-Presidentja punoi pa pushim drejt avancimit të aspiratave evropiane të Kosovës dhe përafrimit të saj me vlerat evropiane/
–EU expresses gratitude to President Jahjaga for her dedication in making Kosovo a better place for its people/
PRISHTINË, 16 Mars 2016-B.Jashari/ Bashkimi Evropian shpreh mirënjohje për Presidenten Atifete Jahjaga për dedikimin e saj që Kosova të jetë një vend më i mirë për popullin e saj.
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi Special i BE-së, Samuel Zhbogar dhe shefat e misioneve të BE-së në Kosovë ishin sot nikoqirë të një dreke lamtumirëse për Presidenten në largim të Kosovës, Atifete Jahjaga, për ta falënderuar për bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë pesë viteve të kaluara.
Diplomatët e BE-së lavdëruan veçanërisht rolin e Presidentes Jahjaga në përpjekjen për të pajtuar ndarjet politike në Kosovë, për të qëndruar mbi politikën partiake dhe për të punuar në interes të popullit të Kosovës në mënyrë unifikuese, duke demonstruar lidership.
Njoftimi i dërguar nga Zyra e BE-së në Kosovë thekson se, gjatë pesë viteve të kaluara, Presidentja Jahjaga punoi për ta bërë Kosovën një vend më të mirë për popullin e saj. Ajo mbështeti përpjekjet për luftimin e korrupsionit dhe ngritjen e vetëdijes për dëmin që i shkaktohet zhvillimit të shoqërisë kosovare nga kjo. Presidentja ka qenë një avokate e fuqishme e rritjes së rolit të gruas në Kosovë dhe ka qenë veçanërisht mbështetëse e femrave viktima të dhunës seksuale. Ajo po ashtu punoi me zell në integrimin e të gjitha komuniteteve në jetën publike.
Gjatë punës së saj, Presidentja punoi pa pushim drejt avancimit të aspiratave evropiane të Kosovës dhe përafrimit të saj me vlerat evropiane. Ajo kontribuoi dukshëm në ngritjen e profilit të Kosovës ndërkombëtarisht.E gjithë familja e BE-së në Kosovë i dëshiron Presidentes Jahjaga suksese në jetën e saj personale dhe profesionale.
***
EU expresses gratitude to President Jahjaga for her dedication in making Kosovo a better place for its people
PRISTINA, 16 March 2016 – Samuel Žbogar, Head of the EU Office in Kosovo/EU Special Representative, and EU Heads of Mission in Kosovo hosted today a farewell lunch for Atifete Jahjaga, outgoing President of Kosovo, to thank her for the excellent cooperation over the past five years.
The EU diplomats particularly praised President Jahjaga’s role in trying to bridge political divides in Kosovo, stay above party politics, and work in the interest of the Kosovo people in a unifying way, while demonstrating statesmanship.
During the past five years, President Jahjaga worked to make Kosovo a better place for its people. She supported efforts to fight corruption and raise awareness of its harmfulness to the development of Kosovo’s society. The President was a strong advocate of increasing the women’s role in Kosovo, and was particularly supportive of women victims of sexual violence. She also worked diligently on integrating all the communities into the public life.Throughout her work, the President worked tirelessly to advance Kosovo’s European aspirations and alignment with European values. She contributed significantly to raising Kosovo’s profile internationally.
The entire EU family in Kosovo wishes President Jahjaga every success in her future personal and professional life.