• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

FESTOHET 10 VJETORI I KOSOVËS SHTET

February 17, 2018 by dgreca

1 Newborn ok-Në jubilen e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, të shpallur në 17 Shkurtin historik 2008, sot është një ditë e madhe feste e shqiptarëve kundo në trojet etnike dhe në gjithë botën/

1 ok Feste-Vitet më të rëndësishme e më të suksesshme të Kosovës pas shpalljes së pavarësisë…/

1 Ibrahim Rugova-Presidenti i SHBA, Donald Trump: Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në forcimin e sovranitetit dhe demokracisë shumetnike. Ndërkohë që duhet bërë edhe më shumë punë, ne përgëzojmë përparimin tuaj/

1 feste Kosove

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/

1 Rilindja

PRISHTINË, 17 Shkurt 2018/ Një ditë e madhe feste është sot në Kosovë dhe për shqiptarët kudo në trojet etnike dhe në gjithë botën. Kosova 10 vjet shtet, sot feston jubileun e parë të pavarësisë së shpallur në 17 Shkurtin historik 2018, pas arritjes së lirisë në 12 Qershor 1999, kur nisën të hyjnë forcat paqeruajtëse shpëtimtare të NATO-s e të vendoset  Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara, pas luftës me mëse 12  mijë të vrarë, 6 mijë të zhdukur e afër një milionë shqiptarë të dëbuar nga forcat serbe në fushatën e egër të spastrimit etnik, gjatë së cilës ua kishin vënë flakën mëse 400 fshatrave e qyteteve, 120 mijë shtëpive.

Simboli i Pavarësisë së Kosovës, Newborn, në Sheshin Medlin Olbrajt në kryeqytet, Prishtinë, i vendosur para 10 viteve, e i zhvendosur para festës së 10 vjetorit, është rikthyer në vendin e vet me pamje të re të festimeve të ditës së madhe të 17 Shkurtit e përgjithmonë.“Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran”, theksonte Deklarata e Pavarësisë, e cila hartës së botës ia shtoi një shtet, e lexuar nga  atëherë kryeministri Hashim Thaçi, tash president i Republikës, të dielën e 17 Shkurtit të para dhjetë viteve, në Kuvendin e Kosovës në mbledhjen e jashtëzakonshme solemne, të nisur në orën 15:00.
Pak para kësaj ore, parase 109 deputetë të pranishëm në Kuvend të votonin në unanimitet shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, presidenti i atëhershëm Fatmir Sejdiu në zyrën e tij, në afmosferë feste e përzemërsie, në intervistën ekskluzive për Agjencinë Telegrafike Shqiptare deklaronte se “ne nuk kemi frikë nga e ardhmja” dhe se “nga kjo ditë do të jetë një Kosovë e bekuar”.
17 Shkurti 2008 i Pavarësisë së Kosovës, dita më e madhe shqiptare pas 28 Nëntorit 1912 të Pavarësisë së Shqiprisë, e vlerësuar kështu në ballinën e botimit të jashtëzakonshëm festiv të gazetës historike Rilindja, në festën e madhe të gjithë shqiptarëve u përmbyll me fishekzjarret më të shumta e më të shkëlqyera që janë parë ndonjëherë mbi Prishtinë, kryeqytetin e shtetit të ri evropian, të saposhpallur.

Njohjet e para Kosovës iu bënë në orët e para – ditën e parë pas shpalljes së pavarësisë, nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turqia, Shqipëria, Afganistani dhe Kostarika. Kosova në prag të ditës së 10 vjetorit të pavarësisë mori edhe njohjen e 116-të nga shtetet anëtare të OKB-së, nga Barbadosi.

Dy ditë para se të mbusheshin katër muaj pas 17 Shkurtit të shpalljes së Pavarësisë, në 15 Qershor 2008 hyri në fuqi Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e cila ishte miratuar në Kuvend në 9 Prill, dhe  që në nenin 1 përcaktonte se,“Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm”.

Flamuri shtetëror i Kosovës ishte shpalosur që në ditën e shpalljes së Pavarësisë në seancën solemne të Kuvendit, i cili në një seancë të veçantë në 11 Qershor 2008 miratoi edhe Himnin Shtetëror.

Gjatë 10 viteve, Republika e Kosova ka vendosur marrëdhënie diplomatike me 88 shtete, është anëtarësuar në më shumë se 60 organizata rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare, ka hapur gati 40 misione diplomatike dhe poste konsullore dhe ka të akredituar ambasadorë jo-rezidentë në rreth 60 shtete.

Në këto 10 vite të pavarësisë Kosova ka mbajtur edhe gjashtë palë zgjedhje të lira e demokratike, tre parlamentare dhe tre lokale.

Ndërsa, vitet më të rëndësishme e më të suksesshme të Kosovës pas shpalljes së pavarësisë ishin 2010-ta,  2012-ta dhe  së bashku 2015-ta e 2016-ta.

Në vitin 2010 ishin dy ngjarje shumë të rëndësishme drejt njohjes së plotë ndërkombëtare të shtetit më të ri evropian: Legjitimimi i pavarësisë  së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në 22 Korrik dhe Rezoluta e 9 Shtatorit e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila me respekt e merr në konsideratë opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Kuvendi i Republikës së Kosoves  në seancën e veçantë të datës 23 Korrik 2010 ka miratuar solemnisht  një deklaratë ku shprehte kënaqësinë dhe aprovimin për opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për legalitetin ndërkombëtar të shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe zotohej për respektimin e tij.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë kishte filluar të shqyrtojë legalitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës pasi Asambleja e Përgjithshme e OKB-së kishte miratuar një kërkesë të Serbisë në tetor të vitit 2008.

Menjëherë pas këtij zhvillimi me rëndësi historike, në një deklaratë të anëtarëve të Grupit Drejtues Ndërkombëtar për mendimin këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë rikonfirmohej mbështetjetja e palëkundur për pavarësinë e pakthyeshme të Kosovës dhe bëhej thirrje për njohje.

“Grupi Drejtues Ndërkombëtar rikonfirmon mbështetjen e palëkundur të tij për pavarësinë e pakthyeshme të Kosovës demokratike dhe shumetnike në kufijtë e saj të tanishëm dhe i bën thirrje shteteve tjera që të njohin Kosovën. Ai po ashtu përshëndet përkushtimin e vazhdueshëm të Kosovës dhe progresin e konsiderueshëm në zbatimin e Propozimit Gjithëpërfshirës për Statusin dhe do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në punën për realizimin e perspektivës së saj evropiane”, theksohej në deklaratë.Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) për Kosovën, i cili përbëhej nga vendet që e kanë njohur Pavarësinë, ishte formuar më 28 Shkurt të vitit 2008 dhe synonte të orientojë dhe mbikëqyrë zhvillimin demokratik të Kosovës, të nxisë qeverisjen e mirë dhe shumetnicitetin, bazuar në Propozimin Gjithëpërfshirës të emisarit të posaçëm të OKB-së, kryenegociatorit për statusin, Martti Ahtisaari.Në vitin 2012 Kosova përmbylli fazën e Pavarësisë së Mbikëqyrur Ndërkombëtare  dhe hyri në një fazë te re të perspektivës euroatlantike.Në 7 Shtator Kuvendi kosovar miratoi amendamentet në Kushtetutën e që kishin të bëjnë me përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, të propozuara nga qeveria.

Në 10 shtator Grupi Drejtues Ndërkombëtar deklaroi përfundimin e mbikëqyrjes së Kosovës. “Përmbyllja e mbikëqyrjes është vlerësimi më i lartë ndërkombëtar, që i është bërë shtetit të Kosovës pas shpalljes së Pavarësisë”, u vlerësua atëherë.Më herët, në 2 Korrik 2012 është mbajtur në Vjenë takimi i pesëmbëdhjetë i Grupit Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën, i cili “ka konstatuar se Propozimi Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit është zbatuar në mënyrë substanciale dhe me këtë autorizohen hapat përfundimtar për përmbyllje të pavarësisë së mbikëqyrur dhe mbyllje të Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO)”.

Në vitin 2016, në 1 Prill, nisi zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, e nënshkruar në 27 Tetor 2015 në Strasburg  dhe e ratifikuar në Parlamentin kosovar pas pak ditësh, në 2 Nëntor.

Marrëveshja për Stabilizim Asociim, e cila krijon për herë të parë marrëdhënie kontraktuale me BE-në, është vlerësuar ngjarja më e rëndësishme e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë.

Programi Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian është miratuar në 10 Mars 2016  nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë për herë të parë është mbledhur në Prishtinë në 16-17 Maj 2016, ndërsa  së fundi takimin e katërt e zhvilloi në Strasburg në 17-18 Janar 2018.

Arritjet historike të Kosovës shtet janë vlerësuar edhe në urimet e shumta nga gjithë bota për 10 vjetorin.

“Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në forcimin e sovranitetit dhe demokracisë shumetnike. Ndërkohë që duhet bërë edhe më shumë punë, ne përgëzojmë përparimin tuaj”, ka shkruar presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në letrën e urimit dërguar presidentit Thaçi

“Ndërsa vendi juaj po hyn në dekadën e dytë të shtetësisë, Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të ndihmuar Kosovën që të ndërtojë themele të forta të parimeve të përbashkëta demokratike, bashkëpunimit rajonal dhe sundimit të së drejtës. Duke vepruar kështu, Kosova do të ndërmarrë hapa të mëtejshëm drejt integrimit në Komunitetin Perëndimor të Kombeve.

Ne e shikojmë Kosovën si një partnere të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara. Në këtë rast historik i uroj gjithë të mirat qytetarëve të Kosovës”, theksohet në letrën e presidentit të SHBA-ve.

Edhe në urimet e personaliteteve tjera nga bota vijnë fuqishëm vlerësimet dhe mbështetjet për Kosovën në 10 vjetorin e pavarësisë, i cili do festohet edhe me Seancën solemne të Kuvendit, që do mbahet të dielën, me pesëmarrje edhe të personaliteteve kombëtare e ndërkombëtare. Pjesë e festimeve 10 ditëshe do jetë edhe parakalimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës sheshet “Nëna Terezë” dhe “Zahir Pajaziti”.Në mbrëmjen e djeshme u njoftua se Presidenti i Republikës, Thaçi ka dekoruar me Medaljen Presidenciale në 10-vjetorin e Pavarësisë të gjithë deputetët që më 17 shkurt 2008 votuan dhe nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, si dhe personalitete kombëtare dhe ndërkombëtare, mes të cilëve kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, pjesëmarrës në festime.

Në 10 vjetor të Republikës u bëhen nderimet më të larta të gjithë kombit heronjëve e dëshmorëve të lirisë dhe pavarësisë, si dhe presidentit historik Ibrahim Rugova, i cili që para më shumë se dy dekadave hapur përcaktonte pozicionin gjeopolitik kosovar dhe shpallte idenë për shtet, duke theksuar se zgjidhja më e mirë është Kosova e pavarur. “I vetmi kompromis për Kosovën është pavarësia, dhe ky është optimumi i gjithë shqiptarëve në rajon”, theksonte shumë prerë  Rugova edhe në  6 tetor 2005, në takimin e parë  me Grupin Negociator, formimi i të cilit me përfaqësim nga maxhoranca e opozita dhe shoqëria civile ishte një moment me shumë rëndësi për unitetin në vend si dhe për bisedimet për statusin e Kosovës të udhëhequra nga i dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Presidenti Martti Ahtisaari, e pastaj edhe nga Treshja SHBA-BE-Rusi në angazhimet shtesë.

Në këtë ditë  jubileut  të 10 vjetorit të Pavarësisë, Kosova është e mbushur me plot flamuj dhe mes valimit të tyre njerzit në festën e madhe mbushin me defilime rrugët e sheshet. Një nga veprimtaritë në sheshet e kryeqytetit, Prishtinës, është edhe ekspozita “Rrënjët e Shtetit”, e cila  paraqet 50 vjet të rrugëtimit të Kosovës, nga demonstratat e vitit 1968 me kërkesën “Kosova Republikë”  deri në shpalljen e pavarësisë në 2008, përmes ballinave e faqeve të gazetave botërore që raportonin për zhvillimet në Kosovë.

Festimet për e 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë mbahen nën patronatin e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili për jubileun e parë të shtetit iu adresua qeverisë, ku bëri tre propozime: Për ndërtimin e një Kompleksi rezidencial të institucioneve shtetërore, të Muzeut të Pavarësisë dhe Obeliskut të Lirisë në Prishtinë.Në axhendën e festimeve sot është edhe mbledhja solemne e qeverisë së Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, janë edhe aktiviteti sportiv i fëmijëve, koncerti i Rita Orës  në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në mbrëmje e gjatë ditës nëpër sheshe defilimi e koncerti i Ansamblit “Shota”, festivali me rreth 500 fëmijë dhe 105 animatorë dhe Koncerti i Xixëllonjave, si ekspozita “Kosova – nga historia në shtetësi” në Biblotekën Kombëtare të Kosovës.Nga shtetet fqinje vetëm Serbia ende nuk e ka njohur Kosovën, ndërkohë që në Bruksel zhvillohet procesi drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve,  kryesuar nga Bashkimi Evropian e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe kjo njohje do të ndodhë…

Filed Under: Featured Tagged With: 10 vjetorin e Pavaresise, Behlul Jashari, Kosova feston

KRONIKA- SHKURT-KOSOVA NE 10 VJETOR

February 16, 2018 by dgreca

Nderime në Prekaz e Prishtinë/

-Kryeministri Haradinaj: Sot nderojmë sakrificën dhe punën e madhe të të gjithë atyre që u flijuan për Pavarësinë e Kosovës/

Prekaz-Prishtinë, 16 shkurt 2018-Gazeta DIELLI/

“Jemi këtu në vendin e sakrificës, në vendin e kthesës, në Prekaz, në varrezat e familjes Jashari, Komandantit Legjendar Adem Jashari. Përulemi me respekt. Lavdi të rënëve për liri dhe urime Kosovë dhjetëvjetori i Pavarësisë. Urime shqiptarëve kudo që janë”, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pas homazheve tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

I shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar, kryeministri Haradinaj, më pas ka vazhduar me homazhe edhe te shtatorja e Zahir Pajazitit, në varrezat e dëshmorëve në Velani dhe te varri i ish-Presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Në këtë ditë, kryeministri Haradinaj ka kujtuar sakrificën e të rënëve për liri dhe punën e palodhshme të presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova për pavarësinë e vendit.

“Urime 10 vjetori i Pavarësisë gjithë qytetarëve të Kosovës, shqiptarëve kudo që janë. Nderojmë sakrificën, punën e madhe dhe flijimet e atdhetarëve. Në këtë rast, nderojmë presidentin historik Ibrahim Rugova, nderojmë veprën e tij për pavarësinë e Kosovës. Urime!”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

****

* Presidenti Thaçi dekorojë me Medaljen Presidenciale në 10-vjetorin e Pavarësisë të gjithë deputet që votuan dhe nënshkruan deklaratën e pavarësisë së Kosovës.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bazuar në kompetencat e tij ligjore dhe kushtetuese, ka dekoruar me Medaljen Presidenciale në 10-vjetorin e Pavarësisë të gjithë deputetët që më 17 shkurt 2008, votuan dhe nënshkruan deklaratën e pavarësisë së Kosovës.Gjatë ditës, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar me Medalje Presidenciale në 10-të Vjetorin e Pavarësisë personalitete kombëtare dhe ndërkombëtare, organizata vendore dhe ndërkombëtare.

***

Kosovë-Vizitorë nga Qeveria e SHBA-ve për 10 vjetorin e pavarësisë

PRISHTINË, 16 Shkurt 208-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë deklaroi sot se do të mirëpresë në Kosovë Ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, Robert Karem, dhe Ndihmës Administratorin e USAID-it për Evropë dhe Evroazi, Brock Bierman, të cilët vijnë për të nderuar festimet e Dhjetëvjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. “Shtetet e Bashkuara janë krenare për përkrahjen tonë dhënë Kosovës që nga viti 2008, dhe presin që të festojnë me shumë miq dhe aleatë këtë javë”, thekson deklarata e dërguar, ku bëhet e ditur edhe axhenda e takimeve.Duke nisur prej sot e ditëve të ardhshme Karem dhe Bierman do të kenë takime të veçanta me drejtuesit e institucioneve më të larta të Kosovës. Karem do të mbajë fjalim në emër të Qeverisë së SHBA-ve në Pritjen Shtetërore.

***

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, uron presidentin Thaçi me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës

Prishtinë, 16 shkurt, 2018 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë një letër urimi nga Presidenti i Komisionit Evropian, Claude-Juncker, me rastin e shënimit të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Letra e plotë:

Shkëlqesia Juaj,

Ju faleminderit për letrën tuaj dashamirëse të datës 26 janar 2018 përmes së cilës më keni ftuar të marr pjesë në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, më 18 shkurt 2018, në Prishtinë.Fatkeqësisht, nuk do të kem mundësi të jap një përgjigje pozitive për ftesën tuaj për shkak të angazhimeve ekzistuese në ditën përkatëse.Megjithatë, kam kënaqësinë t’ju informoj se do të vij për një vizitë në Prishtinë më 28 shkurt 2018, në kuadër të vizitës sime në Ballkanin Perëndimor.Përfitoj nga kjo mundësi për t’ju përcjellur dëshirat e mia më të mira për ngjarjen solemne.

Sinqerisht i Juaji,

Jean-Claude Juncker
President i Komisionit Evropian

***

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier uron presidentin Thaçi për dhjetëvjetorin e pavarësisë

Prishtinë, 16 shkurt, 2018 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në prag të shënimit të dhjetëvjetorit të shpalljes së pavarësisë, ka pranuar një letër urimi nga Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

Letra e plotë:

Zoti President,

Në përvjetorin e dhjetë të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Juve dhe të gjithë qytetarëve të vendit Tuaj ju uroj nga zemra.Kur kthej kokën nga dhjetë vjetët e shkuar, gëzohem posaçërisht të shoh se shtetësia e Kosovës është arritur të konsolidohet në mënyrë të qëndrueshme. Më shumë se 110 njohje, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare dhe rishtazi Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian paraqesin një bazë të qëndrueshme për zhvillime të tjera të suksesshme në vendin Tuaj.Në vitet e ardhshme mbetet qenësore që Kosova të vazhdojë me vendosmëri rrugën e reformave, para se gjithash në fushën e sundimit të ligjit dhe ekonomisë. Unë, veç kësaj, Ju inkurajoj që së bashku me Serbinë të bëni hapa përpara në kërkim të një zgjidhjeje të qëndrueshme për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe. Ju mund të jeni të sigurt se Gjermania do të mbetet edhe më tej një partnere e besueshme e Kosovës.Edhe në emër të bashkëkombësve të mi, të gjithë qytetarëve në Kosovë iu uroj një të ardhme paqësore në mirëqenie dhe liri, ndërsa Juve mbarësi.

Frank-Walter Steinmeier
President i Republikës Federale të Gjermanisë

***

Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella, uron presidentin Thaçi për dhjetëvjetorin e pavarësisë

Prishtinë, 16 shkurt, 2018 – Në vazhdën e urimeve me rastin e shënimit të dhjetëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë një telegram urimi edhe nga Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella.

Letra e plotë:

Shkëlqesisë së tij Hashim Thaçi

President i Republikës së Kosovës

Me rastin e dhjetëvjetorit të Pavarësisë, kam kënaqësinë që në emër të popullit italian dhe në emrin tim t’Ju përcjell urimet më të mira të prosperitetit dhe mirëqenies për Republikën e Kosovës.
Gjatë këtyre dhjetëve vjetëve, Prishtina dhe Roma kanë ndërtuar një marrëdhëniet të fortë dypalëshe. Italia ka rikonfirmuar vazhdimisht afërsinë e saj me Kosovën, duke përcjellur – siç dëshmohet edhe nga pjesëmarrja jonë në misionet ndërkombëtare si EULEX-i dhe KFOR-i – forcimin e institucioneve dhe sigurisë së saj.Për më tepër, Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e Italisë në rrugëtimin e integrimit evropian që nga pavarësia e saj, një synim që duhet realizuar përmes normalizimit të plotë të marrëdhënieve me shtetet fqinje, veçanërisht me Serbinë, dhe miratimin e reformave të brendshme që kanë për qëllim konsolidimin e rendit dhe ligjit.Duke Ju uruar sukses të plotë në ceremonitë për festimin e këtij përvjetori të rëndësishëm, ku për fat të keq nuk do të mund të marr pjesë, edhe një herë shpreh urime më të përzemërta për Ju dhe për popullin mik kosovar.

Sergio Mattarella

President i Republikës Italiane

 

***

Presidenti austriak Alexander Van der Bellen uron presidentin Thaçi për dhjetëvjetorin e pavarësisë

Prishtinë, 16 shkurt, 2018 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në prag të dhjetëvjetorin të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ka marrë një telegram urimi edhe nga Presidenti i Republikës Federale të Austrisë, Alexander Van der Bellen.

Letra e plotë:

I nderuari z. President,

Ju faleminderit për ftesën për festimet e datës 18 shkurt me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës.Me keqardhje më duhet të Ju njoftoj se pjesëmarrja ime në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës nuk është e mundur për arsye të agjendës së planifikuar kohë më parë.Megjithatë, më lejoni që me këtë rast të Ju shpreh urimet e mia të sinqerta me rastin e dhjetëvjetorit të ekzistimit të Republikës së Kosovës dhe të Ju dëshiroj suksese në realizimin e detyrave Tuaja të marrë me këtë funksion të lartë.

Me nderime,

Alexander Van der Bellen
President i Republikës Federale të Austrisë

***

Presidenti Thaçi për World Street Journal: Kosova është mrekullia e vogël e Evropës

Në një shkrim autorial për gazetën prestigjioze amerikane, “The Wall Street Journal”, në prag të shënimit të dhjetëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur se pas një dekade si republikë e pavarur, Kosova ka mjaft arsye për të festuar.Por, siç thotë ai, ndërsa ne i vlerësojmë arritjet dhe sfidat me të cilat përballet shteti ynë, duhet të kujtojmë pikën fillestare të zymtë dhe rrugën pasuese që Kosova ka marrë për të arritur shtetësinë.“Kam qenë ende student kur diktatori Sllobodan Millosheviq nisi një sërë luftërash në Slloveni, Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë. Ai ngulmonte që ta krijonte atë që ai e ka quajtur “Serbi e Madhe” dhe imponoi me forcë regjimin e aparteidit ndaj shqiptarëve të Kosovë”, ka shkruar presidenti Thaçi.

Kreu i shtetit theksoi se shqiptarët e Kosovës bënë përpjekje që të përgjigjen përmes rezistencës paqësore gjatë fillimit të viteve 1990, por racionaliteti nuk mbizotëroi. Ai tha se kjo ishte arsyeja pse duhej të fillonim të luftonim për lirinë tonë dhe të shpresonim që ata që besonin në vlerat perëndimore do të na ndihmonin.

“Pushkat tona të gjuetisë as që mund t’i bënin ballë ushtrisë dhe policisë serbe. Shpirti ynë dhe vlerat tona ishin të forta, por kjo kishte pak rëndësi pa përfshirjen e drejtpërdrejtë të bashkësisë ndërkombëtare. Kosova u shpëtua nga ata që ndjenin përgjegjësinë për të mbrojtur civilët nga një gjenocid tjetër ballkanik”, ka shkruar presidenti Thaçi.I pari i vendit ka shtuar se që nga momenti që Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) çliroi Kosovën më 1999, ishte e qartë se një shtet i ri do të lindte. Republika e Kosovës u bë shteti më i ri në Evropë më 17 shkurt 2008.

Presidenti Thaçi ka shkruar se ata që e lexojnë deklaratën tonë të pavarësisë e kuptojnë se asgjë në përpjekjet tona për ndërtimin e shtetit nuk ishte e njëanshme. Negociatat e udhëhequra nga laureati i Çmimit Nobel për Paqe, Martti Ahtisaari, ishin të thella dhe shteruese. NATO, Bashkimi Evropian dhe aleatë të tjerë punuan së bashku për të siguruar paqen dhe stabilitetin pas pavarësisë. Puna e tyre ishte jetike për të siguruar një tranzicion të qetë.Ai ka theksuar se Kosova ka pasur kundërshtarët e saj që nga ditët e para.“E majta ekstreme konsideron Kosovën një kukull të imperializmit amerikan dhe britanik, ndërsa e djathta ekstreme nuk e çmon diversitetin tonë fetar dhe etnik. Këto ekstreme janë imponuar në peisazhin politik dhe mediatik trans-atlantik – dhe, fatkeqësisht, u ndihmuan nga makineria propagandistike e Rusisë – dhe trysnia ndaj Kosovës nuk është zbutur”, ka shkruar ai.Megjithatë, shkruan presidenti Thaçi, Kosova është shteti me rritjen më të shpejtë ekonomike mesatare në Ballkanin Perëndimor në dekadën e fundit.
“Ne ishim të parët në rajon që zgjodhëm një presidente grua. Sportistët tanë, producentët e filmit, muzikantët dhe personalitetet kulturore nga vendi ynë kanë fituar vëmendje ndërkombëtare”, ka shkruar ai.Tutje, presidenti Thaçi shkroi se sfidat mbeten. Ai theksoi se ka udhëhequr dialogun me Serbinë që prodhoi Marrëveshjen historike të Brukselit më 2013, e cila hapi një epokë të rë për paqen dhe bashkëpunimin mes dy shteteve, pas një shekulli të armiqësive. Gjithashtu, ai është shprehur se mbetet i angazhuar për të punuar drejt një marrëveshjeje të re përfundimtare që do të shënojë normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Bashkimi Evropian është ngatërruar disi. Në strategjinë për zgjerimin në Ballkanin Perëndimor që ka aprovuar së fundi, Kosova fare pak përmendet, e supozohet se kjo vjen si rezultat i shqetësimeve të Spanjës rreth separatizmit. Sidoqoftë, miqtë tanë në Madrid e dinë se Spanja nuk kishte një Sllobodan Millosheviq, dhe Kosova nuk është Kataloni. BE-ja, me pohimet e saj për zonat e përbashkëta tregtare dhe çështjet e tjera teknike, po ia huq thelbit. Sigurisht se ne duhet t’i përmbushim kushtet e BE-së për mjedisin, ekonominë dhe sundimin e së drejtës. Por, ne vërtetë jemi në rrugën e duhur”, ka shkruar presidenti Thaçi në editorialin e tij për gazetën amerikane “The Wall Street Journal”.

***

Presidentja kroate Kollinda Grabar-Kitaroviq uron presidentin Thaçi për dhjetëvjetorin e pavarësisë

Prishtinë, 16 shkurt, 2018 – Presidentja e Republikës së Kroacisë, Kollinda Grabar-Kitaroviq, në prag të dhjetëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Letra e plotë:

I nderuari z. President,

Përzemërsisht Ju falënderoj për letrën Tuaj në të cilën me ftoni në ceremoninë solemne të shënimit të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, e cila do të mbahet më 18 shkurt të vitit 2018 në Prishtinë.Fatkeqësisht, për shkak të obligimeve shtetërore të dakorduara më herët, nuk do ta kem mundësin të jem e pranishme në ngjarjen e cekur. Gjithashtu, dua t’ju informoj që në ceremoninë solemne të shënimit të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, mua do të më përfaqësojë zonja Marija Kapitanoviq, ambasadorja e Republikës së Kroacisë në Republikën e Kosovës.Juve zotëri President, Ju dëshiroj mbajtjen e suksesshme të këtij përvjetori të rëndësishëm, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm për shtetin Tuaj dhe tërë popullin kosovar. Republika e Kroacisë fuqimisht e mbështet pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Republikës së Kosovës, si dhe realizimin e anëtarësimit në integrimet euro-atlantike.Shpresoj që se shpejti do ta kemi një rast ku mund t’i shkëmbejmë mendimet, si për perspektivat e avancimit të mëtejshëm e raporteve tona, ashtu edhe mbi çështjet e rëndësishme, që i kontribuojnë stabilizimit të gjendjes në Evropën Juglindore dhe përfundimit të projektit të unifikimit evropian.

Ju lutëm, i pranoni z. President, konsideratat e mia më të larta.

Kollinda Grabar-Kitaroviq

***

Rita Ora comes to Prishtina tomorrow

In honor of the 10th Anniversary of the Independence of Kosovo, the world famous singer with origin from Kosovo, Rita Ora, will join the Jubilee celebrations.Rita Ora will arrive in Kosovo tomorrow at 13:00 o’clock, and at 15:00 o’clock, together with the Organizational Council for the Marking of the Anniversary of the Independence, she will hold a conference for local and international media at the Swiss Diamond Hotel, who are staying in Kosovo these days.The singer with origin from Kosovo, Rita Ora, has personally expressed her readiness to come and sing in Prishtina, thus making a gift to the Republic of Kosovo on the big jubilee, on the tenth anniversary of the declaration of independenceThe performance of our world-famous singer will stretch from the “Skenderbeu” square, along the Mother Teresa” square, to the “Zahir Pajaziti” square in Pristina on February 17, 2018, at a festive concert that starts at 20:00 o’clock.

At the request of Rita Ora, the entire festive concert will be open to all citizens of Kosovo.We invite you all to join us at this jubilee celebration and to rejoice jointly the achievements of our country so far.

***

Veseli: Krenarë me partneritetin Kosovë-SHBA

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim Ndihmës Administratorin e USAID-it për Evropë dhe Evroazi, Brock Bierman.Në takim i diskutua për mbështetjen e vazhdueshme që populli amerikan, nëpërmjet USAID-it dhe organizatave të tjera, ka dhënë dhe po jep për Kosovën, në rrugën e saj të zhvillimit demokratik dhe shtetndërtimit.Kryeparlamentari Veseli tha se mbështetja e taksapaguesve amerikanë për Kosovën në vlerë prej 900 milionë dollarësh, ka dhënë efektet e saj pozitive në shumë segmente të jetës në Kosovë. “Tani, në prag të 10-vjetorit të pavarësisë, në emrin e gjithë popullit të Kosovës falënderoj të gjithë taksapaguesit amerikanë për këtë mbështetje. Si Kuvend i Kosovës jemi krenarë për partneritetin me USAID-n”, theksoi kryeparlamentari Veseli.Ndihmës Administratori e USAID-it për Evropë dhe Evroazi, Brock Bierman tha se Kosova ka shënuar zhvillim që nga vizita e tij e fundit në Kosovë. Ai tha se ndihet e kënaqur që po merr pjesë në shënimin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. “Jam këtu për të forcuar raportin me Kosovën dhe të uroj për përparimet që janë bërë që nga vizita e fundit. Jam këtu që një ditë dhe po shoh ndryshime të jashtëzakonshme”, theksoi Bierman.

***

Kosova e Shqipëria Konsullatë të përbashkët në Danimarkë

-Në Kopenhagë inaugurohet Konsullata e përbashkët Kosovë – Shqipëri/

Kopenhagë, 16 Shkurt 2018-GazetaDIELLI/  Në një ceremoni të veçantë në Kopenhagë të Mbretërisë së  Danimarkës, Konsulli i Republikës së Kosovës në Kopenhagë, Arton Krasniqi dhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Kastrit Robo,kanë bërë inaugurimin e Konsullatës së përbashkët të dy vendeve tona.

Në prani të autoriteteve daneze dhe trupit diplomatik të akredituar në Kopenhagë, konsulli Krasniqi ka theksuar nevojën e vazhdimit të projekteve të përbashkëta dhe inicimin e nismave të reja të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, si dhe për bashkëpunim në kuadër të agjendës bilaterale dhe multilaterale. “Sot është një ditë e veçantë, pasi po hapim konsullatën e përbashkët me Shqiperinë,  e treta e këtij lloji dhe gjithsesi jo e fundit. Këtë ditë e madhështon data e neserme, 10 vjetori i pavarësisë së Kosovës, pavarësi kjo që nuk u arrit leht kur kemi pasrasyshë sakrificën e shumë brezave”, tha konsulli Krasniqi.Nga ana tjetër ambasadori i Shqipersisë, Kastriot Robo në fjalën e tij para të pranishmëve e ka vlerësuar lartë aktin e hapjes së Konsullatës së përbashkët. ”Do të punojmë së bashku për t’i ofruar shtetasve si të Republikës së Shqipërisë ashtu edhe të Republikës së Kosovës, shërbime sa më pozitive sa më moderne, profesionale dhe nuk ka dyshim se qytetarëve tonë do t’iu ofrohen shërbime sa më të mirë të mundshme.Ai ndër të tjera tha se kjo konsullatë do jetë adresë kryesore të kërkesave të qytetarëve tanë për të mbrojtur interesat e tyre dhe për të promovuar të drejtat dhe identitetin e tyre.”Po ashtu, do të jetë një pikë reference për bashkëpunimin ekonomik mes Kosovës e Danimarkës, pasi ky rajon përbën një hap të rëndësishëm në kuadër të partneritetit strategjik mes dy vendeve si dhe është ndër më të pasurit dhe më të zhvilluarit në botë dhe do të shndërrohet në adresën kryesore të kërkesave të qytetarëve tanë për të mbrojtur interesat e tyre e për të promovuar të drejtat dhe identitetin”, ka thënë konsulli i Kosovës Arton Krasniqi./b.j/

***

Guvernatorja e Përgjithshme e Kanadasë Julie Payette uron Presidentin Thaçi për dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës

Prishtinë, 16 shkurt 2018 – Guvernatorja e Përgjithshme e Kanadasë, Julie Payette, i ka dërguar një telegram urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e shënimit të dhjetëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Letra e plotë:

Shkëlqesi,

Në emër të të gjithë kanadezëve, do të doja t’ju falënderoj për ftesën tuaj xhentile. 10 vjetori i pavarësisë së Kosovës është një mundësi për të festuar të gjitha arritjet që njerëzit tuaj kanë bërë në dekadën e fundit.

Më vjen keq që nuk do të jem në gjendje t’ju bashkohem më 18 shkurt, për shkak të një agjende tashmë të plotë; megjithatë, një përfaqësues kanadez do të jetë i pranishëm për të përcjellë rëndësinë e marrëdhënieve tona, të ndërtuara mbi vlerat e përbashkëta dhe interesat e përbashkëta

Ju dëshiroj juve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës gjitha të mirat përderisa ju shënoni këtë ditë të lumtur.

E juaja sinqerisht,

Julie Payette

***

Presidenti Thaçi dekoron kryeministrin e Republikës së Shqipërisë me medaljen presidenciale

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka dekoruar kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, me medaljen presidenciale në dhjetëvjetorin e pavarësisë.

Presidenti Thaçi shprehu falënderimin e tij kryeministrit Rama për vizitën në Kosovë, me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.Kreu i shtetit tha se “Sot pata nderin dhe kënaqësinë në autoritetin tim kushtetues dhe ligjor që të ndaj medaljen presidenciale me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë për kryeministrin e Shqipërisë, për kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

Duke e vlerësuar lartë kontributin e kryeministrit Rama, presidenti Thaçi tha se zëri i tij ka qenë i fuqishëm në mbështetje të lirisë, por edhe të shtetndërtimit. “Duke çmuar dhe respektuar shumë angazhimet për konsolidimin e shtetit të Kosovës, në proceset më të vështira që ka kaluar vendi, zëri i Edit ka qenë i fuqishëm në mbështetje të lirisë së Kosovës, në mbështetje të procesit të shtetndërtimit, edhe tash të konsolidimit dhe të integrimit të Kosovës sa më të shpejtë edhe në NATO, edhe në Bashkim Evropian”, tha presidenti Thaçi.Ndërsa Kryeministri Rama tha se është një nga momentet më emocionuese të tij. “Është pa diskutim një nga momentet më emocionuese për mua. Është një nder i jashtëzakonshëm, dhe dua t’ju shpreh gjithë mirënjohjen time juve personalisht dhe dua të falënderoj Kosovën për këtë emocion kaq të paharrueshëm”, tha Kryeministri Rama.Presidenti Thaçi tha se projekti i Kosovës së lirë dhe i pavarur, pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian është edhe projekt i përbashkët.

Filed Under: Kronike Tagged With: 10 vjet, Behlul Jashari, kosova, kronike

Kosovë-Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi drejt ratifikimit

February 16, 2018 by dgreca

-Nënshkruhet deklarata e përbashkët e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanoviç/

Thaci-Vujanovc

-Presidenti Thaçi: Siç është specifikuar në këtë deklaratë, jemi pajtuar për të adresuar dhe korrigjuar gabimet eventuale të përcaktuara në deklaratën e përbashkët për shënimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi/

  • Kuvendi i Kosovës të dielën seancë plenare për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi/

 Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

PRISHTINË, 16 SHKURT 2018/ Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi shkon drejt ratifikimit edhe në Kuvendin e Kosovës. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për shtypi ka njoftuar se bashkërisht dhe në të njëjtën kohë me presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç, kanë dalë me një Deklaratë për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Në deklaratë dy presidentët u kanë bërë thirrje deputetëve që ta votojnë marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet dy vendeve në verën e vitit 2015.Presidenti Thaçi pas konferencës për shtyp shkruan: “Sapo prezantova deklaratën e përbashkët, që kam nënshkruar me Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanovic.

E falënderoj Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanovic, për mirëkuptimin që ka treguar për marrëveshjen e shënimit të vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.Falë vullnetit të mirë të palës malazeze dhe përkushtimit të lidershipit të Kosovës, ne kemi nënshkruar deklaratën e përbashkët, e cila adreson të gjitha shqetësimet e partive politike dhe të opinionit publik lidhur me shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Siç është specifikuar në këtë deklaratë, jemi pajtuar për të adresuar dhe korrigjuar gabimet eventuale të përcaktuara në deklaratën e përbashkët për shënimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Tani ka hapësirë të mjaftueshme për të proceduar me ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, duke i hapur rrugë kështu liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Liberalizmi i vizave është dhurata më e mirë që mund të ndodh në këtë dhjetëvjetor të pavarësisë. Prandaj, jam i sigurt se partitë politike parlamentare do të kenë vullnet politik që pa humbur kohë ta ratifikojnë marrëveshjen. Urime”, shkruan Thaçi.

Deklarata e përbashkët e presidentëve njoftohet ndërkohë që gjatë dy ditëve të kaluara në Kosovë qëndroi kryeministri i Malit të Zi,  Dushko Markoviç.

Kryeministri kosovar Ramush Haradinaj tha se deklarata e përbashkët e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit të Republikës së Malit të Zi, Filip Vujanoviç, në formën e aneks-marrëveshjes si instrument ligjor obligativ ndërkombëtar, i jep epilog një paqartësie dhe ndarjeje të gjatë në shoqërinë tonë.

“Me këtë po përfundojmë obligimin e fundit për liberalizim të vizave dhe po hapim një kapitull të ri në lirinë e lëvizjes për qytetarët tone”, theksoi ai.

Ndërkohë që Marrveshja për demarkacionin pritet të jetë në axhendë të një seance të Kuvendit, disa nga partitë parlamentare kanë ftuar sot konferenca për shtyp.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media me rastin e arritjes së marrëveshjes për demarkacionin”, thekson njoftimi dërguar nga partia që edhe në opozitë e edhe në pushtet kundërshtonte marrëveshjen për shënimin e kufirit ashtu si ishte.

Në 26 gusht 2015 në Vjenë është nënshkruar Marrëveshja për Kufirin Shtetëror mes Kosovës e Malit të Zi. Marrëveshjen e kanë nënshkruar për palën kosovare atëherë zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, dhe ministri i atëherëshëm i Brendshëm, Skender Hyseni, ndërsa për palën malazeze, zëvedëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Igor Llukshiç dhe ministri i Brendshëm, Rashko Konjeviç.

Dëshmitarë të nënshkrimit ishin atëherë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, si dhe ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz.

 Në 4 gusht 2016 qeveria e  Kosovës, e udhëhequr atëherë nga kryeministri Mustafa, në mbledhjen e 103-të, njëzëri miratoi Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjespër Kufirin Shtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

 Në 1 shtator 2016, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, të zhvilluar mes kundërshtimeve nga opozita, tensioneve e protestave, qeveria e Kosovës e tërhoqi nga rendi i ditës dhe procedura Kuvendore marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

 “Si kryeministër i Kosovës konsideroj se sot nuk janë rrethanat dhe nuk është situatë ku duhet të votojmë ligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi. Qeveria e tërheq sot këtë projektligj nga procedura kuvendore. Me bashkëbisedim do të provojmë të gjejmë një marrëveshje në lidhje me ligjin. Nuk është mënyra e duhur që të procedojmë me këtë ligj kur kemi presione mbi deputetët. Tërheqja e këtij ligji nuk do të thotë se do të ndryshojmë marrëveshjen, mirëpo do ta procedojmë në Kuvend kur qeveria e vlerëson se është gati”, tha kreu i atëhershëm i qeverisë, Mustafa.

 Më pas, qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Mustafa u rrëzua në 10 maj 2017 në seancën e Kuvendit me 78 vota pro mocionit të mosbesimit, 34 kundër e 3 abstenime, derisa në sallë  ishin 115 deputetë të parlamentit 120 anëtarësh. Ky votim në Kuvend u pasua me shpalljen e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare për datën 11 qershor 2017.

Plot tre muaj pas zgjedhjeve, në ditën e parë të punës të qeverisë së re, në 11 shtator 2017, njoftohej se kryeministri Ramush Haradinaj i ka propozuar qeverisë shkarkimin e Komisionit Shtetëror për Demarkacion dhe njëkohësisht e ka caktuar ekspertin e njohur të Kosovës, profesor Shpejtim Bulliqi, që ta krijojë ekipin për të marrë përgjegjësitë për krijimin e Komisionit Shtetëror për Demarkacion.

 Në 22 shtator, qeveria e Kosovës, në mbledhjen e katërt, mori vendim për emërimin e anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror. “Komisioni do të kryejë detyrat në pajtim me Ligjin për Kontrollin dhe Mbikëqyrjen e Kufirit Shtetëror dhe Rregulloren e Qeverisë së Republikës së Kosovës për Punën e Komisionit Shtetëror për Shënjimindhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror. Vendimi obligon të gjitha institucionet kompetente që ta ndihmojnë Komisionin në kryerjen e detyrave të tij”, u theksua në mbledhje.

Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi në Komisionin për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike rinisi të shqyrtohet në 26 dhjetor  2017  në një mbledhje  ku përfaqësues të Komisionit shtetëror për kufirin prezantuan raportin e  prezantuar më parë para qeverisë në 4 dhjetor 2017.

Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike u mblodh edhe pse më parë ishte njofuar se  Kuvendi i Kosovës ishte në pushim dimëror.

“Konform përfundimit të Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, miratimi në shqyrtim të dytë i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018 ka shënuar edhe përfundimin e sesionit vjeshtor të punimeve të Kuvendit.
Nga data 23 dhjetor 2017 deri në 15 janar 2018, Kuvendi është në pushim dimëror”, theksohej në njofimin zyrtar në 25 dhjetor.Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për  Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi/ Raporti i Vlerësimit të punës së ish-Komisionit Shtetëror për  Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit  Shtetëror Kosovë-Mali i Zi (2012-2015) ishte pikë e parë e axhendës  në mbledhjen e qeverisë së Kosovës në 4 dhjetor 2017.

Qeveria miratoi Raportin e vlerësimit të punës së ish-Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Kosovë-Mali i Zi (2012-2015). “Raporti ka vlerësuar dokumentacionin dhe të gjeturat nga puna e komisionit të kaluar dhe ka vlerësuar shumë mangësi dhe lëshime faktografike dhe shkencore”, u theksua në mbledhje.

 Qeveria vendosi që Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi dhe Raportin vlerësues të Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit t’i procedojë së bashku në Kuvendin e Kosovës.

Në mbledhjen e qeverisë mori  pjesë edhe Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, kryesuesi i të cilit, Shpejtim Bulliqi, tha se kufiri mes Kosovës e Malit të Zi sipas marrëveshjes së nënshkruar nuk është plotësisht në përputhme me vijën kufitare të Kosovës në kohën e autonomisë së vitit 1974, kur ishte element konstituiv me të drejtë vetoje i federatës së atëherëshme.

Qeveria e Kosovës, e zgjedhjeve të 11 qershorit 2017, e votuar në seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit në 9 shtator, nisi punën në 11 shtator duke mbajtur në mbrëmje mbledhjen e parë, ku u bë konstituimi dhe u shqyrtua programi qeverisës, pasi gjatë ditës fillimisht u bë pranim-dorëzimi i detyrave në Kryeministri dhe nëpër ministri.

DEKLARATA E PRESIDENTËVE THAÇI DHE VUJANOVIÇ:

 Deklaratë e përbashkët e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanoviç

1- Duke filluar nga përkushtimi për të ndërtuar dhe promovuar marrëdhënie të mira miqësore dhe fqinjësore.
2 – Duke konfirmuar përkushtimin e përbashkët për të kontribuar në marrëdhëniet e mira fqinjësore , sigurinë dhe stabilitetin në rajon e më gjerë
3- Të udhëhequr nga dëshira që në mirëbesim të përmbushen obligimet që rrjedhin nga Karta e Kombeve të Bashkuara , në veçanti duke pasur parasysh respektimin e parimeve të sovranitetit, integritetit territorial, pavarësinë dhe zgjidhjeve të mosmarrëveshjeve me mjete paqësore pa kërcënime ose përdorim të forcës, në përputhje me Strategjinë e Komisionit Europian për Ballkanin Perëndimor;
4- Republika e Kosovës dhe Malit të Zi kanë nënshkruar në Vienë më 26 gusht 2015 Marrëveshjen e Kufirit Shtetëror (tani e tutje duke ju referuar si “Marrëveshja”);
5 – Duke konfirmuar së në nenin 12 të Marrëveshjes ceket shprehimisht se Marrëveshja i nënshtrohet ratifikimit dhe hynb në fuqi ditën e pranimit të njoftimit të fundit dërguar nëpërmjet kanaleve diplomatike, me të cilën Palët njoftojnë njëra tjetrën që kanë pëmbushur procedurat e tyre të brendshme ligjore , të domosdoshme për hyrjen e saj në fuqi;
6 – Duke rikonfirmuar vullnetin e shprehur në nenin 9 të Marrëveshjes së nënshkruar nga të dy shtetet se mosmarrëveshjet eventuale lidhur me zbatimin e Marrëveshjes zgjidhen nga Qeveritë e të dy palëve nëpërmjet kanaleve diplomatike;

Republika e Kosovës dhe Malit të Zi me vullnet të mirë duke respektuar fqinjësinë e mirë, sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e të dy shteteve , me respektimin e parimit pacta sunt servanda pajtohen si në vijim:
* Republika e Kosovës do të procedojë në Kuvendin e Kosovës dhe do të ofrojë të gjitha përpjekjet për të ratifikuar marrëeshjen sipas Nenit 12 të Marrëveshjes

* Republika e Kosovës dhe Mal i Zi pas ratifikimit njoftojnë njëra tjetrën që kanë përmbushur procedurat e tyre të brendshme ligjore përmes kanaleve diplomatike dhe konstatohet se Marrëveshja që ka hyr në fuqi do të formojë një Trup të Përbashkët Punues për shënjimin e vijës kufitare.

* Palët pajtohen gjatë këtij procesi ,Trupi i Përbashkët Punues do të identifikojë dhe adresojë mosmarrëveshjet potenciale gjatë shënjimit të kufirit sipas marrëveshje.

* Trupi i Përbashkët Punues në mënyrë specifike do të rishikoj dhe korrigjoj sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Kullës së Zhelepit.

* Kjo deklaratë është përpiluar në gjuhën Shqipe,Serbe dhe Angleze.Në rast të ndonjë mospërputhjeje në interpretim, Marrëveshja e përgatitur në gjuhën Angleze do të mbizotërojë.

***

Kuvendi i Kosovës të dielën seancë plenare për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi

PRISHTINË, 16 Shkurt 2018-Gazeta DIELLI/ Është ftuar për sot në mbrëmje, në orën 18:00, mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, pas së cilës u bë e ditur se seanca plenare për demarkacionin me Malin e Zi do mbahet të dielën në orën 18:00.“Shqyrtimi i kërkesës për mbajtje të seancës së jashtëzaknshme, me këtë rend dite: Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi”, ishte pika e vetme e axhendës së mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit drejtuar nga kryeparlamentari Kadri Veseli.

NJOFTIMI ZYRTAR DËRGUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS:

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kadri Veseli, kryetar, në mbledhjen e sotme, në të cilën morën pjesë edhe kryetarët e grupeve parlamentare, ka shqyrtuar kërkesën e presidentit dhe kryeministrit të Republikës së Kosovës për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme, për shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.Konform kërkesës, seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit do të mbahet të dielën, më 18 shkurt 2018, në orën 18:00.

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, demarkacioni, Kosove-Mali i Zi, Thaci-Vujanovic

Kosova njihet edhe nga Barbadosi, shteti i 116-të

February 15, 2018 by dgreca

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

Barbados FlagPRISHTINË, 15 Shkurt  2018/ Barbadosi është shteti i 116-të që njeh pavarësinë e Kosovës të shpallur para 10 viteve në 17 Shkurtin historik 2008.

“Festa e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës sapo ka filluar. Barbados është shteti i radhës që njeh Kosovën. Urime gjithë qytetarëve të Kosovës”, shkruan presidenti i Republikës, Hashim Thaçi në ‘facebook’, në mbrëmjen e sotme.

Ndërsa, kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli, shkruan: “Në vigjilen e festës së madhe të pavarësisë, ja edhe një njohje nga shteti i Barbadosit, Urime Kosovë e dashur!!”.

Gjatë 10 viteve, Republika e Kosova ka vendosur marrëdhënie diplomatike me 88 shtete, është anëtarësuar në më shumë se 60 organizata rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare, ka hapur gati 40 misione diplomatike dhe poste konsullore dhe ka të akredituar ambasadorë jo-rezidentë në rreth 60 shtete.

***

Barbados është një ishull ne bregun lindor te Karaibeve.
Kryeqyteti: Bridgetown
Popullsia: 284,996 (sips regjistrimit te vitit 2016)

Filed Under: Kronike Tagged With: Barbados, Behlul Jashari, njeh Kosoven

Kosova grant nga BE, modernizon herkurudhën nga jugu në veri

February 15, 2018 by dgreca

-Kosova përfiton nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor 38.5 milionë euro për projektin për Rehabilitimin e Linjës Hekurudhore 10, e cila është 148 kilometërshe nga Hani i Elezit, kufiri jugor i Kosovës me Maqedoninë, deri në Leshak, kufiri verior me Serbinë, duke kaluar nëpër Fushë Kosovë, afër Prishtinës, e nëpër Mitrovicë, ndërsa është e rëndësishme edhe për rajonin për lidhje evropiane/

 1 granti Hekurudh1 Treni Kosove1 Treni Kosove1 Marrveshja

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

PRISHTINË, 15 Shkurt  2018/ Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor ka ndarë për Kosovën 38.5 milionë euro për projektin e Rehabilitimit të Linjës Hekurudhore 10 të Kosovës, i cili projekt do të realizohet me mbështetje të Bashkimit Evropian, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bankës Investive Evropiane.Në ceremoni zyrtare sot u nënshkrua Marrëveshja për Grant për projektin për Rehabilitimin e Linjës Hekurudhore 10 të Kosovës, ndërmjet Republikës së Kosovës të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e cila do të implementojë grantin e Kornizës për Investimeve për Ballkanin Perëndimor.Me këtë rast, ministri Bedri Hamza tha se “Republika e Kosovës në 10 vite shtet ka arritur që të ndërtoj mbi 150 kilometra autostradë të cila përfshihet në korridoret trans-evropiane dhe në axhendën e ndërlidhshmërisë së Bashkimit Evropian, ku me plan programin e saj deri në fund të vitit 2021 synon të arrijë ndërtimin e korridoreve trans-evropiane të përcaktuara në axhendën e ndërlidhshmërisë në sektorin rrugor dhe hekurudhor”.

“Financimi i ndërtimit të linjës kryesore hekurudhore, e cila na lidh në të dy drejtimet me Bashkimin Evropian, do të realizohet me mbështetje të Bashkimit Evropian, BERZH-it dhe Bankës Investive Evropiane kapë vlerën prej 195. 5 milionë euro dhe do të realizohet në tre faza. Faza e parë e projektit e cila pritet të fillojë ndërtimin sivjet përshkon 64 kilometra nga Hani i Elezit deri në Fushë Kosovë. Bashkimi Evropian do të financojë 38.5 milionë me donacion, BERZH-i dhe Banka Investive Evropiane me nga 19.2 milionë kredi. Ndërsa për Fazën e dytë, e cila përshkon linjën nga Fushë Kosova deri në Mitrovicë me 35 kilometra, nga BE-ja janë ndarë mjete në vlerë prej 17.2 milionë euro për punët fizike dhe për këtë do të nënshkruajmë marrëveshje në muajt në vijim”, shtoi ministri Hamza.Ai bëri të ditur se Ministria e Financave bashkë me Ministrinë e Integrimit Evropian dhe Ministritë e linjës përmes Këshillit Kombëtar të Investimeve do të aplikojë për financimin e Fazës së tretë, e cila përshkon segmentin prej 42 kilometrave nga Mitrovica deri në kufi me Serbinë.“Vlera që do ta kërkojmë për fazën e tretë pritet të jetë mbi 24 milionë euro. Për realizimin e këtij projekti janë përfshirë shumë institucione. Me këtë rast duhet të falënderoj të gjitha institucionet për punën që keni bërë dhe veçanërisht të falënderoj taksapaguesit evropianë për mbështetjen në ndërtimin dhe zhvillimin e vendit tonë”, shtoi ministri Hamza.Ndërsa, Drejtori i Komisionit Evropian për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim Christian Danielsson, duke e vlerësuar lartë rëndësinë e nënshkrimit të kësaj Marrëveshje theksoi se kjo hekurudhë i mundëson Kosovës që të lidhet me vendet fqinje dhe Bashkimin Evropian.“Kjo hekurudhë lidh Kosovën me vendet fqinje dhe për këtë sot kemi nënshkruar një kontratë qe ka të bëjë më ndërlidhshmërinë e hekurudhës nga Prishtina në jug. Është pjesa e ndërlishmësisë me Ballkanin Perëndimor. Në momentin kur kjo linjë të jetë e instaluar do të lejojë lidhje më të mirë dhe mundësi të mira për njerëzit për ti mbajtur kontaktet”, tha ai.“Do të bëhet edhe i tërë rindërtimi i korridorit hekurudhor nëpërmjet Kosovës, Bullgarisë dhe Greqisë. E tëra kjo përfshinë një program ambicioz për tërë Ballkanin dhe per realizimin e këtij projekti  kemi dedikuar 1 miliardë euro për këtë qëllim specifik”, shtoi Danielsson.Drejtoresha Menaxhuese për Evropën Qendrore dhe Juglindore e BERZH-it, Charlotte Ruhe, theksoi se  kjo marrëveshje ka thelluar bashkëpunimin me Kosovën, me donatorët dhe BERZh-in si dhe do vazhdohet me nënshkrimin e marrëveshjeve të tjera.Sipas Ruhe, projekti hekurudhor 10 i Kosovës është pjesë e rrjetit hekurudhor kryesor të Ballkanit Perëndimor, një zgjerim i Rrjeteve Trans-Evropiane të Transportit, e cila është pjesë e përpjekjeve më të gjera të BE për të promovuar lidhjen e transportit në Ballkanin Perëndimor.“Modernizimi i infrastrukturës së transportit është një nga prioritetet kryesore të BERZH në Ballkanin Perëndimor, duke ndihmuar në përmirësimin e rrugëve tregtare brenda rajonit, në ndërtimin e ekonomive të integruara dhe në zhvillimin e bashkëpunimit ndërkufitar, si dhe në përmirësimin e jetës së njerëzve në Kosovë duke ofruar një lidhje më të  mirë me rajonin dhe Evropën gjerësisht”, shtoi  Ruhe.Ndërsa, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, theksoi rëndësinë e kësaj linje hekurudhore, jo vetëm si moment i ri i marrëdhënieve BE-Kosovë, por edhe leverdinë ekonomike që do të sjellë hekurudha.“Ngjarja e sotme është një tjetër moment i rëndësishëm në marrëdhëniet Kosovë-BE. Unë dua të falënderoj BE-në dhe në veçanti Komisionin Evropian për mbështetjen e financimit të rehabilitimit të Vijës hekurudhore X. Linja X do t’i sjellë qytetarët e Kosovës edhe më pranë BE-së dhe do të shërbejë si një nxitje më e madhe për ekonominë e Kosovës. Që nga fillimi i procesit të Berlinit kemi bërë një rrugë të gjatë. Në pak muaj ne do të kemi edhe më shumë të arritura. Dua ta falënderoj Ministrin Hamza, Znj. Ruhe si dhe ekipet e tyre për punën e madhe për ta bërë të mundur këtë sukses”, shtoi ministrja Hoxha.Marrëveshja u nënshkrua, në emër të Republikës së Kosovës nga Ministri i Financave, Bedri Hamza, në emër të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) nga  Drejtoresha Menaxhuese për Evropën Qendrore dhe Juglindore e BERZH-it, Charlotte Ruhe, ndërsa në emër të Komisionit Evropian nga  Drejtori Gjeneral i Komisionit Evropian për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim Christian Danielsson, në prezencën e Drejtorit menaxhues për Evropë dhe Azi Qendrore në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme (EEAS), Thomas Mayr-Harting, Ministres për Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha, si dhe Shefes së Zyrës së BE-së/Përfaqësuese Speciale e BE-së  në Kosovë, Nataliya Apostolova.Linja Hekurudhore 10 është 148 kilometërshe nga Hani i Elezit, kufiri jugor i Kosovës me Maqedoninë, deri në Leshak, kufiri verior me Serbinë, duke kaluar nëpër Fushë Kosovë, afër Prishtinës, e nëpër Mitrovicë, ndërsa është e rëndësishme edhe për rajonin për lidhje evropiane.Drejtori i përgjithshëm i Komisionit Evropian për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim, Christian Danielsson, dhe Drejtori Menaxhues për Evropë dhe Azi Qendrore në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme (EEAS), Thomas Mayr-Harting, kanë mbërritur dje psdite në vizitë dyditore në Kosovë, gjatë së cilës takohen me zyrtarët politikë, përfshirë kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, kryeministrin Ramush Haradinaj  dhe ministren për Integrime Evropiane, Dhurata Hoxha.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, grant hekurudhat, kosova, modernizm

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 86
  • 87
  • 88
  • 89
  • 90
  • …
  • 245
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Shqiptarët dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe përgjegjësia evropiane
  • Në Ditën e Gjenocidit në Kosovë, nevoja e Kualifikimi Juridik Ndërkombëtar për Krimet e Kryera në Kosovë (1998–1999)
  • FUNDI I REZISTENCËS SË NACIONALIZMËS 1946-1947
  • ZBULOHEN KONGRESET E BALLIT KOMBËTAR
  • 15 janari është Dita e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë!
  • Editori Diellit Dr. Athanas Gegaj përkujtohet në New York më 25 Janar 2026
  • Arsyet e vërteta pse ngriu procesi i vizave emigruese për në Amerikë për shqiptarët!
  • ERNEST KOLIQI ( 20 MAJ 1903 – 15 JANAR 1975)
  • SHQIPTARËT NË SANREMO!
  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT