• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Opozita: Vendimi i Kuvendit për refuzimin e Gjykatës Speciale, përfundimtar dhe i pakthyeshëm

June 30, 2015 by dgreca

Nga Prishtina: Behlul Jashari/

 PRISHTINË, 30 Qershor.-Vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës për refuzimin e ndryshimeve kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale, i datës, 26 qershor 2015 është përfundimtar dhe i pakthyeshëm”, deklaruan sot tre partitë opozitare kosovare.Sipas tyre, “Qeveria e Republikës së Kosovës duhet t’i nënshtrohet këtij vendimi”.“Çdo tentativë për ta përmbysur këtë vendim të deputetëve të Kuvendit të Republikës të shprehur lirshëm me votë të lirë, gjoja në emër të procedurave, është tendencë për ta përmbysur rendin institucional dhe demokratik në vend”, thekson deklarata.“Gjithashtu, i thërrasim të gjithë akterët të përfshirë në këtë proces, qofshin ‘për’ apo ‘kundër’, ta respektojnë vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, përfundon deklarata e përbashkët e tre subjekteve opozitare, Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën.Në 26 qershor, Kuvendi i Kosovës me 75 vota pro, 7 kundër, 2 abstenime nuk e miratoi propozim-amendamentin nr. 24 në Kushtetutën e Republikës për krijimin e Gjykatës Speciale. Për miratim duheshin së paku 80 vota të Kuvendit 120 anëtarësh, përfshirë këtu edhe dy të tretat e 20 deputetëve të komuniteteve pakicë.

Në 27 qershor,  në një mbledhje konsultative të qeverisë lidhur me hapat që do të ndërmerren për përmbushjen e obligimeve të institucioneve të Kosovës ndaj marrëveshjes ndërkombëtare që ka të bëjë me themelimin e Gjykatës Speciale, e ratifikuar me ligj të veçantë në Kuvendin e Kosovës vitin e kaluar,  kryeministri kosovar Isa Mustafa  paralajmëroi  riprocedim dhe për këtë bashkërendësim e bisedime edhe me tre partitë opozitare që nuk i votuan në Kuvend ndryshimet kushtetuese.Në mbledhje u theksua se, qeveria dhe insititucionet tjera të Republikës së Kosovës angazhohen që në asnjë rrethanë të mos krijohet hapësirë për oponentët e pavarësisë që çështja e Gjykatës Speciale të kalojë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, Gjykates, Opozita e Kosoves, perfundimisht kunder

Kosova pret misionin e Komisionit Evropian në korrik

June 30, 2015 by dgreca

Nga Prishtina: Behlul Jashari/ PRISHTINË, 30 Qershor.-Kosova intensifikon përgatitjet për misionin faktmbledhës të Komisionit Evropian për procesin e liberalizimit të vizave, i cili mbërrin në muajin korrik. Përfaqësues të institucioneve të Kosovës janë takuar sot për të diskutuar për përgatitjet që po bëhen për pritjen e misionit faktmbledhës të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave.Në hapjen e takimit me përfaqësues të grupeve punuese teknike për procesin e liberalizimit të vizave nga të gjitha institucionet përkatëse, zëvendësministri  i Integrimit Evropian,  Ramadan Ilazi përsëriti se liberalizimi i vizave është prioritet kombëtar i qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe si i tillë tha se nënkupton përgjegjësi shtesë për të gjitha institucionet që të sigurohet përmbushja e detyrave të shtëpisë.“Komisioni Evropian është përgjigjur shpejt raportit të 5 qershorit të Republikës së Kosovës duke mbledhur një ekip të ekspertëve  jashtëzakonisht të përgatitur mirë, të cilët do të qëndrojnë në Kosovë nga 13 deri 17 korrik”, tha Ilazi.
Ai vlerësoi se rëndësia e misioni vlerësues të KE-së është fundamentale, sepse raporti përfundimtar që do të hartohet pas kësaj vizite do të hap rrugë për hapat e ardhshëm për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave.

 

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Komisioni Europian, korrik, kosova

Kosova drejt ushtrisë, diplomojnë kadetët e FSK-së të brezit 2015

June 29, 2015 by dgreca

 Nga Prishtina: Behlul Jashari/

PRISHTINË, 29 Qershor.-Bëhen të gjitha përgatitjet për ushtrinë e Kosovës. Në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj u zhvillua sot ceremonia solemne e diplomimit të kadetëve të Qendrës së Studimeve Universitare (QSU) të Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK),  brezi 2015. Ministri i Ministrisë së FSK-së, Haki Demolli,  e vlerësoi këtë ceremoni si një ditë të veçantë në jetën dhe karrierën e të diplomuarve, por edhe si një ngjarje të shënuar për FSK-në.“Diplomimi dhe gradimi i 11 kadetëve të Qendrës së Studimeve Universitare  të FSK-së, në gradën e nëntogerit, është një ditë tejet e rëndësishme dhe e shumëpritur, jo vetëm për kadetët e diplomuar, familjet e tyre, por edhe për Ministrinë dhe FSK-në në përgjithësi. Është ditë në të cilën po bëhet kurorëzimi i një pune të gjatë dhe tani pas 4 viteve angazhimi, sakrifice, këmbëngulësie, po e realizoni ëndrrën tuaj, duke u bërë solemnisht oficerë të karrierës në uniformën e FSK-së, që është uniformë e shenjtë dhe shumë e çmuar për popullatën e Republikës së Kosovës”, u shpreh ministri Demolli.

Ai vlerësoi shkollimin e kadetëve në Qendrën e Studimeve Universitare të FSK-së. “Doktrina e stërvitjes dhe shkollimi i kadetëve tanë bazohet në tërësi  mbi njohuritë dhe shkencën ushtarake, të ngjajshme me ato të ushtrive tjera bashkëkohore, duke zhvilluar njëkohësisht studime paralele edhe në institucione civile, konkretisht në Universitetin Amerikan të Kosovës”, tha ai.

Ministri Demolli tha se Ministria ka bërë të gjitha përgatitjet për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK).

Kadetët në mënyrë të veçantë i ka përshëndetur dhe përgëzuar, në gjuhën shqipe, komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës, gjenerali Thimoty Orr.

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, duke iu drejtuar kadetëve, tha se,  “ju po bëheni pjesë e FSK-së, në një kohë shumë të rëndësishme për Kosovën”.

Pas leximit të urdhrit për gradimin e 11 kadetëve në gradën e nëntogerit solemnisht iu dhanë certifikatat oficerëve të rinjë të FSK-së.

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rama i dorëzoi nëntoger Shpend Hajdinit çmimin “Kadeti më i mirë i brezit 2015”. Kadetët e sapodiplomuar dhanë betimin solemn para komandantit të Qendrës së Studimeve Universitare, kapiten Avni Kiqina.
Kadetët e FSK-së kanë kryer studimet në Qendrën për Studime Universitare dhe në Universitetin Amerikan të Kosovës. Atyre sot edhe u janë caktuar detyrat, të cilat do t’i kryejnë në njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, kadetet e FSK, Kosova drejt Ushtrise

Bisedimet Kosove-Serbi: një “ditë e gjatë dhe e rëndë”

June 29, 2015 by dgreca

Kosovë-Serbi, ndërpriten bisedimet për të vazhduar në mbrëmjen e një “dite të gjatë dhe të rëndë”/

Ne Foto:Pamje nag takimi i se Henes ne Bruksel/

Nga Prishtina: Behlul Jashari/

 PRISHTINË, 29 Qershor.-Bisedimet Kosovë-Serbi në Bruksel  të raundit të 27-të në nivel të lartë kryeministror, të nisura sot në mëngjes, jënë ndërprerë pasdite për arsye të obligimeve të ndërmjetësueses, përfaqësueses së lartë të BE-së, Frederica Mogherini, ndërsa do të vazhdojnë në mbrëmje.Shefja e diplomacisë evropiane, Mogherini, fillimisht takoi veçantë delegacionin kosovar, e pastaj delegacionin serb, para takimit të përbashkët trilateral.

Pas takimit me Mogherini, nga kryeministri kosovar Isa Mustafa nuk ka pasë ndonjë deklaratë, ndërsa sipas medias së Beogradit, kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç,  ka thënë se “pret ditë të gjatë dhe të rëndë në Bruksel”.

Kosova dhe Serbia po zhvillojnë dialogun për të njëjtat tema si në 23 qershor edhe sot në Bruksel, në raundin e dytë kryeministror brenda një jave, në procesin drejt normalizimit të marrëdhënieve, të kryesuar nga BE e mbështetur nga SHBA.“Bashkësia e komunave serbe” në Kosovë, renditej e para nga “katër temat” e raundit të 26-të të dialogut në nivel të lartë kryeministror Prishtinë-Beograd. Media në Serbi ka renditur të dytën “energjetikën”, të tretën “telekomunikacionin” dhe të katërtën “Parkun e paqes” siç e quajnë barrikadën në urën kryesore mbi lumin Ibër të qytetit të Mitrovicës, që ndanë veriun me shumicë serbe nga jugu me shumicë shqiptare.

Filed Under: Rajon Tagged With: Behlul Jashari, dhe e rende, dite e gjate, Kosove-Serbi

Kosovë-Serbi, Dialogu vazhdon

June 29, 2015 by dgreca

Kosova dhe Serbia vazhdojnë dialogun në Bruksel për temat e 23 qershorit/

Nga Behlul JASHARI/ Kosova dhe Serbia vazhdojnë dialogun për të njëjtat tema si në 23 qershor edhe sot në Bruksel, në raundin e 27-të në nivel të lartë kryeministror, të nisur në mëngjes, të dytin brenda një jave, në procesin drejt normalizimit të marrëdhënieve, të kryesuar nga BE e mbështetur nga SHBA.

Ndërmjetësuesja, shefja e diplomacisë evropiane, Frederica Mogherini, fillimisht takoi veçantë delegacionin kosovar, e pastaj elegacionin serb, para takimit të përbashkët trilateral, i cili sapo ka filluar.

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka thënë se bisedimet midis kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiç, janë përqendruar në çështjet e pazgjidhura midis palëve, si: energjia, telekomi, krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe në veri të Kosovës dhe liria e lëvizjes.

“Përparim i mirë është bërë në të gjitha çështjet. Ekipet tona do të vazhdojnë të punojnë për këto katër çështje në orët e ardhshme dhe ne do të mblidhemi shumë shpejt, në ditët e ardhshme, për të finalizuar marrëveshjet”, ka thënë Mogherini përmes një deklarate për media, pas raundit të 26-të.

Ajo po ashtu ka bërë të ditur se Memorandumi i Mirëkuptimit për njohjen e ndërsjellë të sigurimeve të makinave është nënshkruar në prag të takimit.

Ne Bruksel, kryeministri i Kosovës, Mustafa, nuk është deklaruar, ndërsa pas kthimit në Prishtinë, në një mbledhje të qeverisë, tha se, “ gjatë takimit të datës 23 qershor janë trajtuar disa prej çështjeve që kanë qenë të parapara, si çështja e parimeve themelore lidhur me asociacionin e komunave, çështja e energjisë, çështja e kodit telefonik, çështja e kalimit mbi urën e Ibrit dhe poashtu është arritur që të nënshkruhet Marrëveshja lidhur me policat e sigurimit”.

“Mund të them se për çështjet e tjera, sa i përket asociacionit të komunave, energjisë, për të cilat është diskutuar në mënyrë specifike, të tjerat nuk kanë arritur të diskutohen thellësisht. Kemi mbetur që të punojmë edhe më tutje në nivel të ekspertëve për të sqaruar disa çështje që kanë qenë shumë të hapura ndërmjet nesh dhe jemi marrë vesh që të vazhdojmë këtë të hënë”, shtoi ai.

Ne, vijoi Mustafa, jemi angazhuar që të gjitha këto çështje të zgjidhen në suaza të parimeve të cilat ne i kemi përcaktuar më parë dhe unë mendoj se ashtu edhe do të ndodhë.

“Ne do të bëjmë përpjekje maksimale që dialogu të jetë konstruktiv dhe që zgjidhjet të jenë ato të cilat do të ndihmojnë që ne në të ardhmen t’i lëmë anash problemet të cilat i kemi tani të hapura, por edhe të orientohemi në perspektivën tonë zhvillimore dhe në mirëqenien e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, deklaroi kreu i qeverisë kosovare.

Ndersa, kryeministri i Serbisë, Vuçiç, ka folur në Bruksel, pas takimit me kryeministrin e Kosovës Mustafa, ku ka thënë se bisedimet kanë qenë shumë të vështira dhe se nuk është arritur ndonjë marrëveshje finale.

“Kemi shënuar mjaft përparim, para së gjithash për çështjen më të vështirë që është Asociacioni i Komunave Serbe. Shpresoj se në ditët e ardhshme, së paku këtë marrëveshje mund ta finalizojmë, por po punojmë intensivisht dhe seriozisht për të gjitha temat e tjera”, shprehej Vuçiç.

“Bashkësia e komunave serbe” në Kosovë, renditej e para nga “katër temat” e raundit të 26-të të dialogut në nivel të lartë kryeministror Prishtinë-Beograd. Media në Serbi ka renditur të dytën “energjetikën”, të tretën “telekomunikacionin” dhe të katërtën “Parkun e paqes” siç e quajnë barrikadën në urën kryesore mbi lumin Ibër të qytetit të Mitrovicës, që ndanë veriun me shumicë serbe nga jugu me shumicë shqiptare.

Burimet zyrtare në Prishtinë po ashtu kanë theksuar katër tema, me dallim vetëm në renditje, “energjinë, telekomin, barrikadën mbi urën e lumit Ibër në Mitrovicë dhe Asociacionin e komunave serbe”.

Ndërsa, shtypi i sotëm në Prishtinë thekson se, për dallim nga herët e tjera, të hënën, që në mëngjes, pritet të fillojë raundi i ri i dialogut në nivelin më të lartë mes Kosovës dhe Serbisë. “Takim Mustafa-Vuçiç pritet të zgjasë së paku deri në orët e vona të pasdites, por kësaj radhe në BE shpresojnë se vërtet do të ketë rezultate konkrete, të cilat munguan në takimin e fundit, javën e kaluar”, shkruan shtypi, duke shtuar se, “vetë përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federika Mogherini, kishte bërë të qartë se në takimin e radhës pret formalizimin e marrëveshjeve në disa pika”.

Për katër vite bisedimesh në Bruksel, që nisën me teknike e kaluan në nivel të lartë kryeministror, Kosova dhe Serbia kanë arritur 20 marrëveshje. Këtë e bëri të ditur në Prishtinë ministrja për Dialogun në qeverinë kosovare, Edita Tahiri, në konferencën e tretë të ambasadorëve të Republikës së Kosovës, ku në fundjavë foli për temën “Progresi në dialogun e Brukselit dhe perspektiva euroatlantike e Kosovës”.

“Sot katër vite pas, janë arritur njëzet e dy marrëveshje me Serbinë, disa janë zbatuar nga Serbia, e disa janë rrugës së zbatimit, dhe në disa fusha Serbia ka shënuar ngecje serioze në zbatimin e marrëveshjeve”, u shpreh ajo.

Ministrja Tahiri tha se dialogu që po zhvillohet në Bruksel ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian ka dhënë rezultate të rëndësishme në disa plane. Vlen të veçohen rezultatet në forcimin e kushtetutshmërisë, ligjit dhe demokracisë në tërë vendin dhe shuarja e strukturave paralele serbe në fushat ku janë arritur marrëveshjet, pastaj përparime ka pasur në normalizimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore me Serbinë, dhe në mënyrë të veçantë dialogu i Brukselit ka kontribuar në perspektivën euro-atlantike për Kosovën. Ajo pastaj u ndal në veçanti tek procesi i zbatimit të marrëveshjeve në fushën e drejtësisë dhe shuarjen e të ashtuquajturës “Mbrojtje Civile”, si dhe informoi mbi takimin e radhës në Bruksel në nivel kryeministrash ku, “do të trajtohen dhe eventualisht mbërrihen marrëveshjet për temat që janë në rend dite”.

Ajo shprehu pritshmërinë që, “do të ketë rezultate për përmbylljen e çështjes së kodit shtetëror telefonik, për të cilën do të aplikojë shteti i Austrisë, pastaj do të ketë përparime në çështjet e zbatimit të marrëveshjes për energjinë, në përkufizimin e parimeve të përgjithshme për asociacionin dhe për heqjen e barrikadës nga ura e lumit Ibër”.

Ministrja Tahiri shprehu kënaqësinë për nënshkrimin e marrëveshjes për njohjen reciproke të polisave të sigurimit të automjeteve mes dy shteteve, e cila marrëveshje do të ulë koston e tarifave dhe mundësojë një lëvizje më të lirë për qytetarët dhe në veçanti për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Kosova me dialogun e Brukselit po dëshmohet si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon, dhe vetë dialogu i Brukselit po konsiderohet si kontribuuesi kryesor për paqen në rajon duke qenë se në vendet tjera nuk ka pasur zhvillime inkurajuese, duke pasur parasysh që në Maqedoni ka probleme demokratike dhe etnike ku nuk ka pasur përparime në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe po ashtu Bosnja vazhdon me sfidat e saja”, tha ministrja Tahiri.

Në Bruksel këtë të hënë të 29 qershorit 2015 takohen për herë të katërt kryeministrat Isa Mustafa e Aleksandar Vuçiç të qeverive të reja të zgjedhjeve 2014 në të dy vendet, që u mbajtën më parë në Serbi e pastaj në Kosovë, ndërsa nga 26 raundet e zhvilluara deri tash të dialogut Prishtinë-Beograd në nivel të lartë, 23 ishin mes kryeministrave të atëhershëm Hashim Thaçi e Ivica Daçiç. Takimi i parë kryeministror në Bruksel është zhvilluar në 19 tetor 2012, ndërsa i 26-ti në 23 qershor 2015. Bisedimet në nivel kryeministrash kanë pasuar dialogun teknik Kosovë-Serbi, të filluar në 8 mars 2011, po ashtu në Bruksel, ku në krye të delegacionit kosovar ishte Edita Tahiri atëherë zëvendëskryeministre.

Pas raundit të 26-të, seanca plenare e Kuvendit të Kosovës në 25 qershor ka nisur me pyetjet për delegacionin kosovar se çfarë biseduan e për çfarë u dakorduan në raundin e 26-të kryeministror në 23 qershor dhe çka do të nënshkruajnë të hënën me delegacionin e Serbisë në Bruksel. Gjatë “koha për deklarime jashtë rendit të ditës”, këto pyetje i bënë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda, dhe deputetja e Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami, duke theksuar opinonin e tyre se bashkësia e komunave serbe në veri do jetë “një autonomi apo republikë”.

Marrëveshja 15 pikëshe për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e vlerësuar historike, e parafuar para dy vitesh, në 19 prill 2013, nga Thaçi e Daçiç, si dhe ndërmjetësuesja, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së në atë kohë, Baronesha Catherine Ashton, në 6 pikat e para ka Asoaciacionin apo Bashkësinë e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Filed Under: Rajon Tagged With: Behlul Jashari, dialogu vazhdon, Kosove-Serbi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 242
  • 243
  • 244
  • 245
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry
  • Universiteti Shtetëror i Tetovës si Paradigmë e Arsimit të Lartë Shqiptar
  • Kujtesë e misionit profesional dhe jetësor që na bashkon…
  • LAHUTA SHQIPTARE NË DËSHMITË E HISTORIANËVE, ALBANOLOGËVE DHE STUDIUESVE EUROPIANË
  • Justina Aliaj e kthen Nënën Terezë në qytetin e saj të fëmijërisë
  • Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dega në SHBA nderoi gazetarë të shquar shqiptaro- amerikanë
  • “Sekretet” e Faik Konicës, roli si Kryetar i “Vatrës” dhe editor i “Diellit”
  • Libri “Dënesje në dru” i shkrimtarit Lazër Stani, prozë e kërkimeve absurde
  • Bashkëpunimi ruso-serb në veri të Vilajetit të Kosovës (1901)
  • Lufta hibride ruse dhe mësimi për shqiptarët
  • Paradoks gjuhësor dhe letrar
  • “Dardanët”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT