• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Dritë e tingull

February 1, 2021 by dgreca

Astrit Lulushi

Nga Astrit LULUSHI/

Jeta është udhëtim me shumë pëndrime; njeriu ndalet përkohësisht, deri sa arrin në fund të rrugës pa kthim. Vetëm koha është ajo që vazhdon. Lindja dhe vdekja janë stacione qëndrore të këtij itinerari. Por njeriu harron; nga kjo lloj padie bën gabimin, mendon se nuk do të rrëzohet, se nuk ka nevojë as për ndonjë mik, udhëton i shpenguar, dhe jeton sikur nuk do të vdesë kurrë.
Përkulet përballë stuhisë. Fillimisht sheh shkëlqimin vetëtimës. Pastaj disa sekonda më vonë dëgjon krismën që dredh zemrën e tij. Drita udhëton më shpejt se tingulli, prandaj shihet para se të dëgjohet. Është e njëjta gjë që mund të thuhet për disa njerëz; në fillim duken të ndritshëm deri sa hapin gojën, dhe bum, shpërthimi. Atëherë merret vesh cilët janë në të vërtetë, ose çfarë fshehin pas lajkave a shkëlqimit.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi, Drite e tingull

Proces e mekanizëm

January 29, 2021 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/ Njerëzimi është ende në zhvillim, dhe kjo prirje nuk ka gjasa të ndalet. Si specie, njerëzit kanë populluar pothuajse çdo cep të Tokës, duke zhvilluar e përhapur teknologji dhe kultura të cilat formojnë botën tonë.
Ideja e ‘përzgjedhjes natyrore’ ose ‘mbijetesës së më të fortit’ kishte kuptim në kohën e Epokës së Gurit kur njerëzit luftonin për copa mishi, por a vlen sot në epokën e teknologjisë? Përgjigjia e shkencëtarëve është unanimisht ‘po’, megjithatë thonë se “mund të kemi ide të gabuar se çfarë është në të vërtetë evolucioni.”
Evolucioni shpesh përdoret i këmbyeshëm me ‘mbijetesa e më të fortit’ ose ‘përzgjedhja natyrore’. Në të vërtetë, këto nuk janë krejt e njëjta gjë. Evolucion’ do të thotë proces i ndryshimit gradual. ‘Përzgjedhja natyrore’ është mekanizëm me të cilin evolucioni mund të ndodhë.
Kështu, një nga arsyet e dështimit të sistemit komunist është se përdori mekanizmin e gabuar të përgjedhjes jo-natyrore në të gjithë procesin e evoluimit; shoqërinë e ndau në klasa, duke përkrahur e forcuar njërën (me punë, shkollë e pozitë më të mirë), për të luftuar tjetrën (vrasje, burgosje përndjekje e internime) për shumë dekada. Ky trajtim krijoi disnivel të thellë zhvillimi mes shoqërisë e klasave sa që tani, një kohë 30 vjeçare vazhdon të quhet natyrshëm “periudhë tranzicioni”, pa e kuptuar sa qesharak tingëllon.
Asgjë nuk ka ndryshuar. E kaluara është ulur këmbëkryq. Shumë nga përfaqësuesit e ish klasës së shtypur ka ikur, të tjerë brenda vendit janë lëne jashtë sistemit. Ata që shtypnin vazhdojnë të shtypin lirshëm. Vërtet, një shoqëri maskash sundon, që kërcënon e frikëson. Pra, evolucioni nuk duhet kuptuar medoemos si përparim; Shqipëria është siç ka qenë; komunizmi evoluoi, në drejtim të kundërt; ‘mamuthët’ sundojnë, ata asnjëherë nuk e lëshuan pushtetin, vetëm sa larguan ‘armiqtë’, ose ata që nuk i duan.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, Proces e mekanizëm

Ditë

January 27, 2021 by dgreca

Astrit Lulushi

Nga Astrit Lulushi/Dita dhe nata janë një, edhe pse duken të ndara. Është si jeta, në garë me veten, por pa konflikt interesi, ose si njërëzit, të ndarë në të mirë e të këqinj, që së bashku formojnë njerëzimin, dhe njëra pa tjetrën nuk mund të zhduken. Njeriu vrapon drejt fundit në garën pa fund; ku mbaron njëra, tjetra fillon. Quhet cikël, por është edhe vijë e drejtë, si koha. Njeriu nxiton të zbatojë…fjalën, kur t’i vijë radha për të folur; qëndron dhe tregon gjithçka, siç e shikon. Për disa është fundi i kohës për bërë keq; si të bëjnë mirë nuk dinë, janë rritur, formuar, hijshuar me poste të larta, por nuk njohin kufij në ligësi.
Janë mësuar me errësirën nga ku drita largohet si një llambë për të dëshmuar lamtumirën. Për një moment pasiguri e frikë krijohet për të hedhur hapin, pastaj sytë përshtaten në errësirë ​​dhe shohin. Drejt natës më të errët, mbrëmja e trurit të mbyllur nën hije nuk zbulon dot as më të guximshmit, hënën ose ndonjë yll të fshehur. Njeriu vrapon, ndalet pak, dhe ndonjëherë godet pemën direkt në ballë. Ndërsa përmendet dhe mëson përsëri të shohë; nata ndryshon, ose diçka në pamje ndodh krejt në mes të natës; errësira fillon të zbresë. Poshtë e pret gati, si vrapues stafete, gjysma tjetër, dita; dhe sytë e njeriut të verbuar nga errësira, hapen.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, Ditë

Mësim për herë tjetër

January 25, 2021 by dgreca

Astrit Lulushi

Nga Astrit LULUSHI/

Në mos gjë tjetër, çdo komb ka një qëllim edhe kur s’e sheh qartë ose nuk e përcakton dot. Megjithatë, qëllimi është si sekreti i simbolit ‘V’, që do të thotë ‘Vazhdim’, por ne e lexojmë ‘Victory’, shenjë e fitores; dhe gëzimi na shkon kot.
Njeriu asnjëherë nuk është i kënaqur me arritjet e veta; Natyra, Perëndia a kushdo qoftë, flet në kohëra të ndryshme me mënyra të ndryshme për parët, për profetët, të cilët shumë herë tregojnë në shumë forma të ndryshme, duke parashtruar pak nga pak planet e tyre, duke provuar kotësinë e famës dhe fuqisë.
Përtëritja vjen dhe shkon, por toka mbetet përgjithmonë. Dielli lind e perëndon, ndërsa del i pikturuar përsëri atje ku u ngrit. Era fryn jug-veri, këtu-atje, përpara-prapa, e duke u sjellur rrotull. Dhe i njëjti fat i kap njerëzit, të mençurit e të budallepsurit e mjerë; mendja e urtë dhe mendja boshe gjithashtu vdesin të dyja njësoj.
Njerëzit nuk janë më të mirë se kafshët; marrin frymë në të njëjtin ajër dhe vdesin njësoj. Të gjithë shkojnë në një vend, mbulohen në pluhurin nga kanë ardhur dhe pluhur bëhen. Çfarëdo që bën Natyra a Zoti është përfundimtare; fjala nuk thyhet; vetëm fjalia kundër një vepre të keqe nuk është përfundimtare. 
Historia është grumbull rrënojash a kujtese e fituesit, fuqisë dhe qëllimit. Dhiata e vjetër është themeli i kulturës laike dhe fetare, krishtere e islame. Aty tregohet për kohërat kur të gjithë njerëzit kishin vetëm një Zot. Më vonë mbretërit krijuan zotër të tjerë dhe harruan se ishin zgjedhur për t’u kujdesur për njerëzit dhe jo për t’u pasuruar në kurriz të tyre dhe idhullizuar veten, ose për të pasur sa më shumë servilë a skllevër.
Kombi është si bari; gjithë lavdia është si lulja; bari thahet, lulja bie; kështu, për të mos humbur, fillimisht, herën tjetër, mbille farën thellë në zemër, pa dyshim, pa dualitete, nëse ke për qëllim, që barin ta shohësh gjithmonë me lule, të gjelbër.

Filed Under: Politike Tagged With: Astrit Lulushi, Mesim per here tjeter

Mbi librin “The Devil of Marks”

January 14, 2021 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/ DIELLI/

Dy dekada pas botimit të Librit të Zi të Komunizmit, gati të gjithë janë, ose të paktën duhet të jenë, të vetëdijshëm për të keqen e pamasë të prodhuar nga një ideologji djallëzore e kurdisur për herë të parë kur Karl Marks shkroi Manifestin e tij Komunist dy shekuj më parë. Sidoqoftë, shumë njerëz e ndajnë Marksin nga të këqijat e krijuara nga ideologjia dhe teoria shtypëse që mban emrin e tij. Ky është një gabim i rëndë. Jo vetëm që rezultatet e tmerrshme të Marksizmit erdhën direkt nga idetë e përdredhura të Marksit, por vetë ai shkroi disa gjëra djallëzore. Para se Karl Marksi të shkruante për ferrin e komunizmit, ai shkroi për Ferrin.
“Qiellin e kam humbur, këtë e di mirë”, shkruante Marksi në një poezi në 1837, një dekadë para Manifesit të tij. “Shpirti im, një herë i vërtetë ndaj Zotit, zgjodhi Ferrin.” Ky sigurisht dukej se ishte fati i mbrapshtë për ideologjinë e Marksit, e cila dërgoi në vdekje mbi 100 milion shpirtra vetëm në shekullin XX.
Asnjë ideologji tjetër nuk ka çuar në vdekjen e kaq shumë të pafajshmëve. Si mund të mos quhet Marksi “Ati i Gënjeshtrave?
Tani, një tjetër libër, “The Devil and Karl Marx”, nga Paul Kengor, është një vështrim i afërt dhe i kujdesshëm i anës djallëzore të Marksit, një anë e një njeriu, magjepsja e të cilit me djallin jehoi në shekullin XX, dhe vazhdon të ulërijë sot. Është një portret tragjik i një njeriu dhe i një ideologjie, një retrospektivë tronditëse për një të keqe që nuk duhej të dilte kurrë nga gropa e saj. 
“Kështu, Qiellin e kam humbur, këtë e di shumë mirë. Shpirti im, dikur i vërtetë ndaj Zotit, zgjodhi Ferrin”, shkruante Marksi. Këto vargje ishin për ‘të pjesërisht biografik. Po kështu shqetësues ishin rrjeshtat e hapjes në Manifestin e tij Komunist: “Një fantazmë po ndjek Evropën, spektri i komunizmit. Të gjitha fuqitë e Evropës së vjetër kanë hyrë në një aleancë të shenjtë për të ekzorcuar këtë spektër.” Karl Marks lëshoi ​​më shumë sesa një program të thjeshtë ekonomik. Njeriu ishte më pak ekonomist sesa revolucionar. Marksi kishte një varg të preferuar nga Mefistofeli, personazhi djallëzor në Faustin e Goethes: “Gjithçka që ekziston meriton të zhduket.” Ajo që donte Marksi nuk ishte një revolucion i thjeshtë ekonomik; ai donte një revolucion kundër natyrës njerëzore, për të asgjësuar të gjithë rendin, për të djegur shtëpinë, për të minuar “të gjithë fenë, të gjithë moralin”. Ai bëri thirrje për “përmbysjen me forcë të të gjitha kushteve ekzistuese shoqërore”. Ajo që mbrojti Marksi kishte një dimension shkatërrues, dimension shpirtëror, dimension djallëzor. Libri “The Devil and Karl Marx” analizon marshimin  e gjatë të vdekjes, mashtrimit dhe Infiltrimit të Komunizmit, duke eksploruar këtë anë tronditëse të Marksit dhe revolucionit Marksist që vazhdon edhe sot.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, The Devil of Marks

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 40
  • 41
  • 42
  • 43
  • 44
  • …
  • 102
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT