• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Vazhdimësi

June 8, 2018 by dgreca

1 Astrit Lulushi

Nga Astrit Lulushi/

Të besosh do të thotë të mendosh, imagjinosh, dyshosh, supozosh, të arrish në një përfundim, të kuptosh. Besimi është pjesë e formimit të integritetit, i cili është thelbi i karakterit. Të besosh në diçka dhe të mos e jetosh, është e pandershme, e pafalshme ndaj vetes e tjetrit dhe ndaj jetës. Ndonëse ligjvënësit e politikanët, trashëgues të një regjimi të poshtër tiranik, përpiqen sot të shkatërrojnë qëllimisht çdo gjë që prekin, ata e vendosin veten në gjendje lufte me njerëzit, të cilët janë të çliruar nga çdo bindje, ose janë lënë për t’i zgjidhur problemet e tyre duke kërkuar çdo mënyrë, ose rrugën jashtë vendit, për të mbijetuar. Këto 30 vitet e fundit kanë treguar se e vërteta është më e rëndësishme se sa pasojat. Kjo është një nga gjërat më të vështira për t’u mësuar, ashtu si gënjeshtra nuk mund të na shpëtojë nga një gënjeshtër tjetër, prandaj dhe kjo gjendje vazhdon.

Filed Under: Komente Tagged With: Astrit Lulushi, Vazhdimësi

Hakmarrja

May 30, 2018 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/

Hakmarrja vjen në mënyra të ndryshme, si ndëshkim, dënim, dëmtim i hapur ose i heshtur, i fshehur, dëshirë e hidhur për të lënduar një tjetër për një të keqe të bërë, ose nga smira a zilia për atë që tjetri ka bërë e bën, por ai nuk është në gjendje ta bëjë nga paaftësia ose nga frika. Hakmarrja edhe trashëgohet, fshihet thellë deri në gjen. Shumë nga komunistët e djeshëm a bijtë e tyre intelektualë, sot në poste drejtuese, e kanë bërë hakmarrjen armë kundër armiqve të prindërve të tyre. Për ‘ta lufta e klasave gjenetikisht vazhdon. Dhe këtë e kryejnë në heshtje, fshehurazi, por me sukses. Hakmarrja e tyre ndaj çdo gjëje që u rikujton humbjen e privilegjeve të dikurëshme, në çdo kohë, në çdo vend, nën çfarëdo pretendimi, gjithmonë ka qenë, është  dhe do të jetë zgjidhja e fundit për të rimarrë pushtetin a sunduar. Ata drejtojnë e qeverisin autokratisht sepse duan të hakmerren, dhe duke i trajtuar njerëzit si plaçkë, e përmbushin qëllimin, këtë herë, gjoja se mbrojnë “padronin” e ri, a kapitalizmin.

Filed Under: Komente Tagged With: Astrit Lulushi, Hakmarrja

Krijesë e mjerë

May 22, 2018 by dgreca

1 Astrit Lulushi

Nga Astrit Lulushi/

Njerëzit ndjehen të pambrojtur e gjithmonë në nevojë; janë thuajse të humbur për të njohur njeri-tjetrin e botën përreth; nuk dijnë çbëjnë, enden, ngrihen në mëngjes e kthehen në mbrëmje, pa shkuar gjëkundi. Aftësia e tyre për të arsyetuar është e brishtë, sa edhe ajo për të njohur mundësitë e shumta të vendit të tyre; historinë duhet t’ua kujtosh; priren drejt gabimit, ndikohen nga çdo lloj mendimi i paarsyeshëm; edhe kur vepron, këtë e bën në mënyrë impulsive bazuar në injorancë e mendim të gabuar, në ideologji të keqe, në bullizëm ose në fjalët emocionale të të tjerëve.

Cili është fati politik i kësaj krijese kaq të mjerë? Pak lumturi mund të pritet. Më e mira që mund të shpresojë është jeta nën një tiran; më e keqja është jeta në gjendje ku dhuna, pasiguria dhe kërcënimi është  i vazhdueshëm. Cilën duhet të zgjedhë? Jetën boshe nën tirani apo jetën natyrore mes pasigurisë e frikës? Deri tani vetëm këto të dyja ka njohur. Edhe politikanët alternativë tjetër nuk kanë ofruar, ndërsa hedhin baltë mbi jetën e cila mund të bëhet e lumtur bazuar në mendim të arsyeshëm, vullnet të mirë e mirëqenie.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi, Krijesë e mjerë

Diktaturë në veprim

May 11, 2018 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/

Jeta në tokë qarkullon. Besëtytënitë, legjendat janë të lidhura me realitetin. Njeriu, kjo qenie e vetëvënë në qendër, s’është gjë tjetër veçse si çdo gjë në tokë. Shpirti kalon nga trupi në trup pas vdekjes, pavarësisht nëse është njeri a kafshë. Kur themi se kafsha mendon, bëjmë historinë tonë, dhe kafsha bën historinë e saj. Historia është e përbashkët. Të dy janë robër të këtij planeti, edhe ky vetë i mbyllur në qeli, sepse gjithësia s’është gjë tjetër veçse një burg pa anë e pafund. Prandaj ekzistojnë edhe mendime të shumta, sepse njeriu në vetmi ka kohë të mendojë.
Natyra është varr i njeriut. Njeriu ha kafshën dhe në fund kafsha bluan njeriun. Çdo gjë riclikohet. E bukura bëhet e shëmtuar dhe anasjelltas. Trupi është asgjë. Shpirti endet. Aty ku fryma hyn sendi vihet në jetë, jo vetëm njeriun, por çdo gjë. Kur fryn erë, gjethet e pemës lëvizin, për ndryshe, ato qëndrojnë në vend, bëhen pa mendim, siç ndodh me trupin pa jetë të njeriut.

Në histori ka periudha përkohësisht pa jetë, pavarësisht se si duam t’i paraqesim. Në historinë e ndonjë vendi ka edhe periudha të vdekura. Vdekja vjen kur trupi dekompozohet, kalbet. Kështu ndodh me një vend që nuk di të përtërihet, apo kur mësohet me gjendjen e nderë. Diktatura shënon gjendjen e vdekur. Asgjë nuk lëviz, çdo gjë paralizohet nga frika. Askush nuk është i qetë a i lumtur në kuptimin e vërtetë të fjalës, madje as diktatori, për të cilin, pas vdekjes, thonë se mjekët e tij e vranë. Jeta e një tirani, krahasuar me jetën e nje njeriu të thjeshtë, është aq e dëshpëruar sa pas krimeve në masë, atij nuk i mbetet gjë tjetër veç të vrasë veten. Prandaj, edhe nëse vdes natyrëshëm, gjithmonë dalin zëra që thonë se krey vetëvrasje. Këto nuk janë thjesht analogji. Edhe shkrimtarët dhe autorët e çdo gjëje artistike të periudhës depresive nën diktaturë i shërbyen qëllimit për ta bërë diktatorin të ndjehej mirë kur ky ishte i dëshpëruar. Veprat e tyre ishin fjalime drejtuar diktatorit nga njerëz plotësisht nën thundrën e tij. Ato vështirë se ishin të sinqerta, prandaj sot duhen hedhur poshtë si të rreme e të turpshme. Çdo gjë filloi me propagandë, dhe vetëm me shfarosjen e saj, kjo periudhë helmuese në rrënjë mund të marrë fund, përndryshe diktatura vazhdon.

Filed Under: Komente Tagged With: Astrit Lulushi, Diktaturë në veprim

Shpirt, mendje e materie

May 7, 2018 by dgreca

1 Astrit Lulushi

Nga Astrit Lulushi/

Mendja (intelekti), është jomateriale. Ajo është e aftë të ekzistojë pa trup, si rrjedhim, është e pavdekshme. Ky argument i shtruar nga Aristoteli rreth 350 vjet pes, ka qenë burim debatesh mes dijetarëve ndër shekuj. Një argument për ekzistencën jomateriale të mendjes shkon kështu: nëse mendja do të ishte materie, atëherë do të duhej të kishte një organ korrespondues të mendimit. Dhe meqenëse të gjitha shqisat kanë organet e tyre përkatëse në trup, atëherë mendimi do të konsiderohej si ndjenjë. Por ndjesia nuk mund të jetë kurrë e rreme, prandaj mendimi nuk mund të jetë kurrë i rremë. Dhe kjo sigurisht është e pavërtetë. Prandaj, mendja është jomateriale.

Ndoshta argumenti më i rëndësishëm është demonstrimi i Aristotelit për pavdekësinë e kësaj pjese të shpirtit a psikikës njerëzore. Ai argumenton se meqenëse mendja vepron pa organ, ajo ekziston pa trup. Dhe nëse ekziston pavarësisht nga materia, ajo nuk mund të korruptohet. Sa herë njeriu mendon se ka bërë gabim, por nuk e pranon?

Aristoteli pohon se shpirti është forma ose thelbi i çdo gjallese, dhe se nocioni i një trupi pa shpirt, ose një shpirti në trup të gabuar, është thjesht i pakuptueshëm. Duket se me termin “shpirt” Aristoteli ka dashur të thotë “fuqi jetësore”. Duke e ndarë substancën në tre kuptimet e saj (materie, formë dhe atë që përbëhet nga të dyja), Aristoteli thotë se shpirti duhet të jetë pjesa e kryesore e trupit, dhe se nuk mund të jetë materie, por prej tij materia merr jetë.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi, mendje e materie, Shpirt

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 78
  • 79
  • 80
  • 81
  • 82
  • …
  • 102
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT