• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

LETRA E LLAMBRO XHAVELLAS PËR ALI PASHËN :“TRADHTAR, KUSAR, DO TË HAKMERREM !”

October 16, 2017 by dgreca

1 aurencNga Aurenc Bebja*, Francë – 16 Tetor 2017/

1-ali-pashaNë librin “Voyage en Grèce, fait dans les années 1803 et 1804, par J. L. S. Bartholdy”, gjejmë një kapitull, që detajon luftën e ndërmarrë nga Ali Pashë Tepelena kundra suljotëve gjatë vitit 1792, me titull “Guerre d’Ali-Pacha contre les Souliotes”.

Në fakt, autori i këtij libri është mbështetur në veprën “A Survey of the Turkish Empire” të anglezit William Eton. Autori nuk ka folur vetë, por ka sjellë rrëfimin e një personi tjetër, që tregon se në vitin 1792, i gjendur në shërbim të Francës, në rolin e përkthyesit, u dërgua nga konsulli francez pranë Ali Pashës, në kryeqytetin e Epirit, Janinë.Në vijim, do të gjeni rrëfimin e plotë, në lidhje me shkembimet ndërmjet Llambro Xhavellas dhe Ali Pashë Tepelenës, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :…Dy ditë pasi vendosi kampin e tij ushtarak në fushat e Sulit, ai urdhëroi që të sillnin para tij kapiten Xhavellan (i zënë rob), dhe jo vetëm që i ofroi atij lirinë, por madje i propozoi që ta bënte atë “buluk-bash” të krahinës, vetëm nëse do të ndihmonte Ali Pashën që të bëhej zot i malit. Xhavella u përgjigj se, për sa kohë që ai ishte i lirë, ai ishte i gatshëm të shkonte në mal dhe të bindte mbështetësit e tij, domethënë gjysmën banorëve, që t’i nënshtrohen dhe të marrin armët kundër Bogias (Boçari); në këtë mënyrë, ai mund të fuste trupat e pashait në Tripë, ndërsa pala e kundërt do të ishte e lumtur të qëndronte në paqe pa luftuar. Pikërisht për këtë, Pashai e pyeti se çfarë garancie mund ti jepte atij në lidhje me mbajtjen e premtimit të tij :

“Djalin tim të vetëm, dymbëdhjetë vjeç – u përgjigj Xhavella – që unë do të të jap si peng, i cili është më i rëndësishëm sesa jeta ime, dhe që ti mund ta dënosh nëse unë të mashtroi.”Si rezultat, Xhavella e thirri të birin që të zbriste nga mali ; por sapo u ngjit vetë në mal, i shkroi Pashait letrën në vijim :“Ali Pasha, unë gëzohem që mashtrova një tradhtar. Tani jam këtu për të mbrojtur vendin tim kundër një kusari. Djali im do të vdesë ; por para se të shuhem, do të hakmerrem për të. Do të trajtohem si një baba i pashpirt, sepse  kam sakrifikuar birin tim për sigurinë time personale ; por unë mund t’i përgjigjem kësaj, se nëse ti do të ngjiteshe në mal, ai do të vdiste gjithsesi me të gjithë pjesën tjetër të familjes sime, dhe se nuk do të kisha qenë më këtu për të marrë hakun e tij. Nëse fitojmë, mund të kem fëmijë të tjerë : gruaja ime është ende e re ; por nëse djali im, që është i ri, nuk di të vdesë i lumtur për të mirën e vendit të tij, atëherë ai nuk meriton që të jetojë, dhe as që ta pranoi atë për djalin tim. Eja, pra, tradhtar ! Po vloj të hakmerrem, dhe jam armiku yt i papajtueshëm.”

Kapiten Xhavella

Pashai, pavarësisht tërbimit të tij, nuk e gjykoi të domosdoshme që të digjte Xhavellën e ri, dhe e dërgoi atë në Janinë, pranë djalit të tij, Veli Pashës, i cili qeversite gjatë mungesës së tij. Unë kam qenë me të kur i dërgoi atij këtë fëmijë ; ai u përgjigj të gjitha pyetjeve që i bënë, me një lloj shpirti dhe guximi, që ngjalli admirim tek të gjithë. Veli Pasha i tha atij se priste urdhërin e babait të tij për ta pjekur në hell. “Unë nuk kam frikë prej teje” – iu përgjigj fëmija ; “Babai im do të bëjë të njëjtën gjë me babanë apo me vëllanë tënd, nëse ai do të mund ti zë robër.” Atë e hodhën në një birucë, me bukë dhe ujë.

 

 

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: Aurenc Bebia, Letra e Llambro Xhavellas, per Ali Pashen

Populli shqiptar mes nacionalizmit politik dhe patriotizmit popullor

October 14, 2015 by dgreca

Nga Aurenc Bebja-France/*
Të përkufizosh « territorialisht » popullin shqiptar nuk është diçka e lehtë. Për shembull kur përdorim fjalën « Shtet », i bie të flasim në përgjithësi për shqiptarët e Shqipërisë. Ndërsa kur përdorim fjalën « Komb » nuk flasim më vetëm për shqiptarët brenda territorit të Republikes së Shqipërisë, por edhe për ata/ato që banojnë në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi apo në Greqi.
Në kohën e sotme është e zakonshme që të përdoren këto terma « Shtet dhe Komb ». Përdorimi i tyre bëhet për arsye të përjashtimit [1] të 2/3 të tokave shqiptare në 1913 nga Fuqitë e Mëdha [2] në favor të shteteve fqinje [3]. Kjo « ndarje » e nxituar territoriale mund te cilësohet si gabimi më i madh gjeopolitik apo « marrëzi e njerëzore » që është bërë në Ballkan. Ky vendim ka dëshmuar, si në të kaluarën po ashtu edhe në të tashmen, se Ballkani mbetet një zonë gjeografike e paqendrueshme, ku ka gjenerim konfliktesh etnike.
Pavarësisht tensioneve të ndryshme apo luftërave, shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë, kanë arritur të ruajnë identitetin e tyre (gjuhën dhe traditat), dhe njihen gjithmonë si të tillë, pra Shqiptarë ! Kjo vërtetohet edhe në gjuhën e përdorur në mediat ndërkombëtare, të cilat shpesh përdorin termat « shqiptarët e Kosovës », « shqiptarët e Maqedonisë », apo « shqiptarët e Malit të Zi ».
Ky identitet i popullit shqiptar vë në pah dy koncepte : nacionalizmin dhe patriotizmin. Një dallim i madh ekziston mes të dyve, dhe këtë e ka thënë dikur një lider politik francez, Charles de Gaulle [4], mjaft i njohur në arenën ndërkombëtare. Ai citon : « Patriotizmi është të duash vendin tënd. Nacionalizmi është të urresh vendin e të tjerëve ».
Populli shqiptar është shumë i lidhur me origjinën apo me territoret (tokat) e tij, me rrënjët dhe me prejardhjen e tij. Duke qenë shqiptar dhe duke u mbështetur në përkufizimin e patriotizmit të Gjeneralit De Gaulle, në qoftë se rikthehemi në të kaluarën, do të konstatojmë, pavarësisht imazhit të keq që lexojmë ndonjëherë në mediat ndërkombëtare, se shqiptarët janë popull krenar por edhe paqësor. Shqiptarët janë popull që nuk kanë hapur kurrë luftë ndaj vendeve fqinje për të pushtuar tokat e tyre.
Në të kundërt, populli shqiptar nuk ka reshtur së pushtuari prej të tjerëve, i detyruar shpeshherë të lëshojë territore. Ka pasur gjenocide ndaj shqiptarëve të Kosovës apo shqiptarëve të Greqisë (të Camërisë), dhe deri tani këto palë dhunuese nuk i kanë pranuar këto akte barbare dhe nuk ka i kërkuar falje publike popullit shqiptar.
Faktorët e përmendur më lart mund të ndikojnë te patriotizmi dhe ta kthejnë atë në nacionalizëm. Nga ky moment, politikanët shqiptarë hyjnë në skenë si « komedianë të talentuar » dhe i shpallin « dashurinë » Atdheut. Kjo « dashuri » nuk është gjë tjetër veçse një instrument politik që transformon patriotizmin në nacionalizëm dhe u mundëson atyre të egzaltojnë e manipulojnë ndjenjat kombëtare e të qëndrojnë sa më gjatë në pushtet.
Nacionalizmi është një lloj « virusi », eskluzivisht politik, që infekton patriotizmin tonë popullor. Populli shqiptar nuk ka dalë asnjëherë i fituar nga fryma nacionaliste apo nga patriotizmi i rremë. Përkundrazi, shqiptarët kanë rënë shpeshherë viktimë e këtij nacionalizmi. Një citim i Albert Einstein-it mbi nacionalizmin është shumë domethënës : « E urrej tmerrësisht heroizmin nën urdhra, dhunën e pajustifikuar dhe nacionalizmin budalla. Lufta është gjëja më e neveritshme ».
Politikanët shqiptarë, brenda dhe jashtë Republikës së Shqipërisë, vazhdojnë të mbajnë gjallë nacionalizmin dhe luajnë me ndjenjat e shqiptarëve të Kosovës, të Maqedonisë, të Malit të Zi, të Serbisë dhe të Greqisë duke u dhënë atyre shpresa të rreme mbi bashkimin e trojeve shqiptare dhe krijimin e Shqipërisë së Madhe. Sa herë që diplomacia ndërkombëtare reagon kundra nacionalizmit politik në Ballkan, liderët politikë shqiptarë të Shqipërisë, të Kosovës dhe të Maqedonisë tërhiqen dhe ndryshojnë fjalim mbi Shqipërinë e Madhe.
Si përfundim, cila rrugë mund të bashkojë popullin shqiptar :
ajo e patriotizmit popullor, e cila mund të ndërtohet rreth një shteti ligjor brenda një Europe të bashkuar për të evituar që të përjetojmë vuajtjet e të kaluarës ?
apo ajo e nacionalizmit politik (patriotizmit të rremë), e cila është e mbushur me urrejtje, racizëm, padrejtësi, korrupsion, papunësi dhe varfëri ?

Më duket se përgjigja është evidente !
*Burimi : Klara Buda Post (New York)
http://klarabudapost.com/populli-shqiptar-mes-nacionalizmit-politik-dhe-patriotizmit-popullor/#.Vh6deXrtmko
_______________________________________
[1] Me njohjen e pavarësisë së Shtetit Shqiptar në vitin 1913, Fuqitë e Mëdha dhanë 2/3 e tokave shqiptare për të kënaqur aleatët tyre, domethënë fqinjët tanë.
[2] Britania e Madhe, Franca, Rusia
[3] Greqi, Serbi, Maqedoni, Mal i Zi
[4] Ish-presidenti i Republikës së Francës (1959 – 1969)

Filed Under: Analiza Tagged With: Aurenc Bebia, mes nacionalizmit, politik dhe patriotizmit

Artikujt e fundit

  • Një reflektim mbi “Strategjinë Kombëtare të Mbrojtjes” të ShBA-së, miratuar ditët e fundit
  • “Ukrainë, paqe e pamundur me pushtuesin (Putinin)”
  • INSTITUTI I KUJTESËS KOMBËTARE SHQIPTARE NË STUTTGART
  • Presidentja Osmani priti në takim Raportuesin e Parlamentit Evropian për Kosovën, z. Riho Terras
  • ROLI I SALI BUTKËS NË SHPALLJEN E REPUBLIKËS SHQIPTARE TË KORÇËS
  • Klubi “Flas Shqip” dhe “Vatra Miami” organizuan festë madhështore në nder të Flamurit Kombëtar në Miami Florida!
  • Nxënësit e Alba Life valëvisin Flamurin Shqiptar gjer në kupë të qiellit në Bronx
  • Robert Lulgjuraj Meets with the Extraordinary History and Legacy of VATRA in New York
  • NYC Flag-Raising Ceremony at the Charging Bull on Wall Street with Mayor Eric Adams!
  • Dr. Rexhep Krasniqi, një jetë e përkushtuar për arsimin, kulturën dhe çështjen shqiptare
  • LASGUSH PORADECI, NJERIU TOKËSOR
  • ROMANI “I ARRATISURI”- VLERA TË SPIKATURA TË RRËFIMIT BASHKËKOHOR
  • E ardhmja e kombit, e përkrahur nga LAPSH-i, prindërit dhe dashamirësit e gjuhës shqipe, kremtoi 28 Nëntorin në zemër të Zvicrës
  • Libri “Fortesat e Drinit në shekujt IV–VI” 
  • NJË REFLEKTIM PERSONAL NË 10-VJETORIN E KALIMIT NË AMSHIM  TË SH. T. Imzot RROK MIRDITËS KRYEIPESHKVIT TIRANË-DURRËS

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT