• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KTHESA IMAGJINARE

March 31, 2021 by dgreca

Shkruan: Astrit Lulushi/

“Po sikur…?” ose “Çfarë do të kishte ndodhur, nëse”…? Janë pyetje që bëhen kur njeriu i ka zgjidhur të gjitha problemet e kohës, ose i klasifikon si të pazgjidhshme në këtë botë që përsërit gabimet; me të pasur e të varfër, të drejtë e të padrejtë, shtypës e të shtypur.
Nëse Perandoria Bizantine, për shembull, do të kishte mbijetuar, ajo do të mbulonte sot pjesën më të madhe të Europës Juglindore dhe Anadollit. Emër Ballkan nuk do të kishte, as ballkanizim.   (Gadishulli Ballkanik është sinonim i krijuar në shekullin e 19-të, për provincat e Perandorisë Osmane në Evropën Juglindore).
Në qoftë se kryqëzata e katërt, që kulmoi në vitin 1204 me shkatërrimin e Kostandinopojës në vend të Egjiptit siç ishte planifikuar, fillimisht do të shmangej, dhe pushtuesit Perëndimorë, që maskoheshin si kryqtarë, do të ishin në anën e Perandorisë, turqit osmanë nuk do të lejoheshin kurrë të hynin në Europë. Por, duke marrë parasysh të metat e Perandorisë Bizantine, nuk mund të imagjinohet që ajo të zgjerohej, sidoqoftë do të kontribuonte shumë për një Europë më paqësore pa frymën e kryqëzatave që i solli më shumë dëme vetes sesa osmanëve. Në fund të fundit, Luteri i quajti Kryqëzatat Historike si “E Keqja e Papatit” dhe historiani Runciman shkroi: “Nuk kishte kurrë një krim më të madh kundër njerëzimit sesa Kryqëzata e Katërt.”
Mbijetesa e Perandorisë Bizantine do të nënkuptonte gjithashtu që propaganda cariste se Moska ishte Roma e Tretë do të ishte e pakuptimtë. Sidoqoftë, Ballkani Jugor do të ishte me Albanë, Dardanë dhe Maqedoni të veriut që do të flisnin gjuhën zyrtare të perandorisë (greqishten). Mbajtja e osmanëve jashtë Europës do të nënkuptonte lehtësim për shumicën e shteteve europiane. Mbretëria e Hungarisë do të ishte lojtar kryesor në rivalitet me Boheminë. Të mos ishin në gjendje të zgjeroheshin drejt Lindjes ose Veriut do të thotë që Habsburgët duhej të zgjeroheshin drejt Jugut dhe Perëndimit; kështu, Zvicra do të ishte më e vogël. Vendet rreth Serbisë dhe Bullgarisë do të begatonin dhe heronj do të kishte më shumë nga fushat e dijes dhe mendimit sesa nga ushtria. Luftra më pak do të kishte.
Sa i përket vetë Perandorisë Bizantine, monarkia ishte thelbësore dhe nëse do të ishte me fat mund të krijohej një Dinasti tjetër maqedonase e cila do të siguronte vazhdimësinë e Maqedonisë nga koha e lashtë në të sotmen. Përveç osmanëve, armiqtë kryesorë të Bizantit do të ishin Republikat e Genovas, Venedikut dhe Mbretëria e Siçilisë, që mund të baraspeshoheshin nga një Aleancë mes Hungarisë, Perandorisë së Shenjtë Romake dhe shteteve të tjera italiane. Nacionalizëm nuk do të kishte. Nëse kështu, një formë e re Iluminizmi mund të përhapej në mbarë Perandorinë, duke shkaktuar reforma. Por Monarkia do të ishte forma bazë e qeverisjes dhe Perandoria ndoshta do të dukej si një formë më e vogël e Perandorisë cariste ruse e cila do të ishte shpërbërë. 

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, Kthesa imagjinare

Zgjedhë e dytë

March 28, 2021 by dgreca

NGA ASTRIT LULUSHI/

Dy gjëra duhet të pranojmë, jo njëherësh, por njërën ose tjetrën.
Nëse jemi popull i lashtë, në gjendjen që jemi, duhet ta ndjejmë se po vdesim. Së shpejti koha jonë mbaron.
Po të pranojmë se jemi popull i ri, atëherë duhet të bindemi, si fëmija, që ecën zënë për dore nga një i rritur, kur kapërcen rrugën. Sepse kjo po ndodh. Ne nuk dëgjojmë. Jemi pa bindje. Kemi 30 vjet, dhe nga një trotuar në tjetrin s’jemi në gjendje të hidhemi. Rrugën e kemi zënë. Fshatra të braktisur. Qytete si qendra refugjatësh, me njerëz që vijnë e ikin. Dhe udhëheqës po ata që ishin, hipokritë e të paturpshëm. 
Sa mirë kur dëgjon se ky apo ai person ka të kaluar kriminale dhe nuk lejohet të kandidojë. Por nga cilët? Ata që janë në krye kanë një të kaluar edhe më të zezë që lidhet me kohën e krimeve kundër njerëzimit, kur etërit e tyre bënin “ligjin”. Asnjë institucion nuk i ka dënuar. Gjykatës e prokurorë të dalë nga vetingu kanë plot krime ordinere për të zbardhur. Gjithësesi, me vetëm pak kulturë shoqërore, listat e personave që u ndalohet për të kandiduar, duhej të fillonin pikërisht me emrat e tyre. Edhe nëse sot ata vetë nuk duket të kenë kryer ndonjë krim, ose, për çështje kohe, nuk i shërbyen diktaturës, të paktën, mëkatet e prindërve u rëndojnë, dhe duhet të tërhiqen. Sepse dikur populli vërtet i fali por nuk i la për t’u bërë përsëri zgjedhē, apo hajdutë që thërrasin “Kapeni hajdutin!” 

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, Zgjedhe e dyte

GABIMI

March 28, 2021 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/ Ambicja për t’ia kaluar diktatorit, në krime, bëri që shumë udhëheqës ranë në kurthin e tij, dhe ai i dënoi a i vrau. Balluku, Shehu, Hazbiu, etj., njerëzit më besnikë të Hoxhës, nuk donin shembjen e diktaturës; apo ndonjë lloj demokracie; ata ishin pjellë e saj, qëndronin brenda saj, ëndërronin vetëm sesi të bëheshin më shtazë se Hoxha. Kjo ishte “tradhëtia” e tyre. Sa e vërtetë për të qeshur duket gjithë kjo, parë në konteksin e sotëm me nostalgjinë për diktaturën; shtypi e ushqen çdo ditë; ia merr kohën lirisë së fjalë për të përsëritur, nëpërmjet kujtimeve, me transkiptime, mbledhjet e burosë politike, ose proces verbalet e “shokut Enver”; kur pinjollë, xhonglerë të diktaturës, që thonë se ziheshin me prindërit pushtetarë – njerëz mediokër që s’bënin dot përpara pa ndërhyrjen e pushtetit – lejohen të merren me politikë a të bëhen “lidera”. Sa herë një popull duhet të bjerë viktimë për të kuptuar se është vërtetë viktimë? Të mos nxjerrësh mësim është paaftësi; njeriu, gabimet, ka frikë t’i lejojë, bëhet i patolerueshëm, sepse nuk di se si t’i ndreqi, dhe përfundon djallëzor.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, Gabimi

Vazhdon të ndodhë

March 22, 2021 by dgreca

Nga Astrit LULUSHI/ “Vështrim i butë” është një përzierje e shikimit të hollësishëm dhe shikimit periferik; kur i kushton vëmendje asaj që është përpara dhe asaj që është anash në të njëjtën kohë. Jeta e mësoi njeriun në kohët e shkuara të kërkojë komunikim joverbal me individë ose grupe në mënyrë që të shmangte shenjat e telasheve. Në kohën e viteve të perëndimit të diellit, njerëzit mësuan se gjuha u jepej për të fshehur mendimet. Cila është arsyeja? Pse ishte kaq e rëndësishme të vëzhgoje sinjalet e heshtura, tonin e zërit, dhe gjithçka tjetër që ndodhte rreth teje?
Fuqia zë vendin qendror në sistemin tonë të vlerave. Jo të gjithë e dinin kush ishte Sokrati, por të gjithë ishin dakord me mençurinë e tij. Një zakon u krijua për t’i trajtuar njohuritë me shumë kujdes; ju duhet të fitoni njohuri – por sapo t’i merrni ato, mos lejoni askënd të dijë që i keni. Shpërnda njohuri me shumë, shumë kujdes, ashtu si njerëzit e mençur bëjnë me pushtetin – qëndro larg, jeto gjatë. Kjo u përforcua shumë nga sekreti i padepërtueshëm. Mendimi ishte që gjithçka që armiku mund të mësonte për ne do të përdorej për të na dëmtuar. Kështu u mësuam të gënjenim, duke krijuar Realizmin Socialist. Ne nuk kishim një kuptim të saktë për “buzët e lëshuara fundosin anijet”, shprehje nga koha e LDB, por thelbi i shprehjes ishte i ngurtësuar në trurin tonë. Falë punës së palodhur të policisë sekrete, i gjithë populli e dinte se i pari që do të fundosej për shkak të ‘buzëve të lëshuara’ ishte me shumë gjasë pronari i buzëve dhe familja e tij. Kjo “urtësi” vazhdon. Udhëheqësit, ish anëtarë të lartë të PPSh-së, ose pasardhës të familjeve të tyre – si trashëgimtarë të denjë për punë të këqia – kanë mbartur pjesën më të madhe të asaj fryme vigjilence revolucionare dhe vetëkontrolli. Gjatë dekadës së fundit, apo më shumë, neveria për ‘buzët e lëshuara’ filloi t’i afrohej nivelit të kohës së diktaturës. Atëherë njerëzit dënoheshin për agjitacion e propagandë, sot dënohen për “lajm të rremë”. 

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, Vazhdon te ndodhe

ZGJIM

March 17, 2021 by dgreca

Astrit Lulushi

NGA Astrit Lulushi/

Mos u dëshpëro nëse të parët nuk lanë një gjuhë të shkruar. Prej saj nuk matet lashtësia. Origjina e thuajse çdo gjuhe fjalë për fjalë ka humbur në kohë. Kanë mbetur vetëm disa familje kryesore gjuhësore, fare pak, dhe një numër i izoluar gjuhësh. Asnjë nga këto grupime nuk duket i lidhur me njëri-tjetrin. Asnjë nuk mund të gjurmohet drejtpërdrejt para rreth 5-6 mijë vjetësh, ndërsa vlerësimet më të mira për origjinën e ndonjë familje të caktuar gjuhësh nuk shkojnë më larg se 10-15 mijë vjet. Ka pasur përpjekje për të rindërtuar një gjuhë “proto” nga gjuhët ekzistuese, por ato nuk janë pranuar gjerësisht sepse nuk janë folur përveç se nga gjuhëtarët. Në fund të fundit, nuk dihet nëse të gjitha gjuhët janë zhvilluar nga një gjuhë e vetme ose nga gjuhë të shumëfishta. Pra, të gjitha sa thuhen janë thjesht supozimeve. Kështu lindin debatet, sepse çdo gjë është në ajër. Kur dikush thotë “gjuha ime është më e vjetra”, kjo nxitet nga mosdija e cila prodhon eufori.
Libri i Zanafillës e shpjegon thjesht se cilët jemi. Shkenca përpiqet më në detaje. Njeriut nuk i duhet të hyjë në hollësi për të shjeguar veten.
Të jesh do të thotë që je i pranishëm. Kjo është arsyeja pse çështja e kuptimit të të qenit duhet të “zgjohet”, thotë Heidegger. Hapi i parë në këtë zgjim është të kuptohet se aktualisht nuk e dimë saktësisht se diçka ekziston – me fjalë të tjera, së pari duhet të pranojmë se kuptimi i të qenit është në diskutim. Sot e kemi harruar ‘çështjen e të qenit’. Çfarë kemi harruar, saktësisht? – Është zgjimi në mendje për atë që duhet të shikojmë (kuptimi); dhe mënyra se si duhet ta shikojmë (interpretimi).  

Filed Under: Politike Tagged With: Astrit Lulushi, Zgjim

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 36
  • 37
  • 38
  • 39
  • 40
  • …
  • 102
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT