• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Fitorja e Shqiperisë në mediat amerikane

July 10, 2015 by dgreca

“Shqipëria shkon përpara për në Francë, ndeshjet kualifikuese në grup për Euro 2016 me këtë 3-0/
Nga Beqir SINA/
NEW YORK : Lajmi për vendimin e sotëm të Gjykatës së Arbitrazhit për Sport (CAS), në Zvicër, ka marrë dhenë, dhe është bërë lajm dite në qendër të lajmeve sportive botërore.
Mediat më të mëdha, sportive dhe ato pristogjoze në SHBA e kanë pasqyruar në faqet e tyre të para, të tyre në online mes të cilave edhe gjiganti televizivë sportivë amerikan ESPN1.
Mediat prestigjoze amerikane, thonë sot se “Shqipëria shkon përpara për në Francë, ndeshjet kualifikuese në grup për Euro 2016 me 3-0: CAS, zhvelftëson vendimin e UEFA-s për “ndeshjen e dronit” ku i dha një 3 me 0 Serbisë, duke i hequr asaj tre pikë.
Simbas medias amerikane pohohet se vendimin e Arbitrazhit ka ardhur nga që Serbia gjendet fajtore sepse, “Serbia e keqorganizoi dhe keqmenaxhoi ndeshjen, ndërsa mbi futbollistët shqiptarë u ushtrua dhunë nga tifozët serbë gjë që detyroi arbitrin Atkinson të ndërpriste ndeshjen”.
Televizioni amerikan ABC News-Sports- mbasi vë në pah atë se”Serbisë i ishte dhënë një fitore e paracaktuar 3-0 nga UEFA-s, porm thekson se pastaj … Shqipëria, ka fituar 3-0 me një vendim të CAS . Shqipëria me këtë rezultat mund fitojë , simbas ABC-sport një vend në Euro 2016. Me fitoren mbi Serbinë, shkruan ABC, Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS), refuzon edhe vendimin e UEFA ..,” thotë televizioni amerikan ABCNews Sport
Kanali më i madh dhe prestigjoz amerikan i sportit ESPN1 e ka vendosur menjëher vendimin e CAS në krye të lajmeve të ditës së sotme. Ajo shkruan se “Shqipërisë janë dhënë 3 pikë në një fitore ndaj Serbisë për ndeshjet e vlefëshme për Euro 2016 në Francë… CAS, sipas rrjetit amerikan televizivë ESPN1, përmbysi sanksionin origjinalë të UEFA-së, dhënë vitin e kaluar, dhe i dha sot Shqipërisë një fitore 3-0 … Në faqen e internetit www .espnfc.us – shkruhet se Serbia dhe Shqipëria janë akuzuar nga UEFA pas dhunës … nga trupi disiplinor UEFA-s, e cila i dha Serbisë një fitore 3-0, vitin e kaluar por, që Gjykata Ndërkombëtare Sportive CAS, sot, u ankorua në nji vendim tjetër për t’i dhë tre pikat e fituar Shqipërisë …
Në “valën” e këtij lajmi me përmasa botërore në fushën e sportit, nuk ka mbetur “anash” edhe axhensia e njohur e lajmeve Reuters- e cila shkruan se Shqipërisë, sot i janë dhënë 3 pikë me një fitore 3-0 ndaj Serbisë, për ndeshjet kualifikuese të Euro 2016. Ndeshja kualifikueset e tyre në tetor zhvilluar në Beograd u braktis kur një njeri hodhi në mes të lojës në stadiumin Partizani të Beogradit, një me një simbol politik …! thotë Rojters(Reuters)
Edhe Yahoo axhensia më e madhe e lajmeve në internet ka shkruar sot për vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit për Sport (CAS) në Zvicer. ” Serbia kishte marrë nga UEFA një fitore të paracaktuar 3-0, shkruan Yahoo, por pastaj asaj iu zbriten tre … pikë, pikë dhe rezultat që tani i jepn Shqipërisë me një vendim tjetër nga CAS – një 3- 0 e përcaktuar, e cila i jep shance tani Shqipërisë të fitojë një vend të mirë në grupin e Euro 2016 kualifikuese” thotë gjigandi i internetit Yahoo në SHBA.
Faqja më e frekuentura e internetit për futbollin Worldsoccer, ka shkruar në krye të faqes së saj të informcioneve të ditës së sotme, se :” CAS mori një vendim ku Shqipëria fiton ndeshjen me rezultatin e përcaktuar 3-0, ndërsa vendimet e më parshme qëndrojnë ku si Shqipëria dhe Serbia janë dënuar me nga 100 mijë dollar, Serbisë iu zbriten edhe tri pikë dhe ajo dy ndeshje i luajti ne fushën e saj pa tifozë”.

Kanali kanadez i sportit i njohur në të gjithë botën SkySport , thotë sot për vendimin se Shqipërisë i janë dhënë 3 pikë në një fitore mbi Serbinë nga ana e Gjykatës së Arbitrazhit për Sport (CAS), për kualifikueset Evropiane midis palëve. Një ndeshje kjo që u braktis në tetor, me një vendim të arbitrit anglez Martin Atkinson, i cili nuk e ka parë të drejtë të vazhdonte loaj dhe ka kërkuar që futbollistat të dilnin jashtë lojës në Beograd, kur një njeri hodhi mbi stadium një flamur pro-Shqipërisë Etnike në stadium, duke çuar në një reagim të dhunshëm nga futbollistët, tifozët dhe kujdestarë serbë të stadiumit.
“CAS me këtë vendim të sotëm përmbysi sanksionin origjinalë të UEFA-së dhe i dha Shqipërisë një fitore 3-0, duke urdhëruar t’i jepen Shqipërisë tri pika që do të zbriten nga Serbia” tha SkySport i Kanadasë me bazë në Toronto dhe Atalanta Gorgia -SHBA .

Filed Under: Sport Tagged With: Beqir Sina, Fitorja e Shqiperise, me mediat amerikane

SHBA: Shënimi i 20 vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës

July 9, 2015 by dgreca

*SHBA: Shënimi i 20 vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës, Dhoma e Përfaqësuesve kalon unanimisht Rezolutën/
*Një rezolutë e ngjashme për të dënuar genocidin e Srebrenicës – bllokohet me veton e Federatës Ruse në OKB
Nga Beqir SINA/
Vetëm disa orë pasi Rusia vuri veton ndaj një rezolute të OKB-së për të dënuar masakrën e 1995 në Srebrenicë gjatë luftës në Bosnje, ka qenë Dhoma e Përfaqësuesve, në Kongresin amerikan ajo që e bëri përcaktimin e masakrës si një “krim dhe gjenocid”, duke kaluar njëzëri Rezolutën e paraqitur në legjislacionin amerikan , nji resolute, kjo, e sponsorizuar nga Komisioni i Helsinkit Kryetari i saj kongresisti republikan i Nju Xhersit – Chris Smith.
Rezoluta H. Res. 310 pohon se politikat e agresionit dhe spastrimit etnik të zbatuara nga forcat serbe në atë vend gjatë luftës në vitin 1995 përbënin gjenocid, dhe dënon deklaratat e disa vendeve për t’a mohuar atë – se masakrat plotësojnë përkufizimin e gjenocidit.
“Komuniteti ndërkombëtar duhet të rigjykojë veten e saj – për të sjellë para drejtësisë një herë dhe për të gjithënjë, të gjithë ata që i kryen këto krime të tmerrshme,” tha përpara votimit kongresisti Smith, sponsorizuesi i kësaj rezolute. “Këto vrasje brutale nuk janë kryer në betejë, tha ai, duke vazhduar se ata(forcat militare serbe të Bosnjes) kishin kryer krime dhe genocid kundër njerëzve të cilët ishin të paarmatosur dhe të pafuqishëm për t’u mbrojtur dhe të cilët ishin të “siguruar”në mënyrë të përsëritur nga paqeruajtësit hollandezë, që ata nuk do të dëmtoheshin nëse ata u kishin per t’u dorëzuar(ashtu si dhe pati ndodhur). Dëshmitë janë të mëdha se ekzekutimet janë kryer me qëllim të veçantë për të shkatërruar popullsinë boshnjake muslimane të zonës. Ky qëllim është elementi qendror në krimin e gjenocidit përdorur gjatë luftës “.

“Sot komuniteti ndërkombëtar është gati që njëzëshëm të shpall se masakra e Srebrenicës ishte një gjenocid,” vazhdoi ai. “Rezoluta e paraqitur nga unë sot , tha zoti Smith, riafirmon mbështetjen e SHBA-ve për këtë fakt, dhe përcjell ngushëllimet tona më të thella për familjen dhe miqtë e viktimave.”

Dhoma e Përfaqësuesve te Kongresit Amerikan kaloi një zëri Rezolutën H.Res. 310 edhe sot nxit Bordin për Parandalimi e Mizorive -një organizatë ndërinstitucionale e ngarkuar për të ndihmuar qeverinë amerikane për të identifikuar dhe konfirmuar, dhe për të adresuar konkluzione për të nxjerrë udhëzime për parandalimin e gjenocideve të ardhshme,. Rezoluta gjithashtu inkurajon Shtetet e Bashkuara që të vazhdojnë të mbështesin pavarësinë dhe integritetin territorial të Bosnjës dhe Hercegovinës, si dhe paqja dhe stabiliteti në Evropën juglindore si një e tërë.

Kjo resolute përmend faktin Masakër të më shumë se 8,000 burrave dhe djemve të Srebrenicës në korrik 1995. E cila thuhet në të – ishte një nga mizoritë më të rënda të ndodhura në konfliktin në Bosnjë dhe Hercegovinë midis Prillit 1992 dhe Nëntorit 1995, gjatë së cilës periudhë më shumë se 2.000.000 njerëz ishin zhvendosur, me force nga shtëpitë e tyre dhe më shumë se 100,000 njerëz janë vrarë , dhe dhjetëra mijëra gra dhe vajza janë përdhunuar ose torturuar dhe abuzuar. Përveç kësaj për të qenë më të saktë me përcaktimin e nacionalitetit të viktimave kryesore në Srebrenicë, ata janë individët të trashëgimisë boshnjake të cilët përbëjnë shumicën e viktimave gjatë konfliktit në Bosnjë dhe Hercegovinë si tërësi, veçanërisht në mesin e popullatës civile.

Që nga viti 1995, kongresisiti Smith ka punuar për të nxjerr nëpërmjet fakteve të mbledhura atë se kush janë autorët e akteve të tmerrshme në Srebrenicë duke kërkuar edhe ndëshkimin e tyre, për të dhënë një ngushëllim për të mbijetuarit dhe familjet e viktimave. Në vitin 2005, zoti Smith thuhet se ishte dhe autor i Rezolutës H. Res. 199, e cila në mënyrë të qartë dhe pa ekuivoke ka dënuar masakrën e Srebrenicës si gjenocid dhe u miratua me mbështetjen e madhe në Dhomën e Përfaqësuesve. Gjithashtu, në korrik të vitit 2007, kongresiti republican i Nju Xhersit Chris Smith vizitoi Srebrenicën për të dëshmuar pasojat tragjike të gjenocidit 1995.

Filed Under: Komente Tagged With: 20 vjetori i Srebenices, Beqir Sina, Washnigton

Iftar ndërfetar në Staten Island me rastin e muajit të Ramazanit

July 7, 2015 by dgreca

Qendra Kulturore Islame Shqiptare në ishullin Steten Island, shtroi një Iftar ndërfetar me rastin e muajit të Ramazanit/
Dekadën e fundit për çdo vit, udhëheqësit fetar nga sinagogat, kishat, tempujt dhe xhamitë, në ishullin e Staten Island në Nju Jork, në bashkëpunim me zyrtarët e lart të qytetit, ata të policisë (NYPD), dhe, udhëheqës të tjerë të komunitetit kanë ardhur duke e rritur bashkëpunimin e tyre ndërfetar, dhe punuar së bashku me komunitetin në aktivitete të ndryshme/
Nga Beqir SINA – Staten Island – New York /
STATEN ISLAND, NY – Lider nga Departamenti i Policisë në Nju Jork, udhëheqës të ndryshm fetarë dhe të komuniteteve në Staten Island – u mblodhën së bashku për një darkë ndërfetare, në natën e 19-të të Agjërimit të muajit të shejtë Ramazanit të hënën, një nga mënyrat më të mira për të i shërbyer qytetarve të bashkuar, pa dallime fetare nacionale, e raciale ne qytet.
Darka e Iftarit, u mbajtë nga Qendra Kulturore Islame Shqiptare në ishullin Steten Island, në një nga ditët të Agjërimit të muajit të Ramazanit, i cili është muaji i Nëntë i Vitit musliman, i cili, filloi më 18 qershor të këtij muaji dhe përfundon në mbrëmjen e 17 Korrikut.
Iftari – është vakti pas perëndimit të diellit që përfundon ditën e agjërimit gjatë muajit të Ramazanit, një kohë për t’u lutur dhe për të reflektuar, për të kujtuar se të gjithë besmitarët janë të barabartë ndër njerëzimin, dhe për të riafirmuar angazhimet për të ndihmuar , e sakrifikuar, duke përfshirë edhe atë për të luftuar nga vështirësitë ekonomike dhe pabarazia.
Dekadën e fundit për çdo vit, udhëheqësit fetar nga sinagogat, kishat, tempujt dhe xhamitë, në ishullin e Staten Island në Nju Jork, në bashkëpunim me zyrtarët e lart të qytetit, ata të policisë (NYPD), dhe, udhëheqës të tjerë të komunitetit kanë ardhur duke e rritur bashkëpunimin e tyre ndërfetar, dhe punuar së bashku me komunitetin në aktivitete të ndryshme, të tilla të organizuara : si forumet për edukatën shëndetësore, aksionet për dhurimin e gjakut, pastrimin e lagjeve të qytetit. Aktivitete të përbashkta, duke vizituar të sëmurët në spitale dhe qendrat e të moshuarve, grumbulluar dhe dhuruar pako me veshje, dhe ushqime falas, si dhe aktivitete të përbashkëta kulturore dhe sportive.
Këto festime ndërfetare, dikur nuk kan qenë as të imagjinuara në formën sikur ato organizohen tani në Staten Island, por fal lidershipit fetarë në Staten Island – kjo gjë është arrirë dhe është për t’u marrë shembull në të gjithë Nju Jorkun, u tha në këtë tubim. Duke cekur faktin se në këtë drejtim janë dalluar dhe Imamët shqiptarë, të kësaj qëndre cilët janë edhe lidershipi i qëndrës Islamike – AICC , Imam Dr. Zurkani Vardar, Imam Ferid Bedrolli dhe dr. Tahir Kukaj, të cilët kan kontribuar në afrimin e komuniteteve të ndryshme ndërfetare.
Në mesin e të ftuarve në këtë Iftar – ishin disa përfaqësues të departamentit të policisë së qytetit, nga NYPD, zyrtarë të administratës lokale, në Ishullin Staten Island , udhëheqës të ndryshëm fetarë dhe të komuniteteve në Staten Island si dhe disa veprimtar të komunitetit : Chief Joanne Jaffe – Chief Community Affairs Bureau NYPD, Chief Edward Delatorre – Staten Island Borough Commanding Officer, Lt. Raffet Awad – Community Outreach Staten Island, Lt. Adeel Rana – President of Muslim Officers Society, Det. Ahmed Nasser – One police Plaza Muslim Liaison Officer, Det. Q. Rios – 120 Precinct Staten Island, Rabbi Stephen Stern, -Arden Hights Boulevard Jewsh Center Staten Island, Rabbi Michael Howald – Temple Israel, Staten Island, Rabbi Dr. Judah Newberger – Congregation Bnai Israel of Staten Island, Reverend Terry Troia – Project Hospitality Staten Island.
Iamam, Dr. Tahir Kukaj, profesor dhe një ndër Imamët kryesorë të kësaj qëndre islamike shqiptare në Saten Island, i cili udhëhoqi ketë takim ndërfetar me shtrimin e Iftarit, tha se :” Qëllimi, ynë në shtirmin e këtij Iftari duke ftuar dhe udhëheqës të ndryshm fetarë dhe të komuniteteve në Staten Island , është në kuadrin e aktiviteteve të bashkëpunimit dhe bashkëjetes ndërfetare e shkëlqyer në qytetin dhe komunitetin tonë.
Ai tha se : “Ku , xhamia jonë është bërë një prej qëndrave fetare dhe kulturore, prijatare në fushat të ndryshme të jetës fetare, sociale e shoqerore në qytetin e New Yorkut. AICC, ceku ai është themeluese e dy organizatave ndërfetare në Staten Island në parteneritet me qendrat tjera në këtë qytet, ku bashkërisht ne shërbejmë, afro një dekadë në ishullin Staten Island dhe New York”.
Më tej imam Kukaj, duke faleminderuar secilin prej të ftuarve për pjesmarrjen e tyre në këtë Iftar, ndërfetar, ka folur për rëndësinë , vlerat dhe kuptimin e muajit të Agjerimit Ramazanit, tek të gjithë besimtarët mysliman.
Duke veçuar me këtë rast , atë se shqiptarët mysliman janë simbol i tolerancës dhe bashkëjetesës fetare, kudo në botë
“ Muslimanët, janë besnik dhe duan këtë vend, e në mënyre të veçant ne shqiptarët, tha Dr. Kukaj, ne i jemi shumë mirënjohës popullit Amerikan dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara, për atë që e kan ndihmuar në kohët më të vështira popullin shqiptar , ishin ata që ndihmuan popullin shqiptarë më shumë se kushdo nga e gjithë bota, sidomos në momentet më të vështira të kombit shqiptar, prej shpalljes së pavarësisë, dhe, sidomos në rastin e luftës së Kosovës, si dhe me rastin e formimit të shtetit të Kosovës, pavarësinë e saj ndihma e SHBA ka qenë jashtëzakonishte madhe” tha ai duke falimenderuar këtë vend.
Më pasë liderit nga Departamenti i Policisë në Nju Jork, udhëheqësit e ndryshëm fetarë dhe të komuniteteve në Staten Island – folën për bashkëjetesen fetare, rolin dhe kontributin e tyre në këtë qytet, i cili ka treguar me aktivitetet e tij se duhet marrë si shembull për të gjitha komunitetet, thanë ata në bashkëjetesen fetare.
Gjatë fjalës së tij, shefi i policisë së Ishullit Staten Island -Edward Delatorre – Staten Island Borough Commanding Officer, falënderoi komunitetin mysliman në këtë qytet, dhe në veçanti Qendrën Kulturore Islmae Shqiptare në ishullin Staten Island, liderit e saj, për kontributet, që ata kanë bërë për të pasur një komunitetet sa më të lidhur me njëri tjetrin, pa marrë parasysh se çfarë besimi i përkasin, kombësie, race apo gjinie, duke qenë të gjithë të barabartë ndaj njerëzimit.
“Në këtë Iftar, tha Delatorre, ne së bashku riafirmojmë një të vërtetë, themelore, edhe për karakterin e vendit tonë- SHBA, e cila është liria jonë e fesë – e drejta për të praktikuar besimin tonë fetar – pa marrë parasysh se çfarë feje kemi, ne besojmë, ose të lutemi, duke besuar në bashkëjetesën fetare.Ne, të gjithë kemi një detyrim – për të bërë pjesën tonë – për të ndihmuar e punuar me çdo komunitet, kapërcyer pengesat, thyer padrejtësinë e pabarazisë, për të qendruar sa më afër me hallet e problemet me qytetarët tanë, në jetën e tyre të përditëshme, dhe, për t’i i larguar ata nga veset e këqija, droga, dhuna, vjedhjet e të tjera”.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, iftar ndereftar, ne Staten island

Bebe Rexha i shkroi këngën Rihannës, por…

July 6, 2015 by dgreca

Rexha, që ka shkruar tekstin e këngës “The Monster” të Eminemit dhe Rihannas në vitin 2013, ka treguar se akoma nuk i ka takuar dy këngëtarët e famshëm/
Nga Beqir SINA – New York/
Emri më i ri shqiptar në Shtetet e Bashkuara, që po bën bujë në botën e muzikës, mbas artistes me famë botërore Rita Ora nga Kosova, duket sikur është një tjetër talent edhe ky shqiptare, por nga Dibra e Madhe, e cila deri tani ka “përmbytur’ shtypin amerikan, dhe rrjete sociale, facebook, twitter, youtube e tjer. Ajo është Bleta ose aka Bebe Rexha banore e qyteti Brooklyn në New York.
Megjithëse, të gjitha mediat amerikane, e kanë nënvizuar se Ylli i ri i muzikës, ka origjinë shqiptare, por thuhet se edhe ajo vetë, kurrë nuk e mohon këtë fakt. Nuk le rast për ta bërë të ditur faktin se Bebe Rexha, është shqipëtare nga Dibra e Madhe. Prandaj gjithmonë në faqen e saj në rrjetin social Facebook, shpesh publikon statuse ku ajo flet me krenari se ajo është shqiptare.
“Bebe Rexha, i shkroi këngën Rihannës, por akoma s’e ka takuar”: ky ishte titulli i një shkrimi nga gazeta konservative njujorkeze New York Post , e cila shkruan se këngëtarja e njohur me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, që ka shkruar tekstin e këngës “The Monster” të Eminemit dhe Rihannas në vitin 2013, ka treguar se akoma nuk i ka takuar dy këngëtarët e famshëm.
Madje ajo tregon se kishte pasur një mundësi të takohej me Rihannën në qendrën “Saks”, ku Rexha punonte , por dhe ky ka qenë një rast “i humbur” sepse Rihana nuk e ka “njohur” tekstshkruesen e disa këngëve të saj . “Isha shumë e lumtur, por ajo nuk më foli.- Sidoqoftë, unë mendoj se është O kay!…Shumë mirë ! -sepse , ajo jeton në botën e vet”, ka rrëfyer dibranja në Amerikë, Bebe Rexha për gazetën konservative të Nju Jorkut, “New York Post”.
Mirëpo, gazeta ka zbuluar se Rexha kishte dështuar të takohej edhe me disa nga yjet në festivalin e muzikës në Lollapalooza vitin e kaluar. “Mezi prisja të shihja këngën time duke u performuar live, por roja i sigurisë – nuk më lejoi t’i afrohesha skenës”,thotë e “pezmatuar” Rexha ngaqë nuk ka takuar ende këngëtaret të cilave edhe u ka shkruar ndonjë këngë madje qoft edhe hit në tregjet e njohura të muzikës.
Kohë kjo kur talenti shqiptar, Bebe Rexha, që konsiderohet një Rita Ora e ardhshme, që prej asaj kohe nisi të “shpërthente” në tregun amerikan. Ajo në atë kohë lansoi ‘mini-albumin’ “I Don’t Wanna Grow Up” në maj dhe tani ka nisur një turne veror p ër promovimin e albumit të fundit.
Këngëtarja shqiptare, në Shtetet e Bashkuara – Bebe Rexha, nëpërmjet rrjetit social facebook i kishte njoftuar adhuruesit e saj të shumtë se ka lansuar dhe videoklipin më të fundit, atë të këngës me titull “I’m gonna show you crazy”.” Kënga, është lëshuar në mënyrë dixhitale që me 23 dhjetor 2014 në iTunes .
Simbas komentuesve të postimit të saj, thuhet se kjo këngë, është realizuar në versionin akustik, gjithashtu ajo mendohet se ka dalë mjaft e mirë dhe në video – klipe, ku ylli në ngritje – talenti shqiptar Bebe Rexha e cila jeton në Staten Island – Nju Jork, këndon dhe shfaq stilin se si një femër që mund të shkoj duke treguar si “e çmendur” ashtu si është edhe titulli i këngës “I’m gonna show you crazy”..
Eshtë interesant fakti se kënga “I’m gonna show you crazy”, deri tani simbas “regjistruesit” automatik në internet është klikuar nga më se 20 milionë herë në websitin Spotify – iTunes.
Kënga është llojit të kënduar singël i dytë i këngëtares, pas baladës “I can’t stop drinking about you”.
Në artikullin e fundjavës së shkuar gazeta New York Post dedikuar këngëtares së famshme shqiptare në Amerikë Bebe Rexha – tregohet edhe për prejardhjen e saj.
Ajo thuhet se ka lindur në Brooklyn, dhe në moshën gjashtë vjeçare nisi të mësonte trumbetën, kitarën dhe pianon. Edhe pse ishte shumë e re ajo ishte zbuluar menjëherë nga ‘skautët’ e talenteve.
Biografia :Rexha u lind më 30 gusht, 1989 në lagjen e njohur njujorkeze Brooklyn – Nju Jork, nga prindërit shqiptarë me origjinë nga Dibra e Madhe, Republika e Maqedonisë. Rexha filloi qasjen e saj në muzikë, qysh në moshën 4 vjeç, dhe vazhdoi të ndjekë dashurinë e saj për muzikën përmes shkollës së mesme, duke marrë pjesë në preformancat muzikale Hello, Dolly!, Jesus Christ Superstar, Fiddler dhe asaj Roof. Ajo tregon se ishte frymëzuar nga muzikantë të till si Stevie Wonder, Tori Amos, John Legend, dhe tundimet e tjera të yjeve të muzikës. Rexha fituar di çmime mes tyre edhe çmimin “”Best Teen Songwriter” në Akademinë Kombëtare të Arteve & e Shkencave të Recording – një ngjarje vjetore prestigjoze në New York e cila thirret “Dita Grammy”, çka i ka dhënë mundësinë asaj të takohet me shumë prodhues të suksesshme të muzikës së saj. –

Filed Under: Kulture Tagged With: bebe Rexha, Beqir Sina, i shkroi kenge Rihannes

Nje Kartoline, nga Amerika, ne 20 vjetorin e gazetes Bota sot

June 27, 2015 by dgreca

Nga Beqir SINA/
Me rastin e Njëzetë-Vjetorit të daljes në “dritë” të zërit të shqiptarëve, gazetës kombëtare Bota sot, botës së shqiptarëve, në Kosovë – Shqipëri, Luginën e Preshevës, shqiptareve në Mal të Zi, Maqedoni, Camëri, Arbëreshët dhe Diasporë, më lejoni të shpreh një konsideratë dhe faleminderim, për gazetën që mbajti gjallë frymën tonë kombëtare, për shërbimet e rëndësishme, që bëri ajo për dy dekada në dobi të popullit shqiptar, posaçërisht me ato shkrime dhe mesazhe dedikuar përkrahjes së luftës së Kosovës – luftës për clirim – liri, dhe pavarësi si dhe lindjes së shtetit më të ri në botë Kosovës, luftës dhe përpjekejeve historike të shqiptarve për më shumë të drejta në trojet e okupuara sllavo – serbe
Në 20 vjetorin të daljes së numrit të parë të së përditshmes “Bota Sot”, gazetës kombëtare shqiptare, që ky përvjetor medial më lidh mua me një shkollë të madhe dhe të gjatë të gazetarisë, e cila dy dekada më parë nisi rrugën e suksesit të saj, duke u bër tribunë e gazetarisë shqiptare, është krenari që jam pjesë e kësaj gazete.
Si gazetar i pasionuar ndër vite, tek Bota sot, qysh në ditët e para – mund të them se kam qenë i perviligjuar, se gjeta ekselencën e gazetarisë shqiptare, tek kjo gazetë, e cila lindi dhe u rritë me frymën tonë kombëtare.
Bota sot, më ka mbështetur dhe botuar cdo shkrimë, nga Shtetet e Bashkuara – duke u sjell në Kosovë, trojet shqiptare dhe diasporë, “një copëz Shqipëri – nga këtu përtej oqeanit Atlantik”
Andaj më bie për hise, sot, që në këtë përvjetor histori suksesi të kësaj gazete prestigjoze shqiptare, që në këto dy dekada ka bër emër të mirë në gazetari, të faleminderoj dhe të urojë themeluesit dhe  pronarët dhe botuesit të saj, stafin e saj drejtues, nëpër vite, dhe në veçanti gazetarët dhe gazetarëve të saj, profesionit, kurajoz, të guximshëm dhe mjeshtrit e gazetrisë, të gjitha ato penat e forta, por edhe miqt e shokë bashkëpuntor, që kan kontribuar – lexuesve të shumtë të saj në Kosovë, trojet shqiptare dhe SHBA e Europë, t’ua uroj këtë 20 vjetor. 
Me këtë rast, shpreh një nderim të thellë dhe një përulje në këtë përvjetor, ndaj gazetarëve të saj të ndjerë, jeta dhe pena e të cilëve, e shuar nga dora vrastare, ose atyre që u larguan në amshim – është ende e gjallë dhe frymon shqip si pjesë e historisë së gazetës kombëtare “Bota Sot”.
Historia njëzetvjeçare e gazetës kombëtare “Bota Sot”, e cila ka qenë një histori e vazhduar e gazetarisë kombëtare shqiptare, prej rilindjes kombëtare, me pavarësin e Shqiprisë, është edhe pjesë e historisë së lirisë, luftës clirimtare të pavarësisë së Kosovës, histori e përpjekjeve të pandalshme gjithëshqiptare për të drejtat e shqiptareve, në të gjitha trojet etnike e Camëri.
“Bota Sot”, gjatë këtyre dy dekadave, e nisi punën e saj me një guxim të pacmuar,  duke hyrë në historinë e gazetarisë shqiptare, në një kohë kur Kosova ishte e robëruar dhe e sunduar nga një rregjim brutal – nga rregjmin sllavo – komunist, me një mision te saj  kombëtar që i dha forcë qëndresës, që i dha forcë idesë së pavarësisë, në themelet e së cilës kjo gazetë vuri po ashtu sakrificën, mundin, dijen dhe guximin për të thënë dhe për të mbrojtur të vërtetën e kësaj historie.
“Bota sot”, si pjesë e kësaj historie, eshte tani pjesë e të gjitha atyre mediave – radiove, gazetave, dhe televizioneve shqiptare, që lindën dhe u ngritën me lirinë, luftën clirimtare dhe pavarësin e Kosovës, duke  treguar se ajo do ta vazhdojë rrugën e saj – edhe para sfidave me të cilat përballet shtypi shqiptar sot, në Shqipëri, Kosovë , trojet shqiptare, dhe diaspor për ta bërë të denjë Bota sot, edhe në këtë konkurrencë mediale, tersishte të pandershme, por mbi të gjitha për të vazhduar misionin e saj të zgjedhur kombëtarisht në botën e gazetarisë Shqiptare.
Një marshim i gëzueshëm dhe ecje të pandalshme, e Bota sot, duke ofruar ide, vrull të ripërtërirë, në veprimtaritë gjeneroze të këtij emitenti të përpiktë të gazetarisë shqiptare, deri edhe ne nguxim dhe sakrifece me ndihmë të vazhdueshme, per zhvillimin dhe prosperitetin e shtetit Kosoves, dhe zgjedhjen e ceshtjes shqiptare.
Në fund në vend të kartolinës, në këtë 20 – Vjetor të ditëlindjes së gazetës kombëtare Bota sot, i shkon asaj si mirënjohje dhe faleminderim në mision e saj historik, kushtuar shërbimit që i bëri ajo shtypit të lirë, lirisë e pavarësisë së Kosovës.

Filed Under: ESSE Tagged With: Beqir Sina, kartoline, per Bota Sot

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 32
  • 33
  • 34
  • 35
  • 36
  • …
  • 96
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT