• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NË PRITJE TË MONUMENTIT

July 9, 2020 by dgreca

KUR SHQIPTARËT DO TË NGRENË NJË MEMORIAL NË KUJTIM TË SHFAROSJES TË POPULLIT SHQIPTAR PREJ GENOCIDIT SËRBO-GREK?!/

 Nga  Besnik Imeri/

        Këto ditë marrim vesh për një memorial, që qeveria ka ngritur tek Parku i Liqenit në Tiranë, në kujtim të veprës fisnike të shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore për mbrojtjen e jetës së hebrenjve nga nazi-fashizmi.Gjë shumë e mirë që memorizon fisnikërinë e racës tonë që vjen (duam apo nuk duam ne) prej pellazgëve hyjnorë. Marrim vesh që asnjë hebre nuk u dorëzua, asnjë hebre nuk vdiq.

Rri dhe mejtonem dhe një trishtim i madh më ngjitet deri në grykë: E mjera Shqipëri! Ke njëqindedyzet vjet që gjaku të shkon lum.Ke njëqindedyzet vjet që të grabisin.Ke njëqindedyzet vjet që të vrasin, të therrin dhe të djegin. Me qindra mijë jetë të humbura, tëmos  themi një milion, aq sa ai i armenëve,por mund të jetë dhe më i madh. Sikur këta  miliona shqiptarë të kishin qënë dele, sërbëve dhe grekëve,me siguri, do t’u ishin dhimbsur dhe nuk do t’i kishin therrur. Por këtë ishin njerëz! Por këta ishin shqiptarë!!Dhe shqiptarët duheshin therrur, duheshin djegur, duheshin vrarë foshnjat në bark të nënave, duhen zhdukur dhe shfarosur. Të mjerët shqiptarë, kanë njëqindedyzet vjet që kanë kaluar nga kasaphana në kasaphanë, nga 1879 deri më 1999, dhe ku është fundi?!Kush e ka nxitur, mbështetur dhe sponsorizuar një kasaphanë të tillë të jashtëzakonshme, makabre?!!! Pasi kam një bindje absolute që populli grek dhe populli sërb, asnjëherë nuk do t’i kishin kryer këto vepra mizore ndaj shqiptarëve, pa një nxitje dhe mbështetje nga jashtë.

Kthehemi tek vetja.Jo memorial që nuk është ngritur për këta miliona shqiptar të masakruar, por as një muranë e thjeshtë.Ka njëqindedyzet vjet që nuk është kujtuar njeri. A do të gjëndet ndonjë qeveri që qeveris shqiptarët që të kujtohet për ta? A do të kujtohet ndonjë kryeministër që qeveris Shqipërinë që të kujtohet për ta? Dhe, frikë kam, nuk kanë për t’u kujtuar ndonjëherë. Kanë për t’u haruar si njeri pa njeri, pa varis, pa fis dhe pa farë.Dhe shqiptarët i meritojnë këto qeveri dhe këta kryeministra. Pse e them këtë, sepse ne i kemi ngritur  ata.

Shembulli i fundit. Kryeministri aktual pati fatin, pasi mandati i tij  përfshinte vitin 2014, vit i cili përkonte me 100 vjetorin e genocidit grek në Shqipërinë e Jugut. Me këtë rast mund të ngrinte një memorial, ku të donte, në Përmet, Panarit, Gjirokastër, Hormovë, Tepelenë, Kurvelesh, por edhe në Kallarat dhe Kuç të Vlorës. Madje shumë i goditur do të ishte në Grykë të Këlcyrës. Me ketë do të hynte në histori dhe do të kujtohej nga shqiptarët. Por jo, nuk qe e thënë, thjesht nuk i vajti mendja! Ndërsa për të ngritur memorial dhe vareza për ushtrinë greke pushtuese të vitit 1940, i vajti mendja.

Më tej akoma.A nuk duhet që kryeministri i Shqipërisë të ngrinte një memorial tek kodrat e liqenit në Tiranë në kujtim të viktimave të Genocidit Sërbo-Grek të viteve 1879-1999?Dhe e kishte rastin në 2019, se mbaronte me nëntë, ishte vit jubile. Jo, jo, nuk e bëri atë “Shaqo Bregu”! Pastaj,mbetej në dëshirë tëtij, që t’i drejtohej apo jo Hollivudit për të bërë një film për këtë genocid gjigand ndajnjë populli fisnik; i cili asnjëherë në historinë e tij nuk ka qënë pushtues ndaj fqinjëve të tij, pa përmendur pastaj, që asnjëherë nuk ka kryer vrasje, përdhunime, therrje dhe djegie të popullsisë së pafajshme të fqinjvetëtij, sërbë apo grekë.

I vetmi që ka ngritur zërin, për ngritjen e ndonjë memoriali përkujtimor, ka qënë ambasadori ynë fuqiplotë në Athinë në vitet 1922-1925 Mid’hat Abdyl Frashëri, i cilinë një relacion dërguar Ministrit të Punëve të Jashtëme të Shqipërisë, më datë 30 korrik 1924, shprehet:

“Po bëhenë 10 vjet qëkurse çeta dhe ushtarë grekër, oficerë dhe kanonë të Greqisë, shkretuanë Jugën e vendit. Do të qe mirë, sikur në udhën Sarandë-Korçë të ngrehësh ndonjë monument, simpl në stil,  po prej guri të shëndoshë, mbi të cilënë mbi një pllakë mermeri të nëmërohenë emërat e atyre që vajtënë dëshmorë për Shqipërinë duke u kundrështuarë çetave dhe ushtarëve të huaj që mësyjtnë Shqipërinë, sikundrë që edhe të radhitet katallogu i plotë i katundeve të shkretuarë. Pa dyshim në rradhua të viktimave s’do haruarë numri i atyre që u masakruan në Kodrë…”[1]

Si në një film horror më kujtonen barbaritë greke në Shqipërinë e Jugut në fillim të vitit 1914: “…foshnjat e mjera po bridhnin rrugëve të fshatit Peshtan… i merrnin foshnjat një nga një, u prisnin kokat dhe i hidhnin në pus. 27 foshnja therri në këtë fshat Koçifaqi.…dogjën Luarasin…në Panarit  therrën 275 vetë…Në Mican therrën 13 gra…NëHormovë, bash në kishën e fshatit, therrën me thika dhe bajoneta 160 burra…Në Backë egërsirat greke therrën 30 gra dhe femijë. 180 familje janë therrur në Lumë të Zi të Skraparit…”[2]

Në vitet 1913-1914 shovinistët grekë, pasi okupuan Shqipërinë e Jugut, rrafshuan 280 fshatra, duke lënë popullsinë gjysëmmilionëshe shqiptare pa mbrojtje dhe pa strehë.Dhuna e ushtruar për dy vite me rradhë detyruan shpërngulje masive duke krijuar një bilanc tepër tragjik, mbi 20 mijë të vrarë dhe 280 mijë të vdekur nga uria dhe masakrat e tjera…Nuk mund të harohen kaq lehtë këto çmenduri ballkanike dhe europiane në kufijtë e “Holokaustit shqiptar”…Më27 tetor 1914 kryeministri grekElefterios Venizellos shpalli nga Athinapushtimin e “Vorio-Epirit”.

Vetëm një ambasador fuqiplotë në Greqi në vitet 1925-1926 e ka ngritur zërin. Por për këtë, ministri i jashtëm i asaj kohe dhe kryeministri Ahmet Zogolli, e shkarkuan menjëherë. Çfarë thotë ky ambasador:

“…Nuk e di, nga tjatër anë,…a duhej bërë Memorandum në Konferencën e Ambasadorëve ose në Gjykatën e Hagës për të kërkuar zhdëmtim prej Greqisë për 300 katundet e shkretuara prej saj më 1914…Pasuria e tyre, ku vetëm ajo e Follorinës dhe Kosturit llogaritet në një milion napolon flori, u grabit dhe u rrëmbye prej Greqisë…”[3]

        Hedhim sytë tek genocidi grek në Çamëri për rreth tre dekada 1913-1945, dhjetra mijra njerëz të vrarë dhe të therrur, qindra mijë të shpërngulur me dhunë në Turqi dhe Shqipëri.

“…Gjatë viteve1923–1925 u dëbuan nga Çamëria 30.400çamër të besimit musliman, si edhe30.000 shqiptarëmuslimanë të tjerë nga krahina e Janinës si edhe nga Kosturi, Follorina si edhe Grebenéja!…”.[4]

Ndërsa Miranda Vicker, megjithëse e huaj, britanike, i janë dhimbsur shqiptarët dhe e ka ngritur zërin.Ja se çfarë shkruan ajo për genocidin grek ndaj Çamërisë në vitin 1944:

“…Sipas statistikave të përpiluara nga shoqata Çamëria në Tiranë, gjatë sulmeve mbi fshatrat e tyre në vitet 1944-1945  u vranë 2771 shqiptarë. Nga këta 1276 ishin nga Filati dhe rrethinat e tij , 192 nga Igumenica, nga Paramithia 673 dhe Parga 620. U shkrumbuan dhe u grabitën 68 fshatra dhe 5800 shtëpi u plaçkitën dhe u dogjën. U grabitën 110.000 kokë dele dhe 2400 gjedhë, 21 mijë kv grurë, dhe 80 mijë kv vaj, më shumë se 11 milion kg drithra nga shtëpitë e tyre…gjithësejt 102 xhami u dogjën…”.[5]

Kthehemi në veri, verilindje dhe lindje të Shqipërisë trung.Gjaku i shqiptarëve është derdhur nga sllavët pa kursim.Hoti dhe Gruda, Plava dhe Gucia janë larë me gjakun e shqiptarëve.Nishi dhe Sanxhaku kanë njohur tmerret e vrasjeve, djegieve dhe therrjeve të forcave ushtarake sërbe në vitet 1878-1879.


“Togje kufomash shqiptare vatër më vatër, shtëpi të rrënuara, nëna të ngrira me foshnjë në gji, fëmijë të uritur e të pambrojtur, uri e skamje nga zjarret dhe nga plaçkitjet, skena të trishtueshme e kishin mbuluar tërë Moravën dhe Anamoravën shqiptare në qarqet e Nishit, Pirotit, Vranjës, Leskocit, Prokupjes, Kurshumlisë…Popullsia shqiptare shpërngulej dhunshëm për në thellësi të Perandorisë Osmane (Në të vërtetë, në thellësi të Shqipërisë.Gj.D.) Kështu shmangej mundësia e rikthimit në trojet e veta… Njoftimet sërbe thoshin: Deri më 22 mars 1879, në qarqet e Nishit, Pirotit, Vranjës dhe Toplicës, kanë mbetur vetëm 6.567 myslimanë…”.[6]

        Krimet sërbo-malazeze në vitet 1912-1913, 1914-1915,1918-1920, 1921-1923 dhe në vazhdim, para, gjatë dhe mbas Luftës së Dytë Botërore, sidomos 1944-1945, deri më 1990, me një mbyllje tragjike të vitit 1999, janë pa mbarim. Një genocid permanent, i pandalshëmdhe i egër.Pa përjashtur këtu eksodet bibilike të kosovarëve drejt Turqisë dhe Shqipërisë, me një mbyllje tragjike me atëtë vitit 1999 që tronditi botën e qytetëruar.

        Por, duke i lënë mënjanë të gjitha burimet, të huaja dhe shqiptare, po japim një burim pikant. Një libër i publikuar nga një hebre austriak, libër cili protestonte kundër zhdukjes massive të shqiptarëvenga sërbët në vitet 1912-1913 (pa përmendur këtu shkrimet e një hebreu tjetër, Trockit).Ky autor është Leo Freundlihdhe libri i tij “Golgotha Shqiptare” (“Akuza që ulërijnë”)ështëdëshmia e parë për shfarosjen kolektive të një populli europian, paraatij hebraik (gjatë Luftës së Dytë Botërore).Libri i tij rrëfen Golgotën Shqiptare ku ushtria sërbe në vitet 1912-1913 realizoi zhdukjen masive të shqiptarëve duke vrarë gjysëm milioni shqiptarë, nga të cilët 250 mijë shqiptarë të masakruar vetëm në veriun etnik të Shqipërisë gjatë vjeshtës së vitit 1912.Ja një pasazh nga libri:

“Me qindra e mijëra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve.Ata që mundin t’i shpëtonin sëmundjeve, urisë, plumbave të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve të artilerisë serbe, grumbulloheshin në vende të caktuara dhe u jepej nga një plumb kokës.Më zi e pësonin ato që fshiheshin në shtëpitë e tyre.Pas kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje dhe florinj, gjendeshin lehtë dhe thereshin si berrat.Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, lidheshin më pas, bëheshin kapicë, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla.Në rast se ata ishin shtatzëna, ju çahej barku me bajonetë dhe pasi u nxirrej fëmija nga barku e vendosnin në majë të bajonetës apo të hunjve.Pas masakrimit serbët pinin verë, këndonin dhe hidhnin valle.Kishte raste që ata gjatë therjes mblidhnin gjakun në kupa dhe e hapnin gostinë me të”. – kështu i përshkruante maskrat mizore serbe ndaj shqiptarëve, Leo Freundlich në librin: Albanienes Golgotha, Vien, 1913 (“Golgota shqiptare, Vjenë 1913”) të kryera nga mesi i tetorit 1912 deri në mars 1913.

Ne si komb, asnjëherë nuk kemi vrarë foshnjat e kombeve të tjerë; siç na i kane vrarë këto kombe dhunuese femijët ne barkun e nënës. Egërsia dhe barbaria e tyre në shekullin e XIX dhe XX  ua ka kaluar egërsisë dhe barbarisë të vandalëve të historisë para 1000-1500 vjetësh; Totilës, Alarikut, Timur Lengut  dhe Çing Kiz Hanit. Genocidi i tyre ndaj shqiptarëve në asnjë rast nuk eshte njohur nga kjo Europë e qytetëruar.

“Në emër të çështjes së tyre të drejtë, vetëm nga 21 qershori deri më 11 korrik të vitit 1878, shqiptarët u kanë dërguar Fuqivet të Mëdha 145 peticione, nënshkruar nga përfaqësues të krahinavet të rrezikuara: Janinë, Manastir, Shkup, Tivar, Nish, Prokuple, Kurshumli, Dibër, Prishtinë, Tregu i Ri, Podgoricë, Shpuzë, Grudë, Hot etj.”[7]Por vetëm heshtje.Heshtje ogurzezë.

Pse Europa nuk e ka njohur dhe nuk kapër ta njohur genocidin ndaj shqiptarëve? Sepse dashje, pa dashje, Europa është piskitur me cërkat e dala nga gjaku i derdhur nga shqiptarët prej fqinjëve të tyre; dhe ashtu si Ledi Makbeth, nuk i heq dot keto njolla gjaku nga duart e saj, pa bërë një katarsis; dhe pa u kërkuar ajo vetë falje shqiptarëve, duke ndrequr,në të njëjtën kohë,sadopak gabimet e historisë.

Historia Perëndimore flet për eksodet biblike të hebrenjve nga Egjipti në kohën e lashtë. Por ajo asnjëherë nuk ka folur, dhe, nuk dihet në se do të  flasë ndonjëherë, për eksodet biblike të shqiptarëve të përzënë me dhunë nga  trojet e tyre në fundshekullin e XIX dhe shekullin e XX. 

9 korrik 2020.


[1] Luan Malltezi-Sherif Delvina, Çështja Çame, Bot.VIA EGNATIA-2013, f, 159

[2] Kosta Papa Tomori (Leusa),“Barbaritë Greke në Shqipëri”, Bot.NAIMI-2012

[3] Luan Malltezi-Sherif Delvina, “Çështja Çame”, Bot.VIA EGNATIA-2013, f, 276-277

[4]Mërgim  Korça,   “Arvanitasit, Çamëria, Epiri i Veriut dhe gjëndja sot”, Revista Tepelena.

[5] Miranda Vicker,  Ç’po bëhet me Çështjen Çame?, Bot.shqip.BOTA SHQIPTARE-2008, Përkth.Xhevdet Shehu, f, 12-13

[6]Gjokë Dabaj,”Genocidi sërbomadh në sanxhakun e Nishit, 1878 -1879” (Pjesë nga Libri “GENOCIDI SËRBOMADH DHE QËNDRESA SHQIPTARE” i autorit Shaban Braha) f.45

[7]Gjokë Dabaj,”Genocidi sërbomadh në sanxhakun e Nishit, 1878 -1879” (Pjesë nga Libri “GENOCIDI SËRBOMADH DHE QËNDRESA SHQIPTARE” i autorit Shaban Braha) f.47

Filed Under: Analiza Tagged With: Besnik Imeri, Nje memorial, Serbo-greket, shfarosja e shqiptareve, si kujtese

PSE DUAN T’A PRISHIN TEATRIN KOMBETAR?

May 16, 2020 by dgreca

(E kanë me godinën, apo me kulturën shqiptare?)

SHKRUAN BESNIK IMERI/

        Njëzet e pesë vjet luftoi Gjergj Kastrioti për mbrojtjen e Arbërisë (Shqipërisë), arbërve (shqiptarëve), jetës dhe pronave të tyre, ekonomisë së tyre, kulturës, zakoneve, traditave, gjuhës dhe identitetit etnik, kulturor dhe social-psikologjik. Dhe ja doli mbanë. Ato njëzet e pesë vjet vërtetë shqiptarët u vranë, u dogjën, ju shkatëruan të mbjellat dhe pemët, ju rrënua ekonomia. Por ata, përballës bishës aziatike arritën të mbijetojnë me nder dhe të mos zhduken si racë. Ajo që u mboll ato njëzet e pesë vjet, mbiu dhe u kthye në një lis të madh kombëtar të shqiptarëve, që për pesëqind vjet nuk u harua, por u zhvillua dhe u harlis. Ky lis ishte atdhedashuria, që nuk u shuajt asnjëherë, ishte identiteti i gjuhës, trashëgimisë kulturore dhe i kombit. Ne ruajtëm dhe nuk haruam flamurin e Gjergj Kastriotit. Ne mbijetuam në genin mijëravjeçar të të parëve tanë.

        Mund të thotë dikush, pse na i thua këto, gjëra që dihen? Po, këto dihen, megjithëse kanë kaluar pesëqind vjet.  Por shqiptarët nuk po dinë se çfarë po ndodh sot, në sytë dhe “nën hundën” e tyre. Pasi ka njëzet e dy vjet që ka dalë një prestigjator, kloun, megamashtrues, një pseudoskënderbe, një pseudorilindas, i cili për të gënjyer shqiptarët, ditën vendosi foton e Ismail Qemalit në zyrat qeveritare (djallëzi tipike e korbave të zinj), ndërkohë që natën, në errësirë të thellë dhe nën Dhe, punon kundër Shqipërisë, kundër shqiptarëve, kundër veprës së Gjergj Kastriotit, kundër veprës së Rilindasve të Mëdhenj dhe asaj të Ismail Qemalit. 

        Pra, kjo mbetje e historisë, kërkon, që për aq kohë sa Gjergj Kastrioti, e ngriti dhe e ndriti Shqipërinë me një dritë të pashuar që ndriçoi për pesëqind vjet; për aq kohë ky do ta fundosë në hone të thella dhe të errëta, do ta gremisë në humnera vdekjeprurëse,  Shqipërinë dhe shqiptarët.

        Ka njëzet e dy vjet që ky djall i zi, i peshkuar në “gjirizet” e Francës nga sorrat antishqiptare, u katapultua në Shqipëri me një mision ogurzi, të kundërt me atë të Gjergj Kastriotit, të kundërt me atë të Abdyl Frashërit, të kundërt me atë të Ismail Qemalit. Kush ishte dhe është misioni i tij? Ai është të vdesë çdo gjë, të zhdukë çdo gjë, të shfarosë çdo gjë: Shqipërinë, shqiptarët, pronat e tyre, jetën e tyre, kulturën e tyre, trashëgiminë kulturore, traditat, zakonet e trashëguara brez pas brezi. Ai ka marrë për mision që t’i kthejë shqiptarët (kuptohet ata që do t’i mbijetojnë ferrit të tij ogurzi) në kavie laboratori, kokëulura, të bindura, pa identitet kombëtar dhe kulturor. Ai ka marrë për mision që t’i kthejë shqiptarët në skllevër dhe Shqipërinë në një kamp të madh përqëndrimi, ku shqiptarët do të jenë si të internuarit e Mathauzenit, me një uniformë lara lara dhe me nga një matrikull, në kuriz, në ballë, apo në dorë, nuk ka rëndësi. 

        Viti i ardhjes në pushtet të kësaj Mavije ishte ters, trembëdhjetë, ishte kobndjellës për shqiptarët. Në shtatë vjet, ai u bëri të shtatat shqiptarëve; i la pa punë, i varfëroi, i grabiti, i la pa bukë, ose më mirë u dha bukë me miell kanceroz, i helmoi me frutat, perimet, mishin etj, me të gjitha ushqimet. E gjithë kjo për të sjellë vdekjen biologjike të shqiptarëve, dhe në pamundësi të kësaj, për deformimin e racës së shqiptarëve, sakatimin e saj, në kthimin e racës së shqiptarëve në një grumbull qëniesh të pazhvilluara dështake dhe distrofike.

        Por jo vetëm kaq. Ai nuk ju sul vetëm jetës së shqiptarëve. Ai ju sul me me të njëjtin tërbim kulturës së tyre, trashëgimisë së tyre kulturore, identitetit të tyre kombëtar. E gjitha kjo me qëllimin ogurzi për t’i kthyer shqiptarët në qënie mjerane, të varfëra, injorante, pa identitet. Në këtë vepër ogurzezë pati ndihmën e veglave të tij, ministreve të kulturës dhe atyre të arësimit, të cilat me veprën e tyre vepruan më shumë si antishqiptare, ashtu siç kanë qënë edhe qeveritë e këtij këto shtatë vjet, ashtu si është edhe ai vet kokë e këmbë. Dhënia e Butrintit një bande antishqiptare me qëllim ndryshimin e historisë, origjinës së shqiptarëve, kulturës së tyre, këtë qëllim ka.   Vepra e tyre antikombëtare një ditë do të gjykohet, dhe këto ministre (si shumë ministra dhe ministre të tij) do të dalin para gjyqit të historisë. Shqipëria ka nevojë për një “Nyremberg” për të ndëshkuar antishqiptarët, tradhëtarët dhe ata që fashistizuan gjithë Shqipërinë me falangat e tyre partiake. Dhe ky “Nyremberg” nuk është larg. Ai do të vijë. Mjerë tradhëtarët dhe antishqiptarët.

        Tani me të drejtë mund të pyesim, pse sapo “vuri këmbën” në politikën shqiptare ky u vendos tek Ministria e Kulturës? Pse sapo e uzurpoi këtë post, ashtu siç uzurpoi edhe gjithë postet e tjera, ky shpalli luftë ndaj kulturës shqiptare në përgjithësi, dhe ndaj Teatrit Kombëtar në veçanti? Sepse, po të sulmohej, deformohej, modifikohej kultura shqiptare; atëhere ishte e sigurtë që do të dhunoheshin, deformoheshin, modifikoheshin edhe vetë shqiptarët.  

        Po me Teatrin ç’pati xhanëm?!!! Që kur u bë ministër i antikulturës, ky, siç e pohon edhe vet vendosi të prishë Teatrin Kombëtar (që u prishtë nga mendtë). Pse? Sepse teatri i ‘vriste’ sytë me shkëlqimin e tij verbues kulturor. Teatri Kombëtar ishte ‘dielli’ . i kulturës shqiptare, që u ‘vriste’ sytë lakuriqëve të antikulturës. Ai i kishte ‘mëkuar’ me kulturë dhe atdhedashuri gjithë shqiptarët që ishin ulur në poltronat e tij. Aty, për 55 vjet,  ishin luajtur kryeveprat e dramartugjisë botërore dhe shqiptare. Aty kishin luajtur gjenitë e artit shqiptar, ‘yjet’ e artit shqiptar, kollosët e artit shqiptar. Në atë skenë të thjeshtë shqiptarët ishin barabitur (për të mos thënë që ua kishin kaluar) me artin dhe artistët botëror. Përmendim vetëm njerin, pasi yjet tanë të artit nuk kanë të numëruar, të madhin Naim Frashëri, ylli që u dogj nga zjarri i vet, nga zjarri i dashurisë për Shqipërinë dhe shqiptarët, nga zjarri i dashurisë për artin e vërtetë. Fjalët e tij tek drama “Familja e peshkatarit”: Shqipërinë ta duash, nuk ke rrugë tjetër. Janë edhe sot  si rrufeja në një qiell të nxirrë nga tradhëtia.

        Kjo është arësyeja e vërtetë që ai do të prishë Teatrin, sepse me këtë do t’i japë një goditje vdekjeprurëse kulturës shqiptare, kuptohet  me porosi të korbave të zinj që e prunë në pushtet në Shqipëri. Jo pa bazë është edhe një arësye tjetër, kuptohet që nuk është kryesorja, por që ndikon: Në personalitetin e vet diabolic, ai ka një urrejtje grryese për artistët dhe artin shkëlqimtar, pasi vet personalisht, ai ka qënë dhe mbetet një dështak, në të gjitha fushat.    

Besnik Imeri  16 maj  2020

Filed Under: Analiza Tagged With: Besnik Imeri, PRISHJA E TEATRIT

Akademia e Shkencave në gjëndje gjumi letargjik

January 5, 2018 by dgreca

Ndërhyrja me bisturi nga pushteti politik, që e ndau Akademine nga institutet, e ҫoi atë në gjëndje kome, ose siҫ thotë populli e vdekur dhe e pakallur./1 Akademia-ShkencaveNga  Besnik  Imeri/ Viti 2018 në Shqipëri është viti i reformave dhe këtu nuk bën përjashtim as Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë. Fillimisht duhet thënë se Akademia e jonë megjithëse e krijuar vonë (në mesin e dytë të shekullit të XX)  kundrejt simotrave të saj,  deri në vitet 90-të ka pasur suksese të jashtëzakonshme. E ngritur mbi bazën e institutive, të cilat ishin krijuar shumë kohë para saj, ajo ishte e mirëorganizuar dhe me rezultate konkrete, si dhe me një financim të kënaqshëm. Këtu mund të përmendim financimet për kërkimet arkeologjike dhe studimet në fushën e historisë, ku edhe pati rezultate të shpejta, të suksesshme dhe me një bilanc pozitiv.

Pas viteve 90-të, si kudo në administratën shtetërore, drejtimin e saj e uzurpuan të paaftët, studjuesit e nivelit mesatar dhe ata që nuk kishin shkëlqyer më parë në fushat e tyre. Rrjedhimisht puna e Akademisë, vit pas viti, filloi të bjerë dhe të kalojë në stanjacion dhe përfundoi në një gjëndje gjumi letargjik. Ndërhyrja me bisturi nga pushteti politik, që e ndau nga institutet, e ҫoi atë në gjëndje kome, ose siҫ thotë populli e vdekur dhe e pakallur.

Aktualisht reformimi i saj është si një emergjecë shëndetësore për ta risjellë atë në jetë. Për këtë mendoj se duhet marrë parasysh përvoja europiane, por edhe e vëndeve të tjera, natyra e problematikave të të cilave përafron me atë të vendit tonë. Mendoj se prioritet strategjik i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (pa përjashtuar edhe atë të Kosovës) duhet të jenë shkencat humane me renditje në rradhë të pare, shkencën e historisë dhe atë të gjuhësisë, si dhe me një punë drejtuese dhe njëkohësisht bashkëpunuese me institutet përkatëse.

Pse unë mendoj se këto dy shkenca duhet të jenë në rradhë të parë? Sepse të dyja ato lidhen me vetëdijen kombëtare dhe identitetin tonë si shqiptarë. Shqipëria dhe shqiptarët nëqoftëse nuk mësojnë se nga vijnë, kush janë parardhësit e tyre, ҫfarë gjuhe kanë folur ata, asnjëherë nuk do të bëjë përpara dhe nuk do të jetë një vend me një zhvillim normal.

Përvoja në këtë drejtim nuk na mungon. Atë na e japin paraardhësit tanë të ndritur, rilindasit: Jeronim De Rada, Sami Frashëri, Naim Frashëri, Jani Vreto,etj etj, të cilët për të Rilindur Kombin Shqiptar që kishte 500 vjet në robëri dhe nga pikëpamja e memories historike ndodhej në gjëndja kome, zgjodhën pikërisht historinë e vendit tonë, etnogjenezën e tij, si dhe gjuhën shqipe, etnogjenezën e saj. Këtu ekziston edhe nje bashkëdrejtim forcash, pasi forca qeverisëse që është sot në pushtet ka shpallur në programin e saj, se do të rilindë Shqipërinë dhe meqënëse bëhet fjalë për Rilindje, apo për Ringjallje, sytë me dosmodo duhet t’i kthejmë nga Rilindasit tanë të shekullit të XIX dhe fillimshekullit të XX dhe të mësojmë prej tyre.

Por kemi përvojë edhe nga jashtë, pasi ne shqiptarët e kemi atë cen që besojmë më shumë atë që na thonë të huajt, se sa atë që thonë njerzit tanë. Rasti është Gjermania. Në kulmin e revolucionit francez në vitet 1792-179, kur Prusia ndodhej edhe ajo në prag revolucioni, pasi lëvizjet revolucionare janë infektuese, lindi një lëvizje reformatore. Njëkohësisht Prusia në këtë kohë ishte mbrapa vendeve europiane si Franca dhe Anglia për nga zhvillimi ekonomik dhe politik. Në këto kushte lindi si domosdoshmëri Rilindja e kombit gjerman.

Ishte gjenia e një personi, aristokratit të pasur Vilhelm von Humboldt me një kulture të gjërë, i cili mendonte se rilindja e kombit gjerman do të vinte nëpërmjet kulturës dhe veҫanërisht nëpërmjet njohjes së historisë së lashtë. Nxënësit dhe vecanërisht studentët medomosdo duhej të mësonin në shkolla historinë antike si dhe gjuhët e vjetra. Mëndje të ndritura gjermane të asaj periudhe që ju bashkangjitën Humboldtit ishin historiani Barthold Niebuhr, Ministri Prusian në Vatikan, Christian Bunsen, Ministri Prusian në Angli dhe Karl Ottfried Muller. Këta pranuan deshifrimin e “Gurit të Rozetës” nga francezi  amator Jean Francois Champollion, zbulimi i të cilit nuk u pranua nga qarqet akademike franceze të asaj kohe. Kësaj lëvizje ju bashkuan edhe poeti aristokrat Heyne dhe filozofi Hegel.

Humboldt dhe Niebuhr ishin edhe politikanë të rëndësishëm në skenën gjermane. Humboldt u bë edhe ministër i arësimit në qeverinë prusiane. Ata refomuan sistemin arësimor, sidomos pas shpartallimit të Prusisë nga ushtria e Napoleonit në Jena në vitin 1806, duke vendosur në qëndër të kësaj reforme formimin arësimor dhe reformimin e institucioneve arësimore. Në arësimin e lartë Humboldt vuri si prioritet shkencat humane, historinë dhe gjuhësinë;  kundrejt francezëve që në sistemin arësimor kishin si prioritet shkencat e sakta, politeknikumin francez me theksin tek matematika dhe shkencat e natyrës. Qëllimi i kësaj reforme ishte që të reformohej vetë Prusia nëpërmjet kulturës gjermane, duke shmangur tmerret e Revolucionit Francez. Humbold dhe miqtë e tij e shihnin studimin e antikitetit në përgjithësi dhe atij grek në veҫanti si një mënyrë për integrimin e studentëve dhe nëpërmjet tyre të të gjithë shoqërisë gjermane në jetën moderne europiane. Institucionet arësimore dhe arësimi që krijuan ata u bënë shtyllat e rendit shoqëror prusian dhe gjerman të shekullit të XIX.

Shëmbullin e Prusisë e ndoqën Franca dhe Anglia. Pas vitit 1830, në periudhën e Lui Filipit, filozofi francez Victor Cousin themeloi arësimin elementar francez sipas modelit prusian dhe ashtu si Humboldt, ai në të gjithë sistemin arësimor rezervoi një vend të veҫantë për të lashtët dhe vecanërisht për grekët. Ndërsa në Angli, studimi i antikitetit si një shkollim moral dhe intelektual për elitën, u shfaq në gjysmën e parë të shekullit të XIX duke ndjekur modelin gjerman.

Nisur nga sa u parashtruan më lart, mendoj se Akademia e Shkencave në përgjithësi dhe shkenca e historisë dhe gjuhësisë në veҫanti, pas një vegjetacioni gadi 30 vjeҫar, ka kaluar në një gjëndje sklerotike nga e cila mund të dalë me një riorganizim të përgjithshëm, ku ҫdo gjë duhet të ringrihet nga e para që nga themelet. Kjo punë do kohë. Ajo nuk bëhet me një muaj, as me një vit, madje as me dhjetë vjet.

Për këtë Shqipërisë i duhet të krijojë shkencëtarët e saj qysh në vezë. Kjo realizohet nëpërmjet ngritjes së strukturave të veҫanta, të cilat do të gjurmojnë dhe qëmtojnë talentet  inteligjente qysh në arësimin fillestar. Mëndjet më të ndritura me prirje të tërheqjeve të forta drejt shkencave humane duhet të përzgjidhen, veҫohen dhe trajtohen me programe të veҫanta mësimore. Pasi të kenë kryer një arësimim të mesëm ekselent të dërgohen për studime në universitetet më të mira të botës sipas fushave përkatëse të historisë, gjuhësisë, arkeologjisë, antropologjisë, etnografisë, emblematikës, heraldikës, numizmatikës, ikonografisë etj, ku njëkohësisht të marrin njohuritë e plota deri në arritjet më të fundit në të gjitha nga këto fusha. Kjo pasi nuk mund të jesh një historian i mirë pa qënë një gjuhëtar i mirë. Nuk mund të jesh një arkeolog i mirë pa qënë një historian dhe gjuhëtar i mirë. Pra të jenë të kompletuar me njohuritë më të përgjithshme dhe më kryesore të arritura në të gjitha shkencat e mësipërme.

Pas realizimit të kësaj të filloj specializimi i tyre deri në imtësi në fushat përkatësë. P.sh. gjuhëtari jo vetëm të  njohë mirë gjuhën shqipe dhe dialektete saj, por të njohë të gjitha nëndialektet dhe të folmet e krahinave, madje edhe të fshatrave të veҫantë me interes për këtë fushë. Të mësojë mirë gjuhët e vdekura si sanskritishtja, latinishtja, greqishtja e vjetër, aramaiken, koptiken, hebraishten e vjetër, keltishten,  persishten e vjetër, gjermanishten e vjetër, sllavishten e vjetër etj. Të futen në imtësira tek fjalë të gjuhëve që kanë folur sumerianët, tokarianët, baskët, iberët, ligurët, sardët, sikanët, kalabrët, umbrianët, tirrenët, oskët, latinët, etruskët, enetët, venetët, galët, mesapët, japigët, akadianët, skithianët, baltianët, mizianët, panonianët, paionanët, dakianët, getianët, tesprotianët, argianët, tesalianët, jonianët, lelegët, peleshtianët, dorianët, eolianët, minoanët, kalkidianët, eubeasit, beotianët, aigalianët, hititët,  asirianët, akadianët, karianët, hiksosit, frigjianët, likjanët, lidjanët, kananianët, jebusianët etj etj.

Kështu p.sh. Humboldt (që e përmëndëm më lart) arriti ato rezultate në ngritjen kulturore të gjermanisë si ministër arësimi, pasi ishte një personalitet në fushën e historisë dhe gjuhësisë, madje Martin Bernal në veprën e vet “Athina e Zezë” e quan një gjeni. Ai ngriti bazat e gjuhësisë Baske dhe Malajo-Polineziane. Pati një tërheqje të madhe drejt sanskritishtes dhe studjoi bazat e shkrimit kinez. Sot në Gjermani për nder të tij një universitet mban emërin Humboldt.

Ndërsa Jean Franҫois Champollion deshifruesi i “Gurit të Rozetës”, një nga zbulimet më të mëdhaja të kohës së vet, në moshën 20 vjeҫare mësoi greqishten demotike, hebraishten, arabishten dhe koptiken (një dialekt i gjuhës pellazgë të Egjiptit të lashtë).

Pas kësaj pune, krijimi i një plejade studjuesish të rinj, të jini të sigurtë që kini formatuar një shkencëtar klasi në gjuhësi që do të realizojë zbulime të jashtëzakonshme. Ajo që tani ne na duket një fantashkencë; si fakti që shqiptarët flasin gjuhën më të vjetër në botë, një gjuhë që e kanë folur zotat, pra Thoti, Zeusi, Poseidoni, Amoni etj, një gjuhë kozmike që ndoshta ka ardhur në tokë nëpërmjet jashtëtokësorëve pasi është aq e zhvilluar dhe aq e përsosur saqë nuk duket se është krijuar nga njeriu por nga hyjnitë; kjo do të jetë një realitet.

Po kështu në fushën e etnografisë të përgatiten specialist që të jenë në gjëndje të zbërthejnë simbolet kozmike të xhubletës shqiptare. Në fushën e historisë të vërtetojnë se pellazgët janë pararadhësit e racës së bardhë, të cilët ndoshta janë ardhacakë në tokë. Por që janë edhe të parët e drejtëpërdrejtë të shqiptarëve, sidomos nëpërmjet gjuhës  shqipe, por edhe të popujve të  tjerë europianë, si grekët, italianët, francezët, spanjollët, gjermanët, uellsianët, skocezët, anglezët, turqit, sirianët, armenët përfshirë edhe kaukazianët etj etj.

Këta do të jenë akademikët e ardhshëm të Shqipërisë. Po për përgatitjen e tyre duhen dhjetra vjet dhe të jini të sigurtë të paktën deri në 30 vjet. Dikush mund të të thotë se kjo punë do para. Shqipëria nuk bëhet pa sakrifica, pra edhe pa para. Psh tek “Veljera’ në Durrës kam dëgjuar  se do të hidhen 8 miljon euro për beton. Sikur këto para të mos hidheshin për beton, por për trurin e shqiptarëve, a nuk do të ishte një veprim më me mend?!!!

Vetëm kështu mund të reformohet Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Çdo reformim tjetër, sidomos ao me karakter politik (siҫ janë bërë më parë), do të ishte një veprim abuziv dhe një mashtrim i rradhës.

5 janar 2018

Filed Under: Politike Tagged With: Akademia e Shkencave, Besnik Imeri, në gjëndje .gjumi letargjik

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT