Nga Beqir SINA – New York/
Mbasi Barack Obama, i dha një përkrhaje në fushatën e saj Suzanna Shkrelit si pjesë e një shtytje për votimin e demokratëve, në zonënë elektorale numër 8-të, në Michigan është Presidenti Bill Clinton ai që jep votën sot për Susana Shkrelin, në Detroit/
LANSING MI- Ish-presidenti Bill Clinton, tërhoqi një turmë të madhe votuesish në një sallë të vogël në kantonin Lansing – Detroit, të dielën pas vizitës në kishën në Flint, duke bërë edhe një nga përpjekjet përfundimtare, dhe duke kërkuar votën Demokratike të martën, për të bërë Hillary Clinton, presidenten e parë grua në historinë e SHBA-së.
Mirëpo, në qendër të vëmendjes së mbështetjes së tij, kësaj rradhe në Michigan të dielën si një shtet që mund të jetë i rëndësishëm, për Presidenten Klinton, ai u kërkojë votueseve të votojnë edhe kandidaten demokrate Susane Shkreli , ku në takimin me Bill Klintonin – presidentin e 42-të i vendit në sallën e unionit të UAë Lokal 652, ishin më shumë se 600 votues, dhe ai kërkojë votën e tyre.
Bill Clinton, i cili foli për 30 minuta, për se duhet të votohen kandidatët demokrat, sot të martën e madhe, tha duke pasur parasysh përmirësimin në ekonomi gjatë udhëheqjes së kësaj administrate nga Presidenti Barak Obama, i cili mori detyrën në vitin 2009, dhe kështu “zgjedhjet e së martës në shumë mënyra nuk duhet të humben me votën që do të jepet për kandidatën demokrat përfshirë edhe kandidaten demokrate, shqiptaro amerikanen Susana Shkreli” tha Clinton.
Kurse, në satusin e saj zyrtar në rrjetin social facebook, vet kandidatja e parë shqiptare për në kongresin Amerikan, demokratja Suan Shkreli , shkruan sot të martën, kur sapo kan nisur votimet dhe ajo duket se ka pasur një nga ditët më të mëdhe të kësaj fushate.
“Ishte një ditë të madhe,” për mua shkruan ajo, teksa ka publikuar edhe një fotografi me mikun e madh të shqiptarëve Priesidentin Bill Klinton, i cili mbrëm kishte mbledhur në qëndrën e votimit UAW lokal 652 në Lansing, disa nga figurat politike më me ndikim në këtë shtetet, Guvernatorin Blanchard, senatori Debbie Stabenow, dhe Gretchen Whitmer, dhe rreth 600 mbështetës, të i japin edhe asaj një mbështetje të fundit për sot – me votën për Susan Shkrelin për kongresiste.
Suzanna Shkreli, është kandidate demokrate për zonën elektorale Qarku 8 i Kongresit në Michigan – e cila më 24 Tetor, ka fituar edhe një përkrahje nga partia demokrate, dhe njeriu më i fuqishm i saj aktualisht – Presidenti në detyrë Barack Obama.
Presidenti Obama, i cili është në fund të mandatit të tij, gjatë këtyre ditëve, ka bërë një “fushatë” për kandidatët demokrat, në të gjithë Amerikën, me ata kandidatë, që janë në në garë në të gjithë vendin, përfshirë këtu edhe kandidaten për presidente të SHBA, ose njeriun që do ta zvëndësojë atë në Shtëpin e Bardhë zonjën Hillary Rodham Clinton.
Obama, gjatë kësaj fushate dha një mbështetje për gati 60 kandidatë për në Kongresin e SHBA dhe 150 asambleist Shteti, dhe anëtarë të Senatit të shtetit, gjatëtë gjithë këtyre javëve, sipas gazetës së Uashingtonit – Politico.
Me këtë rast para largimit të tij, Presidenti Obama, thuhet se ka planifikuara që këto përpjekje për të përkrahur këta kandidat prej tij, janë të paparë për një president, dhe, janë një shenjë paralajmëruese, për prioritet e tij post-presidenciale, për të punuar në rindarjen reformave në nivel shtetëror, njoftoi Politico.
Obama, me këtë rast duke prëkrahur edhe Susana Shkrelin ka thënë se ajo ishte një “lidere e ashpër dhe e zgjuar”, që do të luftojë për familjet që punojnë Michigan.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama, i cili ka shprehur hapur mbështetjen për shqiptaren Suzana Shkreli, e cila kandidon për kongresmene në zgjedhjet presidenciale, që po mbahen sot në të gjithë territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e ka cilësuar Shkrelin, si një lidere të zgjuar dhe të fortë, që do të luftojë për të mbrojtur të drejtat e grave.
“Të gjitha familjet në Michigan mund të mbështeten tek Suzana Shkreli, ajo do të luftojë për to, Suzan Shkreli, është liderja që keni nevojë”, ka thënë Presidenti amerikan.
Obama, e ka profilizuar Shkrelin si një kandidate liberale që do të ndihmojë Hillary Clinton dhe demokratët e tjer, në Kongresin Amerikan për politikat që do të ndërmarrë Presidentja Clinton në rast se fiton zgjedhjet presidenciale.
Shqiptarja Suzana Shkreli u fut në lista për kandidate në Kongresin Amerikan pas largimit të aktores Melissa Gilbert për arsye shëndetësore.
“Në Kongres, unë e di se Shkreli do të qëndrojë deri fund për të luftuar për të mbrojtur sigurimet shoqërore dhe Medicare, për të mbrojtur të drejtën e gruas, dhe për të zgjedhur dhe për t’i dhënë fund asaj në barrën dërrmuese të borxhit të kredisë studentore”, ka thën Obama në një deklaratë të lëshuar nga fushata Shkreli .
Në të njëjtën deklaratë, Shkreli, tha se ajo ishte “jashtëzakonisht e nderuar ” që të ketë mbështetjen e Obamës, dhe do të punojë për të mbështetur prioritetet e deklaruara nga presidenti.
Shkreli, po kandidon kundër një kongresmeni të “fuqishëm” dhe në detyrë, Republikanin Mike Bishop, R-Rochester, i cili u zgjodh për herë të parë në vitin 2014 për të zëvendësuar ish Republikanin Mike Rogers.
Stu Sandler, zëdhënës për fushatën e Bishop, tha pas lajmit se në mbështje ka hyrë edhe miratimi i Obamës në këtë fushat, tha se “nuk është për t’u habitur, duke pasur parasysh atë se Shkreli është “ në dorë të Nancy Pelosit, dhe demokratëve të tjerë liberal në Kongres.”
“Liberal Demokratët, duan edhe një kandidate liberale e cila do të ndihmojë Hillary Clinton dhe demokratët në Kongres, që kalojë agjendën e tyre liberale të Obamacare, rritjen e taksave, kontrollin e armëve, amnistin për emigrantët e paligjshëm, dhe dobësit e ekospozuar kundër terrorizmit radikal islamik”, tha Sandler.
Ndërkaq, mbrëm Hillary Clinton, ka përdorur ditën e fundit të fushatës për të rritur mbështetjen e saj në shtetet kryesore në këtë “fushë beteje”, ndërsa Donald Trump, ishte duke i rënë kryq e tërthor SHBA në shpresën e fundit, për një një arritje në një fitore të papritur në ditën e zgjedhjeve.
Clinton qëndrojë në qytetet më të mëdha të Pensilvanisë – Pitsburg dhe Filadelfia – së bashku me disa ndalesa në Michigan, në mesnatë, u ndal në North Carolina State University me Lady Gaga.ndërsa, Tim Kaine, zëvendsi i saj ishte North Carolina dhe Virginia.Sot duke votuar në Nju Jork, kandiadtja potenciale për në Shtëpinë e Bradhë Hillary Rodham Clinton, tha se ju mund të votoni për një shpresë, gjithëpërfshirës, Amerikën madhe zemre. Dhe vlerat tona kryesore janë duke u testuar në këto zgjedhje. “
Dhe, unë e di që njerëzit janë të frustruar, shumë njerëz ndihen të lënë anash dhe të lënë prapa. Kan frikë, edhe zemërimë në vendin tonë. Por, unë kam për tju dhën gjithëcka dhe ndryshuar me një plan, me miqtë e mi “, tha Clinton, teksa po hidhte votën në një kuti në Nju Jork.
Clinton edhe sot është duke u përqendruar me argumentet e saj mbyllëse në promovimin e një mesazhi shumë optimist në lidhje me një Amerikë, si thotë ajo gjithëpërfshirëse dhe me mundësi për të gjithë.
Kurse kundërkandidati i saj Donald Trump, i cili edhe ai ka votuar sot në Nju Jork, ka vazhduar të përqëndrohet më të madhe ende tek mesazhi i tij kundrejt kundërshtarit të tij dhe polemikat e Hillary Clintonit me e – mailet.
Kurse kundërkandidati i saj Donald Trump, i cili edhe ai ka votuar sot në Nju Jork, ka vazhduar të përqëndrohet më të madhe ende tek mesazhi i tij kundrejt kundërshtarit të tij dhe polemikat e Hillary Clintonit me e – mailet.