U promovua në Bajram Curri libri “Binak Alia dhe brezat pas tij”, i autorit nga Amerika, Muhamet Mjeku/
Nga Bajram Curri Beqir SINA/
BAJRAM CURR : Në qytetin verior të Bajram Currit, u mbajt një event i madh në nderim për legjendarin e Malësisë së Gjakovës, Binak Alia. Me këtë rast u promovua libri voluminoz “Binak Alia dhe brezat pas tij”, i autorit nga Amerika, Muhamet Mjeku, si dhe u shfaq një dokumentar kushtuar kësaj familje kreshnike.Më pas u nderua me çertifikatën e mirënjohjes nga bashkia Tropojë stërnipi i Binak Alisë, Z. Musli Çela.
Ndërsa, ish Kryeministri i Kosovës, lideri i AAK, zoti Ramush Haradinaj, e ka nderuar stërnipin e Binak Alisë, z. Musli Mulosmani me një certifikate dhe medalje me hartën e Kosovës, të cilën ja dorëzoi kryetari I Komunës së Decanit zoti Rasim Selmanaj.
Aktivitetin e drejtoji njëra nga legjendat e ekranit shqiptarë, gazetarja dhe folësja e TVSH , Shpresa Ukcama.
Kurse morën pjesë edhe personalite të njohura lokale, autoritetet vendore, si: deputetja e zonës Mimoza Hajdarmataj dhe deputeti I Parlamentit të Kosovës, zoti Daut Haradinaj, i shoqëruar nga kryetari I Decanit Rasim Selmanaj,Zoti Rasim Hasanaj – ish kreu i Komitetit Shtetëror për Kultet, Anëtari I Gjykatës Kushtetuese të Kosovës z.Bekim Sejdiu, Kryetari I Partisë Lëvizja Legalitetit z.Sulejman Gjana,veprimtari I njohur shqiptaro-amerikan Harri Bajraktari dhe ish-anëtarja e Këshillit të bashkisë Plasant Valley znj.Lisa Milicaj.
Veprimtari Musli Mulosmani me bashkëshorten Serveten,profesor Elez Osmani,veprimtari nga Amerika Rustem Geci,ish-ambasadori I Shqipërisë në Sarajevë profesor Flamur Gashi, këshilltar I Presidentit për Ballkanin,ish-ambasadori I Shqipërisë në Prishtinë Prof.Dr. Islam Lauka si dhe gazetari i njohur nga Prishtina Bajrush Morina.
Përshëndetën dhe folën në këtë aktivitet Kryetari I Bashkisë së Qytetit të Bajram Currit zoti Besnik Dushaj, veprimtari I njohur nga SHBA, Harri Bajraktari, Deputetja e zonës Mimoz Hajdarmataj, zoti Rasim Hasanaj lexoi përshëndetjen e liderit demokrat , kryetarit të Partisë demokratike z Lulëzim Basha, zoti Musli Mulosmani me të bijën e tij, dhe kryetari i Komunës së Decanit ,Rasim Selmanaj, Kryetari I Partisë Lëvizja e Legalitetit z Sulejman Gjana.
Ndue Ukacma – gazetar dhe publicist , shkrimtar dhe autor i disa librave, ishte dhe folësi kryesorë me një kumtesë të thukët përgatitur mbi librin”Binak Alia dhe brezat pas tij “të autorit të njohur shkrimtarit, publicistit dhe gazetarit shqiptaro amerikan Muhamet Mjeku.
Mbas intonimit të himnit tonë Kombëtar , moderatorja e këtij aktiviteti znj. Ukcama, tha se ndjehesh shumë e lumtur që ndodhej përpara qytetarëve tropojas , duke e quajtur veten e saj me këtë rast të nderuar dhe të privilegjuar, që po e prezantonte këtë event të rëndësishëm “Promovimin e librit “Binak Alia dhe brezat pas tij” të autorit shqiptaro-amerikan Muhamet Mjeku, i ideuar dhe sponsorizuar nga Zoti Harri Bajrakatari,i pranishëm bashkë me zonjën Lisa, dhe gjithë vëllezërve të nderuar nga Kosova.
Për të nisur këtë veprimtari, tha drejtuesja, organizatori i saj ka menduar të ftojë të gjithë pjesëmarrësit që të ndjekin fragmente nga dokumentari televiziv “Binak Alia dhe elita e tij historike”,përgatitur nga Radio Televizioni shqiptar…
“Kur vjen vjeshta e artë, tha në fillim të fjalës së saj, duke hapur programin e kësaj veprimtarie, zonja Ukcamaj, vilen kumbullat, mollët e gështenjat dhe natyra merr ngjyrat e jashtëzakonshme në një freski të këndshme, e krahas punëve në shërbim të njerëzve, zhvillimit e zbukurimit të qytetit tonë të vogël e të bukur në prehër të Alpeve, gjendet koha që t`u kthehemi edhe vlerave tona, me të cilat mbijetuam. E kur një ditë ia kushtojmë Binak Alisë dhe pasardhësve të tij, kemi kujtuar momente kryesore të historisë e qëndresës legjendare të Malësisë së Gjakovës. Për të gjitha këto meritë kryesore ka Kryetari i Bashkisë z. Besnik Dusha, të cilin kam nderin ta ftoj tani para jush”tha ajo.
“Është e disata herë që mblidhemi këtu në evente historike për të nderuar Binak Alinë dhe brezat pas tij. Sot na mblodhi një libër i jashtëzakonshëm për nga materiali dhe vlera e tij historike”, do të shprehej në fillim të fjalës së tij kreu i bashkisë së Bajram Currit, nën përkujdesjen e së cilit organizohej edhe kjo veprimtari..
Zoti Dusha tha se :“Ne u mblodhëm sot, edhe pas dy dekorimeve të rëndësishme, që presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Bujar Nishani, ka nderuar me titullin “Kalorësi i Urdhrit të Skënderbeut”, emblemën e përjetshme të Malësisë së Gjakovës, Binak Alinë, dhe njërin prej stërnipave të tij më të shquar të kohës sonë, Musli Çelën.
Ne malësorët nuk mund të jetojmë pa lisa dhe kulla, ashtu siç marrim jetë e gjallëri nga lumenjtë e malet. Lisi i madh i Binak Alisë u rezistoi furtunave dhe historisë, ashtu si kulla e tij legjendare, prej ku morën udhë pleqnitë, kuvendet, betejat për liri, prej ku nisën udhën e jetës dhe të pavdekësisë dhjetëra pasardhës të mendimtarit të madh, ai që u tha brezave se Malësia është e mirë dhe të ngulemi fort këtu. Ky mesazh në të gjitha kuptimet e veta është atdhedashuri, mikpritje e bujari, besë e punë, urtësi e zgjuarsi”.
Ndër të tjera vijojë kreu i Bashkisë së Bajram Currit, z. Besnik Dusha, “Unë si shumë të tjerë pata kënaqësinë të marr në dorë librin e publicistit të njohur Muhamet Mjeku, “Binak Alia dhe brezat pas tij”. Nuk është se nuk kemi mësuar nga njerëzit tanë për Binak Alinë dhe burrat e kësaj familje kreshnike, nuk ka moshatar tonin në Malësinë e Gjakovës e deri në Kosovë, që të mos ketë mësuar ndonjë pleqni të Binak Alisë, që të mos dijë emrat dhe disa nga veprat e Shaban Binakut, Zeqir Halilit, Zenun Alisë e të burrave të tjerë të kësaj familje.”
E tash po shpalosim këtë enciklopedi, do të ndërhynte në vazhdim drejtuesja e kësaj veprimtarie, që ju sot morët në dorë është libri, që na bashkoi në këtë akademi.
”Andaj, tha ajo dëshiroj ta nis me vargjet e pavdekshme të popullit: Shaban Aga trim dai, Qyrkun n`krah e hipë n’ atki, I shkojnë mbrapa 12 mijë…Shaban Aga gjylja e topit, Po shkon trimi drejtkonopit.Ishte njëri nga personazhet e këtij vargmali historik, ku prin legjendari Binak Alia…”
Por, si është ky libër, çfarë do të lexoni e mësoni aty? Prezantimin e librit autorët ja kanë besuar gazetarit dhe historianit, bashkëshortit tim Ndue Ukcamaj, me kumtesën e tij , theksojë Shpresa Ukcamaj.
Gazetari dhe historiani,Ndue Ukcamaj, njohës i shkëlqyer i historisë së kësaj treve historike, tha se :” Kam kënaqësi dhe emocione , kur po ju paraqesim sot ketë vepër monumentale, këtë libër të bukur për syrin, të rëndë për dorën dhe kur t`i shkoni deri në fund do të bindeni se sa i domosdoshëm ka qenë për historinë e kësaj dere legjendare, për historinë e Malësisë së Gjakovës dhe të shqiptarëve në përgjithësi”.
Në hyrje të librit, shtoi ai është ky përkushtim: “Për nder dhe respekt të Binak Alisë, figurë e njohur historike dhe pasardhësve të tij, Familjes Mulosmanaj të Malësisë së Gjakovës, Harry Bajraktari biznesmen dhe veprimtar i njohur i komunitetit shqiptaro-amerikan dhe themelues i gazetës Illyria, ua dhuron ketë botim kësaj familje dhe të gjithë lexuesve, në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë në shërbim të kombit dhe atdheut tash 200 vjet”.
Ndërkaq, duke folur për autorin e këtij libri Muhamet Mjekun, Ukcamaj tha se autori i këtij libri në faqet e para në mënyrë origjinale na paraqet personazhet e librit, që i ngjajnë një vargmali të gjatë, te prire nga Binak Alia. Dhe jam në një mendje me autorin se 376 faqet e 26 kapitujt e këtij libri janë të pamjaftueshme për secilin protagonist të përmendur, sepse në këtë monografi, siç thekson ai, mund të shkruhen faqe e faqe, ku secili prej tyre ka histori, biografi, një vepër kombëtare të lënë pas, shumë luftëra dhe veprimtari humanitare, mirëpo të gjitha këto janë skicuar këtu në një dimension më të ngushtë për të dhënë një kompozicion të pashkëputshëm trajektimi që në të ardhmen do t`u jepet mundësia të tjerëve për të prezantuar e studiuar secilin veç e veç.”
Mirëpo, shtojë Ukcamaj, :”Për ata që nuk e dinë, Muhamet Mjeku është një publicist i njohur shqiptaro-amerikan. Kam pasë fatin të njoh veprat e tij, të parën, që në vitin 1991 “Lufta e Drenicës dhe Shaban Polluzha”, “Një jetë mes Kosovës dhe Amerikës”, në vitin 2008, kushtuar familjes së Met Bajraktarit të Vranocit të Pejës, apo për t’ua bërë ju më të afërt të familjes se Harri Bajraktarit., për të cilin siç thotë autori “Kush do ta mendonte se djaloshi 12 vjeçar, i cili u nda nga Vranoci me dhimbje të madhe, pas dy dekadash do të bëhej një ndër biznesmenët dhe veprimtarët më të njohur të Amerikës”.
Më tej ai tha se Kryefjala e librit është Epoka e Binak Alisë, ku autori është ndalur shumë në jetën dhe veprimtarinë e tij si gjykatës i së drejtës zakonore, si udhëheqës lufte, jeta e tij private, dhe në fund të 68 faqeve jepet edhe nderimi, që i bëjnë komunat e qarqet e Veriut të Shqipërisë dhe Kosovës, sidomos titulli “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut” nga presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Bujar Nishani.
Ukcamaj librin e Muhamet Mjekut, quajti në kumtesën e tij një konglomerat dokumentesh, dëshmish, ku ruhet masa e paraqitjes historike duke kapë gjërat më domethënëse, që prekin e bindin lexuesin për idealet dhe sakrificat e secilit dhe të gjithëve bashkë, si në një shkollë lirie, që breznitë janë mësues dhe nxënës shembullorë. Për të parën herë në këtë libër ndriçohet edhe ai udhëtim dramatik i shumë pjesëtarëve të kësaj familje, që përballë asgjësimit, detyrohen të lënë vendin në vitet 50-të e të dalin në Jugosllavi, vështirësitë e mëdha këtu dhe më vonë udhëtimi në Amerikë.
Dhe , thksojë ai se “Që në fillim dua ta theksoj edhe unë si historian, që kam studiuar me thellësi familjen elitë të Binak Alisë dhe e ndjej në çdo kapitull të librit, se është Musli Çelë Mulosmanaj, nipi i Shaban Binakut, që me një kujdes të veçantë ka fiksuar e ruajt çdo gjë të familjes së tij të madhe, e më vonë i ka përmbledhë edhe ngjarjet, ku ai nuk ka qenë i pranishëm. Këto sot përbëjnë bazamentin historik, pa të cilin ky libër do të dilte i zbehtë.
Nuk kishte se si ta paraqiste më mirë se sa në këtë formë kronologjike, ku figurat historike si monumente vijnë nga dekada në dekadë, e secili ka vetitë e tij të admirueshme, secili kryen detyrat ndaj kombit, familjes e kujtimit të Binak Alisë. Shaban Binaku është figura emblematike në Malësi e Kosovë, atdhetar i flaktë, gojtar i pashoq, prijës, që në të gjallë të tij populli i këndonte kenge”
Më tej drejtuesja e kësaj veprimtarie, ndërsa po ia jepte fjalën veprimtarit të njohur Harry Bajraktari, ju drejtua të pranishmëve duke u thënë atyre, se “ne që merremi me organizimin dhe modelimin e këtyre veprimtarive, na është forcuar mendimi, se kur e thërret Tropoja, apo Kulla e Binak Alisë, kudo që të jetë qytetari ynë shembullor i nderit, Harri Bajraktari, Nderi i Kombit, kalon Qafën e Morinës dhe vjen e na shton gëzimin, optimizmin për të ardhmen, na shton kënaqësinë. Por, sot ai vjen edhe si personaliteti,
shqiptari i madh dhe biznesmeni, që ka marrë përsipër për të bërë të njohur për të parën herë pas 50 vjet heshtje dhe denigrimi, në Shqipëri, Kosovë e Diasporë veprën Historike të Binak Alisë dhe pasardhësve të tij’.Z. Harri Bajraktari, ose njeriu,që idetë i ka kthyer në vepra të mrekullueshme sic u shpreh moderatorja tha se : “ E ndjej veten shumë të respektuar që gjendem në mesin tuaj në Bajram Curr, se edhe unë jamë pjesë e juaja mbasi origjina ime është Gegëhysen “ tha Bajraktari mes emocionesh.Duke folur për librin ai tha se sot po e nderojmë figurën më të njohur të Malësisë së Gjakovës, Binak Alinë dhe pasardhësit e tij, Musli Mulosmanaj dhe Mulosmanajt e tjerë që brez pas brezi luftuan për Shqipërinë etnike.
“Binak Alia, është personalitet që nderon Shqipërinë dhe popullin shqiptar, tha Bajraktari, ndërsa shtoje se “ Ai ishte interpretues i Kanunit të Lekë Dukagjinit dhe një gjykatës i njohur popullor me një mendje të mprehtë. Me mençurinë e tij u bë i njohur në Malësinë e Gjakovës, në Kosovë dhe në viset tjera të Shqipërisë, sidomos në Shqipërinë e Veriut. Njohu mirë drejtësinë kanunore dhe pajtoi shumë gjaqe, konflikte dhe ngatërresa mes familjeve dhe fiseve”..
Këtu para jush, theksojë veprimtari i njohur nga SHBA, Harry Bajraktari,dëshiroj t’ i them pak më shumë fjalë për Musli Mulosmanaj. Musliun, të cilin unë e thërras Axha Musli, pata fatin ta njoh para 46 vitesh në Neë York dhe u rrita me të, e prej tij mësova shumë, sidomos traditat dhe bujarinë shqiptare. Musli Mulosmanaj është i njohur për besnikëri, burrëri, bujari dhe për virtytin e tij të lartë njerëzor e kombëtar. Është besnik ndaj Atdheut, ndaj Mbretit dhe familjes.
“Është antisllav i përbetuar dhe antikomunist, do të theksonte Bajraktari duke shtuar se gjatë gjithë jetës në mënyra të ndryshme ka kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe diktatorin Enver Hoxha që Shqipërinë e shndërroi në një varr. Në këtë varr diktatori futi me mijëra nacionalistë nga e gjithë Shqipëria dhe shumë burra të familjes Mulosmanaj të Binak Alisë.
Musli, Can, Hysen dhe Abedin Mulosmanaj,kujtojë ai kur arritën në SHBA në vitin 1967 iu bashkuan Organizatës Kombëtare Lëvizja e Legalitetrit. Hyseni ishte poet dhe gazetar ku së bashku me Abedinin themeluan gazetën ” Atdheu”. Ndërsa Abedini u bë Ministër i Oborrit Mbreteror dhe këtë detyrë e kreu deri në vdekje.
Kurse, Musli Mulosmanaj ka qenë dhe kryetar i Degës së Legalitetit për Neë York dhe Neë Jersey. Për 23 vite ishte anëtar i VATRES. Ka marrë pjesë në të gjitha demonstratat për lirinë e Kosovës dhe në demonstrata e protesta kundër komunizmit dhe diktaturës së Enver Hoxhës.Është përkrahës i monarkisë dhe ka bashkëpunuar ngusht me Mbretin Leka Zogu I, të cilin e ka takuar shumëherë në Neë York, në Shqipëri dhe në Kosovë e tash me Princin Leka II.”
Më tej ai tregojë se për herë të parë Malësinë e Gjakovës, kishte pasur rast ta vizitoj në vitin 2008 së bashku me Musli Mulosmanaj dhe Rrustem Gecin.
“Kjo ka qenë ëndërra ime,u shreh ai duke shtuar se :”Gjatë rrugës për në Tropojë u ndalëm në një vizitë të varrezat e Shaban Binakut, Avdullah Hoxhës, Çelë Shabanit dhe Ramë Zeqirit. Për mua ka qenë një kënaqësi e jashtëzakonshme kur vizituam Kullën e Binak Alisë dhe u ulëm aty në vendin e tij, ku ai kishte pritur mysafirë nga të gjitha anët dhe kishte ndarë shumë pleqni dhe kishte zgjidhur shumë ngatërresa. Së bashku me ne ishte edhe Aqif Shehu, kryetar i komunës së Gjakovës, Rasim Hasanaj, Nuredin Ahmetaj dhe shumë të tjerë nga Malësia e Gjakovës dhe vendlindja ime, Vranoci. Të njëjtën ditë vizituam edhe Kullën e Mic Sokolit.Sa herë që vij këtu, Malësia e Gjakovës më jep shumë kënaqësi.”
Dhe në fund iniciatori i kësaj veprimtarie Harry Bajraktari, gjeti rastin që të Falenderoj popullin e kësaj ane që dhanë çdo gjë për lirinë e Shqipërisë dhe të Kosovës. Të falendëroj gjithashtu dhe autorin e librit ” Binak Alia dhe brezat pas tij” Muhamet Mjekun dhe të faleminderojë të gjithë ata që morët pjesë në këtë ngjarje historike.
“- Faleminderit familjes se Binak Alisë dhe Musli Mulosmanaj për gjithë atë që bëtë.
Zoti i bekoftë kudo që janë shqiptarët! Përfundojë fjalën e tij veprimtari i njohur nga SHBA, Harry Bajraktari.
Deputetja punë madhe dhe më e respektuar e kësaj zone, Deputetja e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë, zonja Mimoza Hajdarmataj, e lidhur jashtëzakonisht me Tropojën, me sharmin dhe urtësinë e saj, u tha se është e pranishme në të gjithë eventet kulturore dhe historike të Tropojës.
“Me të marrë librin “Binak Alia dhe brezat pas tij” ajo vuri në pah atë se cili ishte mësimi kryesor që duhej të merrnin brezat e rinj të Malësisë së Gjakovës, nga vepra e kësaj dere legjendare? Ndoshta dashuria për lirinë, vendlindjen, për Malësinë e Mirë- siç e ka quejtë Binak Alia?, tha deputtetja demokrate Hajdarmataj.
Kjo veprimtari në promovimin e librit “Binak Alia dhe brezat pas tij” të autorit shqiptaro amerikan Muhamet Mjeku, zhvilluar në sallën e pallatit të kulturës në qytetin e Bajram Currit, ishte e gërshetuar me disa pika muzikore.
“Kjo, verë ka qenë e jashtëzakonshme për Tropojën, tha në fund të kësaj veprimtarie moderatorja e talentuar Shpresa Ukcama, duke shtuar se në këtë qytet janë zhvilluar veprimtari mbresëlënëse për promovimin e bukurive dhe pasurive natyrore dhe turizmit. Ka nisë me Valbonën, për të vazhduar në Nikaj Mertur e bjeshkët e Sylbicës. Dhe, tani vazhdojë ajo duke ftuar në skenë grupin e djemëve e vajzave vallëtare, ose sic i quajti ajo “Këto vajza e djem të mrekullueshëm, që po i ftoj tani në skenë, kanë qenë ogur i bardhë në të gjitha këto vende”,
Andaj le t’i presim me duartrokitje ftoi të pranishmit Ukcamaj, duke ngjitur në skenë koreografin e tyre Skender Haklaj. dhe natyrisht organizatorin e palodhur të gjithë jetës turistike e veprimtarive të tjera, kolegun e saj Can Tahiri, të cilin ajo gjeti rastin ta përshëndes.
Pjesa artistike e këtij programi ka vijuar më një Këngë për Binak Alinë e pregatitur enkas për këtë rast,: Teksti Can Tahiri; kompozitor Skender Doshlani : kendonMarlen Qelia.
Veprimtaria kushtuar promovimit të librit “Binak Alia dhe brezat pas tij” të autorit shqiptaro amerikan Muhamet Mjeku, u mbyll me këngën :”Moj Tropojë Burra ke rritë” interpretuar nga Kantautori i njohur tropojan Gjok Mulaj