Talat Pllana, është themelues i arsimit plotësues shqip në Londër, Kryetar i Bashkësisë Shqiptare “ Faik Konica” në Britaninë e Madhe dhe Kryetar i Forumit të Shoqatave Shqiptare në Britaninë e Madhe. Mësimi i gjuhës shqipe në Britaninë e Madhe ka histori krenarie për lakmi, ajo nisi punën e saj me 03 Tetor 1993 në fillim në dy komunat e Londrës, në Vestminister dhe në Komunën e Camdenit. Talat Pllana rrëfen ekskluzivisht për gazetën Dielli, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, ruajtjen e identitetit, kulturës dhe traditës shqiptare në Britaninë e Madhe nëpërmjet mësimit të gjuhës shqipe. Me Talat Pllanën bisedoi gazetari i Diellit Sokol PAJA.
HISTORIKU I SHKURTËR I MËSIMIT SHQIP NË BRITANINË E MADHE
Duke parë rrezikun e asimilimit të fëmijëve shqiptarë që jetojnë në shtetin londinez, veçmas atyre qe janë të lindur në Angli, i kam hyrë një pune të vështirë por shumë të rëndësishme për kombin tonë. Si çdo fillim i ka vështirësitë e veta, por pas një kohe të shkurtër të punës organizative, kjo iniciativë është përkrahur edhe nga institucione dhe bashkatdhetarë të shumtë që jetojnë në këtë vend. Sesioni i parë përmban mësimin plotësues të gjuhës shqipe ku krahas kësaj kemi arritur të krijojmë një veprimtari shumë të rëndësishme për diasporën tonë, e cila fillimisht ka shënuar me regjistrimin e të gjithë fëmijëve dhe mësimdhënësve shqiptarë qe jetojnë në Londër. Kjo nismë është pritur mjaft mirë nga bashkatdhetarët tanë, ndërsa edhe interesimi i mësimdhënësve për arsimin plotësues në gjuhën shqipe ka qenë solid. Synim kryesor është ruajtja e gjuhës shqipe ngaqë proçeset e integrimeve bartin rrezikun real të asimilimit edhe të gjuhës, kulturës e më pas edhe të identitetit tonë kombëtar. Pra, ne jemi munduar qysh në fillim qe të tregojmë rolin tonë organizativ për arsimin shqip, i cili daton qysh para 27 vitesh. Së pari kemi filluar me dy paralele të gjuhës shqipe në qendër të Londrës, ku si mësimdhënës ishin katër arsimtarë të cilët punon pa meditje. Që nga fillimi kemi punuar me plan-programe të bazuar në sistemin e Republikës së Kosovës. E gjithë kjo ishte dedikim për mësim plotësues ku që në vitin 1993 e gjer më sot kemi organizuar më se 30 shkolla, në Britaninë e Madhe.
BASHKËPUNIMI ME MINISTRINË E ARSIMIT TË KOSOVËS
Mund të themi se në fillim ky angazhim ishte ngritur në bazë të vetiniciativave, mirëpo më vonë ndodhi përkrahja më e madhe e bashkatdhetarëve të cilët në masë të dukshme ndihmuan arsimin shqip në Londër. Ministria e Arsimit e Kosovës ka pajisur edhe këtë pjesë të diasporës shqiptare me plan-programe të sistemit mësimor ( Kurrikulla për Mesimin Plotësues e miratuar nga Mistria e Republikës së Shqipërisë dhe e Republikës së Kosovës) , duke dedikuar natyrën funksionale të mësimit plotësues. Paraprakisht ishte ndihmuar në shkallë minimale nga Ministria e Arsimit të Kosovës, mirëpo dhurimi i një numri të caktuar të literaturës shqipe për mësimin shqip në diasporë nga shtetit i Kosovës ka ndikuar pozitivisht në ngritjen e cilësisë mësimore. Përkundër ndihmës simbolike qe MASHT-i ka dhënë për arsimin shqip në Londër, prapë mund të shprehëm mirënjohës për kujdesin e treguar. Por, programi gjithëkombëtar duhet të ketë organizim ndërshtetëror, sepse Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë e kanë fuqinë më të madhe vepruese. Përpos anës së arsimimit, mësimi në diasporë ruan edhe natyrën historike dhe kombëtare, sepse festat nacionale festohen edhe në diasporë, sepse me këtë kultivohet edhe vetëdija kombëtare. Këtu përpos historisë së popullit shqiptar mësohet edhe për aspekte të tjera me rëndësi të veçantë për ne si komb dhe shtet i ri. Duke mësuar për shkrimtarët dhe poetët më të shquar të kombit tonë. Në këtë sistem është angazhuar diaspora shqiptare në Londër. Aktualisht numri i shkollave shqipe është solid të cilat përpos mësimit të gjuhës shqipe, zhvillojnë edhe aktivitete të tjera festive qe lidhen me datat më të rëndësishme për kombin shqiptar. Pra shkolla shqipe e mësimit plotësues dita ditës po zgjerohet ku për 27vite janë organizuar dhe janë hapur një numër i madhë shkollash. Në Britaninë e Madhe sot janë të organizuara 5 Shkolla Shqipe për Mësim Plotësues, në kuadër – Ombrrellë të Shoqatave Shqiptare dhe ato janë : Shoqata “ Faik Konica : punon Shkolla Shqipe “ Kosova “ në tre komuna të Londres , në Shoqatën “ Nënë Tereza “ janë të organizuara tre shkolla në tre komuna të Londrës, Shoqata “ Shpresa Program “ në Komunën e Barking, Shoqata “Ardhmëria” në Westminster dhe një Shkollë në Birmingam në Ombrellën e” Shoqatës Etnike Shqiptare”, dhe një në Qytetin e Oxfordit. Në vitet 90, LAPSH-i ishte një nga shtyllat kryesore e organizimit të mërgatës. Edhe pas lufte në Kosovë LAPSH-i vazhdoi dhe vazhdon me zell të bëjë mbarëvajtje të mësimit që në krahasim me kushtet e punës dhe me mbështetjen apo mosmbështetjen nga vendet e prejardhjes, po bëjnë punë titanike. Mjafton të kalohet vetëm një ditë e vetme me këta mësimdhënës të mërkurave apo të shtunave, me nxënës për të cilët nuk kanë asnjë cytje notimi apo një mbledhje me ca prindër të cilët më tepër janë aty për t’i marrë në pyetje mësimdhënësit se sa për të pyetur, për të parë se sa e lodhshme është puna e tyre. LAPSH-i ka dëshmuar dhe dëshmon në përpjekje e në veprime. Tani iu mbetet institucioneve që të çojnë më lart strukturimin dhe mbështetjen ndaj LAPSH-it. Një problem tjetër, sipas një studimi, është hierarkia e gjuhëve në kategori: gjuha angleze, italiane e spanjolle në njërën anë e gjuhët e tjera në anën tjetër. Sipas këtij studimi kurset duhet të mbahen : – Në salla të mësimit publik e jo të ndara
– Me program e material shkollor zyrtar
– Me notim të nxënësve në libreza të shkollës
– Me formim të mësimdhënësve zviceran dhe të huaj
METODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES
Nuk mund të mësohet gjuha shqipe në mesin e mërgatës ashtu sikur mësohet në vendin ku gjuha shqipe është gjuhë e komunikimit në rrugë, shtëpi e punë. Metodologjitë e mësimdhënies edhe në Britani nuk janë të njëjta për gjuhen angleze, frengjishten gjuhë amtare sikur për frengjishten apo gjermanishten gjuhë e huaj, për nxënës të huaj për të marr këtu shprehjen kanadeze të Quebec-ut për nxënës që studiojnë në një gjuhë që nuk është e tyre. Kërkohet një qasje tjetër metodologjike, pedagogjike apo didaktike në të dy situatat. Bëni që fëmijët të kërkojnë atë që mund të gjejnë me mundësitë e tyre, thoshte Pestalozzi. Pasaporta Evropiane e Gjuhës – Passeport européen des langues (përpiluar nga Këshilli i Evropës), i përdor 6 nivele të përbashkëta të referimit në Evropë për standardizimin e arritjes së nivelit të kompetencave (Cadre Européen commun de référence pour les langues). Këtu bëhet fjala për standardizim të kritereve në mes të gjuhëve deri sa ne merremi akoma me vetë idenë e standardizimit të një gjuhe të vetme.
SITUATA E PRINDËRVE
Prindërit shqiptarë në mërgatë shumicën e rasteve kanë punë të vështira, jo liberale, më tepër fizike, me orare shpesh jo të përshtatshme e që nuk përkojnë me orarin e fëmijëve për të qenë të lirë në mbrëmje apo gjatë fundjavave (restorante, pastrime, roje nate, kujdestari në shtëpi të pleqve etj ). Shkolla shqipe “Kosova “shenon hapin e parë në organizimin e shkollës shqipe për fëmijët e emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe. Rrjedhat në Kosovë dhe vetëorganizimi i faktorit shqiptarë në Londër dhe angazhimi i arsimtarëve dhe disa prindërve bënë që shkolla shqipe “KOSOVA” e mësimit plotësues të qëndroj në këmbë të forta dhe të luaj rolin që i takon. Në çdo takim ku tuboheshin shqiptarët ishin prezent edhe nxënësit e shkollës shqipe, që me recitime dhe këngë i jepnin çdo manifestimi ngjyrën kombëtare.
SHKOLLA LUAJTI ROL SHUMË TË MADH NË UNITETIN E BASHKËATDHETARËVE DHE FËMIJËVE
Ishte shumë efektive pjesëmarrja në demostrata ku nxënësit sëbashku me arsimtarët ishin në ballë të demostruesve kundër diskriminive në Kosovë. Shkolla shqipe “Kosova” në Londër mund të konstatojmë lirisht, se po kryen me sukses misionin e vet, në arsimimin dhe edukimin e fëmijëve shqiptarë në frymën kombëtare me qëllim të mbrojtjes së tyre nga asimilimi që iu kanoset në çdo hap. Shkolla shqipe është faktor i pazëvendësueshëm në pengimin e asimilimit dhe përgatitijes së fëmijëve tanë për kthim në atdhe. Prindërit dhe arsimtarët përherë kërkonin forma të reja të oragnizimit të mësimit plotësues në gjuhën shqipe. Edhe pse numri i nxënësve është rritur ne nuk jemi të kënaqur me përfshirjen e fëmijëve sepse shumë prindër ende nuk e kanë të qartë rëndësinë e shkollës shqipe në ruajtjen e gjuhës dhe indentitetit kombëtar të fëmijëve. Sa i përket teksteve shkollore kohëve të fundit situata është përmirësuar dukshëm me daljen dhe shpërndarjen e teksteve të veçanta për mësim plotësues nxënësve të Shkollës Shqipe . Tekste të përpiluara nga ekspertët nga Kosova dhe Shqipëria. Nxënësit e Shkollës Shqipe “Kosova” në Londër, kanë marrë pjesë në shumë manifestime të organizuara, dhe gjithnjë janë dalluar si në aspektin e prezantimit të njohurive, ashtu edhe në aktivitetet e lira jashtë mësimit. Rëndësi të posaçme ka edhe pjesëmarrja e nxënësve në manifestimet kulturore. Shkolla shqipe e mësimit plotësues i edukon nxënësit me respekt dhe mirënjohje ndaj vendit mikpritës dhe në këtë kuadër përpunon rrugët e bashkëpinimit të saj me shkollën ku aneksohet, duke shfrytëzuar të tëra njohuritë shkencore e kulturore bashkëkohore të përbashkëta, që transmetohen prej saj, në mënyrë që të fitohet kohë dhe nxënësit të përgatiten për jetën dhe të aftësohen për të punuar në mënyrë të pavarur. Shkolla Shqipe për Mësim Plotësues ka për qëllim që të përfshijë të gjithë fëmijët shqiptarë, kudo që ndodhen. Fëmijët në shkollë gjejnë burimin e pashtershëm të të mësuarit shqip, nxënjen e përhershme të njohurive të reja për gjuhën, kulturën dhe traditën kombëtare shqiptare.
ORGANIZIMI I SHQIPTARËVE NË LONDËR PAS VITIT 1990
Me 1990 bëhet organizimi i degës së LDK’së për Britani të Madhe me seli në Londër. Në vitin 1991 në Londër është formuar Qendra për informimin e Kosovës. Derisa Londra vazhdon të jetë një nga qendrat ku vendoset fati i Kosovës dhe i shqiptarve në ish Yugosllavi . Ishte një kërkesë që e imponoi nevoja për t’ju kundërvënë makinerisë propagandistike serbe, që në atë kohë ishte ende e fuqishme dhe i shkonte “kungulli mbi ujë” para botës të cilën e kishte gënjyer me dekada. Ajo e kishte gënjyer dhe e gënjente edhe për Kosovën. Që nga viti 1991 Qendra për Informimin e Kosovës ka zhvilluar një veprimtari të dendur. Ajo merrte informata të përditshme nga Qendra për Informimin e Kosovës në Pirshtinë, nga Këshilli për Mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut në Prishtinë si dhe nga Minisitria për Informata të Kosovës në Gjenevë. Këto informata pasi që janë përkthyer janë përcjelle redaksive të Londrës, institucioneve shtetërore dhe personaliteteve të ndryshme. Këto informata janë dërguar në më shumë se 300 adresa . Qendra njëkohësisht ka bërë kontakte me anëtar parlamenti, me individ që kishin shprehur interesim për çështjen e Kosovës. Gjatë kësaj periudhe është formuar Klubi Shqiptar “Faik Konica” i cili tubonte shqiptarët dhë organizonte veprimtari kulturore. Vlen të përmendet se në këtë kohë është bërë formimi i organizatës humanitare e quajtur Kosova Aid me seli në Londër. Veprimtaria e saj ka qenë e përqendëruar në grumbullimin e ndihmave për nevojtarët në Kosovë. Në vitin 1993 hapet Ambasada Shqiptare në Londër e cila do të bënte një aktivitet më cilësor në vendosjen e kontakteve dhe bashkpunimit. Me formimin e Ambasadës Shqiptare ofrohet një shumëfishim në numrin e të intersuarve për çështjen e shqiptarëve e në veçanti për çështjen e Kosovës. Në vitin 1993 një grup vullnetarësh nxjerr informatorin që vinte nga Kosova dhe ju shprëndante shqiptarëve në Londër. Më vonë i njejti grup nxjerr revistën “Shtojca Jonë” e cila trajtonte aktualitetetin e shqiptarëve në Londër. Kjo e ngriti nivelin e informimit për gjendjen në Kosovë. Njëkohësisht kjo parapërgatiti nxjerrjen e revistës “Albania”. Në vitin 1993 është bërë organizimi i shkollës së parë shqipe të mësimit plotësues për fëmijët shqiptar. Kjo shkollë filloi me dy paralele, njëra në zonën e parë dhe tjetra në zonën e dytë, me 44 nxënës dhe 4 arsimtarë. Në vitin 1994 themelohet Qendra e Bashkësisë Islame në Londër, me qëllim të mbledhjes së ndihmave humanitare, përhapjes të së vërtëtës për çeshtjen e Kosovës. Ky subjekt në krizën e Kosovës ka luajtur një rol të rëndësishëm në paraqitjen e të vërtetës në mjetet e informimit në mediat e botës Arabe- Islamike. Me kalimin e kohës rritej numri i azil kërkuesëve në Britani të Madhe. Subjektet e lartëshënuara nuk ishin të mjaftueshme për të ju përgjigjur kërkesave të bashkëatdhetarëve. Për këtë qëllim formohet një subjekt i ri i quajtur Këshill Nësmitar prej përfaqësuesve të organizatave dhe institucineve shqiptare që ishin të organizura deri në atë kohë. Qëllimi i këtij subjekti ishte organizimi i Bashkësisë Shqiptare, me seksionet përkatëse për t’ju dalë në ndihmë bashkëatëdhetarëve. Më 1995 organizohet Komuniteti Shqiptar i cili në përbërjen e tij kishte Këshillin Qendror prej 13 anëtarësh , Kryesinë e ngushtë dhe disa seksione: Seksione për Informim, Seksionin për Arsimimin dhe edukimin e fëmijëve, seksionin për kulturë dhe sporte dhe seksionin për këshilla juridike. Bashkësia Shqiptare “Faik Konica” organizon dhe krijon lidhje brenda shqiptare, propozon projekte konkrete dhe angazhohet të sistemojë të gjitha subjektet shqiptare nën ombrellën e saj. Ajo zhvilloi një aktivitet të pasur që për kohën dhe mundësinë ishin deri diku të kënaqshme. U sigurua një sallë ku bashkëatdhetarët kishin rastin të takoheshin çdo të diele nga ora 6 pasdite deri në orën 10:00. Aty organizohet edhe paralelja e shkollës shqipe e mësimit plotësues dhe aktivitete të ndryshme kulturo-artistike. Mbaheshin programe në shënimin e datave historike me karakter kombëtar dhe të përgjithshëm. Kjo qendër më vonë nxorri gazetën “Albania” e cila nuk pati jetë të gjatë. Për një kohë e siguroi një lokal për çdo ditë pune. Me ç’rast siguroi një minimum në komunikimin e brendshëm dhe të jashtëm të shqiptarëve. Me 3 Mars 1998 me inciativën e B. Sh. “Faik Konica” pas masakrës së Prekazit ftohen të gjitha institucionet shqiptare politike dhe jo politike në takim që formojnë Komitetin e Emergjencës për Kosovë. Ky subjekt me 4 Mars, në tubimin e jashtëzakonshëm ku morën pjesë mbi 1000 veta u miratua dhe mori mbi vete shumë nga detyrat që më parë i kryente B. SH. Ky Këshill i vuri detyrë vetes që për shkak të rrethanave të krijuara në Kosovë të informojë saktësisht dhe në kohë bashkëatdhetarët për situatën në Kosovë. Po ashtu kishte përsipër grumbullimin e mjeteve financiare, veshmbathje dhe artikuj të ndryshëm për nevojat e Kosovës. Organizoi demostrata dhe bëri evidntimin e vullnetarëve. Për periudhën e luftës organizoi 15 demostrata në Londër dhe qytete të tjera të Britanisë së Madhe. Ky këshill i Emergjencës organizoi shumë kontakte me përfaqësues shtetëror britanik duke filluar nga anëtarët e Qeverisë lokale deri te Ministria Britanike. Të gjitha këto u bënë në funksion të ndërkombëtarizimit dhe gjetjes së zgjedhjes për Kosovën. Ky subjekt bëri një punë të madhe edhe me mediat angleze në përhapjen e të vërtetës për Kosovën. Çdo ditë ka patur përfaqësuesin në programet e televizionit britanik, duke siguruar në këtë mënyrë përkrahjen e popullit britanez për çështjen e drejtë të Kosovës. Këto aktivitete janë bërë për të formuar dhe forcuar ura afrimi dhe miqësie në mes shqiptarëve dhe popullit të Britanisë së Madhe, dhe me popujt e tjerë. Të gjitha këto që u thanë më lart imponojnë nevojën për organizim në bazën kombëtare.
NEVOJA PËR ORGANIZIM NË BAZËN KOMBËTARE
Bashkimi i forcave dhe bashkërenditja e veprimit paraqesin një imperativ të kohës në realizimin e një projekti i cili kërkon potencial intelektual dhe njerëzor në fushën e intregrimit shpirtëror të bashkëatdhetarëve tanë në Britani të Madhe. Ky projekt nuk ka dyshim se do të percillet me vështirësi të ndryshme, nga ato kadrovike dhe ato matriale. Në këtë formë të organizimit sigurisht që mund të përvidhen emra të cilët nuk e kanë vendin në organizimin e strukturave të Bashkësisë Shiptare, sikur që nuk e patën edhe në të kaluarën. Mirëpo mos të harrojmë se koha do të jetë ajo që do të filtrojë gjithësecilin në misionin e shenjtë kombëtar. Ajo që duhet të kuptohet dhe të sqarohet është se bashkësia shqiptare në Britani të Madhe nuk është ajo e cila ka si objektiv shuarjen e jetës politike dhe partiake. Pra misioni i Bashkësisë Shqiptare është dhe duhet të ishte krijimi dhe forcimi i lidhjeve brenda shqiptare, besoj se dhe ju jeni të këtij mendimi. Duhet të nxjerrim mësim nga fatkeqësitë tona kombëtare në mënyrë që mos të kemi përsëritjen e tyre . Shumë bashkatdhetarë iu përgjigjën misionit të tyre në kohën dhe momentin e duhur, kush me djersë e kush me gjak. Bashkatdhetarët tanë me veprimtarinë e tyre ishin pjesë e mbështetjes ekonomike dhe e mbajtjës gjallë të sistemit edukativ dhe arsimor Kosovar gjatë kushteve më të vështira. Po ashtu, gjatë luftës ishin krah i mobilizimit ushtarak në Kosovë si nga aspekti financiar dhe ai organizativ. Ndërsa tani, përmes aktiviteteve dhe organizimeve të ndryshme vazhdojnë të punojnë në informimin dhe senzibilizimn e opinionit publik dhe atij politik ndërkombëtar në realizimin dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës. Diaspora shqiptare tashmë ka arritur me punë të krijojë një imazh tjetër dhe po ashtu gëzon një respekt më të madh në tërë aktivitetin e saj. Ajo është më shumë se një Ambasadë ose Ambasador politik, ajo është kapital i mirë për kombin shqiptar, dhe një urë lidhëse mes Kosovës dhe vendeve ku jetojnë. Ajo mund të konsiderohet si një aleat dhe diplomaci e aftë në mbrojtjen e çeshtjes shqiptare. Sot, ne krenohemi jo vetëm me kontributin e Diasporës shqiptare në Britaninë e Madhe në të kaluarën, por edhe ndihemi mirë dhe krenarë me rezultatet e tyre në shumë sfera të jetës në vendin ku jetojnë. Ngado që shkojmë mburremi kur takojmë profesorë, mjekë, inxhinierë, mësues, afaristë, studentë të cilët rrezatojnë një imazh shumë pozitiv për veten dhe për tërë komunitetin shqiptar në përgjithësi. Diaspora shqiptare në Britani të Madhe është fatlume që jeton dhe vepron në një vend i cili ka bërë dhe po bën aq shumë për demokratizimin dhe integrimin e Shqipërisë, e në veçanti për lirinë, pavarësinë dhe njohjen e Kosovës në botë. Në këtë drejtim, Diaspora shërben si një urë lidhëse e forcimit të miqësisë dhe bashkëpunimit me shtetin mik, Britaninë e Madhe .
GJENDJA E TANISHME E SHQIPTARËVE NË BRITANINË E MADHE
Komuniteti shqiptar në Britani të Madhe, sipas të dhënave jo shumë i saktë, numëron mbi 100 mijë. Një numër i konsiderueshëm i tyre janë përshtatur mirë në shoqërinë britanike dhe tashmë kanë shtetësinë britanike. Një tjetër pjesë ka arritur të pacaktuar të mbeten dhe/ose janë në proces të bërë kështu. Dhe pjesa tjetër është ose me leje qëndrimi të shkurtër apo pa leje fare, duke qëndruar ilegalisht. Për pjesën më të madhe, komuniteti shqiptar është i organizuar në një numër të shoqatave, 16 prej të cilave kanë ardhur së bashku për të formuar një koordinues Forumi i shoqatave Sh. Britani të Madhe me qëllimin e vetëm për ti mbështetur reciprokisht aktivitetet e tyre, për të rritur efektivitetin e tyre, rritjen e cohesiveness dhe kuptimin e commoness si një komunitet të konsoliduar të plotë të vlerave të bukura. Ata të arritur deri te anëtarët e tyre përmes takimeve të rregullta, të komunikimit dhe tubimeve kulturore, projekteve të ndryshme civile, shkolla e shtunë për fëmijë në gjuhën shqipe, etj më higly pjesë, ngjarje e organizuar janë shqiptar dhe të Kosovës ditën e Pavarësisë, e festuar më 28 nëntor dhe 17 shkurt të çdo viti, përkatësisht, dhe festa të tjera të mëdha tradicionale.
MESAZHI PËR DIASPORËN SHQIPTARE NË USA
Të nderuar Bashkëatdhetar pos të këqijave që na i bëri armiku shekullor barbar serb, shumë mjerime popullit tonë i kanë ardhur nga mos uniteti, mosmarrëveshjet, nga përqarjet, nga grindjet e brendshme që se kanë lënë kurrë të përbëjë një terësi të fuqishme për të mbrojtur të drejta e tij si komb. Në këto përqarjet tona të huajt kanë gjetur shtigjet e ndërhyrjës, për të ndarë dhe sunduar shqiptarët. Shqiptarët në diasporë janë aleatët më të fuqishëm për çështjen kombëtare. Nëse shqiptarët në mërgatë organizohen mirë dhe rrisin prestigjin e tyre në mjedisin ku jetojnë dhe veprojnë atëherë ata e kanë kryer misionin e tyre në ndihmë të vendlindjës dhe kombit. Një thirrje për gjithë prindërit shqiptar, gjëja më fisnike që duhet bërë si shqiptarë, si prindër që mundemi ta bëjmë është të sigurojmë që tradita, kultura dhe gjuha shqipe të bartet tek fëmijet tanë. Ajo mundet të arrihet nëse i dërgojnë fëmijët në shkollat shqipe në diasporë .