DIBER e MADHE : Në qytetin e Dibrës së Madhe – Maqedoni, u bë përurimi i portretit zyrtar të njërit prej mbrojtësve të shquar të origjinës shqiptaro ortodokse, nga shqiptarët e rajonit të Rekës së Eperme, aktivistit të mirënjohur Branko Manojlovski.
Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909
by dgreca
DIBER e MADHE : Në qytetin e Dibrës së Madhe – Maqedoni, u bë përurimi i portretit zyrtar të njërit prej mbrojtësve të shquar të origjinës shqiptaro ortodokse, nga shqiptarët e rajonit të Rekës së Eperme, aktivistit të mirënjohur Branko Manojlovski.
by dgreca
*Ky Turne, i Teti në radhë, u mbajt në kuadër të Kanonizimit të Nënë Terezës në Selinë e Shenjtë/
*Në garë hynë rreth 150 golfistë, të cilët morën pjesë drejtëpërsëdrejti me lojën e golfit, për ngritjen e fondeve , në ndërtimin e Katedrales Nëna Tereze në Prishtinë./
*Veprimtari i dalluar Harry Bajraktari, dhurojë 18 mijë dollarë, për dritaret e Katedarles Nëna Tereze në Prishtinë/
* Ashtu si vitin e kaluar mori pjesë dhe kampioni i Vallëzimit me Yjet – “Dancing With the Stars ” – në SHBA, Tony Dovolani/
Nga Beqir SINA, New York/
ORANGETOWN NY : Ndërtimi dhe përfundimi i Katedrales Nëna Tereza, që gjendet në qendër të kryeqytetit të Kosovës Prishtinës – varet vetëm nga donacionet dhe përpjekjet për mbledhjen e fondeve publike, për mbështetjen e saj, për shkak se kishat dhe katedralet nuk marrin fonde qeveritare, për ndërtimin e tyre.
Objekti , i cili është fetarë, dhe u shërben besmitarëve katolik shqiptarë dhe të huaj në Kosovë, është ndërtuar vetëm me ndihmat, ka thënë Ipveshku i Kosovës Imzot Gjergji, i cili ka veçuar ndihmat e mëdha të shqiptarëve të Amerikës, të cilët përafërsisht kan dhuruar afro 2 milion dollarë.
Kurse, qytetarët prezencën e Katedrales në qendër të Prishtinës e konsiderojnë si një imazh evropian, duke theksuar diversitetetin fetar e kulturor që ekziston në Kosovë.
Për të 8-in vit radhazi në pjesën e lartme të New Yorkut, u “ngjitën”, dje golfistët shqiptarë dhe amerikanë, për të mbajtur turneun e golfit,”Golf Outing to help build Mother Tersesa Cathedral in Prishtina, Kosova”, e cila është dhe veprimtaria më e madhe sportive në komunitetin shqiptarë, ku të gjitha të ardhurat e saj të shkojnë në një bamirësi.
Duke e bërë këtë lloj sporti një aktivitet ku shqiptarët e Amerikës, për çdo vit mbledhin ndihma për ndërtimin e Katedrales së Nëna Tereses në Prishtinë, të cilat thuhet se i kan kaluar mbi gjysmë milioni dollar.
Dhe, këtë e kan bërë me anë të këtij turneu, ose Golfit, i cili njihet si një nga sportet që thirret si sporti i “aristrokatëve”, dhe që i përket shtresës së të pasurve, ngaqë ky sport vazhdimisht, ka tërhequr biznesmenët, në disa raste këtu në SHBA-ës, edhe anëtar të komunitetit shqiptarë, të cilët jan edhe anëtar të klubeve amerikane të golfit .
Mirëpo për, mbdhejn e këtyre ndihmave, duket se ka punuar dhe është i përkushtuar edhe themeluesi dhe oragnizatori i turneut fondmbledhës të Golfit, për të ndihmuar me këtë rast deri në përfundimin e ndërtimit të plotë të Katedrales Nëna Tereze në Prishtinë, veprimtari dhe biznesmeni Anton Raja, me familjen e tij, bashkëshortën Gloria, dhe fëmijët.
Ai, në organizimin e këtij turneu, gjithashtu ka pasë mbas vetes edhe ndihmën e pa kursyer nga dega e Vatrës në Hudson Valley në Nju Jork, dhe Rrrjeti i Bizneseve Shqiptare në SHBA, e Kanada, pjesë e të cilës është edhe kryetari i tyre Elmi Berisha, por dhe të vatranëve të tjer Sejdi Husenaj, Sabit Bytyçi, Simon Qafa, e vëllezërit e tij, si dhe veprimtarëve të tjerë, të komuniteti, miq e shok të Rajës, shqiptarë e amerikan.
Këtij aktiviteti i kontribojnë shumë në mbarvajtjen e tij, në grumbullimin e donacioneve edhe një numër sponsorizuesish, si kompani shqiptaro amerikane prestigjioze shit-blerje makinash, restorante shqiptare, kompani shitje e blerje shtëpish, e pasuri të patundshme, ndërtim banesash, restorantet dhe kompani të ndryshme tepër të njohura, edhe biznesmen dhe kompani amerikane.
Turneu i 8-të i golfit “Golf Outing to help build Mother Tersesa Cathedral in Prishtina, Kosova”, u mbajtë të hënën, më 11 korrik, në fushën e golfit “Blue Hill Golf Course” të Orangetown – New York:
Regjistrimi i turneut filloi në orë 11:00 deri në orën 12:30 pasdite.
Ndërkohë, Turneu zgjati deri në orën 5:30, koha sa filloi të shërbehet darka, në të cilën ishin të përfshirë pijet(verë e raki) dhe ushqimet tradicionale shqiptare( byrek, turshi, djath, ullinje dhe bukë ), dhuruar këto nga disa restorantet shqiptare, që janë për rreth zonës Orangetown në New York, ku mbahet turneu.
Në garë hynë rreth 150 golfistë, të cilët morën pjesë drejtëpërsëdrejti me lojën e golfit, për ngritjen e fondeve , në ndërtimin e Katedrales Nëna Tereze në Prishtinë. Ata luajtën gjatë gjithë ditës në garë mes njeri tjetrit, të ndarë sipas regullave në ekipe me nga, dy, tre dhe katër veta. Në fund të turneut zhvillua loja e fatit, si dhe u ekspozuan – e u shitën disa piktuar të piktores Katerina Hoti dhe një galeri fotostudio.
Turneu u mbajt mes një atmosfere më shumë dëfryese, sportive dhe festive.Në fund të aktivitetit, me pjesmarrësit, u organizua edhe një koktej si dhe një darkë me fjalime të shkurtëra e ndarje çmimesh. Gjatë të cilës, politikanë, dhe veprimtarë të komunitetit morën çertifikata, çmime dhe dhurata të ndryshme, për këtë aktivitet. Ndërkohë, që në fund tri ekipet më të mira, sipas pikëve të shënuara gjatë turneut të golfit, fituan edhe çmimet përkatëse sportive.
Këtë turne në mbyllje e përshëndetën dhe i uruan suksese organizatorve në emër të meshtarit Dom Pjetër Popaj, anëtarët e Këshillit të Kishës Katolike Zoja e Shkodrës, kryetari i saj zoti Marijan Cubi, Mëhill Gjurraj, Pashkë Maksuti, Fran Çotaj, Gjergj Paloka , Mëhill Velaj, e të tjer.
Turneu i cili tashmë për çdo vjet rritet dhe po merr formën e një bashkimi të, të gjithë shqiptarve nga Kosova, Shqiperia, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci Mdevegja e Çamëria, pa dallim feje dhe krahine, ka edhe rëndësinë e tij.Këtë vit, i përcaktuar nga dy qeveritë shqiptare, Kosova dhe Shqipëria si “Viti i Nëna Thereses” kushtuar Shejtërimit së nobelistes shqiptare, Nëna Tereses, ky aktivitet s’ka dyshim që mori një rëndësi e vëmendje të veçantë, ku folësit ia kushtuan fjalimet e tyre dhe donacionet, asaj.
Anton Raja me familjen e tij, i cili ka themeluar dhe mban mbi shpatullat e tij organizimin e shkelqyer të këtij turneu, te suksesshëm, ka bërë gjithëçka që të kënaqi golfistët, dhe t’ju krijojë qindra pjesmarrësve, shumica e tyre natyrishtë shqiptarë, nga Shqipëria, Kosova, Mal i Zi, Maqedonia, Lugina e Preshevës, e Çamëria, të – të tria besimeve fetare, një atmosferë të mrekullueshme. Duke u orfuar atyre jo vetem një lloj dëfrimi sportiv, por t’ju jap me këtë rast edhe një shije tradicionale shqiptare, me ushqimin dhe pije, për të ofruar sado pak atë dashurinë e mallin për vendlindjen për nga ngjashmëria e natyrës me pyjet, liqenjët, gjelbërimin e pafund me: Grykën e Rugovës, Plavën e Gucinë, Malet e Sharit, Korabin, Shpiragun Tomorin, dhe Alpet e Veriut të Shqipërisë.“Çdo sport kërkon aftësi të veçanta, por për golfin duhet pasioni, precizioni dhe shumë stërvitje. E bukura e këtij sporti është se golfi në të gjithë botën ndërtohet në vendet më të bukura të natyrës, dhe, është një sport shumë i shtrenjtë, sport ky që shpesh herë i kushtohet fondeve për bamirësi”, thotë një i apasionuar i golfit, Sejdi Husenaj, pjesëmarrës i rregullt i këtij turneu për çdo vit.Në fund të turneut të 8-të të golfit në fushën- “Blue Hill Golf Course” të Orangetown – New York – duke përmbyllur këtë aktivitet të bukur, të komunitetit shqiptarë në SHBA, përgëzoi njeri tjetrin, dhe uruan njëri tjetrin për suksese dhe vazhdimin e këtij turneu tashmë të bërë tradicional
by dgreca
Kolegët shqiptarë nga NYPD, -Shoqatës Amerikane Shqiptare të Policisë Iliriane – “Illyrian Society of Law Enforcement”, bëjnë thirrje për ndihma për familjet e 5 policëve të vrarë ne Dallas/
Nga Beqir Sina/
DALLAS TX- Në Dallas të Teksasit, këto ditë u mbajtën manifestime solidariteti, dhe disa ceremoni lutjeje në kishat e qytetit, për 12 policët, të cilët u qëlluan me armë zjarri gjatë një proteste paqësore të mbajtur të enjten e kaluar në mbrëmje.Pesë prej policëve, që vrojtuan protestën humbën jetën, ndërkohë, që shtatë tjerë mbeten të plagosur.Sulmi ndaj uniformave blu të Dallasit, u krye nga dy snajper, njëri mbahet i arrsetur, dhe tjetri i vetëvrarë. Ngjarja, thuhet se ka marr si shkas nga dy vrasjet e policisë ndaj dy afrikano-amerikanëve, në Luiziana dhe Minesota, disa ditë më parë.
Komuniteti i Dallasit, përfshirë edhe komunitetin shqiptarë, i cili përjetojë një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura kohët e fundiit në SHBA, me policinë – mësohet se ka treguar një solidaritet, dhe dashamirësi të jashtëzakonëshme, me uniformat blu – poliicinë, e Dallasit , ku ndodhi edhe ngjarja .
Flamujt në të gjithë vendin u lëshuan në shenjë nderimi dhe respekti në gjysmë shtize, ndërsa ndërtesa e qeverisë së shtetit të Teksasit, dhe ajo e Bashkisë së Dallasit, u ndriçuan mbrëmë tërësisht në blu, në shenjë respekti, për pesë uniformat blu që humbën jetën.
Këto ditë, përpara selisë së Departamentit të Policisë, në Dallas, mijëra qytetar u panë të vendosin në rradhë, kartolina me shënime prekse, kryenin lutje për të vrarët, vendosnin një tufë me lule të freskta, ndiznin qirinjë me ikonat e Jesus-it, vendosnin ndonjë kukull, apo balona, me shënime, ku qytetarët shprehen respektë e mirënjohje njerëzore, dhe lutje.
Qytetarët, gjitthashtu, janë duke treguar me këtë rast edhe ndihmën e tyre, për pesë policët të vrarë, tek familjet e tyre, nëpërmjet fondit ” Dallas Fallen Officer’s Foundation”
Simbas, Ylber Korçës, një veprimtar i dalluar i këtij komuniteti, banor i dallasit, thuhet se edhe komuniteti shqiptarë në Dallas, mbarë shqiptarët në Teksas, po e përcjellin me shqetësim ngjarjen e ndodhur tre ditë më parë, duke treguar një solidarizim, dhe, mbështetje për poliicinë, duke iu bashkëngjitur këto ditë kësaj dhimbje të madhe për të gjithë amerikanët.
Dje, gazeta jonë mësojë se kryetari i këtij komuniteti, veprimtari i njohur shqiptarë, zoti Nazar Mehmeti – biznesmen i sukseshëm, priti në një takim ngushëllimi – duke i shprehur atij në emër të komunitetit shqiptarë, edhe Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Botë, ngushëllimet e tij – për humbjen e pesë kolegëve të vrarë”
Zoti Mehmeti, njoftohet se të hënën, ka një takim me Kryetari e Bashkisë në Dallas – zotin Mike Rawlings, ku përsëri, ai në emër të komunitetit shqiptarë, Albanian American Culture Center, dhe Albanian Heritage Community in Dallas, Texas, ka për t’i shprehur atij ngushëllimet dhe lutjet e shqiptarëve, për pesë policët e varë, dhe do të tregojë edhe një herë solidaritetin e gjithë shqiptarëve të Amerikës, për uniformat blu – dhe policinë në SHBA.
Ndërkohë, të gjithë shqiptarët e Amerikës, në medien sociale kan shprehur solidarizim dhe janë lutur për pesë policët e varë.
Policët shqiptarë në Nju Jork, thuhet se janë duke u solidarizuar me kolegët e tyre nga unifromat blu në Dallas – Teksas, madje ata kan bërë thirrje për t’ju bashkuar Fondit për Familjet e Grave të Veja -” Dallas Fallen Officer’s Foundation” , pra atyre që kan humbur bashkëshortët, nga rradhët e uniformave blu.
Zoti Ylli Dautaj, me gradën Lejtnant nga NYPD – Presidenti i Shoqatës Amerikane Shqiptare të Policisë Iliriane – “Illyrian Society of Law Enforcement”, shkruan në statusin e tij në Facebook, se 5 Zyrtarët e Policisë në Dallas janë vrarë në krye të detyrës, duke lënë pas familjet , prindëritt, gratë dhe fëmijët.
Dautaj, duke i bërë edhe thirrje kolegëve të tij, për ndihmë nëpërmjet organizatës për të ndihmuar të vejat dhe familjet e pesë zyrtarëve të Policisë, në Dallas, njofton komunitetin, dhe kolegët e tij duke thënë se :” Nëse ju doni për të ndihmuar familjet e pesë policve të vrarë, ;“Ju lutem ato mund ti bëni përmes postës elektronike, dhe mund t’i dërgoni në adresen ” Dallas Fallen Officer’s Foundation” ose kutinë postare Dallas Fallen Officer’s Foundation – 1414 North Washington Avenue Dallas, Texas 75204 – USA”
Përmes një video emocionuese në Facebook, shpërndar dje në të gjitha rrjetet sociale në internet , shfaqen qytetarët në rradhë, duke u dhënë, ngushëllime policëve, që qëndronin përjashta, oborrit të Departamentit të Policisë Dallas.
Ata kan bërë që policët shkruan shtypi amerikan, të ndihen më të mbështetur, me gjithë dashurinë, dhe respektin e madh e komunitetit të Dallasit.
Në video shihen qytetarët e të gjitha komuniteteve, të gjitha racave , duke përcjell me përqafime policët, derdhur lot e lutur për jetën e tyre, dhe duke u thënë atyre se “Policët nuk janë vetëm dhe ne qytetarët jemi këtu me ju policët e Departamentit të Policisë Dallas”.
by dgreca
by dgreca
*Myslimanët, takohen dhe urojnë njëri-tjetrit me rastin e Bajramit të Ramazanit, për lumturi, dashuri, vëllazëri dhe miqësia, të arrijë në majat më të larta/
*Gjatë kësaj feste besimtarët myslimanë kanë marrë urime nga bashkatdhetarët e tyre te besimeve katolik dhe Orthodoks./
Ata, thuhet se me këtë veprim( agjerim) bënë përpjekjet si çdo besimtarë mysliman, që ka agjeruar për t’u mbrojtur nga çdo lloj mëkati.Dhe, në përfundim me mbarimin e muajit të bekuar të Ramazanit, të gjithë myslimanët, sot i ka përshirë entuziazmi dhe gëzimi i Bajramit të Madh .
Ku tani, për 3 ditë, gjatë kësaj feste, Myslimanët në tërë botën takohen dhe urojnë njëri-tjetrit me rastin e Bajramit të Ramazanit, për tolerancë, mirësi, lumturi, dashuri, vëllazëri dhe miqësia, të arrijë në majat më të larta ndër të gjithë beimstarët e botës.
Ndërkohë, sot sikundër, në çdo vend të botës, ku jetojnë besimtarët mysliman, edhe këtu në SHBA, festa e Fiter Bajramit, ka nisur me faljen e mëngjesit, në orën 07:10, simbas orës lokale, ku me mijëra besimtarë kanë kryer ritin e faljes në xhamitë shqiptare islame, Dallas, Feniks, Çikago, Detroit, Kenektiket, Florida, Uashington, North Karolina, Filadelfia, Tampa, e tjer.
Ceremoni të tilla për faljen e namazit të Fitër Bajramit, u mbajtën sot në mëngjes heret, edhe në zonën e Tri – Shteshit, në rreth 7 xhami të ndryshme të komunitetit shqiptarë mysliman në shtetet New Jersey, Connecticut, dhe New York .
Numëri më i madhë besimtarëve të moshave të ndryshme ishin për të falur namazin e Fitër Bajramit, në New York, dhe New Jersey, të cilat kan edhe numërin më të madh të shqiptarëve të besimit mysliman. Sidomos, atyre që banojnë në ishullin e Staten Island, qytetin e Brooklynit, dhe në qytetet Paterson, Freehold, dhe Garfield të New Jerseyt, aty ku për faljen e namazit të Fitër Bajramit, morën pjesë me mijëra besimtarë shqiptarë, myslimanë, emigruar nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia (Kumanova, Struga, Kërçova, Gostivari, Dibra e Madhe, Manastiri e Prespa, dhe, nga Mali i Zi( Ulqini, Kraja, Palvë e Guci) si dhe Lugina e Preshevës, (Bujanovc, Medvegje, e Preshevë).
Në messazhin e Komunitetit Musliman Shqiptarë për Amerikë e Kanada nga Imam Muhamed Osmani – Xhamia Shqiptare “Qendra Islame Shqiptaro Amerikane” në Garfield të Nju Xhersit, thuhet :
Le ta falënderojmë me gjithë shpirt Krijuesin tonë që na e mundësoi edhe një herë t’i përjetojmë dhe kompletojme obligimet e tije me plote bukuri , mrekulli dhe të gjitha të mirat e Muajit të Bekuar të Ramazanit. Sot, me henen e re ne Horizont po përfundojmë me agjërimin. Nesër, në fytyrat e të gjithë besimtarëve, kudo në botë, do të shpërthejë natyrshëm një gëzim, sepse kemi festën e Bajramit .
Kjo feste eshte Kurora e deviteshmerise dhe perkushtimit ndaj Zotit. Ne thelle jemi te bindur jemi ngjitur larte ne piramiden e njerzores aduke hequr dorë nga veset e këqia, nga praktikat e djallëzuara, duke hequr dorë nga përgojimet, nga përgjimet, nga shpifjet dhe përçarja, duke qenë gjithmonë në ibadet, në lutje, të përkushtuar për ta ndjekur vetëm rrugën e Allahut Fuqiplotë.
Përkushtimi ynë për ta ndjekur Rrugën e Vërtetë është e vetmja pasuri e jona që na bën të lumtur si në këtë ashtu edhe në botën tjetër.
Besimtarë të dashur, pas faljes së namazit të Bajramit, të gjithë do të rendni nëpër shtëpi për të shprehur gëzimet dhe uratat tek familjet, tek të afërmit, tek të dashurit e juaj. Ndajeni sofrën tuaj të begatë me ata që nuk kanë, me fqinjët tuaj, shpreni mëshirë, afërsi dhe unitet.
Motra e vëllezër, e lus Zotin Fuqiplotë që keto miresi te ketij muaj qe kishin karakter shpirterore e fizik , po qe u deshmua edhe ne sferat tjera te jetes sone , gjer te perfaqesimi i denje i kombtares se futbollit tone ne Europe , ta ndjekin pa ndale Shqiperine e Shqiptaren ane e kend botes . Zoti i bekofte SHBA.Zoti e befte tere boten vend drejtesie , paqe e miresie.
Ju uroj Gëzuar e për shumë mot Fitër Bajramin. Zoti ju bekoftë!
Kurse, në Qendrën Islame Kulturore Shqiptare në Staten Island, sot heret në mëngjes më shumë se 3 mijë besmitarë kan fal namazin e Fitër Bajramit, njëra nder festat kryesore të besimtarëve Musliman.
Programi i ceremonisë festive, në këtë xhami, filloj me leximin e sures Jasin- nga libri i shenjtë të Kur’anit, pastaj vazhdoj falja e namazit të Sabahut-mengjezit, që u kryesue nga Hafizi Dr. Dhulkarnein Vardari ( Presidenti i Qendrës), duke vazhduar më tutje me ligjeratat e Efendi Enis Hoxha, dhe mëpastaj ligjerata e Dr. Dhulkarnein Vardari i cili poashtu udhëhoqi faljen e namazit të Fitër Bajramit.
Ndërkaq, ligjeratën e festës së Fitër Bajramit – hutben- e mbajti Dr. Tahir Kukaj.
Gjatë ligjeratës së tij Kukaj, theksojë se “Gara e tyre shpirtërore gjatë muajit të Ramazanit, ishte e përqendruar në përfitimet e tyre fetare, shpirtërore, intelektuale, sociale dhe familjare. Ndërkohë, që sot është dita që Muslimanët, të marrin shpërblimin e tyre për adhurimet e tyre gjatë muajit të Ramazanit”
Dr. Kukaj, tha se festimi i festës së Fitër Bajramit nënkupton të arritura jetike të besimtarëve, që do ti ndihmojnë ata në mbarë zhvillimin e jetës se tyre; në paqe e prehje shpirtërore. Agjerimi ishte një kurs intensiv të cilit iu nënshtruan besimtarët me vullnet të plotë dhe me deshirë, që gjatë këtij muaji fisnik të fitojnë cilësi të larta shpirtërore dhe humane, çka i garanton secilit se ka arritur në një nivel të duhur të ndergjegjëjes njerëzore dhe sinqeritetit shpirtërorë për të cilat ka nevojë esenciale njeriu në kohen ku në shumë raste e vende mbretëron egoizmi, racizmi, abuzimi, deshira per dominim dhe korrupcioni, ku në menyrë direkte reflektohet në jetën e mbarë njerëzve.
Duke ju drejtuar mijëra besmitarëve, në faljen e namazit të Fitër Bajramit, Dr. Tahir Kukaj, ka nënvizuar se:” Festat në Islam kan karakter hyjnorë dhe human. Muslimanët, tha ai vetëm Zotin e madhërojmë dhe e falenderojmë për çdo gjë në jetë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe udhëzim kerkojmë. Ndersa apekti human i festave, tha ai në islam shprehet në menyren si si Muslimani bashkfeston festat me vëllezër e motra, të festojmë se bashku me të varfer dhe të pasur me të gjitha shtresat e shoqërisë. Pejgamberi a.s ynë na mëson se në ditet e festes se Fitr Bajramit duhet ti kemi parasyshë në mënyrë primare familjen dhe të varferit.”
Vëllezer e motra, iu drejtua ai të gjithë besimtarëve, Kukaj, ne muslimanët në SHBA, jemi ndër besimtarët më fatlum në botë.
Duke permendur se cilësia e jetës, liria dhe mundësitë e realizimit të deshirave dhe ëndërrave tona në realitet, është shumë më lehtë se kudo në botë. Andaj, u shpreh Kukaj, e madhërojmë Allahun për këtë mirësi, e po ashtu i jemi mirënjohës këtij vendi bujar e madhështorë, që na ka mirëpritë dhe na i ka dhanë gjithë të drejtat fetare e kombëtare.
“Ne shqiptarët, tha ndër të tjera Dr. Tahir Kukaj, në veçanti jemi mirënjohës për ndihmën e pafund të këtij shteti dhanë kombitë tonë, qoftë në Shqiperi, Kosovë dhe trojet tona shqiptare në Ballkan. Zoti e bekoftë Amerikën dhe vendet tona, Shqipërinë, Kosovën dhe të gjitha trojet shqiptare”.
Ndërkohë, atë që quhet manifestimi qendror si çdo vitë simbas traditës së tyre, besimtarët muslimanë shqiptarë të këtij komuniteti e mbajnë, si gjithmonë në Xhaminë e parë dhe më të vjetër të emigrantëve shqiptarë, në New York, Xhaminë e Bruklinit – Qëndrën Islame Shqiptare Brooklyn, e cila gjendet në qendër të qytetit.
Ceremonia e faljes së Bajramit këtu filloi heret në mëngjes me faljen e namazit të sabahut. Kurse namazi i Fitër Bajramit u fal në orën 07: 10 minuta, sipas kohës në New York, dhe e udhëhoqi krye-Imami i kësaj xhamie Osman Zaka . Ndërsa, Hytben e mbajti ndihmësi i tij Imam Roland Çinari.
Ndërkohë, që Imami i kësaj xhamie, Osman Zaka, ligjëronte qindra besmitarë dëgjonin më vëmendje porositë e tij – rreth të mirave materiale që na i ka falur Zoti, “të cilat, tha ai ne duhet ti shfrytëzojmë në mënyrë parimore, duke mos harruar asnjëherë dhe aspektin social dhe human, sidomos për ata që kan për të dhuruar dhe ndihmuar të japin tek ata që skan, janë të vobektë, të sëmurë apo kan kaluar fatkeqësi.”
Imam Zaka, gjithashtu, shpërndau me kë rast edhe mesazhin e tij në këtë ditë të shenjtë, e cila ishte: “Që të jemi të bashkuar se cili prej nesh rreth fesë dhe kombit tonë, të rrimë bashkë e të mos shpërndahemi, të jemi model i familjes dhe i fëmijëve tanë, i ardhmërisë sonë. Dhe, dhashtë Zoti të bashkuar do të kemi ma shumë të mira për krejt popullin shqiptarë siç e kemi ëndërruar gjithmonë të jemi të zotët e vetetës kudo në tokat tona“ tha imami Zaka.
Ndërkohë,në ligjeratën e tij, hutben, imami Roland Çinari, me lutje iu drejtua Allahut të Madhërishëm për paqë e mirësi, shëndet e të mira në çdo familje. Imam Çinari, është lutur për të gjithë besimtarët duke iu uruar atyre shëndet dhe gëzime në familje tek të gjithë besimtarëve islamë,
Në fjalën e tij, ai pasi ka uruar besimtarët për përfundimin me sukses të agjërimit të muajit Ramazan, dhe është përqendruar te disa nga vlerat e harmonisë dhe e vëllazërisë islame në mesin e besimtarëve. Ai ka kërkuar nga të pranishmit, që ta ruajnë fenë islame dhe ta vlerësojnë mirësinë e lirisë dhe të harmonisë së besimit në mesin e besimtarëve.
Në ditët e Fitër Bajramit, u bënë vizita prindërve, miqve, dashamirëve, shokëve dhe fqinjëve. Në këto ditë besimtarët muslimanë shqiptarë sipas zakoneve Islame vazhdojnë me vizita familjare tek më të vjetërit, të sëmurët dhe të vobektit, me shpresë se nga këto vizita ata do të fitojnë më shumë sevape. Një e mirë e kësaj feste është që besmitarët sipas mundësive ndihmojnë të varfërit dhe jetimët. Pas namazit të Fitër Bajramit besmitarët muslimanë shqiptarë në shenjë dashurire dhe respekti për ata që nuk janë më midis nesh bëjnë vizita në varrezat e tyre, duke çuar lule të freskëta, në varret e tyre.
Gjatë kësaj feste besimtarët myslimanë kanë marrë urime nga bashkatdhetarët e tyre te besimeve katolik dhe Orthodoks.