• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

BOTIM ENCIKLOPEDIK PËR SHKODRËN

November 16, 2017 by dgreca

1 Fjalori enciklope Zenepe Dibra

Zenepe Dibra, FJALOR ENCIKLOPEDIK I HAPËSIRËS  SHKODRANE(I-II), Botoi: EBP”Gjergj Fishta”, Lezhë, 2015-2016/

Nail_Draga

Shkruan: Dr. Dr.Nail  Draga /

Në fushën e studimeve dhe botimeve autor të ndryshëm kanë bërë emër duke u vlerësuar nga opinioni shkencor dhe kulturor, në sajë të punës së tyre shumëvjeçare. Veprat e tilla nuk janë të karakterit lokal, apo regjional, por madje janë të karakterit kombëtar.  Pikërisht në këtë gamë të veprimarive janë afirmuar autor të ndryshëm, duke u bërë sinonim i mjedisit përkatës. Por, jo rrallë ndodh që individet me punën e tyre iu tejkalojnë institucioneve që financohen me buxhetin shtetëror, duke dëshmuar se kemi të bëjmë me persona më dhunti të veçantë në fushën e tyre krijuese.Me këtë rast prezantojmë dr.Zenepe Dibra, nga Shkodra, e cila kohë më parë opinionit i  është paraqitur  me botimin Fjalor enciklopedik i hapësirës shkodrane në dy vëllime(2015, 2016), botuar nga Shtëpia Botuese “Gjergj Fishta” në Lezhë. Fillimisht duhet të themi se kemi të bëjmë me një botim  enciklopedik, i cili është gjithëpërfshirës për hapësirën shkodrane  për një periudhë kohore prej 25 shekujsh. Autorja prezanton personalitete, ngjarje e dukuri të ndryshme  qe kanë ndodhur në këtë  regjion gjeografik, ku si ikonë qendron Shkodra, kryeqendra e Ilirisë. Eshtë kjo Shkodra e Rozafës, mbretit Genti nga koha antike e deri në ditët tona, e mbushur me plot sakrifica dhe lavdi duke qenë krenaria e botës shqiptare. Madje siç cekën edhe vet autorja ne dedikimin e saj ky botim njëherit është edhe homazh për të gjithë ata që kanë dhënë jetën për mbrojtjen e tokave të hapësirës shkodrane

Edhe pse  në të kaluarën ka pasur emigrim  të banorëve në veçanti duhet cekur ekzodin e madh në shek.XV,  duke emigruar në Venedik e gjetiu në bregdetin e Adriatikut, në kohën kur Shkodra pushtohet nga Perandoria Osmane. Por, Shkodra përseri rilindi, sepse ajo u mbush me popullsi të re të ardhur nga rrethinat e saj. Madje  sipas disa të dhënave cekët se ne Shkodër  nga ajo kohë e më pas ekzistojnë hiç me pak se 400 patronime familjare, qe lidhen me toponimet e vendbanimeve nga kanë  ardhur banorët  e vendosur në Shkodër. Në sajë të te dhënave historike në shek.XIX në Siujdhesën Ilirike në  kuadër të Perandorisë Osmane, njihen dy qytete me peshë të veçantë, e ata janë në bregdet Selaniku dhe në brendësi Shkodra. Ishte pra ky qyteti i mijëra dyqaneve e zejeve të ndryshme si rrallë kush në atë kohë.  Ajo ishte qendra kryesore e Veriut shqiptar, siç ishte dikur kryeqendra e Ilirisë, duke qenë dëshmitare e shumë ngjarje gjatë shekujve. Ndërsa me pas në sajë të rrethanave të reja  shoqërore Shkodra humbi imazhin e vet,  e kjo ka të bëj sidomos me kohën e diktaturës pas Luftës së Dytë Botërore.

Në këtë botim janë përfshi edhe personalitete e ngjarje nga hapësira e viseve shqiptare qe sot janë në kuadër të Malit të Zi. Një veprim i tillë ka qenë i arsyeshëm, sepse edhe këto vise shqiptare Shkodrën e kanë pasur qendren e tyre gravituese tregtare, kulturore e kombëtare. Dhe s’ka si të jetë ndryshe, sepse në sajë të ngjarjeve të zhvilluara në shek.XIX-XX, në sajë të dekompozimit territorial të hapësirës shqiptare dhe të luftërave  pushtuese të malazezeve ndaj viseve shqiptare, popullsia shqiptare e Tivarit, Ulqinit, Krajës, Anës së Malit, Malësisë e Plavës e Gucisë, strehimin e shpëtimin  e ka gjetur pikërisht në Shkodër. Dhe nga ato vite një pjesë e popullsisë  së tyre viseve, kanë mbetur këtu duke u bërë banorë të këtij qyteti, duke mbajtur kujtimin  për vendin e origjinës së tyre.

Instalimi i diktaturës komuniste në Shqipëri  dhe izolimi i vendit  nga viti 1945-1990, ku u ndërpre komunikimi ndërshqiptarë, pati pasoja për të gjithë ku as Shkodra nuk ishte përjashtim.Në këtë aspekt shqiptarët në Mal të Zi si pakicë numërike, u izoluan nga shteti amë me pasoja etnosociologjike, që janë të pranishme edhe në ditët tona. Por, edhe në këto kushte u  mbijetua, duke sfiduar rrethanat e kohës, duke krijuar vlera në shumë veprimtari shoqërore. Emrat e personave dhe veprimtaritë e ndryshme të cilat prezentohen në këtë botim, e  dëshmojnë më së miri një konstatim të tillë.

Nuk ka dilemë se një punë e tillë nuk ka qenë aspak e lehtë, sepse kemi të bëjmë me një lëndë voluminoze, me përmbajtje shumëdimensionale, ku në këto  dy vëllime prezantohen 1170 personalitete dhe rreth 2100 zëra me gjithsej 1658 faqe.

Madje e them pa hezitim se ate çka nuk  e kanë bërë institucionet me buxhet shtetëror ka arritur ta realizojë zonja Dibra. Ajo për realizimin e një projekti të tillë ka sakrifikuar kohën e saj të çmuar, por ka pasur durim dhe pasion për t’ia arritur qellimit.

Ajo mund të jetë e kënaqur, sepse i ka ofruar opinionit të gjerë shkencor e kulturor një botim enciklopedik, që do t’ia kanë zili edhe qytetet më popullsi disamilionëshe. Por, kur para vetës vendosen objektiva dhe punohet me  seriozitet e plot pasion rezultati nuk do të mungojë.

Autorja ka   bashkëpunuar me një numër të konsideruar autorësh të ndryshëm të cilët kanë dhënë kontribut me vlerë, që dëshmohet edhe më emrat e tyre të vendosur në fund të zërave përkatëse. Në lidhje me këtë botim enciklopedik, autorja po ashtu ka konsultuar një literaturë të gjërë, që na është prezantuar në fund të njësive të prezantuara. Lënda e prezantuar  përfshin shumë fotografi personalitetesh, objektesh apo ngjarjesh të ndryshme, duke dëshmuar në mënyrë faktografike anën tekstuale të lëndës së trajtuar

Dhe pikërisht, për Shkodrën, thënien më brilante e ka thënë ma mirë së askush tjetër poeti Migjeni, duke e cilësuar ate  ”dashnorja e shekujve”. Eshtë kjo një thënie emblematike, e cila e personifikon Shkodrën si asnjë qytet  tjetër në hapësirën etnogjeografike shqiptare. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe, sepse Shkodra në historinë e saj të lavdishme 2500 vjeçare, edhe sot rrezaton dhe shkelqen në arealin shqiptar, duke mbetur  krenaria jonë kombëtare. Madje nuk thuhet kot se pa Shkodër nuk ka Shqipni!

Edhe  botimi me titull Fjalori enciklopedik i hapësirës shkodrane i autorës Zenepe Dibra, është në favor të këtij konstatimi të kryeqytetit të Ilirisë.

Dhe nuk ka pasur mundësi të jetë ndryshe, sepse Shkodra me te kaluarën e saj të lavdishme, ajo  nuk të le të qetë, por  inspiron dhe  motivon, krijues të profileve të ndryshme shkencore e kulturore. 

Urojmë dhe shpresojmë që këtë punë me vlerë sa profesionale e kombëtare në të ardhmën të vazhdojnë të tjerët, ku ky botim mund  të shërbëjë si model edhe për qytetet dhe viset e ndryshme në hapësirën etnogjeografike shqiptare.

*(Lexuar më rastin e përurimit të librit në Ulqin më 4 nëntor 2017)

Filed Under: Kulture Tagged With: BOTIM ENCIKLOPEDIK, DR. NAIL DRAGA, për Shkodrën

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT