• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Çfarë do të ndodhte, nëse…?

November 25, 2020 by dgreca

NGA ASTRIT LULUSHI/

Njeriu është larg nga të qenit mbizotërues i Tokës. Nuk është as afër. E vetmja arsye që e bën të duket është, se ai mashtron. Dhe pa e ditur mashtron veten pasi kafshët e tjera s’kuptojnë. Teknologjia është e vetmja gjë që e vendos njeriun në krye të të gjitha specieve. Merrni një njeri në natyrë pa armë ose mjete dhe numri i kafshëve që mund t’a vrasë pa shumë përpjekje është marramendës. Dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për specie grabitqare. Nëse do të vinte rasti për një luftë, për shembull, edhe dreri, kafshë shumë e qetë, do ta çante njeriun në rast tërbimi.
Por injoroini këto dhe bëni pyetjen; a keni pasur ndonjëherë problem me qenin që përpiqet të vjedhë makinën tuaj? Apo me macen që të bllokojë lidhjen e internetit me të gjitha ato email e mesazhe që shkarkon? Ose ndoshta ketrat në pemën prapa shtëpisë që t’i fiksojnë telat e rrymës shumë lart dhe fatura elektrike të paguhet me arra?….asnjë prej këtyre nuk ndodh, sigurisht. Pyetja nuk është “a do ta përdornin kafshët teknologjinë tonë nëse ne do të zhdukeshim?”; ajo që duhet të pyesim është “pse do të shqetësoheshin kafshët për këtë?”
Nga të gjitha gjërat që dihen dhe mund të shpjegohen në fushën e biologjisë, “mendja” njerëzore dhe aftësia për të menduar është në thelb një mister i plotë. Evolucioni mund të shpjegojë se si kemi arritur këtu ku jemi, por ka boshllëqe të mëdha gjatë rrugës. Për shembull; duke ditur ndonjë gjë në lidhje me evolucionin dhe rolin e tij në avancimin e një specie, ju mund të konkludoni se inteligjenca dhe aftësitë tona të përparuara aktuale janë të dobishme për ne si specie. Por a është kjo e vërtetë? Primatët nga të cilët kemi evoluar ishin të ngjashëm me ata që ende jetonin dhe kishin rutina të ngjashme jetësore. Në një kuptim të përgjithshëm është afërsisht e njëjtë për të gjitha kafshët, përfshirë njerëzit. Por “inteligjenca” jonë në fakt e ka bërë të gjithë procesin më të vështirë se sa ishte fillimisht. Tani duhet të shkojmë në shkollë, të mësojmë një mori gjërash që janë krejtësisht të parëndësishme për ushqimin e mbijetesën…. për vite e vite mësojmë. Pastaj rritemi dhe mësojmë ca më shumë, ose gjejmë një punë; kemi nevojë për atë punë për të marrë para për të blerë strehim dhe ushqim dhe çfarëdo marrëzie që kemi dëshirë të blejmë. Evolucioni na solli përtej pikës e cila thjesht ndihmon në avancimin e specieve dhe tani jemi në një stad ku inteligjenca është ndoshta një nga tiparet më të dëmshme që kemi. Akoma më keq është se ndërsa inteligjenca është rritur, aftësitë tona fizike janë ulur ndjeshëm. Kjo ulje nuk është me të vërtetë një gjë e madhe sepse ne e kompensojmë. Veshje dhe shtëpi në vend të leshit në trup e gjumit në pemë; mjetet dhe armët në vend të instikteve dhe shqisave të forta. Ky zhvillim mori kohë, por në thelb gjithçka që kemi “ndërtuar” nuk do t’i shërbente ndonjë qëllimi as do të ndihmonte në përparimin e ndonjë specie tjetër. Skenari më i keq është nëse një nga speciet e ka kuptuar se si t’i përdori armët tona, dhe pastaj është vetëm çështje kohe para se të bëjë atë që kemi bërë ne; të vendoset në krye, dhe të eci duke vrarë në çdo mundësi në dispozicion, duke shkaktuar zhdukjen e një specie tjetër, ose veten, pa ndonjë arsye.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, Çfarë do të ndodhte

HARMONI

November 24, 2020 by dgreca

Nga Astrit Lulush/Çdo rrethanë ka prirje të nxisë imagjinatën. Në vitet kur nuk ekzistonte asnjë lloj lirie dhe marrëdhëniet me vendet e tjera ishin plotësisht fiktive, jo-ekzistuese, ndërtesa më e madhe qeveritare ishte ajo e Ministrisë së Jashtme, për të cilën flitej nënzë se ishte përgatitur për ambasadë kineze, derisa një ditë marrëdhëniet u prenë. Harmonia e brendshme mungonte, megjithëse parullat thonin ndryshe. Në atë kohë Tirana ishte qytet tjetër; njerëzit ecnin si në procesion. Bulevardi i ngjante një sheshi parade Mardi Gras, ku kasapët lëshojnë kaun më të dhjamur nëpër rrugët e zbukuruara me kurora, ndërsa turma parakalon me muzikë dhe flamuj; ishte si betejë midis atyre që qëndronin dhe luftonin mbi një dërrasë midis dy anijeve, dhe ai që nuk binte në ujë ishte fituesi…, por jo gjithnjë.
Ka gjëra që janë përtej fuqisë sonë. Por brenda fuqisë janë mendimi, qëllimi, dëshira, neverija dhe çfarëdo çështje që është e jona. Përtej fuqisë sonë janë trupi, prona, reputacioni, pozita dhe të gjitha që nuk janë punët tona. Gjërat brenda fuqisë janë nga natyra të lira, të pakufizuara, të papenguara; por ato përtej fuqisë sonë janë të dobëta, të varura, të kufizuara, janë të huaja, nuk janë tonat. Mos harro, pra, se nëse ia atribuon lirinë gjërave nga natyra të varura dhe quan tënden atë që i përket tjetrit, do të pengohesh, do të ankohesh, do të shqetësohesh, do të gjesh gabime tek të gjithë, edhe tek Zoti, por kurrë tek vetja.
Njeriu nuk shqetësohet nga gjërat, por nga pikëpamja që ka për ‘to, thotë Epictetus (The Art of Living). Kështu, vdekja nuk është e frikëshme, përndryshe e tmerrshme do t’i ishte shfaqur Sokratit. Për ‘të vdekja ishte çast i lumtur. Por terrori i  idesë së vdekjes është i tmerrshëm.
Kur njerëzit janë të shqetësuar, ose të pikëlluar, për këtë nuk duhet t’ia hedhin kurrë fajin të tjerëve, por vetvetes – domethënë pikëpamjeve të veta. Është veprimi i një personi të lirë të papenguar të qortojë të tjerët për fatkeqësitë e tij, duke mos fyer as të tjerët dhe as veten, pa u gëzuar në asnjë përsosmëri që nuk është e tij. Nëse një kal thotë se është i bukur, lavdet e tij për veten edhe mund të durohen. Por kur ngazëllehesh e thua: “Unë kam një kal të bukur”, dije që je i gëzuar vetëm për meritat e kalit. Çfarë është atëherë e jotja, veç përdorimit të anës së jashtme tē ekzistencës. Kështu, kur njeriu është në harmoni me natyrën, do të kënaqet, sepse do të ndjehet i lumtur për ndonjë të mirë të vetes.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi, Harmoni

Më pak i varur

November 12, 2020 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/
Pse vetëvrasja quhet e paligjshme? – ishte pyetja që iu bë Sokratit. Mos u shqetëso – u përgjigjigj ai – do të vijë dita kur gjërat e këqija të jenë të mira, dhe kur vdekja të bëhet rruga e vetme. Kur njeriu është më mirë i vdekur, duhet të presë dorën e tjetrit, sepse nuk lejohet të jetë bamirësi i vetes. Idea që pëshpëritet është se njeriu është një i burgosur që nuk ka të drejtë të hapi derën për të ikur; Zoti, a dikushi, është roja dhe njeriu është zotërim i tij. Mendo, nëse një nga zotërimet tuaja, një lopë ose një gomar a mushkë, për shembull, do të dilte nga rruga kundër dëshirës suaj, a nuk do të zemëroheshit? Do t’a mallkonit, do t’a godisnit, dhe një vend për varrim do t’i mohonit. Kështu ndodhi me qindra mijëra njerëz në kohën e diktaturës.
Shteti që njohim është si një magazinier. Njerëzit e magazinuar përbëjnë shqetësim pafund, për shkak të kërkesës së thjeshtë për ushqim, mjekim e të gjitha nevojat, dhe mosplotësimi i tyre e pengon njeriun në kërkimin e qenies së vërtetë; e mbushin plot dashuri, frikë dhe fantazi të të gjitha llojeve, mashtrime pafund, dhe në fakt, siç thonë, marrin fuqinë e të menduarit. Nga vijnë luftërat, dhe fraksionet përveç se nga dashuria për para, dhe paratë duhet të gjenden për hir e në shërbim të trupit. Për shkak të të gjitha këtyre pengesave njeriu nuk ka kohë t’i jepet mendimit. Dhe e fundit dhe më e keqja nga të gjitha – edhe nëse është në kohë të lirë dhe e tradhton veten me disa spekulime – trupi a pushteti gjithnjë depërton, me rregulla, dekrete e ligji, duke shkaktuar trazira dhe konfuzione sa që e pengon të shohë të vërtetën. Është vërtetuar nga përvoja se nëse do të kishim mendime të pastra për ndonjë gjë, duhet të shkëputeshim nga trupi – shpirti vetë duhet t’i shohë gjërat në vetvete – pastaj njeriu do të arrijë mençurinë që dëshiron dhe për të cilën thotë se është i dashuruar. Në këtë jetë të tanishme, mendoj, ne e bëjmë qasjen më të afërt të dijes kur kemi marrëdhënie ose bashkim sa më pak të mundshme me trupin dhe nuk jemi të njësuar me natyrën trupore, por e mbajmë veten të pastër deri në orën kur dyert hapen dhe na jepet liria. Dhe kështu, duke hequr qafe marrëzinë e trupit a shtetit, ne do të jemi të pastër dhe do të flasim me të pastrit dhe do të njohim nga vetja dritën e pastër, e cila nuk është tjetër përveç drita e së vërtetës. Papastërtitë nuk lejohen. Këto janë llojet e fjalëve, të cilat dashamirët e vërtetë të dijes mund t’i thonë njëri-tjetrit dhe të mendojnë se si të varen më pak nga pushteti.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, Më pak i varur

Kthim në arsye

November 11, 2020 by dgreca

Nga Astrit LULUSHI-Si harrohet e kaluara? Duke hequr lavdinë e saj, sigurisht; duke minimizuar përpjekjet e njerëzve për liri, duke i paraqitur ata të vegjël, keqbërës, kriminelë, ose veprimet e tyre të paqëllimshme. Kështu që të tjerët sot të thonë se atëherë nuk kishte kundërshtarë, as opozitë, as dhoma torturash, as burgje, as kampe e fshatra përqëndrimi. Por dy gjëra nuk kanë ndryshuar; natyra e njerëzve për t’u dukur sikur punojnë dhe shteti. Kur hynë në një institucion sheh punonjës që qëndrojnë përpara ekraneve kompjuterikë dhe luajnë gishtat mbi tastierë. Bëjnë sikur s’të shohin. Klienti i afrohet me një përshëndetje dhe duhet të presë që vemendja e tyre të shpërqëndrohet nga punët gjoja të mëdha. Lejo që njerëzit të mendojnë se qeverisin dhe do të qeverisen. Kjo mendësi sundon kur shteti është polici, i dukshëm i padukshëm i shtrirë në  çdo qelizë. Është arsyeja që duhet thirrur për ta nxjerrë njeriun nga kjo gjendje. Si do që ta quash, çfarëdo emri t’i japësh, Shteti Policor është diktaturë e maskuar e zbutur, përkohësisht, me të njëjtën ideologji e njerëz. Do të ishte më mirë që njeriu të ishte i pa shkollë sesa të edukohej nga sundimtarët e tij, sepse arsimimi i tyre nuk është tjetër veçse ndryshimi i drejtimit të zgjedhës, si disiplina e qenit, i cili mësohet për të hequr dorë nga impulsi më i fortë i natyrës së tij, dhe në vend që ta marrë gjahun për vete, shpejton  me ‘të në këmbët e zotërisë së tij. Ekspertët dhe elita e arsimuar kanë zëvendësuar atë që funksionon me atë që tingëllon mirë. Shoqëria ishte shumë më e civilizuar para se ata të merrnin përsipër kontrollin mbi gjithçka; shkollat, burgjet, programet e mirëqenies, ministritë, gjykatat, policinë. Është koha për t’i shtyrë këta lloj mashtruesish jashtë jetës sonë dhe ta mbushim atë me arsye.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, Kthim në arsye

JEMI

November 6, 2020 by dgreca

Shkruan: Astrit Lulushi-Mrekullia e njeriut nuk është sa thellë është zhytur por sa madhështor është ngritur; jo se nga vjen, por ku shkon. Origjina e njeriut të parë nga Afrika tregon se jemi majmunë të ringjallur, jo nga engjëj të rënë, dhe përveç kësaj, ata ishin vrasës e të armatosur. Për çfarë të pyesim veten që kemi bërë? Vrasje, masakra, kemi krijuar armë e ushtri të papajtueshme. Ose kemi arritur marrëveshje, sido që të jenë, apo simfoni që rrallë mund të luhen; hapësira paqësore kemi krijuar, që shpesh mund të shndërrohen në fusha beteje; ëndrra, që rrallë mund të realizohen Të detyruar të zgjedhim, si të varfër, si të pasur, duam paranë më shumë se lirinë politike; dhe e vetmja që mund të durojë është ajo që krasitet aq shumë sa të pasurit përfitojnë nga zhveshja e të varfërve dhe të varfërit nga grabitja e të pasurve me dhunë ose vota. Një zgjedhje është tmerr moral,
aq e keqe sa një betejë pa gjak;një banjë balte për çdo shpirt të interesuar në të. Shokë, thoshte Stalini, e konsideroj plotësisht të parëndësishme se do të votoj, ose si. Ajo që është jashtëzakonisht e rëndësishme është: kush do t’i numërojë votat dhe si?! Dhe kjo krijoi bazë morale nga e cila s’ndahemi dot.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, JEMI

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 44
  • 45
  • 46
  • 47
  • 48
  • …
  • 102
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Sounds of Albania…
  • Fuqia e vërtetë…
  • Qyteza dardane në Kodren e Pecës – Kukës
  • Realiteti i përballueshmërisë për amerikanët
  • IL PICCOLO DI TRIESTE (1913) / INTERVISTA EKSKLUZIVE ME PRENK BIB DODËN, PRINCIN E MIRDITËS, MBI DORËZIMIN E SHKODRËS DHE FATIN E ARDHSHËM TË SHQIPËRISË
  • NYC Flag Raising for Albania’s Independence Day – Recognition of our Community’s Contributions and History
  • Data 10 Dhjetor shënon Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut
  • ELITEN E RE DUHET TA MBËSHTESIM
  • Në Parlamentin e Rumanisë u promovua fjalori akademik rumanisht–shqip: një ngjarje historike për dy kulturat
  • LAHUTA NE UNESCO FITORJA SHQIPTARE PERBALLE PRETENDIMEVE SERBE
  • Një reflektim mbi “Strategjinë Kombëtare të Mbrojtjes” të ShBA-së, miratuar ditët e fundit
  • “Ukrainë, paqe e pamundur me pushtuesin (Putinin)”
  • INSTITUTI I KUJTESËS KOMBËTARE SHQIPTARE NË STUTTGART
  • Presidentja Osmani priti në takim Raportuesin e Parlamentit Evropian për Kosovën, z. Riho Terras
  • ROLI I SALI BUTKËS NË SHPALLJEN E REPUBLIKËS SHQIPTARE TË KORÇËS

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT