• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MYSLIMANËT SHQIPTARË NUK JANË TË TURQIZUAR….*

June 11, 2018 by dgreca

DOKTOR DEMETRIUS ALEXANDRE ZAMBACO (1886) : “SHTATËZËNËSIA TEK GRATË SHQIPTARE DHE KUJDESI PËR FËMIJËN”/

– Myslimanët shqiptarë, të strehuar në malet e tyre, nuk janë aspak të turqizuar, dhe ruajnë me bashkatdhetarët e krishterë, zakone krejt të ndryshme nga ato të bashkëfetarëve prej Azie apo Afrike./

Nga Aurenc Bebja*, Francë /
image

Në dokumentin me titull “Contribution à l’étude de la femme en Orient. Dr. Zambaco, de Constantinople.”, të doktorit Demetrius Alexandre Zambaco (1832 – 1913), gjejmë një përshkrim të veçantë në lidhje me shtatëzënësinë e grave shqiptare dhe kujdesin e tyre për fëmijën, më saktësisht në faqen n°196, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

“…Do të shtoj dy fjalë për myslimanët shqiptarë, të cilët, të strehuar në malet e tyre, nuk janë aspak të turqizuar, dhe ruajnë me bashkatdhetarët e krishterë, zakone krejt të ndryshme nga ato të bashkëfetarëve prej Azie apo Afrike.

 Dhe së pari, poligamia nuk ekziston në Shqipëri. Edhe pse ka më shumë vajza sesa djem, është shumë e rrallë që një shqiptar të marrë një grua të dytë. Do të ishte një fyerje për gruan dhe të gjithë familjen e tij.Në Shqipëri nuk ka skllevër. Megjithatë hasim atje zeshkanë dhe zezakë. Ata janë pasardhës të skllevërve etiopianë, të sjellë në vend nga pashallarët dhe guvernatorët turq. Këta zezakë, absolutisht të lirë, janë malësorë të vërtetë që mbrojnë me xhelozi lirinë e tyre. Ata që pashë janë të hollë, të zgjuar, madje paraqesin të njëjtën formë të kafkës si shqiptarët.Shqiptarja, e njohur për guximin e saj, nuk duhet të bërtasë gjatë lindjes, sepse është diçka e turpshme nëse nuk përballon dhimbjen. Ajo ndërron fshehurazi rrobat e fëmijës së saj, ndoshta për të shmangur të qarat të cilat nuk mund t’i kontrollojë dot. Fakti është se fëmija vjen në botë pa dijeninë e babait, i cili mëson ngjarjen vetëm pas lindjes. Është nëna e gruas, dhe në rast mungese, gruaja më e moshuar e familjes, që kryen funksionin e mamisë.Në Shqipëri ka shumë druajtje. Pra, është e turpshme të flitet për shtatzënësinë. Gruaja e fsheh atë sa më shumë që të jetë e mundur. Një grua shtatzënë ka gjithmonë me vete një kanif, që të presë kordonin e kërthizës nëse është e nevojshme.

 Gruaja popullore punon tokën me burrin e saj deri në një periudhë shumë të vonshme të shtatzënësisë.Të porsalindurin e lajnë çdo ditë ; koka e tij qëndron e zbuluar, gjymtyrët e tij nuk bllokohen nga mbulesat, por lihen në gjendje të lirë ; fëmija rritet rehatshëm. Kështu shqiptarët i kanë këmbët e tyre të drejta dhe jo të shtrembura si shumica e osmanllinjve. Gruaja shqiptare është një shoqe e vërtetë dhe e barabartë me burrin e saj, nuk është një qenie inferiore që Perëndia ka krijuar për kënaqësinë e njeriut dhe për plotësimin e nevojave të tij natyrore.

 Në Shqipëri ka një respekt të jashtëzakonshëm për gruan më të moshuar të familjes, e cila gjithmonë pyetet për të gjitha interesat dhe aktet që kanë të bëjnë me anëtarët e saj të ndryshëm.Së fundi, zakonet shqiptare nuk lejojnë abortin siç ndodh tek myslimanët e tjerë. Kështu, gratë mund të lindin deri vonë. Ka nga ato që lindin derin në moshën 48 dhe 49 vjeç…”

*Titulli i Dielli-t

Filed Under: Histori Tagged With: Aurenc Bebja, Dr. Zambaco, Myslimanet shqiptare

MBI ORIGJINËN PELLAZGE TË SHQIPTARËVE

May 27, 2018 by dgreca

LIBRI I 1829 / RRËFIMI I ETNOLOGUT WILLIAM FREDERIC EDWARDS MBI ORIGJINËN PELLAZGE TË SHQIPTARËVE/1 Libri

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 27 Maj 2018/

Në librin me titull “Caractères physiologiques des Races humaines considérés dans leurs rapports avec l’histoire, lettre a M. Amédée Thierry”, të etnologut William Frederic Edwards (1777-1842), botuar në Paris në vitin 1829, gjejmë një përshkrim të veçantë të autorit në lidhje me origjinën pellazge të shqiptarëve, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :“…Nga dy tipet (pellazgë dhe helenë) që kemi folur, është e sigurt se i pari është i pastër; ndërsa për të dytin, jo. Ky mund të jetë rezultat i një përzierjeje të të parit me një tjetër, i panjohur për ne, sepse nuk më duket mjaft elegant (uniform) apo origjinal. Duhet të kërkohet në të gjithë Greqinë duke i dhënë këtij emri kuptim më të gjerë.

Një popull gjendet aty (në Greqi) që nuk është studiuar mjaftueshëm. Ai flet gjuhën e tij; ne nuk e dimë prej nga erdhi, as kur u vendos aty; të paktën unë nuk kam qenë në gjendje të mësoj asgjë nga ata që ishin më të arsimuar.Në disa aspekte, shqiptarët janë në Greqi ashtu siç janë baskët në të dyja anët e Pirenejeve, bretonët në Francë, galët (uellsianët) në Angli, dhe ata që flasin gjuhën « erse » në Skoci dhe Irlandë, një ‘mbetje’ banorësh të lashtë.Pse të mos i konsiderojmë si të tillë, nëse është e vërtetë që nuk gjejmë asnjë gjurmë të origjinës së tyre të huaj qoftë në traditat e tyre, në histori, apo në krahasimin e gjuhëve ?

Pse të mos jenë pasardhësit e Pellazgëve ? Kam parë shqiptarë në Venedik, madje edhe i kam pikturuar (vizatuar) ; por unë nuk do të përpiqem të vë në dukje idetë që më kanë sugjeruar, se unë nuk e di nëse kam parë tipin karakteristik të këtij populli, dhe nëse informacionet e origjinës së tyre që unë sapo kam sjellë janë të vërteta apo iluzione.

Le të shpresojmë që shkencëtarët e dërguar në të dy vendet, që kanë qenë vatrat e para të rilindjes në Evropë, do të ndërrmarin nisma të reja ekspeditash shkencore, të cilat do të rivalizojnë me ato të lundruesve, në lidhje me përcaktimin e saktë të llojeve të racave njerëzore…”

Filed Under: Histori Tagged With: Aurenc Bebja, Edwards, Origjina Pellazge, shqiptaret

Pse shqiptarët e duan Zogun I ?

May 17, 2018 by dgreca

Original caption: King Zog and Queen Geraldine of Albania in Sweden July 20, 1939 Stockholm, Sweden

COMOEDIA (1928) : “AHMET ZOGU KA BËRË PËR SHQIPËRINË, ATË QË ASNJË KRYETAR SHTETI NUK KA BËRË DERI TANI PËR VENDIN E TIJ.”/1 Zogu

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 17 Maj 2018/

“Comoedia” ka botuar, të enjten e 6 shtatorit 1928, në faqen n°3, shkrimin e shkrimtarit, romancierit dhe gazetarit, Pierre Chanlaine, në lidhje me arritjet (sukseset) e Ahmet Zogut gjatë udhëheqjes së tij .

Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë për publikun shqiptar, tekstin ekskluziv të gazetës franceze :

 E kaluara e një mbreti.

Pse shqiptarët e duan Zogun I ?

 “Z. Ahmet Zogu, President i Republikës së Shqipërisë, që prej 31 janarit 1925, sapo u shpall Mbret i Shqipërisë. Nëse disa kurora rrëzohen, të tjera shfaqen. Kompensim i merituar.Kur luftova në Shqipëri, ishte vendi më i prapambetur që ekzistonte. Një vend i bukur, ku përrenjtë kapërcejnë me gëzim pranë maleve gjigante, një vend gjithashtu simpatik. Shqiptarët e kanë mbrojtur gjithmonë gjuhën e tyre ndaj shtypjes greke apo turke. Shqiptari është besnik ; Ai e ruan nderin. Nga tradita, ai është një ushtar i mrekullueshëm. Etërit e tij luftuan në Fornovo (Fornoue) në ushtritë e Henry III, Maximilien-it dhe François I.

 Ai është i matur. Është trim. Si mund të mos e duam atë ?

Po, por para Ahmet Zogut, duhet të thuhet se vendi nuk ishte shumë i sigurtë. Ky organizëm i vogël ishte i infektuar me mikrobe – komitadjis – që e hanin atë. Nuk kishte pushtet qendror. Dhe nëse rastësisht fuqitë e mëdha do të kishin vendosur një, askush nuk do t’u bindej atyre.

 Anarkia mbizotëronte dhe lindi pyetja, pavarësisht simpatisë që shqiptarët kishin ngjallur, pavarësisht protestave të tyre të rrepta dhe legjitime, nëse do të ishim të detyruar që t’i ndajmë ata mes grekëve dhe jugosllavëve.

 Ahmet Zogu u shfaq. Dhe vendi u transformua.

 Fillimisht, ai krijon një Kushtetutë.Dy dhoma. Dhoma e Deputetëve, e zgjedhur me votim të drejtpërdrejtë nga populli ; Ajo e Senatit, në të cilën një e katërta caktohet nga Presidenti, pjesa tjetër zgjidhet si deputetët.

Presidenti i Republikës është në të njëjtën kohë President i Këshillit, si në Shtetet e Bashkuara. Ai formon Kabinetin dhe është përgjegjës për Dhomën e Deputetëve. I investuar në detyrat e tij dhe i shqetësuar nga përgjegjësitë e tij, Ahmet Zogu punon. Ai ndërtoi rrugë : atë të Durrësit për në Tiranë ; atë të Elbasanit për në Korçë ; atë të Tiranës për në Shkodër, e cila ndahet nga një urë madhështore mbi lumin Mat.

 Kompania Franceze e “Fives-Lille” ka ndërtuar dy nga këto vepra arti, midis Durrësit dhe Tiranës, për të cilat mund të jetë krenare.Këtyre rrugëve u shtohet ajo e Beratit për në Tiranë, e ndërtuar kohët e fundit, dhe ajo e Santi – Quaranta për Selanik, të cilën e kishim riparuar gjatë luftës dhe që ai e riparoi sërish.

Ahmet Zogu urdhëron që të qarkullojnë rrugëve shërbime të rregullta auto-transporti. Por, pavarësisht gjithçkaje, meqë komunikimet janë të ngadalta, ai krijoi tri linja avionësh : Tiranë, Vlorë, Korçë ; Tiranë – Shkodër, Brindisi, Vlorë.

Menjëherë, vendi u bë i sigurtë. Ahmet Zogu do t’i sigurojë atij mjete që do të mundësojnë shkëmbime. Ai po ndërton portin e Durrësit. Një kompani shqiptare është themeluar për të prodhuar energjinë hidroelektrike të nevojshme për veprimtarinë e qytetit. Një hekurudhë – e para në këtë vend – është ndërtuar mes Tiranës dhe Durrësit ; tani ajo shtrihet deri në portin e Vlorës.

Dhe pastaj, presidenti, metodikisht, por me energji, shfrytëzon – së fundi – pasurinë e tokës : bakrin e rajonit të Pukës, shfrytëzimin e naftës së Elbasanit dhe të Vlorës prej katër kompanive – një franceze, një italiane, një angleze dhe një amerikane ; peshkarexhat e gjirit të Vlorës, që një kompani franceze i ka dhënë me qera, perlat e liqenit të Ohrit, kuajt e vegjël të fushës së Mukrës (Mursisë), të cilët njihen për rezistencën e tyre dhe shitja e të cilëve në vendet fqinje është një burim fitimesh i rëndësishëm për Shqipërinë.

Industritë e vjetra – fabrikat e sapunit, rafineritë e naftës (vajit), fabrikat e duhanit dhe të alkoolit – mbrohen ; kultivimi i drithërave dhe hardhive, zhvillohet. Dhe kur një vend i organizuar tërheq vëmendjen e të tjerëve, dhe meqë duhet frymëzuar frika së bashku me admirimin, Ahmet Zogu krijoi një ushtri dhe një xhandarmëri. Oficerë italianë dhe anglezë janë përgjegjës për organizimin e njërës dhe tjetrës. Forcat e armatosura përbëjnë totalisht rreth njëzet mijë burra.

Ahmet Zogu ka bërë për Shqipërinë, atë që asnjë kryetar shteti nuk ka bërë për vendin e tij. U tha se ai kishte bërë vetëm një koloni italiane…Një interpretim i gabuar! A do t’a lejonte patriotizmi shqiptar një gjë të tillë ? Në të vërtetë, shqiptari, si të gjitha vendet në zhvillim, shfrytëzon pasurinë e tij nëpërmjet kompanive të huaja. Por konçesionet jepen në bazë të gjykimit (analizës) dhe vetëm në rast të ofertave të barabarta fitojnë kompanitë italiane.”

 Pierre Chanlaine

Filed Under: Histori Tagged With: Ahmet Zogu, Aurenc Bebja, COMOEDIA (1928), shqiperia

PRINCI GJERMAN PËR SHQIPTARET E BUKURA NË ITALI

May 13, 2018 by dgreca

RRËFIMI I PRINCIT GJERMAN, HERMANN LUDWIG HEINRICH PÜCKLER-MUSKAU, PËR SHQIPTARET E BUKURA NË ITALI/image

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 13 Maj 2018/

Në faqen n°231 të librit me titull “Mémoires et voyages du prince Puckler-Muskau. Tome V.”, botuar në vitin 1832 – 1833, në Paris, nga shtëpia botuese  “H. Fournier jeune”, gjejmë rrëfimin e princit gjerman, Hermann Ludwig Heinrich Pückler-Muskau (1785 – 1871) mbi takimin e tij me bukuroshet shqiptare në Itali.

 Çfarë mbresash i ka lënë asokohe ky takim ? Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :

arbereshe

“…Ndërkohë, vetëm kur mbërritëm në territorin napolitan, mësuam se ç’ishte udhëtimi me pozicione. Ditën e parë, qe ende e mundur të shijonim, nga lartësitë e Albanos dhe Aricias, pamjen e bukur të detit dhe fshatrave të Romës ; Madje, ne mundëm, gjatë një ngjitjeje, të dilnim nga makina (karroca), të ecnim drejt një burimi nën hije të Aricias, dhe ku biseduam për disa çaste me këto shqiptare të bukura, të cilat kishim dëshiruar aq shumë t’i njihnim.

Ne gjetëm në këtë vend, dhe sidomos në Velletri, gra kaq të bukura, me shtat dhe pamje si Junona, ku u bindëm për sistemin e kundërt që ne kishim mbështetur deri tani : që arti, madje edhe në mesin e mjeshtrave më të mëdhenj, dhe pavarësisht bukurisë dhe përmasava, qëndron mbrapa natyrës, kur merr përsipër të riprodhojë sërish jetën, ngjyrën e lëkurave dhe shkëlqimin e syve.

Duhet të besojmë se në këto male shqiptare, është përjetësuar një racë njerëzish tepër e veçantë, ku gjaku është thjesht grek dhe romak. Sa i përket formave të kësaj race, ato janë të një bukurie plastike që i takon më shumë skulpturës se sa pikturës dhe rrjedhimisht lidhet më shumë me antikën sesa me romantikën ; dhe kjo është arsyeja pse Raphaël (Rafaello) dhe shkolla romake (e artit) nuk kanë gjetur tek ato, modele për madonat e tyre.

Kur shohim njërën prej këtyre grave të ecë, hapat e saj janë të matur, shtati i hedhur mbështetet mbi kofshët e gjëra, dhe të njëjtën përmasë e gjejmë më lart, ku qafa elegante dhe e rrumbullakosur ngrihet mbi supet e gjera dhe gjoksin e fryrë. Koka dhe secila prej tipareve në veçanti ofrojnë të njëjtën madhështi si e gjithë pjesa tjetër e personit.

 Megjithatë, theksojmë se nuk duhet absolutisht të përpiqemi të detajojmë, por sidomos të përqendrohemi në efektin e tërësisë ; dhe ky efekt është aq mbresëlënës saqë është e pamundur të mendosh, qoftë dhe për një çast, të bësh shaka me një nga ato banore të maleve.Ndërkohë, nëse gjejmë pak guxim dhe nëse arrijmë, pranë burimit, të hymë në kontakt me njërën prej tyre, dallojmë që vrazhdësia e kësaj fytyre të bukur zhduket pak nga pak, ndërsa kjo lloj dashamirësie shkakton akoma më më shumë siklet se gjatë heshtjes së parë.Shqiptaret bëjnë kujdes dhe zgjedhin mirë paraqitjen e tyre, veshja e tyre e bardhë shkëlqen ; flokët e tyre të zeza, nganjëherë janë të lëshuara, nganjëherë janë të ngritura me karfica prej ari ose argjendi, ose janë të mbuluara me një vello, e cila mbron, si një çati, kokën kundra rrezeve të diellit.Shamia e tyre e bardhë zbret mbrapa shpatullave, dhe disa zonja të rrespektuara, të paktën të pesëdhjetëva, munden, nëse dëshirojnë, të jenë ende krenare për bukurinë e gjoksit të tyre.”

Filed Under: Histori Tagged With: Aurenc Bebja, ne itali, PËR SHQIPTARET E BUKURA, PRINCI GJERMAN

KRYENGRITËSJA 22 VJEÇARE, ZHANË D’ARK–A SHQIPTARE

April 30, 2018 by dgreca

LE PETIT JOURNAL (1911) : JANICA MARTINAJ, KRYENGRITËSJA 22 VJEÇARE, ËSHTË ZHANË D’ARK–A SHQIPTARE/

image

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 29 Prill 2018

 Le Petit Journal (Supplément Illustré) ka botuar, të dielën e 28 majit 1911, në ballinë, gravurën e shqiptares Janica Martinaj, kryengritëses 22 vjeçare, të cilën gazeta franceze nuk ka nguruar ta krahasojë asokohe më Zhanë d’Ark-ën.

 Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë për publikun shqiptar, shpjegimin e kësaj gravure :

 image (1)

“Shpjegimet e gravurave tona.

 Janica Martinaj, Zhanë D’Ark–a shqiptare.

 Një luftëtare e sapo zbuluar në kryengritjen shqiptare.

 Janica (Zhanë) Martinaj është vajza e një bajraktari. Pas vdekjes se babait të saj, gjatë një përleshje, djali më i rritur u thirr për ta zëvendësuar. Por trashëgimtari i fisnikut shqiptar ishte vetëm tetë vjeç. Çfarë duhej bërë atëherë ?

 – Më ndiqni ! bërtiti Janica, pasi kishte mbledhur ushtarët e babait të saj – unë do t’ju çoj drejt fitores.

 Dhe Zhanë d’Ark-a shqiptare, 22 vjeçare, vërshoi drejt armikut.

 Janica është shtatlartë dhe e fortë. Bukuria e saj magjeps kryengritësit. E armatosur me një pushkë të vjetër, të praruar me argjend dhe fildish, ajo drejton operacionet me një guxim të rrallë. Dhe, këto ditët e fundit, e pamë atë, në krye të kryengritësve që ajo udhëqeh, të sulmojë fortifikimet osmane dhe të detyrojë arratisjen e  ushtarëve të sulltanit.”

 

Filed Under: Histori Tagged With: Aurenc Bebja, Janica Martinaj, Le Petit Journal, Zhane Darka Shqiptare

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • 32
  • …
  • 39
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT