkia e ka kapluar Kosovën duke e ngulfatur  sepse ,grupe, lëvizje, banda, klane të ndryshme kanë venë nën kontroll komunitetet e tyre apo tentojnë qe ti përfitojnë  me mashtrime  shantazhe ,dhënien e  drekave apo darkave për te përfituar  votën  e pa merituar.   Këto   forca  politike  nuk e vrasin  mendjen  në    mjerimin qe e ka  përfshirë   shoqërinë kosovare. Kështu këta anarkistë manipulojnë   në emër të lirisë  me shtresën ma të madhe të    besimit fetar  islamik, duke  i ndërsyer disa  shërbëtor  me orientime  çorientuese  në interesin   e prapambetjes   qe i ka mbuluar disa  shtete aziatike, po edhe  fqiun tonë Serbinë, qe natë e ditë  veprojnë kundër populli shqiptar  të lashtë dhe me vlera  ndërkombëtare  me kulturën e vet.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri i cili  ka premtuar se me ardhjen në pushtet do të lejoj  shaminë dhe  degradimin  në shkollat e Gjilanit ,po çka bënë Lutfiu me  Prishtinen ,Mitrovicën , Ferizajn dhe  rajone tjera?,kësaj i thonë  përçarje me vetëdije apo pa vetëdije!!!

– Tani mos të flasim për çështje urbane, infrastrukturë, ambient ,shkencë, kulturë  teknologji si elemente   jetësor ,qe  rrallë kush   e diskuton apo e hedh në qendrën e vëmendjes   si problem  në shoqërinë kosovare për papunësia   qe  e ka prekë në palcë  Kosovën!

-Në këtë  fushatë  propagandimi , të lejimit, apo mos lejimit të vënies  së shamisë në shkolla dhe vende publike, sikur janë    futur në  forma kolektive si parti, apo  grupe, po edhe    në  mënyra personale siç ishte rasti i  kandidati të LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri i cili  ka premtuar se me ardhjen në pushtet do të lejojë nxënëset e mbuluara të vijojnë mësimet nëpër shkollat publike të Gjilanit, një gjë  absurde  dhe anakronike , me çka  ai ka  lëshuar zërin e përçarjes  dhe ndezjes së zjarrit në   shtresën  ma të pa vetëdijshme     të  shoqërisë shqiptare , në shtresën  me pak të  arsimuar,siç është rasti i besimtareve    në fenë    e besimit   mysliman .Madje shkon edhe ma larg duke u përjargur  në rast  nevoje  thekson ,do të ulem edhe unë  me to në banka .Vallë lind pyetje nga kush po i mbrojka ky   politikan   nxënëset  e shkollave shqipe në Kosovë?

Hazdret Haxhi Lutfi  Efendi Hazirit-shkurt Luta ” i   Gjilanit foli për qefin e Shefqet Krasniqit

Në këto tema  aq  të pa vlera hyjnë edhe  disa   projektues me synime  të errëta nga   këndi i  ekstremizmit fetar ,  siç dolën në   këtë   momente   parregullsitë   në zgjedhjet aktuale në Kosove nga të cilat shumica e  komunave  mbeten në balotazh siç është edhe  rasti i  ” hazdret Haxhi Lutfi  Efendi Hazirit-shkurt Luta ” i   Gjilanit.

Haxhi Lutfi Hazir-Luta,   sikur e trimëroj Shefqet Krasniqin qe i lëshoj shumë komplimente  i  cili ka thënë se është pro bartjes së shamisë nëpër shkolla!

-Shefqet Krasniqit si shkas u bë Luta dhe   ju vërsul  Ministrisë kosovare të Arsimit qe nuk po e miratojnë një  gjë te tillë.

-Shefqet Kraniqi , madje  hyni edhe ne  shkallë vendi duke krijuar përçarje në popull duke i përkrahur disa kodosh    politikanë që  po ja respektojnë fenë. Si  të përkëdhelur të Shefqet Efendi Krasniqit ishin, Refki Suma në Han të Elezit, Ragip Begaj në Malishevë, e disa të tjerë të skenës politike me çka  kane arritur deri në  foltoret e Parlamentit të Kosovës.
-Si Lutfi Haziri  të ndyrë për pushtet  ka Kosova sa të duash ,duke filluar të partitë e mëdha  , pastaj të AKR-ja, Vetëvendosja  e mos të flasim për Ferid Haxhi Aganin  nga partia e Drejtësisë  qe  kryet e ka  në Turqi dhe  bashkëpunëtorin serbo-arab-turk Fuad Ramiqin qe u zbulua këto dite   nga inteligjenca e Kosovës. Këta po e shfrytëzojnë   varfërinë ekstreme, po edhe të gjitha resurset nga  taborët politike për një të keq e që po i ndjellin popullit shqiptar, duke ja  mihur varrin shqiptareve kudo qe janë. Në vend se të  hartohen programe ekonomike prosperuese, drejt  zhvillimit ata,   sjellin dhe mbjellin kob, skamje dhe përçarje  .    Partitë politike  aspak të sinqerta ,luftojnë për atë pushtet të mallkuam dhe gjithsesi me korrupsion deri në fyt .

Shumë , pashallarë janë lajmëruar si mburoje  e kombit shqiptar përmes  shamisë dhe fesë!

Fatkeqësia e jonë, e kombit shqiptar është se shumë , pashallarë janë lajmëruar si mburoje  e kombit shqiptar përmes  shamisë me çka po e cenojnë  të kaluarën dhe vlerat  emancipuese  të femrës shqiptare.

-Fatalitet qe përsëritet si tragjedi, gjithmonë ne historinë tone Kombëtare. Shamia është diç retrograde, e prapambetur dhe poshtërues për femrën shqiptare. Prandaj duhet me një zë dhe në mënyrë energjike të hiqet kjo copë e mallkuar tekstili nomado-arabe nga kokat e femrës së bukur shqiptare. Gjinia mashkullore  këtu duhej të ishte ma me   ndikim , por rolin vendimtar  duhet  ta merrnim femra e guximshme   intelektuale dhe të emancipuara siç janë zonjat Atifete Jahjaga,Alma Lama, Vlora Çitaku etj

Këto ngjarje po reflektohet negativisht edhe ne arenën ndërkombëtare me një epitet  të çuditshëm për shaqiptaret !…

-Po befasohem me këto diskutime rreth shamive të cilat as që duhet fol rreth tyre, këto janë gjëra shumë  të pa vlere dhe pa kur far dobie .Këto lecka as që duhet diskutuar, sepse janë gjëra qe s’kanë kurrë një të mirë,  pos përçarjes. Po ma kujtojnë këto veprime  propagandën antishqiptare të Serbisë, duke e  përsëritë se shqiptarët janë  fundamentalist  nga e cila synimet e saj janë edhe sot e kësaj dite, ta shndërroje  këtë popull në atë  trend çorientues drejt degjenerimit , qe do të jetë një pasojë  fatale dhe vetëvrasje  dhe   tragjedi  për popullin tonë. Këto momente sjellin huti dhe   injorancë në popull, nga e cila po reflektohet negativisht edhe në arenën ndërkombëtare me një epitet  të çuditshëm !…

Nëntor 2013 Shtutgard

*Falenderojme autorin qe e dergoi kete analize per DIELLIN

Filed Under: Analiza Tagged With: asllan dibrani, zhurma rreth shamive

Lubonja është angazhuar në agjendën e çmontimit të miteve dhe simboleve kombëtare shqiptare!

August 4, 2013 by dgreca

Nga Asllan Dibrani/art@asllandibrani.com/

Jo rrallë  bien disa   figura të pa rëndësishme    e shqetësojnë   opinionin shqiptar  dhe mediat e saj .Aq ma keq qe këto shqetësime   megollamane i krijojnë    qytetarët e Shqipërisë    nga nacionalitet të  huaja  cigan , grekë,  vllehë,    bullgarë,   serb ,  turq   etj. Sistemi i Enver Hoxhës i   përfshiu  në  emancipim  kulturë dhe edukatë  të lartpërmendurit   me një integrim      të plotë  në shoqërinë shqiptare?    Qëllimi ishte  qe mos të mbesin    jashtë rrjedhave     kulturore dhe ekomomike  nga e cila   sot përfitojnë rastin ti  kthehen Shqipërisë  si bumerang me mos njohje , shantazhe  ,  injorime   dhe   mohim   se ekzistuari?!!.!

Fatos Lubonja  i  akuzuar për agjitacion dhe propagandë kundër regjimit si pjesëtar i një organizate kundër revolucionare  në shërbimin e fshehtë  si agjent i KGB-së ruse!

Aq ma keq qe këtë   folklorizëm   mediatik e luajnë në emër të   analisteve  dhe   si shkrimtar shqiptar pa   e vra mendjen qe ata nuk i përkasin     nacionalitetit  kombëtar shqiptar?Një rast i tillë është edhe me një  injorant  antishqiptar  Fatos Lubonja  me shfaqjet e tij antishqiptare   të përhershme  qe    në  kohën moniste   u burgos . U akuzua dhe arrestua për shkrimet që iu gjetën të fshehura, për agjitacion dhe propagandë kundër regjimit dhe për to u dënua 7 vite burgim. Në vitin 1979 u arrestua sërish dhe u dënua edhe 16 vite të tjera burg, me akuzën si pjesëtar i një organizate kundër revolucionare  në shërbimin e fshehtë  si agjent i KGB-së ruse, ishte  dhe i shërbimeve tjera  i njohur si “armik i popullit shqiptar” për rrënimin e Shqipërisë.

Aktivitetin e vet e  mobilizoj kundër   zotit   Ramush Haradinajt UÇK-së dhe popullit të saj qe përpiqet ti identifikoj si jugosllav!

Aktivitetin e vet e  mobilizoj edhe këto ditë  me   një   fushatë    kundër   zotit   Ramush Haradinajt i cili    në saje te një luftëtari të denjë  e  fitoj    të drejtën     e lirimit nga   Tribunali i Hagës  , nga njerëz  të përgatitur në fushën e  jurispondences   , njerëz ma të përsosur   për     ngritjen dhe    përfundimin e   akuzave kundër   atyre qe përcaktohen të zhvillohen hetimet kundër tyre.

-Lubonja  në artikullin  “Nën qiellin e Evropës” e  hedh   poshtë vendimin e Tribunalit të Hagës që shfajëson Haradinajn nga e cila  përfitoj    edhe UÇK-ja  në  luftën e drejt  karrëshi    okupatorit serb qe ishte  një barbar i   pa parë!

Në luftën e fundit  u ngritën akuzat   shumë figurave     të përfshira në luftërat  e  Kroacisë , Bosnjës , Serbisë dhe Kosovës  nga e cila  gjykatë u dënuan edhe    barbarët  e Serbisë   Sllobodan Millosheviqi,Radovan Karagjiqi etj. Ata ishin “kryekasapët e   Ballkanit” qe i  mbron Lubonja!?. Ata qe prenë  e vranë shqiptare  burgosen e torturuan    në mesin e tyre jam edhe unë ish i burgosur politik, kundër Jugosllavisë së  Fatos Lobonja. Isha  në  mesin  e atyre   paraprijës i rrënimit të sistemit jugosllav, qe asnjëherë se kam ndier veten jugosllav as  turk as vllehë  as romë-cigan,  qe shumica kanë qenë bashkëpunëtor të  okupatorit qe me thika  kanë hapë xhepa në   barkun  dhe trupin   e nënave  dhe   motrave tona,  por edhe  në fëmijët   tanë pran syve të prindërve. Akoma janë duke kulluar gjak  plagët  e popullit shqiptare në Kosovë e ma gjerë ,  andaj  ky gjak dhe këto  plagë  do të hakmerren   Fatos Lubonja   qe përdhunon  vlerat e këtij kombi qe me djersë i fitoj. As  zoti Haradinaj    me UÇK-në  nuk ka mundur te rrinë spektator pran një   ekspedite  mercenarësh,  qe fshatrat tona i shndërruat në stalla  kasaphane  të bagëtisë. Terrorin qe e kryet ju cigan,turq vlleh e sllav, ishit   krah  i djathtë i  okupatorit, andaj   edhe ata edhe ju,  janë   konsideruar  dhe mbeteni,  dhunues tanë , pushtues tanë , terrorist  dhe kujdestar  në ngarkesën psikike tek shqiptarët.     Me një epitet    përtypje  kafshe është  përfshirë  edhe mendimi   i juaj me çka mbeteni  si terrorist qe terrorizon me propagandë   popullin  tonë  liridashës. Mendimet e tua  janë të pa qëndrueshme  dhe bien ndesh me realitetin , gjë qe    rrugë tjetër  nuk kanë shkrimet tua pos koshit të plehrave  bashkë me ty  në oborrin   e pushtuesve si mbeturinë dhe mercenar   i tyre! !.

Fatos Lubonja është angazhuar në agjendën e çmontimit të miteve dhe simboleve kombëtare shqiptare!

Filed Under: Analiza Tagged With: asllan dibrani, cmontim i miteve, Fatos Lubonja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 11
  • 12
  • 13

Artikujt e fundit

  • AMBASADOR BLERIM REKA VIZITOI FEDERATËN VATRA
  • Skulptori Gëzim Muriqi vjen me “ringjalljen” e Skënderbeut
  • Mistika dhe Fizika
  • “Atdhetari i shtigjeve të lirisë” – monografi për heroin e kombit Xhavit Hazirin!
  • THE UNITED STATES DAILY (1928) / AHMET ZOGU FALENDERON PRESIDENTIN AMERIKAN CALVIN COOLIDGE PËR NJOHJEN DHE URIMET E TIJ ME RASTIN E NGJITJES NË FRONIN E SHQIPËRISË (TELEGRAMI)
  • Kryetari Glauk Konjufca takoi ish-Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, Nancy Pelosi dhe Kongresistin Torres
  • Populli i Kosovës ka zgjedhur rrugën e vet
  • Shoqata studentore shqiptare në Columbia “Columbia University Albanian Society,” organizon: Bashkëbisedim mbi Eposin e Kreshnikëve
  • AMBASADOR BLERIM REKA VIZITON VATRËN TË MËRKURËN NË ORËN 2 PM
  • PROF.DR. ZYMER NEZIRI LIGJËRATË NË VATËR TË ENJTEN MË 30 MARS ORA 6.30 PM
  • “Fëmijët shqiptarë të Kosovës – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë 1981 – 1999”
  • BOKSIERI SHQIPTAR KRISTIAN PRENGA — NJË MOMENT KRENARIE PËR TË GJITHË SHQIPTARËT KUDO
  • Dashuri dhe vdekje – Fati tragjik i prindërve të Karl Thopias
  • Kryeministri Kurti: Masakra ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë
  • Kosovë-Homazhe te Memoriali në Izbicë

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT