• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Juncker Ballkanit Perёndimor: Substanca para kalendarit

February 28, 2018 by dgreca

Nё intervistё pёr DW nё kuadrin e turit tё vizitave nё vendet e Ballkanit Perёndimor, kryetari i Komisionit tё BE-sё Jean-Claude Juncker, thekson nevojёn e njё perspektive tё sigurtё europiane pёr kёto vende.2 Juncker

Lidhur me njё kalendar tё mundshёm negociatash dhe antarёsimi tё vendeve tё Ballkanit Perёndimor nё BE, presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker thekson: „Gjatё tё gjitha stacioneve tё turit nё Ballkan unё nuk premtova data antarёsimi dhe as nuk do ta bёj kёtё nё ditёt e ardhshme, madje as pёr vendet qё ndёrkohё janё duke negociuar pёr antarёsimin. E gjitha varet nga substanca dhe jo nga pёrfytyrimet kalendarike. Mua mё interesojnё afatet, por jo qё prej tyre tё harrohet thelbёsorja. Kёtё e kuptuan nё Maqedoni, ndёrsa nё Shqipёri disi mё pak, sepse Shqipёria ende nuk i ka nisur negociatat. Lidhur me kёtё ne do tё japim rekomandimet tona nё prill. Por unё nuk mund ta parashikoj nga kёndvёshtrimi i sotёm se si do tё jenё kёto rekomandime, sepse duhen bёrё pёrparime thelbёsore. Ne do tё na duhet tё verifikojmё qё tani deri nё prill, nёse do tё ketё pёrparime tё mjaftueshme substanciale.”

Sa u pёrket kushteve tё antarёsimit, Juncker nёnvizon problemin e konflikteve tё pazgjidhura kufitare nё disa vende tё Ballkanit Perёndimor: „Ndёr kёto kushte bёn pjesё edhe zgjidhja e tё gjitha konflikteve kufitare nё shtetet e Ballkanit Perёndimor. Ne nuk mund t’i importojmё brenda BE-sё konfliktet kufitare. Ne duam tё sjellim stabilitet nё kёtё hapёsirё, por nuk duam qё kjo tё na shpёrblehet me destabilizim.”

Sa i pёrket emigracionit nga Ballkani Perёndimor drejt vendeve tё BE-sё Juncker thekson: „ Unё e di qё shumё kёtu po e humbasin durimin, kryesisht tё rinjtё po e humbasin durimin kёtu. Ka shumё shqiptarё, shumё maqedonas, shumё serbё qё shkojnё drejt pjesёs tjetёr tё Europёs, sepse kёtu nuk shohin mё perspektivё. Ky emigracion i inteligjencёs rajonale nuk ёshtё as nё interesin e vendeve dhe as nё interesin e BE-sё. Balkani ka nevojё pёr njё perspektivё  tё sigurtё europiane. Por e theksoj, se sё pari duhet substanca e pastaj kalendari.”

Ku konsiston dallimi mes vendeve mё tё avancuara dhe atyre ende nё pritje tё dritёs sё gjelbёr pёr hapjen e negociatave? „Serbёt negociojnё prej disa kohёsh, ndaj edhe kanё mё shumё pёrparime pёr tё komunikuar nё krahasim p.sh. me shqiptarёt, qё ende nuk kanё hyrё nё procesin e negociatave. Lidhur me ҁёshtjen e shtetit ligjor, lirinё e shtypit, reformat nё gjyqёsor, lufta kundёr pastrimit tё parasё sё kriminalitetit tё organizuar, nё tё gjitha kёto drejtime duhet tё bёhen pёrparime thelbёsore. Kёto probleme i diskutuam edhe nё Shqipёri. Atje duhet tё arrijmё shumё pёrparime, sepse hasim intensivisht me kriminalitetin e organizuar brenda vendit dhe si njё artikull eksporti jashtё vendit. Pra e kam tё qartё qё gjatё kёtij turi nuk do tё jem i dёshiruar, sepse nuk premtoj asnjё datё.”(Lars Scholtyssyk)

Filed Under: Politike Tagged With: annetaresimi BE, Ballkani Perendimor, Juckner

…Të gjithë bashkë ia dalim mbanë

November 30, 2017 by dgreca

Problematika e romëve të Ballkanit Perëndimor, e njëjtë;të gjithë bashkë ia dalim mbanë/

2 Kosturi.JPG1 Kosturoi1 ok Kosturi Vepror

Nga Arben Kosturi*/

Problematika e romëve është e njëjtë në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, ndaj duke qenë të gjithë bashkë mund t’ia dalim mbanë në gjetjen e zgjidhjeve të drejta dhe efikase. Ky ishte konkluzioni i dalë  nga konferenca e 6 shoqatave rome nga 6 vende të ndryshme, zhvilluar në qytetin e Korçës. Ndaj, nisur nga ky këndvështrim, në bashkëpunm me shoqatat e këtij rajoni, do të bëjmë të mundur zhvillimin e kapaciteteve të OJQ-ve rome dhe ndërmarrjen e nismave cilësore për shfrytëzimin sa më efikas të fondve të BE-së. Të gjitha këto kërkojnë rritjen e aftësive tona për t’iu përgjigjur reformave të Bashkimit Europian. Për këtë arsye u desh oganizimi i kësaj konference “Roaming për ngritjen e kapaciteteve të organizatave rome për financimin nga BE-ja dhe ndërtimin e partneritetit”, bashkëfinancuar nga programi Erasmus dhe BE-ja.

 Dalja nga situata

Pra, nga shoqatat tona rome kërkohet gjetja e rrugvë për dalejn sa më shpejt nga situta ku ndodhemi, e cila nuk është në nvelin e kërkesave të kohës. Ekipi i projektit ka e vërejtur se Organizatat e Shoqërisë Civile Rome në Ballkanin Perëndimor nuk kanë njohuri të mjaftueshme për fondet e disponueshme të BE-së që mund t’u ndihmojnë atyre të trajtojnë sfidat lokale, kombëtare dhe rajonale me të cilat ballafaqohet popullata e këtyre vendeve. Për më tepër, ata nuk posedojnë kapacitetin e kërkuar për të aplikuar dhe menaxhuar fonde të tilla. Komisioni Evropian dhe numri i organizatave të tjera ndërqeveritare dhe ndërkombëtare shpesh shprehin shqetësimin e tyre mbi disavantazhet dhe kushtet e vështira të jetesës së popullatës rome, por OJQ-të rome si partnerët më me përvojë dhe më të nevojshëm nuk nisin partneritete strategjike, nuk aplikojnë për fonde të BE-së dhe nuk i shfrytëzojnë fondet që janë në dispozicion. Kjo ishte dhe një nga arsyet, që unë si drejtor ekzekutiv i shoqatës rome “Disutni Albania”  Korçë, bëra çmos që  konferenca të mbahej në Shqipëri, për t’’ju treguar që ne dimë të bashkëpunojmë, të menaxhojmë, të prezantojmë problemet tona, të kërkojmë ndihmë dhe të ofrojmë gjithçka mundemi. Konferenca kishte si qëllim shkëmbimin e eksperiencave dhe përcaktimin e  mënyrave të bashkëpunimit.

Synohet

Duke pasur këtë organizim si pikënisje, ekipi i projektit ka projektuar projektin “Roaming – Ngritja e kapaciteteve të organizatave rome për financimin nga BE-ja dhe ndërtimin e partneritetit” për të krijuar një strukturë lehtësuese për shoqërinë civile (pro) rome për të marrë pjesë aktive në politikën lokale dhe kombëtare dhe procesin e vendimmarrjes dhe vendosjen e një dialogu konstruktiv dhe sistematik me autoritetet dhe OJQ-të rome për të ndikuar në politikat mbi integrimin e romëve, përfshirjen sociale, mos-diskriminimin, dialogun ndëretnik, zhvillimin socio-ekonomik dhe të drejtat e qytetarëve. Grupet kryesore të synuara të “Roaming” ishin OJQ-të aktive në rrjetin “Roma SIMURGH” – një platformë shumë e kualifikuar joformale, e krijuar për të fuqizuar OJQ-të rome dhe për të avokuar për rritjen e mundësive të punësimit, për të promovuar mjete inovative për luftë gjithëpërfshirëse kundër anti-ciganizmit, për të sfiduar konceptet e udhëheqjes brenda komunitetit rom dhe për të diskutuar haptazi për migracionet e romëve në Evropë. Përfitues të këtij projekti ishin organizatat e shoqërisë civile rome nga Ballkani Perëndimor që zhvilluan kapacitetet e nevojshme gjatë gjithë këtij procesi.

Varfër dhe papunësi te romët

Gjithashtu gjatë konferencës doli në pah se romët ballafaqohen me barriera të drejtpërdrejta dhe të tërthorta në qasjen në shërbimet publike, që rrjedhin nga kriteret e përshtatshmërisë që ata nuk mund t’i binden, mungesës së informacionit ose të kuptuarit të procedurave administrative, si dhe stigmës dhe qëndrimit të shpeshtë diskriminues nga popullata shumicë. Përjashtimi afatgjatë ka ndikuar në kushtet e tyre të jetesës, trajtimin nga popullata shumicë dhe marrëdhëniet me institucionet qeveritare. Studimet tregojnë se niveli i varfërisë në mesin e romëve është dy herë më i lartë se popullsia shumicë, ndërsa shkalla e papunësisë është tre herë më e lartë se mesatarja. Romët në Shqipëri njihen si një minoritet etnik-gjuhësor. Burimet zyrtare thonë se në Shqipëri ka rreth 1,300 romë, megjithatë burime të tjera vlerësojnë se ka deri në 120,000 Regjistrimet zyrtare në Shqipëri i njohin romët. Komunitetet rome gjenden në të gjithë vendin, kryesisht  në Shqipërinë qendrore dhe juglindore. Shqipëria iu bashkua Dekadës së Përfshirjes së Romëve në vitin 2008; Në kuadër të kësaj kornize qeveria miratoi një Plan Kombëtar të Veprimit i cili përqendrohet në arsim, punësim dhe mbrojtje sociale, strehim dhe infrastrukturë, shëndet, infrastrukturën sociale dhe mundësitë e barabarta dhe trashëgiminë kulturore. 

Ende larg standardeve evropiane

Ende romët në Shqipëri jetojnë në kushte të këqija në vendbanime, pa lidhje me infrastrukturën bazë, si uji, shërbimet elektrike dhe publike. Ka pasur raste të dëbimeve me forcë dhe rasteve në të cilat autoritetet shqiptare kanë diskriminuar romët në ofrimin e shërbimeve sociale, pagesave të mirëqenies sociale, ofrimit të infrastrukturës komunale dhe kujdesit shëndetësor.

Në përputhje me Ligjin për Arsimin në Shqipëri shkollimi është i detyrueshëm për të gjithë fëmijët mbi moshën gjashtë vjeçare. Për fat të keq, shumë fëmijë romë braktisin shkollën para se të përfundojnë tetë vitet e shkollimit të detyrueshëm. Vlerësimet jozyrtare tregojnë se frekuentimi i shkollave të mesme të romëve në Shqipëri është shumë i ulët, ndërsa 72% e fëmijëve shqiptarë ndjekin shkollën e mesme. Nuk ka bursa për të mbështetur arsimin e romëve në Shqipëri. Sipas një studimi të UNDP-së, rreth 52% e romëve nuk kanë arsim, 18% kanë vijuar vetëm disa vjet të shkollës fillore dhe vetëm 14% kanë arritur të përfundojnë shkollën fillore; vetëm 3% e të anketuarve romë kishin mbaruar shkollën e mesme dhe vetëm 4% ishin diplomuar në kolegj ose universitet. Gratë rome në përgjithësi kanë nivel më të ulët të arsimimit sesa meshkujt: 56% nuk kanë arsim, ndërsa 11% braktisin shkollën fillore. Prindërit romë kanë trajtim diskriminues nga mësuesit dhe studentët e tjerë dhe distanca të mëdha ndërmjet shtëpive dhe shkollave të tyre shihet si arsye shtesë për shkallën e ulët të shkollimit.

Fëmijët romë

Për shkak të varfërisë, shumë fëmijë romë duhet të punojnë për të kontribuar në të ardhurat e familjeve. Rreth 15% e fëmijëve romë të anketuar duhej të braktisnin shkollimin për të punuar.

Familjet rome kanë vështirësi në qasjen në kujdesin shëndetësor adekuat. Shumë fëmijë në familjet e mëdha rome vuajnë nga kequshqyerja, e cila ndikon në shëndetin e tyre të përgjithshëm dhe aftësinë për të studiuar. Shumë romë në Shqipëri nuk arrijnë të punësohen për shkak të kualifikimeve të ulëta arsimore dhe diskriminimit. Shumica e romëve mbijetojnë nga puna e rastësishme informale në bujqësi, shërbim publik dhe ndërtim me paga shumë të ulëta. Të ardhurat mesatare mujore për një familje rome janë 68 euro ndërsa në mesin e familjeve jo-rome që jetojnë në të njëjtin afërsi është 174.50 euro. Nuk ka zyrtarë të zgjedhur romë në nivel kombëtar ose lokal në Shqipëri. Megjithëse ata marrin pjesë në zgjedhje, votuesit romë përbëjnë një pjesë shumë të vogël të elektoratit. Partitë politike në përgjithësi inkurajojnë dhe mobilizojnë romët për të votuar gjatë fushatës dhe procesit të zgjedhjeve, por shpesh neglizhojnë shqetësimet e tyre pas zgjedhjes. Për të gjitha këto romët e Ballkanit Perëndimor do të bëhen të gjithë bashkë, për tia dalë mbanë

*Arben Kosturi, drejtor ekzekutiv i shoqatës “Disutni Albania” në Korccë.

* E dergoi per Diellin:Vepror Hasani

 

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Ballkani Perendimor, bashke ia dalim, romet

Ballkani Perëndimor nuk do të shndërrohet në Hotspot

March 5, 2016 by dgreca

Vendet në itinerarin ballkanik deri tani i kanë lejuar refugjatët të kalojnë tranzit. Por tani frikësohen, se shumë refugjatë mund të mbeten në këto vende – dhe shpresojnë, që Gjermania të gjejë një zgjidhje për krizën./

Nga Zoran Arbutina/

Kur të hënën (07.03) kryetarët e qeverive dhe të shteteve të BE-së dhe Turqisë do të konsultohen lidhur me zgjidhjet për krizën e refugjatëve, kjo do të ndiqet me shumë vëmendje prej të ftuarve nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Dy vende të rëndësishme përgjatë itinerarit ballkanik – Maqedonia dhe Serbia – ndonëse nuk do të jenë të pranishëm në tryezën e bisedimeve, do të ndjekin me vëmendje atë që do të diksutohet në Bruksel. Sepse jo vetëm ajo për çfarë do të bihet dakord atje, por edhe shumë çështje vetëm të menduara i kanë pasojat thuajse të drejtpërdrejta përgjatë itinerarit ballkanik.

Në intervistë për DW lidhur me ashpërsimin e politikës së mbrojtjes së kufirit të vendit të tij, komisari serb për refugjatët Vladimir Cucic e shmangu të gjithë përgjegjësinë nga vetja: “Unë ju siguroj, që vendime të tilla varen nga vendet e destinacionit të refugjatëve – Gjermania, Austria apo Suedia.” Ndërsa presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov bën të qartë: “Sapo një vend në veri të kufijve tanë i mbyll kufijtë, edhe ne do të bëjmë të njëjtën gjë.”

Një sinjal nga Perëndimi

Ky qëndrim i vendeve të Ballkanit nuk është i ri. Kështu ndodhi edhe pas samitit BE-Ballkan në tetor 2015 në Bruksel. Në këtë takim u fol për masat kundër kaosit në itinerarin ballkanik. Ende pa ardhur pjesëmarrësit sërish në shtëpi, erdhën e-maila nga Sllovenia përmes Kroacisë në Serbi e më në fund edhe në Maqedoni. Pasoja: ndnonëse në dokumentat zyrtarë ende nuk ishte përcaktuar, menjëherë u lejuan të kalojnë nga Greqia drejt veriut vetëm refugjatët nga Siria, Iraku dhe Afganistani, shpjegon Ksenija Milenkovic, drejtore e Zyrës serbe të Integrimit Europian, SEIO, në Beograd. Të gjithë të tjerëve iu ndalua udhëtimi i mëtejshëm. Pra mesazhi u kuptua qartë, thekson Milenkovic.

Griechenland Flüchtlinge an der Grenze zu Mazedonien bei IdomeniRefugjatë në kufirin me Maqedoninë

Kur Gjermania nisi diskutimin, nëse refugjatët nga Afganistani janë vërtetë refugjatë lufte, vendet e itinerarit ballkanik nuk ngurruan aspak, por menjëherë i shpallën afganët si refugjatë ekonomikë dhe i penguan të vazhdojnë udhëtimin. “Ne jemi të gatshëm t’u ndihmojmë të gjithë njerëzve gjatë tranzitit, nëse vendet ku ata synojnë të shkojnë janë të gatshëm t’i pranojnë”, thotë komisari serb për refugjatët Cucic – dhe heq çdo përgjegjësi nga vetja: “Prej kohësh flitet, që afganët të mos lejohen më të udhëtojnë më tej. Ky nuk ishte vendimi ynë.”

Harmoni e pazakontë

Rrallëherë vendet e Ballkanit kanë qenë kaq në unanimitet dhe rrallëherë ka pasur kaq shumë harmoni mes elitave politike dhe popujve përgjatë itinerarit ballkanik, sa aktualisht lidhur me temën e refugjatëve. Pothuajse njëzëri përsërisin Greqia, Maqedonia, Serbia, Kroacia dhe Sllovenia, se ne nuk jemi destinacioni. Refugjatët vetëm duan të vazhdojnë udhëtimin dhe ne vetëm ofrojmë ndihmë logjistike. Në harmoni të pazakontë Shkupi, Beogradi dhe Zagrebi theksojnë vazhdimisht: “ne me siguri që nuk do të shndërrohemi në Hotspot.”

“Thuhet se ne jemi vetëmnjë vend tranziti, refugjatët duan te vazhdojnë udhëtimin për në Gjermani, ai është për ta vendi i ëndërruar, ne s’kemi të bëjmë me këtë.” Kështu e shpjegon qendrimin e vendeve të rajonit Andjelko Milardovic nga instituti për migracionin në Zagreb. Edhe shifrat e konfirmojnë këtë: vitin e kaluar sipas vlerësimeve të vendeve ballkanike kanë kaluar përmes këtij itinerari mbi 800.000 refugjatë, por në Maqedoni janë parashtruar vetëm 1578 kërkesa për azil, në Serbi tetë dhe në Kroaci, një vend anëtar i BE-së vetëm 211.

Për muaj me radhë qindra mijëra refugjatë janë përcjellë në kufijtë e tjerë deri në “vendet pritëse”, siç i quajnë në itinerarin Ballkanik Austrinë, Gjermaninë apo Suedinë.

Tani mbizotëron frika

Ndërkohë situata ka ndryshuar: qëkurse Austria në fillim të shkurtit deklaroi, se do të pranojë çdo ditë vetëm 80 kërkesa për azil dhe ka përcaktuar një kuotë maksimale vjetore prej 37.500, vendet e tranzitit janë alarmuar. Askush nuk do, që refugjatët të mbeten në vendin e vet. Në Maqedoni kufiri me Greqinë po bllokohet, ndërsa Kroacia po mendon të dërgojë ushtrinë për mbrojtjen e kufijve. E madje edhe vendet, që deri tani kanë qenë të paprekur nga vala e refugjatëve, po shqetësohen nga mundësia e gjetjes së rrugëve alternativë. Ministrja shqiptare e Integrimit Klajda Gjosha tërheq vëmendjen, për një “numër të madh” refugjatësh, që presin të lejohen të kalojnë në Shqipëri, ndërsa kryeministri bullgar Boiko Borissow ka udhëzuar stërvitje të përbashkëta të policisë dhe ushtrisë në rajonet kufitare me Greqinë dhe Maqedoninë.

Tani qeveritë e vendeve përgjatë itinerarit ballkanik presin me interes rezultatet e samitit BE – Turqi. Të gjithë e kanë përqendruar vëmendjen tek Gjermania. “Gjermania është shteti më me influencë në BE dhe destinacioni i shumicës së refugjatëve. Në vend që të llogarisë me kuota dhe të përpiqet t’i bllokojë refugjatët, Gjermania ka tani shansin, të gjejë një zgjidhje parimore dhe gjithëpërfshirëse për krizën e refugjatëve”, thekson sociologu beogradas dhe blogger-i Dario Hajric duke përmbledhur kështu pritshmëritë e Serbisë. Nëse nuk arrihet, kjo, do të vazhdojë izolimi i Europës, thotë Hajric. Ai paralajmëron: “Nëse Europa vendos të ndjekë Hungarinë dhe të vazhdojë të ndërtojë mure, atëherë do të mbetet një shoqëri e shëmtuar: vetëm me ksenofobinë e saj.”

Filed Under: Featured Tagged With: Ballkani Perendimor, në Hotspot, nuk do të shndërrohet

  • « Previous Page
  • 1
  • 2

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT