• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Në Las Vegas, aeroplani i British Airways, me 159 pasgjerë përfshihet në flakë

September 9, 2015 by dgreca

Atoritetet e aeroportit kan raportuar nëpërmjet zyrtarit të saj Twitter se dy pasagjerë u dërguan në një spital afër aeroportit me plagë të lehta jashtë çdo rreziku për jetën./

Nga Beqir SINA/

LAS VEGAS – Një avion i aerokompanisë British Airways – sot pasdite u përfshi nga flakët, kur një zjarr shpërtheu në motorin e njërit krah – ndërsa avioni ishte duke u përgatitur për të fluturuar nga Las Vegas për Londër.
Ekipet e emrgjencës ndërhynë menjëherë – duke i detyruar pasagjerët të dalin jashtë nëpërmjet dyerve të emergjences dhe “dyshekeve” të gomës.
Zëdhënësi i Administratës Federale e Aviacionit, zoti Ian Gregor thotë se shkaku nuk dihet, “por motori i majtë i avionit para se aeroplani të startonte – sapo ndezi motorrët të marrë shpejtësinë, shpertheu zjarri” tha ai.
Pjesa më e madhe e trupit të aeroplanit, simabas tij u mbuluan nga tymi i zi dhe flakët nga krahët e aeroplanit, ndërsa më shumë se 50 zjarrfikës shumë shpejt thuhet se e vendosen nënkontroll zjarrin.
Zëdhënsi i Aeroporti Ndërkombëtar “McCarran” zoti Chris Jones, thotë se në aeroplanë ishin 159 pasagjerë dhe 13 anëtarë të ekuipazhit të aerokompanise British Airways.
Atoritetet e aeroportit kan raportuar nëpërmjet zyrtarit të saj Twitter se dy pasagjerë u dërguan në një spital afër aeroportit me plagë të lehta jashtë çdo rreziku për jetën.
Aeroporti raportoi një pistë ishte mbyllur, por operacionet kan pezulluar edhe në tre pistat të tjera të këtij aeroporti.
Zëvendës shefi i Departamentit të Mbrojtjes kundra Zjarrit, zoti Jon Klassen thotë se shkaku i zjarrit nuk është ende i qartë megjithse dihet se njëri prej motorrve shpërtheu në flake – pak para fluturimit të aeroplanit.
Aeroplani i tipit Boeing 777-200 është I kompanisë British Airways dhe flutoronte në linjën Las Vegas për Gatwick Airport pranë Londrës. /Beqir SINA/

Filed Under: Featured Tagged With: aeroplani, Beqir Sina, në flakë, ne Las Vegas

BARI DRISHTI DO TE PUSHOJE PERJETESISHT NE SHKODER

September 7, 2015 by dgreca

*Bari Drishti “Mbreti” i Serenatës Shkodrane, i njohur edhe si ikona e picës në SHBA, u shua ne Nju Xhersi në moshë 77 vjeç/

Nga Beqir Sina/

Ne Foto:Bahri Drishti me zv/presidentin e SHBA-ve, Joe Biden, ne picerine e tij ne Nju Xhersi/

HOBOKEN NEW JERSEY : Këngëtari i njohur shkodran në SHBA – Bahri Drishti , veprimtar vjetër i komunitetit gjithashtu, i njohur në të gjithë qytetin si “Benny Tudino” – pronari i picerisë më të vjetër dhe të famshme “Benny Tudino Pizzeria” në Hoboken, u nda nga jeta në moshë 77 vjeç.Ai vdiq në qendrën spitalore “University Medical Center” në Hoboken – Nju Xhersi i “goditur” nga një heart attack – infrakt në zemër , i rrethuar nga dy djemtë dhe rejat e tyre, plot nipat e mbesat, miq dhe dashamirët të, të ndjerit.Drishti u nda nga jeta në mënyrë krejt paqësore.Ai është babai i tre fëmijëve në SHBA, dy djemeve, Edmond dhe Arbend Drishti dhe vajzes se tij Rajmonda Drishti.Bariu – si i thërrisnin dhe e njihnin atë shqiptarët, e Amerikës, është i lindur në 1948 në Shkodër, Shqipëri .Miqtë dhe anëtarët e familjes e përshkruajnë atë si një njeri të cilit jeta i sillej vetëm rreth familjes, kombit dhe punës së tij. Ai e donte shumë familjen dhe ishte krenar për dy djemtë e tij, Eddie dhe Arbend, që të dy oficerë me gradën Sergent me Departamentin e Policisë në New Jersey – kantonin Hoboken.Ai u arratisë nga Shqipëria, fare i ri në vitin 1964 në moshën 26 vjeçare, duke ardhë në Amerikën e Veriut– vendoset, fillimisht në Toronto Kanada, dhe në 1968 vjen në New York, kurse dekadat e fundit të jetës së tij, i kaloi në prefekturen Hoboken – New Jersey, së bashku me famijen e tij.Kohët e fundit jetën e tij e ndau mes SHBA dhe Shkodrës. Mbas rrëzimit të komunizmit – Bariu – me bashkëshorten dhe familjen shpesh herë pushimet e verës i kalonte për të udhëtuar në Shqipëri, ku ai asnjëherë, nuk e harronte Shkodrën e zemrës – ku kishte edhe një shtëpi, për të kaluar verën me gjithë familjen.Të gjithë ata që e njohën tregojnë se Bariu, ishte krenar për trashëgiminë e tij, shqiptare, Ai së bashku me gruan e tij – Zylfien, erdhë në Amerikë, duke ditur pak, anglisht, për të ndjekur ëndrrën amerikane, dhe, ruajtur mirë trashgmninë e tyre shqiptare.

Bariu, u bë një nga shqiptarët më të dashur dhe respektuar i komunitetit shqiptarë – në zonën e Tri-Shtetshit. Në atë kohë si këngëtar – nuk kishte dasëm apo gëzime shqiptare – që nuk këndoi Bari Drishti. Por, ai me këngëtarët e asaj kohe në Amerikë, këndonte edhe në festat kombëtare, me këgëtarët shqiptar që ishin të paktë.Mark K Shkreli – kryeredaktor i gazetës “Jeta Katolike” në Nju Jork, thotë se :”Gjatë darkës në nder të inaugurimit të kishës së parë katolike shqiptare në botën e lirë, më 26 prill 1970, të pranishmit e shumtë, u kënaqën me këngët e Bahri Drishtit (me Tereze Kaçinarin dhe Dylbere Lezajn)”. Bahria, thotë Shkreli, ishte gjithhërë gati t’i përgjigjej ftesës së kësaj kishe për çdo rast.Ai ndryshe njihej edhe si “Mbreti” i Serenatës Shkodrane – i cili do të mbahet mend gjatë, në diasporën e vejtër, për këngët e tij, mjaft të dashura, sidomos për këngën “Ty Ty Ty Bie Boria- Skoda ime u don fort !
(https://www.youtube.com/watch?v=ZxPPjkcdmMo – e cila ka qenë një kangë, kjo e shkodranit Tish Daijs, e kënduar nga Pjetër Gjergji, shumë vite ma parë, origjinali thuhet se asht në fonotekën e Radio Tiranës)Mirëpo, në rrjetet sociale shkruhet se Braiu, u bë i dashur me Serenatat Shkodrane, në çdo dasmë dhe festë shqiptare në Amerikë, duke plotësuar atë boshllëkun në mes Korçës Toske dhe Shkodrës Gege!Duke treguar, kështu se kultura jonë është 1 dhe SHQIPTARE!, shkruajn adhuruesit e tij.Këngët më të dashura të tij, kan qenë ato shkodrane “Illyria Shkodrane” – “Poutpori Shkodrane” – “Ulqinaken” dhe “Velshtaren”.Djali i tij thotë se jeta e babait të tij në Amerikë, ka qenë “shend e verë” si i thonë shkodranët.”Ai gjithmonë ka pasur një zemër të madhe dhe të artë. Babi im gjithmonë i ka dashur njerëzit, e të gjitha racave, duke i përshëndetur me një buzëqeshje të ëmbël si “xhanan”,” ka thënë Eddie Drishti, per Media Advance, duke shtuar se”Ai do të jetë një ikonë pazëvendësueshëme në Hoboken një legjend.”

Ndërsa tregon i biri :“Me ardhjen ne Amerikë – i arratisur nga Shqipëria, si kundërshtar i rregjimit komunist të Enver Hoxhës, menjëher, ai u lidh me grupet nacionaliste dhe anti komunistët në Kanada dhe SHBA. Duke u takuar së pari edhe dajën e tij Ragip Lohja – i arratisur para tij. Bariu, ka vepruar, gjithmonë në rradhët e legalitetit, mbasi si një anëtarë i një familje shkodrane me tradita mbretërore. Babai im ishte pjesëmarrës edhe në dasmën e Mbretit Leka I në Spanjë, ku edhe ka kënduar atje me orkestrën nga Nju Jorku – (Më 10 tetor 1975 u martua me Mbretin Leka I. Dasma Mbretërore u zhvillua në Madrid, mes tetë mijë të ftuarëve nga të gjitha trojet shqiptare, arbereshet e Italise dhe diaspora). Si dhe shoqëroi Mbretin Leka I në vizitën e tij në SHBA”, tregonë djali i tij Eddie, i cili flet një shqipe shkodrane si babai i tij” tregon Eddie.

Në Amerikën e Veriut – Bariu “zbarkoi” në fillim në Kanada – ku u ndihmua shumë nga familja Kulla(Ibrahimi, Avniu dhe Mustafa), simbas tij. Aty punojë deri sa erdhi në Nju Jork, ku edhe këtu punojë në restorante. Fati e solli të njihej me një vajzë nga Kosova në Amerikë, profesoreshën e gjuhës shqipe – Zylfie Markdushaj e bija e Sheh Halitit nga Tropoja, me të cilën në vitin 1968, u martua dhe ka dy djem Arbend dhe Eddie.( Bariu, ka qenë i martuar në Shqipëri – kur u arratisë, la atje gruan me barrë e cila lindi vajzë,Raimonda Drishti dhe jetonë në Shkodër)

Në kronologjië e tij, thuhet se Bari Drishti, u arratis nga Shqipëria në vitin 1964 – duke kërkuar liri nga diktatura komuniste. Duke u bërë një nga kundërshtarët e përbetuar të rregjimit të Enver Hoxhës në Shqipëri, dhe u lidhur me grupet nacionaliste, patriotët, adhetarët dhe kundështarët e rregjimit komunist në diasporë, në atë kohë.

Bariu, ishte këngëtar i njohur në komunitetin shqiptar dhe një humanitar i vërtetë

Ai me veprimtarin e tij – me atë zotnillëkun shkodran – bujar dhe me humor karateristik shkodran, u bë mjaft i njohur, i dashur dhe i respektuar, në të gjithë komunitetin shqiptar në Amerikë.

Këtu, ai filloi punën në pica restorantin Mama Leona- në Avenyn e 8-të, Broadway Nju Jork, si një djalëi ri , por ambicioz, që mund të mësonte dhe të ecte edhe vet në rrugën e suksesit.

Saqë, në fushën e biznesit, ai ka marrë çmime të shumta gjatë viteve, lidhur me pica e tij shumë të famshëm, kaluar përmes krijimit të tij – e bëri atë njeri krenar në lidhje me biznesin e tij.

Vizita më e fundit e nënpresidentit Joe Biden, në picerin e tij, e mbushi me krenari dhe gëzim, jo vetëm familjen e tij – por edhe shqiptarët e Amerikës, zyrtarët e lart amerikan , përfshirë edhe senatorët e atëhershëm të New Jersye .

Kjo vizitë e tij nuk I shpëtoi as shtypit shqiptar në Amerikë , gazeta shqiptaro amerikane Illyria, shkrojë artikullin :”Joe Biden ndalon në restorantin e një shqiptari”

Illyria shkruante se “Për pronarët dhe stafin ishte një suprizë e bukur – Biden shoqërohej nga Senatori i Shteteve të Bashkuara, Menendez dhe kryebashkiakun e Hobokenit. Zëvendës-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden (Xho Bajden), ndaloi në restorantin e një shqiptaro-amerikani në Hoboken, New Jersey, gjatë vizitës së tij të zonave të dëmtuara nga Uragani Sandy.

Benny Tudino’s është i famshëm në Hoboken për copat e mëdha të picës dhe pronarin e tij mikpritës Bari Drishti.

Biden shoqërohej nga Senatori i Shteteve të Bashkuara, Menendez dhe kryebashkiakun e Hobokenit. Po ai u shkëput nga ata në kohën e drekës për të ndaluar te Benny’s. Papritur restoranti u rrethua nga gazetarë, punonjës të shërbimit sekret dhe forca policore.

Për pronarët dhe stafin ishte një suprizë e bukur. Bari Drishti, që ka qenë gjithmonë një patriot i vendosur, ka flamurin shqiptar të vendosur qartas në muret e restorantit të tij. Joe Biden i hodhi dorën në qafë dhe biseduan miqësisht. Zëvendës-presidenti njihet që nga koha kur ishte senator si një nga njohësit më të mirë të situatës në Ballkan dhe një mbështetës i vendosur i çështjes shqiptare.

Duke folur për gazetën “Illyria”, Bari Drishti tha se një nga politikanët që shkon shpesh në restorantin e tij është Senatori Lautenberg dhe ai duket se ia ka rekomanduar si vend edhe Zëvendës-Presidentit.

Vdekja e Bari Drishtit në New Jersey, është përshkruar sot edhe nga shtypi local e rrjetet sociale në Amerikë. Gazeta më e madhe në ketë shtet – “Hudson-Reporter”, shkruan se me t’u për hapur lajmi me vedekjen e tij më shumë se 50 mijë vetë klikuan në lajmin e vdekjes së tij.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Bari Drishti, Beqir Sina, do te pushoje, ne shkoder

Takohen në ish- kampin e interrnimit mbas 25 vjetësh të lirë

August 23, 2015 by dgreca

Nga Beqir SINA/
Me rastin e 25 vjetorit, të “braktisjes” së kampit të interrnimit, Savër – Lushnje, më shumë se 80 ish të intetrrnuar kan kujtuar me 20 gusht, jetën e tyre, dhe, duke treguar historitë e tyre të jashtëzakonshme, sot përmes nji këndvështrimi shumë interesant, tani në botën e lirë.
SAVER LUSHNJE : Në ish-kampin e punës në Savër të Lushnjes, është mbajtur një takim përkujtimor, për të shënuar 25-vjetorin e largimit të ish internnuarve, daljen në botë e lirë, familjet e tyre të cilat hynë në burgje dhe kampet mbas ardhjes së rregjimit të Enver Hoxhës të vitit 1944.
Disa prej tyre aktualisht jetojnë në Shqipëri, kurse shumica janë të vendosur në Greqi, Itali, Francë, Gjermani, Angli, SHBA dhe Kanada, por secli prej tyre me nostaligji dhe me mall kujton Savrën, shoqërinë dhe bashkëvuajtjen e tyre.
Me rastin e 25 vjetorit, të “braktisjes” së kampit të interrnimit, Savër – Lushnje, më shumë se 80 ish të intetrrnuar kan kujtuar me 20 gusht, jetën e tyre, dhe, duke treguar historitë e tyre të jashtëzakonshme, sot përmes nji këndvështrimi shumë interesant, tani në botën e lirë.
Në, atë, që deri para 25 vjetëve ishte nji ëndërr e “tmerrshme” e netëve të gjata – të atij dimri….që të “kallte” frikën.
Ishin pikërisht këta njerëz nga ky kamp interrnimi dhe familjet e tyre, fisnike, që ishin edhe krenaria dhe bukuria atij fshati, dhe atij vendi që për nga kultura dhe tradita, qysh në atë kohë ishin një “Parisë i vogël” në mes të Shqipërisë, që shumë pak njerëz në atë kohë e dinin se kush ishte Savra dhe banorët e saj.
Një fshat ky me rreth 2000 banorë, në atë kohë, nga e gjithë Shqipëria, përfshirë këtu, Kosovën, Luginën e Preshevës, shqiptarët nga Mali i Zi, Maqedonia dhe Çamëria – Fshat ky i ndërtuar në rrugën nacionale rreth 3 kilometra në jug të qytetit të Lushnjes.
Zanafillën e këtij fshati – e gjejmë në Betejen e Savrës, e cila sipas historianve,është faza e re e ndërhyrjes osmane në trevat shqiptare
Në disfatën e forcave shqiptare në Savër, thuhet se gjeti vdekjen Balsha II, që ishte bërë shprehës i aspiratave për krijimin e një shteti të përqendruar shqiptar. Savrën e ka permendur edhe një autor përmendimor Attilio Brunalti (në Revistën Nuova Antologia 1881 f,232) i cili e përshkruan fushën e Savrës si “I campi di Berath” (fushat e Beratit) ku u shfaqen për herë të parë ushtarët osman. (Kur ishim në Savër, një puntor duke hapur një kanal dranazhi gjeti disa objekte – si një shpatë dhe disa sende qeramike , që tregonin se aty ndoshta mund të jetë zhvilluar Beteja e Balshavej – diku aty pranë por, gjithsesi fjalën e fundit i ngelet arkeologjisë, dhe historianëve).
Në vitin 1939 – pushtuesit Italian ngritën në Savër, një aerodromë të vogël të ushtarak për kaçatorrët – ( gjurmët e aeroporit dhe të disa gazermave ushtarake, i hasim në fushën në të majt të rrugës nacionale, afër Urës së Semenes)
Në vitin e largët 1956, ishin “ustallarët” grekë , komunistët dhe partizanët grek, që kishin ikur nga Greqia – duke gjetur mbrotjen e Enver Hoxhës, të cilët ngritën gazermat e para – të cilat u mbushën brenda vitit me qindra familje, nga më të mirat e kombit shqiptarë, Madje edhe nga ato familje pjestar të së cilëve kishin qenë edhe firmëtarët e pavarësisë së Shqipërise, të cilat regjimi komunist i quante armiq të popullit dhe kishte internuar në kampin e ngritur në Savër, rreth 4 kilometra larg qytetit të Lushnjes.
Mes armiqve të regjimit të Enver Hoxhës, u renditën, edhe familjet fisnike, pasanikët, intelektualët , që kishin mbraruar shkollat, në Parisë, Romë, Vjenë, Zagreb, Bukuresht, Sofie, Stamboll, ose edhe ata familje ish partizane, por që pasi një i afërm i tyre u arratis nga vendi në fillim të viteve ’1945 dhe më pas, përfundojë ne interrnim.
Mirëpo, sipër “ironi” të fatit ai regjim (Enver Hoxha) nuk kurseu në Savër edhe kushuririn e tij – Vehip Hoxhën me Anenë dhe tre vajzat e tij të shkolluara – Andanin, Nerimanin dhe Suzanin.
Familje kjo që së bashku me 30 mijë familje të tjera jetoi më shumë se tre dekada në njërin prej 48 kampeve të interrnimit të ngritur nga regjimi komunist në Shqipëri – pas Luftës së Dytë Botërore, në Savër.
(Regjimi i egër stalinist, i instaluar në Shqipëri pas vitit 1945 nga Enver Hoxha burgosi 17 900 persona dhe internoi mbi 30 mijë të tjerë si të dënuar politikë, sipas të dhënave nga arkivat e Ministrisë së Brendshme. Shqipëria e vogël prej 3 milionë banorësh kishte 23 burgje dhe 48 kampe internimi për të ashtuquajturit “armiq të popullit”).
Kampi i internimit në Savër, ishte ndër më të famshmit e kohës, për shkak se aty u vendosën të afërmit e pesë kryeministrave të para luftës dhe familjarë të diktatorit Enver Hoxha, dhe disa nga familjet më të njohura dhe më të medhat në Shqipëri, Kosovë dhe trevat shqiptare.
Savra, ishte fshati i ndarë në dy pjesë; njëra anë në shtëpiat me tulla dhe gurë dhe vonë edhe me 6 pallatet dykatëshe në anën tjetër ku jetonin të ardhurit, nga Skrapari shumica e tyre, të cilët duhet theksuar dhe kujtuar si shumë të dashur dhe miqësor, mbasi ata kishin vendosur vetë shumë raporte të mira me të interrnuarit – Ndërsa, në pjesën tjetër ishin 7 barakat me muret me pupulit mbuluar me kartonsere ( Pupulit – është kashtë kenete e përzjer me gëlqere dhe çimento) të krahut të majtë, kur hyje në Savër, ishin të stërmbushura me të internuarit e regjimit, ku në një dhomë(4×4) jetonte edhe ndonjë famije me 6-7 anëtarë.
Njerëzit, që i shërbenin Degës së Brendshme, oficerët operative survejonin përndiqnin çdo ditë të interrnuarit, e asaj kohe megjithse ata jetonin në kushte çnjerëzore dhe shfrytëzim të egër në punë nga më të vështirat, duke i arrestuar për agjitacion dhe propogandë, ndonjerin prej tyre, sa here që kishte ndonjë situatë jo të mire në qeverinë e Tiranës, në kampet e interrnimit zbriste gazi i degës dhe dikush do të merrej në burg në mënyrë demonstrative duke future frikën dhe nënshtruar të tjerët.
Të internuarit në Savër, flinin si sardele në barakat e kampit dhe kishin një novjetore 15 familje , ( çfarë binte jashtë – binte edhe në novojtore – sa në disa raste duhej të shkohej edhe me çadër për të kryer novojat personale) dhe, të interrnuarit shfrytëzoheshin nga regjimi i kohës për të hapur kanalet, prashitur, e vjelur të korruarat, grurin, lule dielli, miser dhe pambuk, në kënetat në fushën e Myzeqesë, duke u shfrytëzuar si skllav(Gulagë) në bujqësi.
Jeta ishte mizerje aqsa, edhe: “Këpucët, ushqimet dhe rrobat mbaheshin të varuara mbi krevate, ose çarçafët vareshin në tela jashtë nëpër gardhe. Në të njëjtën dhomë kishte dhjetra familje, që edhe flenin bashkë burrë e grua(babai dhe nëna), së bashku hanin, gatuanin apo mbanin edhe fëmijët e vegjël po në atë dhomë 4×4 – vetëm me një dritare që ndonjeri e kishte edhe derë.
Uji i pishëm shumë herë mungonte, fillimisht ishin tre puse dhe uji vinte me autobotë nga Lushnja – por më pas erdhën çezmat të cilat ngaqë tubacioni çahej përzihej me ujrat e kanaleve dhe vinte edhe me ngjyrë të kuqe si ndryshkë, dhe gratë e kullonin me shamitë e kokës.
Në këto baraka të ish-kampit të internimit, të interrnuarit e Savrës, përpiqeshin të jetonin dhe ndërtonin një jetë ndryshe nga ajo e kohës së komunizmit. Ata ishin me shumë kulturë perendimore, çdo familje pothuajse zotronte një gjuhë të huaj ( greqisht, italisht, anglisht, frengjisht, truqisht, serbisht, e ndonjë gjuhë tjetër.
Të rinjët e të rejat , megjithse ishin të ndaluara – qysh në atë kohë, visheshin bukur dhe pastër, ndiqnin moden e huaj, në veshjet e tyre, dëgjonin muzikën e huaj dhe shifnin filmat perendimorë , lexonin libra të autorve të mëdhenjë, dhe dini se çfarë ndodhte në të gjithë botën – megjithse, jetonin prej vitesh në barakat të ndërtuar me baltë dhe kallama, e mbuluar me kartonsere ose nga pllaka enterrniti.
Ishin të interrnuarit dhe banorët e tjerë të saj që Savrën e kishin bërë vetë një vend të mirë për të jetuar, duke iu përshtatur kohës, mbasi fshatrat për rreth saj ishin të prapambetuara – megjithse, ato kishin kushte shumë më të mira sesa Savra.
Shpëtim Turani, një bashkëvuajtësi im nga Savra, i cili me ardhjen e demokracisë, mbas 1990, si shumë fëmijë të interrnuarve, nga kampet e interrnimit, (Savër, Pulg, Gradishtë, Gjazë, Grabian, Shtyllas, Lubonjë, e të tjera kampe) e treguan veten se kush kan qenë dhe se kush janë, duke studiuar dhe u shkolluar në Shqiperi, dhe perendim , ashtu siç kishin vepruar gjyshrit e tyre dhe prindërit, e disa prej tyre, ai e gjeti dhe e tregojë vetveten.
Ai, ka mbaruar shkollën e lartë Akademinë e Policisë, ndërsa është specializuar nga kurset e policis dhe FBI në Europë për policinë, shqiptare, dhe ka shërbyer edhe në forcat speciale kundra terrorismit ndërkombëtar “Eggers” Base në Kabul-Afghanistan, duke trajnuar me 5 shqiptar dhe ekspert amerikan dhe kanades, edhe rekrutet e policies afagane nga “Afghan Police Anademy “.
Shpëtimi me gruan dhe të motrën e tij , ishte këto ditë në mesin e 80 “vizitorëve”, të cilët, u mblodhën me rastin e 25 vjetorit, të “braktisjes” së kampit të inte-rrnimit, Savër – Lushnje
Shpëtimi( Timi ) tregonë se takimi u zhvillua në datën 20 Gusht 2015:
Për takimin pati njoftime në rrjetet sociale si facebook si dhe me telefonata, tha ai nga dy organizatorët Sofo Kuqeshi dhe Tefta Mersini (motra e Eqerem, Hydai dhe Fadil Çapës). Ish të interrnuarit – shumica e tyre, që jetojnë sot në perendim u mblodhën para ish kinemasë – “Kendi I Kuq” i kampit.
“Vizita e tyre , tregon Timi, nisi me vizita në ish-banesat e mbetura të ish të internuarve, kryesisht ato në zonat ku kanë qenë baraket e famshme me kallama dhe baltë, ku shumë pak gjurmë duken edhe tani. Mbasi, bëmë disa fotografi dhe u takuam edhe me banorët e rinjë të Savrës, dhe disa që jetonjnë ende aty, siç ishim së bashku 80 ish te internuar dhe të afërm te tyre, shkuam në një restorant që ndodhet në afërsi të Klubit të Shoferit, ku menute e pasura të ushqimeve, DJ dhe përshëndetjet e disa nga të pranishmeve e bënë shumë mallëngjyese dhe të gezueshme e të paharrueshme atmosferën, tha ai dhe shtoi se u shkëmbyen numra telefoni dhe u propozua që ky aktivitet të zhvillohet çdo vit “Per tu mbledhur dhe per te kujtuar Savren.”
Ndër të pranishmit mund të permend thotë Shpetimi: Unë me bashkëshorten dhe motrën e vogël Lirikën që banon në Tiranë si dhe kishte ardhur nga Suedia djali i xhaxhait tim, Simon dhe Sokol Mirakën me bashkeshortet e tyre, Pjetër Delia, Kadri Prengjonin, Ndue e Katrina Pllumbi, Gjergj Suljoti, djali dhe vajza e Miço Kokalit të ardhur nga Janina – Greqi,Ylli Iljazi, Vali nga Greqia, Ahmet Cane dhe Dylberja. Nikolin Daka, Tefta Mersini nga Vlora, Sofo Kuqeshi me bashkeshorten, djalin, nusen e djalit,. Flamur Bamçi me bashkeshorten dhe djalin. Petrit Bamçi me vellain Zanin e bashkeshorten e tij.. Besnik Kaba me bashkeshorten dhe djalin e tij, Bedrije Kaba, vajza e Besnik Kabës dhe vajza e motrës së tij. Magdaleni Buzi, Lumja e motra e Zini Asllanit me vajzën e saj. Vehat dhe Bale Iljazi dhe djali i tyre. Lavdi Kaba i cili është banori aktual i Savrës. Motra e madhe e Gani Hoxhes, Myrvetja, bashke me bashkeshortin Idrizin nga USA, Baftije Nela, Neritan Kolgjini i bri i Ahmeti Kolgjinit, Najada si dhe Brunilda te bijat e Tahsim Spahiut, me bashkeshortin e saj. Vajza e madhe dhe e vogel e Flamur dhe Myrete Selimit, Landa dhe Entela. Dine Dine nga USA. Bajame Çeliku nga Belgjika bashke me vajzen e saj.Gezim Baruti me djalin dhe vajzen e tij.Ilir Biçaku dhe Adriana Kokali vjaza e Mico Kokalit.
Kurse, në qendër të Savrës u takuam edhe disa savrakë të cilët ndodheshin rastesisht si Mesut Gjolena, Zenel Dyrmishi, Namik Toska, Zenel Sina, etj. te cilët u shprehën me mall për këtë takim, tregonë Shpetim Turani.

Filed Under: ESSE Tagged With: Beqir Sina, Ish te internuarit, takohen ne Saver

“Ëndrra e madhe amerikane”

August 21, 2015 by dgreca

Rruga e suksesit e dy biznesmenve shqiptarë, njëri nga Kosova, Diamant Iseni dhe tjetri nga Dibra e Madhe,Tony Sodolli/
Beqir SINA – New York/
BROOKLYN, NY:Falë asaj që ” Shqiptari bënë për Shqiptarin”, ose shprehjes popullore; “Njëra dorë lanë tjetrën – dhe të dyja fytyrën”, pjesë e një pune të madhe, dhe fitimprurëse, është bërë këto ditë në Brooklyn-NY, edhe kompania e re ” Allstate Constrtion & Roofing “, e dy biznesmenve shqiptar; Diamant Iseni nga Kosova dhe Tony Sodolli nga Dibra e Madhe .
Ka qenë kjo një punë e madhe, e marrë( kontraktuar) nga biznesmeni i suksesshëm shqiptar në Amerikë, Sal Rusi, që dje pasdite, në njërën e ndërtesave të larta – çatinë të një prej investimeve gjigande të familjes Rusi, në “Brooklyn Navy Yard”, të përfundojë me sukses në riparimin e saj – pra mbulesën e re dhe vendosjen e sistemit të ri të ajrimit mbi çati.
Bëhet fjalë për një punë tre mujore e përfunduar vetëm për tre javë me një vlerë afro 2 milion dollar. Dhe, 150 mijë square feet nga ku u përdoren mbi 3000 rrota – kartonsere( rrodha), punuan çdo ditë mbi 60 puntorë, me të gjitha mjetet motorrike, dhe paisje të tjera, në njërën prej ndërtesave gjigande të isha bazës ushtarake detare “Admirals Row”, të cilat, pas privatizmit , janë bërë tashmë, pronë e biznesmenit të madh dibran në SHBA, Sal Rusit, pjesë kjo për rizhvillimin e zonës që njihet si Sunset Park në Brooklyn.
Rregullimi dhe mirëmbajtja e çative ose si thirret këtu Constrtion & Roofing – është rruga e sukseshme të këtij lloj biznesi, të cilit në Nju Jork, i janë bashkëngjitë, edhe shumë biznesmen të fuqishëm dhe veprimtarë të njohur të komunitetit shqiptar në SHBA. Në Brooklyn, në New York, ato në disa raste, e kan ndjerë disa here ndihmën që po u a jep edhe familja Rusi në fushën e biznesit, por edhe shqiptarët e tjerë, duke ndihmuar njeri tjetrin në këtë biznes fitimprurës, janë bërë të njohur me aktivitetin e tyre ne qytet dhe me gjere.
Biznesmeni, dibran Tony Sodolli, i cili është bashkëpronar i kompanisë “Allstate Constrtion & Roofing – me biznesmenin tjetër nga Kosova Diamant Iseni, thotë se “Kur erdha , në Amerikë, si një imigrant nga Dibra e Madhe, me të them të drejtën kam punuar si punëtor në disa kompani për riparimin e çative – “Construction & Roofing” , nga njeri dibran tek tjetri – deri sa hapa kompaninë time, “ Allstate Constrtion & Roofing ”.
Këto ditë, thotë ai ne kryem punën më të madhe , prej se kur kemi formuar këtë kompani me Diamantin, nga Kosova , dhe shtonë se: “Zona industriale dhe nga më zhvilluarat, Sunset Park, ku ndodhet edhe porti më i rëndësishëm i qytetit, të Nju Jorkut, është një nga pjesët më vitale të Brooklynit, pikërisht, këtu, ku po investohen afro gjysmë miliardë dollarë, nga biznesmenët amerikanë, përfshirë edhe biznesin e shqiptaro – amerikanit zotit Sal Rusi, me një investim gjigant, janë për t’u marrë shembull edhe për bizneset e tjera të mëdha në Brooklyn, dhe për atë se si ndihmojnë njëri tjetrin shqiptarët e Amerikës”.
Ndërkohë, duhet theksuar se rruga e dy biznesmenve shqiptarë , njëri nga Kosova, Diamant Iseni dhe tjetri nga Dibra e Madhe Tony Sodolli, duket se ka qenë edhe plani si dhe synimi i tyre, që kur kan ardhur në SHBA , pra ajo që shumë emigrant e quajnë atë edhe :“Ëndrra e madhe amerikane”. Ku çdo gjë ata të dy – ia atribuojnë, sot punës së tyre të palodhshme, përkushtimit të tyre dhe lidhjeve të forta me shqiptarët e Amerikës, bizenesmenve dhe veprimtarve të komunitetit – ose shprehjes popullore; “Njëra dorë lanë tjetrën – dhe të dyja fytyrën”.
Por, rruga e tyre është edhe një tregim tjetër e rrugës së shumë biznesmenve të suksesshëm shqiptarë në SHBA, që e nisën rrugën e suksesit nga emigrantë në punët e vështira – drejt rrugës së rritjes së sipërmarrësve shqiptarë në këtë qytet, të madh siç është Nju Jor

Filed Under: Featured Tagged With: Beqir Sina, endrra amerikane

Top 10: Pasaportat Botërore më të vlefshme për të udhëtuar pa viza

August 12, 2015 by dgreca

NEW YORK (12 Gusht 2015) : Indeksi Kufizimet Henley & Partners -“The Henley & Partners Visa Restrictions Index” simbas portalit Infografiks – ka nxjerr rezultatin e 10 pasaportave më të vlefshme në të gjithë botën- ku njerëzit udhëtojnë pa regjimin e vizave. Kjo thuhet se është një renditje vjetore globale i vendeve në përputhje me lirinë e udhëtimit që qytetarët e tyre nuk u duhet viza për në asnjë vend të botës.
Kjo renditje simbas Infografiks – është marr duke analizuar rregullat e vizave të të gjitha vendeve dhe territoreve në botë, duke paraqitur një indeks i cili renditet çdonjërin vend nga numri i vendeve të tjera që qytetarët e tyre mund të udhëtojnë kudo nëpër botë pa pasur nevojë për të marrë një vizë – pa iu nënshtruar rregjimit të vizave.
Vende me rezultatin më të lartë janë renditur në vendin e parë, në bazë të një koficienti me pikë./B.S/

1. 174 Pikët

Finlandë

Gjermani

Suedi

SHBA

Angli

2. 173 Pikët

Kanadë

Danimarkë

3. 172 Pikët

Belgjikë

Francë

Itali

Japoni

Korea e Jugut

Luksemburg

Holandë

Portugali

Spanjë

4. 171 Pikët

Austri

Irlandë

Norvegji

5. 170 Pikët

Zelanda e Re

Singapor

Zvicra

6. 169 Pikët

Greqi

7. 168 Pikët

Australi

8. 166 Pikët

Malajzia

Maltë

9. 165 Pikët

Islandë

10. 162 Pikët

Czezh Republika

Hungari

Filed Under: Kronike Tagged With: 10 Top, Beqir Sina, pa viza, passport

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 29
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
  • …
  • 96
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT