5000 çifte të veshur në të bardha presin shtatorin në spektaklin :” Diner e En Blanc – Tryezat e Bardha” në Bryant Pak në zemër të Nju Jorkut/
Nga BEQIR SINA, New York/
BRYANT PARK NYC: Ndërsa, je duke shetitur në metropolin e botës – qytetin më të bukur të botës Nju Jork, të bie rasti të shikosh të gjitha racat e botës, veshjet dhe bukurit me një mori njerëzish që lëvizin në drejtime të ndryshme si bletët në koshere.
Nju Jorku – përsëri të jep rastin për të relaksuar , aty ku njujorkezët të ndjehen më të lehtë që në veshje, shetitje, vizitat e pa fund, apo relaksimi nëpër parqet e qytetit, e cila është në të njëjtën kohë dhe një nga momentet më të bukur sportiv . Këtu thuhet se të bie rasti të shikosh të gjitha veshjet e modës të botës së modës – frymëzuar nga sesioni i gjenë në Nju Jork – Qytet, ky që të dallon për nga qytetet e tjera të botës, mbasi në rrugët e tij plot jetë, për çdo ditë 1 deri në dy milion turistë, të huaj lëvizin si kur të jenë në ndonjë nga sfilatat e mondës më të njohur të botës.
Eshtë shumë e vështirë të bëshë dallime në këtë qytet, se cila rrugë apo shesh i Nju Jorkut, ka më shumë, turistë të huaj – vizitorë ose kalimtar, por në këtë shënim timin më mori vemendjen këtë sezon “zemra e qytetit”, ose si thirret ndryshe nga njujorkezët Midtown, dhe përfshin sheshet Times Square, Rockefeller Center, dhe Bryant Park – parkun natyror në zemër të qytetit – ku njoftohet se më 20 shtator, të këtij viti do të zhvillohet edicioni i 4-të i asaj që thirret:” Diner e En Blanc – Tryezat e Bardha”.
Ndërsa, në park qysh tani kan nisë përgatitjet. Një poster, i madh tregon se se ngjarja e katërt vjetor e cila zhvillohet për çdo vjet në Europë – nën kujdesin e një varg restorantesh të kompanisë së njohur En Blanc, nga Franca, ka zbritur kohët e fundit( 3 vjetët e fundit), edhe në metropolin e botës qytetin mit Nju Jorkun.
Një ngjarje kulturore dhe argëtuese, kjo, që thuhet se do të sjellë këtë vit më shumë se 5.000 çifte – që do të ulen së bashku në tryezat me plot ushqim dhe shampanjë – të veshur sipas traditës së dasmave në të bardhë nga koka deri te këmbët, vajzat me fustane nuserie dhe djemtë me kostumet e martesës të baradha. Kjo është një ngjarja, e ashtuquajtur si një “spektakël” komercial “misterioz dhe i rafinuar,” i pronarëve të këtyre restorantëve, e cila ak zanafillën e saj në Parisë – Francë, dhe është mbajtur në të njëjtat “kondita” ku çiftet – mysafirët të ulur në tryezat me plot ushqim dhe shampanjë – duhet të jenë të veshur në të bardhë nga velloja deri tek këpucët”, duke rivilitazuar emrin e një lokali të famshëm për dasama i ashtuquajtur “e Bardha – En Blanc” Mbas Francës, vendorigjina e këtyre restoranteve , En Blanc – E Bardha, ose “treni” i këtyre festimeve të çifteve të veshura me të bardha – mori udhën duke kaluar nëpër 22 qytete në të pesë kontinentet e rruzullit. Organizuar me bujë nga mediat sociale dhe axhencitë e modës nëpër botë, erdhi edhe, këtu në New York, dhe u konsiderua si ngjarje më e madhe kulturore e vitit në këtë qytet – kur u mbajtë për herë të parë në Amerikë, 3 vjet m?7 parë –
Ngjarje, kjo e cila tërhoqi për herë të parë rreth 1,200 çifte – nga mbarë SHBA dhe u mbajtë për herë të parë në Qendrën Botërore Financiare – Mirëpo, pas kësaj rradhe nga që kërkesat kan ardhur duke u rritur – kjo ngjarje ka gjasa të bëjë së bashku më shumë se 5.000 çifte, që janë regjistruar në listën e pritjes, thonë organizatorët, dhe dhjetra mijër të tjerë që do të ndjekin spektaklin En Blanc – E Bardha, i cili shoqërohet me koncerte natyrore me muzikë. Media njujorkeze ka shkruar kjo ngjarje është pak si një aventurë për Restorantet – e zgjedhura për dasma, për të tërhequr kaq shumë njerëz në një moment kaq të caktuar me shumë njerëz në një vend në natyrë dhe që të jenë të gjithë të veshur tërësisht në të bardhë dhe të pajisur me tavolina, karrige, tavolinë linens, porcelani, kristal, argjendi dhe një darkë të pasur me ushqimet dhe verën e preferuar.
Por, ajo që e përcakton këtë ngjarje pavarësisht nga konformitetit e të panumërta dhe “spontane”, është se si mund të mblidhen kaq shumë njerëz si mysafirë të ulur në tryezat me plot ushqim të veshur në të bardhë nga koka deri te këmbët – nën simblolin e restorantit, duke e bërë këtë të famshëm në të gjithë botën.
“En Blanc, është një nga restorantet më elegante, dhe sigurisht më evropianë në botë, si dhe fakti se askush nuk e dinte se çfarë po ndodhte, se do të mbahej ky spektakël madhështorë, edhe në Nju Jork – metropolin e botës pra vetëm se e bën atë të jetë një nga më të veçantët në botë,” ka deklaruar bashkë-organizatori i këtij spektakli në Nju Jork Gilles Amsallem. Ai shtoi, “pjesa më e vështirë për të bërë një ngjarje si kjo në New York City, është ajo e pijeve – këtu kemi hasur në probleme me mysafirët tanë, në shijen e tyre”.
Disa çifte vitet e kaluara kan patur edhe shkelje të regullave për këtë spektakël – mbasi, disa gurpe mysafirësh nuk kan pritur për të blerë verën e En Blanc, e cila është një nga verat më të mira franceze.”
Ndërsa, disa të tjerë vitet e kaluara në Nju Jork kishin sjellë ndonjë ushqimin shtesë me vete, pije të ndryshme të alkoolit, në ndërkohë që sipas rregullave të mëparshme ato duhej të blihen në përputhje me rregulloret e të gjithëve-që ka përcaktuar më parë En Blanc, e cila donte që pijet alkoolike të paktën duhet të jenë të nevojshme për të blerë vetëm nga En Blanc-o nga që ato janë në koncesionet e licencuar të shtetit.
Andaj këtë vit nuk do të lejohet asnjë lloj pije pa markën En – Blanc ka deklaruar bashkë-organizatori i këtij spektakli në Nju Jork Gilles Amsallem.
Ansambleisti Mark Gjonaj nderon Dr. Dobrecin me Proklamatë
Në proklamatë thuhet se motivacioni për nderimin e tij është duke pa punën Dr. Sim Dobrecit për të arritura të jashtëzakonshme në shkencë, kulturë, dhe art, dhe në ruajtejn e identitetit kombëtar./
Nga Beqir SINA – New York/
NEW YORK : Me rastin e takimit të 5-të me emigrantët nga Ulqini,që mbahet 2 gusht 2014 në Reç Ulqin, nderohet me këtë Proklamat nga Asambleja e Nju Jorkut, me sponsorizimin e asamblesitit shqiptar Mark Gjonaj – Doktor Simë Dobreci, nga fhsati Braticë i Ulqinit
Në proklamatë thuhet se motivacioni për nderimin e tij është duke pa punën Dr. Sim Dobrecit për të arritura të jashtëzakonshme në shkencë, kulturë, dhe art, dhe në ruajtejn e identitetit kombëtar.,,,,,,,,
“Si dhe duke parë punën e bërë prej tij dhe kontributin tk revista Buzuku e cila një muaj me parë festoj numrin jubile 40. Në këtë kontekst , theksohet në proklamatën e sposorizuar nga asamblesiti Gjonaj vlersimi është bërë duke parë se kjo revistë ishte dhe vazhdon të jetë frymzim dhe urë lidhese mes vendlindjes dhe diasporës për ruajtjen e kulturës dhe identitetit kombëtar si në Mal të Zi, po ashtu edhe në diasporë dhe veçanarisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku Dr Simë Dobrecit zë me punimet e tij shkencore një vend të veçantë dhe meriton mirnjohjën dhe falnderimin”
Proclamation
ndërsa
Simë Gjon Dobreci lindi (27.3.1934) në Braticë, Ulqin, Mali i Zi. Shkollën tetëvjeçare e kreu në Braticë e Ulqin (1953), gjimnazin klasik në Tivar (1957), fakultetin e mjekësisë në Beograd (1963). Punoi në Tivar e Ulqin (1964-1967). Shkoi në Spitalin e Prishtinës (1967), ku e filloi specializimin e dermatologjisë dhe e kreu në Zagreb (1970).
ndërsa
Me 1973 zgjidhet asistent i dermatologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës themeluar më 1969. Më 1974, ai qëndroi një vit në Klinikën dermatologjike të Vankuverit, Kanada. Në Klinikën e Prishtinës u mor me veprimtari shëndetësore, edukative dhe shkencore. Një kohë ishte drejtor i Klinikës. U zgjodh docent i dermatologjisë (1984), profesor inordiner (1989), profesor ordiner (1994).
ndërsa
Për studentët e mjekësisë botoi tekstin Dermatologjia më 1980, i cili u ribotua i përmirësuar më 1984, si dhe botimi i tretë i ripunuar më 1998, kurse ribotimi i katërt i plotësuar më 2009. Për studentët e stomatologjisë botoi tekstin Sëmundjet e Lëkurës më 1989. Më 1990/91, regjimi serb e përjashtoi prej klinikave kuadrin arsimor shqiptar. Fakulteti i Mjekësisë e vazhdoi punën nëpër shtëpia private.
ndërsa
Sa i takon veprimtarisë shkencore, Dobreci kryesisht u mor me mikozat e lëkurës. Temën e doktoraturës Dermatomikozat endemike në Kosovë e mbrojti më 1980 dhe u zgjodh doktor shkencash në mjekësi. Botoi 25 punime shkencore në revista profesionale (kryesisht në Acta dermatologica jugoslavica dhe në Praxis Medica). ndërsa
Me paraqitje të punimeve shkencore mori pjesë në Kongresin e Dermatologëve Botëror në Berlin më 1987, në Kongresin e Dermatologëve Europianë në Bari të Italisë më 1987 dhe në Konferencën Internacionale të Dermatologëve në Atinë më 1994. Prej 1994-1999 ishte kryeredaktor i Praxis Medica, revistës profesionale-shkencore të Shoqatës së Mjekëve të Kosovës. I pensionuar, tash jeton në Braticë, Ulqin, ku redakton revistën kulturore Buzuku, si dhe nga pak ende merret me profesionin e vet.
ndërsa
Për rastin e takimit të 5-të me emigrantët nga Ulqini, që do të mbahet 2 gusht 2014 në Reç (shtëpia e gjyshit tim – vendorigjina ime), në Bratica, Ulqin, nderohet me këtë Proklamat
ndërsa Duke pa punën Dr. Sim Dobrecit për të arritura të jashtëzakonshme në shkencë, kulturë, dhe art, dhe në ruajtejn e identitetit kombëtar.,,,,,,,,
ndërsa
Duke pa se revista Buzuku muaj me parë festoj numrin jubile 40. Duke parë se kjo revistë ishte dhe vazhdon të jetë frymzim dhe urë lidhese mes vendlindjes dhe diasporës për ruajtjen e kulturës dhe identitetit kombëtar si në Mal të Zi, po ashtu edhe në diasporë dhe veçanarisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Dr Simë Dobrecit meriton mirnjohjën dhe falnderimin
Assemblyman Mark Gjonaj New York State Assembly
County: Bronx
District: 80th
Party: Democratic Party
Kush është Dr. Simë Dobreci !
Simë Dobreci (lindur më 1934, në Braticë të Ulqinit), mjek i shquar dhe i nderuar në Tivar, Ulqin dhe në Prishtinë, doktor i shkencave të mjekësisë, profesor universiteti, autor tekstesh universitare dhe studimesh shkencore- profesionale, tani i pensionuar, sikur të kujton Gjon Buzukun, idealin dhe përpjekjet e tij. Ndoshta edhe rrënjët i kanë të përbashkëta Në këto anë, Doktor Sima është një majemali e lartë, e bardhë si bora e Rumisë. Trashëgoi dhe kultivoi, gjatë gjithë jetës, dashuri të veçantë për vendin dhe për kombin e vet. Emrin e ka Shqiptar, mbiemrin Njeri. Është shqiptar i mirëfilltë dhe altruist i madh, gjithnjë në shërbim të njerëzve, pa asnjë dallim. Është fisnik dhe zemërbardhë. Nuk e ndanë fjalën nga vepra.
Por, Doktor Simës i dhemb shpirti i tij prej atdhetari, i dhemb shpirti për fatin e trevave stërgjyshore, për gjakun dhe gjymtyrët e shprishura të bijve dhe bijave të Nënrumisë. Megjithatë, ashtu si Buzuku shekuj më parë, ai nuk pajtohet me këtë gjendje, me përshkrimin dhe me “vajtimin” e saj. Simë Dobreci është krenar për të parët e tij dhe ka shpresa për të ardhmen. Ka kohë që përpiqet të bëjë diçka me vlerë për brezat e kaluar, për brezin tonë dhe për brezat që do vijnë. Ndonëse me një peshë moshe mbi supe, Doktor Sima, pa ndjer lodhje dhe pa përfilluar asnjë pengesë, ashtu si rilindës i vërtetë, qëmtoi dhe qëmton me akribi dhe me përkushtim për admirim vlera, fakte, ngjarje, personalitete…, sidomos nga e kaluara e Anëssë Sipërme. I evidentoi ato me besnikëri e me korrektesë metodologjike dhe i publikoi në revistën “Buzuku”, në gjuhën e burimit të tyre. Kur lexon njeriu materialet e tilla të kësaj reviste, natyrshëm të duket sikur je duke biseduar me Gjon Buzukun, apo me tezën Tone! Të gjitha ato i shoqëroi dhe diokumentoi me të dhëna të nevojshme për burimet e tyre përkatëse. Doktor Sima, i mbështetur nga bashkëshortja e tij fisnike, zonja Lule, dhe me ndihmën e vullnetmirëve të tjerë, përpiqet me të gjitha forcat dhe me mundësitë që ka në dispozicion të shpëtojë atë që mund të shpëtohet nga pluhuri i harresës, të ringjallë atë që mund të ringjallet. Shumë nga përmbajtjet dhe ilustrimet e kësaj reviste të kujtojnë Krajën, sidomos Shestanin dhe shestanasit e hershëm, të shquar për vlera e vërtyte të larta njerëzore dhe kombëtare, pasardhësit e të cilëve, dheut dhe varreve të të parëve, fatkeqësisht, u lanë lamtumirën. O Zot, Shestani-pa shestanas! Kanë marrë botën në sy!
Koleksioni i 38 numrave të revistës “Buzuku”, të botuar deri sot, është një burim shumë i çmuar, jo vetëm për kujtesën atërore dhe kombëtare, por edhe për studuesit e gjuhës, historisë, etnografisë, folklorit etj., si të këtyre anëve, ashtu edhe në shkallë kombëtare. Koleksioni i revistës “Buzuku” është një “përmendore” e të parëve, por edhe një “arkivë” shumë e çmuar, njëkohësisht.
Doktor Sima është pjesëmarrës aktiv edhe në aktivitete të tjera shoqërore, shkencore dhe kulturore, që lidhen me Shestanin, Krajën, Anën e Malit, Ulqinin, Tivarin etj., me të tashmen dhe me të kaluarën e tyre. I vogël me trup, por i madh me shpirt dhe me vepër, Simë Dobreci, ky pinjoll dinjitoz i Gjon Buzukut dhe i të parëve të tij, është model për t’u ndjekur nga intelektualët dhe veprimtarët tjerë të këtyre trevave të Arbërisë etnike dhe më gjerë. Personaliteti dhe vepra e prof. dr. Simë Dobrecit të bëjnë të mendosh se këto treva, në të gjitha kohërat, kanë patur dhe do të kenë bijë dhe bija që e duan dhe punojnë për mëmetin, gjuhën, kulturën dhe Atdheun e vet. Ndonëse, shpesh eremitë, ata janë njerëz me dinjitet dhe me integritet shembullor, ashtu siç është edhe prof. dr. Simë Dobreci.
Fitër Bajrami falet në mesin e besmitarëve mysliman shqiptarë në SHBA
NGA BEQIR SINA, Staten Island – NY/
STATEN ISLAND NYC : Kan qenë me mijëra besimtarë myslimanë në të gjithë Amerikën që festuan ditën – Bajramin e Madh, një ditë kjo që përkon me fundin e Muajit të Shenjtë Ramazanit, dhe zgjat tre ditë dhe është një nga festat më të rëndësishme në kalendarin islamik, që besimtarët në të gjithë botën e ndajnë me familjen dhe miqtë e tyre.
Festimet që i takojnë kësaj dite si dhe shënojnë dëshirën dhe vullnetin e njeriut në emër të besimit të Zotit dhe në emër të dashurisë për njeriun dhe fenë, është një ditë përuljeje dhe falenderimit drejtuar Zotit, e cila u mbajtë tw hwnwn e 28 korrikut, herët në mëngjes, edhe, në ishullin e “Dibranëve” Staten Island, ku mendohet se jeton komuniteti më i madh mysliman shqiptarë në Nju Jork, e për rreth tij .
Për të falur Bajramin e Madh në Qendrën Islame Kulturore Shqiptare(AICC), u mblodhën së bashku disa qindra besimtarë mysliman shqiptarë, kryesisht atyre që kanë ardhur nga Mali i Zi( Kraja e Ulqini) Dibra e Madhe, por edhe nga Kosova, Shqipëria, Presheva, Bujanovci, Medvegja dhe Çamëria.
Dita e Fitër Bajramit, filloi heret, në orën 5 të mëngjesit simbas orës lokale me thirrjen e mezanit, siç quhet ajo në liturigjine islame dhe leximit të një pjese nga libri i shenjët i Kuranit. Ndërsa, në orën 5:30 – është falur namazi i Sabahut, i pasuar nga dy ligjerata njëra nga Imam Parpaniku dhe tjetra nga Imam Omer Musa bashkë me Imam Omer Kadriun nga Xhamia e Staten Island.
Kurse, Falja e Bajramit, nisi me një përshkrim të shkurtër të mënyrës së faljes dhe më pasë lutja u krye nga H. Dhulkarnein Vardari, i cili, është edhe Presidenti i Albanian Islamic Cultural Center – Qendra Kulturore IslamikeShqiptare në Staten Island – Nju Jork.
Ndërkohë, që më pasë mesazhi i ligjeratës me rastin e Fitër Bajramit u dha nga Dr. Tahir Kukaj.
Profesor Kukaj – Imam i kësaj qendre u tha besimtarëve se :”E faleminderojmë Allahun për të gjitha këto mirësi – në të gjithë – gjithësinë! Ne, shtoi ai na ka dhënë Allahu vullnet të agjerojmë në bazë të asaj se kemi qetësi dhe stabilitet, ta falim këtë Bajram – pa asnjë brengë pa asnjë shqetësim, ndërkohë, që me qindra mijëra njerëz rreth e rrotull botës, do të dëshironin ta falnin këtë Bajram ashtu si duhet dhe ashtu si ne në paqe e lumturi”, tha ai.
Duke iu referuar luftërave të përgjakëshme nëpër botë, Imam Kukaj – theksoi se me këtë rast i lutemi Zotit të ndikojë tek njerëzit, që kan influencë dhe potenciale, për të ndalur gjakëderdhjen, dhe, t’a ndalojnë atë dhe të tregojnë atë humanizëm e atë përpjekje për drejtësi. Lutjet tona, tha ai janë të veçanta me këtë rast për popullin shqiptarë në Shqipëri, Kosovë e viset shqiptare – që mirësia dhe lumturia të mbretërojë kudo tek shqiptarët, edhe tek shqiptarët e Amerikës, këtij vendi që jetojm ne – mikut të madh tonë, që vazhdon të ketë paqe dhe drejtësi.
Duke folur për këtë ditë, të bekuar, Dr Kukaj – përsëriti se Fitër Bajrami, është një rast i mirë që njerëzit të gëzohen me aktivitetin që kanw treguar gjatë muajit të Ramazanit, përmes agjerimit dhe sakrificës qw kanw bërë, punën e mirë, kan bërë për edukimin e atyre njerëzve që kan pas mundësi. Ky është një rast i mirë për të bëhet apel ndaj lutjeve duke iu drejtuar Zotit – njerëzve vullnet-mirë njerëzve që e daun humanizmin duan njeriun si një qenie njerëzore, pavarësisht , pavarësisht racën apo fesë të cilës i takojnë.
Andaj, shtojë ai shpresojmë, tek i madhi Zot! të na përgjigjet tek lutjet tona që gjakëderdhjet të ndalen, kudoqofshin, dhe këta njërëz të mos vriten më. Dhe, lutemi tek njerëzit që kan influencë dhe mund të bëjnë diçka në të mirë të njerëzimit – në mendjet njerëzore, le të luajn një rol më të madh dhe më aktiv – më të dobishëm në jetë, që të shikohen dhe të preken nga mbarë njerëzimi vlerat e humanizmit njerëzorë.
Simbas tij në botë ka njerëz të ligj – por ka më shumë njerëz të mirë në këtë botë, andaj nevojitet në praktikë të shihet humanizimi i tyre, dhe të përdoret një mendje më e zhdërvjelltë, dhe të shikohet ajo se çfarë bëhet . Spese, koha po tregon se bota, ka shumë njerëz, që e kan humbur humanizmin apo humanizmi është në rënje dhe kjo rrezikon edhe ata që vrasin – por edhe ata që vriten.
Pra, njerëzit e vullnetit të mirë, u shpreh Dr Kukaj – duhet të bëjnë çmos që sensi i hunizmit të ngritet, sepse vetëm me humanizëm dhe me paqe, njërëzit mund të jenë edhe më të pasur më fisnik më vëllazëror, dhe kjo duket në rastin kur secili është i rrezikuar, po ata që kan potenciale dhe influencë din të japin ndihmën e tyre.
Në fund ai tha se:” Të gjithë ata që kan agjëruar kan pasur mundësin të kuptojnë ndjenjën se çfarë do të thotë të jesh i mishirëshëm i ndjeshëm të bësh diçka të mirë në emër të Allahut. Muaji Ramazanti, u shreh Dr Kukaj- Imam i kësaj xhamie, ka qenë ai që na frymëzojë edhe na mbushi me atë ushqim e shpirtit, për të treguar kontiunitetin ose vazhdimësinë e aktivitetit e këtij kursi shpirtëror, që kemi pas gjatë këtij muaji të bekuar.
Kështuqë, në se dëshiron t’a dish se t’i kan pranuar të gjitha të mirat në zegjatin – vreje vetveten se si do të sillesh prej sot e tutje – A do të kesh ndonjë aktivitet që e ke kryer gjatë muajit të Ramazanit dhe do t’a kryesh edhe më pasë? Allahu -Xhelishanhu na i pranoftë lutjet tona – paqen dhe stabilitetin kudo ! Allahu -Xhelishanhu i bekoftë vendet tona, SHBA dhe Shqipërinë dhe e bekoftë mbarë njerëzimin!” përfundojë Dr. Tahir Kukaj, imam i Xhamisë shqiptare në Staten Island,
Ndërsa, Imam dhe Sekretari Qendrës AAIC, Ferid Bedrolli, tha se:” I lutem të madhi Zot! që të na e ketë pranuar agjerimin dhe të gjitha lutjet tona që i kemi bërë gjatë muajit të madhërishëm të Ramazanit. Shprehim rastin tju urojmë të gjithë besimtarëve dhe besitareve muslimane, shqitarëve këtu në SHBA dhe vëllezërve dhe motrave tanë në atdheun tonë të dashur e trojet tona etnike, që ta kenë pritur të gëzuar dhe me plot shëndet këtë Fitër Bajram. Lutemi në këtë ditë të shenjët që tju sjell të gjithëve paqe e lumturi në botë në këtë situatë të vështirë që po kalon mbarë njerëzimi” tha ai.
Besimtarët e shumtë pas faljes me këtë rast përcollën dhe urimet e tyre të Fitër Bajramit tek të gjithë besimtarët myslimanë në Shqipëri, Kosovë trojet shqiptare dhe diasporë me shpresën dhe dëshirën që viti i ardhshëm të jetë edhe më mirë. Me rastin e festës së Fitër Bajramit, edhe liderë politik, përfaqësues të bashkësive tjera fetare, dhe besimtarë shqiptarë të krishterë e ortodoks, kanë përgëzuar bashkëkombësit e tyre, në SHBA, besimtarët mysliman shqiptarë në së bashku me gjithë bashkatdhetarët tanë në trojeve etnike dhe të gjithë diasporës, për ta gëzuar këtë ditë të shenjtë – të Fitër Bajramit.
Art-40 Modele nudo, të pikturuar në pjesët intime, dalin para publikut në Nju Jork
Ngjarja e dytë vjetore u mbajtë këtë të shtunën në sheshin Columbus Circle,New York, si pjesë e ekspozitës së fundit të titulluar “Pjesët imtime të trupit të vajzave në pikturë” inskenuar nga artisti i njohur njujorkez Andy Golub/
Nga BEQIR SINA, New York/
UPPER WEST SIDE – Dyzet modele lakuriq nga disa shtete të SHBA, vajza të reja të gjitha formave dhe madhësive trupurore, të moshave nga 18 deri në 25 vjeçë, të shtunën me 26 korrik,pasdite,do të merrnin pjesë në spektakël artistik, duke parakluar lakuriq të pikturuar në dy pjesët më intime të femrave gjoksin dhe pjesën e përparme.
Ato ishin të “lyera” me bojra nga 30 artistë nga i gjithë vendi – Ngjarja u mbajtë këtë të shtunën në sheshin Columbus Circle, si pjesë e ekspozitës së fundit të titulluar “Pjesët intime të trupit të vajzave në pikturë” inskenuar nga artisti i njohur njujorkez Andy Golub.
Ky është rasti i dytë që në Nju Jork mbahet një spektakël e tillë – mbas atij që u mbajtë për herë të parë dhe hapi shumë debate. Mbasi policia vitin e kaluar arrestoi kuratorin Andy Golub duke akuzuar atë për shthurjen në publik .
48-vjeçari njujorkez, piktori i njohur Golub nisur nga ajo çka ndodhi vitin e kaluar ka arritur një marrëveshje me autoritet e qytetit , bashkinë, policinë dhe Departamentin e Kulutrës dhe Artit në fund vitin 2013 ku ai mund të vazhdojë punën e tij – me një marrëveshje që është inkurajuar për të organizuar ngjarje të këtill bile më të madhe akoma, se ajo e mbajtur vitin e kaluar.
Dhe, Departamenti i Parqeve konfirmoi se Golub ka marrë leje për aktivitetin, dhe ai nuk parashikon ndonjë problem nga New York Police Department.
Korrikun e kaluar, ai pati pikturuar modelet lakuriq para Muzeumit Guggenheim, në Times Square dhe pranë High Line.
Për seleksionimin e vajzave këtë vitë ndihmoi shumë një grup i Modeleve amerikane, vullnetare nga grupi i të Rinjëve dhe të Rejave naturiste dhe nudiste(lakuriqe) të Amerikës
Ato përzgjodhën dhe sollën 30 vajza të cilat u zhveshën lakuriq të pikturuara me bojra uji në gjoks dhe pjesën e përparme të trupit duke parkaluar më pasë në hyrje të sheshit Columbus Circle në Central Park në mes të 58- 59 të, pjesën Perëndimor .
Artistët nga i gjithë vendi deri nga Hawaii tha Golub erdhën këtë vit për ngjarjen, ndërsa shtoi si ai i kishte kthyer disa modele dhe artistë që dëshironin të merrin pjesë, mbasi kërkesat kësaj rradhe ishin të shumta.
“Njerëzit duan të jenë pjesë e një këtij projekti arti … dhe kjo e bën shumë të vështorirë për të menaxhuar aq shumë njerëz,” i tha ai shtypit njujorkez.
Pas disa orë të pikturës, modelet kaluan para publikut entusiat në një paradë e cila nisi nga Columbus Circle tek Sheshi Time nëpërmjet Broadway dhe rreth orës 6 pm(të mbasdites) dhe të hipura në një autobus dykatësh, kuratori i tyre Golub është sjellur për rreth lagjes Lower Manhattan.
Spektatorët të cilët ndoqën spektaklin duartrokitën vajzat dhe kuratorin e tyre gjatë gjithë rrugës.
Për Golub, “piktura në trupë lakuriq është puna e artitit më e vështirë në këtë moment, mbasi ajo nuk është më një pikturë në me një kanavacë, letër, murë apo gjetkë por është pikturë mbi trupin lakuriq të një vajze, ky lloj arti është argëtim dhe interaktive e artit publik,” shpjegoi ai.
“Në qoftë se ne nesër do të kemi një tjetër ngjarje, të këtillë, jam i sigurtë tha 48-vjeçari njujorkez, piktori i njohur Andy Golub se mund të ketë qindra apo edhe mijëra të modeleve që duan të dalin lakuriq me trupin e pikturuar,” tha ai.
Artistët shqiptaro-amerikanë, në edicionin e tretë të artit në Battery Garden
Nga Beqir SINA/
NEW YORK – Një grup i madh i komunitetit të artistëve shqiptarë, në Amerikë, u mblodhën të enjten në mbrëmje në lokalin panoramatik Battery Garden në edicionin e tretë të artit në New York, në një mbrëmje verore artistike e titulluar : “APEN Art 2014: Summer Soiree”, shoqëruar me një ekspozitë.
Kjo mbrëmje e bukur artistike shqiptare – për të tretin vit në radhë organizohet nën kujdesin e Rrjetit të Pro-fesionistëve dhe Sipërmarrësve Shqiptaro-Amerikanë – APEN, duke prezantuar talentet artistike dhe ekspozimin e një game të gjerë veprash të artistëve, që jetojnë dhe punojnë në diasporën shqiptare nëpër botë dhe kryesishtë atyre në zonën e Tri-Shtetshit , New York, New Jersey dhe Connecticut.
Me këtë rast disa prej tyre edhe pse jetojnë në shumë qytete metropole të botës, zgjedhin kryeqendrën e artit dhe e kulturës botërore – New Yorkun – qytet, ky i cili mbetet streha e tyre – ku artistët shqiptarë, frymëzohen dhe studion. Ata mblidhen së bashku disa herë në vitë – në aktivitete të ndryshme artistike dhe kulturore për të u takuar dhe biseduar me njeri tjetrin dhe për të shfaqur veprat e tyre, apo promovuar ndonjë vepër – dhe duke dhënë vlerat e udhëtimeve dhe jetës – që bëjnë ata larg vendorigjinës së tyre.
Kjo mbrëmje verore artistike e organizuar nga Rrjeti i Profesionistëve dhe Sipërmarrësve Shqiptaro Amerikanë – Albanian Professionals and Entrepreneurs Network – APEN, tregonë se komuniteti shqiptaro amerikane, ka shumë artistë, shkrimtarë, aktor dhe producentë, që me veprat e tyre mund të promovojnë artin dhe kulturën tonë : Shqipërinë, Kosovën dhe viset e tjera shqiptare , me dije, artin, muzikën dhe me kulturën e tyre profesionale.
Dhe, ana tjetër, është që me këtë rast vetë artistët tanë talentet e reja dhe ato me provojë, në mënyrë të ndërsjellët dhe të përsëritshme, arrijnë të njoftohen dhe të lidhen me njëri tjetrin – që të kenë edhe mundësi të bashkëpunojnë më shumë me njëri tjetrin në të ardhmen e tyre.
Në këtë mbrëmje verore artistike, ishin të pranishëm edhe ish pjesmarrësja në festivalin ‘Eurovizion’ këngëtaria nga Kosova Rona Nishliu, fotografi shqipëtar më famë botërore, Fadil Berisha, Miss Kosova Mirjeta Shala, Miss Albania Fioralba Dizdari – si dhe dhjetëra të rinj shqiptarë, të cilët janë diplomuar në universitete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe tani janë, artistë, aktorë, shkrimtar, poet, piktorë, muzikanë, pedagogë, përfaqësues të biznesit dhe profesionistë, që punojnë pranë kompanive të mëdha amerikane, të sukseshëm shqiptaro amerikan.
Kësaj rradhe ata u mblodhën së bashku më 10 prill – në lokalin e pronarit shqiptar Bateri Garden me një pamje piktoreske fantanstike nga Ishulli Elis Island dhe Statuja e Lirisë – ku shqiptarët festuan bukurinë shqiptare të artit të tyre, me piktura, muzikë klasike të autoreve shqiptarë dhe të huaj, nën interpretimin plot talent nga artistët e talentuar shqiptar.
Në fillim të fjalës së tij Presidenti i Rrjetit të Profesionisteve dhe Sipërmarrësve Shqiptaro Amerikanë – APEN zoti Edmond Çoku- ftojë të gjithë talentet shqiptare në Amerikë, të jenë pjesë e Apenit. “Shoqata, jonë, tha ai ju mirëpret të gjithëve në këtë eveniment, i cili ka për qëllim ; “njohjen e talenteve të mrekullueshme të komunitetit tonë dhe të krijimtarisë së tyre, pasionin dhe bukurin në jetën e artistëve tanë të talentuar në SHBA, që të shfaqin punën e tyre në formën e një pikture, këngë, dizajni, veshje, skulpturë apo fotoreportazhe.”…
Drejtuesja, e kësaj ngjarje kulturore Etrita Ibroci, tha se “është krenari, nder dhe eksitim se APEN për çdo vjet në Nju Jork, është duke paraqitur disa nga artistët më të njohur shqiptarë që kanë dhën kaq shumë në fushën e artit, mdaje edhe nga ata që janë dalluar edhe në skenat botërore, me talentin e tyre, hir dhe bukuri” tha ajo.
Më pas zonjusha Etrita Ibroci, e cila drejtoi mbrëmjen, ndërsa prezantoi artistët që preformuan si Albert Stanaj – një këngëtar dhe kompozitor, 20 vjeçar, i lindur dhe rritur në Yonkers, New York. , Kreshnik Zhabjaku Bariton i talentuar, Lekë Salihu – pianist i njohur, Arian Kerliu këngëtar, Laert Pasko – aktor / Drejtor, dhe Tenori Riad Ymeri – nga Kosova, foli edhe për jetën e tyre artistike arritjet dhe sukseset e çdo njerit prej tyre.
Ibroci, prezantoi znj. Mirianda Kurtishi – modeliste, Designer Fashion + 2 me dy modelet Bashkime Borova dhe Abulena Zhaku, që kishin ardhë me fustanet me një linjë dizajni që quhet Kuq e Zi , duke shtuar se ajo gjithashtu donte të njiheshin edhe me tri designers të tjera të modës, të cilët nuk mund të ishin me artistët në këtë ngjarje, për shkak të angazhimeve të tyre: Emma Saval ( në Miami); dhe Loreta Ismajli e Besa Neziri
Aktori Ari Myrtaj – foli lidhur me një ngjarje të ardhshme – atë të organizimit të Festivalit të Filmit Shqiptar që do të mbahet në tetor, në Nju Jork, ndërsa për ekspozitën e artistike, foli kuratori i saj, Alkan Nallbani, që ishte edhe vetë një nga artistët pjesëmarrës.
Kuratori Nallbani në fjalën e tij :”NEW YORK dhe jo vetëm …! theksoi se në emër të APEN (Rrjetiti të Profesionistëve dhe Sipërmarrësve Shqiptarë-Amerikan), unë jam i kënaqur për shpallë, të hapur ekspozitën e tretë vjetore të artistëve shqiptarë New York City.
“Kjo mini-panorama ofron një paraqitje të shkurtër në diasporën globale të artistëve shqiptarë, të cilët punojnë në qytetet e ndryshme metropolitane, Nju Jork dhe në botë. Më shumë se një deklaratë kuratoriale, ekspozita, tha ai flet vet si një refect mbi diversitetin dhe zhvillimin e këtij brezi të artistëve dhe ëndërrimtarë të ndryshme”.
Ata kanë përqafuar dhe zgjedhur New York Cityn, duke e bërë atë në qendër të ekzistencës së tyre, para se ata të kalojn nëpër botë, New Yorku, mbetet në thelbin e tyre krijuese, karburantit dhe frymëzimit
duke gjeneruar dialogun pjellor dhe të paparashikueshm, theksoi Nallbani.
Kuratori Nallbani tha veç të tjerash se arti i artistëve pjesëmarrës dhe i kolegëve të tyre të tjerë në komunitet për ta; “është i lidhur emocionalisht me atdheun” dhe se “ky brez i ri i artistëve shqiptarë e sheh veten si pjesë të skenës së artit të madh global, me të gjithë kompleksitetin e tij. Edhe, nëse i lidhur emocionalisht me atdheun, ky brez i ri i artistëve shqiptarë e shohin veten si pjesë e madhe skenën e artit botëror, me gjithë kompleksitetin e saj dhe mundësinë mikpritëse e tyre individuale zëra që jo vetëm jan duke u ofruar atyre mundësi por edhe të drejtën për të zënë vendin e tyre në skenën botërore”.
Kuratori Nallbani foli rreth pikturave të artistëve që kan ekspozuar punën e tyre të artit në këtë mbrëmje verore artistike e titulluar : “APEN Art 2014: Summer Soiree” : Alkan Nalbani (kurator i ngjarjes) , Emil Bakalli, Tony Curanaj, Luka Hajdini, Blerti Murataj , Gjergj Pali, Lulzim Shtini, Bekim Zeqiri, Alida Jolie, Eriola Pira , Ilo Oxa dhe Giorgio Kolaj.
Ndërsa, tha ai kan paraqitur punimet e tyre nga Kanadja: Henrjeta Meçe, Itali: Alfred Mirashi , Klodian Deda , Alban Met-hasani , Stefany Savino nga Shqipëria: Ardian Isufi , Olson Lamaj
- « Previous Page
- 1
- …
- 53
- 54
- 55
- 56
- 57
- …
- 96
- Next Page »