ME NXËNËSEIT E SHKOLLËS SHQIPE”KUQ E ZI”, ASTORIA- NY, NË DITËN E FUNDIT TË VITIT 2016/
ASTORIA, QUEENS, NY, 31 DHJETOR 2016- Paraditen e së Shtunës, së bashku me Adem Belliun e Televizionit Kultura Shqiptare në Neë York, ishim të ftuar në koncertin e organizuar nga nxënësit e shkollës Shqipe”Kuq e Zi” në Astoria, Queens, nju Jork. Me praninë e prindërve nxënësit kishin përgatitë një koncert të bukur feativ për të përcjellë Babagjyshin e vitit të vjetër, dhe për të pritë Vitin e Ri 2017. Tabloja muziko-letrare nga me skenar dhe realizim të drejtueist të Shkollës Kristaq Papa, është konceptuar me ardhjen e Babagjyshit nga vendlindja, nga viset shqiptare përtej Oqeanit, me mbresat e tij të një viti të ëvshtirë , dhe bisedën e tij të ngrohtë me fëmijët, që simbolizojnë muajët e vitit, ku secili portretizohet me sfondin karakteristik stinor dhe historik. Fëmijët, në kapelat e ët cilëve janë shkquar mujaët e vitit, por edhe simbolet tona Kombëtare me Shqiponjën dhe Falmurin Kuq e Zi, sjellin përmes recitimeve vecorit klimatike të cdo muaji. Përmes një shqipeje të bukur, ata portretizojnë muajët dhe natyrën.
Babagjyshi, tregon se vjen nga larg, nga Shqipëria,nga Tirana, tetova, Prishtina, Ul;qini, nga viset e vendit të dashur, nga ku kanë mërguar prindërit e tyre… Ai tregon se ka takuar në Krujë,Prishtinë, tiranë, Shkup, Gjergj Kastriotin Skënderbeun, se ka takuar Shën Terezën…..Fëmijë të veshur në mënyrë festive, me dekoracione kombëtare dhe stinore, tregojnë në gjuhën e bukur shqipe, para Babagjyshit për karakteristikat e muajëve:- Ia nis Tomas i pari, që përfaqëson muajin e parë të vitit: Janari….Janari, si muaj është i pari, vec ka shi, acar e borë..të ngrin hundë, veshë e dorë…Pranë mikrofonit afrohet Joana, që përfaqëson muajin Shkurt:-Në një pemë në majë të degës/ Zog i vogël cicëron,/Do të haj, t’i coj dhe nënës,/Po…rri mbërthyer e s’fluturon….Ernea, përfaqëson marsin: Kur vij unë/ Gëzon njerëzia/ Rritet sythi/ Shkrin bora/ Ngrohet hunda/ Këmba e dora….
Klara, përfaqëson prillin: Por kur vij unë, sjell dallëndyshe, Vesh me lule bukuri/ Kumbull, moll, pjeshkë, Qershi…/Dal unë, del dhe ti/ Luan në Park, cdo fëmi/…Eroni, simbolizon muajin Maj: Unë Jam Maj, Qerratai, sjell vec bukuri/ pë të rriturit dhe fëmi…/ Elca, duke fole në emër të Qershorit thotë se: Unë s’doja të vija/ Po më solli Vera/Dola nga dritarja/ Më futi nga dera/Rri aty-më urdhëron:/Me ty shkolla mbaron…..
Elca e ka të evcantë ditën e sotme, ajo ka ditëlindjen, ndaj surpriza për të pranishmit,fëmijë dhe prindër, zbulohet sapo ajo mbaron recitimin. Sakaq futet torat me qirinjët e ndezur të 11 viteve dhe të gjithë e urojnë:Gëzuar Elca! Prindërit e saj kanë surprizuar fëmijët me dhuratat që kanë përgatitë me këtë rast…
Enriku, përfaqëson Muajin Korrik, Aeda, sjell freskinë e detit dhe lojrat në rërë, Rioni,i këndon Gushtit, që përfaqëson:Bashkë me gjyshin edhe nënën/ Shkoj në Durrës e Prishtinë, Në Tetovë, Prizren e Ulqin/ Sa mall ndjej e sa gëzim/ Në Shqipëri, në vendin Tim!/.
Mason, ka të shkruar në kapelen e vitit t ri, muajin shtator: Në Shtator, dorë për dorë/ Nisemi për në Shkollë,/ Të flasim të lexojmë/Gjuhën shqipe, Ta mësojmë……Amela, është Tetori:- Shihni rrugët në tetor, Shihni parqet gjithandej/ veshur me ngjyra Ylberi/ Natyra stolisur si me dorë/….
Nailja, ndjehet e privilegjuar sepse ajo përfaqëson Nëndorin,muajin e Festës tonë Kombëtare:- Me Flamur të kuq në dorë/ Dal me babin cdo Nëndor/Është muaji më i mirë/Shqipërinë e shpalli të LIRË!
ALBA, vjen me furinë e borës e ftohtësinë e Dhjetorit:- Erdhi përsëri Shiu/ Era dhe dëbora/ Tak-tak-tok…-bije dera/ S’ka njeri-e tund Era/…Lajmëron Baba Dimri….Tregojnë përralla-pranë oxhakut/ Baba Gjyshi e Baba Plaku…..
Këngët në gjuhën shqipe shpërthejnë nga gjokset e fëmijëve, ndërsa nëna e Elcës i gëzon me pakot e vitit të Ri. Kristaq Foto, pronari i Klubit”Kuq e Zi” sjell Tortën dhe ëmbëlsira dhe gëzimi i fëmijëve nuk ka kufi….Tv Kultura shqiptare merr urimin në kor të Fimëjve për Natën e Vitit të Ri; GEZUAR VITI I RI 2017!-Një urim u fuqishëm në gjuhën shqipe nga grupi i fëmijëve, që mësojnë në shkollën shqipe në Astoria. Koncerti i tyre ishte një dhuratë simbolike për prindërit e tyre!
Kristaq Papa, organizatori i këtij aktiviteti emocionues ndjehet i gëzuar për emocionet që u përcollën, ndërsa prindërit shprehin krenarinë për fëmijëte tyre, që komunikojnë , këndojnë, bisedojnë në gjuhën e bukur shqipe!