Analizë nga Rafael Floqi/
Biden garoi me një premtim për të bashkuar vendin dhe këto zgjedhje treguan përsëri se sa e ndarë është Amerika. Ai bëri fushatë për të rivendosur një ndjenjë qetësie dhe normaliteti në Shtëpinë e Bardhë pas katër viteve të rrëmujshëm të Presidentit Trump. Ai vrapoi duke premtuar të kapërcente pothuajse pikërisht atë që do të trashëgojë tani – një ndarje e thellë mes amerikanëve me një toksicitet të ngarkuar politik.
Pas deklarimit te fitores së Biden, bëra një xhiro si zakonisht në lagjen time, isha kureshtar të shihja se ç’po ndodhte me tifozët më të zjarrtë të Bidenit dhe të Trumpit. Ndërsa komshiu im përballë që mbante një banderolë të madhe të Bidenit deri dje, e kishte hequr atë , dhe i gëzuar kishte vendosur që tani në çati të varura dritat e Krishtlindjes. Ndërsa disa shtëpi më tej ku banonte një mbështetës i republikanëve dhe i Presidentit Trump, ku deri dje ishte mbushur me flamurë dhe banderola pro Presidentit Trump, oborrin e tij ishte vendosur vetëm një parullë e bardhë e vogël ku shkruhej “ Unitet we stand”. “Të bashkuar ne jemi”. Dhe gjykoni ky ishte republikani më i zjarrtë.
Presidenti i zgjedhur Joe Biden mbajti të shtunën në mbrëmje fjalimin e fitores në Uilmington të shtetit Delauer përpara përkrahësve të shumtë. “Njerëzit e këtij vendi folën. Ata na dhanë një fitore të qartë, një fitore bindëse,” tha zoti Biden përpara mbështetësve të mbledhur në një parking dhe që brohorisnin.
“Zotohem të jem një president që nuk kërkon të ndajë, por të bashkojë,” tha ai. “Unë e kërkova këtë post për të rikthyer shpirtin e Amerikës dhe për ta bërë Amerikën të respektuar përsëri në botë”, tha zoti Biden.
Por a mundet ta bëjë këtë ai?
Presidenti i zgjedhur Joe Biden kaloi tre dekada në ndjekje të presidencës, por është e dyshimtë se ai i e ka imagjinuar ndonjëherë sfidat që do të ndeshet. kur të bëjë betimin e detyrës. Ajo që e pret do të kërkojë që ai të përdorë gjithçka që çka mësuar, nëse ka, nga më shumë se katër dekada e më shumë në zyrat publike. Do duhet nga na tjetër edhe mjaft energji që duket për arsye të moshës ai nuk i ka.
Agjenda e problemeve është shkatërruese, nga pandemia e koronavirusit, nga një ekonomi të dobësuar prej saj, nga kërcënimet e paraqitura nga ndryshimi i klimës, në thirrjet për një drejtësi të vonuar mbi racën dhe drejtësinë. Këto janë vetëm cipa e sipërme e kutisë detyrave të presidentit të zgjedhur që së bashku mund të konsumojnë pjesën më të madhe të mandatit të tij fillestar.
Përtej kësaj, kushtet në të cilat ai do të marrë presidencën do të shtojnë ndjeshëm, kërkesat mbi aftësitë e tij udhëheqëse. Biden garoi me një premtim për të bashkuar vendin dhe këto zgjedhje treguan përsëri se sa e ndarë është Amerika. Ai bëri fushatë për të rivendosur një ndjenjë qetësie dhe normaliteti në Shtëpinë e Bardhë pas katër viteve të rrëmujshëm të Presidentit Trump. Ai vrapoi duke premtuar të kapërcente pothuajse pikërisht atë që do të trashëgojë tani – një ndarje e thellë mes amerikanëve me një toksicitet të ngarkuar politik.
Nëse ai dështon në këtë objektiv kryesor, presidenca e tij mund të përfundojë në një zhgënjim dhe ngecje. Nëse ai e mban mirë këtë premtim, presidenca e tij mund të mbahet mend si prestigjoze, ashtu edhe një transformuese.
Biden një figurë kalimtare
Ai ka folur për veten e tij si një figurë kalimtare që do të sillte përpara një brez të ri, por në momentin e tanishëm ambiciet e tij duhet të jenë shumë më tepër se kaq. Madje i pyetur ai madje tha se mund të kërkojë dhe një mandat të dytë, që është pak i besueshëm, duke pasur parasysh moshën ai tha: ”Pse jo?!”. Skeptikët, përfshirë edhe disa nga rivalët e tij për nominimin si kandidati Demokratik, e panë fjalimin e tij për unitet dhe bipartizan si një kërkesë naive e një politikani nga një epokë e kaluar. Për Bidenin, ato ndoshta ishin një shprehje e mirëfilltë, se kush do ai që të jetë dhe, se si dëshiron ai të udhëheqë si president. Por fushata e ashpër dhe fakti që rezultatet e zgjedhjeve shtet pas shteti kanë nënvizuar është se ai do të fillojë presidencën e tij si udhëheqës i dy Amerikave të ndara në kundërshtim të hapur me njëra-tjetrën në mënyrë themelore për të ardhmen e Amerikës.
Biden kishte shpresa si dhe shumë demokratë që zgjedhjet do të rezultonin në mohimin më të gjerë të mundshëm sesa ai aktual, një goditje që do të tregonte se Trump dhe Trumpizmi ishin një devijim, një devijim katër-vjeçar derisa vendi të vinte në vete. Por kjo nuk ishte mënyra se si rezultoi. Trump nuk tërhiqet pa luftë dhe fitorja e Biden u arrit me kufij të ngushtë në një seri shtetesh çka e bën Trumpin të kërkojë rinumërim dhe të hapë gjyqe për parregullsi.
Në fitoren e tij të parashikuar, Biden ishte në gjendje të rindërtonte pjesët kryesore të ashtuquajtur murit blu verior të Demokratëve që Trump kishte shkatërruar në 2016. Biden mbajti Wisconsin, Michiganin dhe çmimin përfundimtar, Pensilvaninë, që e vendosi atë në krye. Më shumë për meritat e tij, ai po udhëheq edhe në dy shtete në Brezin e Diellit, Arizona dhe Xhorxhia. Fitoret në ato dy gara, madje edhe ato më të ngushtat, do të përfaqësonin një evolucion të hartës zgjedhore që ka pasoja të rëndësishme edhe për të ardhmen nëse nuk do të dalw ndryshe pas vendimit të gjykatave.
Biden një zgjedhje konsensusi brenda PD të dëshpëruar për të mundur Trumpin
Kjo mundësi ishte një arsye që ai u bë zgjedhja e konsensusit brenda partisë së tij të dëshpëruar për t’i mohuar Trumpit një mandat të dytë, edhe nëse shumë që e mbështesnin atë tani ishin thjesht butësisht entuziastë për kandidaturën e tij. Asgjë nga ato nuk ia heq suksesin. Ai bëri atë që demokratët dëshironin më shumë, që mund t’i jepte fund presidencës Trump. Por pse ky nxitim për të shpallur fitoren në Pensilvani kur ende vazhdon numërimi. Algore kërkoi për 37 ditë të numëroheshin votat dhe ishte 37 ditë President, në tre qarqe të Floridës pa të jepte pranimin e humbjes? Por tani megjithatë, Biden përballet me një seri pengesash që kërcënojnë aftësinë e tij për të bashkuar vendin dhe për këtë arsye për të qeverisur me sukses. Ato fillojnë me prirjen e njeriut që ai mundi.
Biden mund të ketë qenë i vetmi demokrat midis dy duzinë apo më shumë burrave dhe grave që kërkuan nominimin, i cili ishte i aftë të bënte atë që bëri, e cila ishte të mbante shtetet kryesore në veri, me popullsi të konsiderueshme të punëtorëve të bardhë pa diploma kolegji dhe potencialisht të zgjerohet në Jug dhe Jugperëndim, ku ndryshimet demografike po e ndryshojnë politikën.
Reagimi i Trumpit nuk duhet nënvlerësuar
Biden sot gjithashtu kishte një mesazh për Presidentin Donald Trump, i cili vazhdon të refuzojë të pranojë rezultatin, shkruan DailyMail.
‘Këto zgjedhje kanë mbaruar,’ tha Biden. Është koha të lëmë mënjanë partizanitetin dhe retorikën që është krijuar për të demonizuar njëri-tjetrin.’
Presidenti Trump ka përshëndetur mundësinë e humbjes me kokëfortësi dhe mosbesim, duke ushqyer besnikët e tij me akuzat për të besuar se zgjedhjet janë vjedhur. Betejat ligjore do të vazhdojnë dhe retorika e Trump synon ta bëjë Biden një president jolegjitim në sytë e Trump Nation, madje edhe para se presidenti i zgjedhur të betohet.
Cicërimat dhe komentet publike të Trump këtë javë ofrojnë një aluzion të asaj që mund të vijë. Në qoftë se ai nuk pëson një ndryshim dramatik, për të cilin nuk ka asnjë provë, presidenti i 45-të nuk ka të ngjarë të ndjekë rrugën e presidentëve të tjerë, të cilët me mirësjellje e kanë pranuar humbjen dhe më pas ia kanë dorëzuar skenën pasardhësit. Zërat nga Shtëpia e Bardhë thonë se Trump do të bëjë një kalim paqësor të pushtetit pasi të bindet pas vendimeve të gjykatave nëse nuk ka mundësi tjetër.
Trump dëshiron vëmendjen dhe për gati pesë vjet ka pasur dritat më të ndritshme në botë të përqendruara tek ai. Biden mund të përpiqet të injorojë rivalin e tij të mundur, duke e trajtuar atë si zhurmë në background, por Trump do të flasë ende për një pjesë të mirë të elektoratit që e mbështeti atë për rizgjedhje – një ushtri e fortë prej 71 milionësh. Nga ana tjetër, Trump ka përgjegjësi të mos e mbajë ushtrinë e tij me shpresa të kota nëse nuk ka mundësi fitoreje.
Pse muri blu nuk reflektoi në Kongres
Duke shkuar në Ditën e Zgjedhjeve, Biden dhe shumë Demokratë besuan se shanset ishin të mira se fitorja në garën presidenciale do të ndihmonte rritjen e partisë. Por nuk ndodhi kështu. Disa opinionistë demokratë në media madje dhe komedianë të late night shows madje qanë, që kundërshtari i tyre po merrte kaq vota që gjysma e Amerikës, nuk mendonte si ta.
Vetë kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelossi deklaroi:- “Ne humbëm betejat për Kongresin dhe Senatin por ne fituam luftën”. Në vend të kësaj, demokratët humbën në mënyrë tronditëse vendet në Dhomë dhe shpresat e tyre për kontrollin e Senatit, pas një serie humbjesh zhgënjyese, tani qëndrojnë në perspektivën e lëkundur për të fituar një palë të zgjedhjeve të balotazhit të janarit në Georgia. Pritjet e Biden për një Kongres të kontrolluar nga Partia Demokratike në dispozicion për të shpejtuar përparësitë e tij legjislative tani shfaqen në rrezik të konsiderueshëm, i cili do të kërkonte një rikalibrim të strategjisë së tij qeverisëse.
Kjo tregon një gjë se fitorja e madhe e Bidenit e paparë në votimet amerikane, me 74 milionë zgjedhës është më e madhe se ajo për Partinë Demokratike, kjo jo aq për aftësinë e Bidenit, por për faktin e kundërshtimit të Presidentit Trump më tepër nga ‘Big Media, Big Tech and Big Money.
A është Senati i Mitch McConnell një Firewall i Bidenit ?
Fitoret e munguara në të dy zgjedhjet e balotazhit në Georgia Biden do të ketë të bëjë me një Senat të udhëhequr nga Udhëheqësi i Shumicës Mitch McConnell (R-Ky.). Biden shpesh ka theksuar marrëdhënien e tij të gjatë me McConnell si dëshmi se ai mund të gjente gjuhë të përbashkët me republikanët, të paktën shpesh mjaftueshëm për të bërë gjëra të rëndësishme. Eshtë e vërtetë që si nënkryetar i Presidentit Barack Obama, Biden nganjëherë dërgohej në Capitol Hill për të arritur marrëveshjet me McConnell, kur kërkohej, dhe nganjëherë ai ishte i suksesshëm. Por realiteti është se McConnell ishte një kundërshtar i paepur që dikur tha se përparësia e tij më e lartë ishte të parandalonte Obamën të fitonte një mandat të dytë. Qëndrimi që McConnell adopton ndaj Biden, do të bëjë disa mënyra për të përcaktuar nëse presidenti i zgjedhur mund të fillojë të mbajë premtimin e tij për të riparuar një qeveri “të prishur” sipas tij dhe për të treguar një rrugëdalje nga politika e egër e ditës. A do të harrojnë republikanët atë që kanë bërë demokratët gjatë katër viteve të Trumpit?
Por edhe nëse McConnell i jep një dorë më miqësore Biden sesa Obamës, ndikimi i tij do të jetë i kufizuar. McConnell është udhëheqësi i republikanëve dhe shumë të tjerë në partinë e tij – kolegë senatorë dhe aktivistë të niveleve – do të kërkojnë rezistencë dhe kundërshtim të praktikisht çdo iniciative që Biden paraqet. Pastaj është Partia Demokratike. Ata në të majtë dhe në qendër arritën një armëpushim gjatë fushatës në respekt të kauzës së mposhtjes së Trump. Por edhe para se të mbaronin zgjedhjet, ata në krahun liberal ishin duke paralajmëruar për përplasje politike për kujdesin shëndetësor, ndryshimin e klimës dhe çështjet e drejtësisë racore që gjatë zgjedhjeve paraprake.
Rezultatet e kësaj jave në House prodhuan një reagim kundër të majtës, pasi moderatorët e zemëruar u ankuan në një konferencë që agjenda e krahut liberal u kishte lejuar republikanët t’i pikturonin anëtarët e Dhomës së Kongresit në rrethet e lëkundura si ushtarë këmbësorë në një parti të socialistëve që favorizojnë shkurtimet e policisë. Biden dhe Pelosi mund ta gjejnë veten të detyruar të gjykojnë një betejë të brendshme në një moment kur presidenti i zgjedhur do të ketë nevojë për sa më shumë unitet dhe harmoni brenda partisë. Ajo që Biden sjell në zyrën e tij të re është një personazh dhe temperament publik që mund t’i përshtatet kohërave. Ndjeshmëria dhe dhembshuria janë pjesë e përbërjes së tij. Shumë që nuk i ndajnë idetë ose ideologjinë e Bidenit megjithatë e kanë përshkruar atë si një njeri me besim dhe mirësjellje, të përkushtuar ndaj familjes dhe vendit. Këto cilësi u panë në gjurmët e fushatës si në kohën më të mirë ashtu edhe kur kandidatura e tij dukej se ishte varur në fije të perit. Ai devijoi ose injoroi kritikat se i mungonte aftësia për të frymëzuar ose energjia për t’u mobilizuar. Nëse aftësitë e tij për fushatën nuk do të ishin ato të një Obame, ai në vend të kësaj ishte i qëndrueshëm, dhe në atë mënyrë, një tjetër kontrast me banorin aktual të Shtëpisë së Bardhë. Ai vuri bast të ardhmen e tij në idenë që Demokratët do të shihnin tek ai atributet e kërkuara për ta mposhtur Trumpin dhe se si i nominuari i partisë, një elektorat më i gjerë, që dëshironte lehtësim nga kaosi dhe përçarja e presidencës së Trump, do të kërkonte të njëjtën gjë në presidentin e ardhshëm gjatë zgjedhjeve të përgjithshme.
Ketë javë, me Biden më në fund në gjendje të hynte në Zyrën Ovale në Janar si Z. President, 48 vjet pasi u bë senator. Trashëgimia e tij tani do të përfshijë përfundimin e presidencës Trump dhe ndihmën për ta ngritur senatoren Kamala D. Harris (D-Kalif.) si gruan e parë zezake dhe aziatike në nënpresidencë, me aspiratë për presidente në zgjedhjet e ardhme.
Unitet , demagogji apo nënshtrim
Biden tani flet për unitet, dhe ky unitet duket si demagogji kur kongresistja Aleksandra Okazio Cortez apo opinionistja e Wall Street Journal, Jennifer Rubin dhe kërkojnë hartim listash për të gjithë përkrahësit e Trump që të mos mbajnë më vende pune në administratën akademike apo dhe private. Ku po shkojmë kështu? Si në një vend të botës së tretë ?
Biden pasi të ketë arritur çmimin për të cilin ka konsumuar për pjesën më të madhe të jetës së tij, ajo që mund të jetë pjesa më sfiduese e karrierës së tij të gjatë, publike është ende përpara tij.
Kur dëgjon fjalët e ish-zonjës së parë Mishelle Obama që përshëndeste fitoren e Biden-it-in, por duke përbuzur gjysmën e amerikanëve që votoi për Trump, (Biden ka marrë 50.6 përqind të votave të popullit deri më tani, me mbi 74 milion vota, sipas Associated Press).
“Le të kujtojmë se dhjetëra miliona njerëz votuan për status quo-në, edhe kur kjo nënkuptonte mbështetjen e gënjeshtrave, urrejtjes, kaosit dhe ndarjes. Ne kemi shumë punë për të bërë për të kontaktuar me këta njerëz në vitet në vazhdim dhe për t’u lidhur me ta për atë që na bashkon, “shkroi ish-zonja e parë. Si mundet të kërkosh bashkëpunim kur e quan palën tjetër me këto epitete ofenduese “ duke kaluar nga deplorable në despicable”.( Nga të vajtueshëm në të neveritshëm.)
Në fund të fundit kur fitoi Trump e falënderoi z. Clinton , por nuk dëgjuam asnjë fjalë nga Biden për ta falënderuar zotin Trump. Që këtu fillon shërimi. Nga ana tjetër asnjë shtet, nuk i ka shpallur zyrtarisht zgjedhjet e përfunduara dhe, në fakt, është kushtetuta që përcakton fituesin nga vendimet e shteteve, dhe vendimi i Kolegjit Zgjedhor që do të mbahet më 14 Dhjetor, dhe jo nga big media dhe big tech aleatët më të mëdhenj të Baidenit dhe armiqtë e Trumpit.
Dhe besoj se shumica nuk do të jenë si ai komshiu im që kishte vënë tabelën “ United we stand”, nuk grisi ai asnjë flamur, nuk theu ai asnjë xham, si e majta radikale dhe Antifa, vetëm theksoi atë që duan të gjithë amerikanët, edhe ne shqiptaro -amerikanët, të jemi të gjithë ta bashkuar, nuk ka rëndësi kush është presidenti, por kjo, tani për tani, duket më shumë utopi se realitet.