Nga Ramiz LUSHAJ/Bahri Haki Hoxha është një nga senatorët e PD në Durrës e në Shqipëri. Nr. 3 e mban libreza e antarësisë së tij në PD-në e Durrësit. Ndër të parët: prej 24 dhjetorit 1990. Kësokohe ke antarësue dhe nipi i tij, Flamur Lufti Hoxha, me të cilin më 25 dhjetor, ende pa u krijue dega e PD në Durrës, e themeluan seksionin e PD në Bisht-Pallë (Porto-Romano), pasi në këtë vendbanim e kishin qëndrimin e fundit në internimin 14-vjeçar. I kishin sjellë aty nga Kukësi i Dy Drinave, pasi rregjimi i enveriadës e shënjestroi këtë derë të fisme nga Bicajt e Lumës, nga e cila kanë dalë burra të përmendun ndër kohëna si mulla Idriz Tahiri, Haki Hoxha, Lufti Hoxha, Fadil Hoxha, Bahri Hoxha,…e deri tek i sotmi, Flamur Lufti Hoxha. Ishte 5 janari i vitit 1991. Bahri Hoxha me të vetët, demokratë të vjetër e të rinj, ndër ta dhe Arben Çejku (tevona, ish ambasador i Shqipërisë në Kosovë e në Maqedoni) organizuan në Katundin e Ri në Durrës të parin miting antikomunist në zonat rurale në Shqipëri.
BOHEMA E “SENATORIT” DEMOKRAT BAHRI HOXHA
Krejt jeta e Bahri Hoxhës është demokraci shumëdimensionale: demokraci e traditës genetike familjare, demokraci e punës, demokraci e vlerave, demokraci e mbijetesës e qëndresës…Në çerek shekullin e fundit, pas Dhjetorit ’90, përjetoi Demokracinë si sistem, si regjim, si realitet. Ishte luftëtar i saj e mbetet veprimtar i saj. Prej fillimit e deri kah viti ’98 ishte në strukturat e PD, i seksionit të organizmit në degën e PD të rrethit të Durrësit. Atëherë kapërceu detin Adriatik e shkoi në Firence të Italisë. Atje rrinë familjarisht prej atëherit e dektri më sot. Emigrant i thonë. Si shqiptar i madh njihet. Kombi është zemra e tij, palca e tij, krejt venat e indet e tij. Demokracia është oksigjeni i tij, frymëmarrja e tij. Bahri Hoxha me përkushtimet e sakrificat e tij, me bohemën e tij, është një nga imazhet e demokracisë së re shqiptare.
Sivjet, si përhera, prej nga maji 2015 erdhi nga Firence e Italisë në Shqipëri. Kahmos: nga Tirana në Kukës, nga Mallakastra në Durrës, Shkodër…
Atje në Kukës është nismëtari kryesor i ngritjes së një Shtatoreje për poetin disident Havzi Nela, i fundit martir i fjalës së lirë i dënuar me varje nga rregjimi komunist në krejt Europën Lindore. Kësaj vere, ndoshta deri kah vjeshta, kur të nisin mirëfilli punë bashkia e re në Kukës ka me fillue dhe puna e ngritjes së shtatores, nga vendimmarrja, vendngritja, mbledhja e fondeve, etj.
Bahri Hoxha ishte një nga “senatorët” e fushatës të Grida Dumës në bashkinë e re të Durrësit. Ai, vullnetarisht, me zërin e ndërgjegjes e përkushtimin demokrat, me përvojën e tij të madhe në fushata e me devotshmëri në fitore punoi në Ishëm e Manëz, në Perlat e Hamallaj, për fitoren e Grida Dumës. Shumkush nga deputetë, veteranë të PD ndër vite, veprimtarë të PD që gëzuan poste e funksione shtetërore në qeverisjen e PD, iu shmangën fushatës ballore për Grida Dumën, nuk punuan me strukturat në bazë, nuk shkuan deri tek votuesi ma i thjeshtë e ma i largët. Kjo nuk ndodhi me veprimtarin fisnik Bahri Hoxha, njeri besnik i idealeve të tij demokratike, i pakthyeshëm e i pathyeshëm në rrugën e tij demokratike.
Gjatë muajve maj-qershor 2015 Bahri Hoxha iu përkushtua fushatës elektorale të demokratëve edhe në Kukës-vendlindjen e tij, në Tiranë, në Shkodër. Ai bani fushatë të mirë dhe për Grida Dumën, dhe për Halim Kosovën, dhe për Voltana Ademin, dhe për Bashkim Shehun.
Shumkush flet për mijëra vota të siguruara prej punës së tij elektorale, nga njohjet e tij të vjetra e të reja, nga përvoja e tij në gjithato fushata elektorale në Durrës, nga shembulli i tij si “senator”i PD-së, nga përkushtimet e tij. Mbi 2.000 vota i ka sigurue në këtë elektorialë për Zgjedhjet Vendore, më thotë dikush. Ndoshta dhe mbi 3.000 vota, shton një tjetër. Po, sidoqoftë nuk kanë randësi shifrat, pavarësisht se vendosin për fitoren, po shembulli i tij i veçantë që të çon gjithmonë drejt fitores elektorale. Në se do të kishim ma shumë Bahri Hoxha në Elektoriadën 2015 atëherit do të kishim dhe ma shumë kryebashkiakë fitues. Edhe në Tiranë. Edhe në Durrës. Gjithandej. Edhe të majtët në pushtet po të kishin në përballje elektorale sa ma shumë Bahri Hoxha do të kishim ma pak vota të vjedhura prej tyre.
“Senatori’ demokrat, 65 vjeçari Bahri Hoxha, qytetar i Kukësit, Durrësit e Firencës, qytetar i lirë i botës, demokrat i kohës, ban një apel panshqiptar, partiak, qytetar: Të gjithë demokratët duhet të mbështesim kryetarin e ri të PD Lulzim Basha për një fitore të demokratëve në Zgjedhjet Parlamentare 2017!