Dorothy Law Nolte/- Dorothy Ligji Nolte (12 janar 1924 – 6 nëntor 2005) ishte një shkrimtare amerikane dhe këshilltare familjare. Ajo shkroi një poemë për rritjen e fëmijës, «Fëmijët mësojnë atë që jetojnë»/
FEMIJET MESOJNE ATË QË JETOJNË/
Nëse një fëmijë jeton me kritikë , ai mëson të dënojë. /
Nëse një fëmijë jeton me urrejtjen, mëson të sulmojë./
Nëse një fëmijë jeton me frikën , mëson të jetë i shqetësuar ./
Nëse një fëmijë jeton me mëshirën, mëson të ngushëllojë ./
Nëse një fëmijë jeton me përçmimin, mëson të jetë i ndrojtur./
Nëse një fëmijë jeton me xhelozinë, mëson se ç’është zilia./
Nëse një fëmijë jeton me turpin, mëson të ndihet fajtor./
Nëse një fëmijë jeton me inkurajimin, mëson të jetë i sigurt në
vetvete .
Nëse një fëmijë jeton me tolerancën,mëson të jetë i durueshëm.
Nëse një fëmijë jeton me lavdërimin, ai mëson të çmojë.
Nëse një fëmijë jeton me pranimin, mëson të dojë.
Nëse një fëmijë jeton me miratimin, mëson të pëlqehet.
Nëse një fëmijë jeton me mirënjohjen , mëson se është mirë që të
ketë një objektiv.
Nëse një fëmijë jeton me ndarjen, mëson gjenerozitetin.
Nëse një fëmijë jeton me ndershmëri dhe drejtësi, mëson se ç’është e
vërteta dhe drejtësia .
Nëse një fëmijë jeton me sigurinë, mëson të ketë besim në vetvete
dhe ata që e rrethojnë.
Nëse një fëmijë jeton me mirëdashësi , ai mëson se bota është një
vend i bukur në të cilin jetohet.
Nëse jetoni në qetësi , fëmija yt do të jetojë me qetësi shpirtërore.
Me çfarë po jeton fëmijën juaj ?
Përktheu: Faslli Haliti