Njujorkezët, thanë se do të mblidhen sot në vendet ku Mandela qendroi për herë të parë në Amerikë, në New York, kur vetëm disa muaj pasi u lirua nga burgu në vitin 1990 , Mandela vizitoi qytetin e New Yorkut, me gruan e tij , Winnie , për të mbledhur para për gjyqin e tij./
Nga BEQIR SINA, New York City/
FORT GREENE BROOKLYN NY :- Afrika e Jugut dhe bota mbarë kanë filluar t’i bëjnë homazhe Nelson Mandelës, heroit të luftës kundër apartheid-it dhe presidentit të parë të zi të Afrikës së Jugut demokratike, i cili vdiq të enjten mbrëma në moshën 95 vjeçare.
“Njeriu ynë fort i dashur Nelson Mandela, presidenti themelues i kombit tonë demokratik, na la. Vdiq në paqe, i rrethuar nga familjarët e vet, rreth orës 20:25 (…) Kombi ynë humbi birin e vet më të madh”, deklaroi presidenti Zuma në një transmetim të drejtpërdrejtë televiziv.
Që kur doli lajmi i vdekjes së atij që u vlerësua nga mbarë bota si simboli i pajtimit racial, qindra njerëz me çfarëdo prejardhje filluan të mblidheshin para shtëpisë së Mandelës në Johannesburg.
Njujorkezët, thanë se do të mblidhen sot në vendet ku Mandela qendroi për herë të parë në Amerikë, në New York, kur vetëm disa muaj pasi u lirua nga burgu në vitin 1990 , Mandela vizitoi qytetin e New Yorkut, me gruan e tij , Winnie , për të mbledhur para për gjyqin e tij.
Kur Alexa Burneikis , një prodhuese e muzikës botë nga Brooklyni, ka dëgjuar lajmin për vdekjen e Nelson Mandelës , ajo u drejtua për të tërhequr mbas vetes fansat e saj, dhe ata së bashku u drejtuan drejt për nga restoranti që mban emrin Madiba .
Një restorant ky në lagjen Fort Greene, në Brooklyn i emëruar me këtë emër Madiba për të qenë simbol i mesazhit anti- aparteidit që la Mandela, dhe kujtuar me këtë rast liderin fitues të çmimit Nobel për Paqe – Nelson Mandelën, i cili vdiq të enjten në moshën 95 vjeçare,
Ky restorant ka qenë një vend tubim për afrikanët e jugut, që prej kohës që ai u hap në 1999, shkrujan gazeta e New Yorkut .
Pra , Restoranti Madiba ishte një vend i natyrshëm për njujorkezët për të u mbledhur , të këndojnë këngë ndezin qirinjë vendosin lule dhe të reflektojë mbi trashëgiminë Mandelës,.
Denis Du Preez , një 37 vjeçar , administrator i përgjithshëm i Restorantit Madiba dhe vëllai i pronarit , tha se restoranti është emëruar sipas emrit të Mandelës, për të nderuar ” mesazhet e tij të dashurisë dhe unitetit -” Unë mendoj se Mandela, është një nga burrat më të mëdha që ka parë ndonjëherë bota . ” tha ai.
” Ne kemi ardhur në Amerikë, nga një familje e bardhë. Dhe, falë Zotit ne patëm një fat që nuk e patën prindërit tanë nga padrejtësit, sepse ishin njerëz me ngjyrë ishin të zi . Por, ata të bardhët që na bënë garacinë ne e panë që ne të gjithë rrjedhim nga një gjak i kuq dhe kemi të gjithë një Zot mbi kokë pavarësishtë ngjyrës apo rracës fesë apo kombit,” tha ai duke shtuar se ” Nelson Mandela ishte i vlefshëm për të treguar më së miri këtë dhe frymëzuar njerëzimin. ” Shtypi njujorkez, sot shkruan se Mandela ndjeu një lidhje familiare të fortë me njerëzit e New Yorkut. Ai erdhi në këtë qytet ku jetojnë 140 kombësi dhe të gjitha racat e botës – një botë e tërë në minijaturë, gjatë një turneu botëror, pasi kaloi rreth 30 vjet në një burg të Afrikës së Jugut për të kundërshtuar me forcë brutale politikën e segregacionit të ndjekur atëhere prej qeverisë të bardhë të Johanesburgut. Vetëm disa muaj pasi u lirua nga burgu ku ai kaloi në qeli 30 vjet erdhi në New York në vitin 1990. Mandela vizitoi qytetin metropol i botës me gruan e tij , Winnie , për të mbledhur para për të paguar shpenzimet për gjyqin e tij . Dhjetëramijëra njyjorkez, të – të gjitha ngjyrave dhe racave u dyndën në sheshin “afrikan” Harlem në zemër të qytetit të New Yorkut, në rrugën e 125 St. dhe Adam Clayton Powell Jr Boulevard , për të dëgjuar atë duke folur rreth padrejtësisë, racizmit dhe shpresës, e cila tha ai” nuk vdes kurrë ose vdes e fundit” shkruajn sot të përditëshmet njujorkeze, për të kujtuar imazhin që ka lënë në këtë qytet figura e tij . Mandela gjatë vizitës së parë në New York, kishte shetitur duke vizituar Stadiumin Yankee në Bronx, dhe duke ndjekur një ndeshje Bejsbolli të skuadrës Yanki- Yankee, e cila është njëkohësit skuadra e zemrës së pothuajse të gjithë njujorkezve. Atë ditë u bë edhe një fushat mbeldhje parash për Mandelen nga shitja e biletave për mëse 5 dollar dhe 25 dollar. Vetë Mandela doli në mes të fushës i veshur me një fanell dhe një kapele baseballi, duke i thënë turmës : ” Unë jam një Yankee . ”
Nju Jorkezët kan lajmëruar sot artistët më të mirë të New Yorkut të preformojnë në Stadiumin Yankee në Bronx, në bulevardin Adam Clayton Powell Jr Boulevard dhe në restorantin Madiba ,dhe në kinemanë e famshme Apollo në Harlem, për të kënduar këngë afrikane dhe kujtuar Nelson Mandelën në vizitën e parë në New York 23 vjet më parë” .
” Është inkurajues imazhi që ka lënë pas Mandela. Ai është një person i cili më bëri të kem shpresë për njerëzimin . ” Unë kam qenë i lumtur që jam këtu “, tha Carl Lokiski , 40 vjeç , i cili ka ardhur në Bruklin – New York, nga Zimbabve . Ndërsa Denis Du Preez , 37 vjeç, nga Afrika e Jugut , e ka quajtur fituesin e çmimit Nobel – për Paqe, Nelson Mandelën “Fanarin e paqes në botë – ikonën e luftës kundra apartaeidit”.