Opinion nga Esad Gjonbalaj*/ Nju Jork/
Nga eksperienca kam mësua se puna vullnetare donë një përkushtim por edhe përkrahje morale, përkrahja gjithnjë duhet të filloj nga mesi i juaj gjegjësisht nga familja.
Puna vullnetare kërkon edhe sakrifica dhe ja që në start sërish përveç vetvetes kërkon edhe sakrificën që bën për të mirën shoqërisë të sakrifikosh edhe mirëqenien e familjes tënde. Puna vullnetare kërkon pikësëpari përkushtimin tuaj personal por edhe përkrahjen morale dhe direkte të bashkëmendimtarëve tuaj. Në këtë komunitet të madh e të fuqishëm në aspektin kombëtar njoh atdhetar dhe aktivist të pa lodhshëm që kanë sakrifikuar çdo gjë për aspektin kombëtar, kanë sakrifikuar mirëqenien e tyre e besa edhe familjen me përkushtimin e tyre jetësor. Sot në këtë komunitet asë që i zë në gojë kush këta burra dhe gra të atdheut që punuan me vite të tera për çështjen kombëtare.
Ata burra dhe gra të atdheut sot na janë “zëvendësuar” me patriotet sezonal që 1 vit punojnë e 10 pushojnë.
Çka rendon shumë përkushtimin e këtyre atdhetarëve janë shpifjet, trillimet dhe sajimet e disa pseudointelektualve ose te disa pseudopatriotëve që tentojnë tëdekorojnë shantazhojn ata që me përkushtimin e tyre jetësor edhe sot mbajnë gjallë lidhjet me vendlindjet e tyre, ndihmojnë në bazë të mundësive raste dhe çështje të ndryshme në aspektin human dhe kombëtar.
Patriotet sezonal dhe të vonuar sikur tentojnë që të zën hapin me kohen sepse në kohen e duhur ata ishin të rreshtuar në rreshtin e gabuar të çështjes kombëtare.
Sot te mbyllur ne shkretëtirën e egove të tyre dhe të izoluar nga komuniteti këta pseudopatriot dhe pseudoniteletual dalldisen në mesin tonë ku nën ombrellën e bashkimit dhe unifikimit luajnë lojën djallit duke futur përçarje dhe urrejtje me trillimet dhe sajimet e tyre të ulta.
New York
16 Shtator 2016
*Esad Gjonbalaj dhe Henry Gjonbalaj, gjate vendosjes se Shtatores te Shen Terezes prane OKB