• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Qeveria, iniciohet Zona e Veçantë Ekonomike Amerikane

May 11, 2018 by dgreca

1 amerika

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

 PRISHTINË, Maj 2018/ Themelimi i Zonës së veçantë Ekonomike Amerikane është iniciuar në mbledhjen e qeverisë së Kosovës pasditen e 8 majit 2018, pas miratimit të Grupit Punues për krijimin e kësaj zone.

Grupi punues ka për detyrë të identifikoj legjislacionin, lokacionin, procedurat dhe të gjitha çështjet tjera relevante që mundësojnë themelimin e Zonës së Veçantë Ekonomike Amerikane.

Si rezultat, Grupi punues do të përgatisë tërë dokumentacionin relevant që i mundëson qeverisë së Republikës së Kosovës themelimin e Zonës së Veçantë Ekonomike Amerikane.Ky inicim për Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është një hap i radhës që dëshmon përkushtimin e qeverisë së Kosovës për partneritet me SHBA-të.

Për t’i nderuar këto raporte, në fillim të mbledhjes së qeverisë komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor Timothy Orr, i është adresuar kabinetit qeveritar me një fjalë rasti, në të cilën ka theksuar gatishmërinë e thellimit të partneritetit me Kosovën, duke e veçuar raportin me Kosovën si raportin më unik që kanë Iowa dhe SHBA-të me ndonjë vend tjetër.

 “Nuk kemi gjetur partneritet më të mirë sesa Kosovën dhe popullin e saj”, u shpreh ai. Duke folur për raportet e mira ndërmjet dy vendeve, Orr tha se janë në pritje të nënshkrimit të dy marrëveshjeve me qytetet simotra.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, kosova, Zone Amerikaner

SHBA-Kosovë, binjakëzim qytetesh

May 10, 2018 by dgreca

-Binjakëzim në mes të Komunës së Vushtrrisë të Kosovës dhe qytetit Norwalk të Iowas, të  Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Miqësia me shtetin e Iowas, dëshmi e miqësisë së përjetshme me SHBA-të/
2 IOVA-Vushtri.JPG1 VUSHTRI IWOVA.JPG1 celsi.JPG
-Tom Philips, kryetar i qytetit Norwalk nga Iowa, u shpall qytetar nderi i Vushtrrisë/
VUSHTRRI, 10 Maj 2018-Gazeta DIELLI/ Të gjithë ne që jemi këtu sot, jemi të lumtur dhe të ngazëllyer për miqësinë që kemi me shtetin e Iowas dhe ShBA-të, e cila është ndërtuar në etapa të rëndësishme historike. Kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së binjakëzimit në mes të Komunës së Vushtrrisë dhe qytetit Norwalk të Iowas, të  Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kryeministri Haradinaj shprehu falënderim për gjithë ata që u angazhuan për të krijuar partneritetin me shtetin e Iowas dhe binjakëzimin e qytetit të Norwalk me atë të Vushtrrisë, duke i dhënë atribut angazhimit të veçantë kryetarit të Vushtrrisë, Xhafer Tahirit, por edhe prezencës së kryetarit të Norwalk, në Kosovë dhe angazhimit të tij në këtë projekt.
”Të gjithë ne që jemi këtu sot, jemi të lumtur dhe të ngazëllyer për miqësinë që kemi me shtetin e Iowas dhe ShBA-të, e cila është ndërtuar në etapa të rëndësishme historike. Të gjithë jemi të lumtur dhe të gatshëm të kontribuojmë në të, por sonte heronjtë e kësaj miqësie janë dy kryetarët, Xhafer Tahiri dhe Tom Philips. Si Kryeministër i këtij vendi, më vije mirë që jam dëshmitar i kësaj miqësie, për të cilën lutem që të zgjasë gjithmonë”, tha kryeministri Haradinaj.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, tha se sot lidhet një marrëveshje miqësie, me një qytet dhe një shtet, që popullit të Kosovës ju gjend në momentet më të vështira. “Sot  është një ditë të veçantë për qytetin e Vushtrrisë, për qytetarët e Vushtrrisë, për fermerët dhe për nxënësit e Vushtrrisë”, tha kryetari Tahiri.
Kryetari i qytetit Norwalk, Tom Philips, u shpreh i lumtur për pritjen dhe për zyrtarizimin e binjakëzimit në mes të dy qyteteve Norwalk dhe Vushtrrisë, dhe shtoi se zyrtarët e Norwalk dhe të Departamentit të Zhvillimit Ekonomik, kanë punuar me shumë zell dy vitet e fundit që ta realizojnë këtë partneritet.
Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowas, Gjeneralmajor, Timothy Orr, tha se është nder të qëndrojë pranë jush, në shtëpinë tonë. “Sonte ne fillojmë një ëndërr të re, kemi njerëz, kemi resurse dhe kemi një zemër të madhe”, tha Gjenerali Orr, duke shprehur besimin edhe për bashkëpunime tjera në të ardhmen.
Tom Philips, kryetar i qytetit Norwalk nga Iowa, u shpall qytetar nderi i Vushtrrisë.Qyteti i Vushtrria është mes kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, dhe qytetit më të madh verior, Mitrovicës.
Vushtrria është një ndër qytetet më të vjetra të Kosovës, ku më parë në Dardani ekzistonte qyteti i vjetër nga periudha romake Vicianum. Dihet se një rrugë e rëndësishme e antikitetit aso kohe kalonte afër Vicianumit – Vushtrrisë. Rruga gjendej afër fshatit Stanofc i Poshtëm, ku është lidhur me rrugën e njohur Lisus (Lezha)-Naissus(Nishi), e cila kalonte përmes qytetit Ulpiana (Prishtina) dhe ka shkuar në Shkup dhe Selanik./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, binjakëzim qytetesh, SHBA- KOSOVE:

Kosova, një realitet i ri për BE-në

May 10, 2018 by dgreca

-Realitet që dëshmon gatishmërinë për një partneritet politik dhe ekonomik/

1 Ramush BE.JPG

PRISHTINË, 10 Maj 2018-Gazeta DIELLI/ Kosova është një realitet i ri për Bashkimin Evropian, realitet që dëshmon gatishmërinë për një partneritet politik dhe ekonomik, tha kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë takimit sot me zëvendës presidentin e Parlamentit Evropian, Reiner Wieland, ambasadorin gjerman Christian Heldt dhe shefin e zyrës së “Konrad Adenauer” në Kosovë, Johanes Rey.

“Kosova është e përkushtuar në rrugën e saj evropiane dhe të integrimeve euroatlantike. Qytetarët tanë meritojnë të jenë të barabartë dhe të lëvizin lirshëm në vendet e BE-së dhe ne po presim që sa më shpejtë të marrim lajmin e drejtë dhe të merituar për liberalizimin e vizave”, theksoi kreu i qeverisë kosovare.Në këtë takim, kryeministri Haradinaj e njoftoi zëvendës presidentin e Parlamentit Evropian, Reiner Wieland, me përkushtimin e qeverisë për përmbushjen e të gjitha obligimeve të saj për axhendën evropiane, për të arriturat në fuqizimin e sundimit të ligjit, nismën për reformën në administratën publike, në avancimin e raporteve për fqinjësi të mirë, të arriturat në zhvillimin ekonomik, e po ashtu edhe për nevojën e përmbylljes së bisedimeve me Serbinë.

“Kosova është gati për liberalizimin e vizave dhe ne presim mbështetjen e Parlamentit Evropian në këtë proces, i cili është jetik për qytetarët tanë”, tha kryeministri Haradinaj. Më tej Kryeministri Haradinaj, theksoi edhe rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik me Gjermaninë, duke i forcuar marrëdhëniet bilaterale me këtë vend.“Kosova është partneri ideal i Gjermanisë për të forcuar bashkëpunimin ekonomik. Ne kemi resurset e nevojshme, të përshtatshme për investitorët gjerman dhe tani është koha që të shohim projekte konkrete në këtë drejtim”, shtoi Kryeministri Haradinaj.Kryeministri Haradinaj përmendi në takim edhe rëndësinë që ka liberalizimi i vizave për qytetarët e vendit dhe tani Kosova është një realitet tjetër, nga i cili nuk mund të kenë probleme vendet e BE-së.

