• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“RRETHIMI I SHKODRËS”I BARLETIT TANI NE ANGLISHT” THE SIEGE OF SHKODRA”

January 30, 2013 by dgreca

PËRKUJTOHET HEROI KOMBËTAR SKËNDERBEU DHE BËHET NJOHJA E PARË NË SHBA ME BOTIMIN NË GJUHËN ANGLISHT TË LIBRIT “THE SIEGE OF SHKODRA” TË MARIN BARLETIT “RRETHIMI I SHKODRËS”/

/NGA ARDIAN MURRAJ/

 Një veprimtari për Skënderbeun në kujtim të 545-vjetorit të vdekjes si dhe njohja me botimin më të ri “Rrethimi i Shkodrës” ishin dy tematika të simpoziumit të mbajtur në bibliotekën e qytetit të Usterit, Masaçusets,New England, me bashkëkombasit shqiptarë, shkrimtarë, historianë, shkencetarë, poetë dhe artistë dhe gazetarë nga Usteri e Bostoni si dhe miqtë e shteteve fqinjë nga New York, Connecticut dhe Rhode Island. 

Organizatorët Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane (LQSHA) dhe Shoqata Atdhetare Kulturore KOMBI synuan që të sjellin në kohë vlera të rëndësishme të historisë së shqiptarëve e cila me Heroin Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeun si figurë botërore janë një pjesë e historisë së shquar të tyre. Dokumenta historike për Skënderbeun, qëndresën shqiptare, arbëreshët, pushtimin pesë shekullor, pavarësinë 1912-ës, e më pas Luftën e Dytë Botërore, diktaturën 50 vjeçare komuniste, erën e demokracisë me tërsinë e problemeve të saj si dhe kontributin e shkrimeve dhe të letersisë të shkruar në shqip dhe të përkthyer në anglisht e sollën gjatë veprimtarisë referues dhe ligjërues të njohur tashmë në diasporë.

Artur Vrekaj, kryetar i shoqatës Atdhetare Kulturore Kombi përshëndeti pjesëmarrësit si dhe drejtoi mbarëvajtjen e Simpoziumit që në fillim u shpreh:-“ Sot nderojmë heroin Kombetar Gjergj Kastrioti Skënderbeun në 545- vjetorin e vdekjes dhe promovimin e librit “Rrethimi i Shkodrës” (në anglisht). Falenderojmë për pjesëmarrjen z. Joseph DioGuardi Kryetar i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane (Nju Jork), një ambasador i çështjes shqiptare për 25 vjet nga brigjet e Adriatikut ku ne lindëm në verilindje të Atlantikut ku ne shqiptarët zgjodhëm të rrojmë, ku shqiptarët ndër breza jetojnë dhe trashëgojnë Historinë Botërore të Skënderbeut si kampion i lirisë, i flamurit dhe i krishtërimit. Ne i urojmë mirësardhjen zonjës Shirley Cloyes DioGuardi , Këshilltare e Çështjes Shqiptare për Ballkanin e LQSHA. Sinqerisht, ne nuk mund të gjejmë nje çift si Dioguardët që kanë punuar kaq shumë për çështjen shqiptare. Më gjeni një çift që familja e tyre të përmbledh tre kombe, amerikane, italiane dhe shqiptare… Në vitin 1929, babai i tij vjen në Nju Jork në moshën 15 vjeçare nga Greci, nje nga fshatrat arbereshe te Italise ku u sistemuan ushtaret e Skenderbeut pas thyerjes se francezeve me 1461. Joseph DioGuardi i lindur këtu përfaqësoi edhe kongresmenin e parë me origjinë shqiptare nga historia shekullore e emigrantëve shqiptare të amerikës. Ai është një nga njerëzit më të përkushtuar dhe që vazhdon edhe sot të mbrojë çështjen shqiptare”. 

Ish përfaqësuesi në Kongresin Amerikan Joseph DioGuardi u ndal në kujtimet arbëreshe, si dhe tërheqjen pas historisë dhe studimit të kohës së Skenderbeut. Në shumë drejtime ai tregoi se kjo figurë legjendare dhe krenarie i ka shërbyer vetë atij të lidhet më shumë me Shqipërinë dhe shqiptarët dhe ç’ka është më e rëndësishmja zëri i tyre të dëgjohej në politikën e lartë të Uashingtonit prej 1984 e paundalur, ku mund të përmendim punën dhe përpjekjet për Kosovën si dhe Rezolutën e Kongresit Amerikan për Skenderbeun më Tetor të 2005-ës.

Bashkëngjitur kësaj përpjekjeje zj. Shirley Cloyes DioGuardi epokën e Skënderbeut e lidhi me të sotmen. Atë që shqiptarët si komb të marrin mirënjohje nga bota e qytetëruar për sa kanë bërë dhe sakrifikuar, por edhe atë që është në duart e tyre të ngrenë figurën e vendit të vet me zhvillimet e demokracisë dhe të shtetit ligjor, me dije dhe zhvillim ekonomik në çdo aspekt të jetës. Në këtë drejtim çështja kombëtare në përvojën dhe përgjëgjesitë e bashkëkombasve emigrantë në SHBA tregon shumë ku pavarësisht nga besimi dhe bindjet politike, liria e fjalës dhe e vërteta e historisë i kanë dhënë atyre mejtet e duhura, diplomacinë për ta bërë të njohur në botë se kush janë shqiptarët, një shembull që shkon sot drejtpërdrejt në vemendjen e shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre si dhe drejtuesve e shtetit dhe politikanëve për të mbajtur qëndrime të drejta dhe të veprojnë krahas botës së zhvilluar.

Aristotel Mici, shkrimtar dhe historian trajtoi studimin e tij “Shtegëtimi i armëve të Skenderbeut” i cili është pjesë e librit më tëe ri të tij “Himni i Flamurit” botuar me rastin e 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Raimonda Moisiu shkrimtare, poete e publiciste në materialin e saj nënvizoi se shqiptarët “… e njohin atë dhe vetëm atë për Hero Kombëtar-Gjergj Kastrioti Skenderbeun!”

Kasëm Kaso shkrimtar dhe veteran i Luftës së Dytë Botërore pasqyroi aftësinë e Skënderbeut si strateg ushtarak duke detajuar mënyrat e luftimit për të thyer ushtri të mëdha në numër si ajo e Perandorisë Osmane.

Lediana Stillo poete dhe përkthyese ligjëroi pjesën poetike të shkruar për Skënderbeun nga Bajroni si dhe disa nga krijimet e saj më të fundit.

Krisela Karaja , Zv/ Kryetare e Shoqatës së Studentëve të Kënektikatit (Connecticut), përcolli rezolutën për Skënderbeun që votoi më 2005 Kongresi Amerikan në kuadrin e 600-vjetorit të lindjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

Artur Vrekaj, poet paraqiti njohjen me Librin “Rrethimi i Shkodrës” i përkthyer në anglisht nga nënshtetasi amerikan David Hosaflook. Libri i botuar me firmën e Marin Barletit më 1504 u përkthye nëe shqip nga Henrik Lacaj më 1962. Pra një vepër vertetë kala e qëndresës (monumentale), e mbetur 458 vjet në gjuhën latine pa u përkthyer në shqip ose së paku 508 vjet më pas për t’u përkthyer e nxjerrë në dritë në gjuhën anglisht, si për t’i kujtuar “vetë historisë ndëshkimin e harresës” . Kjo është njohja e parë që i bëhet këtij libri-dramë në tokën amerikane.

Ai vuri në dukje fjalët e autorit përkthyes: “Sot anglishtfolësit mund të lexojnë për trimërinë shkodrane dhe për kurajën heroike që e mbrojti Evropën nga pushtimi turk për një dekadë pas vdekjes së Skënderbeut”… të cilës i shkojnë fare mirë për përforcim edhe forca e rezolutës së kongresit amerikan mbi Skënderbeun më 2005 : “Duke pasur parasysh se populli shqiptar nën udhëheqjen e Skënderbeut ndaloi rënien e Romës dhe të të tërë Italisë nën sundimin e Perandorisë Otomane, duke i hapur kështu rrugën Rilindjes italiane). 

Gjithashtu përshëndetën simpoziumin: Rita Saliu poete dhe humaniste,Rozi Theohari shkrimtare dhe poete, Hafiz Kabashi kryetar i Shoqatës Kosova Boston, Imer Berisha –zv/konsull i Kosovës në Nju Jork, Mëhill Velaj zv/Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-AmerikanëHA si dhe Xhelal Pepaj bashkëkombas-vizitor nga Peja e Kosovës. 

Në mbyllje të kësaj veprimtarie Shoqata Atdhetare Kulturore KOMBI e Usterit të Masaçusetsit nderoi ish-përfaqësuesin e kongresit amerikan z.Joseph DioGuardi, Kryetar i Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane (LQSHA), dhe Shirley Cloyes, Këshilltare për Çështjen Kombëtare në Ballkan (të LQSHA) me motivacion:”Për mbështetjen dhe ndihmën për të Drejtat e Njeriut dhe Çështjen Kombëtare Shqiptare”. 

Plot emocion shqiptarët e mbledhur në takim e fiksuan këtë kujtim në fotografi dhe bashkë me to shpesh u përmendën fjalët e urtësisë popullore dhe të patriotëve shqiptarë.. “Gurë gurë bëhet Murë…”kalatë dhe qëndresa si dhe thënia e Nolit:- “ Mbahu nëno mos ki frikë se ke djemtë në amerikë!”.
Uster, Masaçusets- 26 Janar, 2013.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Balrlet, DioGuardi, kombi

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT