• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Mark Gjonaj, Betimi dhe Flamuri Kombëtar

January 23, 2018 by dgreca

2 Marku

keze1Mark Gjonaj dhe Flamuri Kombëtar Shqiptar në betimin e tij si Këshilltar në Bashkinë e Nju Jorkut/

Nga Keze Kozeta Zylo/IMG_2514

Nuk është hera e parë që Mark Gjonaj mbledh shqiptarët e Diasporës bashkë në auditoret amerikane, por ato që do të mbahen mend dhe lenë gjurmën e ndritur në historinë tonë kombëtare janë dy betimet e tij, e para si Ansambleist i Shtetit të Nju Jorkut dhe e dyta si anëtar i Këshillit të Bashkisë së Nju Jorkut.  

Qindra shqiptarë dhe amerikanë mbushën auditoriumin në Herbert H.Lehman Eduacational Campus për të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të z.Mark Gjonaj si këshilltar i Bashkisë së Nju Jorkut.  

Çdo shqiptar dhe amerikan ndihej tejet krenar për z.Mark Gjonaj, sespse Mark Gjonaj ka ditur të fitoj zemrën e zgjedhësve të tij, por jo vetëm.  Mark Gjonaj është një politikan i thjeshtë dhe plot kulturë, komunikues me të gjitha nivelet si dhe një punëtor i jashtëzakonshëm. Të gjitha këto vlerësime u dëgjuan nga goja e zgjedhësve që ndalonin dhe flisnin para kamerave.  Amerikanja Karen Siegel, një grua e moshuar fisnike me një kapele të bukur në kokë ndaloi me shumë delikatesë pranë TV “Alba Life” dhe tha: “Unë e dua Mark Gjonaj, ai është gjithmonë pranë të moshuarve, puna e tij e jashtëzakonshme nuk njeh kohë”…

Në këtë ceremoni ishin të ftuara Ambasadorja e Shqipërisë në Washington Floreta Faber, Ambasadorja e Kosovës në Washington Vlora Çitaku të cilat ishin në podium, si dhe Ambasadorja e Kosovës në Nju Jork Teuta Sahatqija, Ambasadorja e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara Besiana Kadare dhe Ambasadori i Malit të Zi.

Moderatorja e ceremonisë ishte znj.Lisa Sorin.  

Imami i qendrës Islamike shqiptaro amerikane Edin Gjoni bekoi hapjen e ceremonisë së inagurimit.  Nxënësit e shkollës së mesme Herbert Lehman interpretuan Hymnin Kombëtar Amerikan ndërsa Hymnin Kombëtar Shqiptar e këndoi Jessica Raja.  Me emocion dhe respekt të ve ç antë u prit në sallë hyrja e skuadrës me ngjyrë blu të cilët mbanin në duar flamujt e Kombit Amerikan, të Nju Jorkut etj si dhe Flamurin e  Kombit Shqiptar.

Personalitete të larta të politikës amerikane si senatori Jeff Klein, Markos Crespo, ansmambleistë të shtetit të Nju Jorkut, avokatë,  miq të afërt të z.Mark Gjonaj i uruan me fjalë miradie për detyrën e re dhe me besim të plotë se ai do të vazhdonte punën plot sukses.  

Ambasadorja e Shqipërisë në Washington lexoi përshëndetjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa Ambasadorja e Kosovës në Washington Vlora Çitaku lexoi përshëndetjen e presidentit të Kosovës z.Hashim Tha ç i dhe të kryeministrit z.Ramush Haradinaj.

Me duartrokitje të nxehta u shoqërua familja e z.Mark Gjonaj si bashkëshortja e tij fisnike znj.Roberta dhe dy djemtë e tyre kur u ngjitën në skenë për të shoqëruar betimin e tij.  Sipas traditës amerikane betimi i politikaneve të lartë bëhet duke vendosur dorën mbi librin e shenjtë, Biblën.  Gjykatësja Llinet Rosado, anëtare e Gjykatës së lartë të shtetit të Nju Jorkut performoi ceremoninë e betimit.

Përshëndetja e z.Mark Gjonaj ishte me përulje për zgjedhësit, me falënderime për shqiptaro amerikanët dhe me besimin e madh tek Zoti.  Ai premtoi se do të vazhdojë të ndihmojë të gjithë qytetarët duke e shtuar dhe më shumë besimin e tyre.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Betimi, Flamuri Kombetar, Keze Zylo, Mark Gjonaj

BETIMI I PRESIDENTIT OBAMA

January 21, 2013 by dgreca

RRETH 800 MIJE NJEREZ NDOQEN CEREMONINE NGA LENDINA , NGA 2 MILIONE QE ISHIN NE MANDATIN E PARE/

 Disa qindra mijëra njerëz janë mbledhur në lëndinën qëndrore të kryeqytetit për të marrë pjesë në inaugurimin publik të presidentit Barack Obama për mandatin e tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë.

Obama morri pjesë në një shërbesë në kishë sot në mëngjes.
 Gati 800 mijë njerëz, shumica duke valvitur flamuj amerikanë kanë mbushur lëndinën qëndrore për të parë ngjarjen. Ky është një numër më i vogël sesa gjatë inaugurimit të tij të pare kur gati 2 milion njerëz erdhën për të pare ceremoninë e betimit të presidentit të parë afrikano-amerikan.  
 Zoti Obama bëri betimin zyrtar dje pasi kushtetuta amerikane kërkon që presidenti të bëjë betimin më 20 janar. Kryetari i Gjykatës së Lartë John Roberts drejtoi betimin, ashtu si edhe katër vjet më parë.
 Zoti Obama do të ribëjë betimin sot duke përdorur dy Bibla historike – një të presidentit Abraham Lincoln, dhe atë të udhëheqësit të të drejtave civile Martin Luther King Jr., i cili u vra në vitin 1968.
 Inaugurimi sot përkon me festën federale që shënon ditëlindjen e Martin Luther Kingut.
Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dan Robinson, na informon për aktivitetet para ceremonisë së sotme në parkun kombëtar të Uashingtonit, ku do të zhvillohet ceremonia publike e inaugurimit në praninë e qindra mijëra njerëzve.
  Ndoshata sot nuk do të vinë këtu 1.3 milionë njerëz si katër vjet më parë, kur vendi ndoqi inaugurimin e presidentit të parë afrikano-amerikan në vitin 2009, por sot pritet të mblidhen në Uashington më shumë se 600 mijë njerëz që do të mbushin parkun nga Kapitoli tek Memoriali i Linkolnit.
 Zoti Obama dhe zv/presidenti Baiden e fillojnë ditën sot në kishën episkopale të Shën Xhonit në Uashington, kur shefat ekzekutivë kanë ndjkur shërbesat fetare gjatë gjithë historisë amerikane.
 Pastaj ata do të shkojnë në Kapitol, ku Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhon Roberts do të administrojë berimin e presidentit. Anëtarja e parë hispanike e Gjykatës së Lartë, Sonja Sotomajor, do të administrojë betimin e zv/presidentit Baiden.
 Ky vit shënon gjithashtu edhe 50 vjetorin e marshimit të të drejtave të njeriut në Uashington në vitin 1963 dhe 150 vjetorin e Proklamatës së Emancipimit të Presidentit Abraham Linkoln që shënoi fillimin e procesit të lirimit të skllevërve në Amerikë.
 Në ceremoninë e sotme të inaugurimit do të marrin pjesë muzikantë si Xhejms Tejlor, Kelli Klarkson dhe Bijance, si dhe do të lizohet një poemë nga poeti kobano-amerikan, Rikard Blanko. Zoti Obama dhe zv/presidenti Baiden do të marrin pjesë në drekën tradicionale në Kapitol, pastaj do të ndjekin paradën e inaugurimit nga tribuna e ngritur para Shtëpisë së Bardhë. Më vonë ata do të marrin pjesë në dy ballo festive.
Presidenti Barak Obama bëri zyrtarisht betimin për mandatin e tij të dytë dje. Po ashtu edhe zv/presidenti Xho Baiden bëri betimin. 
 Presidenti Obama bëri betimin pak para mesditës, në një ceremoni që zgjati rreth 30 sekonda në dhomën blu të Shtëpisë së Bardhë që shikon nga monumenti i Uashingtonit.
 Zonja e parë Mishellë Obama, vajzat Malia dhe Sasha, si dhe një grup i vogël gazetarësh ishin të pranishëm, kur Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhon Robert administroi betimin.
 Zoti Obama i dha dorën gjykatësit Robert, puthi të shoqen dhe vajzat dhe i tha famljes: “ E bëra betimin”.
 Kjo është hera e shtatë në historinë amerikane që një president bën betimin të djelën, para ceremonisë publike një ditë më pas. Kushtetuta parashikon që mandati i presidentit të fillojë më 20 janar.
 Zoti Obama përdori biblën e gjyshes së të shoqes, LaVaughn Delores Robinson.
 Në ceremoninë pupublike sot në shkallët e Kapitolit, Presidenti Obama do të bëjë betimin përsëri me dorën mbi biblën që pëdori Presidenti Abraham Linkoln për inaugurimin e tij në vitin 1861.
 Zoti Obama do të përdorë një bibël të dytë që dikur i përkiste udhëheqësit të të drejtave civile Dr.  Martin Luther King, i Riu. Ceremonia e inaugurimit përkon këtë vit me festën kombëtare për nder të Dr. Kingut.
 Më herët, zv/presidenti Baiden bëri betimin në rezidencën e tij zyrtare në Observatorin e Marinës në Uashington, duke përdorur biblën e familjes.
 Betimi i tij u administrua nga gjykatësja Sonja Sotomajor, hera e parë në histori nga një gjykatës hispaniko-amerikan.
 Presidenti dhe zv/presidenti vunë një kurrorë në Varrin e Ushtarit të Panjohur në Varrezet Kombëtare në Arlington për të nderuar të rënët e ushtrisë amerikane.  
Presidenti Obama fillon mandatin e tij të dytë mes një përzjerjeje të optimizmit dhe pesimizmit për ekonominë dhe aftësinë e udhëheqësve për të lënë mënjanë përplasjet partiake dhe për t’u përqendruar në krijimin e vendeve të reja të punës dhe zgjidhjen e problemeve fiskale.
 Miratimi për punën e vetë presidentit dhe për të si person është i lartë. Anketat tregojnë se shumica e amerikanëve janë optimistë për mandatin e tij të dytë. Por më pak se gjysma besojnë Presidenti Obama dhe republikanët do të jenë në gjendje të punojnë sëbashku.
 Xhon Hudak është ekspert i qeverisjes në Institutin Brookings.
  “Zgjidhja më e mirë tani është çfardo që ai të realizojë nëpërmjet Kongresit dhe që është i predispozuar të nënshkruajë. Sa më shumë që ai të bashkëpunojë me Kongresin sipas konceptit të marrëdhënieve ekzekutiv – legjislativ, aq më e dobi prurëse do të jetë në trajtimin e problemeve që ne kemi”. 
 Motoja zyrtare e inaugurimit të dytë të zotit Obama është “populli ynë, e ardhmja jonë”. Hollësitë për fjalimin e tij të sotëm nuk dihen. Ndihmësit e tij thanë se ai vazhdon të bëjë ndryshime në fjalimin e tij.
 Rreth tri javë e ndajnë fjalimin e inaugurimit të Presidentit Obmaa sot dhe atë për gjendjen e vendit që do të mbajë më 12 shkurt. 
Ai do të parashtojë në atë fjalim objektiva specifike të politikës së tij për mandatin e dytë, duke u përqendruar tek ekonomia, reforma e imigracionit, ligjet e reja për kontrollin e armëve dhe vazhdimi i tërheqjes së trupave luftarake amerikane nga Afganistani.(Kortezi: VOA)

Filed Under: Kronike Tagged With: Betimi, Presidentit Obama

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT