• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Laureta Meci Ylli që suprizon – këngëtaria e “Suprizave të Festave të Fundvitit”

December 24, 2013 by dgreca

Nga Beqir Sina – New York/

NEW YORK CITY : Laureta Meçi, e cila për herë të fundit para publikut shqiptarë qe paraqitur me këngën e saj (videoclip) “Set your soul free”, më seksi se kurrë, sot në një programet më të shikuara në Amerikë ka suprizuar edhe një herë, pikërishtë në mëgjesin e sotëm – vetëm 5 ditë para Krishtëlindjes në Fox- News, programin e saj  “Fox and Friends today!” moderuar me katërshen simpatike Brian Kilmeade, Elisabeth Hasselbeck, Steve Doocy, dhe Cheryl Casone, e cila i mori edhe një intervistë eskluzive me Yllin shqiptar të skenës në Amerikë, Laureta Meçi.

Kështuqë, talenti i dalluar shqiptar në Amerikë, Laureta Meçi gjithmonë suprizat e “ruan” për në fund-vitin Krishtëlindjet dhe Vitin e Ri, po të kujtojmë dhe befasinë e saj të fund-vitit( 13 Dhjetor 2008) ku ajo u paraqit me  “Santa Baby”, video-clip të cilën Kuçovarja në Amerikë e publikoi duke na befasur me rastin e festave të fundvitit 2008.

Mirëpo, përveç këtyre projekteve, si (videoclipi) “Set your soul free”, dhe kohën – kur Laureta ishte në një udhëtim në Greqi, dhe pati realizuar edhe klipin e këngës “Turn around”, por edhe prezenca e saj në një segment të programit “Fox and Friends today!” mund të quhet se Laureta, është këngëtaria e “Suprizave të Festave të Fundvitit”

Ajo kohëve të fundit është edhe inspiruese,  edhe në revistën tabloide Amerikane “Golf Luxury”.

Kjo ndodh në ndërkohë, që të gjithë artistët kërkojnë hapësia mediatike për të prezantuar projektet e reja dhe për të pasur më shumë marketing, Laureta përsëri na befason me paraqitjen e saj në revistën e famshmë të golfit “Golf Luxury and Destinations Magazine”, që del në shitje në gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Meksikë. Në këtë revistë, Lauretës, i janë rezervuar jo pak por tri faqe me një përshkrim dhe intervistë në dy gjuhë, anglisht dhe spanjisht. Një pjesë të shkurtër të intervistës përshtatur në shqip, po ju sjellim edhe ne, së bashku me disa foto hot të Lauretës, të cilat Laureta i solli eskluzivisht për gazetën Bota Sot në New York, gjatë një bisede me gazetarin tonë Beqir Sina.

Laureta i tha gazetarit tonë, në një bised në Nju Jork, se kjo sipas saj është “Kultura e të bërit dhurata për Festat e Vitit të Ri nëpërmjet kolëgeve” pra si një kartolinë për lexuesin e Bota sot .

“Unë, thotë ajo aktroj në një pjesë sa humoristike aq edhe realiste. Mund të ndodh që me një dhuratë mund të ofendosh dikë në vend që t’a gëzosh! Por, jo çdoherë dhuratat i gëzojnë ata që u bëhen dhuratat. Festat përtej gëzimit tek njerëzit i bën edhe më sentimental dhe shpesh edhe të prekshëm, kështu që duhet kujdes i veçantë, që të mos të ndodh që pa dashje t’i bëjmë njerëzit të ndjehen keq.”

Më tej shtoi Laureta për gazetën Bota sot, për më tepër po të nisë revistën revistën e famshmë të golfit “Golf Luxury and Destinations Magazine”, që sapo ka dalë në shitje në gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Meksikë, me një birografi timen e përshrkuar në dy gjuhë spanjisht dhe anglisht dhe një pyetsor i lezetshëm, thotë ajo të cilin e transmetuan sot në mëngjes edhe në bisedën me Cheryl Casone, në programin e mëngjesit “Fox and Friends today!” dhe që u trasmetua po sot në mëngjes në kanalin televiizvë FoxNews 5 në New York. Në blogun e saj Cheryl Casone, tregojë Laureta me faleminderojë përzemërsisht për paraqitjen time në programin  e mëngjesit “Fox and Friends today!”

Njeriu më i famshëm prej nga inspirohesh?

Johny Depp.

Gënjeshtra e fundit që keni thënë?

Nëse do ta kisha thënë nuk më kujtohet, atëherë kjo do të ishte gënjeshtra ime e fundit.

Trego këngën e fundit që të kujtohet?

“Not afraid” nga Eminem!

Përshkruaje veten me tri fjalë?

Dinamike, inteligjente dhe sexy!

Nëse do të kishit dashur të hani diçka pikërisht tani, çfarë do të kishte qenë?

Ushqim japonez! Sushi.

Na thuaj diçka që të tjerët nuk dinë për ju?

Jam një notare e dobët.

Libri i fundit që keni lexuar?

The Twilight Saga.

Ëndërra juaj e parealizuar?

Të pushtoj botën!

Do ta vizitoni së shpejti Meksikën?

Do të kisha dashur shumë shpejt, është në listën e preferencave të mia.

Pas këtyre çka sipërcituam – duhet theksuar se edhe këngët e Laureta Meçit janë paraqitur në një librin që është botur në Shqipëri, kushtuar artistëve shqiptarë në mbarë botën. Librin e titulluar “Shqiptarët në kinematografinë botërore” , pasi Laureta, njëherësh është dhe aktore që ka fituar një rol edhe tek filmi “Shadow Kill” .

Përveç këtyre projekteve, ajo kohëve të fundit është aktuale me këngën dhe klipin më të ri të titulluar “Set your soul free”, këngë kjo e punuar në shqip dhe në anglisht, gjithashtu, dhe së shpejti pritet të bëjë xhiron nëpër radio, ndërsa për më vonë Laureta, e cila na befason çdo fund viti ka menduar që të punojë dhe klipin e kësaj kënge dhe ndoshta ndonjë videoclip të ri që ajo e mban sekret.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Beqir Sina, Laureta Meci, ylli qe surprizon

NATE E PERGJAKU NGA AKSIDENTET

December 23, 2013 by dgreca

Fatkeqësisht, ne radhen e viktimave, edhe një 40 vjeçar shqiptar në Bronx,  Albert Marku,  ka vdekur gjate aksidentit me motorçikletë/

NEW YORK CITY : Policia tha se po heton vendin e ngjarjes , ku një grua 50 – vjeçare është goditur dhe vrarë nga një motoçiklist në kryqëzimin të rrugës së “rrezikëshme” e ashtuquajtur Bulevardit Kuinsit në kryeqëzim me 58- St në Sunnyside , Queens , të shtunën. Motoçiklisti që goditi gruan  vdiq edhe vetë .

Ishte kjo pjesë e raportit të policisë njujorkeze vetëm për ditën e djeshme ku gjatë veta kanë gjetur vdekjen nga aksidentet e kësaj nate si shka i aksidenteve me motorçikleta.   Në raport mëtej theksohet se po këtë natë të “përgjakëshme” edhe një motoçiklist tjetër një 31 – vjeçar dhe një kalimtar 78 -vjeçare, grua, e cila thuhet po ecte në të kundër të dritës, ishin në mesin e katër njerëzve të vrarë në aksidentet e të shtunës, thotë raporti i policës dhe dëshmitarët .   Mirpo në raportin e mëngjesit të policisë njujorkeze, thuhet se “kjo natë ishte nata e aksidenteve me motorçikleta”. Sepse, sipas, saj kan qenë dhe tre të tjerë në të njëjtën natë që kan pësuar aksidente me vdekje në Queens.

Dhe katër prej tyre po në të njëjtin rrugë, të thirrur këtu edhe si “The Boulevard of Death” and “The Boulevard of Broken Bones” – “Bulevardi i Vdekjes” dhe “Bulevardi kockave të thyera” në  Queens në lagjen Sunnyside. Poliicia thotë se në orën 16:30 , sipas dëshmitarëve dhe autoritetetet e ruajtjes së rendit një motoçiklist përfundoi i përplasur jashtë rruge.

Ishte pikërishtë Darien Baker , një 31 vjeçar  nga  Yonkers New York , i cili ngiste  një motor Suzuki 2013 ngjyrë të zezë dhe bardhë kur u përplas me një grua, e cila priste të kalonte në kryqëzimin në 58 Street.
Baker humbi kontrollin e motoçikletës së tij dhe dhe u përplas në një pemë , tha një dëshmitarë .
” Ai erdhi shumë afër në anën e gardhit -. Dhe pastaj ai e goditi gardhin dhe u përplas në pemë dhe fluturoi si me “katapultë” jashtë motorit , “tha Catherine Geoffroy , 33 vjeçarja, nga Montreali , e cila ishte duke shitur pemët e Krishtlindjeve në afërsi të vendin e ngjarjes .
Poliicia deklaroi se Baker dhe gruaja vdiqën nga traumat të rënda në qendrën spitalore Elmhurst Medical Center , thanë autoritetet .
Raporti i policisë për këtë natë “që përgjaku” rrugët e Nju Jorkut, tha se do të ishte fatkeq edhe për një 40 vjeçar shqiptar.  Policia, thotë se jo më pak se një gjysmë ore, më herët se të merrte njoftimet mibi aksidenetet e më sipërme në Bronx , një 40 – vjeçar i quajtur  Albert Marku, mbeti i vdekur nga aksidenti me motorçikletë

Ai vdiq thotë policia – kur motori i tij tipit Honda goditi një veturë gri Toyota Corolla e vitit 2007 në segmentin e rrugës Williamsbridge Road në Neill Ave.

Marku , një banor i qyteti të Bronxit , u deklarua e vdekur në Spitalin Jacobi . Shoferi i automjetit tha policia ka qëndruar në vendin e ngjarjes , duke thënë se ai ” nuk kishte fajë rreth vdekjes së motoristit” .

Viktima  Albert Marku, 40-vjeçar, është i lindur në Bronx. Një ambulancë u thirr në vendngjarje por kur mbërriti në spital, dhe mjekët konstatuan se viktima kishte vdekur.
Aksidenti ndodhi në orën 4 të mbasdites, në 21 janar, në Williamsbridge Road, të lagjes së njohur Morris Park, ku jetojnë e punojnë shumë shqiptarë.
Sipas policisë (e cituar nga media lokale Televizioni NY1 dhe Brox News 12) motori i tipit Honda po shkonte lëvizte drejt jugut në Williamsbridge, kur u godit nga një makinë e tipit “2007 Toyota Corolla”, ngjyrë gri, që po përpiqej të kthehej majtas në Neill Avenue.
Shoferi i makinës nuk u largua nga skena e aksidentit, por qendroi për t’u intervistuar nga policia theksojnë mediat lokale duke shtuar se rasti është duke u hetuar por për momentin shoferi nuk është arrestuar.

Raporti i policisë u mbyll me vdekjen tragjike të një burri 51 – vjeçar në qytetin e Bruklinit kur ai u godit dhe mbeti i vdekur nga një veturë ngjyrë të zezë në lagjen East PKWY në Rockaway Ave. në orën 09:23 , tha policia . Policia tha se kur vajti në vend ngjarje shoferi qe larguar dhe ata po kërkojnë atë ./Beqir SINA/

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Albert Marku vdiq ne aksident, Beqir Sina, motorciklete

Bregdeti Jon, “Shtëpia e Madhe e Diellit – Detit dhe Malit”

December 22, 2013 by dgreca

* Nga cikli: Udhetim neper trojet ne Shqiperi dhe trojet shqiptare/
* Qeparoi është një fshat i vjetër i bregut, 450 metra mbi nivelin e detit, përballë ujrave blu të Jonit. Me një klimë fantastike e me njerëz të mrekullueshem. Pikërisht këtij vendi të rrrallë, i këndon me elegji, poeti dhe shkrimtari qeparotës, në mërgim në Vrixhinia (SHBA), Petraq Pali me poezinë “Një vendi të bekuar nga Perendia”/
Nga Beqir SINA/
BREGDETI JON  :  Një fshat i vogël në vargun e fshatarave të bregut të riverës shqiptare, në mes të bregdetit të detit Jon, ngritur si të gjitha fshatrat në bregun përballë Jonit, është edhe Qeparoi. Fshat, ky, sot ku të gjitha Itineraret(guidat) turistike të çojnë deri këtu në Qeparo. Çka, ishte shumë e vështirë 23 vjet më parë, për t’a viztuar.  Ndoshta, sepse fshatrat e bregut ishin shumë largët, nga Vlora dhe Saranda, ndoshta për shkak të rrugëve jo të mira,… Ndoshta, edhe nga “frika”, e regjimit, me atë alibin se ata që do të vinin nga rrethet e tjera për vizitë mund shikonin me iluzion detin Jon duke parë ishujt grek, përballë që dukeshin shumë afër, dhe ndoshta “mendonin” të arratiseshin nëpërmjet detit, e kushedi çfarë……djallin tjetër i shkonte nëpërmend athëre atij regjimi që e pati harruar këtë magji të bredetit Jon.
Mirëpo, 35 vjetë më parë, unë isha i “perviligjuar” të jetoja gati dy vjet si banor “endacak” në të gjithë perlën e bregdetit shqiptar. Fati e solli të kaloja me ditë të tëra, duke filluar nga fshatrat e Bregut të Detit Palasë, Dhermiu, Iliaz, Vuno, qyteti i Himarës, Qeparoi ,Piluri, Kudhësi, Broshi – Qazim Pali · Piqerasi, Lukova · Çorraj – Nivice – Bubar · Shenvasil · Fterra · Sasaj, dhe deri më në jug deri në Ksamil – Sarandë.
 Fati, pra e solli që edhe unë të bëhesha “banorë” i atyre anëve, për dy vjet. Dhe, këtë përvilegj në atë kohë për mua ma sollën vitet e ushtrisë, të cilat i kreva në një repart pune – Ku në vend të armës, në të “presekutuarit” kishim lopatën, dhe një palë rroba uniformë ushtarake të grisura ( ne na jepnin kapotën, këpucët dhe uniformën e paraardhës tanë, mjafton të ishin sa për tu veshur).
       Ne, ishim një repart pune, që merreshim në atë kohë (1978-1980) me “fortifikimin” e bregdetit! Duke e betonizuar atë bregdet të bukur, me Bunkierët e famshëm të Enver Hoxhës. Gjoja, nga rreziku një sulmi si na thoshte propaganda e atëhershme( komandatët oficerat), “e rrerzikut të Flotës së Gjashtë Amerikane, që ndodhej në Mesdhe”, sipas tyre,  pra, frika të një sulmi imagjinar, ky, që kurr nuk ndodhi…. !
 Mirëpo, as sot nuk jam në gjendje t’a kuptojë, sepse ishin lënë kaq pasdore dhe në harresë këto fshatra, perla të bregdetit shqiptar, të cilat, sot janë bërë krenaria e turizmit shqiptar. Janë ato vise që ne të mburremi para të huajve, me këto bukuri të rralla të bredetit shqiptar. Ndoshta, sepse rajoni ishte shumë i largët, ndoshta për shkak të rrugëve jo të mira, ka aq shumë ndoshta sa nuk mund t’i jap përgjigje.
Por, diçka mund të them se kur t’ju bjerë rasti që ta “zbuloni” këtë bregdet, i cili fillon me Parkun Kombëtar të Llogarasë, vazhdon poshtë me fshatrat Dhermi, qyteti i Himarës, , Qeparo, Borsh, Piqeras dhe përfundon me Lukovën, duke rënë më poshtë me Sarandën, Ksamilin dhe deri në Butrint, pa tjetër do të kesh dëshirë të kthehesh përsëri këtu – në pikën më jugperendimore të plazheve më ekzotike dhe më të bukura të Shqipërisë.
Do të gjeni varg-fshatra dhe plazhe që fshehin vetëm perla nën gjarpërimin e rrugëve. Do të bëni pushime të paharruara, eksplorime në vende të mrekullueshme dhe qetësi në zona thuajse të paprekura, që do të gjeni në këtë bregdet. Nga Palasa në Dhërmi, Qeparo e deri në Bunec, ju mund të shijoni çfarë ju ofron Bregu i Detit ose i quajtur ndryshe “Shtëpia e Madhe e Diellit – Detit dhe Malit”. Kjo mund të thuhet pa frikë për Bregdetin shkëmbor të Jonit nga Palasë, Dhërmi, Vuno, Himarë, Qeparo, Broshë, Piqeras, Lukovë, Bunec, e tjera të cilat:” fshehin perla të kaltërsisë së Detit magjik, plazheve egzotike, gjelbërimit gjatë gjithë vitit, të agrumeve, qitrove, mandarinave, portokalleve dhe limonave, gjelbërimit të pemëve të mbjella frutorve dhe plantacionve të pa fund të ullinjëve mijëra vjeçar nën gjarpërimin e rrugëve, kryesishtë të ndërtuara gjatë qeverisjes së Kryeministrit Berisha në 8 vjetët e fundit.”
 Ngaqë, ekzotikja nuk do të thotë vetëm palma dhe plazhe të nxehta, plazhe me guraleca që nga valët krijonë një melodi klasike, por edhe nga mundësia që ke të përjetosh takime interesante me njerëzit dhe kohën dhe të kënaqet syri me pamje gjeografike, të papara deri tani. Këtu ke rastin të njihesh me njërëz të mrekullueshem, Me njerëz që në kujtimet e mija sot, që kam bërë me ta, më bëjnë të mallëngjehem dhe të them se kur do të vijë prapë në këtë fshatë, dhe t’i takojë edhe njëherë këta njerëz.
  Po si mundet unë të harroi unë Qeparoi, bariun me dhitë e fshatit Andrea Kokedhima, vëllai i Persofonit. Po, Bekshiu i Agrumeve Petro Koçi quhej ose Sokrat Dede-n apo peshkatarin e famshëm të fshatit që e kapte “peshkun me dor në një zhytje në det” dhe i pëlqente të gjunate tek gjiri i “topit”  Dhimo Gjokrushin ( i cili më tha Petraq Pali se vdiq po nga dinamiti )
Do të veçojë Qeparoin dhe qeparotsit se këtu dhe në Brosh kishim edhe “bazën” çadrat e ushtrisë. Por, sepse, për mua Qeparoi, është nje model i këtyre fshatrave të bregut që i ofron pikërisht, këto të gjitha mbasi, Qeparoi, është me të vërtet një perlë e mrekullueshme, e cila mund të krahasohet vetëm me plazhet egzotike dhe bregun e Kalifornisë, ose ishujve Paradajsë të Karaibeve, apo dhe të ashtuquajturën “Sunshine” Florida për nga relievi.
 Duke mbërritur në Qeparo, gjeja e parë që ju bie në sy është deti i kaltërt dhe i kthjellt si kristali. Dallgët  romantike, të argjendta shkëlqejnë nën diellin dhe mund të shihen nga çdo kënd i gjirit, deri mbi malet për rreth ku në shpat të malit është ndërtuar Qeparoi i vjetër dhe kalaja. Mbi fshat çdo mbasdite fluturojnë deri në mbrëmje tufa zogjsh që i bëjnë foletë në malet për rreth dhe kalanë e Qeparoit. Një gjë tjetër që ju bën përshtypje, nëse vizitoni Qeparoin janë  shtëpitë e bukura të ndërtuara në stilin arkitektural, më karakteristik për qytetet dhe fshatrat e të gjithë bregdetit dhe të gjitha me lule. Atyre që kryesishtë i përkasin ndërtimeve të vendve të Mesdheut. Ato janë shtëpi me gurë të bardh me mure guri të trasha dhe ngado me rrugica dhe kalldreme , ku dora e mjeshtërve të gurë-gëdhendësve shihet kudo.
 Ndërkohë, për hir të sinqeritit, i cili gjatë gjithë jetës ka qenë një apostulat i karakterit tim – gjithmonë prej kohësh në mendje më është sjellur pyetja;, pse disa nga fshatrat e Bregut të Detit, s.p.sh. Palasë, Dhermiu, Iliaz, Vuno, qyteti i Himarës, Qeparoi flasin greqisht dhe fshatrat e tjera të bregut, Piluri, Kudhësi(megjithëse pak më larg), Broshi – Qazim Pali ·  Piqerasi, Lukova · Çorraj – Nivice – Bubar · Shenvasil · Fterra · Sasaj flasin shqip . Nuk e di në se ka ndonjë studim të mirëfillt për këtë, poqese do të isha i kuroiz t’a mësoja këtë fakt.
 Megjithëse, kam lexuar librin “Historia e Qeparoit” ku thuhet se :” Nino Guma, po qeparotas, për të treguar mospajtimin e tij me politikën grekomane, vuri në kokë një qylaf të bardhë e doli në Qafë, si shenjë proteste për greqizmin e vendit, me de facto pushtimin e tij nga greku, që në Qeparo e deri në Palas!” ka thënë një nga eruditët e bregut Janko Pali
   Qeparoi është një fshat i vjetër i bregut, 450 metra mbi nivelin e detit, përballë ujrave blu të Jonit. Me një klimë fantastike e me njerëz të mrekullueshem. Pikërisht këtij vendi të rrrallë, i këndon me elegji, poeti dhe shkrimtari qeparotës, në mërgim në Vrixhinia (SHBA), Petraq Pali me poezinë “Një vendi të bekuar nga Perendia”
Qeparoi të shfaqet menjëherë pas gjirit të Panoramës (Palermos) aty të shfaqet një pamje tjetër e mrekullueshme, lugina e Qeparoit, plazhi, fusha e gjelbër dhe fshati i ri Qeparo fushë, më lart Qeparoit, kalaja e Karosit dhe në thellësi fshati Kudhës.
Qeparo :
  Emri i fshatit Qeparo vjen nga bima e qiparisit. Plazhi i Skalomes, i veçantë për rërën e hollë dhe detin e cekët të shfaqet përpara.
        Në gjirin e vogël gjendet moli i lashtë, një bankinë prej blloqesh guri, shpella e Frengut dhe Hunda e Madhe. Rruga nacionale përmes ullishtave të çon në qendër të fshatit, përmbi të cilin ngrihet manastiri i Shën Mitrit i ndërtuar në 1881, Kisha e Shën Mitrit është e stilit bizantin e ndërtuar në vitin 1760 dhe ka vlera të mëdha për ikonostaset e saj prej druri.
Qeparoi, është një destinacion i rëndësishëm  e turizmit shtëpiak, ekoturizmit dhe turizmit elitar. Në të gjen karakteristika të fshatrave Mesdhetarë, kalave të lashta dhe kishave Ortodokse, shtëpitë me murë guri, me tavane druri të gëdhendura me oranamente popullore, si dhe rrugët janë të shtuara me kalldrëm. Në fakt, peisazhi alternohet nga zona malore, dhe një luginë që shtrihet në me dy maleve deri sa del në plazhin e mrekullueshëm, fauna nënujore, deri tek plantacionet me portokaj, mandarina dhe limona dhe ullishtet e vjetra.
    Qeparoi është i vendosur në shpatin perëndimor të malit Gjivlash , në rreth 450 metra ( 1,480 ft) mbi nivelin e detit . Në kohët e lashta , Qeparo ishte vendosur në kodrën e Kastelit . Më vonë , banorët e saj u vendosën pak më poshtë , në shpatin Gjivlash , në juglindje të kodrës së Kastelit , për të qenë më afër me fushat e tyre dhe për të shpëtuar të ftohtit e dimrit . Nga 1957 e tutje , Qeparo ishte e ndarë në Fshatin e Vjetër, dhe Fshati i Ri.
Në lindje , Qeparo kufizohet nga fshati i Borshit , në verilindje nga Çorraj , në veri me Kudhës , në veriperëndim nga Piluri , në perëndim me qytetin e Himarës dhe në jug dhe jugperëndim nga deti Jon .  Kalaja Porto Palermos , e ndërtuar nga Ali Pasha për të mbrojtur Himarën por edhe Qeparon e cila ishte pjesë e territorit të saj
Fshati përbëhet nga lagjet e mëposhtme ose vëllazërit: Ballëguras , Bragjint ‘e Poshçërës , Bragjint ‘ e Sipërmë , Dhimëgjonas , Gjikëbitaj , Mërtokaj , Ndregjin , Peçolat , Pogdan dhe Rushat . Çdo vëllazëri kishte vetë figurën e tij .
  Qeparoi ka kultivuar ullinj për shekuj me radhë , siç u përmend në fillim të shekullit të 19 në punën e François Pouqueville , konsullit të përgjithshëm Napoleon Bonaparte së në oborrin e Ali Pashës në Janinë ( citim i plotë i duhur) : dëshmi të kësaj , janë disa ulliri njëqindvjeçar pemëve ende ekzistuese në fshat .
 Qeparoi i Vjetër (i sipërm) – Gjithë fshati ka pamje të bukur dhe arkitektonikë tradicionale. Gjithë rrugicat me kalldrëm dhe kishat e vjetra përbëjnë një figurë magjepsëse. Interes të veçantë paraqesin epigramet Iliro-Kaone në muret e ndërtesave të ndryshme. Nga ky fshat e ka origjinën ish Drejtori i CIA Amerikane Xhorxh Tenet.

Filed Under: Reportazh Tagged With: Beqir Sina, Cikli, Qeparoi, udhetim nga trojet shqiptare

“Djemtë e Somozës”

December 16, 2013 by dgreca

“Kur ia nisim me mashtrime, në ç’kurth biem, o nëna ime” – ka thën Sir Walter Scott/

Opinion nga BEQIR SINA/

Djemtë e Somozës vazhduan drejtimin diktatorial të babait të tyre për 20 vjet, por pas periudhës së skandalit të Uotergejtit, Uashingtoni e humbi oreksin e tij për diktatorët latinoamerikanë, dhe ata përfunduan në “koshin e plehrave” të historisë së tyre. Fundi i fatit të dinastisë së Somozës dhe bijëve të tij – u vulos nga rebelët sandinistë që shpërthyen në kryengritje në Nikaragua dhe më 1979, Somozat qenë të detyruar të iknin nga pushteti, duke u arratisur në Majami. Anastasio Somoza i Riu, shkoi në Paraguai ku më 1980, u vra nga një rebel nikaraguan.

“Kur ia nisim me mashtrime, në ç’kurth biem, o nëna ime” – ka thën Sir Walter Scott ,duke shtuar se “Komunizmin e rrëzojnë bijt e vet”

Kjo pak a shumë është historia e njërit pre udhëheqësve më majtistë të Amerikës Latine, Somozës, i cili ka qenë një mik i ngushtë tri dekada më parë, edhe i grupeve marksite – leninste, që vinin në Shqipëri në kohën e sundimit komunist ë Enver Hoxhës, në festimet e 29 Nëntorit në Shqipëri me delegacionet si motra nga Amerika Latine.

Pinjolli i Somozave José Daniel Ortega Saavedra, ka qenë një politikan marksist leninist i Nikaraguas, i cili ka qenë Presidenti i Nikaraguasqë nga janari 2007, më parë ai ishte udhëheqës i Nikaraguas si Koordinator i parë i juntës Kombëtare për Rindërtim dhe atëherë Presidenti i1979-1990, por ai u rrëzua nga “froni” mbas revoltave mbar popullore. Megjithëse, ai e proklamonte veten si një udhëheqës i Frontit Sandinist  Çlirimtare Kombëtar, Socialiste (Sandinista Frente Nacional de Liberacion, FSLN), dhe politikat e tij në qeveri kishin parë zbatimin e reformave majtiste në të gjithë Nikaraguan, ai u rrëzua.

Linja politike dhe mësimet e “Djemëve të Somoz” në Shqipëri, është ringjallur, me Qeverinë Rama, ku të gjithë ministrat janë “Djemt e Bllokut” ose me lidhje të ngushta familjare të atyre që shfrytëzuan popullin për afro gjysmë shekulli. Ose e njëjtë me premtimet dhe me reformat që ka nisur qeveria e re e Tiranës me kryesocialistin dhe mjatistin me bindje ekstreme – Kryeminsitrin socialist Edi Rama.

I cili e ka nisur qeverisjen etij 100 ditore, që nga spatrimet drastike, në fillim me policinë e shtetit, dhe administratën shtetrore, diplomacinë shqiptare, premtimet e shumta dhe mashtrimet e shumta, dhe tani me vënjen e tritolit nga Tirana në Vlorë, ku në këtë linjë, Shqipërisë “era” i vjejn vetëm dinamitë.
Edi Rama i lindur në një familje të nomenklaturës komuniste, në të ashtuquajturin “Blloku”, nga një moshë e re thuhet se u bë pjesëz e së të rinjëve liberalë, në Bllok. Ai iu “bashkëngjitë” me mision lëvizjes së dhjetorit, për disa javë, duke e braktisur atë në kulmin e lëvzijes së saj – për t’u larguar në Korfuz ku shkoi të hapë një ekspozitë personale. Ai është anëtarë i afërt me disa familje të Bllokut, madje edhe me familjet tradicionale majtiste – ish Byroistve, edhe ato shumë të afërta me Enver Hoxhën, i njohur gjerësisht si një diktator, dhe një nga më këqinjët e asaj kohe.

Mirëpo, ja që u deshën 23 vjet që Rama, të bëhet kryeministër, dhe të “rrëfej” bëmat e tij, sesi ai “ka qënë pas kuintave, “lider” i heshtur lëvizjes së Dhjetorit”. Këto mund t’i gjeni në disa pjesë e librit “Pardesytë e bardha” të Dhjetorit në Shqipëri, por edhe në nji edtorial dhe intervistë që dha Ish lideri i Dhjetorit Edi Rama, në kujtim të 23 vjetorit të Lëvizjes së Dhjetorit.

Megjithëse, fatket tregojnë se ai qëndroi aq pak në rradhët e kësaj lëvizje, sa të vë në dyshim se si hyri dhe doli Rama nga kjo lëvizje!?… Një pyetje, është që nuk ka për të marr përgjigje ashtu si dhe shumë pyetje të tjera, pyetje, është :”Përse hyri Rama me ” “Pardesytë e bardha” të Dhjetorit në Shqipëri” dhe “Përse doli duke u larguar”, mjeshtërisht mënjëherë duke u rreshtuar në krahun e Partisë Socialiste, pa bërë as edhe një ditë në Partinë Demokratike? pa asnjë kontribut në demokraci. Dhe ndonjë sakrificë ashtu si vepruan liderit e Dhjetorit, që qëndruan në Shqipëri, dhe luftuan me regjimin ballë për ballë, regjimin e egërsuar” kur të ikte dhe koka” me thirrjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Por, tani mbas 23 vjetëve, është kollaj të flasësh dhe madje kur je edhe Kryeministër që e ke gjithë shtypin në dorë dhe e kontrollon në çdo “faqe” të saj, ai na del se ai gjoja u përfshi në lëvizje të nëndheshme kundër regjimit të Enver Hoxhës, por edhe lider i asaj lëvizje. Fakti, është se ai në 23 vjet prej kur ai rregjim u rrëzua, Rama shumë – shumë pak ka qënë “demokrat”, ndërsa 22 vjet ai ka qënë një socialstë dhe madje i thekur, trashgimtar i partisë, ku me dekada babai i tij ka punuar si kuadro i lart i partisë. Babai i tij Kristaq Rama ka qenë anëtar i KQPPSH, dhe krahu i djathtë i Nexhmijes Hoxhës, nënkryetar në FD.

Dhe, kështu aq lidhjet janë të forta të Ramës me komunizmin dhe Enver Hoxhën, saqë për të marrë pushtetin, për të mbledhur votat, ai u bë “kokë më kokë” me Partin Komuniste Shqiptare, të Qemal Cicollarit, Partin e Punës Shqiptare e Reformuar, të Marko Dajtit dhe Partin Komuniste Shqiptare 8 Nëntori, të Preng Çunit, që edhe kur flenë mbajnë Enver Hoxhën si “jastëk”.

Mirëpo, që historia përsëritet, ky është tashmë është bërë një fakt i njohur! Por, që të majtës shqiptare do t’i duheshin vetëm dy dekada, për t’u rikthyer në identitet, këtë pak shqiptarë do ta kenë besuar e aq më pak do ta kenë shpresuar, kur sakrifikuan dhe u torturuan sepse thirrën “Shqipërinë e duam si gjithë Europa”. Historia u përsëritë, kësaj here në Shkodër, opinioni publik shqiptar pa të ndodhte ditën për diell atë që në mënyrë aq të ngjashme ka ndodhur në 8 nëntor të vitit 1941 me themelimin e PKSH-së. E majta shqiptare është ribashkuar nën bekimin e vëllezërve jugosllavë( atëhere me Dushan Mugoshën tani me Boris Tadiqin) të saj, duke firmosur në Shkodër koalicionin e majtë, një traktat ky që ka vetëm një qëllim, rikthimin në pushtet të ish- komunistëve, të së majtës shqiptare.

E majta shqiptare u takua në Shkodër dhe mori bekimin e Internacionales Socialiste, Papandreut për të marrë trajnime për në qeverisje majtiste, si ajo e Greqisë.

Mbasi dihet mirë se një qeveri e majtë, Socialiste, ka si periudhën e saj të parë në detyrë të jap sa më shumë premtime, nga ato  që e karakterizojn atë në programin e saj – pavarësisht se sa realizon nga ato apo sa mban në fjalën e dhënë. Kështu, erdhën në pushtet në 1944 nëpërmjet pretimeve dhe mashtrimeve të majtët, dhe kështu erdhën në pushtet në 23 qershor të 2013, vetëm nëpërmjet premtive dhe mashtrimeve të popullit.

Ku Qeveria socialiste tani çdo ditë janë të diskutueshëme në “Po apo Jo” tek ato reforamt ! Mbasi, ajo që e nisë nga e para, për Socialistët, është marrja e kontrollit të plotë të policisë së shtetit dhe drejtësisë, Ministrisë së Jashtme, të Ekonomisë, dhe Rinisë e Cështjeve sociale, reformës së Adiminstratës, me spatrimet kudo dhe zvëndësimet e tyre me njërëzit e “përzgjedhur”, me nepotizëm dhe më shumë  militantizëm. Edi Rama, dihet se erdhi rastësisht si një figurë e rëndësishme në politikë, të paktën dihet si kryetar i Partisë Socialiste, me largimin e Fatos Nanos. Ai duke përfituar sipas sojit të tij, arriti më shumë të fuqizojë vetveten, sidomos, kur e majta i humbi zgjedhjet e 2005, dhe i duhej në krye një njeri si Edi Rama, që gradualisht “gjoja” u kthye në moderues i së majtës, në pozicionin e tij, politik, nga socializmi i sojit marksizëm-leninizmit të socializmit “demokratik”.

Sa herë që ka qenë në politik Edi Rama, ka një histori të gjatë dhe bindëse të socializmo -rizimit , me ulje dhe ngritjen e tij .

Kjo, është arsyeja pse ai nuk është poliitikan serioz, dhe i besueshëm. Sidomos, kur ai veten e ka vënë në “pikëpyetje”. Rasti më i fundit ishte kur ai u pyet nga SHBA për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë! Kur, ai vet premtojë dhe i tha Uashingtonit njëher “PO! dhe mëpastaj nga frika e popullit një JO” të madhe . Kjo ishte një mënyrë për Ramën për të treguar seriozitetin e tij dhe sa politikan është Rama, në fillim të qeverisjes së tij, natyrisht që ishte si një “test- porvë” me angazhimin amerikan për shkatërrimin e armëve të Sirisë. Mbasi, dihet se:” Një aleancë, është një pakt , një koalicion apo miqësi në mes të dy ose më shumë palëve , të bëra për të avancuar qëllimet e përbashkëta dhe sigurimin e interesave të përbashkëta” apo jo!.

Prandaj edhe “vetoja” e Holladës, kundërshtimi i saj i vendosur, duhet të ketë diçka që i mungon kësaj qeverie dhe vetë mënyrës sesi po e qeverisë Edi Rama këtë vend, si Kryeministër! që Shqipëri të jet një kandidate e BE, dhe pa e imagjinuar ndonjëher, se kur do që të jetë një anëtare . Askush nuk mund të mohojë faktin se Rama dhe anëtarët e qeverisë së tij – duke u përpjekur që Shqipëria ta marr dhe jo t’a meritojë vendin që Shqipëria të jetë Kandidate e BE-së, ka sjellë shumë disavantazhe për të bindur politikanët perendimor, me ato lëvizjet e tij, për të bërë reformat dhe vetëm për të premtuar .

Gjatë kohës që ishte në opozitë ishte Rama ai që vonoi Shqipërinë me ato “Tre Ligjet” që nuk i aporvoi për të marrë vendin e kandidatit Shqipëria,, dhe tani kjo duket se vlejti shumë….!
Edi Rama, si një Kryeministër i një vendi të lirë, nuk mund që vetëm të premtoj një vend pune dhe me pagë të mirë, një kujdes shëndetësor falas, një shtëpi, tokë , dyqan apo pronë tjetër të legalizuar falas dhe duke i mbajtur të gjitha këto në një fytyrë me të vërtetën. Pra, duke e ditur se kjo nuk është brenda fuqisë së Kryeministrit të Shqipërisë, dhe mundësive që ka Shqipëria sot, për të ofruar gjëra të tilla që mbeten vetëm mashtrime dhe premtime.

Një mënyrë për një Kryeministër si Edi Rama, majtist i lindur që të ngrejë imazhin e tij dhe të rrisë besushmërin e tij ndaj Europës dhe SHBA, do të vijë vetëm përmes asaj që në atë listë të gjatë dhe të pafund të atyre premtive që u dha njërëzve të cilët i dhanë votën, ai do të duhet për të transformuar rrënjësisht Shqipërinë, zhdukjen e fantazmës së komunizmit, në mënyrë që çdo gjë do të jetë në vartësi të Qeverisë së këtij Kyreministri. Dhe të shpërndahen për këtë arsye ” njësoj të gjitha premtimet ” për çdo qytetar, si ata majtistët apo ata të djathtët. Ndërkohë, që Edi Rama, vetëm me atë gjestin me shfaqjes së protretit të Enver Hoxhës më 29 Nëntor, u mundua të japë një ndjenjë të ngrohtë tek komunistët dhe nostaligjikët e Enverit, të cilëve ai ua ka marrë votën më 23 qershor, dhe të shokëve të tij në të majtë. Ajo çka u shfaq në varrezat “Dëshmorët e Kombit” më 29 Nëntor, dhe e pa mbarë bota, është një mendim që drithërohen “stomakun” e shumë të djathtëve, jo vetëm në Shqipëri por edhe në Europë dhe SHBA. Ajo ka lënduar dhe ka prekur shpirtërat dhe zemrat e të ish presekutuarve politik, të ish interrnuarve, ish të burgosurve politik dhe anëtarve të familjve të pushkatuara, sepse historia ka treguar në ndonjë formë të tillë të qeverisë të çon vetëm në një shtet totalitar , të drejtuar nga elitat politike vrastare, dhe Bijtë e tyre.

Kështu e nisën edhe” Djemtë e Somozës”, dhe e vazhduan sa munden drejtimin e shtetit, me mënyrat diktatoriale të babait të tyre për 20 vjet, por pas periudhës së Uotergejtit, Uashingtoni e humbi oreksin e tij për diktatorët latinoamerikanë, dhe ata përfunduan në “koshin e plehrave” të historisë.

Filed Under: Opinion Tagged With: Beqir Sina, djemte e Somozes

Njujorkezët, mblidhen të kujtojnë Mandelën, qirinjë, lule dhe këngë në kujtim të tij

December 6, 2013 by dgreca

Njujorkezët, thanë se do të mblidhen sot në  vendet ku Mandela qendroi për herë të parë në Amerikë, në New York, kur  vetëm disa muaj pasi u lirua nga burgu në vitin 1990 , Mandela vizitoi qytetin e New Yorkut, me gruan e tij , Winnie , për të mbledhur para për gjyqin e tij./

Nga BEQIR SINA, New York City/

FORT GREENE BROOKLYN NY :- Afrika e Jugut dhe bota mbarë kanë filluar t’i bëjnë homazhe Nelson Mandelës, heroit të luftës kundër apartheid-it dhe presidentit të parë të zi të Afrikës së Jugut demokratike, i cili vdiq të enjten mbrëma në moshën 95 vjeçare.
“Njeriu ynë fort i dashur Nelson Mandela, presidenti themelues i kombit tonë demokratik, na la. Vdiq në paqe, i rrethuar nga familjarët e vet, rreth orës 20:25 (…) Kombi ynë humbi birin e vet më të madh”, deklaroi presidenti Zuma në një transmetim të drejtpërdrejtë televiziv.
Që kur doli lajmi i vdekjes së atij që u vlerësua nga mbarë bota si simboli i pajtimit racial, qindra njerëz me çfarëdo prejardhje filluan të mblidheshin para shtëpisë së Mandelës në Johannesburg.

Njujorkezët, thanë se do të mblidhen sot në  vendet ku Mandela qendroi për herë të parë në Amerikë, në New York, kur  vetëm disa muaj pasi u lirua nga burgu në vitin 1990 , Mandela vizitoi qytetin e New Yorkut, me gruan e tij , Winnie , për të mbledhur para për gjyqin e tij.

Kur Alexa Burneikis , një prodhuese e muzikës botë nga Brooklyni, ka dëgjuar lajmin për vdekjen e Nelson Mandelës , ajo u drejtua për të tërhequr mbas vetes fansat e saj, dhe ata së bashku u drejtuan drejt për nga restoranti që mban emrin Madiba .
Një restorant ky në lagjen Fort Greene, në Brooklyn i emëruar me këtë emër Madiba për të qenë simbol i mesazhit anti- aparteidit që la Mandela, dhe kujtuar me këtë rast liderin fitues të çmimit Nobel për Paqe – Nelson Mandelën, i cili vdiq të enjten në moshën 95 vjeçare,

Ky restorant ka qenë një vend tubim për afrikanët e jugut, që prej kohës që ai u hap në 1999, shkrujan gazeta e New Yorkut .

Pra , Restoranti Madiba ishte një vend i natyrshëm për njujorkezët për të u mbledhur , të këndojnë këngë ndezin qirinjë vendosin lule dhe të reflektojë mbi trashëgiminë Mandelës,.
Denis Du Preez , një  37 vjeçar , administrator i përgjithshëm i Restorantit Madiba dhe vëllai i pronarit , tha se restoranti është emëruar sipas emrit të Mandelës, për të nderuar ” mesazhet e tij të dashurisë dhe unitetit -” Unë mendoj se Mandela, është një nga burrat më të mëdha që ka parë ndonjëherë bota . ” tha ai.
” Ne kemi ardhur në Amerikë, nga një familje e bardhë. Dhe, falë Zotit ne patëm një fat që nuk e patën prindërit tanë nga padrejtësit, sepse ishin njerëz me ngjyrë ishin të zi . Por, ata të bardhët që na bënë garacinë ne e panë që ne të gjithë rrjedhim nga një gjak i kuq dhe kemi të gjithë një Zot mbi kokë pavarësishtë ngjyrës apo rracës fesë apo kombit,” tha ai duke shtuar se ” Nelson Mandela ishte i vlefshëm për të treguar më së miri këtë dhe frymëzuar njerëzimin. ”    Shtypi njujorkez, sot shkruan se Mandela ndjeu një lidhje familiare të fortë me njerëzit e New Yorkut. Ai erdhi në këtë qytet ku jetojnë 140 kombësi dhe të gjitha racat e botës – një botë e tërë në minijaturë, gjatë një turneu botëror, pasi kaloi rreth 30 vjet në një burg të Afrikës së Jugut për të kundërshtuar me forcë brutale politikën e segregacionit të ndjekur atëhere prej qeverisë të bardhë të Johanesburgut.     Vetëm disa muaj pasi u lirua nga burgu ku ai kaloi në qeli 30 vjet erdhi në New York në vitin 1990. Mandela vizitoi qytetin metropol i botës me gruan e tij , Winnie , për të mbledhur para për të paguar shpenzimet për gjyqin e tij .      Dhjetëramijëra njyjorkez, të – të gjitha ngjyrave dhe racave u dyndën në sheshin “afrikan” Harlem në zemër të qytetit të New Yorkut, në rrugën e 125 St. dhe Adam Clayton Powell Jr Boulevard , për të dëgjuar atë duke folur rreth padrejtësisë, racizmit dhe shpresës, e cila tha ai” nuk vdes kurrë ose vdes e fundit” shkruajn sot të përditëshmet njujorkeze, për të kujtuar imazhin që ka lënë në këtë qytet figura e tij . Mandela gjatë vizitës së parë në New York, kishte shetitur  duke vizituar Stadiumin Yankee në Bronx, dhe duke ndjekur një ndeshje Bejsbolli të skuadrës Yanki- Yankee, e cila është njëkohësit skuadra e zemrës së pothuajse të gjithë njujorkezve. Atë ditë u bë edhe një fushat mbeldhje parash për Mandelen nga shitja e biletave për mëse  5 dollar dhe 25 dollar. Vetë Mandela doli në mes të fushës i veshur me një fanell dhe një kapele baseballi, duke i thënë turmës : ” Unë jam një Yankee . ”

Nju Jorkezët kan lajmëruar sot artistët më të mirë të New Yorkut të preformojnë në Stadiumin Yankee në Bronx, në bulevardin Adam Clayton Powell Jr Boulevard dhe në restorantin Madiba ,dhe në kinemanë e famshme Apollo në Harlem, për të kënduar këngë afrikane dhe kujtuar Nelson Mandelën në vizitën e parë në New York 23 vjet më parë” .

” Është inkurajues imazhi që ka lënë pas Mandela. Ai është një person i cili më bëri të kem shpresë për njerëzimin . ” Unë kam qenë i lumtur që jam këtu “, tha Carl Lokiski , 40 vjeç , i cili ka ardhur në Bruklin – New York, nga Zimbabve . Ndërsa  Denis Du Preez , 37 vjeç, nga Afrika e Jugut , e ka quajtur  fituesin e çmimit Nobel – për Paqe, Nelson Mandelën “Fanarin e paqes në botë – ikonën e luftës kundra apartaeidit”.

Filed Under: Featured Tagged With: Beqir Sina, Mandela, njujorlezet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 67
  • 68
  • 69
  • 70
  • 71
  • …
  • 96
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT