Saranda – një Floridë e vogël e bregdetit shqiptar
“Shqipëria e bukur – Saranda”, një qytet bregdetar i birlantë me bukuri të rrallë natyrore të bregdetit të të Shqipërisë – në detin Jon/
Nga Saranda – Beqir SINA /
SARANDE : Në kuadrin e një udhëtimi të gjatë, nëpër Kosovë, Shqipëri, dhe trojet shqiptare, këto ditë vjeshte, promovimi i turizmit shqiptarë, më tërhoqi dhe më mahniti me bukuritë e rralla të saj. Mbas vizitës time në bukuritë magjepse të alpeve të Shqipërisë, Tropojës, dhe duke zbritur në Malësinë e Gjakovës, kryeqendren e saj Gjakovën, më pas Rrafshin e Dukagjinit, Pejën, dhe më poshtë Prizerenin, Rahovecin, e rrethinat e tij, rrugëtimi im vazhdojë në Kukës, Rreshen, Milot, Laç, Fushë Krujë, Tiranë, dhe disa ditë në Përmet, “qytetin e Poeteve dhe të Trandafilave”- Tre Urat, Këlcyrën, Tepelenën e Ali Pashait, dhe një vizitë disa ditore në Sarandë, për të vazhduar me Borshin, Porto Palermon, Himarën, Dhermiun, e Vunoin deri sa të mbrrijë në Vlorë.
Sarandën, e kisha dëgjuar heret, mbasi disa nga fqinjët e mij – në kasollet e kashtës në kapmpin e interrnimit në Savër, (Kokali, Kalivjoti, Guveli, Buzi,Daka,Anastasi, dhe Xani, të cilët janë sot edhe miqt e mi të përjetshëm, -prej nga koha e keqe e interrnimit, ishin pikërishtë nga Saranda. Mirëpo, për her të parë këtë qytet e kam “vizituar” si ushtar i xhenjos, kur në vend të armës na ishte besuar lopata, për mbrojtjen e vendit nga armiku, duke ngritur si “kërpurdhat” bunkierët, të cilat na thuhej në atë kohë si po i ngrinim ato bunkier për tu mbrojtur ndaj rrezikut të Flotës së 6të Amerikane, e cila kishte një bazë në Greqinë fqinje……..
Dhe. hera e fundit në kontaktet e mija me perlën shqiptare, Sarandën, ishte një mbrëmje e 4 vjet më parë, në “Cinema Village” në Mahattan – New York, me shfaqjen e dokumentarit televiziv “Beautiful Albania – Ionian Romance Saranda” nga Qendra Kulturore Pjeter Arbnori, artistja Floriana Paskali.
Shfaqja e këtij dokumentari natyrishtë, që ka bërë efektet e veta, tek shumë shikues, dhe sidomos tek mua që me zor po prisja të vizitoja edhe një herë Sarandën, mbas asaj shfaqje mjaft tërheqëse, që i është bërë këtij qyteti në kineman “Cinema Village” në qytetin e New Yorkut në zonën ku ndodhen një serë kompleksesh të kinemave të njohura të qytetit. Premiera e dokumentarit “Shqipëria e bukur – Romanca Joniane – Saranda”, ishte ashtu siç është vërtet Saranda, me një paraqitje të birlantë të asaj bukurie të rrallë natyrore të bregdetit të Sarandës.Në premierën e dokumentarit “”Beautiful Albania – Ionian Romance – Saranda”, është dokumentar, të cilin ju mund të shikoni live, në se planifikoni të vizitoni vetë Sarandën, këtë “Parasjen – Paradise” e riverës shqiptare – në bregdetin e detit Jon.Ngado që ta vështrosh qytetin të sillen për rreth teje, pamaje të cilat nisin me qytetin e bukur të Sarandës, për të vijuar me tej me:Detin e Manastirit, mozaikët e lashtë në “dyshemen” e tij, Manastirët e Mesopotamit, Kostanin, Kishën ortodokse Saint Geroge, etj, qytetin e lashtë i Foinike, edhe kështjella e Ali Pashës, Kalaja e Lekuresi dhe ajo e Borshit si dhe kompleksit bektashian në Rusan.
Pikiatë përgjatë rrugës së re, futesh menjëherë në ujin e kristaltë, ujë i pastër si “pika e lotit”, vënde vendë edhe rërë, plazh me guraleca, shkëmbinjë të “çarë” nëpër një mori galerish në formë “Jacuzzi” natyralë, në mes të shkëmbinjëve bregdetar që rihhen nga dallgët e detit Jone.
Vizita më tej vijon duke eksploruar nëpër kodrat buzë bregut, plot me ullinjë e protokalle, dhe furta tropikale(banane ne mes te qytetit), deri sa zbret në plazhet e madhështore të Kakomes, Bunets, Borshit, etj … nga pamjet e mahnitshme të Parkut Kombëtar të Butrintit( mbrojtur nga UNESCO), Plazhet e Ksamilit, burimi i “Syrit të Kaltër” Plazhet e Borshit, deri tek një vështrim i gjatë që “bie” më poshtë në jug, në vargun e plazheve shkëmbore, “përqafuar” me njëri tjetrin përmes një bukurie tjetër përrallërore –deri në Plazhet e Qeparoit e duke vijuar deri në Qafën e Llogaras.
Kudo nga kjo vizitë dallon menjëherë dhe fare lehtë, vlerat historike e natyrore,të këtij qyteti Sarandes, ndërsa pushon pak në ndonjë lokal të cilët janë të shumtë,dhe shijonë me kete rast edhe ushqimet e pergatitura nga kuzhinat bregdetare, sidomos ato me “fruta deti”, ose ka edhe te tjera lokale me ushqime dhe zakonet e traditat banorëve, bregdetar mish te pjekur ne hell dhe kukurrec. Rënja e komunizmit, dhe hapja e Shqipërisë, i ka dhënë shumë vlera turistike Sarandës, për promovimin e këtij bregdeti me një klimë joshëse për vizitorët – sidomos atyre të turistëve të huaj, te cilet ne cdo sesion i gjen te ardhur nga vendet skandinave, gjerman e hollandez, apo nga Europa lindore, polonia , cekia, hungaria, dhe rusia, por cdo sesion gjen edhe vizitore te shumte nga e gjithë Shqipëria, Kosova, dhe trojet shqiptare e diaspora, ku disa pej tyre kan blere edhe banesat e tyre ne sarande. Saranda, ka një turizim vjetor i cili fillon qysh në hapjen e sesionit të plazhit, dhe ashtu si Karaibet ose Florida në SHBA, vazhdon me turizmin gjatë gjithë vitit Ish Konsulli i Përgjithëshëm i Shqipërisë në SHBA, z. Dritan Mishto, në shfaqjen e dokumentarit për Sarandën, në “Cinema Village” në Mahattan – New York, me shfaqjen e dokumentarit televiziv “Beautiful Albania – Ionian Romance Saranda”, pati thënë se “Jemi mbledhur në këtë sallë kinemaje, për të ndjekur një dokumentar, i cili në fakt, mbasi ju t’a shikoni patjetër që do të “fluturoni” për një moment “në mendjen” tuaj – të ngacmuar nga ndjenja që ndoshta, edhe për t’a shijuar, qoftë edhe një sesion veror edhe ju atë mrekulli që e ka krjuara natyra Bregdetin e Sarandës” tha zoti Mishto.
Kurse Presidentia e organizatës së gruas shqiptare në Amerikë ” Motrat Qiriazi” Dr. Anna Kohen mbasi ka parë dokumentarin televizivë për Sarandën, thotë se ” Jam e bindur, se ndonjeri prej jush do të grishet nga ky dokumentar, për të shkuar në Shqipëri, këtë verë dhe për të ndaluar një sesion pushimesh në në perlën e riverës së Jonit Bregdetin e Sarandës. Unë vetë theksojë ajo jam e lumtur për këtë, sepse ne kemi çfarë t’i tregojmë edhe Amerikanëve miqve tanë me këtë bukuri të rrallë, nëpërmjet filmit dokumentar “Beautiful Albania – Ionian Romance – Saranda”.
Saranda është qytet në Shqipërinë jugore i vendosur ne bregun e detit Jon. Është e vendosur ne një shpat mali.
Gjeografia
Nga veriu qyteti Sarandë kufizohet me Kakomenë dhe Hamalloin, nga juglindja me Lëkurësin (fshati shpërngulur qysh në kohën e Luftës së Lëkurësit, më 1878, sot topogërmadhë), nga lindja me Gjashtën dhe nga perëndimi me Detin Jon. Saranda ka një klimë tipike mesdhetare. Saranda ka numrin më të lartë të ditëve me diell edhe në Evropë, mbi 270 ditë. Pasuritë natyrore. Zona e Sarandës karakterizohet nga një numër i madh habitatesh natyrore, gjysmënatyrore dhe artificiale. Ka një bimësi të larmishme tipike mesdhetare. Zona njihet për prodhimin e agrumeve dhe ullirit, ndërkohë që pemët frutore zënë rreth 30 për qind të sipërfaqes. Pasurisë bimore të Sarandës i shtohet edhe bimësia ujore e detit Jon. Në thellësitë e Jonit nuk mungojnë edhe koralet. Zona u afron vizitorëve vendas dhe të huaj pamje spektakolare të ujërave blu. Zona e Sarandës ka një botë shtazore të pasur, si derri i egër, lepuri, çakalli, dhelpra, ujku, sorkadhja, thëllëza, rosa etj. Disa rezervate, si ai i pyllit të Butrintit, Stillos, Corrajt, Muzinës, janë një vend gjuetie mjaft i përshtatshëm për amatorët e këtij sporti. Edhe pasuria ujore dhe shtazore e detit Jon është e shumëllojshme. Delfinët janë miq të qytetit, duke u afruar brigjeve të Sarandës. Një breshkë e llojit Careta-Careta është parë së fundmi në Butrint. Ujërat detare janë jashtëzakonisht të kthjellëta dhe me ngjyrë blu. E gjithë zona ofron habitate të çmuara me peshq dhe lloje të tjera kafshësh detare. Bregu i detit Jon është në shumë zona ende i virgjër dhe jashtëzakonisht i bukur. Në këtë zonë përfshihet laguna tipike mesdhetare e Butrintit, rreth 1600 ha. Laguna është e pasur me bimësi që shërben si ushqim për llojet e shumtë të peshqve. Laguna është gjithashtu vend ndalese për mijëra zogj ujorë dimërorë dhe shtegtarë. Për shkak të rritjes së shpejtë urbane të Sarandës, pas rënies së komunizmit, ka lagje dhe toponime të reja. Para vitit 1992, qyteti Sarandë kishte këto lagje : Limani (i thonë edhe Limjon/i), Butrinti[2].
Qishmëdhe/ja – kishë nën dhe, në krye të malit të Gjashtës, në JL. Ky emër shqip është zëvendësuar me atë grek, Sarandë, për shkak të ndikimit të gjuhës e fesë greke, në periudhën kur kisha greke forcohet në jugun i Shqipërisë. Ky vend – tregojnë të moshuarit – dikur heret ka qenë kthyer në një vend pelegrinazhi, është trajtuar si vend i mirë ku shëroheshin sëmundjet, sipas bestytnive popullore. Me kohë, pas ndërtimit të kishës sipër, ka humbur emri shqiptar Qishmëdhe, duke fituar ngarkesën e re fetare Onkezmo Qishmë dhe – Sarandë. Shizma 1041, ndarja e kishës katolike nga ajo ortodokse. Emri antik Onkezmo ka orientim kristian perëndimor dhe pastaj kalon në Sarandë, kristianizmi lindor ortodoks. Pra, Qishmëdhe – ja është emëri autokton që zëvendëson Onkezmus e Saranda. Ky emër ka rezistuar qysh nga koha e lashtë e gjer tani. Tregojnë se ky vakëf (Qishmëdheja) ka pasur 900 dhi malteze pëlleja. Kur mileshin dhitë lartë te kisha, qumështi do të kalonte me tubo qeramikeje poshtë në disa depo të ndërtuara qysh në atë kohë, dhe që sot po shkatërrohen me buldozera për ndërtimet pa plan, që po bëjnë qytetaret.
Demografia
Nën juridiksionin e bashkisë janë pesë lagje dhe tri fshatra: Gjashta, Metoqi dhe Shelegari. Në janar të vitit 2007, qyteti numëronte mbi 35.000 banorë dhe njihet si një zonë me emigracion të madh. Jeta mesatare i kalon të 72 vjetët. Qyteti bregdetar ka një përbërje të larmishme etnike dhe krahinore. Pas Luftës së Dytë Botërore, popullsia e qytetit të Sarandës u rrit në mënyrë të qëndrueshme deri në rënien e komunizmit në vitin 1992. Pas kësaj date, qyteti i Sarandës kishte rritje të shpejtë së popullsisë kur shumë shqiptarë nga rajone të tjera u vendosën atje. Emrat e mëposhtme janë të njerëzve dhe familjeve që u vendosën në Sarandë deri 1945.
Ekonomia
Saranda është një qendër e rëndësishme turistike në Shqipëri. Burim kryesor i të ardhurave është turizmi dhe emigracioni. Pozita e saj gjeografike favorizon shumë bujqesinë dhe blegtorinë. Edhe pse pas komunizmit prodhimi është shumë i pakët. Në zonën përreth Sarandës u ndërtuan me pune vullnetare rinore dhe me te burgosur jo politike tarraca me agrume te cilat ne te shumten e rasteve u shkatërruan pa u ngritur as edhe një padi e vetme nga asnjë instance.
Historia
Saranda është një qytet me më shumë se 2000 vjet histori, ngritur në zonën e bregdetit jugor të Shqipërisë, i pasur në vlera të rralla të trashëgimisë kulturore dhe arkeologjike shqiptare, por edhe evropiane. Në fillimet e tij, qyteti ka shërbyer si një portë për qytetin antik të Finiqit dhe si rrjedhojë edhe si portë hyrjeje për në rajon. Kjo trashëgimi e pasur arkeologjike e gërshetuar me bukuritë e natyrës, si dhe portin e saj natyral, përbën bazën më të rëndësishme për të promovuar zhvillimin e imazhit aktual të Sarandës, si një destinacion i turizmit klasik botëror, si dhe për të tërhequr tregun e turizmit të veçantë. Saranda ka përfituar gjatë viteve të fundit prej tërheqjes së pushuesve vendas dhe të huaj. Vitet e fundit vihet re një “boom” i industrisë së ndërtimit, i cili ka ndryshuar imazhin e qytetit nga një vend i qetë bregdetar pushimesh në një zonë masive ndërtimesh, ndër të cilat gjenden dhe shumë ndërtesa të paligjshme. Aktualisht, Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit është gjeneruesi parësor i turistëve ndërkombëtarë, të cilët vijnë kryesisht si vizitorë ditorë nga ishulli i Korfuzit në Greqi, pas një udhëtimi të këndshëm rreth një orë me anije.
Saranda ne kohët e hershme
Për herë të parë emri i Sarandës përmendet në vitin (1412).Deri ne shekullin e 4 pas Krishtit ishte nen perandorine Romake dhe kjo gje vërtetohet nga rrënojat e mureve rrethuese, pjese te te cilave ndodhen edhe ne shetitoren e qytetit. Nga shek. i 4 deri ne shekullin e 6, Saranda ishte nen perandorinë Bizantine. Saranda është qytet në jugperëndim të Shqipërisë, e vendosur në bregdetin jonian. Emri Saranda vjen nga një manastir i hershëm kristian që i kushtohet Dyzet Shenjtorëve (“Ágii Saránda” në greqisht, “Santi Quaranta” në italisht).Më parë, në lashtësi ku dhe eshte permendur nga disa historiane te asaj kohe si Straboni, Ptolemeu, Ciceroni njihet me emërtimin, Onhezmi. Kjo fjale ka 2 kuptime. Sipas gjuhës latine, Onhezi ishte një ere juglindore e cila frynte dhe lehtesonte udhetimet dhe kuptimi i dyte eshte se sipas legjendave Onkizi ishte babai i Eneas. Dhe shumë më vonë, gjatë pushtimit fashist italian të Shqipërisë më 1939, u quajt Porto Eda për nder të vajzës më të madhe të Benito Mussolinit. Onhezmi (Saranda), ne lashtesi ishte nje qytet port. Ajo ishte nje nga portat ne mund ta quajme te tille, e cila bente lidhjen e ballkanit perendimor me vendet e Europes lindore, dhe nje pike strategjike ekonomike shume e favorshme per iliret.
Popullsia dhe qyteti në shekullin 20
Në vitin 1927, Saranda kishte rreth 800 banorë, ndërsa gati dhjetë vjet më vonë kishte 1800 banorë. Në këto vite pati një zhvillim urbanistik, ndërtohet moli, hapet shëtitorja anës detit, ndërtohen edhe shtëpitë e para dhe një seri magazinash e dyqanesh. Në vitin 1957 qyteti bëhet qendër administrative.
Në vitet 1960-1980, Saranda promovohet si “ofertë turistike e Shqipërisë” jo vetëm për vizitorët shqiptarë, por edhe për ata pak vizitorë të huaj që gati numëroheshin me gishta në shtetin e rrethuar me tela në mes të Evropës. Por gjatë kësaj periudhe u kryen edhe investimet e para, veçanërisht në kurorën e gjelbër të Rivierës. Mijëra të rinj punuan në aksione për t’i kthyer kodrat përreth në brezare ullinjsh, portokajsh dhe limonësh.
Nga viti 1960 deri në vitin 1982, popullsia e Sarandës u rrit me një ritëm mesatar vjetor prej 2,7 për qind. Në atë periudhë qyteti i Sarandës numëronte rreth 15 mijë banorë dhe zhvillimi ishte mjaft i kufizuar. Në vitet 1990-2004 qyteti njeh një ritëm zhvillimi dhe një rritje të popullsisë, kryesisht prej ardhjes së mjaft familjeve nga zona të ndryshme të Shqipërisë. Në vitin 1999 popullsia ishte 26.512 banorë.Nën regjimin otoman Saranda u bë me një dekret të Portës së Lartë pronë private e Sulltan Abdyl Hamitit. Më pas, Ahmet Zogu “e mori” këtë perlë të bregdetit, gati 200 vjet më vonë, “dhuratë” nga parlamenti i kohës që kontrollohej prej tij. Në sundimin e Benitto Musolinit, qyteti i Sarandës mori emrin “Porto Eda”, për hir të bijës së vet.Pas Luftës së Dytë Botërore, disa zyrtarë të lartë të regjimit komunist e kishin qytetin si strehën e tyre turistike dhe të gjuetisë.
Zhvillimi i qytetit në kohën e sotme
Qyteti i Sarandës po njeh një zhvillim të vrullshëm të sektorit bankar. Bankat kryesore në Shqipëri kanë hapur në këtë qytet filialet e tyre, duke i kushtuar veçanërisht rëndësi shërbimit bankar gjatë sezonit veror. Deri tani ushtrojnë aktivitetin e tyre bankar mbi 12 operatorë dhe shumë shpejt pritet të hapen edhe 2 të tjera.
Saranda ka një spital civil, ku trajtohen të gjitha rastet e mjekimeve dhe për ato më të rëndat bëhet në një kohë të shpejtë transferimi drejt Tiranës apo drejt spitalit të Janinës (Greqi). Shërbimi në spital është tërësisht falas. Në Sarandë ka edhe shërbim urgjence dhe spital ditor. Ka gjithashtu ambulanca publike dhe klinika të specializuara. Kompanitë e telefonisë celulare Vodafon dhe AMC, si dhe Albtelekom, ofrojnë shërbimin në Sarandë, ku sigurohet mbulimi i gjithë zonës përfshi edhe atë rurale me sinjal.
Në amfiteatrin e qytetit antik të Butrintit mbahet për çdo vit Festivali Ndërkombëtar i Teatrit “Butrint 2000”, me pjesëmarrjen e mjaft trupave teatrore evropiane. Në kinoteatrin e Sarandës vihen në skenë shfaqje të shumta. Gjatë muajve të verës jo vetëm trupa e estradës së Sarandës, por edhe trupa të tjera brenda dhe jashtë vendit, japin shfaqje të ndryshme në qytetin që “përmbytet” nga vizitorët. Në qytetin e Sarandës ndiqen tre kanale televizive lokale, si dhe të gjitha kanalet kombëtare, duke mos përjashtuar edhe disa kanale televizive greke dhedisa kanale televizive greke dhe italiane. Gazetat kombëtare mbërrijnë në qytet nga Tirana afër mesditës, ndërsa gjatë sezonit del në Sarandë gazeta “Saranda”, e cila ka një pjesë të faqeve dhe në gjuhën angleze.
Energjia elektrike nuk njeh ndërprerje gjatë dy viteve të fundit në Sarandë, përveç në rastet e ndonjë defekti në linjat e tensionit të lartë. Shumica e lokaleve dhe bar-restoranteve kanë si burim paralel rryme elektrike gjeneratorët.
Tregu i frutave dhe i perimeve, ku gjenden ushqime organike të fermerëve të zonës, është në qendër të qytetit.
Saranda ka traditë në prodhimet bujqësore dhe gjatë verës tregu njeh çmime mjaft të favorshme. Por funksionojnë më së miri edhe marketet e vogla dhe të mesme, të cilat janë të shumëllojshme me artikujt e përdorimit të gjerë. Pothuajse gjatë gjithë ditës dyqanet ushqimore janë të hapura. Ndërsa njësitë që shesin suvenire janë në qendër të qytetit, fare pranë kinoteatrit. Dyqanet zakonisht hapen në orën 7.30-8.00 të mëngjesit dhe mbyllen rreth orës 21.00 të darkës.
Në Sarandë prodhimet e detit gatuhen kryesisht të zgarë. Në përgjithësi, ushqimet janë të pjekura mirë, përdoret edhe gatimi me avull. Pjatat e dyta të mishit janë me bazë qengji, gici dhe viçi. Si pije gjatë ngrënies përdoret shpesh rakia dhe vera.
Tradita Kultura Shqiptare – Rrënojat e lashta: Mozaiku
Saranda e sotme, (që e ka origjinën nga Hagioi Saranda – manastiri i Dyzet Shenjtorëve, ndërtuar në shek. VI në majë të malit që ngrihet mbi qytet), është një nga portet bregdetar të Epirit të Vjetër, në ekstremin jugor të Shqipërisë, përball ishullit të Korfuzit, dhe 20 km nga Butrinti. Njohja e urbanizmit të saj si dhe studimi konkret i monumenteve, paraqet vështirësi, fenomen ky që ndodh në pjesën më të madhe të qendrave ku qyteti modern zëvendëson atë antik. Mbetjet e konsiderueshme të një kompleksi sinagoge, të shek. V e VI në qendër të qytetit, ishin objekt i studimit dhe gërmimit arkeologjik të kryer gjatë vitit 2003.130 Bazilika paleokristiane, e gërmuar gjatë disa sezoneve arkeologjike, rreth pesëmbëdhjetë vjet më parë nga Kosta Lako përbën fazën përfundimtare të transformimit të kompleksit të kultit hebraik në ndërtesë të kultit kristian.
Motivet, ngjyrat dhe teknika e punimit janë të njëjta me mozaikun e dyshemesë së dhomës me menorah. Të dy dyshemetë, duhet të jenë realizuar në të njëjtën kohë. Në ndërtimet-ambiente që i përkasin fazave më të hershme se sa ndërtimi i bazilikës, hyn dhe rezervuari i ujit, i shënuar B në plan, i cili është i futur pjesërisht në tokë dhe duhet të jetë bashkëkohor ose me krijimin e mozaikut të fazës së dytë ose me atë të fazës së tretë. Mesa duket bëhet fjalë për rezervuar ritual, mikva’ot, të fesë hebraike.
Përmeti, një udhëtim në qytetin e poetëve dhe të Trëndafilave
* Kur vizitova Permetin mu kujtua Kosina, dhe “varret Greke”, pikërisht ato varre, ku prifti bukshkalë vodhi eshtra shqiptare, duke i zhvarrosur e rivarrosur shqiptarët si grekë, gjoja janë ushtarë grekë të Luftës së Dytë Botërore/
*Në Përmet mësuam se më datën 14 tetor 2016 u formalizua Binjakezimi nga Këshilli Bashkiak Përmet midis Bashkisë Përmet dhe Komunës se Rahovecit -Kosovë .Në ceremoni morën pjesë Kryetari i Komunës së Rahovecit ,Kryetari i Keshillit të Rahovecit si dhe një Grup këshilltarësh të kësaj komune.Kjo në respekt të mikpritjes ,mbështetjes të vëllezërve kosovarë në vitin 1999 nga qytetarët Përmetare.
Nga Përmeti Beqir SINA//
PËRMET : Në rrugëtimin tim nëpër Shqipëri, Kosovë dhe trojet shqiptare, vendosa të vizitojë edhe qytetin e “Trandafilave” ose sic e thërrasin ndryshe “Qytetin e Poetve”. Ai është Përmeti një qytet ky që ndodhet në juglindje të Shqipërisë, buzë lumit të Vjosës dhe rrëzë malit të Dhëmbelit, 30 km larg kufirit me Greqinë, me të cilën lidhet nëpërmjet pikës doganore “ Tre Urat “.
Eshtë 70 km larg nga qendra e Qarkut dhe Prefekturës së Gjirokastrës ku bën pjesë si dhe 230 km larg Tiranës. Lumi Vjosa, që përshkon 58 km brenda rrethit, është lumi i dytë në Shqipëri për rezervat hidrike që përmban dhe krijon një luginë shumë të bukur që fillon me hyrjen e tij në Shqipëri në Çarshovë dhe e mbyll përkatësinë përmetare në kufi me rrethin e Tepelenës.
Përmeti njihet ndryshe edhe si qyteti i Frashërllinjëve – tre vëllezërve Abdylit, Samiut, dhe Naimit. ose qyteti i “Usta Laverit” dhe sazeve të Përmetit.
Këtu do të lindte një poet si Naim Frashëri, poeti i rilindjes me poemën e tij të famshme “Bagëti e Bujqësia”. – “Do këndoj bagëtinë që mbani ju e ushqeni/O vendëthit e bekuar ju mëndjen ma dëfreni”, shkruan Naimi, dhe me këtë ka parasysh përmetarët e mrekullueshëm dhe natyrën e rrallë të vendit, ku kurora e gjelbër zbukuron kryet e qytetit të vogël, ndërsa “Guri i Qytetit” është kthyer në simbol identifikues.Ndoshta jo vetëm prej bukurisë së natyrës por edhe për bukurinë e këtyre njerëzve, numri i turistëve të huaj që vizitojnë Përmetin, sidomos nga pranvera deri në vjeshtë, është shumë i lartë.“Ne jemi me fat, thotë pronari i hotel “Ramizi”, ku unë jam akomoduar për disa ditë, në Përmet,zotit Ramiz Shahini,bashkëshortja e të cilit është edhe mbesa e Thanas Laskos, një atdhetar i kolonive të para, në Bostonin nolian, që jetojmë në këtë qytet ku hotelet tona nga muaji maj deri në Tetor janë plot me turistë të huaj, dhe vendas, të cilët vijnë për ta vizituar qytetin e Permetit, dhe bëhen miq me ne përmetarët, tha ai.Ramiz Shahini është njëri prej atyre sipërmarrësve më të suskseshëm në qytetin e Përmetit. Ai ka një hotel me 18 dhoma. Ku përfshihen: bari dhe restorantime një ekspozitë fotografishë dhe pikturash me pamje piktoreske nga Përmeti dhe pikat turistike.Ramizi ka ndërtuar një punishte të vogël për prodhim verërash , rakie Përmeti, glikosh, dhe të gjitha recelnave, për ti dhënë kënaqësinë turistëve të huaj dhe vendas.Ai thotë se kanë qenë të shumtë turistët gjermanë, anglezë, turistët spanjoll, amerikanët, , australianët, që kan ardhur këtë sezonë dhe kan frekuentuar, e më pas kan shijuar mrekullitë e natyrës dhe të veprvae historike dhe ato të trashëgmnisë klutorore në Përmet.”Turistët vendas e të huaj më së shumti, sidomos ata gjerman, dhe skandinav, mbasi vijnë në këtë qytet shpenzojnë pak kohë për të vizituar kishat dhe manastiret që janë të shumta në këtë zonë dhe kan një histori të lashtë” tha Ramizi i cili luan dhw rolin e ciceronit.
Me tej ai tha se një pjesë e turistëve shkojnë në Hotovë, mes erës së pishave e bredhave të parkut, për të bërë një banjë kuruese në Bënjë, apo për të bërë një vizitë në Frashër, ku ndonëse shtëpia e vëllezërve rilindas është në gjendje të mjeruar, fshati është prapë i bukur dhe ka vlerë të vizitohet.
Kur vizitova Permetin, mu kujtua Kosina, dhe “varret Greke”, pikërisht ato varre, ku prifti bukshkale vodhi eshtra shqiptare, duke i zhvarrosur e rivarrosur shqiptarët si grekë, gjoja janë të ushtareve grekë të Luftës së Dytë Botërore/
Mirëpo, një avokat i njohur i kësaj zone, Avokati gjirokastrit, Edmond Kore, mësohet të ketë thënë se për rastin e zhvarrimit të 69 eshtrave shekullore në fshatin Kosinë, është konsumuar vepra penale e “dhunimit të varreve” sipas tij.“Më e papranueshme është se kjo vepër penale ka ndodhur brenda territorit të shtetit shqiptar, duke shkelur hapur ligjet dhe duke mënjanuar respektimin e legjislacionit shqiptar për kryerjen e veprimeve të tilla”, shprehet Kore.Sipas tij, hapja e një varri, pa qenë pjesëmarrës pasardhësi i të vdekurit dhe pa marrë lejen nga institucionet e autorizuara nga ligji, quhet dhunim varri.Kore argumenton se gjatë 20 viteve të fundit në shtetin grek kanë vdekur me qindra emigrantë shqiptarë dhe trupat e tyre ndodhen në varrezat publike.Për paralelizëm, avokati kujton marrëdhënien ndërshtetërore midis Shqipërisë dhe ish-Jugosllavisë, rreth viteve 1970, kur me komision shtetëror është bërë zhvarrimi i luftëtarëve shqiptarë të rënë në Luftën e Dytë Botërore në tokë jugosllave, deri në Vishegrad. “Ushtarët e zhvarrosur u sollën në atdhe me nderime zyrtare të të dyja shteteve, deri në vendkalimin e Hanit të Hotit (Shkodër), me kufi me Malin e Zi.Ndërkohë, pretendohet se ushtarët grekë janë vrarë në territorin shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore, ashtu si luftëtarët shqiptarë që ranë dëshmorë jashtë kufirit në të njëjtën periudhë”, thotë Kore, ndërsa reagon se “qeveria greke ka deklaruar se në Shqipëri kanë rënë në luftën italo-greke mbi 8000 ushtarë, por në fakt numri i tyre është tepër i vogël, nga çfarë thotë pala e interesuar. Këto manovra janë të dëmshme për sigurinë kombëtare, pasi grekët mendojnë jo për sot, por për 100 vjet më pas”.Përmeti , të jep mundësnë të shikosh rrugicat e kalldrëmta të zones së vjetër të qytetit por edhe fshatrat e vjetër, kishat sidomos, si ajo e Leusës dhe e Kosinës, në stilin e mrekullueshëm bizantin, ashefet e pasura të amvisave përmetare, mbushur plot e përplot me zahire, që me punë gjatë gjithë verës janë përgatitur për dimrin, deri në pranverën e vonë, me vazot e qelqta me gliko, turshitë e shumta dhe gatimet e famshme përmetare, të denja për një tavolinë feste me mbretëreshë rakinë dhe verën e zonës.Më herët, udhëtarët e huaj që e vizituan Përmetin ishin Evlia Çelebiu, F. Pukëvili, Edit Durham, etj.të cilët kanë folur me konsiderata për mikpritjen, bujarinë, pastërtinë e popullsisë përmetare.Qyteti ka marë formën e një qyteti modern pas rregullimeve urbanistike të cilat janë kryer në vitin 1964. Ai ka një arkitekturë tipike me një shesh qëndror dhe me rrugë që zbresin nga kodrat e Bolëngës në qendër të qytetit, gjer buzë Vjosës ku ka rrugë paralele me lumin me shumë sipërfaqe të gjelbëruara e lulishte”. Një gazetare shqiptare në reportazhin e saj për Përmetin shkruante, se “Përmetarët i ruajnë me fanatizëm fjalët e miqve, që përligjin mikpritjen, si të kenë frikë se mos, këtë herë miqtë nuk u kënaqën sa duhet e ata patjetër duhet të dinë se si janë pritur miqtë në vite. Mirëpo ne nuk kishim nevojë për konfirmimet e Çelebiut apo fjalët e bukura të Edit Durham, sepse asgjë nuk kishte ndryshuar, as shija e mikpritjes, as shija e ushqimeve e as bukuria e natyrës. Edhe trëndafilat shekullorë, po aq mahnitshëm ishin harlisur sikundër kishin bërë edhe kur kishte kaluar aty “Krajlica e Shqiptarëve”, siç e kanë quajtur malësorët shqiptarë udhëtaren Durham.”
“Qyteti i Përmetit është sinonim i një qyteti me një mikpritje të rrallë, qytet i luleve, i këngëve popullore, lirike me saze, qytet i verës e rakisë dhe glikove tipike e unikale si ajo e arrës, kumbullës, kajsisë, etj”, na thotë Denada, që u bë vite tashmë që merret me turizmin, si bashkëpunëtore në shumë projekte të mbështetura prej shoqatës “Pro Përmet”. Edhe qyteti brenda ka bukuri, ndonëse është i vogël, ka rrugica karakteristike me kalldrëm dhe shtëpi me arkitekturë të veçantë, ndërsa në periferi ka disa ura tipike me harqe, ndërtime të shek. të XVIII-të, si ajo e Katiut, Bënjës etj.,por ka edhe natyrë të mrekullueshme përqark në të gjithë zonën.Është mëkat të mos e vizitosh të paktën një herë një qytet si Përmeti. “Gjithë treva e tij është kulturëdashëse” ka thënë një permetare e quajtur Denada, për gazetaren Flora Xhemani, në një reportazh të saj, duke shtuar se” qyteti ka filluar ta dojë shumë këtë punë që bën, për shkak se sa më shumë futet thellë në histori e në vlera të kësaj zone, aq më shumë gjëra të bukura gjen”.Më tej ajo shpjegon se për poratil “Shqip” se:’Në qytet e rreth tij ka shumë objekte monumente kulture si kisha postbizantine e Shënepremtes e Leusës, Kosinës, Bualit, Bënjës etj. Ne e dinim që edhe disa ditë nuk do të na mjaftonin për të vizituar gjithë ç’kishim dëshirë të vizitonim, sepse koha nuk mjaftonte për të marrë në këmbë kanionet e Bënjës e të Lengaricës, por edhe fshatrat e bukur përmetarë ishin shumë e nuk mund t’i vizitonim të gjithë. Dëshirën e kishim për në Frashër, meqë donim të vizitonim edhe shtëpinë e vëllezërve të mëdhenj. Por edhe deri në Kosinë do të hidheshim për të admiruar kishën e stilit bizantin të Shën Mërisë. Nuk të çudit aspak fakti që ky vend i vogël është vendlindja e pishtarëve të Rilindjes Kombëtare vëllezërve Frashëri, e dhjetra dijetarëve, studjuesve, artistëve në fushën e pikturës, skulpturës, historisë, gjuhësisë, muzikës popullore, etj., si Dora D’Istria (Elena Gjika), Odise Paskali, Janaq Paço, Fatmir Haxhiu, Tefta Tashko, etj.”
Në Përmet mësuam se më datën 14 tetor 2016 u formalizua Binjakezimi nga Këshilli Bashkiak Përmet midis Bashkisë Përmet dhe Komunës se Rahovecit -Kosovë .Në ceremoni morën pjesë Kryetari i Komunës së Rahovecit ,Kryetari i Keshillit të Rahovecit si dhe një Grup këshilltarësh të kësaj komune.Kjo në respekt të mikpritjes ,mbështetjes të vëllezërve kosovarë në vitin 1999 nga qytetarët Përmetare.
Nga Wikpedia : Përmeti është qytet në juglindje të Shqipërisë dhe qendër e njësisë administrative me të njëjtin emër Rrethi i Përmetit.
Etimologjia
Në antikitet kjo zonë njohej me emrin Trifilia dhe qe pjesë e “Rajonit Melotid”[1]. Sipas legjendës qyteti ka marrë këtë emër nga heroi i kohëve të lashta i quajtur Premt i cili për të mos rënë i gjallë në duart e armiqve u hodh nga “Guri i Qytetit”, një shkëmb në afërsi të qendrës së qytetit.Karakterisitikë e qytetit është rritja e trëndafilave në lulishte dhe oborret e shtëpive të vjetra ndaj Përmeti njihet ndryshe si Qyteti i Trëndafilave.
Gjeografia
Qyteti zë një sipërfaqe të vogël. Teritori i rrethit ka formën e një gjashtëkëndëshi të rregullt me shtrirje gjatësore veriperëndim-juglindje.
Demografia
Popullsia ne qytetin e Permetit eshte rreth 13.000banore.
Historia
Qyteti u krijua si një qendër administrative, në shekullin e XV dhe XVI, cituar nga të dhena historike turke, si një lokalitet i pasur me tregje, dyqane magazina dhe bujtina, kështu kjo zonë ishte një qendër e lulëzuar komerciale. Të dhëna historike otomane e viteve 1431 – 1432 referojnë se qyteti kishte 42 shtëpi ndërkohë në shekullin XVI numëronte 136 shtëpi. Ne vitin 1938 Përmeti kishte rreth 3000 banorë dhe 104 fshatra si zona të ndara. Gjatë Luftës së Dytë Botërore është djegur e përmbytur katër herë duke e shndërruar kështu disa herë.
Tradita Kultura Shqiptare
Në qytet vërehet një tolerancë fetare. Përmeti është i njohur në mbarë Shqipërinë për mikpritjen dhe gatimet e shkëlqyera. Ia vlen të shihni edhe kishën e shekullit të XII të Shën Mërisë në Kosinë dhe atë të shekullit XVIII të Leusës. Përmeti ka 15 kisha të tjera dhe 4 xhami.
Përndryshe kultura e qytetit dallohet me një traditë të gjatë letrare dhe muzikore.Përpos Naimit vargjet e të cilit edhe në ditë tona janë të kërkuara nga Përmeti vijnë edhe shkrimtaret e njohur si p.sh.: Bardhyl Londo apo Sejfulla Maleshova. Muzikantë të dalluar të nivelit kombëtarë si Mentor Xhemali e Laver Bariu janë përkujdesur që muzika përmetare të dallohet me karakteristikat e saja të një tradite të gjatë kulturore.Përmeti është vendlindja e tre vëllezërve Frashëri dhe disa personaliteteve të njohura të kulturës mbarë shqiptare siç është skulptori Odhise Paskali, shkrimtari Nonda Bulka, aktorës artiste e popullit Tefta Tashko Koço dhe këngëtarës së muzikës së lehtë Anjeza Shahini.Që nga gushti i vitit 2004 qyteti ka edhe një stacion televiziv AOS TV (Aoos do të thotë Vjosa ) i cili përkujdeset për një informim më të dendëshëm të qytetarëve, këtë vit është hapur edhe një stacion televiziv i ri Tv Përmeti. Në qytetin e trëndafilave siç e quajnë me përkëdhelje banorë e tij, nxënësi ndjekin mësimet në dy shkollat fillore, në shkollën “Nonda Bulka” dhe atë “Meleq Gosnoshti” dhe në gjimnazin “Sami Frashëri”.
Ekonomia
Deget e ekonomise ne rrethin e Permetit jane:bujqesia,blekotoria,bletaria,frutikultura,turizmi,transporti. Bujqesia Ne bujqesi,vend me rendesi zene bimet e arave,midis te cilave dallohet gruri,i cili gjen kushte te favorshme zhvillimi ne te gjitha zonat.Pas grurit vjen misri, qe eshte me shume i perhapur,sidomos ne tokat e ujitshme.Kohet e fundit me shpejtesi po perhapen edhe ushqimet per kafshe si:jonxha,misri foragjer,hasellet.
Politika
Kryesisht vatër e partisë socialiste por nuk përjashtohet dhe partia demokrate qe ka nen vete bashkine. Prej zgjedhjeve te 8 Majit 2016 bashkia e Permetit drejtohet nga Niko Shipuli perfaqesues i Partise Demokratike
BINAK ALIA,Burrë meritor në përpjekje për komb dhe shtet
“Maratona Tirana 2016”, Fiton nenkampionia e Europes Gega dhe Kellezi
Pjsmarres VIP: Kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari Lila, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj/
TIRANË : Sot, ditën e dielë, në datë 9 Tetor 2016, ora 9.00, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Atletikës, organizoi në kryeqytetin e shqiptarëve Tiranë: “Maratonën e Tiranës 2016”. Një aktivitet, i cili thonë organizatorët e saj synon ta fusë Tiranën në hartën e maratonave që organizohen në shumë qytete të botës, Nju Jorku, Sidney, Londra, Bostoni, Tokio, Roma, Parisi, Amsterdami, Zagrebi, Vjena, Varshava,Pekini e të tjera, si dhe të kthehet në një traditë për kryeqytetin e Shqipërisë Tiranën.
Në maratonën më të madhe në disa nga kryeqytet ballkanike “Maratonën e Tiranës 2016”, morën pjesë pjesë rreth 1 200 garues të cilët kanë startuar në këtë garë,qysh në niseje.
Në këtë maratonë morën pjesë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila si dhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kryetararja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, fitojë medelajen e vëndit të dytë.
Kusari – Lila, i tha gazetarit tone Beqir Sina, i cili ndodhet këto ditë në Tiranë, se ajo dhe garuesit nga Kosova, ndiheshin shumë e lumtur për këtë pjesëmarrëje, dhe, që medaljen e vendit të dytë, ajo po e merrte pikërisht në kryeqytetin e të gjithë shqiptarëve Tiranën.
Ndërkohë, ajo premtojë se Prishtina dhe Gjakova, do të bëjnë çfarë munden, që Tirana, të bëhet anëtare e Kryeqyteteve Botërore të Maratonës . Maratona e Tiranës 2016 – nisi në orën 09:10 para sheshit, që po rindërtohet para Muzeut Historik Kombëtar, dhe vijoi përgjatë disa prej rrugëve kryesore të qytetit të Tiranës.
“Si të gjithë maratonat e botës, jo të gjithë garuesit arritën ta përfundojnë “Maratonën e Tiranës 2016”, tha moderuesi i kësaj maratone, gazetari i njohur sportiv Defrim Methasani, i cili shtojë se “medalja e Artë” e kësaj maratone, i takonë natyrishtë si pas tij Tiranës, “ Jo vetëm si mikë pritëse, por se në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Atletikës, organizoi sot në kryeqytetin e shqiptarëve Tiranë: “Maratonën e Tiranës 2016”, këtë ngjarje të madhe sportive, duke e bërë Tiranën, të hyjë qoftë edhe në një ditë si kjo, në listen metropoleve të botës”. Ai i tha gjithashtu gazetës tonë, se :’Është, për herë të parë, që organizohet në vendin tonë një aktivitet kaq i madh sportivë i përmasave të këtij lloji me nivel botëror, në pjesëmarrje(1200 garues – përfshirë edhe ata që kishin ardhë nga vende të ndryshme të botës)”. Në Maratonën e Tiranës (nisja u bë përpara Muzeut Kombëtar) dhe u garua për 4 kategori: Fun Run – 1 km, për nxënësit e shkollave të mesme; Hand Bike – 2 km, për personat paraplegjikë; Run (femër/mashkull) 10 km, çdo qytetar shqiptar apo i huaj; Half Marathon (femër/mashkull) 21 km, çdo qytetar shqiptar apo i huaj.
Kategoria më e gjatë e kësaj maratone, ishte ajo Half Marathon – Gjysmë Maratona prej 21 km për meshkuj dhe femra.
Për meshkuj fitues u shpall Ilir Këllezi, ndërsa për femra, nën/kampionia e Europës në atletikë, Luiza Gega. Fituesit e maratonës, vendi i parë, i dytë dhe i tretë morën një shpërblim monetar i cili kishte vlerën 50 mijë, 30 mijë dhe 20 mijë lekë të reja shqiptare.
Në nisje të maratonës së parë në Tiranë, kryetari I Bashkisë Erion Veliaj theksoi në fjalën e tij rëndësinë e kultivimit të një jete të shëndetshme meaktivitetet sportive në kryeqytet. Kryebashkiaku , nga ana e tij, falenderoi qytetarët që kanë bashkëpunuar për të pasur sot një Tiranë, thuajse pa makina, çka mundëson u shpreh ai dhe realizimin e maratonës. Kryebashkëjaku i Tiranës, Veliaj në përshëndetjen e tij, gjithashtu u uroi të gjithë garuesve suksese ndërsa solli në vëmendjen e pjesëmarrësve dhe kryeqytetasve, atë se maratonën e sotme, ky aktivitet ua mundësojë të gjithëve një datë zyrtare, “pa tymë – pa ndotje – pa makina” në disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit, çka do të thotë, u shpreh ai “se kështu do të jet edhe për maratonën e vitit tjetër”.
Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Atletikës, e cila organizoi në kryeqytetin e shqiptarëve Tiranë: “Maratonën e Tiranës 2016” than ë fund se : “Kjo maratonë është një mundësi e mirë argëtimi dhe ushtrimi të aktivitetit sportiv në qytet, si dhe ndihmon për ta kthyer fokusin në aktivitete me bazë angazhimin fizik, dhe se kjo do të jetë data zyrtare e një “ një dite pa makina” në Tiranë.
- « Previous Page
- 1
- …
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- …
- 96
- Next Page »