• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

1 PRILL- LIGJ I RI PER KUJDESIN SHENDETESOR

March 21, 2014 by dgreca

Ligji hyn në fuqi më 1 prill : Ligji jep garancitë e reja për të  paguar pushimin mjekësor për  200.000 njujorkezët/

Nga BEQIR SINA/

NEW YORK CITY : Kryetari i Bashkisë së  New Yorkut, Bill de Blasio ka nënshkruar sot një ligj të zgjeruar për të paguar faturën e pushimit mjekësor ose si thirret këtu “sick time dhe sick day” , duke hapur kështu për herë të parë rrugën për mijëra banorë të Nju Jorkut, të cilët dikur kishin për të zgjedhur në mes të humbjes së një Paycheck dhe shkuarjes në punë edhe duke qenë i sëmurë, për të marrë pagesë si të sëmurë, por duke punuar.Projekt-ligji , i cili u bë ligj është i pari  që kryetari i Bashkisë së qytetit de Blasio ka nënshkruar në ligj , prej se kur mori detyrën më 1 janar 2014. Ky ligj kërkon u bizneseve me 5 ose më shumë punonjës të japë për ata punonjës që kan arsye shëndetësore – pesë ditë pushim mjekësor me pagesë në vitë(kontrolle mjekësore). Në projekt-ligjin e mëparshëm të votuar nga Këshilli Bashkiak i  Qytetit gjatë “mbretërimit” të kryetarit të bashkisë zotit Bloomberg – ishte saksionuar se vetëm bizneset me 20 ose më shumë punonjës mund të ofrojnë kohë për të paguar të sëmurë(sick -day).

De Blasio, pati premtuar dhe mjenjëherë propozoi një zgjerim të projekt-ligjit në janar dhe tani ai projekt – ligj është miratuar nga Këshilli i Qytetit muajin e kaluar .    ” Në një botë të përsosur , këto janë llojet e gjërave që qeveria federale do të ket më shumë kohë përpara për t’i shikuar mirë këto ligje që mbrojnë kujdesin shëndetësor , ” tha de Blasio në nënshkrimin e ligjit të ri, e cila u zhvillua në punishten me të madhe të akullore kompania “Steve” në lagjen Boerum Hill.

” Kjo është gjë e tillë që duhet të jetë një e dhënë e mirë në shoqërinë tonë – një shoqëri gjithnjë e më komplekse , njerëzit që punojnë më gjatë dhe orë më të gjata , në të gjitha llojet e konfigurimit të vendit të punës dhe të familjes . Ju do të keni menduar shumë kohë më parë se qeveria federale do të ket kohë tani për të  thënë ,” hej, njerëzit kanë nevojë për pushim mjekësor të paguar , ata duhet që siguria themelore të mendojë për ta , ne do të ndërhyjmë dhe të kujdeset për çdo njerin në nivel kombëtar . ”    Përveç minimizimin e numrit të punonjësve të kërkuara për biznes , projekt-ligji i zgjeruar ka eliminuar fazat – në periudhën që do të kishte vonuar mbulimin e pagesës së kujdesit shëndetësor për disa punëtorë , duke hequr përjashtimet që ishin për sektorin e prodhimit dhe atë tani nëse ti ke suguracione shëndetësore mund të mbulosh edhe anëtarët e tjerë të familjes që nuk kanë- Buuri ose gruaja, babai ose nëna, gjyshi – gjyshja, nipërit dhe vëllezërit e motrat të gjithë anëtarët e familjes lejohet për të marrë mbulim shëndetësor.  Administrata vlerëson se projekt-ligji i zgjeruar do të ofrojë mbulim me siguracione shëndetësore të 200.000 njujorkezëve të cilët aktualisht nuk kanë pasur sick day dhe sick time të paguar edhe kur kan qenë të sëmurë.Ligji hyn në fuqi më 1 prill .

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: 1 PRILL- LIGJ I RI PER KUJDESIN, Beqir Sina, SHENDETESOR

ZHVILLIMET NË LINDJEN E MESME, NË QENDËR TË PANELIT TË KOMITETIT KOMBËTAR MBI POLITIKËN E JASHTME AMERIKANE

March 19, 2014 by dgreca

Mori pjesë ish negociatori i bisedimeve për statusin e Kosovës, Ambasadori Frank Wisner/

NEW YORK CITY : Komiteti Kombëtar mbi Politikën e Jashtme Amerikane (NCAFP) i cili është themeluar në vitin 1974nga Hans J. Morgenthau dhe personalitete të tjerë të përkushtuar për zgjidhjen e konflikteve nëpër botë, që kërcënojnëinteresat e SHBA, dje në New York, organizuan një panel vjetor me sfond :”Çfarë do të thotë: Ndarja sektare në rritje mesShia dhe Suni për Lindjen e Mesme?”.

Në këtë panel morën pjesë një numër ambasadorësh të huaj, në OKB , analistë dhe politikanë, gazetarë amerikanë e të huaj, anëtarë të Komiteti Kombëtar mbi Politikën e Jashtme Amerikane (NCAFP) , përfshirë dhe nën/kryetarin e Vatrës, z. Agim Rexhaj.

Paneli u zhvillua duke marrë shkas mbi zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, me ish negociatorin e bisedimeve për statusin e Kosovës, Ambasadorin Frank Wisner – Këshilltari i punëve të jashtme në Patton Boggs, ish-ambasadori i SHBA në Zambia, Egjipt, Filipinet dhe India, ish Nënsekretari i Shtetit për Politikën e Mbrojtjes dhe së fundi një nga ngeociatorët kryesorë të Presidenti Obama në bisdimet për largimin paqësor nga detyra të ish- Presidentit të Egjyptit, Hosni Mubark, dhe Dr Vali Nasër – Dekan i Shkollës së Johns Hopkins të Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare,Anëtar i lartë në Politikën e Jashtme në Institutin Brookings, Analistë i multi-mediumit Bloomberg.

Në fillim të hapjes së këtij takimi tha Presidenti i NCAFP , Dr. George Schwab, “Për 35 vitet e fundit, KomitetiKombëtar mbi Politikën e Jashtme Amerikane (NCAFP)  pa qëllime fitimi , me aktivitetin e saj ka mbajtur “gjallë’ me anë të misionit të tij kryesor: për të identifikuar, artikuluar, dhe të çuar përpara interesat e politikës së jashtme amerikanenga perspektiva jopartizane brenda kuadrit të realizmit politik, të shumë çështjeve kryqetërthorë krizave nëpër botë”.

Ngjarjet që rrethojnë atë të ashtuquajturën “Pranvera Arabe”, të cilat, në zinxhir u zhvilluan në Afrikën veriore dhe tronditën “themelet” e disa vendeve arabe nga Lindja e Mesme, natyrisht që kanë sjellë në sipërfaqe ndarjet sektare në Lindjen e Mesme.

“Në mënyrë të dukshme ndër këto, theksoi  Ambasdori Visner, është ndarja në mes të Myslimanëve Sunitëve dheShi’itë, e cila, është që të ndikojnë në rendin e brendshëm të Irakut, Arabin Saudite, Bahrein, Liban dhe Siri”, duke shtuar se “ndarja gjithashtu ka ndikuar në balancën e pushtetit midis shteteve të mëdha të rajonit – Iranit, Arabin Saudite, dheTurqi. Politika amerikane duhet të marrë në konsideratë këto zhvillime në qoftë se ne jemi për të mbrojtur interesat tonanë rajon” tha diplomati i njohur amerikan . /Beqir Sina/

 

Filed Under: Kronike Tagged With: agim Rexhaj, Beqir Sina, Komiteti per politiken e Jashtme, Wizner

Kush po e fut në Kaos dhe përçarje diasporën shqiptare në SHBA

March 16, 2014 by dgreca

Lehtësisht, do të ketë një deputet në Europë dhe një deputet në Amerikë, nga shqiptarët!/

Nga Beqir SINA/

BENSONHURST BROOKLYN NEW YORK : Pavarësisht, nga fakti se maqedonasit janë dominuese në përfaqësitë e tyre diplomatike në vendet – ku ka mijëra emigrantë nga ky vend, prapë-se-prapë, shqiptarët nga ky shtet që përbëhet nga reth 28 përqind shqiptarë etnikë, nuk ka asnjë dyshim se me votat e ardhshme zgjedhore të diasporës shqiptare, kësaj rradhe do të jetë i fituar bile për mendimin tim “fare lehtësisht do të kenë një deputet në Europë dhe një deputet në Amerikë, nga shqiptarët.”   Por, nëse vetëm – vetë shqiptarët, këtë herë do të jenë realistë dhe të mos bien preh e “gabimeve” të më-parshme, pra zgjedhjeve të 2011. Kur për fajin e partive në Maqedoni ( kuptohet BDI-së, e cila mban përgjegjësin më të madhe si parti në Qeveri), që të tre deputetët e diasporës, ua morën “afrofe” partitë Maqedonase. Dhe, për ironi të këtij fati në Amerikë, ata fituan me 560 vota kundrejt 10 votave “qesharake” të shqiptarëve. Qeveria Maqedonase, i ka të regjistruar, zyrtarisht, dhe e di shumë mirë se ka më shumë emigrantë shqiptarë që jetojnë në SHBA, Gjermani, Norvegji , Austri , Itali , Belgjikë dhe Danimarkë , por ajo ka vetëm Australinë me më shumë Maqedonas. Ligji për Votim i diasporës është miratuar nga Parlamenti i Maqedonisë në shtator 2009 dhe tani të dhënat e votuesve jashtë janë të përfunduara nga disa grupe të ekspertëve të institucioneve të ndryshme shtetërore.

Për këtë është vendosur në lidhje se si do të votoi diaspora, dhe, është bër precizimi i dispozitave, gjegjësisht zgjedhja e deputetëve të bëhet sipas modelit të shumicës dhe nga tre kontinentet Afrikë- Europë, Amerika Veriore dhe Jugore si dhe Australi dhe Azi, që të zgjidhen 3 deputet.

Tash për tash janë zgjedhur tre kandidatët shqiptarë nga diaspora, dhe ata janë nga BDI-ja, e cila si më e “zonja”, e para i doli në ballë kësaj “supersfide” me kandidatët shqiptarë nga diaspora, të paktën kështu mund ta quaj strategjinë e BDI-së në Amerikë.

Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI, ka zyrtarizuar emrat e tre kandidatëve të diasporës që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me datën 27 prill. Përfaqësuesit e shqiptarëve të Maqedonisë në Amerikë, do të dalin me kandidatin Tefik Abdullai nga diaspora shqiptare në SHBA, diaspora shqiptare në Australi do të garojë me Driton Maliku, ndërsa për diasporën shqiptare në Europë garon kandidati Ismail Beluli.
Pra, është më se e qartë se dy deputetë nga tre të zgjedhurit e diasporës  nëse nuk ka nxjerr “mësime nga pësimi” BDI-ja, që patën në zgjedhjet e 2011- tash më 27 prill do të kemi të sigurtë dy deputet shqiptarë.

Por, në pyetje është “A do t’i ken shqiptarët të sigurtë dy deputetë, në SHBA dhe Europë “? kështu si u veprua kësaj radhe në zgjedhjen e kandidatatëve nga diaspora shqiptare!!!    Për këtë, nuk mundem të flasë se çfarë po ndodh në Europë dhe Australi, ku pretendohet të sfidohet kandidati Maqedonas! Por, jam shumë afër asaj se çfarë ndodhi dhe po ndodh me zgjedhjen e kandidatit nga diaspora shqiptare në SHBA – Fjala është për takimin që ka ngjallur debate të mëdha – takimin e mbajtur në Çikago – Illinois më 2 Mars 20014 në Qendrën Kulturore Shqiptare.

Ky takim ka qenë tipik i nivelit dhe praktikave komuniste, në diasporë, dhe të kujton ato takimet të mbledhjeve që mbaheshin në Këndin e Kuq – ose mbaheshin nga të dërguarit e partisë në diasporën shqiptare, me propoganduesit. Takimi i organizuar dhe i drejtuar me “propotencë” nga Konuslli shqiptarë në Çikago – zoti Jakup Rexhepi,  për arsye dhe shkaqe që askush nuk i di, krijojë qysh në ditën e parë vetëm “kaos dhe përçarje”, “shantazh dhe frustim” të qëllimëshm me atë pjesë të diasporës shqiptare në Çikago.

Dhe kulmi i këtij “takimi” të porositur, ishte “presioni” ose mënyra se si i shantazhoi zoti Rexhepi, ndaj pjesëmarrësve duke e limitizuar zgjedhjen e kandidatit nga diaspora shqiptare në SHBA, “brenda dy – tre ditëve, dhe nuk la aft tjetër” simabs konusullit Rexhepi, qysh në fillim të kësaj mbledhje. E cila, filloi e mbaroi vetëm me kushtëzime që edhe nga vetë përfaqësuesit e BDI-së, që kishin ardhur nga Maqedonia, për këtë qëllim – u kundërshtuan disa herë.

Mirëpo Konsulli Jakup Rexhepi, nuk “lejojë” në asnjë çast që situata t’i dalë atij jashtë kontrollit, mbasi ai e diktojë atë deri në zgjedhjen e Tefik Abdullait.

Konusulli Rexhepi, në vendimin final të ditës së dytë të kësaj mbledhje – nxorri përjashta dhomës ku mbahej mbledhja disa veprimtarë të dalluar të këtij komuniteti,nga Çikago,  njerëz të dëshmuar nga ky komunitet si patriot dhe atdhedashës me vite në diasporë – luftëtar të paepur të çështjes shqiptare në diasporë. Dhe, të vetmin gazetar që mbulonte ngjarjen, dhe kishte udhëtuar nga Nju Jorku, duke iu kërkuar atij të dali jashtë, sepse, mbledhja simbas konusllit Rexhepi “ishte me “Dyer të mbyllyra”.

Kjo lloj mënyrë e të zgjedhurit aspak demokratike, megjithse shqiptarët këtu jetojnë në vendin kampion të demokracisë në botë, duhet të analizohet, sa shpejt nga BDI- ja. Kho e humbur do tu kushtojë shumë shqiptarëve të Amerikës. Ajo duhet t’a shkarkojë për mendimin tim në vend Konusllin e saj në Çikago, përndryshe pakënaqësia në rritje – mund të çojë deri në humbjen e deputetit shqiptarë nga Diaspora. Në qoftëse duan që të përkrahet nga disapora shqiptare në Amerikë, Tefik Abdullai, duhet të punohet ndryshe mbasi si thotë shprehja popullore “Uji shkon në mullirin e Armikut” me këtë mënyrë.

Ndërkohë, që vetë shqiptarët e emigruar nga Maqedonia, në SHBA, Dibra e Madhe, Kërçova dhe Struga edhe këta tani duhet të lënë me një anë mërit dhe zënkat, se nuk është koha më për të tilla “prova”, të cilat i kan kushtuar shumë kësaj diaspore , prej nga koha e “Ish Jugosllavisë” dhe ajo e regjimit komunist në Shqipëri,. Të cilët punuan  me parrullën komuniste “Përça e Sundo”

Shqiptarët në diasporë, tani nuk duhet të harojnë se në vitin 2011 në diasporë fituan kandidatët maqedonas si pjesë e marrëveshjes së BDI-së me VMRO-në. Tani ka ardhur koha për një përfaqësimin të interesave të kombit shqiptarë dhe se ka ardhur koha që ky përfaqësim në veçanti në rastin e diasporës ti jepet përsëri BDI-së, meqense, ajo qe e para që u angazhua në këtë zgjedhje. Tani, është shumë vonë për patitë e tjera, ose individë të veçantë të hyjnë në garë ose të bojkotojnë regjistrimin e disaporës shqiptare, ashtu si po kërcënojnë disa shoqata dhe individë.

Unë nuk jamë me as një parti dhe asnjëherë nukë kam përkrahur ndonjë parti nga Maqedonia, por u bëjë thirrje mërgimtarëve shqiptarë nga Maqedonia të mos humbasin kohë dhe energji me njëri tjetirn, duke u marr me atë se si u zgjodh Tefik Abdullai, por t’a mbështesin atë duke u regjistruar dhe shkuar të votojnë më 27 prill. Të tregojnë edhe një herë veten siç e treguan për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, dhe luftën në Maqedoni në vitin 2001, ku roli dhe kontributi i kësaj diaspore ishte historik.

Tani shanci i erdhi në dorë të zgjedhi një shqiptarë, pavarësisht se është i BDI, PDSH, RDK, DR, apo PPD . Mbasi,  me Kodin e ri zgjedhor, për herë të parë diaspora e Maqedonisë, do të ketë mundësinë për të zgjedhur përfaqësuesin, i cili do të mbrojë interesat e tyre në Parlamentin e Maqedonisë, dhe do të jetë zëri i një shqiptari nga shqiptarët e Amerikës. Megjithatë, edhe pse përkundër “dëshirës” së diasporës shqiptare nga Maqedonia, që edhe diaspora të përfshihet në zgjedhje, me kandidatë të përcaktuar nga udhëheqsit e partive shqiptare në Maqedoni dhe shumë paqartësive që u përcollon

 

Filed Under: Komente Tagged With: Beqir Sina, Kush po e fut, ne kaos komunitetin shqiptar

Arta Kallaba :” Teatrin nuk do ta lë kurrë, kudo që jetoj në botë, do ta kem me vete, nëse Zoti më jep mundësi”

March 16, 2014 by dgreca

Intervistë e posaçme me regjisoren nga Kosova, në Nju Jork, Arta Kallaba/

BROADWAY – NEW YORK CITY : Javën e ardhëshme regjisorja kosovare, Arta Kallaba do të prezantojë premierën e shfaqjes “Colonel Bird”, në New York, përkatësisht në teatrin ndërkombëtarë, të pronarëve shqiptarë vëllezërve Tollja në “Producers Club”. Premjera është me tekst të autorit bullgar, Hristo Bojcev, ngjarja është e vendosur diku në Ballkan, në një repart psikiatrik, ku janë ngujuar gjashtë pacient dhe një mjek, por ky i fundit, në të vërtetë është një ish narkoman që me diplomë false është prezantuar si mjek, me qëllim që të jetë sa më afër barërave, thotë regjizoria e kësaj shfaqje.

Kallaba thotë se ndihet të jetë mirë për faktin se autori i kësaj shfaqje ia ka dhënë të drejtën, asaj të inskenimit të këtij teksti, që tashmë do të ngjitet në teatrin njujorkez më 21 mars, për të vazhduar më pas me reprizat: 22 e 23 mars dhe më pas do të vazhdojë të jetë në repertorin e teatrit “Producers Club”.

Në bisedë me gazetarin tonë në Nju Jork, Beqir SINA, ajo thotë se :“I gjithë ekipi i shfaqjes janë shqiptarë, por që jetojnë dhe veprojnë në New York. Mirëpo shfaqja do të prezantohet në gjuhën angleze, pasi që teatri ku do të prezantohet kjo shfaqje, është teatër ndërkombëtarë, për të tërhequr me këtë rast edhe publikun anglishtfolës”.

Më tej ajo thotë “Unë fillimisht nuk e kam menduar se do të kyçem kaq shpejt në profession, pasi që të fillosh jetën profesionale në një qendër botërore siç është New York, është sfiduese. Por, me insistimin e kolegëve të mi, ja arritëm të realizojmë këtë projekt, që po besoj se ja kemi dalë”.

Në shfaqjen “Colonel Bird”, me rolet e tyre janë të përfshirë aktorët: Luan Bexheti, Roza Kalaj, Gent Basha, Roland Uruci, Besnik Shabani, Agim Rugova e Bujan Rugova. Muzikën e kësaj shfaqje e ka bërë muzicienti Faton Macula kurse kostumet Mandeta Zeka, për më shumë lexoni intervistën e plotë që ka bërë gazetari ynë me regjizoren nga Kosova, në Nju Jork, Arta Kallaba

 

Arta Kallaba pse erdhët me premierën e shfaqjes “Colonel Bird”, në Neë York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkatësisht në teatrin ndërkombëtarë “Producers Club”?

Arta: z. Sina, se pari ju falendeoj që më zgjodhët mua për të bashkëbiseduar, rreth kësaj shfaqje.  Unë Teatrin përpos se e kam profesion atë e kam edhe pasion, dhe koha kur u vendosëm të jetojm këtu, nuk ishte e lehtë të ambientoheshim në një qendër të madhe botërore, siç është Nju Jorku, dhe ndryshimet gjithmonë janë të vështira qofshin ato me të mirat apo edhe me të keqijat e tyre. Pas takimit që pata e mikun tim Alfred Tollja, kur shkova t’a vizitoj atë në Teatër, ai më dëshiroi mirëseardhje në Nju Jork, duke më ofruar hapsirën e teatrit për të realizuar këtë shfaqje. Jo që kisha plan në atë kohë të nisja shfaqje, por kisha momente kritike se ishte ndryshim i madh për mua të nisja jetën e re në Nju Jork dhe e vetmja gjë që do të më ndihmonte ishte teatri, sepse, aty e dija se do të ndjeja rehati në shpirt.

Ju pra erdhët me këtë premier. Pse zgjodhët tekstin të autorit bullgar, Hristo Bojcev ?

Arta: Unë asnjëherë nuk e shikoj autorin nga nacionaliteti, feja apo raca, tekstin e zgedh gjithmonë nga përmbajtja që ka, dhe ky tekst më ka bërë përshtypje pikërisht për faktin se trajton fatin e disa personazheve të cilët jan mbetur me pasoja psiqike gjatë luftës në Bosnje dhe i gjith ky problem paraqitet nëpërmjet situatave komike edhe pse fati i tyre është tragjik. Kjo temë më ka provokuar shumë kur e kam lexuar ketë tekst, ndoshta për faktin se edhe ne si popull kemi patur fatin e njëjt gjatë kohës së luftës, sidomos, pas luftës ku shumë njerëz që kan mbetur me pasoja psiqike.

Çfarë u tërhoqi ose ju motivojë nga kjo ngjarje më shumë ?

Arta: Motivi kryesor ka qenë mënyra se si autori e ka trajtuar një problem psiqik, përmes disa personazheve, se si ata e shohin botën dhe jetën, duke mos menduar asnjëherë se kan problem psiqike, por vetëm se janë ndryshe nga të tjerët.

Si ndiheni për faktin se autori i kësaj shfaqje ju ka dhënë të drejtën e inskenimit të këtij teksti, që tashmë do të ngjitet në teatrin njujorkez më 21 mars, në skenën e teatrit “Producers Club”?

Arta; Jam e lumtur për këtë fakt. Ndjehem e rrespektuar nga ana e tij, dhe për të cilën gjë dua t’a falenderoj publikisht me këtë rast nëpërmjet gazetës suaj.

I gjithë ekipi i shfaqjes janë shqiptarë, por që jetojnë dhe veprojnë në Neë York. Mirëpo shfaqja do të prezantohet në gjuhën angleze, pasi që teatri ku do të prezantohet kjo shfaqje, është teatër ndërkombëtarë, Pyetja është përse me këto kombinacione, dhe a e keni pas të vështirë t’a realizoni në këtë mynyrë shfaqjen ?

Arta; Edhe pse i gjith ekipi janë shqiptar të cilët jetojn shumë vite këtu, e disa edhe kan lindur, shfaqjen vendosa t’a bëjë në gjuhën angleze, pasi që vendi ku jemi flitet kjo gjuhë, dhe nuk desha që t’a kufizoj audiencën, dhe jo audienca të jetë vetëm shqipfolëse, por të vijn edhe popujt e tjer t’a shohin e t’a kuptojn se çfarë ka ndodhur.

A është sfiduese që të fillosh jetën profesionale në art, në një qendër botërore siç është New Yorku ?

Arta: Është tejet sfiduese të kyqesh në profesion sidomos kur bëhet fjalë për një vend të madh siç është Nju Jorku. Së pari është gjuha, pastaj mentaliteti tjetër, rrethanat e shumë faktorë të tjerë. As që e kam menduar se do të merrem me teatër një kohë të gjatë, sepse nuk isha psiqikisht e përgatitur të nisja shfaqjen, por fal vullnetit dhe përkrahjes së kolegeve të mij këtu, arritëm të realizojmë këtë shfaqje.

Pra, a ju kan ndihmuar kolegët nga Nju Jorku të realizoni këtë projekt ? dhe kujt i faleminderohesh me këtë rast ?

Arta; Pa dyshim se kolegët më kan ndihmuar shumë, se pa ta as që do të bëhej e mundur kjo shfaqje, por ai i pari nga aktorët që e takova ishte Luan Bexheti, dhe bisedën e parë për të nisur këtë shfaqje e bëra me të, dhe më ndihmoi pastaj në përzgjedhje edhe të aktorëve të tjerë.Por unë do t’i falenderoj të gjithë ata që janë pjesë e shfaqjes, aktorët, kompozitorin, kostumografen, fotografin dhe të gjithe ekipin në përgjithësi, e në këtë mes nuk dua ta harroj as Ardianin bashkëshortin tim – i cili, më ka përkrahur në çdo moment dhe ka qenë me mua sa herë që kam patur nevoj për ndihmën e tij, por në veçanti do t’a falenderoja Alfred Tolljen, i cili më dha hapësirën për të bërë shfaqje.

A mundet të flasësh pak nga përgatitjet që po mbani këto ditë për shfaqjen “Colonel Bird”, dhe rolet e tyre cilët janë !

Arta: Përgaditjet po ecin mirë. Gjithsej jan shtat personazh, por secili prej tyre ka karakter të vaçant. Ata janë të mbyllur në një dhomë psikiatrike në një Manastir, të lënë pa ushqim, pa ngrohje si dhe pa barëra(medikamente mjekësore). 6 personazhe janë meshkuj ku rolet i luajn, Luan Bexheti, luan rolin e doktorit, një ish narkoman i cili me diplom falco gjen mundësin të bëhet mjek vetëm për të qenë me afër barërave, që i përdor në vend të drogës të cilën nuk mund t’a gjente tani në këtë kohë lufte, Roland Uruçi, është një aktor i cili gjatë një eksplodimi në luftë humbi dëgjimin, Gent Basha një romë, që ka problem me impotencën dhe ka 6 muaj që është mbyllur në atë spital, Agim Rugova shofer që vuan nga mania se është shumë i vogël dhe mund t’a shkelë ndokush, Besnik Shabani hajn i cili nuk zgjedh se çka vjedh, Bujan Rugova, një ish Gejneral Lufte, i cili për tre vite nuk ka folur asnjë fjal dhe në një moment kur dëgjon fjalën komandat – instiktivisht i kthehet të folurit dhe e vetmja femër është Roza Kalaj, një ish doganijere,Të gjithë personazhet kan probleme psiqike të cilët vendosin të dalin nga aty e  të gjejnë botën e tyre që ata besojn se egziston diku.

Muzikën e kësaj shfaqje e ka bërë muzicienti Faton Macula kurse kostumet Mandeta Zeka, apo jo!

Arta: Po, i falenderoj që të dy. Fatoni siç e dini shumica e publikut se është një muzicient profesionist që ka studiuar në Vienë të Austris dhe Mandeta Zeka është Kostumografe që ka mbaruar studimet në Tiranë por jetojn në Nju Jork..Punën e tyre e kan bërë shkëlqyeshëm çdo njeri prej tyre.

Çfarë pret nga publiku shqiptaro amerikan dhe ai amerikan në këtë shfaqje ?

Arta: Dëshiroj që të kënaqen me atë çka ne po i dhurojm me këtë shfaqje.

Çfarë do të quaje sukses të premierës së shfaqjes “Colonel Bird”, në Neë York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkatësisht në teatrin ndërkombëtarë “Producers Club”?

Arta: Sukses do t’a quaja nëse arrij që shfaqja të komunikoj mirë me publikun.

Cili do të jetë hapi tjetër ose sfida tjetër e Arta Kallabës ?

Arta: Të ardhmen nuk e dijm asnjëherë, dhe nuk kam plane tani për të ardhmen. Një gjë mund ta them që Teatrin nuk do ta lë kurr, kudo që jetoj në botë, do ta kem me vete,  nëse Zoti më jep mundësi.

Çfarë dini ju për teatrin “Producers Club” të vëllezërve dibranë në Nju Jork, Fredi dhe Nesti Tollja ?

Arta: Për këtë Teatër kam dëgjuar shumë fjalë të mira edhe para se të jetoj në Nju Jork. Di se kan punuar shumë dhe kan kontribuar në sferën e kulturës duke u dhënë mundësi artistëve jo vetëm shqiptar, por, edhe të huaj të paraqesin punën e tyre në këtë Teatër. Andaj gjejë rastin që me anë të kësaj interviste t’i përgëzoj ngrohtësisht për punën e tyre të mirë që bëjnë.

Intervistojë: Beqir Sina

 

Filed Under: Interviste Tagged With: Arta Kallaba, Beqir Sina, Interviste, Teattri

Çikago qyteti i Gradaçeleve

March 7, 2014 by dgreca

*Udhëtim nëpër Eldaradon :  Çikago qyteti i Gradaçeleve ose si i thërrasin amerikanët :”Qiell-gërvishtësit – Skyscrapers”/

NGA BEQIR SINA – Çikago Ilinois/

Arkitektuara deri në re dhe muzetë e klasit botëror të Qytetit të Erës mbizotërojnë Çikagon/

CHICAGI ILLINOI : El Dorado e cila shqiptohet nga spanjisht për ” një të artë ” është një mrekulli më vete, është term i përdorur nga evropianët për të përshkruar një kryetar fisnor të një populli. Më vonë , ai u bë emri i një qyteti legjendar në Amerikën e Jugut i cili ishte i pasur në arë dhe thirrej ” Qyteti i artë ” , i njohur edhe si Manoa , ishte i vendosur me sa duket në Liqenin Parime në malësitë e Guajana , Amerikën e Jugut.Imagjinuar si një vend , El Dorado shkoi nga një emër qyteti në një mbretëri dhe një perandorie të këtij mbreti legjendar të një vendi të artë.

Eldorado, është tani emri i vendeve të shumta , sidomos qytetet e minierave , në Amerikën e Jugut , Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera , si dhe emri i shumë filmave dhe shfaqjeve televizive , pjesë të muzikës , ekipeve sportive, dhe sende të tjera.

Në ndërsa nga popujt e ndryshëm të botës, të cilët kur vinë këtu realizojnë dhe gjejnë ëndrrën Amerikëne, tok me një duk emra të tjerë, ata e thërrasin ose e njohin si : “Toka e Premtuar” – “Vendi i Bekuar, që vetë Perendia e krijojë si një Mrekulli të Botës” – “Vendi Kampion” – “Superfuqia e vetme e Botës” e tjera e tjera.

Kurse, latinët Shtetet e Bashkuara të Amerikës i thërrasin me emrin e artë dhe të bukur Eldorado !
Amerika është vendi i bekuar që të mrekullon ngado që ta shohësh . Nga veriu në jug dhe nga lindja në perendim kudo që ta vizitosh këtë vend me bukuri të rralla natyrore, të ngallëzejnë ndërtimet simetrike dhe ndërtimet gjigande

Aqsa që njeriu mund të arrijë të ndërtojë edhe gjëra të mrekullueshme por të arrijë  deri aty sa të ndërtojë atë që ngjan e pamundur është e papërshkrueshme, vetëm në Amerikë. Vendi që kur  sheh ndërtimet që ka bërë dora njerëzore është e pamundur të mos ngelesh  gojëhapur, sidomos kur arrijnë përmasa kaq të mëdha, siç është aktualisht ndërtesa më e lartë në Amerikë Willis Tower në Chicago (SHBA).
Momentalisht,Willis Tower në Chicago (SHBA), është ndërtesa më e lartë në Amerikë e cila ndodhet në qytetin e Çikagos, ose që quhet kryeqyteti i gradaçieleve. Kjo ndërtesë është momentalisht edhe një ndër 10 ndërtesat më të larta në botë, dhe të bie në sy se pothuajse nga të gjitha, ndërtimet në këtë qytet nga çdo largësi që e vëren këtë qytet . Çikago dhe Nju Jorku janë dy qytet amerikane që dallohen për numërin e madh të Gradaçeleve ose si i thërrasin amerikanët :”Qiell-gërvishtësit – Skyscrapers”
Fjala gradaçele vjen e ka nga një term nautik që i referohet një trekëndëshi lundrues të vendosur në anijen e lundrimit. Ky term për herë të parë u përdor për ndërtesat në fund të shekullit të 19 si rezultat i një surprize ekstreme publike tek ndërtesat e larta që po ndërtoheshin në Çikago dhe Nju Jork Siti. Definicioni tradicional i një gradaceli filloi me “Gradacelin” e pare të Çikagos i cili ishte 10 katesh, i ndërtuar me çelik.

Një gradacel, si një koncept është një produkt i Epokës së industrializuar i cili bëhet i mundur nga energji e lire dhe materiale. Sasia e çelikut, betonit dhe xhamat që nevojiten për ndërtimin e gradacelit është ekstremisht e madhe.

Ky zhvillim solli ne formën e ndërtimit të “skeletit të  Çikagos”.

Arkitektuara deri në re dhe muzetë e klasit botëror të Qytetit të Erës mbizotërojnë qendrën e qytetit, por kënaqësia e vërtetë fillon pasi të keni vizituar kryeveprat e tij.

Ne fillim te viteve 1960 inxhinieri struktural Fazul Khan kuptoi qe skeleti i lëvizshëm i strukturës te çelikut i cili kishte dominuar ne dizenjimin e ndërtesave te larta dhe ndërtimin, nuk ishte i vetmi sistem qe iu përshtatej ndërtesave te larta, duke krijuar fillimin e një epoke te re te revolucionit ne shtimin e sistemit te strukturës. E reja e tij kryesore ne ndërtimin dhe dizenjimin e gradacelave ishte idea e një sistemi strukturor ne forme tubi qe përfshinte kornizën prej tubi dhe bashkimin e tyre me njëra-tjetrën. Keto sisteme lejonin efekt ekonomik me te vogël dhe gjithashtu lejonin gradacela te efektshme te merrnin forma te ndryshme jo me vetëm ne forme kutie. Gjate 15 viteve te ardhshme shume kulla u ndërtuan nga Khan dhe “shkolla e dyte e Çikagos”, duke përfshire masivin 442 m Willis Tower. Çikagoja po shkon drejt një bumi konstruksionesh qe do te shtohen ne vijën qiellore te qytetit. Qe ne vitin 2000, te paktën 40 ndërtesa me minimumin e 50 kateve te larte janë ndërtuar ose planifikuar. Chicago Spire, Trimp International Hotel and Tuwer, Waterview Tower, Mandarin Oriental Tower, Park Michingan dhe Aqua janë disa nga projektet me te dukshme qe po ndërtohen ne qytetin ku u shpik gradaceli.

Kulla Willis: Chicago, Illinois Kulla Sears -: 1.451 feet – 108 kate

Willis Tower e emërtuar më parë dhe ende zakonisht e referuara si Sears Tower, është një 108-katëshe(103 kate për vizitorët), 1451-këmbë (442 m) rrokaqiell tipik amerikan në Çikago, Illinois.Në kohën e përfundimit të saj në vitin 1973, ajo ishte ndërtesë e lartë në botë, duke tejkaluar Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork dy Kullat Binajke, dhe ajo mbajti këtë vlersim për gati 25 vjet. Kulla Willis është e dyta-ndërtesë e lartë në Shtetet e Bashkuara dhe i teti-si strukturë më e lartë në në botë. Rrokaqielli është një nga destinacionet turistike më të njohura në Çikago, dhe mbi një milion njerëz vizitojnë katet të saj çdo vit.

Kulla Sears gjatë gjithë historisë së saj, vetëm në vitin 2009 kur u mor nga Grupi Willis iu dha e drejta që të ndërrojë emrin e ndërtesës, si pjesë e qirasë së tyre në një pjesë të zyrave të saj. Më 16 korrik 2009, ndërtesa u quajt zyrtarisht Kulla Willis. Më 13 gusht 2012, United Airlines njoftoi se do të vendoste selinë e saj të korporatës nga 77 Drive West Wacker në Kullën Willis.

Disa fakte për Willis Tower në Chicago

• Përfunduar ndërtimin në vitin 1973

• 108 kate
• Projektuar nga firma arkitektonike Skidmore , Owings & Merrill
• 1,450 metra të lartë ( 443 metra ) ; 1,730 metra të lartë ( 520 metra ) , duke përfshirë antenat binjak
• Ndërtimi i tetë – e lartë në botë , dhe ndërtesa më e lartë në hemisferën Perëndimore
• Ndërtesa më e lartë Botërore deri në vitin 1998
• 1.354 këmbë deri në Skydeck
• Nga maja e kësaj ndërtese ju mund të shihni katër shtete : Illinois , Indiana , Wisconsin dhe Miçigan
• 4,5 milionë metra bruto katrore ( 418.064 metra katror bruto ) e hapësirë ??në tokë , afërsisht sa  101 fusha futbolli prej 3.8 milionë metra katrore rentable
• Peshon 222.500 ton
• Ka 76.000 ton të çelikut – ose çelikut i përshtatur me metoda të ndërtimit bundled – tub
• Mesatarja gjashtë inç ( 152 milimetër ) ndikoj ndërtimi nga qendra e vërtetë , të dizajnuara për t’i bërë ballë deri një lëkundje deri në tre këmbët
• Kjo ndërtesë ka rreth 25.000 vizitorë ditorë ose mbi 1 milion në vitë
• ka të punësuar më shumë se 12.000 punonjës

• Mori më shumë se 2,000 punëtorë për tre vjet për të u ndërtuar
• Përafërsisht ka gjithësejet 16,100 dritare
• 25.000 milje të kabllove elektrike
• 43,000 milje të kabllo telefonike
• Kosto e e saj ka qenë më shumë se 175.000.000 dollar amerikan për të u ndërtuar
• Ka 104 ashensorë lëvizin 1.200 metra për minutë, dhe për 1 sekond kalon tre kate
• Më shumë se 16.000 metra katrore janë vetëm dhomat e konferencave
• Kati i 99- ka një hapësirë të madhe për ??ngjarje të veçanta
• Ka dy hyrjet
• Ka antenat e transmetimeve të stacioneve të radios dhe televizionit nga me të njohurat në SHBA

Çikago, Hong Kong dhe New York City ndryshe te quajtur si tre te mëdhenjtë, janë te njohur ne rrethe arkitekturale si ata qe kane prekur qiellin.
Sot, gradacelat janë ne rritje aty ku toka nuk është e lehte te gjendet dhe te zotërohet si psh. ne qendrat e qyteteve te mëdha, sepse ato sigurojnë një raport te larte te hapësirës qe mund te lëshohet me qera për çdo km katror te tokës. Por ata janë ndërtuar jo vetëm për ekonomi ne sipërfaqe. Ashtu si tempujt dhe pallatet ne te shkuarën gradacelat janë konsideruar si fuqitë ekonomike te një vendi. Ato jo vetëm qe prekin qiellin, ndihmojnë qe te përcaktohet identiteti i qytetit.Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pothuajse nuk ka qytet që nuk ka një gradaçiele

 

Filed Under: Reportazh Tagged With: Beqir Sina, Çikago qyteti i Gradaçeleve, reportazh

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 60
  • 61
  • 62
  • 63
  • 64
  • …
  • 96
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT