• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-kalendar: Ditëlindja e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova

December 2, 2017 by dgreca

 1 ok Ibrahim-Rugova

-Kryeministri Haradinaj, homazhe dhe vizitë familjes: Presidenti Rugova, në mënyrë të përkryer, orkestroi rreshtimin me Perëndimin, miqësinë e përhershme me SHBA-në, besimin e palëkundur në ndërhyrjen e NATO-s dhe mbi të gjitha kishte besimin në fuqinë e popullit të Kosovës, veprime të cilat i paraprinë lirisë dhe pavarësisë dhe vazhdojnë të jenë themel i vizionit tonë si shtet…Rugova ka qenë Presidenti i parë i Kosovës dhe e kam për nder që kam punuar me të/

1 te varri2 Haradinaj-familje-Rugova-ditelindje-21 Rugova_Haradinaj1 familje HaradinaIbrahim Rugova

-Në 3 dhjetor 2004, Rugova është rizgjedhur herën e fundit President, ndërsa Haradinaj është zgjedhur herën e parë Kryeministër i Kosovës/

-Presidenti historik Rugova në vitin 2005: Haradinaj, një  figurë e shquar në luftën për liri e pavarësi dhe tash në skenën politike të Kosovës së lirë/

-Që para afër tre dekadave, Rugova hapur përcaktonte pozicionin gjeopolitik kosovar dhe shpallte idenë për Kosovën shtet të pavarur. “Zgjidhja më e mirë është Kosova e pavarur e neutrale, e hapur ndaj Shqipërisë e Serbisë dhe një administrim civil ndërkobëtar si fazë kalimtare”, theksonte e ritheksonte ai/

-ISA MUSTAFA: Rugova ka vënë themelet e shtetndërtimit të Kosovës/

 -Kosova dhe populli i saj janë sot këtu që të kryhet edhe formalisht, apo zyrtarisht, si doni t’i themi, edhe njohja e Pavarësisë, të jemi një antar i bashkësisë së kombeve të botës së lirë, ka theksuar Presidenti Rugova në një intervistën ekskluzive në jubileun e 60-vjetorit të gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja, botuar në 12 Shkurt 2005. Kjo ishte intervista e fundit, një nga intervistat ekskluzive që ka zhvilluar me Presidentin Rugova korrespondenti i tashëm i Gazetës DIELLI/

Presidenti i Kosoves -Ibrahim-Rugova-e-Behlul-Jashari-ne-60-vjetorin-e-gazetes-Rilindja-interviste-shkurt 2005-

SPECIALE – Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/

PRISHTINË, 2 Dhjetor 2017/ Para 73 viteve,  në 2 dhjetor 1944 në fshatin Cercë, komuna e Istogut, ka lindur Ibrahim Rugova, i cili kujtohet si Presidenti historik i Kosovës dhe arkitekti i pavarësisë.

Sot, për nder të ditëlindjes, Kryeministri Ramush Haradinaj e përfaqësues të tjerë institucionalë e politikë i bënë homazhe Presidentit historik dhe vizitojnë familjen e tij.

Kryeministri Haradinaj para mediave të pranishme tha se sot në ditëlindjen e Presidentit Rugova, nderojmë jetën dhe veprën e vlefshme që ka bërë për Kosovën.

“Sot nderojmë te varri i Presidentit Rugova, e nderojmë në ditëlindjen e Presidentit Rugova. Jeta dhe vepra e tij ka qenë çdo herë lajm i mirë për Kosovën, pra një punë e vlefshme historike dhe sot në ditëlindje i themi faleminderit”, tha Kryeministri Haradinaj.

Pas homazheve Kryeministri Haradinaj vizitoi familjen e Presidentit historik Rugova, ku u prit nga bashkëshortja e Presidentit, Fana, djemtë, vajza dhe familjarët.

Familjarët e Presidentit Rugova e falënderuan Kryeministrin Haradinaj për vizitën dhe kujdesin e vazhdueshëm, duke thënë se bashkëpunimi i tij me Presidentin ka qenë çdo herë i mirëpritur në të mirë të vendit.

 “Presidenti Rugova ka qenë lajm i mirë për Kosovën dhe ju, e ne jemi me fat që e patëm. Ishte Presidenti i parë, historik i Kosovës dhe ai do t’i mbijetojë shekujt. Faleminderit President Rugova!”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Ndërsa, në ‘facebook’, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar:

“Presidenti Rugova, në mënyrë të përkryer, orkestroi rreshtimin me Perëndimin, miqësinë e përhershme me SHBA-në, besimin e palëkundur në ndërhyrjen e NATO-s dhe mbi të gjitha kishte besimin në fuqinë e popullit të Kosovës, veprime të cilat i paraprinë lirisë dhe pavarësisë dhe vazhdojnë të jenë themel i vizionit tonë si shtet.

Rugova ka qenë Presidenti i parë i Kosovës dhe e kam për nder që kam punuar me të. Në kujtesën time do mbesin, para së gjithash, virtytet e larta që e shquanin Rugoven, njerëzorja dhe falja, porosi hyjnore që e bënin një burrështetas të madh e një mik të jashtëzakonshëm.

Jemi me fat që të patëm.

Urime ditëlindja President Rugova!”.

Në 3 dhjetor 2004, Rugova është rizgjedhur herën e fundit President, ndërsa Haradinaj është zgjedhur herën e parë Kryeministër i Kosovës. Në  7 dhjetor 2004, pas zgjedhjes në krye të institucioneve të zgjedheve të dyta parlamentare në Kosovën e lirë, Rugova e Haradinaj kanë pasur takimin e parë në Rezicencën Presidenciale në Velani, Prishtinë.

 Presidenti historik Rugova në vitin 2005 deklaronte me shumë vlerësim se, “të gjithë e dimë  se zoti Haradinaj është një figurë e shquar, dhe ishte një  figurë e shquar, në luftën për liri e pavarësi dhe tash në skenën politike të Kosovës së lirë”.

 Që para afër tre dekadave, Rugova hapur përcaktonte pozicionin gjeopolitik kosovar dhe shpallte idenë për Kosovën shtet të pavarur. “Zgjidhja më e mirë është Kosova e pavarur e neutrale, e hapur ndaj Shqipërisë e Serbisë dhe një administrim civil ndërkobëtar si fazë kalimtare”, theksonte e ritheksonte ai.

Rugova, derisa ishte kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, në 23 dhjetor 1989 u bë themeluesi dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila më shumë se parti politike lindi si lëvizje gjithëpopullore për liri, pavarësi e demokraci.

Pas Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut e Kushtetutës së 7 Shtatorit 1990, që shpallte Kosovën Republikë, si dhe Referendumit për Pavarësi të fundshtatorit 1991, në 24 maj 1992 Rugovanë zgjedhjet e para pluraliste nacionale parlamentare e presidenciale u zgjodh Presdiednt i Republikës së Kosovës, e cila atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit kombëtar, politik e demokratik.

Si gjithmonë, edhe në 4 mars 2002, duke u inauguruar në Parlamentin e Kosovës President i pas zgjedhjeve të para nacionale të pasluftës – në liri, Rugova shprehej: “Çdo ditë ne të gjithë duhet të zgjohemi me një mendim të bukur: ‘Çfarë të mire mund të bëjmë sot për Kosovën?’”.

Pavarësia e Kosovës, në të mirë të gjithë qytetarëve të saj, dhe si i vetmi kompromis, theksohej e ritheksohej vazhdimisht nga Rugova.

 “I vetmi kompromis për Kosovën është pavarësia, dhe ky është optimumi i gjithë shqiptarëve në rajon”, theksonte shumë prerë  Ibrahim Rugova në  6 tetor 2005, në takimin e parë  me Grupin Negociator, formimi i të cilit me përfaqësim nga maxhoranca e opozita dhe shoqëria civile ishte një moment me shumë rëndësi për unitetin në vend si dhe për bisedimet për statusin e Kosovës të udhëhequra nga i dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Presidenti Martti Ahtisaari, e pastaj edhe nga Treshja SHBA-BE-Rusi në angazhimet shtesë.

Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova në intervistën e parë ekskluzive që kam zhvilluar për ATSH-në para 23 viteve, derisa bisedonim gjatë ditën e enjëte të 22 shtatorit 1994, në zyrën e tij, ku sot është muzeu – Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës, po edhe në raste të tjera, e falënderonte e vlerësonte shumë Agjencinë shtetërore-zyrtare të lajmeve të Shqipërisë.

“Falënderoj Agjencinë Telegrafike Shqiptare për informimin nga Kosova e për Kosovën. Edhe kjo që pata rastin të bisedoj për këtë agjenci, që reprezenton Shqipërinë dhe çështjen shqiptare, është një hap në politikën globale, në integrimet shqiptare. Edhe ne bëjmë përpjekje që këtu në Kosovë përmes Qendrës sonë për Informim të kemi një agjenci të vogël, e cila raporton për situatën e përditshme në Kosovë. Duhet një bashkëpunim midis këtyre dy institucioneve dhe institucioneve të tjera në Kosovë dhe në Shqipëri”, theksonte Presidenti Rugova në intervistë.

Ajo intervistë e parë e një presidenti të Kosovës për Agjencinë shtetërore-zyrtare të lajmeve të Shqipërisë zhvillohej në kohë të rënda të okupimit e dhunës kundër shqiptarëve të Kosovës. “Një represion masiv në Kosovë ka rritur tensionet politike këtu dhe në rajon, ndaj është e domosdoshme prania ndërkombëtare”, e përshkruante situatën dhe e kërkonte zgjidhjen Presidenti Rugova, në intervistën ku fliste edhe për “lidhjet konfederale apo bashkimin me Shqipërinë” të Republikës së Kosovës, si dhe për një “politikë globale që sa më parë të bjerë muri mes shqiptarëve”.

Në intervistë, Presidenti Rugova tek fliste atëherë si për ëndërra parashikonte ngjarjet që pasuan, theksonte se “kishte kërkuar një mbrojtje për Kosovën para një viti e gjysmë, një protektorat ndërkombëtar civil, një administratë civile, që do të vendosej për një kohë në Kosovë, që të normalizohet jeta dhe më pas të bisedohej me serbët për ardhmërinë e Kosovës”.
“Bisedimet shqiptaro-serbe duhet të zhvillohen në prani të një pale të tretë të autorizuar, që do të garantonte edhe dialogun edhe rezultatet e dialogut dhe që natyrisht do ta udhëhiqte atë. Kjo palë e tretë duhej të gjendej nga SHBA-të, Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian”, theksonte Rugova.
Ai besonte se mbrojtja ndërkombëtare në Kosovë do të mbërrinte.
“Në planin ndërkombëtar ideja për mbrojtje ndërkombëtare në Kosovë shqyrtohet, do të thotë është marrë në konsiderim, dhe shikohen mundësitë si të aplikohet kjo dhe si të veprohet në këtë drejtim”, shprehej Presidenti Rugova.
Pyetjes se çfarë do të thotë politikë globale shqiptare dhe si mund të realizohet ajo në praktikë, në kushtet e ndarjes së shqiptarëve me shumë kufij, Presidenti Rugova iu përgjigj: “Kjo politikë do të shembë muret mes shqiptarëve”.

“Praktikisht mund të themi se politika globale shqiptare ka nisur të realizohet. Përkundër pengesave të shumta, që ka sidomos Kosova, sot kemi kontakte të ndryshme, bashkëpunim, qoftë në planin kulturor, në planin arsimor, në planin politik. E kam thënë disa herë, por vazhdimisht duhet të përsëriten gjërat, se për herë të parë ne shqiptarët po bashkëpunojmë në planin politik”, theksonte Presidenti i Kosovës.
“Në këtë politikë globale shqiptare respektohet vullneti politik i shqiptarëve të Kosovës, pastaj i shqiptarëve në Maqedoni, i shqiptarëve në Mal të Zi e në Preshevë, Bujanovc e Medvegjë. Do të thotë se kemi një vizion se ç’duhet të bëjmë në këtë drejtim. Dhe, mund të them se politika globale shqiptare përditë është prezente dhe realizohet hap pas hapi, nuk është diçka abstrakte”, theksonte ai.
Rugova vlerësonte se, “politikë globale është se sot Shqipëria më shumë se kurrë e ndihmon çështjen e Kosovës dhe çështjen shqiptare në planin ndërkombëtar”. “Po ashtu, edhe Kosova me institucionet e saj, brenda dhe jashtë, e ndihmon Shqipërinë dhe në këtë plan ka një bashkëpunim, një mirëkuptim dhe një marrëveshje, që nuk e kemi pasur më parë ne shqiptarët”, vijonte ai.

Në 11 tetor 1991, në Prishtinë, ishte miratuar Deklarata politike e Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në Jugosllavi, kryetar i të cilit ishte kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova.  Deklarata kishte tre opsione për zgjidhjen e çështjes shqiptare.

Presidenti Rugova në intervistë vlerësonte se, “ky është një dokument mjaft i rëndësishëm, që i përfshinë të gjitha, pra edhe vizionin e një uniteti e një integrimi shqiptar”, se “opcioni i parë ishte një Kosovë e pavarur e neutrale”, dhe “që shqiptarët në Maqedoni si element i rëndësishëm i atij shteti apo asaj republike, që është në zhvillim e sipër,  të jenë shtetformues, ndërsa shqiptarët në Mal të Zi dhe në Preshëvë, Bujanoc e Medvegjë të kenë një vetadministrim, një autonomi lokale”.

Ibrahim Rugova u shua në 21 janar 2006. Më shumë se gjysëm milioni njerëz u mblodhën në Prishtinë, gjithë bota nderoi në përcjelljen e fundit për Presidentin historik, i cili prehet në amshim në lagjen Velania te Bregu i Diellit, të kryeqytetit të Kosovës.

 NGA BIOGRAFIA

1944
Më 2 dhjetor u lind Ibrahim Rugova në fshatin Cerrcë, të komunës së Istogut, në një familje të madhe që kishte prejardhjen nga krahina e Rugovës, apo siç njihej në ato anë, në familjen e Sadri Elezit. Familja është e njohur për tradita kombëtare dhe për qëndresë të pareshtur kundër pushtuesve. Familja i takon fisit Kelmendi, nënfisi Lajçi, e vendosur në fshatin Malaj të Rugovës, ku edhe sot i ka pronat e saj.
Sadri Elezi në historinë shqiptare njihet si pjesëmarrës, përfaqësues i trevës së Rugovës në tubimet e besëlidhjeve shqiptare te Verrat e Llukës dhe të Besëlidhjes së Pejës, “Besa -Besë”, të tribunit popullor, Haxhi Zekës. Gjatë asaj kohe të kryengritjeve të mëdha shqiptare kundër sundimit të Turqisë, Sadri Elezi ka qenë krah i djathtë i Haxhi Zekës dhe në betejat e shqiptarëve kundër ushtrisë turke 1908-1912, disa herë ka qenë i plagosur. Sadri Elezi ka pasur plagë, nga të cilat edhe ka vdekur dhe varri i tij është buzë minares së Xhamisë së vjetër të Istogut.
Dyndjet e kësaj familjeje në Rrafsh të Dukagjinit pasojnë pas njohjes së Sadri Elezit me tribunin e Pejës, Haxhi Zeka. Së pari familja vendoset ndërmjet dy luftërave botërore në Gllaviçicë të Pejës, pastaj në Bajicë fshat buzë Drinit të Bardhë te Banja e Istogut, dhe së fundit në Cerrcë, ku është edhe sot. Por shumë pasardhës të saj jetojnë edhe në Prishtinë dhe në shumë shtete të Evropës, më së shumti në Gjermani, Austri, Luksemburg, Zvicër dhe Itali.

 NTERVISTA EKSLUZIVE E  PRESIDENTIT HISTORIK TË KOSOVËS, DR. IBRAHIM RUGOVA,   DHËNË NË JUBILEUN E 60 VJETORIT GAZETËS TRADICIONALE SHQIPTARE TË KOSOVËS RILINDJA, BOTUAR NË 12 SHKURT 2005

Në këtë ditë të 73 vjetorit të lindjes, Gazeta DIELLI riboton intervistën ekskluzive të Presidentit Historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, dhënë në jubileun e 60 vjetorit gazetës tradicionale shqiptare të Kosovës Rilindja, botuar në 12 Shkurt 2005. Kjo është intervista e fundit – një nga intervistat ekskluzive që ka zhvilluar me Presidentin historik Rugova korrespondenti i tashëm në Kosovë i Gazetës DIELLI, Behlul JASHARI.
Intervista e plotë është kjo:
Mbititull: INTERVISTA EKSKLUZIVE E PRESIDENTIT TË KOSOVËS, DR. IBRAHIM RUGOVA, GAZETËS RILINDJA NË JUBILEUN E 60-VJETORIT, BOTUAR MË 12 SHKURT 2005
Titulli në faqen 1 e 2:

PAVARËSIA E KOSOVËS ËSHTË E MIRA E TË GJITHË QYTETARËVE DHE DO TA QETËSOJË RAJONIN
Titulli në faqen 3: Shumë institucione ndërkombëtare e kanë kuptuar se Pavarësia e Kosovës duhet të bëhet sa më shpejt
Titulli në faqen 4: Rilindja ka ndihmuar dhe do të vazhdojë të ndihmojë zhvillimin dhe perspektivën e Kosovës
***
Kosova dhe populli i saj janë sot këtu që të kryhet edhe formalisht, apo zyrtarisht, si doni t’i themi, edhe njohja e Pavarësisë, të jemi një antar i bashkësisë së kombeve të botës së lirë, ka theksuar Presidenti Rugova në një intervistën ekskluzive në jubileun e 60-vjetorit të gazetës Rilindja.
“Edhe bashkësia ndërkombëtare, shumë institucione të ndryshme ndërkombëtare,kanë kuptuar se Pavarësia duhet të bëhet edhe të realizohet sa më shpejt, çfarë do ta qetësonte këtë pjesë të Evropës e të botës”, ka deklaruar z. Rugova.
“Unë insistoj, edhe nstitucionet e Kosovës, që sa më parë të njihet Pavarësia e Kosovës në mënyrë të drejtpërdrejtë, direkte, pra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Unioni Evropian, që pastaj do ta njihnin edhe fqinjët tanë. Kjo është rruga më e mirë, edhe më e drejtë, edhe më më e shëndetshme për situatën në këtë pjesë të Evropës dhe të botës”, tha presidenti Rugova në intervistën për gazetën Rilindja.Presidenti i Kosovës vlerëson se njohja e Pavarësisë do t’i rregullonte edhe marrëdhënet e brendshme. “Edhe për minoritet, grupet etnike, është edhe një fitore, është edhe një përfitim nga Pavarësia”, tha z. Rugova.
Pavarësia e Kosovës do të kishte efekt pozitiv edhe për të gjithë fqinjët tanë, ka theksuar z. Rugova dhe ka shtuar se “këtë, një pjesë e fqinjëve, pjesa më e madhe, kanë filluar ta kuptojnë.”
“Njohja sa më e shpejtë e Pavarësisë së Kosovës do të ndihmonte edhe qetësimin e të gjithë shqiptarëve në këtë pjesë të Evropës dhe të botës”, ka
deklaruar z. Rugova.
——————–
Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, në intervistën ekskluzive për gazetën Rilindja të jubileut të 60-vjetorit, i vlerëson lart zhvillimet dhe proceset që shpiejnë drejt statusit final – Pavarësisë së Kosovës, për çka ai pret njohje të drejtpërdrejtë nga SHBA-të dhe BE-ja, e mandej edhe nga vendet fqinje e të tjera. Me këtë rast Presidenti Rugova priti në Rezidencën e tij kryetarin e Këshillit Drejtues dhe kryeredaktorin e Rilindjes, Behlul Jashari, i cili ia dhuroi Pllakatin e Jubileut të 60-vjetorit të kësaj gazete tradicionale të Kosovës, të punar me ar e argjend nga argjendarët e Prizrenit, qytetit historik ku më 12 shkurt 1945 doli numri i parë i gazetës së parë të Kosovës. Presidenti Rugova dha përkrahjen e plotë për
të drejtën dhe ridaljen e Rilindjes duke e vlerësuar “pjesë e historisë së Kosovës dhe që ka ndihmuar dhe do të vazhdojë të ndihmojë zhvillimin dhe perspektivën e Kosovës”. Presidenti Rugova uroi për Jubileun e gazetës Rilindja, e cila gjatë gjashtë dekadave, është në jetën dhe në familjet e kosovarëve.
RILINDJA: Z.President, Pavarësia e Kosovës, nga një vizion e kërkesë e dëgjuar fillimisht nga Ju para më se 15 vjetëve, për çka populli i Kosovës në shtatorin e vitit 1991 u deklarua edhe me referendum me 99, 87 për qind të votave, tashmë është bërë çështje debati apo edhe angazhimi ndërkombëtar. Në Bruksel, në konferencën “Kosova drejt statusit final”, u tha se ka ardhur koha që statusi final i Kosovës nuk mund të presë më, ndërkohë që Grupi Ndërkombëtar i Krizave, edhe në Raportin më të ri për Kosovën, zgjidhje sheh Pavarësinë. Si i vlerësoni këto zhvillime?
PRESIDENTI RUGOVA: Këto zhvillime të fundit i vlerësoj pozitive, sepse që gjashtë vjet pas luftës në liri, ne kemi bërë progres, prandaj edhe bashkësia ndërkombëtare, shumë institucione të ndryshme ndërkombëtare, kanë kuptuar se Pavarësia duhet të bëhet edhe të realizohet sa më shpejt, çfarë do ta qetësonte këtë pjesë të Evropës e të botës. Dhe, natyrisht, atë që e përmende ti, prej një vizioni, prej një vullneti, që ishte i popullit, dhe që u vërtetua më 1991, pastaj periudhat që erdhën më vonë, ishte një çështje që u ngrit dhe u avancua me organizimin tonë që e bëmë, që u organizuam si popull, si shoqëri, si shtet. Dhe, jemi sot këtu që të kryhet edhe formalisht, apo zyrtarisht, si doni t’i themi, edhe njohja e Pavarësisë së Kosovës, që Kosova dhe populli i saj më në fund të jetë një anëtar i bashkësisë së kombeve të botës së lirë.
RILINDJA: Ky vit është paralajmëruar si Vit i Kosovës, shumë i rëndësishëm, madje edhe vendimtar. Çka do të sjellë vera, mesi i këtij viti, kjo kohë e caktuar nga komuniteti evroatlantik për Vlerësimin Gjithpërfshirës të Standardeve dhe çështjen e Statusit final të Kosovës?
PRESIDENTI RUGOVA: Shikoni, unë insistoj, edhe institucionet e Kosovës, që sa më parë të njihet Pavarësia e Kosovës në mënyrë të drejtpërdrejtë, direkte, pra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Unioni Evropian, që pastaj do ta njihnin edhe fqinjët tanë. Kjo është rruga më e mirë edhe më e drejtë, edhe më e shëndetshme për situatën në këtë pjesë të Evropës dhe të botës. Ndërsa është pikëpamja tjetër, apo rruga tjetër ndërkombëtare, që të bëhet një vlerësim i progresit në Kosovë, i normave, apo që u thonë standarde, por ato janë, unë them, më shumë norma ndërkombëtare prioritare për integrim në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Dhe, natyrisht, tash do të jetë një vlerësim i kohëpaskohshëm. Ju e dini, Këshilli i Sigurimit ka bërë një vlerësim në fund të nëntorit, pastaj do të ketë edhe vlerësime të tjera, edhe vlerësimet që do të shkojnë gradualisht, edhe që do të thuhet se Kosova i ka përmbushur normat që janë paraparë dhe të bisedohet për Pavarësi, unë nuk po them statusi final me eufemizëm apo me diçka tjetër. Po, unë mendoj se kjo rruga që të njihet drejtpërdrejt është shumë më e mirë e më efikase dhe do të qetësonte këtë pjesë të Evropës e të botës, edhe po punoj në këtë rrugë, në rrugën e parë më shumë jam përqendruar, natyrisht edhe në rrugën e dytë që së bashku me bashkësinë ndërkombëtare këtu në Kosovë t’i avancojmë këto çështje.
RILINDJA: Që të arrihet me kohë dhe suksesshëm në cak, a ka edhe një fuqizim të dinamikës në ecje dhe prioritete në përmbushjen e Standardeve? Dhe, cilat janë prioritetet?
PRESIDENTI RUGOVA: Është stabiliteti politik, si për çdo vend që duhet të integrohet në Bashkimin Evropian, pastaj mbrojtja e minoriteteve apo e grupeve etnike, apo si doni t’u themi, dhe është edhe një reformim i administratës së përgjithshme, një reformim i pushtetit lokal, që kërkohet nga shumë vende për integrim në Bashkimin Evropian. Dhe ne, siç e dini, kemi filluar në këto çështje të punojmë që nga viti i kaluar, pastaj sivjet më shumë, është një dinamikë më e madhe e Qeverisë së re, natyrisht edhe e UNMIK-ut, sepse ne, së bashku me UNMIK-un, duhet t’i ecim këto punë, dhe me kalimin e kompetencave, duhet të zhvillohen këto më shumë. Po punojmë, pra, që të arrijmë dhe të bëhet një vlerësim pozitiv për afrim në Bashkimin Evropian sa më shpejt.
RILINDJA: Grupi i Kontaktit, që takohet rregullisht edhe në Prishtinë, ka theksuar domosdoshmërinë e pjesëmarrjes së serbëve kosovarë në procesin politik në Kosovë, duke e vlërësuar këtë si rrugën më të mirë për zgjidhjen e shqetësimeve të ligjshme të tyre. Nga diplomatë perëndimorë krijimi i një shoqërie tolerante dhe multietnike shihet si një standard përmbyllës i të gjitha standardeve për Kosovën. Ju vazhdimisht angazhoheni dhe bëni thirrje që serbët e Kosovës të marrin pjesë në procese dhe të integrohen në institucionet e në shoqërinë kosovare. Si i vlerësoni zhvillimet në drejtim të këtyre kërkesave e qëllimeve?
PRESIDENTI RUGOVA: Shikoni, sa u përket komuniteteve, në këtë rast serbëve, ne i kemi vendet e rezervuara në Parlament për të gjitha minoritetet – 20 vende, 10 i kanë serbët, në Qeveri minoritetet tash i kanë 3 ministri – 2 serbët, një të tjerat. Ata duhet t’i marrin këto vende, dhe kanë filluar t’i marrin një grupacion i bashkësisë apo i minoritetit serb, dhe kjo është ajo jeta demokratike që mund të zhvillohet edhe brenda tyre, por edhe brenda Kosovës, dhe shpresojmë se do ta kuptojnë dhe do të marrin pjesë edhe në Parlament, ku një grupacion merr pjesë, dhe duhet edhe ata të vendosin të integrohen në shoqërinë e në shtetin e Kosovës. Prandaj, kjo është edhe e ardhmja e tyre. Dhe, ne nga ana jonë, i kemi kryer obligimet, edhe natyrisht si njerëz edhe si politikë, ne insistojmë dhe tregojmë gjithnjë e më shumë vullnet të mirë, por edhe ata duhet të tregojnë një vullnet të mirë për të punuar në institucionet e në shoqërinë e Kosovës.
RILINDJA: Ju vazhdimisht theksoni garancitë për të drejtat dhe interesat e të gjitha komuniteteve në Kosovë. Në një Kosovë të ardhme me standarde të plotësuara që çojnë në integrimet evroatlantike dhe me status pavarësinë, që është vullnet i shumicës dërrmuese, çfarë do të jenë të drejtat dhe garancitë për të gjithë qytetarët, për të gjitha komunitetet?
PRESIDENTI RUGOVA: Do të jenë sipas normave ndërkombëtare, që janë paraparë në kuadër të Unionit Evropian, të OKB-së, pastaj edhe të normave tona brenda Kosovës – do të thotë garanci dhe mundësi të zhvillimit edhe të ruajtjes së identitetit të tyre. Prandaj, ne edhe në këtë gjendje që jemi, pra nën mbikëqyrje, nën administratë ndërkombëtare, kemi bërë mjaft. Sot, gjuhët e të gjitha komuniteteve përdoren në Kosovë edhe zyrtarisht edhe praktikisht, pastaj mos të flasim për mundësitë e ndryshme, në emisionet edhe në Televizionin Publik të Kosovës, radiot private, tekstet, shkollat. Plus, ne edhe i financojmë ekstra, për shembull, për komunitetin serb vendbanimet e tyre, që kanë buxhet special nga komunat përkatëse. Dhe, jemi mjaft tolerantë, që me kohë ata do të kuptojnë dhe do të fillojnë integrimin e tyre.
RILINDJA: A ka vend për frikën se Pavarësia rrezikon interesat e ndonjë komuniteti në Kosovë, siç mundohen ta paraqesin disa qarqe e propaganda?
PRESIDENTI RUGOVA: Jo, jo, s’ka frikë, sepse bashkësitë etnike, komunitetet, apo minoritetet, duhet të pranojnë edhe vullnetin e shumicës. Natyrisht, si shumicë, pra si shumicë shqiptare, ne do të kujdesemi të bëjmë një shtet me norma demokratike, me norma integruese të brendshme dhe me garantimin e të gjitha të drejtave.
Natyrisht, s’dua ta komentoj një propagandë negative që bëhet për një komunitet a tjetër, se ka frikë, etj. Por, mos ta harrojmë, është frika e shumicës, momentalisht, e shumicës shqiptare për të ardhmen. Prandaj, me njohjen e Pavarësisë do të hiqet kjo frikë dhe marrëdhëniet njerëzore do të relaksoheshin, do të ishin shumë më të lehta, sepse të gjithë e kemi përjetuar luftën, situatat e rënda, humbjet, etj. Dhe, unë po them, njohja e Pavarësisë do t’i rregullonte edhe marrëdhënet e brendshme. Edhe për minoritet, grupet etnike, është edhe një fitore, është edhe një përfitim nga Pavarësia. Në shtetin e Kosovës nesër do të jenë, edhe sot janë, deputetë, ministra, nuk mund të bëhen lehtë. Prandaj, janë edhe përfitimet praktike, njerëzore, që edhe ata do t’i kenë dhe do të jenë të garantuara.
RILINDJA: Ju vlerësoni se Pavarësia e Kosovës është edhe në të mirën e vendeve fqinje, se do ta qetësojë rajonin. Si janë kuptuar dhe pritur këto mesazhe Tuajat në fqinjësi?
PRESIDENTI RUGOVA: Në fqinjësi, me Shqipërinë kemi marrëdhënie të mira, siç e dini, të gjithë shqiptarët në këtë pjesë të Evropës dhe të botës, janë deklaruar për Pavarësinë e Kosovës, do të thotë e përkrahin vullnetin politik.
Me Maqedoninë, kemi marrëdhënie të mira në ngritje e sipër, edhe atje tash ka mendime më pozitive se, nuk iu pengon Pavarësia e Kosovës. Mali i Zi në heshtje, ne kemi marrëdhëine të mira në qarkullim, etj.
Ndërkaq, për Serbinë dihet, ata i kanë ato pretendimet e tyre, ngarkesat historike, etj., që dëshirojnë të dominojnë, etj. etj. Por, do të ishte mirë edhe për vetë Serbinë që, ata do të merreshin me punët e veta dhe nesër ne të gjithë si vende të pavarura, pra Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi nëse do veç apo bashkë me Serbinë, Serbia, Bosnja, të integrohemi, të jemi në Unionin Evropian, dhe kjo është zgjidhja më e mirë, edhe perspektiva e të gjithëve, do të kishte efekt pozitiv për të gjithë fqinjët tanë. Këtë, një pjesë e fqinjëve, pjesa më e madhe, kanë filluar ta kuptojnë.
RILINDJA: Ju lutem, çfarë janë tash marrëdhëniet e Kosovës me vendet fqinje dhe si i shihni në të ardhmen marrëdhënet e një Kosove të pavarur me fqinjët e saj, shtetet e tjera në rajon?
PRESIDENTI RUGOVA: Po, gjithsesi, me njohjen e Pavarësisë do të ndërtojmë më lehtë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe do të ndërtojmë. Unë thashë, me Shqipërinë janë të mira, me Maqedoninë janë në ngritje e sipër, me Malin e Zi ka marrëdhënie, me Serbinë momentalisht janë të bllokuara, sepse është një vend që nuk i njeh dokumentet e Kosovës, nuk e njeh ende atë që ka ndodhur pas vitit 1999, pas ndërhyrjes së NATO-s. Do të ndërtojmë marrëdhënie të mira me të gjithë, pastaj pas njohjes së Pavarësisë, është shumë më lehtë, sipas normave ndërkombëtare të fqinjësisë së mirë dhe të interesit reciprok.
RILINDJA: Marrëdhënet e realiteteve të reja mes Kosovës dhe Shqipërisë, edhe sipas shumë vlerësimeve, janë bërë shembull për rajonin. Ky zhvillim erdhi pas thyerjes së kufirit të hekurt që ekzistonte një periudhe të gjatë të kufizimeve të mëdha dhe ndalimeve të marrëdhëieve dhe komunikimeve. Si e shihni të ardhmen e këtyre dy vendeve, jo vetëm në marrëdhëniet e tyre, por edhe në integrimet evroatlantike?
PRESIDENTI RUGOVA: Po, ne gjithsesi do të kemi gjithnjë e më shumë marrëdhënie të mira me Shqipërinë në të gjitha fushat. Ju e dini, tashmë kemi edhe Marrëveshjen për Tregti të Lirë, pastaj, marrëveshje të ndryshme për bashkëpunim ekonomik, kulturor, etj., dhe gjithsesi do të ndikojë pozitivisht ndërtimi, nuk është e tepërt ta themi, i Autostradës Prishtinë – Durrës, që do të hapte edhe një lidhje tjetër të Kosovës me botën. Dhe, gjithsesi synimet tona, të të dy vendeve, janë integrimi në Bashkimin Evropian, pra Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera, dhe kjo është perspektiva dhe në këtë plan po punojmë me të gjithë.
RILINDJA: Ju lutem, edhe një pyetje që ka të bëjë me të ardhmen: Si e shihni zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve edhe në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Luginë të Preshevës? Në fillim të viteve 90-të, këto çështje ishin të përfshira në Dokumentin e Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare, që Ju e udhëhiqnit, dhe vlerësohet se në realitetet e reja janë apo do të jenë në proces të realizimit.
PRESIDENTI RUGOVA: Ai është një dokument i rëndësishëm, si i themi Dokumenti i tri opcioneve që ishin atëherë. Dhe, natyrisht, koha e vërtetoi se opcioni për Kosovën e pavarur doli zgjidhja dhe mori legjitimitet gjithnjë e më të madh edhe tek ne edhe në botë. Dhe, siç e dini, atje, në atë dokument, insistohet që shqiptarët në Maqedoni të jenë element i shtetit të Maqedonisë, që ka filluar të realizohet, pastaj shqiptarët në Mal të Zi të kenë administratën e vet dhe të gjitha të drejtat, e po ashtu edhe në Luginën e Preshevës. Tash ka progres edhe në Mal të Zi, në Luginë të Preshevës gjërat po shkojnë më ngadalë, por ka një progres të vogël në këto çështje dhe natyrisht do të insistohet që të realiziohen. Pra, ky ishte ai vizioni që e patëm atëherë dhe që po funksionon. Dhe, mund të them, ishte dokumenti që shqiptarët e kuptuan se duhet të organizohen, duhet të forcohemi gjithkund aty ku jemi. Sot, edhe njohja sa më e shpejtë e pavarësisë së Kosovës do të ndihmonte edhe qetësimin e të gjithë shqiptarëve në këtë pjesë të Evropës dhe të botës.
RILINDJA: Z. Presidenti, Ju falenderojmë shumë për këtë intervistë për gazetën tradicionale të Kosovës “Rilindja”, që në këtë 12 Shkurt ka Ditën e Jubileut të 60-vjetorit. Kemi edhe një falenderim të madh për përkrahjen Tuaj për krijimin e kushteve për punën e “Rilindjes”, të drejtën legjitime të saj.
PRESIDENTI RUGOVA:
 Unë Ju përgëzoj për këtë përvjetor Jubilar, pra 60-vjetorin e Rilindjes, dhe dëshirojmë që kjo gazetë sa më shpejt të konsolidohet. Duhet të shikojmë të gjejmë një zgjidhje për Rilindjen, që të mund të vazhdojë si një gazetë tradicionale. Ne duhet të kemi edhe mjete të informimit të formave të ndryshme, mund të gjejë, ta ketë atë formën të një informacioni dhe prezentimi të çështjeve shtetërore, nëse nesër do ta pranojë Rilindja apo dikush tjetër. Dhe, gjithsesi do të gjendet në mozaikun e masmeriumeve të Kosovës. Ne do t’i shikojmë të gjitha mundësitë dhe do të ndihmojmë në këtë plan dhe do t’ju përkrahim. Rilindja është një gazetë që është një pjesë e historisë së Kosovës dhe që ka ndihmuar zhvillimin e Kosovës në përgjithësi. Natyrisht, tash edhe Rilindja duhet të gjendet në këtë çështjen e tregut të mediumeve. Dhe, duhet t’i ketë ato të drejtat që i takojnë si shtëpi botuese, ose si shtëpi informacioni. Sepse ishte një gjigant i masmediumeve, i botimeve për atë kohë, e sot, tash, duhet ta gjejë rolin e vet si gazetë, e të vazhdojë të ndihmojë zhvillimin dhe perspektivën e Kosovës. Prandaj, do të keni përkrahjen tonë dhe do të shikojmë gjitha mundësitë administrative si do të ecin.
Pra, Urime edhe një herë dhe Gëzuar!
RILINDJA: Shumë faleminderit Z.President.

  ***

ISA MUSTAFA: Rugova ka vënë themelet e shtetndërtimit të Kosovës/

1 Mustafa-homazhe-Rugoves

-Kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa bëri homazhe te shtatorja e ish-Presidentit Rugova/

PRISHTINË, 2 Dhjetor 2017-Gazeta DIELL/-Për nder të ditëlindjes së ish-Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, Kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa, bashkë me kryesinë e LDK-së dhe bashkëpunëtorë nderuan jetën dhe veprën e tij.Kryetari Mustafa tha se ish-Presidenti Rugova është dhe do të mbetet një prej figurave më të rëndësishme jo vetëm për LDK-në por edhe për shtetin e Kosovës, i cili ka vënë themelet e shtetndërtimit të Kosovës, ka punuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës duke qenë kështu Presidenti i parë historik i Kosovës.“Ai do të nderohet gjithmonë nga LDK-ja dhe bashkë do ta çojmë përpara veprën e Presidentit Rugova, të zhvillojmë një demokraci të mirëfilltë ashtu siq ai e ka paramenduar dhe i ka vënë themelet, gjithmonë duke u përshtatur me ecuritë bashkëkohore dhe evropiane dhe në bashkëpunim me SHBA-të sepse gjithmonë ka qenë porosi e tij të mbajmë miqësi me SHBA-të dhe BE-në”, ka thënë kryetari Mustafa, cituar në njoftimin e dërguar nga LDK.

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, Ditelindja e Ibrahim Rugoves, Kryeministri Haradinaj

KOSOVA DREJT “EVROPA PËR QYTETARËT”

December 1, 2017 by dgreca

-Kosova drejt pjesëmarrjes në programin “Evropa për qytetarët”, qeveria miraton nismën për marrëveshje me Bashkimin Evropian/1 Ramushi qeveria-Komisioni Shtetëror i Kosovës gati për raportin e gjetjeve për shënjimin e kufirit me Malin e Zi/PRISHTINË, 1 Dhjetor 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, miratoi sot dy nisma për marrëveshje – me Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Kosovës në programin ”Evropa për qytetarët” dhe me qeverin e Dukatës së Madhe të Luksemburgut për asistencë teknike ne procesin e integrimeve evropiane.

“Marrëveshjet bazohen në aspiratat dhe zotimet e Republikës së Kosovës që të zhvillojë partneritet që do të kontribuojë në integrimin dhe do të afirmojë vlerat evropiane në bashkëpunim bilateral dhe rajonal, duke stabilizuar edhe më tej zonën e Evropës juglindore”, tha ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha.Gjithashtu, theksoi ajo, përmes këtyre marrëveshjeve, Kosova e përmbush edhe një obligim që derivon nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, respektivisht neni i 17-të i saj, sa i përket çështjes së bashkëpunimit me vendet tjera  nënshkruese.“Marrëveshjet rregullojnë edhe kontributin financiar të Kosovës në programin ‘Evropa për Qytetarët’ dhe ‘Kontrollin financiar, rikuperimin dhe masat tjera kundër mashtrimit’”, tha ministrja.Delegacioni i Qeverisë së Republikës së Kosovës, theksoi ministrja Hoxha, do të vazhdojë negocimet me shtetet respektive me qëllim që të arrihet harmonizimi i obligimeve të ndërsjella që parashihen në marrëveshjet e ndërsjella.

Në mbledhjen e sotme u miratua edhe marrëveshja e qeverisë së Republikës së Kosovës dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për mbrojtjen e investimeve.Qeveria miratoi edhe Koncept dokumentin për fushën e financimit të subjekteve politike, i cili ka qëllim rritjen e transparencës dhe llogaridhënies,  qeverisjen e mirë dhe funksionimin demokratik të institucioneve si dhe të subjekteve politike.

Avancimi i mëtejmë i kornizës ligjore për sa i përket financimit të subjekteve politike është kërkesë e cila del nga Plani Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Axhenda për Reforma Evropiane si dhe nga standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

Gjatë mbledhjes u miratua edhe vendimi për themelimin e Komisionit qeveritar për hartimin e Rregullores për flamurin dallues të Qeverisë së Republikës së Kosovës.Me kërkesë të Ministrisë së Financave u miratua vendimi për ndarjen e mjeteve të kursyera buxhetore në shumën prej 11 milionë euro për trajtimin mjekësor jashtë institucioneve publike, furnizim me barna dhe specializim të stafit shëndetësor.Qeveria miratoi vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për pagesën e qirasë për Kishën Ortodokse Serbe për objektin e shfrytëzuar nga institucionet qeveritare në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë. Objekti është në shfrytëzim nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe nga Agjensioni Anti Korrupsion. Ngecja e pagesës së qirasë është për  periudhën  31 muaj e gjysmë në vlerë  prej 9063 euro për një muaj.Në mbledhje u miratua edhe vendimi preliminar për shpronësimin për interes publik të  pronave të paluajtshme të  cilat preken nga realizimi i Projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës në zonat kadastrale Hade dhe Shipitullë të komunës së Obiliqit.

Kabineti qeveritar miratoi  vendimin që t’i rekomandojë Presidentit të Republikës së Kosovës për dhënie të autorizimit ministrit të Financave për lidhjen e marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Kjo kredi do të përdoret për financimin e projektit të autostradës Kijevë-Zahaq, ndërsa shuma prej 71 milionë euro dhe do të shlyhet me 24 këste të barabarta, nga dy për çdo vit. Data e fundit e shlyerjes së kredisë do të jetë 30 tetori 2032.

Qeveria miratoi edhe një vendim që e bën të zbatueshëm ligjin për mbështetje juridike dhe financiare të qytetarëve të Republikës së  Kosovës, të personave të akuzuar potencialë nga Dhomat e Specializuara, dhe do të krijojë një komision ndërqeveritar për mbikëqyrjen e zbatimit të mbështetjes sipas Ligjit.Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka aprovuar edhe Koncept-dokumentin për trajtimin e Partneritetit Publik-Privat.Para se të përfundojë mbledhjen e qeverisë, kryeministri njoftoi për gatishmërinë e Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror për të prezantuar raportin e gjetjeve për shënjimin e kufirit me Malin e Zi. Kryeministri paralajmëroi se ky raport do të prezantohet në njërën nga mbledhjet e ardhshme, pas konsultimeve që do të zhvillohen mes institucioneve qendrore të Republikës së Kosovës.

Mbledhja e sotme ishte e 16-ta e qeveriisë së Kosovës të zgjedhjeve të 11 qershorit, të votuar në seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit në 9 shtator, e cila nisi punën në 11 shtator duke mbajtur në mbrëmje mbledhjen e parë ku u bë konstituimi dhe u shqyrtua programi qeverisës, pasi gjatë ditës fillimisht u bë pranim-dorëzimi i detyrave në Kryeministri dhe nëpër ministri.

 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, KOSOVA DREJT “EVROPA, për qytetarët

Pas 18 vitesh,Përsëri në Kosovë

November 30, 2017 by dgreca

-Ministri i Shtetit për Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Mark Lancaster, i cili ka shërbyer si oficer i Mbretërisë së Bashkuar në vitet 1999-2000, u shpreh i entuziazmuar që ndodhet përsëri në Kosovë dhe sheh një qytet aq dinamik, si Prishtina./

1 Mark Lancster_2“Kur shërbeni diku si ushtar dhe e  lini atë vend, çdoherë merrni diçka nga ai dhe, mund t’ju siguroj për këtë se, për këto 18 vjet Kosova asnjëherë nuk ka qenë larg mendimeve të mia dhe për këtë arsye jam i lumtur që jam kthyer”, theksoi ministri  Lancaster, duke shprehur përkushtimin e shtetit të tij për Kosovën, të cilin e ka treguar përgjatë shumë viteve/

1 Haradinaj Ministri anglez

 PRISHTINË, 30 Nëntor 27-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Ministri i Shtetit për Forca të Armatosura të Britanisë së Madhe,  Hon Mark Lancaster, mbërriti sot për vizitë në Kosovë, ku në mëngjes u prit nga Presidenti i Republikës Hashim Thaçi, e më pas takoi kryeministrin Ramush Haradinaj.Presidenti Thaçi e ka falënderuar ministrin britanik Mark Lancster për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe për njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.“E vlerësojmë shumë përkrahjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe për Kosovën. Pa ndihmën tuaj dhe të shteteve të tjera mike, Kosova nuk do të arrinte të forconte subjektivitetin e saj ndërkombëtar”, u shpreh presidenti Thaçi.Me Ministrin e Shtetit për Forca të Armatosura të Britanisë së Madhe, Mark Lancster, presidenti Thaçi ka folur edhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe procesin e transformimit të saj në Forca të Armatosura të Kosovës.Ndërsa, ministri britanik Mark Lancster, i cili më herët kishte shërbyer edhe si ushtar i KFOR-it në Kosovë, u shpreh i impresionuar me zhvillimet pozitive dhe ndryshimet në Kosovë.“Kosova ka bërë një punë shumë të mirë për integrimin e komuniteteve dhe Forca e Sigurisë së Kosovës ka arritur standarde të larta”, ka thënë ministri Lancster.Duke folur për zhvillimet politike në Ballkanin Perëndimor, ministri Lancster theksoi se Britania e Madhe e mbështetë vazhdimin e dialogut të Kosovës me Serbinë në Bruksel, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se vizita e ministrit Lancaster është një moment prekës, pasi ai ka shërbyer si oficer i Mbretërisë së Bashkuar në vitet 1999-2000 dhe tani vjen si ministër i Forcave të Sigurisë, gjë që dëshmon se Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar vazhdojnë të jenë vende mike.Duke shprehur falënderimin për përkrahjen që i kanë dhënë Mbretëria e Bashkuar Kosovës në vazhdimësi, kryeministri tha se është biseduar për thellimin e bashkëpunimit bilateral në mes dy vendeve.

“Jemi thellë të bindur se ka ende shumë mundësi, shumë punë të mira që mund të bëhen së bashku”, tha kryeministri Haradinaj.Ministri i Shtetit për Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Mark Lancaster u shpreh i entuziazmuar që ndodhet përsëri në Kosovë dhe sheh një qytet aq dinamik, si Prishtina.“Kur shërbeni diku si ushtar dhe e  lini atë vend, çdoherë merrni diçka nga ai dhe, mund t’ju siguroj për këtë se, për këto 18 vjet Kosova asnjëherë nuk ka qenë larg mendimeve të mia dhe për këtë arsye jam i lumtur që jam kthyer”, theksoi ministri  Lancaster, duke shprehur përkushtimin e shtetit të tij për Kosovën, të cilin e ka treguar përgjatë shumë viteve.Ministri Lancaster më tutje tha se lidhja me Kosovën do të lulëzojë në kontributin që do të japin për të ndihmuar për Forcën e Sigurisë së Kosovës, por edhe kontributin për KFOR-in, si dhe për fushat ku mund të ndërtohet bashkëpunimi edhe në vitet e ardhshme.

 Në mesditë, ministrin Lancaster dhe delegacionin e Ministrisë së Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar do pritet nga ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës,  Rrustem Berisha.Në axhendë janë edhe prezentimet nga Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s për Ministrinë e FSK/FSK (NALT). Do ketë edhe demostrime nga FSK dhe deklarata në konferencë shtypi.

Filed Under: Opinion Tagged With: Behlul Jashari, Mark Lancaster, Misntri Britanik, pas 18 vitesh, Sërish në Kosovë

VITI 1968: KOSOVË-SHQIPNI, JEMI NJI

November 29, 2017 by dgreca

-Kosova para 49 viteve 28 Nëntorin e festonte edhe me demonstrata me kërkesa për të drejtat e shqiptarëve/demonstratat-ne-prishtine_1968

-“Pavarësia kombëtare”, shkrim i Ibrahim Rugovës në 28 Nëntor të vitit të demonstratave 1968/demonstrata_1968_prishtine

-Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova në festimet e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë e të Flamurit Kombëtar Shqiptar uronte edhe për plotësimin e Pavarësisë së Shqiptare – për Pavarësinë e Kosovës dhe Njohjen Ndërkombëtare/Ibrahim-Rugova-interviste-ATSH-dhe-keshilltari-Xhemail-Mustafa-e-gazetari-Behlul-Jashari-22-shtator-1994--Kosova feston 105 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë edhe me koncerte e festivalet “Kosovarja këndon” e “Rapsodia Shqiptare”/

Mitrovice-Shkolla Skenderbeu

SPECIALE-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/Gazeta-Rilindja-pavaresi-Kosove-22-shkurt-2008-foto-Gazeta-DIELLI-Behlul-JashariPRISHTINË, 28 Nëntor 2017/ Në Kosovë, 28 Nëntori festohet tradicionalisht edhe si Ditë e Pavarësisë së Shqipërisë edhe si Ditë e Flamurit, festohej edhe kur ishte e ndaluar dhe komunikimet si komb ishin shumë të vështira dhe me rreziqe, me sakrifica, me kufirin e hekurt që ndante, ndërsa para 49 viteve, në 1968, festohej edhe me demonstrata me kërkesa për të drejtat e shqiptarëve.

Prishtina-foto-Gazeta-DIELLI-Behlul-Jashari-25-Nentor-2017

Demonstrata më e madhe ishte ajo e Prishtinës e filluar në orët e pasditës së 27 nëntorit dhe zgjati deri në orët e para të ditës së nesërme, me kërkesat për Kosovën Republikë, Kushtetutë,  Universitet, që askush të mos luajë me fatin e shqiptarëve në Kosovë e askund, e të tjera.Në Prishtinë, marshi i  fillimtarëve të demonstratës, mes të cilëve isha atëherë nxënës i vitit të tretë të Shkollës Normale, nisi nga Fakulteti Filozofik (tash Filologjik)  dhe në mbrëmjen e 27 nëntorit 1968 mbushi rrugët dhe sheshet e kryeqytetit të Kosovës përplot demonstrues, shqiptarë që erdhën dhe u bashkuan nga të gjitha anët.Skenderaj-Festival

Historianët kanë shënuar se, pas demonstratave të organizuara në 6 tetor në Prizren, në 8 tetor në Suharekë dhe në 19 tetor në Pejë, në  27 nëntor 1968 rinia dhe populli shqiptar demonstruan në Prishtinë, Gjilan, Podujevë e Ferizaj dhe në 22 e 23 dhjetor në Tetovë. Parullat qendrore të këtyre demonstratave shqiptare ishin: “Kosova Republikë-Kushtetutë”, “Vetëvendosje”, “Kosovë-Shqipni, jemi nji”, etj…

Në demonstratën në Prishtinë  pati një të ri demonstrues të vrarë, ra nxënësi  Murat Mehmeti, u plagosën shumë demonstrues, u dënuan mbi 100 veta.

Njohësit dhe kronistët e zhvillimeve në Kosovë kanë vlerësuar se, në 1968 filloi ndërkombëtarizimi i çështjes shqiptare në Jugosllavi, me jehonën që paten në botë demonstratat. Shtypi i huaj i dha hapësirë të konsiderueshme ngjarjeve, duke u marrë objektivisht me karakterin thelbësor të tyre, të cilat quheshin shpesh kryengritje shqiptare, ndërsa ishin të ndikuara edhe nga lëvizjet studentore të Evropës.

Në gazetën e studentëve “Bota e Re”, që dilte në Prishtinë, në numrin e festës së 28 Nëntorit të vitit të demontratave 1968, Ibrahim Rugova, atëherë në vitin e dytë të studimeve, kishte të botuar shkrimin me titull “Pavarësia kombëtare”, me të cilin artikull sikur paralajmëronte nismën e ideve të veta intelektuale e politike, të cilat 20 vjet më vonë, në një kohë shumë të rëndë, do t’i shprehte në mënyrë të qartë dhe konsistente si trinom: Liri, Pavarësi, Demokraci.

Rugova shkruante me rastin e përvjetorit të ngritjes së Flamurit Kombëtar në 28 Nëntor të vitit 1912 në Vlorë nga Ismail Qemali, dhe  pasi e quante një nga ditët më të bardha të historisë sonë, vijonte: “Edhe në këtë tokë të lavdishme janë djegur shpirtrat për liri dhe pavarësi, ende digjen dhe prore do të digjen, gjersa të ndrisë ajo drita flakëruese madhështore, që ngre peshë gjakun e një trungu në çdo stinë të kohës”.

Dhe, në përfundim të shkrimit për Ditën e Flamurit shprehej: “Duam që ta kemi kudo me të vërtetë simbol gjaku, lirie e pavarësie që na shpie më tepër dhe më me hov ndër fitore të reja dhe ngaherë të fitojmë”.

Pas mëse 21 viteve nga 28 Nëntorit 1968, Rugova, derisa ishte kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, në 23 dhjetor 1989 u bë themeluesi dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila më shumë se parti politike lindi si lëvizje gjithëpopullore për liri, pavarësi e demokraci.

Pas Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut e Kushtetutës së 7 Shtatorit 1990, që shpallte Kosovën Republikë, si dhe Referendumit për Pavarësi të fundshtatorit 1991, në 24 maj 1992 Rugova në zgjedhjet e para pluraliste nacionale parlamentare e presidenciale u zgjodh President i Republikës së Kosovës, e cila atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit kombëtar, politik e demokratik.

Presidenti historik Rugova hapur përcaktonte pozicionin gjeopolitik kosovar dhe shpallte idenë për Kosovën shtet të pavarur, edhe si plotësim i pavarësisë shqiptare.

“Zgjidhja më e mirë është Kosova e pavarur e neutrale, e hapur ndaj Shqipërisë…”, theksonte e ritheksonte Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova edhe në intervistën e parë ekskluzive që kam zhvilluar për Agjencinë shtetërore-zyrtare të lajmeve të Shqipërisë – ATSH, derisa bisedonim gjatë ditën e enjëte të 22 shtatorit 1994, në zyrën e tij, ku sot është muzeu – Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës.

Ishte 3 vjetori i Referendumit, të 26 deri 30 shtatorit 1991, për Kosovën Shtet Sovran dhe i Pavarur, të cilin gjatë intervistës Presidenti Rugova e vlerësonte “një akt që e afirmoi tutje dhe është një garanci për realizimin e pavarësisë”, fliste edhe për “lidhjet konfederale apo bashkimin me Shqipërinë” të Republikës së Kosovës, si dhe për një “politikë globale që sa më parë të bjerë muri mes shqiptarëve”.

Në 11 tetor 1991, në Prishtinë, ishte miratuar Deklarata politike e Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në Jugosllavi, kryetar i të cilit ishte kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova.  Deklarata kishte tre opsione për zgjidhjen e çështjes shqiptare.

Presidenti Rugova, duke folur edhe për këtë gjatë intervistës, vlerësonte se, “ky është një dokument mjaft i rëndësishëm, që i përfshinë të gjitha, pra edhe vizionin e një uniteti e një integrimi shqiptar” dhe se opcioni i parë ishte Kosova e pavarur.

Dhe, “…që shqiptarët në Maqedoni si element i rëndësishëm i atij shteti apo asaj republike, që është në zhvillim e sipër,  të jenë shtetformues, ndërsa shqiptarët në Mal të Zi dhe në Preshëvë, Bujanoc e Medvegjë të kenë një vetadministrim, një autonomi lokale”, theksonte Presidenti i parë, historik, i Kosovës.

“I vetmi kompromis për Kosovën është pavarësia, dhe ky është optimumi i gjithë shqiptarëve në rajon”, theksonte shumë prerë  Ibrahim Rugova në  6 tetor 2005, në takimin e parë  me Grupin Negociator që e kishte themeluar dhe e udhëheqëte, formimi i të cilit me përfaqësim nga maxhoranca e opozita dhe shoqëria civile ishte një moment me shumë rëndësi për unitetin në vend si dhe për bisedimet për statusin e Kosovës, të udhëhequra nga i Dërguari i Posaçëm i Sekretarit të Përgjitjhshëm të OKB-së, Presidenti Martti Ahtisaari, e pastaj edhe nga Treshja SHBA-BE-Rusi në angazhimet shtesë.

Të zhvilluara kështu të ndërmjetësuara e garantuara ndërkombëtarisht bisedimet për statusin -pavarësinë e Kosovës, Rugova i parashikonte e kërkonte edhe në intervisten ekskluzive, të parën të një Presidenti të Kosovës për Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

“Ne kemi kërkuar një mbrojtje për Kosovën para një viti e gjysmë, një protektorat ndërkombëtar civil, një administratë civile, që do të vendosej për një kohë në Kosovë, që të normalizohet jeta, mandej të bisedohet…”, shprehej ai në atë intervistë para 23 viteve.
Bisedimet shqiptaro-serbe duhet të zhvillohen gjithësesi në prani të një pale të tretë të autorizuar, që do të garantonte edhe dialogun edhe rezultatet e dialogut dhe që natyrisht do ta udhëhiqte atë, theksonte Presidenti Rugova, dhe shtonte se, kjo palë e tretë duhej të gjendej nga SHBA-të, Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova e vlerësonte shumë Agjencinë Telegrafike Shqiptare, median e parë të Shqipërisë me korrespondent në Kosovë, për informimin nga Kosova e për Kosovën, derisa intervistën e parë e cilësonte edhe një hap në politikën globale, në integrimet shqiptare.

“Falënderoj Agjencinë Telegrafike Shqiptare për informimin nga Kosova e për Kosovën. Edhe kjo që pata rastin të bisedoj për këtë agjenci, që reprezenton Shqipërinë dhe çështjen shqiptare, është një hap në politikën globale, në integrimet shqiptare. Edhe ne bëjmë përpjekje që këtu në Kosovë përmes Qendrës sonë për Informim të kemi një agjenci të vogël, e cila raporton për situatën e përditshme në Kosovë. Duhet një bashkëpunim midis këtyre dy institucioneve dhe institucioneve të tjera në Kosovë dhe në Shqipëri”, theksonte Presidenti Rugova në intervistën që zhvillova atëherë po edhe në raste të tjera.

Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova në festimet e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë e të Flamurit Kombëtar Shqiptar uronte edhe për plotësimin e Pavarësisë së Shqiptare, duke përkujtuar se pavarësia u cungua pa vullnetin e shqiptarëve, uronte për Pavarësinë e Kosovës dhe Njohjen Ndërkombëtare.

Në mesazhin  e jubileut të  90 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, për festën e 28 Nënrorit 2002, Rugova  president edhe i zgjedhjeve të para nacionale në Kosovën e lirë nga qershori 1999, mes tjerash theksonte:

“Dita e 28 Nëntorit është data më e shënuar në historinë moderne shqiptare pas 28 Nëntorit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.

Dita e 28 Nëntorit e vitit 1912 është po ashtu Dita e Pavarësisë shqiptare, e cila u cungua pa vullnetin e shqiptarëve.

Në këto 90 vjet, shqiptarët u forcuan në të gjitha viset e tyre. Pavarësia e Kosovës, që bazohet në vullnetin e shprehur të popullit, do të qetësonte Kosovën, të gjithë shqiptarët dhe këtë pjesë të Evropës e të botës.

Pra, një Kosovë e pavarur, e integruar në NATO, në BE dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të është përcaktimi i popullit të saj.

Në Ditën e Flamurit, do theksuar se forcimi i shqiptarëve në Maqedoni, në Luginën e Preshevës dhe në Mal të Zi, është evident dhe në progres e sipër.

Po ashtu, edhe Shqipëria është në rrugë të mirë të konsolidimit demokratik dhe ekonomik”.

Në vitin 2005, Presidenti Rugova, u ka drejtuar për herë të fundit qytetarëve të Kosovës mesazhin e urimit  për Fetsën e 28 Nëntorit :

“Ju shpreh urimet e mia të përzemërta për Ditën e Flamurit – 28 Nëntorin.

Sot të gjithë e themi me krenari se 28 Nëntori i vitit 1912, Dita e Flamurit, Dita e Pavarësisë gjithëshqiptare që u përgjysmua, është dita më e rëndësishme në historinë moderne të kombit tonë, pas 28 Nëntorit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, që këtë vit bie në 600-vjetorin e lindjes së Tij.

 Dhashtë Zoti që sa më shpejt të gëzojmë njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga miqtë tanë, çfarë do të qetësonte popullin e Kosovës dhe këtë pjesë të Europës e të botës”.

Më pak se dy muaj më pas Presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova u shua në 21 janar 2006, në Prishtinë. Më shumë se gjysëm milioni njerëz u mblodhën në kryeqytetin e Kosovës, gjithë bota nderoi në përcjelljen e fundit për Presidentin historik…

 Ibrahim Rugova ka lindur në 2 dhjetor 1944 në fshatin Cercë, komuna e Istogut, dhe pas pak ditësh do shënohet 73 vjetori i ditëlindjes së tij.

Presidenti historik Rugova ishte arkitekti i pavarësisë së Kosovës të shpallur pas shuarjes së tij në 17 Shkurtin historik 2008 e të njohur deri tash nga 115 shtete, 10 vjetori i së cilës do festohet pas më pak se tre muajve.

 “Kosova shpalli pavarësinë bota e njeh shtetin më të ri”, ishte kryetitull balline i botimit special të gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja për shpalljen e Pavarësisë së shtetit të dytë të shqiptarëve.

Po në ballinë, nën imazhet e nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, të Flamurit e Stemës së shtetit të ri evropian dhe fishekzjarreve të festimeve në Prishtinë, Rilindja shkruante poashtu me shkronja ngjyrë ari: 17 Shkurti 2008 dita më e madhe shqiptare pas 28 Nëntorit 1912 të Pavarësisë së Shqipërisë”.

KOSOVA FESTON 105 VJETORIN E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË EDHE ME KONCERTE E FESTIVALE

Në Kosovë 28 Nëntori i 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë festohet edhe me koncerte, ndërsa në qytetin e Ferizajt edhe me nisjen e festivalit tradicional “Kosovarja këndon” e në Skënderaj me festivalin “Rapsodia Shqiptare” sot edhe me ndarje çmimesh në mbrëmjen e tretë finale.

Në kryeqytet, Prishtinë, aktivitetet qendrore zhvillohen në sheshe, ku dje është hapur panairi “Blej Shqip” me pjesëmarrjen e 100 prodhuesëve, ndërsa sot mbahet koncerti festiv i shtatë shoqërive kulturore artistike e ansambleve të këngëve dhe valleve që veprojnë në komunë.

Në Gjilan, festimet e Ditës së Flamurit e të Pavarësisë së Shqipërisë të nisura dje vazhdojnë sot edhe me rep/rok koncert  të artistëve lokalë, me  koncert  këngësh e valleesh të ansamblit me emrin e qytetit dhe solistëve e ansamble të tjera vendore gjilanase.

Organizime institucionale, koncerte festive për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë e të Flamurit Kombëtar Shqiptar mbahen edhe në qytete e lokalitete tjera, edhe nëpër shkolla të Kosovës, ndërsa ka edhe shumë organizime të tjera festive popullore, tradicionale, nëpër sheshet përplot defilime të qytetarëve e me buçitje daullesh si në dasma.

Në Mitrovicë, shkolla e mesme e ulët “Skënderbeu”, e Vaganicës, 28 Nëntorin e festës së Pavarësisë së Shqipërisë e ka edhe Ditë të Shkollës dhe e festoi edhe me koncert të nxënësve.

Kosova sot kudo me valimin e flamujve kuqezi të ngritur në festën e 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë feston edhe drejt 10 vjetorit të Pavarësisë së saj të shpallur në 17 shkurtin historik 2008.

Në Kosovë, edhe në rrethana okupimi, edhe kur ishte i ndaluar, Flamuri Kombëtar Shqiptar është shpalosur dhe ka valuar në 28 Nëntor në shtëpitë shqiptare kosovare dhe në institucionet e tyre, gjithnjë në ecje të vendosur e plot sakrifica drejt lirisë e pavarësisë. Flamuri Kombëtar kuqezi u ka prirë shqiptarëve në Kosovë edhe në të gjitha luftërat për liri, edhe në luftën e fituar në pranverën e vitit 1999, me mbështetjen e botës demokratike.

Filed Under: Politike Tagged With: 1968, Behlul Jashari, Festa e Flamurit

ÇMIMI “HASAN PRISHTINA” NË FESTËN GJITHËSHQIPTARE

November 26, 2017 by dgreca

1 ramush flet-Në festimet e 28 Nëntorit në Kosovë, gazetarit Marin Mema nga Shqipëria, i vlerësuar për realizimin e temave shumë të rëndësishme për gjurmë e histori të shqiptarëve në trojet e tyre shekullore, iu dha çmimi “Hasan Prishtina” nga Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, në një ceremoni ku mori pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj/
1 Hasan P

-Gazetari Marin Mema më ngjanë në personazhin e një reportazhi futuristik që kam pas shkruar  para 21 viteve, në funddhjetorin 1996, me titull “Udhëtimi për në Prizren”, të nisur nga Arta e jugut të trojeve ku flitet shqip, në kërkimet drejt “Mollës së Kuqe” ku dikur ishte kufiri verior i shqiptarëve…Marini

SPECIALE-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/

3 Behlul

PRISHTINË, 26 Nëntor 2017/ Gazetari Marin Mema nga Shqipëria është fitues i çmimit “Hasan Prishtina”, më të lartit të Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta,  i cili u nda në mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, në një ceremoni ku mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.2 grupi3

Kru i qeverisë së Kosovës tha se është një numër i madh i atdhetarëve shqiptarë që rrugëtimin e tyre e kanë përmbyllur me flijim për atdhe.“Njëri nga ta që nderon shqiptarët në shumë parametra është Hasan Prishtina. Çmimi ‘Hasan Prishtina’ është i lidhur me një kauzë tepër të dhimbshme për shqiptarët, pra me shpërngulje, por edhe krenari se nuk është hequr dorë për kthimin në atdhe”,  u shpreh kryeministri Haradinaj, duke falënderuar kryetarin e Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, Jahja Lluka, për angazhimin e tij në sensibilizimin e shqiptarët për kthimin në atdhe.

Me tej, kryeministri Haradinaj tha se ndarja e çmimit nga Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, për gazetarin Marin Mema dallon, sepse Marini nuk është nga ata që e ka përmbyllur karrierën e tij jetësore, por është prej atyre shqiptarëve të rinj që nuk është ndalur së gjurmuari atë se kush janë shqiptarët.

Kryeministri Haradinaj, ka uruar që shqiptarët kudo që janë të forcohen dhe të bashkohen në trojet e tyre me vëllezërit e gjakut, të shpërngulur nga atdheu i tyre në të gjitha kohërat.

Kryetari i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, Jahja Lluka, duke i dhënë çmimin gazetarit Mema, tha se çmimi “Hasan Prishtina”, nuk është vetëm një çmim që ndahet nga kjo  Shoqatë, por është një çmim që në bazën e tij ka dhimbjen, vuajtjen e popullit shqiptarë, por edhe krenarinë dhe luftën për liri.

 “Sot është një ditë e veçantë, sepse çmimi ‘Hasan Prishtina’ po ndahet në vigjilje të Festës  tonë Kombëtare – Ditës së Flamurit. Marinin e përgëzoj për gjithë punën që ka bërë në të gjitha trojet shqiptare me një guxim të jashtëzakonsëm. Ai i ndoqi gjurmët e historisë, informoi për gjenocidin dhe përpjekjet që tokat shqiptare të tëkurren vazhdimisht”, u shpreh Lluka.

Ai foli edhe për historikun e Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta. “Në kohën e gjenocidit e dhunës së paparë për të larguar sa më shumë shqiptarë nga Kosova ishte mëse e nevojshme të fillojë funksionimi i një subjekti, i cili do të merrej me pengimin e largimit të shqiptarëve nga Kosova. Në vitin 1990, pas shumë protestave dhe demonstratave në qytetin e Pejës u dha iniciativa për themelimin e Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve. Kjo iniciativë u përkrah nga të gjitha trojet shqiptare dhe shumë shpejt Shoqata u shtri në gjithë Kosovën, Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni dhe në Preshevë”, tha Lluka.

 Fituesi i çmimit “Hasan Prishtina”, gazetari Marin Mema, tha se, çmimi ka rëndësi të dyfishtë për të, e para ngase mbanë emrin e njërit prej figurave më të mëdha të kombit shqiptar, Hasan Prishtinës, dhe së dyti sepse është detyrim për të ardhmen, është një detyrim për të ecur përpara dhe për të sjell sa më shumë të vërteta historike.

“Ajo për të cilën unë jam krenar më shumë se gjithëçka është që, pavarësisht historisë së padrejtë që është bërë mbi shqiptarët, jemi prapë këtu sot, këndojmë shqip, kërcejmë shqip, përshëndetemi shqip dhe jemi krenarë që jemi shqiptarë”, u shpreh gazetari Mema, në ceremoninë edhe me këngë e valle shqiptare që ishte edhe festë për 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit Shqiptar e të Pavarësisë së Shqipërisë.

 Në ceremoninë e ndarjes së çmimit “Hasan Prishtina” ishin të ftuar nga institucionet e Kosovës, Shqipërisë dhe trojet tjera shqiptare, mes të cilëve ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi, si dhe korrespondenti i Gazetës DIELLI e përfaqësues tjerë të mediave.

Pasardhësi i  Heroit të Kombit, Hasan Prishtina, Mehmet Prishtina, u shpreh se, “gazetari Marin Mema na solli të dokumentuara gjurmët shqiptare kudo në trojet e Shqipërisë së vjetër”.

Ai theksoi edhe se, “nderimi që po i bëhet gazetarit Mema është vetëm një vazhdimësi e denjë e Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, e cila me Dekret të Presidentit është nderuar edhe me Urdhrin Nderi i Kombit.
Në vendimin për dhënen e çmimit për vitin 2017 theksohet se, “Marin Mema, si gazetar i Televizionit Top-Channel, me emisionin e tij ‘Gjurmë shqiptare’ ka realizuar me sukses tema shumë të rëndësishme për historinë e shqiptarëve në trojet e tyre shekullore”, duke kaluar të gjitha pengesat dhe kufijtë e ndarjeve.

Në vendim thuhet edhe se, “Marin Mema është realizues i një sërë dokumentarësh për shqiptarët në Sanxhakun e Serbisë, Gjurmët e historisë për zonat dhe fshatrat e shqiptarëve në Greqi (Çameri), Maqedoni, Sarajevë në Bosnje, Ulqin, Plavë dhe Guci, Rekë, Dibër të Madhe. Komunitetet shqiptare ne SHBA, Itali, Greqi, Maqedoni, Mal të zi, Serbi, Turqi e me tej kanë qënë në fokus te dokumentarëve dhe reportazheve…Marin Mema, ka arritur gjithashtu që të zbardhi dokumente nga arkiva të ndryshme për heronjë e veprimtarë shqiptarë nëpër kohë…”.

Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimit, në biseda, thash se gazetari Marin Mema më ngjanë në personazhin e një reportazhi futuristik që kam pas shkruar  para 21 viteve, në funddhjetorin 1996, me titull “Udhëtimi për në Prizren”,   të nisur nga Arta e jugut të trojeve ku flitet shqip, në kërkimet drejt “Mollës së Kuqe” ku dikur ishte kufiri verior i shqiptarëve…

“Udhëtimi për në Prizren”, ishte reportazhi që kam shkruar në kohën e viteve të rënda të okupimit, kur me shkrimet futuristike e shihja dhe e përshkruaja Kosovën e së ardhmes, të lirë, shtet, të ëndërrave…

Ai reportazh është  botuar edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri, në 31 dhjetor 1996, në kohët kur thyeja kufirin e hekurt me shkrimet shqip.

Në të dy anët e kufirit që i ndante shqiptarët që edhe e kishin të ndaluar ta kalojnë, madje edhe t’i afrohen, kam të botuara edhe shumë shkrime tjera në vitet, kohët, kur mes Kosovës dhe Shqipërisë ishte “Muri ndërshqiptar si ‘fundi i botës’”, si titullohej shkrimi  që u botua në 19 mars 1996.

“Sa afër e sa larg Shqipëria” thoshte titulli i shkrimit të asaj kohe, botuar në 11 gusht 1996…

 Çmimi “Hasan Prishtina” i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta në vitin 2014 i është ndarë Kombëtares Shqiptare të Futbollit, pas ndeshjes së Beograd, ku edhe u mbrojt Flamuri Kombëtar Shqiptar.

“Ky çmim iu ndahet personaliteteve dhe organizatave të shquara në dhënien e kontributit të tyre në rrafshin kombëtar, në mbrojtjen dhe sublimimin e vlerave dhe të qenies sonë kombëtare”, theksonte me atë rast kryetari i Shoqatës, Jahja Lluka.

Filed Under: Histori Tagged With: Behlul Jashari, Cmimi Hasan Prishtina, Festa e Flamurit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 95
  • 96
  • 97
  • 98
  • 99
  • …
  • 245
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • FRANG BARDHI ME VEPRËN E TIJ, APOLOGJI E SKËNDERBEUT MBROJTI ME BURIME TË SHEK.XV E XVI, ORIGJINËN SHQIPTARE-ARBËRORE  TË SKËNDERBEUT
  • Ismail Qemali, 16 janar 1844 – 24 janar 1919
  • Letërsia si dëshmi e së vërtetës…
  • Mirënjohje për atin tim…
  • Isa Boletini, 15 janar 1864 – 23 janar 1916
  • “Yll’ i Mëngjezit”
  • “Histori e shtypit arbëresh: nga zanafilla deri në ditët e sotme”
  • “Personalitet Historik” – Bajram Curri: Një jetë në shërbim të çështjes kombëtare
  • Shqiptarët dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe përgjegjësia evropiane
  • Në Ditën e Gjenocidit në Kosovë, nevoja e Kualifikimi Juridik Ndërkombëtar për Krimet e Kryera në Kosovë (1998–1999)
  • FUNDI I REZISTENCËS SË NACIONALIZMËS 1946-1947
  • ZBULOHEN KONGRESET E BALLIT KOMBËTAR
  • 15 janari është Dita e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë!
  • Editori Diellit Dr. Athanas Gegaj përkujtohet në New York më 25 Janar 2026
  • Arsyet e vërteta pse ngriu procesi i vizave emigruese për në Amerikë për shqiptarët!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT