• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-KFOR, stërvitjeje rajonale me EUFOR në Bosnjë dhe Hercegovinë

September 27, 2016 by dgreca

-Komandanti i KFOR-it Gjeneral Major Fungo: Kam kënaqësinë të shoh se pas shumë muajsh të planifikimit dhe koordinimit ndërmjet KFOR-it dhe EUFOR-it, trupat do të jenë pjesë e një stërvitjeje rajonale të këtij lloji/

kfor-kosove-stervitje-Ushtrimi OPRAH Niveli 2 – Komunikatë e KFOR/

PRISHTINË, 27 Shtator 2016-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Në fund të shtatorit do të mbahet ushtrimi “Reagim i shpejtë 2016” në rajonin Manjaça, afër Banja Llukës, në Bosnjë dhe Hercegovinë. “Ky ushtrim paraqet një mundësi për të integruar ushtrimin dhe planifikimin e kompetencave në mes të KFOR-it dhe EUFOR-it, të cilat do të rrisin aftësinë e tyre për t‘u vendosur me shpejtësi, kurdo që ato të thirren”, thekson njoftimi i sapodërguar sot nga Forca paqeruajtëse e NATO-s në Kosovë.

Bëhet e ditur se, ushtrimi do të mbahet me mbi 500 ushtarë nga EUFOR-i, duke përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar, Austrinë, Hungarinë dhe forcat e KFOR-it nga Kompania Portugeze/ Hungareze për Rezerva Taktike  (KTM). Ushtrimi do të zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e Bosnjës dhe Hercegovinës. Këta ushtarë do të kenë mundësi të zgjerojnë njohuritë dhe përvojën e tyre në shumë fusha, duke përfshirë Largimin e Mjeteve Shpërthyese dhe Operacionet Joluftarake  të Evakuimit (NEO).Komandanti i KFOR-it Gjeneral Major Fungo, njoftoi: “Kam kënaqësinë të shoh se pas shumë muajsh të planifikimit dhe koordinimit ndërmjet KFOR-it dhe EUFOR-it, trupat do të jenë pjesë e një stërvitjeje rajonale të këtij lloji. Ky ushtrim padyshim do të sfidojë të gjitha trupat dhe stafin pjesëmarrës, dhe kjo është pikërisht ajo që ne duam, që burrat dhe gratë e KFOR-it, të cilët kam privilegjin t’i komandoj, janë të trajnuar dhe ushtruar në mënyrë aktive për çdo zbarkim  të mundshëm tani dhe në të ardhmen. Ajo mbetet një nga pikat e forta kryesore të KFOR-it dhe NATO-s që ne i kemi demonstruar në vazhdimësi, realizimin e shkëlqyer që mund të arrihet në mes të të gjitha kombeve partnere nëprmjet  një fryme të bashkëpunimit të përkushtuar dhe aktiv”.KFOR-i është i përbërë nga një forcë mirë- e ekuilibruar, si kinetike dhe jo-kinetike, nga 31 kombe.(foto ilustrim -arkiv i Gazetes DIELLI)

Filed Under: Kronike Tagged With: Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë-KFOR:

Shqiptarët në Bosnjë dhe Hercegovinë

August 11, 2015 by dgreca

Nga Ismet Azizi/
Vlerësohet se sot në Bosnjë dhe Hercegovinë (B dhe H) jetojnë 8 deri në 10 mijë shqiptarë, të cilët përbëjnë një nga pakicat më të mëdha në këtë shtet. Nga këto llogaritje përjashtohet Republika Serbe ku nuk jeton pothuajse asnjë shqiptar dhe ku çështja shqiptare shikohet nën prizmin e çështjes së Kosovës. Sipas kushtetutës së B dhe H, shqiptarët, sikurse edhe pakicat tjera, konsiderohen “të tjerë”, dhe ata nuk mund të zgjidhen si anëtarë të Presidencës ose të jenë delegatë të Kuvendit Popullor të këtij shteti. Disa përfaqësues të shqiptarëve thonë se këto funksione nuk janë për ta të rëndësishme por janë të shqetësuar për shkak të përkeqësimit të situatës ekonomike të shumicës së shqiptarëve në B dhe H.
Shqiptarët e parë në Bosnjë dhe Hercegovinë kanë ardhur në kohën Perandorisë Osmane të detyruar nga gjendja e vështirë ekonomike, politike dhe sociale në atdheun e tyre. Shumica e tyre kanë orogjinë nga Shqipëria veriore. Shqiptarët e veriut të Shqipërisë para Luftës së Dytë Botërore, kanë emigruar, përveç vendeve tjera edhe drejt Bosnjës.
Vendosja e kufijve në vitin 1948 ndërpreu emigrimin dhe ndau mijëra familje. Burrat nuk u kthyen më dhe ndërtuan jetën në Bosnjë. Kjo vërtetohet edhe me të dhënat rreth emërtimit të malit Koritnik me emrin Pikëllimë. Njerëzit e rajonit të Kukësit i përcillnin gurbetqarët deri në Koritnik dhe aty ndaheshin nga familjarët e tyre të piklluar, e mandej vazhdonin rrugën për Prizren. “Nga kjo kohë ky mal ka marrë emrin Pikëllimë. Nga Prizreni gurbetçarët merrnin trenin dhe shkonin në Bosnjë. Nga Fshati im p.sh. ka pasur që kanë ikur dhe nuk janë kthyer më. Kështu ka ndodhur me 5-6 djem vetëm nga familja Kola”- rrëfen Januz Kola.
Nga biseda e mëtejme, Januz Kola thekson se banorët e moshuar e kujtonin me nostalgji kohen e Bosnjës sepse pas mbylljes së kufirit u ndërpre kjo rrugë. “Një ndër ta ishte edhe gjyshi im. Ai shkoi në gurbet sa ishte 13 vjeç tek dajët e vet, të cilët ishin vendosur ne Bosnjë dhe merreshin me gatimin e ëmbëlsirave. Gjyshi im është kthyer në moshën 28 vjeçare. Pastaj është martuar dhe at vit është mbyllur kufiri me Jugosllavinë. Në vitin 1967 ka shkelur kufirin dhe ka tentuar të shkoj në Bosnje ku kishte lënë vëllanë. E zënë në Prizeren dhe e kthejnë në Shqipëri.” – shton Januz Kola
Të tilla histori ka pasur me dhjetëra por për fat të keq kanë mbetur të pashkruara pasi brezi dhe këta njerëz vdiqën pa lënë gjë gjurmë.”Janë histori të dhimbshme dhe të denja për filma por pushteti në Tirane kurrë nuk e ka konsideruar Veriun si vend me vlera historike. Përkundrazi, janë munduar ta nënvlerësojnë luftën, përpjekjet…”, përfundon Kola.
Në B dhe H në të kaluarën, sikur edhe sot, shqiptarët jetojnë duke u marrë me blegtori, bujqësi dhe zanate tjera. Ata janë edhe tregtarë të aftë, roje kufitare por një numër i madh i tyre janë asimiluar në boshnjak. Me ardhjen e austro-hungarezëve numri i shqiptarëve është reduktuar në masë të madhe për shkak të emigrimit në Evropë pasi që me këtë rast u janë hapur rrugët për të emigruar tutje. Kështu, regjistrimi i popullsisë së vitit 1910 në B dhe H shënon vetëm 273 banorë të cilët kanë folur gjuhën shqipe.
Megjithatë, gjatë Jugosllavisë së parë dhe veçanërisht Jugosllavisë së dytë, përsëri një numër i madh i shqiptarëve nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia kanë emigruar në B dhe H. Ata janë vendosur kryesisht në Sarajevë, Tuzëll, Zenicë, Banja Llukë, Doboj, Bërçko, Bijelinë, Mostar dhe Trebinje. Në vitin 1930 numri i shqiptarëve në B dh H thuajse është katërfishuar kurse regjistrimi i vitit 1991 tregon shifrën rreth pesë mijë shqiptarë. Shqiptarët e ardhur në B dhe H në këtë periudhë kryesisht kanë punuar si bukëpjekës, ëmbëltoristë, argjendarë dhe lloje tjera të zanateve.
Shumica e shqiptarëve kanë jetuar në Sarajevë. Nga viti 1970 deri më 1981, në Sarajevë ka ekzistuar një shkollë fillore në gjuhën shqipe. Shkolla është quajtur Bane Shurbat e cila gjendej në Gërbavicë. Duhet përmendur gjithashtu se gjatë rrethimit të Sarajevës, në luftën e fundit, më së paku shqiptarët e kanë lëshuar qytetin. Ata janë kërcënuar nga bandat e Ratko Mlladiçit të vendosura në Pale nga ku, me anë të televizionit, shpesh janë dërguar mesazhe se asnjë shqiptar nuk do të dal gjallë nga Sarajeva.
Një prej specifikave të shqiptarëve, që i bën ata të veçantë nga pakicat tjera kombëtare në B dhe H, është gjuha e tyre jo e zakonshme. Sot në B dhe H shumë mbiemra kanë origjinën nga gjuha shqipe. Mbiemra të tillë janë: Gega / Gegić, Toska / Toskić , Arnaut / Arnautović. Bushatlija / Bušatlić, Balta/Baltić, Bajgorić/Bajgora, etj.
Nga gjuha shqipe kanë origjinë edhe disa vendbanimev në B dhe H (Arnauti / Zenica, Arnautovići / Visoko, Shiptar në Hercegovinë, Breška / Tuzla, Korča /Korça, Arbanasi afër Rudo, Arbanaška / Trebinje). Disa hulumtues përmendin edhe emra tjerë si Butmir, Majevicë (nga maja e malit). Disa nocione të gjuhës shqipe u përvetësuan nga sllavët e jugut, për shembull fjala “dasa” (një njeri i mirë, tip), e cila rrjedh nga fjala shqipe “dash”, që në gjuhët sllave do të thotë ovan.
Shqiptari më i njohur i cili ka jetuar dhe është shkolluar në B dhe H është Gjergj Fishta (1871-1940). Fishta në B dhe H ka shkuar në vitin 1886 ku edhe studijoi teologjinë, filozofinë, italishten dhe latinishten. Gjatë qëndrimit të tij në Bosnjë ka mbajtur kontakte me shkrimtarin e shquar Grgo Martiq dhe me poetin Strahimir Kranjqeviq.
Përveç Fishtes gjithashtu duhet të përmendim profesorë tjerë të njohur dhe të shquar të Universitetit të Sarajevës me origjinë shqiptare, siç ishte prof. dr. Hamid Dolareviq (1925-2002), prof. dr. Ibrahim Ahmetaj, kardiokirurgen e parë Iliriana Haxhibeqiri, kompozitorin Halim Koshi mandej gazetarin dhe poetin e njohur Alirizah Gashi (1945-1997).
Shqiptarët në B dhe H janë të organizuara në shoqatat kantonale shqiptare, të bashkuar në komunitetin shqiptar në B dhe H. Nëpërmjet kësaj shoqate shqiptarët shënojë datat e rëndësishme historike shqiptare, promovojnë libra në gjuhën e tyre amtare dhe në forma tjera përkujtojnë origjinën e tyre. Me ndihmën e Qeverisë së Kosovës, Komuniteti ka kërkuar sërish fillimin e mësimit shtesë të gjuhës shqipe për fëmijët e tyre shqiptarë, e cila ishte ndërprerë për shkak të mungesës së fondeve.
Vlerësohet se në Bosnjë dhe Hercegovinë (në fakt, kryesisht në Federatën e B dhe H, sepse në Republikën Serbe, çështja shqiptare, shikohet nga prizmi i çështjes së Kosovës, nuk jeton pothuajse asnjë shqiptarë ) jetojnë midis 8 dhe 10 mijë shqiptarë, të cilët përbëjnë një nga pakicat më të mëdha kombëtare. Sipas Kushtetutës së B dhe H, sikurse edhe pakicat tjera, edhe shqiptarët konsiderohen “të tjerë” dhe nuk mund të zgjidhen si anëtarë të Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës ose të jenë delegatë të Kuvendit Popullor të Shtetit. Disa përfaqësues të shqiptarëve thonë se këto funksione nuk janë për ta të rëndësishme, por se janë të shqetësuar për shkak të përkeqësimit të situatës ekonomike.
Vlerësohet se në periudhën 2010-2020 shqiptarët kanë rritje më të lartë se mesatarja vjetore e popullsisë së Evropës. Të dhënat për Kosovë dhe Shqipëri tregojnë për rritje 0.7% gjegjësisht 0.2%. Rritje e ngjashme është shënuar edhe në vendet fqinje , aty ku jetojnë shqiptarët (Maqedoni, Mal të Zi, Greqi). Shtypi në hapësirat e ish Jugosllavisë, sidomos ai në Serbi, konsideron se nacionalizmi gjithnjë e më i artikuluar shqiptar dhe aspiratat e zgjerimit, janë faktorë që mund të sjellin më shumë paqëndrueshmëri në rajonin jo stabil të Ballkanit Perëndimor. Shqiptarët në hapësirën e ish Jugosllavisë shpesh janë subjekt i shakave dhe talljeve. Megjithatë, për shumë gjëra, shqiptarët janë bërë objekt i adhurimit dhe respektit por edhe të frikshëm për fqinjët e tyre. Sa i përket Bosnjës, shqiptarët përbëjnë padyshim një nga komponentët thelbësore të identitetit të këtij shteti.

Filed Under: Rajon Tagged With: Bosnjë dhe Hercegovinë, Ismet hazizi, Shqiptarët në

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT