At Stath Melani (1858-1917)
Nga Prof. Apostol Kotani/
Ndër klerikët ortodokse që njeh historia si martire të kombit shqiptar radhiten: Papa Kristo Negovani, At Stath Melani, Dhimiter Misha, Papa Llambro Ballamaci etj., të cilët ashtu si patriotë të tjerë të shquar të fjalës e të shkollës shqipe si Naum Veqilharxhi, Petro Nini Luarasi, Koto Hoxhi, Pandeli Sotiri e dhjetra të tjerë u përndoqën tërë jetren. Ato u burgosën, u torturuan e u helmuan ose u vranë barbarisht nga armiqtë e kombit, sidomos nga grekërit, vetëm e vetëm se donin që ashtu si në familje, edhe në shkollë e në kishë, shoqëri e kudo të flitej e të shkruhej në gjuhën shqipe, sepse luftonin kundër synimeve shoviniste, luftonin për të drejtat legjitime, lirinë, pavarësinë dhe tërësinë tokësore të Shqipërise.
Një ndër këta patriotë që nuk e mposhtën dot as ndjeket e as persekutimet e Patriarkanës së Stambollit e të regjimit të Sulltan Abdyl Hamitit, as ato të fanariotëve dhe banditëve grekë të viteve 1913-1914 e as hordhitë tradhëtare të Esat Pashë Toptanit dhe Mustafa Ndroqit, por që gjithë jetën e vet dhe të familjes e shkriu për gjuhën shqipe, për shkollen shqipe, për kishën kombëtare shqiptare, për lirinë, pavarësinë dhe tërësinë tokësore të Shqipërisë, është edhe At Stath Melani.
Veprimtaria patriotike e At Stath Melanit, e cila kap një periudhë rreth 35 vjeçare dhe u zhvillua në Stamboll, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mbi dhjetë vjet në Shqipëri, është akoma e njohur në brezat e moshuarve krahinave të Shqipërisë Jugore dhe më gjërë. Për veprimtarinë atdhetare të tij hedhin dritë një mori shkrimesh në libra, gazeta e revista të kohës, që kur ishte gjallë dhe pas rënies dëshmor për kombin shqiptar. Ai as pasurinë e gjithë botës nuk e vinte përpara detyrës së shenjtë ndaj Atdheut.
I mirënjohuri patriot, Mihal Grameno, që në vitin 1907 shkruante për të: “Atdhetar i flaktë, i zgjuar dhe trim, si një nga të paktët patriotë që përpiqeshin për të drejtat kombëtare në kohën e Sulltan Abdyl Hamitit”. Për të ka folur e shkruar me respekt Fan. S. Noli dhe shumë patriotë e bashkëluftëtarë të tij, shoqeri patriotike dhe redaksi gazetash. Veprimtaria e At Stath Melanit nuk kufizohet vetëm në fushen e propagandës e të organizimit. Ai ishte njëkohësisht edhe një luftëtar i pa epur, për më tepër një komandant çete i zoti, që paraprinte me shembullin e tij në çdo ndeshje me armiqtë. Ai ka qenë bashkëluftëtar me Riza Velçishtin, Mihal Gramenon, Çerçiz Topullin, Sali Butken, Hajredin Tremishtin, Kopi Tushemishtin, Pamdeli Çeçon, Mihal Dhosin, etj.
Më poshte jepet një letër dërguar At Stath Melanit nga patrioti Ikonom Kozma Ikonomi. Kjo letër është dërguar nga Iliasi i Himarës më 5 Mars 1917 pasi At Stathi u kthye në Shqipëri nga Amerika në fillim të vitit 1917. Letra u botua nga Dr. Thoma Qomora në gazetën Illyria të datës 27-29 Nëntor 1996, ku ndër të tjera shkruhet:
“… O i nderuari dhe i dashuri im, mik dhe shok i istikamit… të kam rixha që të tregosh shumë kujdes se me sa më thane grekërit kanë dërguar pesë spiunë (asfalios) të kishave greke e serbe për të vrarë e prerë shqiptarët. Këto m’i tha miku im Agajoti Koço Dhjako, që ia kish thënë Llambro Konduri, çobani ku kane fjetur ata të pestë. Njëri nga ata kish thene se: “Ne jemi ata qe do t’ua rregullojme samarin, prandaj ta mblidhni mendjen e të bashkoheni me ne…se atyre që kundërshtojne gjuhën greke, që duan gjuhën shqipe në të psallturë dhe në skoliat, atë gjuhë arixhifkë, do t’u presim kokën e do t’ua dërgojmë në Athinë e që atje kryepeshkopi do t’ua shpjerë në Stamboll te Patriku”. Pesë spiunat ishin: Jorgo Jankulla, Jani Maksakuli, Lefter Kakavja, Pano Perikliu dhe Sotir Jorgji. Jorgo Jankulla i pat thënë çobanit Llambro Konduri se: “Në Allvani kanë ardhur shumë njerëz nga Greqia… për të vrarë e për të prerë të gjithë ata shqiptarë të çdo feje, e sidomos myslimanë e katolikët që jane kundra kishave ortodokse të Greqise dhe Serbisë”.
O At Stathi! Mos harro fare se pabesia e grekërve dhe e serbëve nuk kanë fund. Dhamo Dhimoklisi që është vëllai im më tha se grekërit në bashkëpunim me serbët duan të hapin një shkollë për priftër ortodoksë në Shqipëri dhe jashtë saj në Kosovë e Çameri, për t’i greko-sllavizuar shqiptarët. Dhaskalët e këtyre shkollave janë përgatitur në Vallahos të Janinës, në atë lanet shkolle të “Vorioepirit”. Duhet të tregohemi syhapur se këto dy kisha të satanait kërkojnë të shkatërrojnë çdo gjë tonën. Duan të hapin edhe një shkolle greke në Himarë sepse mëtojnë se Himara është Greqi. Janë kapur rrugës duke ardhur për këtej Arhimandriti Vasil Sima dhe Ikonomi Angjel Calimaqi me një barrë librash në gjuhën greqisht, të ngarkuara në tri mushka. Përkthyes kishin Jovan Dragiçin, një serb që dinte shumë mirë greqisht dhe shqip. Me anën e atyre librave përhapet zëri për të marrë tokat tona. Kanë dhe plot harta. Kërkojnë Shqipërinë njëra deri lart mbi Vlorë ta kenë grekërit dhe pjesën tjetër ta marrin serbët. Por këta armiq i shpuri në shteg dhe i zuri të gjallë, të tre, çeta e Thanas Denit, i cili i beri çeço dhe i detyroi t’i rrëfenin të gjitha, i zbertheu avokati Neço Duka. Më tha Dhimosten Gjoka, një njeri që këtu në fshat e mbajnë si më të mençurin sepse ka qenë shumë vite në Misir se: “Në një kafene në Vlorë dëgjoi se në Permet ka ardhur një dhespot civil i quajtur Dhamaskinon, i shoqëruar nga dy vetë per t’u marrë me floras e faunas, por që fshehurazi takohen me grekomanë e fillosllavë. Bëjnë tertype për të vrarë ca njerez që nuk u shkojnë sipas uzhutit të tyre”.
Të lutem At Stathi, për të gjithë atë që kemi kaluar bashkë në kurbet, ku më shumë kemi qenë të pangrënë sea të ngrënë, ki kujdes se mos bie në pusira dhe kë për të shkuar në thikën e tyre. Unë dhe ti i jemi kushtuar Shqipërisë, prandaj e mbajmë edhe ballin lart. Erdhëm nga kurbeti për vendin tonë dhe për shqiptarët. Vatanin e kemi më të kushtuar se çdo gjë në këtë botë. Por Shqipërisë tonë o vella i është ngjitur si e pegera kisha greko-serbe e megaloidhese dhe Jugosllavise së madhe, të dyja kisha të thikaxhinjve. Ruaju Stathi! Dhe koburen e dyfekun mos i nda nga vetja se grekërit e serbët janë të pabesë, pa din e pa iman. Janë dhelpra plaka! … Të shrengoj për qafe e të puth, unë miku yt, e shoku i istikamit…”. – Ikonom Kozma Ikonomi nde Ilias, 5 Mars 1917.
Më 24 Dhjetor 1917, At Stath Melanin e kishin ftuar edhe për të meshuar me rastin e krishtlindjeve dy nga bashkëfshatarët e tij, Çoli Toka dhe Kozma Penko. Ata i shkuan në Përmet për ta marrë. Kishin marrë edhe Xhemal Lushnjen, një burrë i urtë e i ndershëm, me kalin e tij, për ta hipur mbi të. Drejtimi i rrugës ishte Përmet-Petran-Lipivan-Melan. Spiunët e grekërve njoftuan bandën e Josif Suropullit, një hajdut dhe kriminel i regjur nga armët e të cilit kishin gjetur vdekjen shumë njererz dhe kishte plaçkitur shumë të tjerë dhe shumë shtëpira.
Postkomanda e xhandarmërisë së Petranit u afroi një roje për sigurimin e udhëtimit, por fshatarët nuk e pranuan duke u thënë se neve jemi vetë që e ruajmë. Sapo mbrijtën tek e përpjeta e Lushnjes, në vendin e quajtur Balta e Kuqe e Lipivanit, papritur ranë nën zjarrin e armëve të bandës së Josif Suropullit. At Stathi tentoi të zbriste nga kali e të zinte pozicion, por nuk arriti dot pasi plumbat e armikut e goditën për vdekje. Ra nga kali dhe pas pak dha shpirt duke bëelbëezuar: “Rrofte Shqipëria e lirë. Atdhetarët do to ma marrin hakun or të poshtër”. Armiqtë nuk u mjaftuan me aq. Nën kërcënimin e vrasjes i detyruan edhe shoqëruesit të largoheshin me të shpejtë Pastaj kriminelët shkuan i prenë kokën, e futen ne nje torbe dhe u larguan drejt stanit të Budove ku fjetën atë natë. Të zotët e stanit e diktuan kokën e priftit në torbë, por nuk guxuan të ndërmerrnin ndonjë veprim. Që andej kriminelët u nisen për në Greqi për t’u vërtetuar porositësve të kishës greke se e kishin kryer krimin e vrasjes së At Stath Melanit dhe për të marrë shpërblimin e premtuar.
Lajmi i kobshëm i vrasjes së At Stath Melanit u përhap shpejt dhe bë vendin e ngjarjes erdhen me vrap fshatarët e Lipivanit, të Melanit e të Trebozishtit. Pasi fshatarët e mbështollën trupin e tij dhe e mbuluan me Flamurin Kombetar e shoqëruan në Përmet. Nuk mbeti njeri pa derdhur lot për atë atdhetar të madh, për atë klerik luftëtar të pa epur për çeshtjen kombëtare. Trupi i tij u varros me nderimet qe i takonin në Kishën e Shën Kollit.
Vrasja e At Stathit shkaktoi një valë të madhe hidhërimi në krahinat e Përmetit, Leskovikut, Kolonjës, Gjinokastrës, Tepelenës, Delvinës, Sarandës, Çamërisë, Vlorës, tek shqiptarët jashtë atdheut në SHBA dhe gjetkë. Fan S. Noli, në një shkrim të botuar në gazetën Albania më 16 Mars 1918 do të shkruante për të: “Unë nuk jam mjaft i zoti të përshkruaj shërbimet e mëdha që i ka sjelle At Stath Melani atdheut. Po historia do të pasurohet me shërbimet e tij të larta dhe të rralla. … S’ka zemër shqiptari që të mos pikëllohet. … S’ka sy shqiptari që të mos lëshojë lumë lotësh për të pavdekurin hero dhe dëshmor të madh të Shqipërisë, At Stath Melani”.(Marre nga Libri i autorit-Dergoi per Diellin Saimir Lolja)
At Stathi Melani. Portreti i një atdhetari !
Hani , ju hani! Hani e mos u ngopshi ! (fxh)/
Shkruan:Fahri XHARRA/ Gjakove/
E shikonin si prift , fliste për zotin, e predikonte të mirën, e dënonte të keqen , nuk biente në mashtrimin e kohës , nuk harlisej pas parave dhe pas të mirave që i afronin sepse e kishtje mendjën e pa ”helmuar” , e dinte dhe e thoshte haptas dhe pa frikë:” Djema! Ju më shikoni si prift, por unë nuk u linda kësisoji, por shqiptar dhe shqiptar dua të vdes” E dinte mirë që e vërteta e thënë e mbyt , i vetdijshëm që e vërteta e mbrojtur e hedhë në botën tjetër ; por , e thoshte të vërtetën .At Stathi Melani ,një atdhetar shembull ; një atdhetar që duhen t`i kenë lakminë edhe predikusit e sotëm të fesë. * Stathi Melani ishte një prift ortodoks shqiptar, pjesëmarrës i Kongresit të Manastirit, i cili vendimet e marrura në kongres për përhapje e gjuhës së njësuar letrare shqipe i zbatonte në fshatrat e Shqipërisë së jugut. Për veprimtarinë e tij patriotike ai u përndoq nga autoritetet turke që sundonin në atë kohë në Shqipëri. Edhe përkundër faktit që turqit ia dogjën tri herë shtëpinë, ai nuk e ndali veprimtarin e tij. Në të njëjtën kohë veprimtaria e tij përcillej edhe nga priftërinjtë ortodoksë grekë të cilët organizuan edhe vrasjen e tij. Kështu, më 24 Dhjetor 1917 banda e kusarëve të Josif Suropullos i zuri pritën e vrau dhe i masakroi kufomën duke i prerë kokën për t’u tërhequr vërejtjen dhe frikësuar veprimtarët e tjerë shqiptarë ortodoksë. Megjithatë vrasja dhe masakrimi i tij te të rinjtë e Shqipërisë së jugut ishte vetëm një vërtetim për rendësinë e gjuhës shqipe
Ne kohën e Lidhjës Shqiptare te Prizrenit, Stath Melani i kish lënë të 20-tat dhe kishte nisur moshën e pjekurisë. Ishin vitet e rënda të roberisë turke të Stulltan Abdyl Hamitit të Dytë, kur populli shqiptar, jo vetëm lëngonte nën zgjedhen e rëndë dhe të egër shekullore të Turqisë, por rrezikohej te zhdukej edhe si komb, nga shtimi i përpjekjeve shkombtarizuese te Portës së Lartë, si dhe nga perpjekjet e fqinjëve për coptimin e saj.
Sipas Williamsit, është tragjedi tej çdo përfytyrimi që kjo racë e madhe dhe shumë e lashtë të katandiset në këtë gjendje, e cila meriton të quhet skandali i qytetërimit europian. “Nuk është për t’u çuditur që pushtuesi otoman ndalonte çfarëdolloj gërmimesh në tokën shqiptare, që të mund t’i kujtonin popullit lavdinë e tij të dikurshme”.( Xhorxh Fred Uilliams)
Katandisja s`kishte të ndalur : ”Më të mjerët janë grupi i patriotëve të vërtetë nga Korça, që janë në ankth të madh pas shkatërrimit të shpresave të veta. Shumë prej tyre kanë punuar për vite të tëra për kauzën e tyre kombëtare dhe kanë humbur shumë prej zotërimeve të veta. Banorët e një fshati të tërë pranë Skraparit thuhet se janë masakruar. Ka mundësi, sepse ishin antigrekë. Shumica e refugjatëve po rrinë nën pemë. Këtu janë ata që u dogjën në prill, por edhe më parë nga grekët dhe që kanë ikur me korçarët” ( (Edith Durham , Vlorë, 15 korrik,1914)”
Ishte edhe Kamber Bënja që luftoi per çështjen kombëtare por me 1916 e dha jetën duke mbrojtur monumentet e kulturë së lashtë materiale ne Apolloni nga grabitjet e pushtuesve te huaj. .Dhe ne ,disa prej nesh , shumë nga ne hajmë dhe hajmë dhe nuk ngopemi.
Edhe pas shpalljës së pavarsisë ,1912, shumë figura të shquara luftuan për mbrojtjen e lirisë, pavarsisë dhe tërësisë tokësore te Shqiperise si Bilal Alipostivani që dha jetën duke luftuar kunder ushtrive greke….Pra duke jetuar ne një mjedis të tillë politiko-shoqëror, si në mergim ashtu edhe në vendlindjen e vet, At Stath Melani mori krahë dhe iu pervesh punës dhe luftës me vrull te papërmbajtur dhe me besim në fitoren e cështjes kombëtare, të terësisë tokësore e të shkollës shqipe dhe krjimit te kishës kombëtare shqiptare. Për këtë arsye lufta për gjuhën, shkollën shqipe me përmbajtje patriotike, mbeti në këtë periudhë, detyrë kryesore e Levizjes Kombëtare Shqiptare.
Duke u njohur me këto detyra te Levizjës Kombëtare të kohës At Stath Melani e vlerësoi përhapjen e gjuhës, shkollës shqipe dhe iu përvesh punës në këto fusha duke iu kundervënë hapur politikës shkombetarizuese të zbatuesve osmanllinj, Patriarkanës së Stambollit dhe Fanarit grek që e ndalonin mësimin dhe perdorimin e gjuhës shqipe në shkolla, në jetën e përditshme dhe nëkisha e xhami .
I brumosur me këto ide, Stathi pranoi te vishte petkun e priftit që kur ishte ne Amerikë me 1899 dhe po atë vit u kthye ne atdhe per t’i shërbyer atij nga afër. Petkun e priftit e veshi në Kishën e Shën Marisë së Worchesterit te SHBA, për t’u shpëtuar ndikimeve të klerit antishqiptar. Pas 9 vjetësh, me 1908 u bë edhe Ikonom (Kryeprift) ne Mitropolinë e Permetit. Por atij nuk i hynte fare ne sy hijearkia kishtare. Petkun e priftit, sikurse u tha, ai e veshi jo vetëm per bindjet tek Zoti, por edhe që te maskonte veprimtarinë patriotike në dobi te atdheut. Kjo vërtetohet jo vetëm nga veprimtaria praktike e tij por edhe nga thëniet e veta te vazhdueshme:”Djema! Ju më shikoni prift,Por unë nuk u linda kësisoj, por shqiptar dhe shqiptar dua të vdes.”
Veprimtaria patriotike e At Stath Melanit, e kap një periudhë rreth 35 vjeçare që u zhvillua ne Stamboll, ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe mbi dhjetë vjet në Shqiperi, është e njohur në brezat e krahinave te Shqiperisë Jugore dhe më gjerë. Për veprimtarinë atdhetare të tij hedhin dritë një mori shkrimesh, në libra, gazeta e revista të kohës, që kur ishte gjallë dhe pas renies deshmor, nëpërmjet te cilave është arritur të jepet një tabllo pak a shumë e plotë për veprimtarinë e këtij atdhetari.
Ai as pasurinë e gjithë botes nuk e vinte përpara detyrës së shenjtë ndaj Atdheut.
Në një letër të zbuluar dhe e botuar nga Dr.Thoma Çomora në gazetën Illyria (Nëntor1996), e shkruar për At Stathin nga Ikonom Kozma Ikonomi nga Iliasi i Himarës me 5 Mars 1917 , ku në mes tjerash thuhet:
“… O i nderuari dhe i dashuri im, mik dhe shok i istikamit… te kam rixha që të tregosh shume kujdes, se me sa më thanë, grekërit kane derguar pesë asfalios (spiune) te kishave greke e serbe per të vrarë e prerë shqiptaret. Keto m’i tha miku im Agajoti Koço Dhjako, qe ia kish thene Llambro Konduri, çobani ku kane fjetur ata te pestë. Njëri nga ata kish thene se: “Ne jemi ata qe do t’ua rregullojmë samarin, prandaj ta rimblidhni mendjen e të bashkoheni me ne…se atyre që e kundershtojnë gjuhën greke, qe e duan gjuhën shqipe nëte psallture dhe ne skoliat, ate gjuhe arixhifke, do t’u presim kokën e do t’ua dergojmë ne Athine e që atje, kryepeshkopi, do t’ua shpjere ne Stamboll te Patriku”. Pese asfaliosit ishin: Jorgo Jankulla, Jani Maksakuli, Lefter Kakavja, Pano Perikliu dhe Sotir Jorgji. Jorgo Jankulla i pat thene çobanit Llambro Konduri se: “Ne Allvani kanë ardhur shumë njerëz nga Greqia… për të vrarë e për te prerë të gjithë ata shqiptar, te çdo feje që janë kundra kishave ortodokse te Greqisë dhe Serbisë…
O At Stathi! Mos harro fare se pabesia e grekëve dhe e serbëve nuk kanë fund …. Duhet të tregohemi syhapur se këto dy kisha të satanait kerkojnë të shkatërrojnë çdo gjë tonën. Ruaju Stathi! Dhe koburen e dyfekun mos i nda nga vetja se grekët e serbët janë të pabesë,. Janë dhelpra plaka! … Te shtrëngoj për qafe e tëputh, unë miku yt, e shoku i istikamit…”
Dhe…..
Fahri Xharra
04.05.13, Gjakovë