Zëvendës presidenti i Parlamentit Evropian, Reiner Wieland falënderoi Kryeministrit për pritjen dhe gatishmërinë e bashkëpunimit për projekte specifike nga fusha e edukimit në programet e BE-së dhe Qeverisë Gjermane, duke shprehur mbështetjen e Kosovës në rrugën e saj për fuqizimin e rendit dhe ligjit dhe përafrimin e vendit me axhendën evropiane./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, kosova, një realitet i ri, për BE-në

SHBA-Kosovë, një dekadë miqësi e partneritet me Iowa-n

May 7, 2018 by dgreca

-Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, takim me delegacionin 60 anëtarësh, përfaqësues të shtetit të Iowa-s, institucioneve arsimore dhe ekonomike/

 1 a mire kos amerike1 ramushi qesh1 amerikanet

Prishtinë, 7 maj 2018-Gazeta DIELLI/“Kosova është shtëpia juaj e dytë dhe kështu ju konsiderojmë. Faleminderit për të gjithë mbështetjen që keni treguar për ne, për shoqërinë tonë. Ardhja juaj këtu sot, dëshmon që ky partneritet, kjo miqësi me ju po fiton një dimension tjetër, në ekonomi, siguri, kulturë”, kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në fillim të takimit me delegacionin 60 anëtarësh, përfaqësues të shtetit të Iowa-s, institucioneve arsimore dhe ekonomike nga ky vend.Me këtë rast, kryeministri Haradinaj duke vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira me shtetin e Iowa-s, tha se Kosova mburret dhe ka nderin që të ketë këtë partneritet me shtetin tuaj, dhe në përgjithësi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, miqësi kjo e cila ka lindur në ditët më të vështira.Për gati një dekadë Kosova dhe shteti i Iowa-s kanë demonstruar një partneritet korrekt bashkëpunimi në shumë fusha me interes për Kosovën, veçmas në atë arsimor.

“Tani me ardhjen tuaj në Kosovë, ky bashkëpunim do të intensifikohet, për të sjellë rezultate konkrete. Kosova është e hapur për investimet dhe ndihmën amerikane”, tha kryeministri Haradinaj.

Delegacioni në fjalë po qëndron për vizitë në Kosovë, me qëllim të përforcimit të bashkëpunimit ekonomik dhe arsimor.Kryeministri Haradinaj konfirmoi mbështetjen e tij për projektet që promovojnë cilësinë në arsim, profilizimin e fushave të studimit dhe për projekte që hapin vende të reja të punës dhe nxisin zhvillim ekonomik të vendit.“Kosova ka nevojë për shkolla profesionale, të orientuara varësisht nga nevojat e tregut të punës. Kosova ka nevojë për modelin amerikan të shkollimit, të punës dhe zhvillimit ekonomik. Ne jemi të përqendruar drejt rrugës tonë euro-atlantike dhe për këtë po punojmë çdo ditë”, tha Kryeministri Haradinaj.Kim Heidemann, drejtoresh ekzekutive në emër të shtetit simotër të Iowa-s dhe delegacionit, falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritje, duke thënë se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë zhvilluar vazhdimisht, dhe se edhe në të ardhmen do të ketë bashkëpunim në sektor të ndryshëm.Në këtë takim ishte i pranishëm edhe atasheu për siguri i Kosovës në shtetin e Iowa-s, Xhavit Gashi.Të martën, më 8 maj,  delegacioni i lartë nga nga Iowa, SHBA, kryesuar nga Zach Nunn, Përfaqësues në Komitet për Marrëdhënieve Ndërkombëtare, nga Iowa State Capital dhe Timothy Orr, Gjeneral i Gardës Kombëtare të Iowas, do të qëndrojë në Kuvendin e Republikës së Kosovës./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, Haradinaj, Iova, pret delegacionin

Kosovë-Përkujtohet akademik Fehmi Agani, i vrarë 19 vjet më parë

May 7, 2018 by dgreca

-Presidenti historik Rugova: Së bashku me Profesor Aganin i vendosëm themelet e shtetit të pavarur të Kosovës dhe funksionimin e tij/

Fehmi-Agani-Ibrahim-Rugova-behl fehmibujku 94Fehmi_Agani

-Presidenti Thaçi: Vrasja e profesor Aganit ishte humbje e madhe/

-Kryeministri Haradinaj: Fehmi Agani i dha dritë vizionit tonë për shtet/

 -Dr. Fehmi Agani në vitin 1994: Serbia – agresioni dhe  agresori nuk duhet shpërblyer/

-LDK: Mençuria, intelektualiteti, largpamësia dhe vizioni i Profesor Aganit i  duhen edhe sot Kosovës/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

PRISHTINË,  6 Maj 2018/ Në Kosovë sot nderohet e përkujtohet akademik Fehmi Agani, i vrarë 19 vjet më parë, në 6 maj 1999, nga forcat serbe derisa po udhëtonte drejt Maqedonisë mes shqiptarëve të dëbuar nga vatrat e veta.

Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova,

me një dekret të veçantë ka dekoruar bashkëpunëtorin më të afërt akademik Fehmi Aganin me Urdhrin Hero i Kosovës, për vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Duke e shpallur këtë vendim në 6 maj 2004, Presidenti Rugova theksonte, se “së bashku me Profesor Aganin i vendosëm themelet e shtetit të pavarur të Kosovës dhe funksionimin e tij”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përkujton se, “para nëntëmbëdhjetë vitesh forcat policore serbe vranë akademik Fehmi Aganin, njërin nga intelektualët më të shquar dhe politikanin ndër më mprehtë të Kosovës”.

“Vrasja e profesor Aganit ishte humbje e madhe, sepse ai kishte një bagazh të madh përvoje jetësore, dije sociologjike dhe sens politik që u dëshmua veçanërisht gjatë dekadës së fundit të shekullit njëzet”, shprehet Thaçi.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkruar sot:Fehmi Aganin do ta kujtojmë si pishtarin që i dha dritë vizionit tonë për shtet.

Me penën e tij, urtësinë e guximin Agani shkroi historinë e Kosovës, të pavarur e demokratike, Kosovës euro-atlantike për të cilën ai jetoi dhe u flijua.

Agani u bë gur, i themeleve të Kosovës se pamvarur!

 DR. FEHMI AGANI NË VITIN 1994: SERBIA – AGRESIONI DHE  AGRESORI NUK DUHET SHPËRBLYER

Serbia – agresioni dhe  agresori nuk duhet shpërblyer, theksonte para 24 viteve akademik Fehmi Agani në deklaratën e dhënë, që e kam të botuar në gazetën e rezistencës, të lëvizjes e luftës për liri e pavarësi, “Bujku” në 26 shtator 1994, ku kam të botuar edhe intervistën ekzluzive, që më ka dhënë Presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, me titull “Politikë globale që sa më parë të bjerë muri mes shqiptarëve”. Ajo intervistë e parë e një presidenti të Kosovës për ATSH-në zhvillohej në kohë të rënda të okupimit e dhunës kundër shqiptarëve të Kosovës. “Një represion masiv në Kosovë ka rritur tensionet politike këtu dhe në rajon, ndaj është e domosdoshme prania ndërkombëtare”, e përshkruante situatën dhe e kërkonte zgjidhjen Presidenti Rugova, në intervistën ku fliste edhe për “lidhjet konfederale apo bashkimin me Shqipërinë” të Republikës së Kosovës, derisa bisedonim gjatë ditën e enjëte të 22 shtatorit 1994, në zyrën e tij, ku sot është muzeu – Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës.

 Gazeta “Bujku” në 26 shtator 1994:

    DEKLARATË E DR. FEHMI AGANIT LIDHUR ME ZBUTJEN E SANKSIONEVE NDAJ SERBISË AGRESORI NUK DUHET SHPËRBLYER

-Sanksionet kryesore ekonomiko-financiare dhe bojkotimi ndërkombëtar i Serbisë nuk do të mund të suspendohen pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës/

 I pyetur lidhur me qëndrimin rreth vendimit të Këshillit të Sugurimit për zbutjen e sanksioneve ndaj Serbisë e Malit të Zi, nënkryetari i LDK-së dr. Fehmi Agani dje deklaroi:Edhe pse përkrahim të gjitha përpjekjet për arritjen sa më të shpejtë të një marrëveshje për Bosnjën në bazë të propozimit të Grupit të Kontaktit, megjithatë lajmi për zbutjen e sanksioneve ndaj Serbisë, edhe pse është fjala për një zbutje të përkohshme e të kufizuar, në Kosovë nuk është për t’iu gëzuar.Pikërisht, në kohën kur Serbia po pret zbutjen e sanksioneve ndaj saj, në Kosovë me brutalitet po zbaton sanksionet që ajo u imponoi Kosovës dhe shqiptarëve.

Megjithatë, shpresojmë se, siç është deklaruar shpesh nga instanca të ndryshme ndërkombëtare, sanksionet kryesore ekonomiko-financiare dhe bojkotimi ndërkombëtar i Serbisë nuk do të mund të suspendohen pa zgjidhjen e problemit të mdh të Kosovës, si dhe problemit të Krainës dhe problemeve tjera të ish-Jugosllavisë. Përndryshe, do të ishte kjo një shpërblim i agresionit dhe i agresorit, përfundoi dr. Fahmi Agani. B.J.

 LDK PËRKUJTON AKADEMIK FEHMI AGANIN

 Përkujtohet  profesori, veprimtari, ish nënkryetari shumëvjeçar i LDK-së dhe Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës , Akademik Fehmi Agani.Kryesia e Lidhjes Demokratike të  Kosovës së bashku me familjarët e profesorit të ndjerë Fehmi Agani, kanë  bërë sot homazhe dhe nderime në 19 vjetorin e vrasjes së tij.“Ne sot, si Kryesi e LDK-së së bashku  me familjarët jemi këtu në nderim të jetës dhe veprës  së profesorit dhe akademikut, njeriut të shkencës dhe politikës e të institucioneve, profesor Fehmi Aganit.

Në përkujtim të punës së tij të madhe, në 19 vjetorin e vrasjes së tij nga bandat policore, ushtarake  dhe paramilitare serbe, çdo vit padyshim që po ndihet mungesa e profesor Aganit.Mençuria e tij, intelektualiteti, largpamësia dhe vizioni i tij si kurrë më parë i  duhen edhe sot Kosovës”, u shpreh me këtë rast në emer të Kryesisë së LDK-së , Sekretari i përgjithshëm, Ismet Beqiri.Ndërsa Mentor Agani, djali i profesor Aganit pasi  falenderojë Kryesinë  e LDK-së për homazhet dhe respektin për profesor Aganin,  ai tha “Na mungon të gjithëve, thjeshtë na mungon të gjithëve ”.

Filed Under: Politike Tagged With: 19 vjetori, Behlul Jashari, Fehmi Agani

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 74
  • 75
  • 76
  • 77
  • 78
  • …
  • 245
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Shqiptarët dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe përgjegjësia evropiane
  • Në Ditën e Gjenocidit në Kosovë, nevoja e Kualifikimi Juridik Ndërkombëtar për Krimet e Kryera në Kosovë (1998–1999)
  • FUNDI I REZISTENCËS SË NACIONALIZMËS 1946-1947
  • ZBULOHEN KONGRESET E BALLIT KOMBËTAR
  • 15 janari është Dita e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë!
  • Editori Diellit Dr. Athanas Gegaj përkujtohet në New York më 25 Janar 2026
  • Arsyet e vërteta pse ngriu procesi i vizave emigruese për në Amerikë për shqiptarët!
  • ERNEST KOLIQI ( 20 MAJ 1903 – 15 JANAR 1975)
  • SHQIPTARËT NË SANREMO!
  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT