• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Vështirësi tranzicioni

December 15, 2018 by dgreca

2 AstritLulushi

Nga Astrit Lulushi/

Rousseau e kishte gabim. Njeriu nuk lind i lirë, por me zinxhirë skllavërie, i paditur, i paarsyeshëm nga natyra. Një jetë e ekzaminuar kërkon për kusht lirinë, në mënyrë që njeriu të jetë në gjendje të shqyrtojë, renditë, klasifikojë, përcaktojë dijet e tij, përndryshe është i paaftë të dallojë të mirën nga e keqja, të drejtën nga djalli. Të gjitha këto nuk arrihen rastësisht, kërkohen me zell. Por si duhet të edukohet njeriu me mirësi? Dhe më ngutshëm, si mund ta bëjë këtë në një kohë të keqe?
Shkolla e vesh njeriun me kostum, qepja varet nga çmimi që ka paguar. I veshur, ai tregon pamjen e jashtme, se çfarë ka brenda e di ai vetë, askush tjetër. Sepse njeriut nuk mund t’i mësohet asgjë; ai vetëm mund të ndihmohet të mësojë ato që ka brenda vetes, ashtu si foshnja që natyrshëm qan për të ngrënë, hap gojën për të pirë; dëshira është e tij, prindi vetëm sa ndihmon për t’ia plotësuar. “Shkolla jo vetëm që nuk më mësoi, por më pengoi të mësoja, dhe kjo më zemëron kur mendoj për të gjitha ato që mund të kisha mësuar vetë në shtëpi”, thoshte George Bernard Shaw, dramaturg i gjysmës së parë të shekullit të kaluar.
Arsimi është shpirti i një shoqërie ndërsa kalon nga një brez në tjetrin. Çfarëdo që të jetë shpirti, ai do të duhet të dalë, të kalojë në një farë mënyre, me vetëdije ose jo, dhe ky tranzicion mund të quhet edukim. Ajo që na duhet është të kemi një kulturë para se ta japim atë. Me fjalë të tjera, është e vërtetë, sado e trishtueshme dhe e çuditshme, se ne nuk mund të japim atë që nuk e kemi dhe nuk mund t’u mësojmë të tjerëve atë që nuk e dijmë. Një nga misionet e shkollës, që justifikon ekzistencën e saj, është të arrihet tek e vërteta, në çdo gjë. Kjo kërkon ndershmëri intelektuale, që thuajse ka munguar për një kohë të gjatë, mungon edhe sot. Sepse ne kemi mësuar ta ngatërrojmë fjalën me realitetin që fjala kërkon të përshkruajë. Fjalori ynë, ende i politizuar, është i mbushur me kuptime të shtrembëruara dhe kundërthënëse të kontrabanduara në gjuhë. Liria nuk mund të ekzistojë në një shoqëri pa dije, ashtu siç mund të shtrembërohet e keqpërdoret në shoqëri me dije të rreme. Pa të mësuarit drejt, njerëzit nuk janë në gjendje të njohin veten, e jo pastaj të drejtat e tyre.

Filed Under: Politike Tagged With: Astrit Lulushi, Vështirësi tranzicioni

Dje dhe sot

December 4, 2018 by dgreca

1-Astrit-Lulushi-286x300

Nga Astrit Lulushi/

Devijimi më i vogël nga e vërteta shumëzohet më vonë një mijëfish, ashtu si njeriu mund të bëjë gabim në jetë, por jeta kurrë nuk bën gabim me njeriun. Por ka edhe të tjera që e çojnë njeriun në të njëjtin përfundim; fuqia, pushteti tërheq të korruptuarin, pastaj e korrupton atë më tej. Shenja e parë e korrupsionit është kur qëllimi bëhet justifikim për mjetin; kur rezultati i mirë justifikon çdo gabim të kryer; një fushatë me fonde të paligjshme e shtyn një parti të mendojë se fitorja në zgjedhje do të justifikonte çdo mjet të përdorur, ose një kandidat, me qëllim për të fituar votat, bën premtime boshe.
Përkeqsimi i çdo qeverie fillon me prishjen e parimeve mbi të cilat u themelua, thotë Montesquieu. Të gjithë precedentet e këqinj, patën filluar si masa të justifikueshme.
Por le të jemi mirënjohës, sepse në qoftë se nuk mësuam shumë nga jeta, të paktën mësuam pak; nëse disa arritën të mos mësonin fare, të paktën nuk u sëmurën; nëse u sëmurën, të paktën nuk vdiqën burgjeve e internimeve, as nuk u rrezikuan. Pra, le të jemi mirënjohës, sepse kurrë më parë nuk vodhëm; edhe nëse na vodhën, të paktën nuk na morrën jetën; nëse na i morrën të gjitha, prapë nuk ishin shumë; le të jemi mirënjohës, sepse ne ishim të grabiturit dhe jo grabitësit. Ndryshe nga sot, jeta ishte e errët atëkohë, si një labirinth plot dredha, padritë, papasqyrë, plot me njerëz të verbër.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi, DJE DHE SOT

Stuhi korrupsioni

November 24, 2018 by dgreca

… korrupsioni është si një erë e ftohtë e fortë pluhuri, e nxitur nga ngasjet. Kur njeriu sheh pjesën tjetër të njerëzimit të hedhur në ligësi, ai do të donte të dilte prej saj për të jetuar i paprekur e i papërlyer nga e keqja dhe padrejtësia.

1 astrit LULUSHI

Nga Astrit Lulushi/
Korrupsioni* është shumë i vjetër si ide dhe praktikë. Mbi të gjitha, korrupsioni është tundues. Fjala vjen nga një latinishte që përkthehet si: ‘me-ngatrru’, apo ‘me-përzi’, ose një kombinim i tyre. Platoni, jo me të qeshur, u rekomandonte filozofëve që të “fshiheshin prapa një muri” për të shmangur martirizimin pakuptim të vetes. Sepse korrupsioni është si një erë e ftohtë e fortë pluhuri, e nxitur nga ngasjet. Kur njeriu sheh pjesën tjetër të njerëzimit të hedhur në ligësi, ai do të donte të dilte prej saj për të jetuar i paprekur e i papërlyer nga e keqja dhe padrejtësia. Kush e njeh çmendurinë e turmës e di që mes saj nuk ka asnjë që vepron ndershmërisht dhe asnjë që mund t’i shpëtojë dëmit. Nëse nuk do t’i ikte dot, njeriu do të ndjehej si mes kafshëve – i paaftë për t’u bashkuar me ligësinë e tyre, dhe njësoj i pazoti për t’i rezistuar ngasjes së veseve të tyre. Kur shkëputet nga turma, njeriu reflekton mbi gjithë atë që i ndodhi, dhe jeton në paqe dhe sheh punën e vet, apo rri në strehim derisa të kalojë stuhia, si ai që pret shpëtimin në det nga anija e drejtuar nga një kapiten i sprovuar. Eshtë “Anija e Shtetit”, një metaforë e famshme, që Platoni e përdor në librin e Republikës. Ai e krahason qeverisjen e një shteti me komandën e anijes dhe argumenton se i vetmi person i përshtatshëm për të qenë kapiten i saj, është njeriu dashamirës.
——
*Korrupsioni është më i zakonshëm në kleptokraci, oligarki, narko-shtete dhe shtete mafioze

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, Stuhi korrupsioni

Asimilim i individit

November 21, 2018 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/1 astrit LULUSHI

Individi është pakica më e vogël. Kur nuk i përfillen të drejtat, ai shtyhet me forcë në rrugën e përshtatjes apo asimilimit ose në udhën e kundërshtimit a protestës. Dhe pas kësaj nuk mund të pretendohet se të drejtat e tij janë të mbrojtura nga qeveria ose nga shtypja e shumicës. Një shoqëri e tillë sikur është dënuar të jetojë në një epokë të cilës i mungon arsyeja. Vendi i ngjan një klubi bilardoje, ku lejohet të luajnë, dhe të merren me politikë, vetëm njerëz të ardhur nga prindër të frikshëm, dhe nga ata që kishin frikë të shkruanin, të flisnin, të bashkoheshin dhe të kundërshtonin shkaqet që për momentin ishin të papëlqyeshme, të padurueshme, të pa imagjinueshme madje edhe për çdo vend tjetër komunist.

Nga kjo pikëpamje, është vështirë të parashikohet një demokraci e vërtetë, e pastër, që është pritur për afër 30 vjet. Për shumë vetë, shpresa të tilla po fiken, ndërsa shohin se shoqëria përfaqësohet nga një grup njerëzish me mendje të çimentuara me dije të errëta të trashëguara. Çdo 4 vjet prej tyre del një elitë, e cila krijon qeverinë dhe nuk pranon asnjë kurë për ligësitë e së kaluarës. Një ditë, nuk dihet se kur, një pasion ose interes i përbashkët ndoshta do të ndihet, një lloj komunikimi do të krijohet mes njerëzve për të grumbulluar pakënaqësitë e kundërshtimet, për të sakrifikuar një parti, ose një të padurueshëm. Historia ka treguar se “demokraci” të tilla janë bërë jo rrallë shkaqe të trazirave dhe grindjeve, pasi janë të papërputhshme me sigurinë e individit, ose me të drejtat e pronës. Përgjithësisht ato kanë patur jetë të shkurtër, ndonjëherë me fund të dhunëshëm. Politikanët teorikë, të cilët patronizojnë këtë lloj të qeverisje – shkruante James Madison* – mendojnë se duke ulur njerëzimin në një barazi të përsosur në të drejtat e tyre politike, njerëzit do të bëheshin njëkohësisht të barazvlefshëm dhe të asimiluar.
—
*James Madison (1751-1836), një nga etërit e Kushtetutës amerikane, hartuesi i Billit të të Drejtave, Presidenti i katërt i SHBA-së, dhe kundërshtar i ashpër i pushtetit të centralizuar. Ashtu si Uashingtoni e Jeffersoni, edhe James Madisoni e la presidencën, më i varfër sesa kur u zgjodh.

Sent from

Filed Under: Opinion Tagged With: Asimilim i individit, Astrit Lulushi

Mbledhës e gjahtarë

November 19, 2018 by dgreca

1-Astrit-Lulushi-286x300

Mbledhës e gjahtarë/

Nga Astrit Lulushi-Washington/

Nëse njeriu ka diçka për të luftuar, ka diçka për të jetuar. Dhe kjo varet se cili është qëllimi. Qëllimi përfundimtar për çdo njeri është të jetojë i qetë. Të gjithë kështu mendojnë, por fillimisht ka qenë ndryshe; qëllimi i errësoi sytë, njeriu harroi veten dhe synimi i vetëm u bë posti. Problemi qëndron si me rastin e gjahtarit dhe mbledhësit: Nëse një person është nisur për në shtëpi dhe gjatë rrugës i del një kafshë e egër ai e sheh si pengesë dhe e vret. Ky është mbledhësi, i cili ka një qëllim final, të mbërrijë në shtëpi. Gjahtari është ndryshe. Ai shkon në pyll për të vrarë, dhe shkon…asgjëkundi. Pyetja që njeriu duhet t’i bëjë vetes është -Jam gjahtar apo mbledhës?
Çdo thuajse 100 vjet njeriu ripërtërihet. Që prej fillimit, miliarda njerëz jane vrarë duke luftuar. Sot njerëzimi kujton kryesisht të vrarët në luftrat e fundit. T’i pyesësh a ishte luftë e drejtë, njerëzit hutohen të përgjigjen – Të marrin anën e partisë apo të kombit – dhe nëse mendojnë pak, kujtojnë flakët e një lufte shfarosëse civile që partia me ushtarët e saj e shtriu deri në kohë paqeje.
Por kohët ndryshojnë, ashtu edhe opinionet. Partizanët e nacionalistët, njëra palë i përket partisë dhe tjetra kombit. Sot ato shihen ndryshe, me dallimin se të parët ende nuk duan t’i lirojnë postet. Mendoni turpin që u rëndon, dhe ata gjithësesi nuk duan ta kuptojnë. Ata që janë të dehur me pushtet nuk mund ta braktisin atë vullnetarisht. Dhe s’ka si të ndodhë në një shoqëri, ku midis marrjes së një posti dhe rrëmbimit të një çante nuk ka ndonjë dallim.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi, Mbledhës e gjahtarë

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 72
  • 73
  • 74
  • 75
  • 76
  • …
  • 102
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave
  • Fitoi Çmimin e Madh në Saint-Saëns International Music Competition, Prof. Ina Kosturi: “Shpaloseni talentin shqiptar nëpër botë e na bëni krenarë”
  • “Ëndrra Amerikane” në Washington DC
  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT