• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PAK ARISTOTEL

May 22, 2020 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/
Emri i tij është i pavdekshëm. Në lashtësi, maqedonasit, grekët dhe ilirët e quanin të vetin, por të mëdhenjtë i përkasin gjithë botës. Aristoteli ishte një nga filozofët më të famshëm që bota ka njohur ndonjëherë. Pjesa më e madhe e punës mbi filozofinë perëndimore është vepër e tre të mëdhenjve: Sokrat, Aristotel, Platon.Aristoteli lindi diku rreth vitit 384 pes. Qyteti i tij i lindjes ishte Stagira ose Siderokafsia, që do të thotë furrë shkrirjeje ose Shkritore, në Greqinë veriore.Babai i tij ishte Nikomaku. Nëna e tij ishte Phaestis. Nikomaku ishte një mjek oborri për Amyntas II – Mbret i Maqedonisë. Nikomaku (Niko i Madhi) vdiq kur Aristoteli ishte i ri. Nuk dihet shumë për Phaestis (Shtëpiake). Besohet se edhe ajo vdiq kur Aristoteli ishte i ri.Pas vdekjes së Nikomakut, Proxenus – burri i motrës së Aristotelit, Arimneste (njeri që mban mend shumë) – u bë kujdestari i Aristotelit. Kur Aristoteli mbushi moshën 17 vjeç, Proxenus e dërgoi në Athinë, për të ndjekur arsimin e lartë. Aristoteli u regjistrua në Akademinë e Platonit dhe shumë shpejt u njoh si student i jashtëzakonshëm.Aristoteli kishte marrëdhënie të ngushta me Platonin dhe ishte një nga nxënësit e tij më të preferuar. Besohej se pas Platonit, Aristoteli do të bëhej drejtori i Akademisë. Pas vdekjes së Platonit në 347 pes, Aristoteli nuk e trashëgoi pozicionin e drejtorit sepse nuk mundi të pajtohej me disa nga traktatet filozofike të Platonit.Aristoteli shkoi i ftuar në oborrin e Hermias – një mik i Aristotelit – ku qëndroi për 3 vjet, dhe u martua me mbesën e Hermias, Pythias. Aristoteli lindi një vajzë me Pythias. Emri i vajzës ishte gjithashtu Pythias. Sipas mitologjisë, Pythia, ishte mënyra a rruga me anë të së cilës perënditë komunikonin me njeriun – orakulli i Delphic ishte gjithnjë një grua që komunikonte me Apollonin (Pallas) për të marrë shpjegimin e ëndrrave ose përgjigjen e pyetjeve që bënin vizitorët. Në 338 pes, Aristoteli u kthye në vendlindjen e tij në Maqedoni. Atje ai filloi mësimin e djalit të mbretit Phillip II. Ai djalë që ishte vetëm 13 vjeç, do të rritej për t’u bërë një njeri që bota e njeh si Aleksandrin e Madh.Në 335 pes Aleksandri u bë mbret dhe pushtoi Athinën. Kjo bëri që Aristoteli të kthehej në Athinë. Në atë kohë, Akademia e Platonit vazhdonte të ishte akoma një nga institucionet kryesore të Athinës.Aristoteli kërkoi leje nga Aleksandri dhe hapi shkollën e tij të njohur si Liceu, ku kaloi pjesën më të madhe të kohës. Ai mësoi studentë dhe vetë bëri shumë punë kërkimore dhe shkruajti gjithçka rreth tyre. Nxënësit e tij detyroheshin të ecnin rreth tij, pasi ai e kishte këtë zakon të shëtiste nëpër kampusin e Liceut ndërsa fliste e jepte mësime. Kjo është arsyeja pse nxënësit u njohën si Peripatetics ose ‘njerëz që udhëtojnë’. Studentët e Liceut ishin angazhuar në kërkime në një gamë të gjerë temash që përfshijnë matematikën, shkencën, artet, filozofinë. Ata shkruanin të gjitha ato që gjenin në dorëshkrime dhe në proces, shkolla u bë një nga bibliotekat e para të mëdha të botës antike.Pythias, gruaja e Aristotelit, vdiq në të njëjtin vit që u hap Liceu. Menjëherë pas vdekjes së saj, Aristoteli u fejua në një lidhje romantike me një grua të quajtur Herpyllis. Herpyllis ishte nga Stagira – qyteti i lindjes i Aristotelit.Historianët besojnë se Herpyllis ishte një skllave dhënë Aristotelit nga oborri i Maqedonisë. Sidoqoftë më vonë, Aristoteli e liroi Herpyllin dhe përfundimisht u martua me të.Herpylli dhe Aristoteli së bashku patën fëmijë. Djali i tyre Nikomakus (i quajtur pas babait të Aristotelit) vdiq në një betejë kur ishte akoma i ri.Besohet se për të nderuar të birin, Aristoteli e quajti veprën e tij më të famshme filozofike Etika e Nikomakut.Në vitin 323 pes Aleksandri i Madh vdiq papritmas, qeveria që ishte pro maqedonase u rrëzua. Kishte ndjenjë anti-Maqedonase në të gjithë rrethin e Athinës dhe Aristoteli kishte frikë se do të ndiqej penalisht. Mendohet se në Athinë, Aristoteli kishte shërbyer një agjent i fshehtë i Aleksandrit të Madh. Kështu, ai iku dhe u vendos në ishullin Euboea, ku qëndroi derisa vdiq.Aristoteli besonte se universi ishte i përjetshëm, pafillim e pafund.Ai ishte shumë i interesuar për zoologji, studioi me kujdes kafshët dhe i klasifikoi në dy grupe – me gjak të kuq dhe jo të kuq. Në kontekstin e sotëm kjo ndarje korrespondon me vertebrorët dhe jovertebrorët.Aristoteli gjithashtu ishte magjepsur nga biologjia detare. Ai madje disektoi kafshët detare dhe studioi tiparet anatomike të tyre. Vëzhgimet që ai bëri për jetën detare janë vërtetuat si të sakta.Aristoteli ishte i interesuar edhe për shkencat e tokës. Traktati i tij i quajtur “Meteorology” (studim mbi matjen e ajrit ose atmosferës) jep një pasqyrë të njohurive të tij. Ai identifikoi ciklet e ujit dhe madje diskutoi rreth ngjarjeve astrologjike dhe katastrofave natyrore.Qëllimi kryesor i filozofisë së Aristotelit ishte vazhdimi i një procesi të arsyetimit. Ai vëzhgoi gjërat bazuar në karakteristikat e tyre, veprimet e tyre dhe gjendjen në të cilën ndodhen.Sipas tij, disa gjëra kur krijohen, çojnë në diçka tjetër për shkak të domosdoshmërisë. Ky proces arsyetimi u cilësua më vonë si syllogjizēm.Pas rënies së civilizimit antik grek, shkrimtarët muslimanë ruajtën disa nga veprat e Aristotelit. Aristoteli, filozofia e të cilit ndikoi shumë në fetë e krishtera dhe islamike, vdiq në vitin 322 pes., 62 vjeç.

Filed Under: ESSE Tagged With: Aristotel, Astrit Lulushi

Fe, shkencë e shoqëri

May 19, 2020 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/
Që nga lashtësia, përparimi i dijes e ka bërë njeriun të ndeshet me veten. Disave gjithmonë duhet t’ia kujtosh se nuk janë në qendër të gjithçkaje. Galileo, Koperniku e të tjerët u përdorën që njeriu të mësonte se ai banonte në një planet shumë të zakonshëm në periferi të një galaktike relativisht modeste, dhe nuk ishte larg qenieve të tjera. Darvini e morri njeriun dhe e ngjiti në pemën gjenealogjike së bashku me kafshët. Njeriu u detyrua të gëlltiste krenarinë e sëmurë dhe të pranonte se ishte produkti më i fundit në univers, dhe se jeta e tij kishte filluar nga një organizëm mikroskopik. Disa zbulimeve të sotme forcojnë bindjet se Shkenca mëson; Feja mëson. Historia e re e botës nuk bën asnjë përpjekje për të kapërcyer, ose shmangur as pyetjet shpirtërore ose metafizike; një rreze drite biblike, që kalon nëpër jehonën e një miti të lashtë, në pyjet shumë të largta afrikane, për një Adam dhe Evë. Zbulimet nuk i japin fund një herë e përgjithmonë debateve midis shkencës dhe fesë, por u japin atyre hua një jetë dhe një kuptim të ri. Është interesante të mendosh se si dy forca me ide krejt të kundërta, Fe e Shkencë, mund të bashkëjetojnë.Në shoqëri ndodh pak ndryshe. Luftrat nuk pushojnë kurrë. Por krahas arsyes, bashkëjetesa shoqërore bëhet e mundshme edhe falë balancës ose tolerancës, ku herë njëra palë herë tjetra mund të kenë të drejtë, të paktën përkohësisht, një herë në katër vjet, me votime. Por, shoqëria është kaq e përçarë, me njerëz që luftojnë si në kohërat kur lufta ishte i vetmi profesion për të jetuar, apo se peshku i madh ka të drejtë të pamohueshme për t’a ngrënë peshkun e vogël dhe jo për t’u kujdesur ose për t’a marrë nënmbrojtje.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, Fe, Shkence, shoqeri

Kohë shembjesh

May 18, 2020 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/ Shteti komunist shqiptar ka patur një urretje patologjike ndaj hebrenjëve. Edhe holokaustin e kishte mohuar, përderisa shtetin e ri izraelitë nuk e kishte njohur. Kjo sepse fashizmi e nazizmi, por edhe komunizmi, ishin forca të së njëjtës natyrë që e majta nxorri. Politikat e shtetit komunist mbi qeverisjen dhe punën ishin të ngjashme me ato nazi-fashiste – “puna të çliron”, “puna të mban gjallë”, puna është lavdi”, ishin disa prej parullave të tyre. Sot e njëjta ideologji vazhdon, por e kamufluar, me pinjollët komunistë që ecin në gjurmët e të parë e të tyre. Kur filluan shkatërrimet në emër të reformave urbanistike, ata u shtriqën të kënaqur, pasi thuajse asnjë nuk foli; veprimet e tyre u panë si “punë çunash”, ashtu si aksionet e “çunakëve” gjatë kohës së luftës anti-fashiste që u kthye në luftë anti-balliste, anti-zogiste, anti-patriotike. Por këto janë çështje prindërish, problemi është me çunat e tyre sot.

Kur hoqën simbolin kombëtar, Shqiponjën, nga sheshi Zogu i zi, kjo u paraqit si një komleksitet i Berishës që e kishte vendosur Shqipen gjatë periudhës së qeverisjes së tij, pasi populli, veçanërisht rinia, ka nevojë për forcim ndjenjash kombëtare, gjysma e popullsisë ka ikur.

Po ashtu, të gjithë qeshën, por e lanë të kalojë çmendurinë e shprehur nëpër pallatet me bojra si në ndonjë fshat a qytet haitian, për të mbuluar me ngjyra varfërinë e skajshme.

Dhe tani ndodhi shembja e Teatrit Kombëtar. Shumë borxhe vërtet borxhe i kam atij Teatri. Sa herë kam hyrë pa paguar a me biletë false, pasi nuk kisha a s’gjeja, për të parë një shfaqje ose për t’u endur nëpër hollin e tij mbushur me njerëz të hijshëm fisnikë në sytë e një adoleshenti. 

Po tani pas Teatrit, kush tjetër e ka rradhën për t’u shembur? Apo ka ardhur koha për t’u ngritur?

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi

Mbret i mirë

May 16, 2020 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/

Një herë, aty rreth viteve 400 pes, Zeno nga Sirakuza i njohur si ati i paradokseve u ul në një bisedë të stilit para-sokratik me nxënësit përrreth dhe u tregoi një histori të vjetër. Ishte një përrallë me mbret, populli i të cilit ishte mësuar të trajtohej gjithmonë mirë e drejtë, por kjo e kishte bërë squllët, nuk duronte dot asnjë gjë dhe vetëm ankohej e protestonte. I pakënaqur nga kjo gjendje, mbreti shpresonte t’u jepte një mësim. Plani ishte i thjeshtë: Ai do të vendoste një gur të madh në mes të rrugës kryesore, duke bllokuar plotësisht hyrjen në qytet. Mbreti do të qëndronte i fshehur diku aty pranë për të vëshguar reagimet e tyre. Si do të përgjigjeshin? A do të bashkoheshin për ta hequr gurin? Apo do të shkurajoheshin, dhe të dëshpëruar do të ktheheshin në shtëpi? Me zhgënjim në rritje, mbreti vëzhgoi se si njerëzit njëri pas tjetrit vinin dhe kur shihnin pengesën ktheheshin e largoheshin. Ose, në rastin më të mirë, përpiqeshin me gjysmë zemre para se të hiqnin dorë. Shumë u ankuan ose e mallkuan hapur mbretin dhe gjithë të pasurit, por më kot. Pas disa ditësh, një fshatar erdhi për të shkuar në qytet. Ai pa se rruga ishte bllokuar, por nuk u largua. Ndërsa u mundua e u mundua për të hequr gurin, një ide i erdhi: shkoi në pyllin aty afër për të gjetur diçka që mund ta përdorte si levë, dhe u kthye me një degë të madhe që e përdori për të zhvendosur shkëmbin masiv nga rruga. Dhe nën shkëmb gjeti një çantë me monedha dhe një shënim nga mbreti: “Pengesa në shteg bëhet shtegu; brenda çdo pengese, një mundësi për të përmirësuar gjendjen”.

Po sikur nën Teatër në Tiranë të jetë fshehur një thesar? Por nga kush? Mbreti i mençur i përrallës së Zenos nuk ekziston, as i juaji. Prandaj Teatrin mos e prishni nëse pa gjetur më parë një mbret të mirë. Një lloj paradoksi ky, sepse mbret të mirë s’kemi njohur.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi

Kur shkruan për veten


May 16, 2020 by dgreca


Nga Astrit Lulushi/

Në prag të ikjes vjen tundimi për t’i treguar vetes një histori – të vërtetën e saj jo se nuk e di, por duhet të shkruash një vetë-biografi – për të rrumbullakosur skajet, për të pakësuar dështimet e humbjet, për t’i shtuar emrit heroizma, qofshin edhe ngjarje të rreme, të mërzitshme a të zakonshme.
Të gjithë e dinë atë histori lufte për madhështi, nga ku njeriu doli ngadhnjyes kundër të gjitha punëve dhe e vendosi veten në krye të atyre që s’ishin atëherë, e s’janë më. Megjithëse sot e shtrirë përtokë e vetme, e kaluara rrotullohet e mbështjellë me ambicie, si me batanije të trashë leshi, që rëndon e nuk ndahet nga ëndrra. Është një lloj historie ku përfundimisht talenti bëhet identitet dhe arritja, pavarësisht se ku, bëhet vlerë. Të lëshuar me lehtësi janë streset dhe tundimet, ngërçet e stomakut dhe gabimet – të gjitha gabimet – që lihen të prehen në favor të suksesit të pretenduar. Ato ishin kohëra lënë mënjëanë, por jo harruar, por që nuk përfshihen më në diskutim; një lloj shmangie publike, kur turma e verbër ishte si lajmi i keq i rremë, që mashtronte, shkelte me këmbë aq shumë, aq rëndë, ndërsa njeriu nënkëmbë shihte më mirë se ata e mallkonte. Dhe pikërisht këto janë vetëm disa nga momentet që redaktohen më shumë e zbukurohen, për të shtuar pak lavdi nē librin e shkruar për veten me kujtime të imagjinuara të fryra.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, SHKRIMI PER VETE

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 59
  • 60
  • 61
  • 62
  • 63
  • …
  • 102
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave
  • Fitoi Çmimin e Madh në Saint-Saëns International Music Competition, Prof. Ina Kosturi: “Shpaloseni talentin shqiptar nëpër botë e na bëni krenarë”
  • “Ëndrra Amerikane” në Washington DC
  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT