Nga Bedri Blloshmi/
Këtë shkrim dua ta filloj me një paralelizëm,për tu kuptuar nga të gjith lexuesit.Nastradini nxorri shtëpin në shitje dhe dikush që kërkonte ta blinte shtëpin e merr vesh dhe shkon të bisedoj me Nastradinin .E pa shtëpin i pëlqeu e ranë dakort për pazarin, lanë dhe ditën që do futeshe në shtëpinë e posa blerë.Atë ditë Nastradini i tha blersit,e sheh atë gozhdëatje ngulur në murë? Po, i tha blersi ajo gozhdë është e imja dhe nuk do e lëvizhësh nga vendi se gozhdën nuk ta kam shitur. Dakort, i tha blersi, gozhdën nuk ta prek as kush.Pas ca ditësh Nastradini kalon tek ish-shtëpia e tij, ngjitet në katin e tretë heq xhaketën e varë në gozhdë dhe iku.Në mbrëmje vjen i zoti i shtëpisë e pa në gozhdë se ishte varur një xhaketë. Menjëher i thërret të shoqes dhe i thotë; çështë kjo xhaket e varur këtu?E shoqja i përgjigjet, kishte qënë Nastradini kishte varur xhaketën dhe kishte ikur.I zoti i shtëpisë i bërë tym, nuk doli nga shtëpia dhe po priste Nastradinin, i cili vjen dhe ngjitet sipër pa i folur asnjërit nga të zotët e shtëpisë merr xhaketë dhe niset për të dalë jashtë .Athere i zoti i shtëpis e ndali dhe i tha të mos ta lëri më xhaketën aty sepse unë ta bleva shtëpinë ti nuk ke më punë këtu .Nastradini ja kthen qetë- qetë, dëgjo zotëri “Unë të kamë shitur shtëpin jo gozhdën zotëri”Këtu do vij sa herë të më teket dhe do e varë xhaketën te gozhda ime. Atëhere të dalim për ku jemi nisur. Partia e Debatikasve e udhëhequr nga një sekretar partie prej 23 vjetësh, këtë herë që nuk vodhi dotë votat se kishte shumë vëzhgues ndërkombëtarë, doli e verteta në shesh dhe Debatikasit ranë drejtë e në humnerë. Tashti i detyruar kryetari i partisë Debatikase duke mos pas asnjë mundësi tjetër manovrimi, me shumë përtesë dhe jashtë vullnetit të tij deklaroi me gjysëm zëri.Jap dorheqjen nga të gjitha fuksionet dhe si kryetarë partie, por tani lind pyetja, a e beson kush këtë se do largohet nga partia kryetari i humnerës? Caktoi ata kanidat që patjetër i binden verbërisht dhe i bien në gjunjë duke i lëpirë dhe këpucët të shoqëruara me lotë Krokodili.Ky që është caktuar Kryetarë Bashkie mbasi partia e Debatikasve e humbi gjith shqipërinë në zgjedhjet lokale, ndërkombëtarët e mishëruan dhe ja dhanë Bashkinë e Tiranës.
Po ky Kryetarë Bashkie, duke shëtitur ministri më ministri mbasi u akuzua për vjedhje me shifra të mëdha 240 miljon Euro të grabitura dhe si hyri një ferre në këmbë. Tani do bëhet Kryetarë i partisë së shkërrmoqur Debatikase, me këtë rastë të mos ketë mundësi qeveria e ardhëshme tia hapi dosjen sa një mal që fle tek prokurori i përgjithshëm Llalla. Prokurori Llalla kur mori karriken që ka sot bëri deklarata premtuese dhe i prerë se do zbatonte ligjin pa asnjë mëdyshje. Të njëjtën gjë bëri dhe para ardhësi i Llallas, madje shkuan shumë më largë, si Kryeministri i ikur dhe Kryetarja e Parlamentit po të ikur duke parashikuar se do ishte një Silva Konti. Kanidati tjetër vjen nga një familje Ministrash të diktatorit por është i shquar dhe për terrorin në zonën e Lumës edhe sot po tua përmëndësh Dashnor Mamaqin ata dridhen edhe sot e kësaj dite.Partia e Debatikasve dhe qeveria e ikur u krijua me bijtë e Ministrave të diktaturës, bijtë e sekretarve të parë të kryetarëve të Degëve të punëve të brënshme, me bijtë të sekretarëve të partisë ,me bijtë e sigurimit të shtetit dhe të bashpunëtorëve të tyre ,me kryetare shoqatash të Enverit. Themi shkurt se aty në qeveri ishin ata që kishin lidhje të forta me komunizmin ose lidhje po aq të forta me sigurimin famëkeq.Kryetari i partis Debatikase që tani përhap tymnaja se ka dhënë dorheqjen si besnik fanatik i Zv. diktatorit Alia, e mbajti fjalën, e përcolli me shtrat topi u tregua shumë korrekt në zbatimin e porosive të Katovicës dhe të gjith këta bij komunistësh e sigurimsash jo që i punësoi në vende kyçe të pushtetit por i la të vjedhin dhe grabisin sa të donin duke i siguruar se do i mbronte dhe nga proçedimet penale. Kjo është vërtetuar se asnjë ministër, drejtor apo ku di unë, në sektorët e tjerë ku vidhej para me tendera nuk shkoi në prokurori. Si këta që ikën nga pushteti, si këta që po vijnë thërrasin dhe premtojnë në sy dhe të ndërkombëtarve se do e luftojmë korrupsionin dhe se toleranca është gjithmon zero. Mbas revolucionit të armatosur të vitit 97 partia e Debatikasve e humbi pushtetin duke ja marrë gjysma tjetër e Partisë së Punës. Ne demokratët me në Krye sekretarin e Partisë dilnim çdo ditë në protesta duke dëgjuar kryetarin se kur të vinim në pushtet do fusnin në burg të gjith të korruptuarit me në krye Fatos Nanon. Në 2005 pushteti i kaloi partisë Debatikase dhe as njëher nuk u pëmënd, e jo më ti fuste në burg për abuzimet e bëra.Unë shtroj pyetjen, mos vallë këto dy parti kanë një marveshje të heshtur? Duke ja lënë qeverisjen në çdo 8 vjet njëra -tjetrës?
Këta që po marrin pushtetin me një fitore të vertetë çdo bëjnë me dosjet e ministrave të korruptuar, do heshtin?Po prokurori i përgjithshëm gjithmon do hesht? Korrupsioni nuk është abstrakt është i prekshëm gjithë ato vila, dyqane, prona,si janë ndërtuar. Mirë për miljonat e Eurove që janë depozituar në bankat jashtë shtetit, po këto që duken si do justifikohen? Në qoftëse, largë qoft do futet ndonjë ministër në burg pasuria që ka vjedhur do ti shtetëzohet? Gjykatat tona po ashtu dhe prokuroritë, kur ndodh që dëgjojm sa për sy e faqe pasuria e vjedhur nuk i sekuastrohet. Të presim, të shohim mbase prishet marrveshja e heshtur. Të shohim se sa do bëhet i besueshëm Luli për kryetar të partisë Debatikase, jo për ta votuar se ai është caktuar dhe ështe kryetare, por sa për farsë do ketë për ta mashtruar popullin se do e ngrej dhe një herë Partin Debatikase dhe ta nxjerri nga humnera ku e hodhën.A do i pastrojnë spiunët, sigurimsat dhe vrasësist? Siç është rasti i Librazhdit, Se për bijtë e komunistëve dhe hajdutët nuk bëhet fjalë se mund të largohen. Jam kurjoz ta dëgjoj se si do të justifikohet me pronarët dhe të burgosurit politik. A do të garantojnë se sa po të vijnë në pushtet do ti detyrojnë prap të vetë sakrifikohen? Po pronarëve çfarë përralle do ju sajojnë?Le të presim ,sherri ka nisur,Lufta vazhdon.
Po e mbyll këtë shkrim me urimin nga zemra.
E gëzofshi humnerën ku ratë.
Spaç 21-23 Maj 1973- 40 vjetori i ngritjes së flamurit pa yll
Nga Bedri BLLOSHMI/
Për herë të parë në historinë e komunizmit barbar në Spaç të Rrëshenit u ngrit një flamur pa yllin e komunizmit.Mbas pushtimit të Shqipërisë nga terroristët komuniste të stërvitur nga Popoviçët e Mugoshët në 1944,këta barbar ja filluan krimeve mbarë duke ngritur burgje gjithkund në Shqipëri.Mbasi e rrethuan me tela dhe me gjëmba 28000 km2 e mbetura të Shqipërisë së copëtuar në vitin 1913,gjithëkund hapën burgje dhe kampe përqëndrimi .Një nga këto kampe shfarosës ishte dhe burgu i Spaçit.Arrestoheshin në masë familjet nacionaliste, u grabiteshe pasuria mbasi i varnin, pushkatonin dhe i burgosnin ata që mbeteshin gjallë,pjesa tjetër e çdo familje syrgjynosej në kampet e internimit .Më 21 Maj 1973 në Spaç të Mirditës, dhuna kishte kaluar çdo kufij ndaj të burgosurve politik dhe ndodhej ajo që pritej .Të gjithë të burgosurit e turnit të parë vendosën të mos dalin në punë dhe dolën në mbrojtje të Pal Zefit ,i cili mbasi e kishte mbushur muajin në izolim (birucë)dhe policia nuk po e nxirrte nga izolimi.Të gjithë të burgosurit ishin në një mëndje, ishin bërë tepër të revoltuar për ta mposhtur diktaturën komuniste.Biseduan, vendosën dhe ngritën flamurin me zhgabën dy krenare pa yllin komunistë “qëndisur nga dora e një të burgosuri Mersin Vlashi”.Kampi famkeq mbasi ishte rrethuar nga ushtria e civilë të armatosur, u prenë ujin e pijshëm dhe bukën duke mos pranuar thirrjen e zv.ministrit të brëndshëm Feçorr Shehut.Të burgosurit rezistuan duke i bërë nderim për tre ditë rrjesht flamurit shqiptar.Më në fund bijt e Stalinit u vërsulën si Hienat me hunjë e tuba gome dhe me çtë mundnin duke i dërrmuar e thyer këmb e duar,i prangosnin dhe i nxirrnin sipër për ti gjykuar. Ishte 12 dhjetshja e parë,ku nga këta 4 ishin të burgosur politik: Skënder Daja , Dervish Bejko , Pal Zefi dhe Hajri Pashaj. Duhej tu merrej jeta dhe ashtu bënë.Edhe sot e kësaj dite askush nuk e di ku jane groposur,pra ata heronje trima që dhanë jetën para 40 vjetëve.Nga shteti shqiptar askush nuk do të dijë apo të interesohet ti gjejn dhe tu bëjn një varr.Në spaç vazhduan grupe-grupe të dënoheshin me rastin e revoltës.Janë 5-6 grupe të cilët e kalojnë numrin 80 që janë ridënuar.Njëmbëdhjetë vjet me vonë po në muajin Maj ,gati në një datë dhe fiks më 22 Maj 1984 në një tjetër skëterrë të komunizmit në Qaf-Bari të Pukës dhuna solli dhunë.Komunistat të cilët jetonin vetëm me gjak njeriu dhe këtu në këtë kamp caktuan tre kurbanë. Vetëm se me një ndryshim se komunizmi dhe sigurimi i kishin perfeksionuar,kishin çuar përpara dy të dënuar me vdekje dhe të tretin e sakatuan me dru duke e thyer në mes. Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja do dënoheshin me pushkatim në birucat e degës së brendshme të Pukës për ti pushkatuar më pas në qytetin e Shkodrës ,në vendin e quajtur “antena e radios” në Kuç. Të gjithë e dimë tani se Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja me këmbënguljen time ,jo më pak dhe të familjarëve u gjetën dhe u vendosën atje ku u takonte, madje kane secili varrin e vet e jo më gropën e përbashkët si më parë në livadhin e antenës në kuç të Shkodrës. Edhe me këtë rast qeveritarët e sotëm nuk u ndjenë fare për varrimin e këtyre trimave të persekutuar përballë dikaturës.Ndërsa Sandër Sokoli i cili dha shpirt në sheshin para mencës midis dhimbjeve dhe gjakut që i rridhte në çimenton e zezë të oborrit ,është groposur tek varrezat 500-600m larg kampit në buzë të një përroi bashkë me 8 të vrarët në galeritë e territ të Qaf-Barit.Për të mësuar më shumë për revoltën e Qaf-Barit dhe për ata që dhanë jetën, si ndodhi dhe si përfundoi duhet të prisni se së shpejti del libri që unë kam pergatitur të ilustruar me fakte dhe faksimile. Ndryshe është problemi i Spaçit ,sado që familjarët të interesohen për të gjetur njerëzit e tyre te vrarë barbarisht e te groposur mizorisht,nuk mund të bëjnë asgjë pa ndihmën e shtetit. Shteti i cili është formuar nga bijtë e komunisteve dhe nga oficerë që në vitin 1991 morën mbi shpinë bustin e diktatorit për ta vendosur përsëri.Kërcënonin se do bënin kërdinë duke vrarë ata që do mundoheshin ti pengonin. Shteti i sotëm është i fryrë me komuniste e neokomunistë të cilët grabisin pasuri kombëtare e vazhdojnë të pasurohen me shpejtësi marramëndëse.Shteti i sotëm ka përkrahur dhe vazhdon të përkrahë sigurimin kryetar të shoqatave të Enverit, llumra te mbledhur per skrap,famkeq,hetues,operativ dhe kryetarë degësh të punëve të brëndshme,spiuna e bashkëpunëtorë informator të fëlliqur.Pushteti i sotëm krejt i përbërë me komunista e sigurimsa madje dhe me vrasësa siç është rasti i Librazhdit,spiun po,hajdut po,vrasës po, caktohet kryetar partie zv.prefekt.Ja kjo është partia demokratike që të pranon nëse ke këto kritere.Prokuroria e Librazhdit me pak ryshfet mbyll çdo lloj krimi po e pate kryer e nëse bënë pjesë në partinë demokratike.Të gjithë prokurorët e përgjithshëm e dinë këtë problem të Librazhdit por askush nuk ka kurajon të hapi ngjarje të vjetra.Kur vine ne atë karrike premtojne se do luftojne krimin,se toleranca do jete zero dhe të japin pershtypjen se do zbatojne ligjin e tajlonit (zjarrit ti pergjigjem me zjarre) ndërsa ne realitet bejne te kunderten.Vine shohin,pasurohen dhe ikin pa u ndjerë.
Pushofshi në paqe ju të rënët e burgut në Spaç dhe Qaf-Bari.Dhe mos t’ju ngelet merak,se sjeni gjallë se po të ishit gjallë e të shihnit sot ku jemi ne ju do kishit vrarë vehten.Pushofshi ne paqe ju të tjrë që ratë për nje shqipëri etnike dhe pa komunista,ne do ju kujtojme gjithmon.Mos kini merak o heronjtë e Spacit se unë nuk do te rresht së kërkuari dhe do tu gjej se ku u ka groposur komunizmi.
Rikthim në kraterin e ferrit
Mos të pafsha më kurrë shkretëtirë e mbetur Shkretë!/
Nga Bedri Blloshmi/
Me kërkesën e z.Agron Tufa, drejtorit të Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit, u nisëm për të vizituar burgun e Spaçit. Nuk kisha asnjë lloj dëshire për të shkelur përsëri në këtë humnerë, këtë krater, këtë gropë të rrejpur pa asnjë lloj bimësie, pas asnjë lloj krijese të gjallë, ku edhe egërsirave apo kaçakëve nuk u pëlqen as të kalojnë e jo më të jetojnë. Në këtë anë këtu edhe uji i pakët që rrjedh nga grykat e galerive apo maja e kodrës së djegur ka një ngjyrë të kuqerreme i cili ngjan si të jetë gjak që rrjedh nga një trup i plagosur, që rënkon pa pushim.
Z.Agron Tufa, gjatë bisedës më pyeste herë pas here: “- Hë Bedri, si të duket ky udhëtim? Çfarë të bën më shumë përshtypje?” “- Asgjë nuk më bën përshtypje. Nuk është hera e parë që shkel pa pranga në duar në këtë humbëtirë të mbetur shkretë.”edhe ju Z.Agron këtë rrugë e keni shkelur që kur ishte fëmijë, me trasta në krahë, me opinga të grisura, me barkun bosh e me një ndjenjë frike tek shkonit të takonje babanë e tuaj. Sapo lamë autostradën, rruga më tej gjarpëronte përgjatë një përroi që zhdukej poshtë majave të maleve të rrjepura. Me vete kishim dhe një kameraman, që shikonte nga brenda xhamit të makinës këtë vend të çuditshëm, i cili vetëm shkrepte aparatin, psherëtinte e psherëtinte me vete, duke shikuar here nga unë e here nga përroi i thellë që si dukej fundi.
-Më falni zoti Blloshmi e zoti Tufa, por nga po na çoni këtej? Nuk besoj se nga kjo anë që po shkojmë ka jetesë? Kush mund të jetojë në këto shkrepa? Mos jemi gabim? – na pyeti kameramani ndërsa vazhdonte të shkrepte aparatin.
-Ne po shkojmë atje ku kemi qenë të mbyllur e rrethuar me tela me gjemba e gryka mitralozi, – iu përgjigja unë, – por edhe nëse e kemi gabim, kjo rrugë të çon o në Qaf Bari ose në burgun e Gurthit, këto rrugë janë vetëm rrugë burgu.
Pa e kuptuar sa kishim udhëtuar, në një moment shoferi më pyeti: – Z,Blloshmi, këtu nga do të shkojmë, se janë dy rrugë? Të thashë një herë si rruga poshtë edhe kjo sipër të çojnë në një burg por ne do kalojmë sipër këtu është burgu për të cilën jemi nisur ta vizitojmë.
-Mbaj sipër, – i them përsëri unë – ja, arritëm pas kësaj kthese do të shohim godinat që na presin me gojë hapur se galeritë nuk duken, janë në përrua. Çdo gjë është shkatërruar, por megjithatë gërmadhat janë. Ja, i sheh këto -vazhdova t’i shpjegoj, mbasi ecëm gati 300 u afruam unë fillova të tregoj ja kjo godina komanda, këtu, ka qenë porta e hekurt, këtu fusha e qymyrit, kjo gërmadha këtu, ka qenë një dhomë ku bënin spiunët “takim special”,këtu ka qenë mensa, këtu kanë qenë birucat, këtu depoja e veshmbathjeve, kjo është fusha që rreshtoheshim kur donin të arrestonin sërish një të dënuar. Këtu u arrestua Xhelal Koprencka kur prokurori thirri gjithë inat e turivarur, duke tundur dorën e shtrirë drejt nga ne në fushë: “Xhelal Koprencka, në emër të popullit arrestohesh!”, pa mbaruar fjalën prokurori policët e mbërthyen me pranga ndërsa Xhelali iu përgjigj: “Jo në emër të popullit, por në emër të armiqve të popullit po më arreston!”.
Kur kaluam përpara pallateve vazhdova të tregoj: Ky pallat ishte plot me të dënuar të cilët punonin në galeri. Kjo është dhoma ku kam jetuar për pesë vjet me radhë. Shiko mbi derë akoma është parrulla me thënien e diktatorit, ja shiko gjithë andej ka parrulla.Në këtë dhomë flinin 51-52 të dënuar e në çdo dhomë krevatet ishin me tre kate, të bëra me hekura të salduara. Kjo gërmadha përpara nesh ka qenë banjoja, ndërsa tarraca përdorej për të bërë apelin tri herë në ditë. Këtu rrinim me orë të tëra në shi e dëborë duke pritur of. rojes për të na numëruar. Kjo gërmadha tjetër këtu ka qenë depo që përdorej nga ne për të lënë çizmet e grisura të llastikut që kundërmonin era djersë e rrobat e grira nga acidi, që vinin po aq erë të keqe sa çizmet, të lagura nga djersa dhe uji që kullonte fillim e mbarim të galerisë. Ja dhe zona e dytë, ajo në kodër e njoh mire atë zone atje kam punuar 5 vjet pa shkëputje, aty temperature ishte 45 –47 gradë. Lart fare, zona e pare e tretë dhe e katërta dhe kjo këtu poshtë fare quhej zona e pestë. Në këto zona punohej me tri turne. Në çdo turne kishte: brigadën e armatorëve, brigadën e sipërfaqes ku çdo brigadë kishte mbi 48 të dënuar veç brigades që nxirrte vagonat. Kur nuk arrinim të bënim normën, polici na lidhte pas një shtylle për 6-7 orë rresht e cila ndodhej atje tej, në kodër pranë barangës së tij. Shumë herë na lidhnin në hekuart e duarve edhe një rrotë vagoni e cila nuk takonte në tokë peshonte vetëm në duart e prangosura. Kishte raste që mbasi të linin lidhur në kodër, deri sa të dënuarit e tjerë të dilnin nga galeria në fund të turrnit kur brigada zbriste për të shkuar në fjetore, na zbrisnin të lidhur e më pas na fusnin në birucë. Në mëngjes të nxirrnin e na çonin prapë në punë. E sheh këtë pallatin tjetër? Ky ishte pallati i ”papaunësisë„ ishte i mbushur plot me pleq sakatë, me një dorë apo me një sy, dhe ata që ishin me raport mjeku. Kishte dhe të dënuar të cilët kishin dalë nga fiqiri prej torturave në hetuesi, thënë troç: i kishin çmendur dhe, të gjithë këta i fusnin çdo ditë në një sallë dhe u çanin kokën 4-5 orë duke lexuar dokrrat e përrallat e diktatorit. Tani të lutem mos më pyet më, se po ndihem keq. Pse çfar po ndjen? Të lutem ma thuaj. Unë habitem kur kujtoj se gjithë ajo dhunë psikologjike, gjithë ai presion, birucat, riarestimet, vrasjet në galeri, vrasjet nga ushtarët, pushkatimet.Shpesh here humbnim shpresën sa here futeshe operative në kamp të gjithë ne dridheshim nga tmerri se dinim që diçka do të ndodhte, ja tani si vjen koha çdo gjë është zhdukur e shkatërrua e kanë mbetur vetëm gërmadha.
Por kamerani prapë vazhdonte: – Po ndonjë rast vrasjeje, a të kujtohet?
-Po, – iu përgjigja unë, – disa raste. Ikim dhe flasim rrugës në makinë se nuk mund të qëndroj më këtu. M’u zgjuan shumë kujtime të tmerrshme që më kallin datën e drithërrojnë shpirtin, ikim ikim çfarë kërkon më shumë të dish. E gjithë pllaja ku jemi ne vetë rënkon e pëshpërin e janë shpirtrat që s’kanë gjetur asnjëher ashtue s’kanë për të gjetur qetësi.
Z.Agron vetëm shikonte i heshtur e thithte cigaren me ngut. Me bishtin e cigares së përfunduar ndizte tjetrën mendushëm ndërsa shtëllungat e tymit ngjiteshin e shpërndaheshin ngadalë kush e di se ku duke humbur ashtu siç u harruan e anashkaluan krimet 50 vjeçare të terroristëve komunistë, duke mohuar gjithë atë gjak të derdhur e gjithë ato sakrifica pa iu nënshtruar e pa u futur në strehën e çadrës së tyre gjakatare. E sot, bijtë e vrasësve të djeshëm sundojnë vendin duke u pasuruar e mbrojtur baballarët e tyre. Edhe kjo është “Demokraci”! Ndërsa me mijëra nëna shamizeza përsërisin legjendën e qyqes duke vajtuar kodër më kodër e përrua më përrua me lot në sy, me shkop në dorë e të kërrusura nga pesha e halleve dhe dhimbjes së përjetshme. Ato rënkojnë e shpresojnë për djemtë, vllezërit, baballarët e tyre që edhe të vdekur e të zhdukur i kërkojnë e i kërkojnë duke psherëtirë…
Mos të pafsha më kurrë shkretëtirë e mbetur Shkretë!
PRESIDENTI NAPOLITANO DEKORON NJË BASHKËPUNËTORE TË SIGURIMIT
NGA BEDRI BLLOSHMI/
Z. Napolitamo, nëqoftëse keni bërë ndonjëherë “punë shumë të mirë”, në karrierën Tuaj, kenë bërë këtë herë duke dekoruar një sigurims. Ne të burgosurit politikë, të vlerësojmë në shkallën sipërore. Ju i keni dhënë “Urdhërin e Meritës të Republikës së Italisë” (OMRI), një personi, që ka qënë familjarisht me sigurimin famkeq të komunizmit në Shqipëri qysh në vitin 1951. Në periudhën kur kjo sigurimse ka punuar në gazetën “Drita”, babai i saj ka qënë shefi i hetuesisë së përgjithshme në Ministrinë e Punëve të Brendëshme. Në këtë kohë është arrestuar, torturuar dhe më pas pushkatuar poeti dhe mësuesi Genc Leka.
Këtë vepër të sigurimses juve ndoshta nuk e dini, por unë bashkëngjitur po e botojë reçencën e cila mban firmën e Diana Çulit, për poezitë e poetit Genc Leka.
Z. President, në se do të dinit këtë fakt, cili do të ishte dekorata e shtetit italjan që do t’I akordonit Diana Çulit?