-Kryeministri Ramush Haradinaj: Kosova dhe populli i saj do t’i jetë përjetë mirënjohës dhe asnjëherë nuk do ta harroj ndihmën e gjeneralit Amerikan, Wesley Clark dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Emri i tij do të jetë përherë në kujtesën e shqiptarëve kudo që jetojnë ata/

PRISHTINË, 15 Maj 2018-Gazeta DIELLI/ Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë takimit sot në Prishtinë me ish-Komandantit Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Europë, gjeneralin Wesley Clark, tha se, “Kosova dhe populli i saj do t’i jetë përjetë mirënjohës dhe asnjëherë nuk do ta harroj ndihmën e gjeneralit Amerikan, Wesley Clark dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Emri i tij do të jetë përherë në kujtesën e shqiptarëve kudo që jetojnë ata”. Kryeministri Haradinaj vlerësoi lartë kontributin e gjeneralit Clark gjatë viteve 1999, nën komandën e të cilit filluan intervenimet e NATO-s mbi caqet serbe, për të shpëtuar një popull të tërë shqiptarë të pambrojtur, ndaj të cilit ushtrohej gjenocid. “Falë ndihmës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s, Presidentit Bill Clinton, Sekretares Madeleine Albright, Gjeneralit Wesley Clark, ish-kryeministrit britanik Tony Blair dhe gjithë botës demokratike që kontribuuan për lirinë e Kosovës, Kosova sot është e lirë dhe e pavarur. Përjetë mirënjohjes gjithë atyre që shpëtuan nga shfarosja popullin tonë”, tha kryeministri Haradinaj.Kryeministri Haradinaj, gjatë takimit shprehu gatishmërinë e qeverisë së Kosovës për të mbështetur fondacionet amerikane që i dedikohen programeve arsimore.Ish-Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Europë, gjenerali amerikan Wesley Clark, falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritje, duke theksuar se Kosova dhe populli i saj janë përherë në zemrën dhe mendjen e tij./b.j/
-Kryeministri Ramush Haradinaj: Ushtria e ardhme e Kosovës është forca e çdo qytetari që jeton brenda vendit, është partneritet për paqe, për siguri në rajonin tonë/
-Në Konferencën “Kosova e sigurt dhe e mbrojtur” e organizuar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, morën pjesë ambasadorët e akredituar në Kosovë, ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, komandanti – gjenerali i FSK-së Rrahman Rama, drejtori i NALT për Kosovën, Gjeneral Ralf Hoffmann, dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve në vend/

-Kosovën e sheh si një mrekulli dhe një ëndërr të realizuar…Ashtu si në ardhje, edhe në shkuarje sheshit e kudo në Prishtinë njerëzit e përshëndetnin vëllazërisht priftin ortodoks shqiptar nga Elbasani/


