• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SËMUNDJA E MIGRENËS (MIGRAINE)

July 31, 2021 by s p

Dr. Zekri Palushi (MD)

AUSTRALI

Fjala ‘migraine’ vjen prej greqishtes, që pak a shumë do të thotë ‘dhimbje në gjysmën e kokës’. Është një problem i shpeshtë që prek 1 në çdo 10 persona. Takohet më shumë në femra, dhe përjetohet më keq prej moshave 20 dhe 50 vjeçare. Zakonisht influencohet nga kushtet ambjentale, dhe gjenetike. Nga kjo sëmundje, mendohet të kenë vuajtur njerëz famoz si, Julius Caesar, Elvis Presley, Charles Darëin, Karl Marx, Tchaikovsky, etj. Nga ana ekonomike, vetëm në vitin 2018, migrena i ka kushtuar Australisë rreth 35.7 miliardë dollarë.

SHËNJAT E NJË DHIMBJE MIGRENOZE

Një dhimbje MIGRENOZE KLASIKE, (Classic migraine), zakonisht gjendet në anën e  djathtë të kokës, dhe paraprihet nga aura, pra me ç’rregullime të pamjes (vizive),  që pasohen me ndjenjën e të vjellurit, apo me të vjella (nausea dhe vomiting). Ndërsa një tip  tjetër, është MIGRENA e ZAKONSHME (Common migraine), nuk paraprihet me të ashtquajturen ‘aura’, pra ska çrregullime vizive, në këtë rast, dhimbja e  kokës mund të shoqërohet vetëm me ndjenjën për të vjellur, ose të vjella. Ndër shenjat e tjera shoqëruese mund të përmendim edhe ndjeshmërinë ndaj dritës,  zhurmave dhe ernave të ndryshme,  përfshi parfumërat. Migrena tek fëmijët paraqitet jo si dhimbje koke, por më së shumti si dhimbje e herë-pas-hershme barku. Kohëzgjatja e një goditje (ataku) migrenoz, mund të jetë e ndryshme, në njerëz të ndryshëm, por zakonisht, ai zgjatë mbi dy orë.

KUSH E SHKAKTON MIGRENËN?

Mendohet që të shkaktohet nga zgjerimi apo enjtja e enëve të gjakut mbrenda dhe jashtë lëkurës së kokës, (scalp),  në ato njerëz, që kanë enët e gjakut shumë të ndjeshme. Si  rezultat, në këto enë gjaku, pompohet më shumë gjaku, duke dhënë ndjenjën e një pulsimi, (throbbing sensation), prandaj kjo quhet edhe ‘dhimbje vaskulare e kokës’, (vascular headache).

FAKTORË NXITËS/AKTIVIZUES, (TRIGGER FACTORS), PËR NJË ATAK MIGRENOZ MUND TË JENË:

Streset, emocionet, ernat e këqia, disa lloje ushqimesh si: djathi, portokallat, domatet, çokollatat, verërat, (sidomos vera e kuqe). Të ftohtat, si: akullore, etj., kemikate të ndryshëm që përdoren për rujatjen e ushqimeve, (food additives), si MONOSODIUM GLUTAMATE, zakonisht shkakton të ashtëquajturën, ‘dhimbje koke nga ushqime aziatike) (Asian food headache), Sodium nitrate, që shkakton të ashtquajturen ‘dhimbje koke nga sallamrat, (hot dog headache), dhe Tyraminë, që shkakton të ashtquajturën, ‘dhimbje koke, apo migrenë nga Tyramina’, si dhe rritje të tensionit. Faktorë të tjerë nxitës, mund të jenë edhe mungesa e gjumit, apo një gjumë i pamjaftueshëm, uria, strese të vazhdueshme fizike, ndryshimet hormonale (para mensturacioneve/periodave, apo marrja e kontraceptiveve, shtatzania dhe ovulacioni). Dritat e forta, ndriçimet reflektuese, përfshi ato televizive, (TV),  ndryshimet atmosferike,  zhurmat e mëdha, parfumet e forta, dehydrimi, dhe në disa njerëz, edhe kafeina. Trajtimi i dhimbjeve migrenoze të kokës konsiston në mjekimin akut  abortive, dhe terapine parandaluese (preventive therapy). Trajtimi akut, ka për qëllim që të ndalojë progresionin e atyre dhimbjeve që kanë filluar, ndërsa mjekimi preventative ka për qëllim që të reduktojë shpeshtësinë, dhe severitetinë një ataku, dhe ta bëjë atë, më të ndjeshme ndaj terapisë abortuese, e kështu, të përmirësojë kualitetin e jetës. Megjithësë ska një kuro të mirëfilltë për migrenën, prapë se prapë, kjo gjëndje mund të përmirësohet në mënyrë të konsiderueshme. Njerëzit që vuajnë nga migrena, pas çdo ataku duhet të mendojnë se çfarë mund t’ua ketë provokuar këtë atak, pra çfarë ishin duke bërë para atakut, çfarë ishin duke ngrënë apo pirë, dhe në çfarë gjendje shpirtërore, apo psikologjike ishin. Duhet të mos harrojmë se nga atake migrenoze, vuajnë dhe shumë njerëz me problem të vërtebrave të qafës (cervicale), si dhe Patent Foramen Ovale (PFO), një vrimë e vogël, që ndodhet në murin ndarës të atriumeve të zemrës, që është normale, gjatë kohës ns uterus, por që normalisht mbyllet 6-12 muaj pas lindjes. Pra këto dy raste, do të ishte shumë mirë që të përjashtoheshin si shkaktarë të migrenës.

KËSHILLIME PËR TRAJTIMIN E NJË ATAKU MIGRENOZ

Gjatë një ataku, do të ishte tepër ndihmuese marrja e MENJËHERESHME e ASPIRINËS, 1gram (nga ato që shkrihen në ujë), apo Paracetamol (për ato që smund të marrin aspirinë), si dhe një tabletë MAXOLON 10mg. Po kështu qëndrimi shtrirë, në një dhomë të qetë, të freskët e të errësuar, me një muzikë relaksuese, dhe marrja e 1L uji, apo lëngje të tjera me një energji të ulët (loë-energy sports drink), gjatë një periudhe  20 minutëshe. Të ndihmueshme mund të jenë edhe vendosja e një borse të ftohtë në ballë, dhe vendosja e një borse të ngrohtë, pas koke, dhe në qafë, e supe, shmangia e lëvizjeve, dhe leximit, apo shikimi i TV. Nëse me këto masa nuk qetësoheni, atëherë doktori juaj mund t’iu rekomandojë një nga ilaçet e grupit të TRIPTAN-ve, -siç janë: SUMATRIPTAN, 50-100mg., ose ELETRIPTAN, 40-80mg., ose NARATRIPTAN 2.5mg., ose RIZATRIPTAN 10mg (ëafer)., ose ZOLMITRIPTAN 2.5mg. Pra, një nga këto ilaçe,  mund të merret, në çdo 4 or, nëse është e nevojshme. Ky grup ilaçesh, kontrakton enët  e gjakut rreth trurit, që mendohet të jenë zgjeruar gjatë atakut,  kështu pra, qetësojnë dhimbjen e kokës. Duhet të jeni shumë të vëmendshëm nëse: dhimbja e kokës është shumë e madhe, dhe keni dobësi në njerën anë të trupit, apo  keni humbje të shikimit dhe ç’rregullime të të folurit. Në këto raste, do të ishte mirë që të thirrni urgjencën mjekësore.

TERAPIA PREVENTIVE

Për këtë qëllim, për 8-12 javë, jepen: PROPRANOLOL 20mg (në darkë), doza e të cilit mund të rritet sipas nevojës, nga 20mg, çdo javë derisa të arrihet në dozën 80mg, dy herë në ditë, ose CANDESARTAN 4-8mg, në darkë, kjo dozë mund tërritet nga 4-8 mg, çdo javë, deri në një dozë të përshtatshme, 24-32mg në ditë, ose PIZOTIFEN 0.5mg, në darkë,  e që mund të rritet deri në 1.5-3mg. Ose AMITRIPTYLINE 10mg, në darkë, ose që mund të rritet çdo javë nga 10-50mg, deri në dozën maksimale, 300mg, nëse është e nevojshme. Një zgjedhje tjetër mund të jetë edhe përdorimi i grupit të anti-epileptikeve, si- TOPIRAMATE 25mg në ditë, dozë që mund të rritet çdo javë,  derisa të arrihet në një dozë të përshtateshme prej 25-100mg, dy herë në ditë Disa përdorin edhe anti-depresant (SSRIs), por të dhënat studimore nuk e mbështesin këtë grup,  kështu pra edhe nuk rekomandohen. Megjithatë, ekzistojnë pak të dhena favorizuese për përdorimin e SNRIs (serotonin/norepinephrine reuptake inhibitor) si VENLAFAXINE, në ato pacientë me të ashtëquajturen ‘Migraine variant’, apo Migrenen Hemiplegjike.

TRAJTIMI I TË VJELLAVE NË ATAKET E RËNDA MIGRENOZE

Antiemetiketsi: PROCHLORPERAZINE, shpesh kombinohen me DIPHENHYDRAMINE, për të minimizuar riskun e AKATHISIA, (një çrregullim i lëvizjeve, dhe mos rehatit e brendshme). Ky kombinim i dhënë intra-venoz (IV), është superior ndaj SUMATRIPTANIT të dhënë nën lëkurë (SC), sigurisht në departamentet e urgjencës. Për ato që pëlqejnë të përdorin suplemente, do t’iu sygjeroja provimin e MIGRELIEF, dhe MigreLief Noë, jepen pa recetë, shumë nga pacientët e mi, janë mjaft të kënaqur me rezultatet, sidomos kur i marrin këto se bashku çdo ditë.

Filed Under: Mergata Tagged With: Australi, Dr. Zekri Palushi, Migrena

NJERZIT ME DOSJE JANË SI KUAJT’ E KARROCAVE…

February 5, 2013 by dgreca

Në 45 vjetorin e Revolucionit Kultural/ NE FOTO: LABIRINTET E PAFUND TË DOSJEVE NË SHQIPNI

Nga Fritz RADOVANI/ Të gjitha perpjekjet e një shteti komunist porsa merr frenat e drejtimit në dorë janë që me pasë një rrjetë sigurimi sa ma të madh dhe me sa ma shumë njerzë, që kanë nenshkrue me dashje apo me dhunë bashkpunimin e tyne me organet e diktaturës dhe të shpifjes antinjerzore. Kur kam pyet në vitin 1992 një shkodran Mark Uli, komunist i vjeter, që kishte ba disa deklarata nder gjyqe të viteve 1945 – 46, kunder bashkqytetarëve të rijë në moshë që nuk kishin la as duert e tyne me gjak por u pushkatuen, si shpjegohet që ju keni kerkue pushkatimin e tyne, më asht pergjegjë: “Ishte ajo kohë që nuk kemi pa me sy ma larg se deri tek maja e hundës!”

            Kur ende partia komuniste ishte në ilegalitet ajo angazhoi antarët e saj në sigurimin e shtetit, të njohuna organet e ndjekjes, në frontin demokratik, prej të cilëve shumica u pushkatuen. Ata që u zgjodhën deputetë u konsideruen tradhëtarë, e në fakt shumica e tyne ashtu ishin, mbasi kur kerkohej nderhymja e tyne per me u dorzue ndonjë qytetar që ishte arratisë nder male, gati të gjithë u kapen nga forcat e ndjekjes se “shokët deputetë” njoftonin vendin e ndodhjes së tyne.

            Vendet ku rekrutoheshin rinia apo të arrestuemit në sigurimin e shtetit ishin të shumta, tue fillue nga aksionet e hapjes së rrugëve, hekurudhave, shkollave e teknikumeve, ushtrisë dhe vendeve të preferueme të punës, e deri vonë nder disa fakultete të zgjedhuna nder shkolla të nalta e universitete. Ndersa me të arrestuemit ishte kushti i parë per dënime të “lehta”. Një nga pikat e dyshimta ku janë njollosë shumë shqiptarë asht kenë zona kufitare, pa hy me folë per marrveshjet e sigurimit shqiptar me organet e spijunazhit të shteteve fqinjë. Një fushë kaq e gjanë rrekrutimi agjentash me një veprimtari të panderpreme 47 vjeçare, ka sjellë sot tek ne një shtet pa kolonë vertebrale, të pafuqishem me qendrue as nder karroca handikapesh, mbasi i duhet me u ruejtë edhe nga fluturimi i një insekti që asht tue ngordhë mos ta kafshojnë si “hakmarrje” e veprave të tyne kriminale, që u dalin para syve në të gjitha anët e vendit, madje deri nder varreza…

            Tue perjashtue veprat terroriste të organeve të diktaturës, mbas tyne njerzit ma damsjellës të shoqnisë shqiptare kryesisht nder institucione, qendra pune e fabrika apo kooperativa dhe ferma bujqësore, janë kenë sekretarët e partisë e mbas tyne drejtorët, të cilët angazhonin me krye këto vepra jo vetem operativët e sigurimit të kudondodhun, por dhe brigadierët e turneve.

            E gjithë veprimtaria e tyne permblidhej në “Dosje”…të shefave të kuadrit, të ushtrisë, të degës së mbrendshme, të hetuesisë, të kryetarit të degës, të gjykatave, të arkivit ministrisë së mbrendshme, të gjykatës së naltë, të kuvendit popullor dhe e “njoftimeve personale të shokut komandant Enver Hoxha”, ku mbyllej “cirku” i terrorit dhe i masakrave, me dekorimin dhe urdhnat që u jepeshin vrasësve ma të “dalluar” në sherbim të krimit nga PKSh, apo PPSh…

            “Dosja” sot mbetet e mbyllun! Ajo nuk hapet se vneri i tyne, i shpifjeve dhe i krimeve ma të pergjakuna mbulon rrugat e ndertesat ma të flliquna ku kurdiseshin këto vepra makabre.

            “Dosja” sot i paraprinë zgjedhjeve, vendeve të punës e deri tek “ma të respektuemit” që ndodhen nder zyret e bizneseve në marrdhanje me të huejtë… ju lutem mos u ngatrroni me shumë nga punojsit e ambasadave, të cilët kanë edhe një dosje ma shumë: “Në sherbim të shtetit huaj…”

            Nder komunistët e vjeter “Dosja” e Ramiz Alisë asht ma e mbushuna me dollarë e euro, mbas tij vijnë zevendsit e bashkpuntorët e tij…që “nuk varen më nga kobra Nexhmije Hoxha.”, mbasi asht plakë dhe ka frikë se vdes pa e ngranë pasuninë e vume me “djersen e ballit”…

            Po mbas saj kush mujt me ia kalue këta njëzetedy vjetë? – Janë jo pak në gara…

            Me ia kalue asht e vështirë. Ajo dhe grueja e Komeinit janë ma të pasunat në Botë!

            “Dosjet” e tyne janë nen peshen e randë të disa tonelatave të arit… Kanë me ngordhë edhe dy a tre breza të tyne pa dijtë ku i kanë “as dosjet e bankave nderkombëtare”, mbasi per tjera nuk po pyet ma kush. Krimet janë “harrue”, se sigurisht u mbyllet goja me nga një çek edhe shumë “institucioneve” nderkombëtare, që po “plasin” me i hapë “Dosjet” e krimeve të komunizmit!

            Vetem me dashtë me hapë “Dosjet” e kriminelave shqiptarë, do ti duhej atyne që do të kerkonin me i lexue ato, me ua lirue Selinë e O.K.B., e nuk dij a ua nxen…me çka asht ba tek ne.

            E pra, mjaft prej “Dosjeve” i “kemi zhdukë” per mos me zanë zyret me to. Një pjesë e mirë që punuen per zhdukjen e tyne, sot betohen: “Le të dalë një dhe të thotë se unë kisha dosje, isha sekretar partie, po nuk i kam bërë një të keqe njeriu…I bëri kujt partia ynë një vrasje apo burgosje? Kurrë! Punuam në hetuesi apo në Kuvendin Popullor, në gjykata apo prokurori, firmuam ndonjë pushkatim, po “ata” ishin armiqë, e meritonin, e di gjithkushi!..”

            “Sot kemi të tjera probleme”…Kaloi 100 vjetori i Pavarsisë, tashti duhet të mendojmë per votimet, si do ti organizojmë “fitoret” të gjithë bashkë, të lidhun e të bashkuem dhe me “armiqtë” tanë, duhet me e thanë haptas nga pushtuesit turq apo sllavë neve dhe “partisë sonë” (atëherë dhe sot) “nuk na erdhi ndonjë e keqe…” Mendojnë me vete!

            Asht dhe “frika” se në atë ecjen e tyne disi të veçantë njerzit me “dosje” kanë pasaporta, patenta, automjete, motorra, aeroplana…tunele, bunkera…anije, motoskafe, dekorata, çmime…

            Nuk ka mbetë emen i nderuem e i pa nderuem pa u ba “dekoratë” apo “çmim nderi”…

            Të maskohesh me “lirinë artistike” për me provokue opinjonin asht krim fund e krye.

            Nuk ka mbetë “prof. dr. e akademik” i vjeter e i ri pa shkrue një gja per një tjeter…

            Tue fillue nga politikanët pothuej të gjithë janë ba shkrimtarë, artistë e biznesmenë…

            Shumica e tyne duken sikur merren me art e letersi...ecin të marrakotun tue mendue si të “krijojnë” vepra letrare, teatrale, tv., filmike, monumente, etj. Sigurisht, vazhdojnë mashtrimin e vjeter tue shkrue sot të kunderten e asaj që kanë shkrue dje, po tue e modifikue dhe tue ruejtë në shkrimet e tyne po ata cilësi të dobta të karakterit e të moralit të vet, që i dhanë bashkë me helm pa u kursye per 50 vjet Rinisë dhe gjithë Popullit Shqiptar. Vetem në Shqipni ndigjohet shprehja: “Vertetë e kam shkruar...por kam dashur të them...”. Sikur ajo që asht shkrue nuk thotë “asgja”.

            A kemi shumë të tillë në Shqipninë “demokratike”? – Koha po tregon se po!

            Ata janë si kuajt e karrocave…Shikojnë vetem “punen” e vet! Mos i pritni rrugen!

            Kujdes! E mundohuni, mos me i mbetë në “kujtesë” të tyne po, dhe as me ua kujtue “Fjalimin Programatik të 6 shkurtit 1967”, dita ma e zezë per të gjithë Popullin Shqiptar!!

 

            Melbourne, Shkurt 2013.

Filed Under: Opinion Tagged With: Australi, Fritz radovani, Meburn, Njerzit me Dosje

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT