• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MAQEDONIA NË VORBULLËN E FQINJËVE ANTISHQIPTARË

July 13, 2015 by dgreca

Shkruan:Brahim Ibish AVDYLI*/
“Hapi i parë në likuidimin e një populli është t’i fshini kujtesën e tij. Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëherë, vini dike të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë, kombi do të harrojë çfarë është dhe çfarë qe”.-Thënie e marrë nga gazetari Amerikan, Edward R. Marrow, dhe libri i tij, “A nation of sheep will beget a guvernment of wolves”, cituar nga vepra e njohur “Maqedonia shqiptare-në dritën e teksteve dhe dokumentareve historike”, Vëllimi i I-rë, Tringa Design, Tetovë 2009, faqe 7./
1. Rrënjet e lashta të Maqedonisë/
Në fillim, mund të themi se kohëve të fundit jemi marrë pakë me Maqedoninë, sepse nuk kemi pasur mundësi që të merremi më tepër me çështjen e saj. I kemi cituar ndonjëherë veprat e studiuara për këtë çështje, por nuk jemi marrë direkt me këto vepra, ndonëse padrejtësia është ngritur në dëmin e shqiptarëve.
E dimë se Maqedonia ishte pellazge, ilire dhe shqiptare. Ajo është e okupuar mjaftë vonë nëpër histori. Dihet se Qirili dhe Metodi nuk kanë ditur sllavisht para se shekullit të IX, e aq më pak bullgarisht, rusisht dhe serbisht.
Nga të gjitha veprat që i kemi shqyrtuar, janë dy vepra të njohura: “Maqedonia shqiptare, në dritën e teksteve dhe dokumenteve historike” ; “Iliriciteti i maqedonëve dhe epirotëve”. E para vepër, është më kompletisht e shkruar për t`iu përgjegjur shkencorisht “Enciklopedisë maqedonase”, dhe e dyta, është një vepër e veçantë.
Pra, pellazgët dhe ilirët përbëjnë dy shtylla njëra përpara tjetrës, që flisnin të njëjten gjuhë dhe që sot quhen thjeshtë shqiptarë, prej pellazgishtes, “sk-ip-at-ar”, që do të thotë se “nuk jepet ara që na e kanë lënë tashëgim etërit, baballarët”. Ajo është e nxjerrur dhe analizuar prej fjalës përbërëse: “sk”= s`ka, nuk; “ip”=jip, jep; “at”=ati, baba; dhe “ar”=arë, dhe kështu ajo është folur që në vitin 1204, kur erdhi në pikëpyetje Konstantinopoja. Neve na bie në duar një dokument anonim nga Berati, i vitit 1308, i cili e kishte si rrugëdalje qëndresën e mirëfilltë të atyre që thirreshin “skipatare” dhe që donin të shpëtojnë tokat nga të ashtuquajturit serbë, nën udhëheqjen e Stefan Dushanit, që të mos ua merrte.
Në pjesën dërmuese ishin skllavët të përzier me ilirët, që ne i quanim atëherë “shka-shkijet”, d.m.th. “të ndarë më dysh”, me “besim tjetër”, të ndarë në mes të Lindjes e të Perëndimit dhe qenë të përfshirë prej “skizmës”. Skizmatizmi kishte filluar që në atë kohë. Në vitin 1400 e tutje, nga Janjeva e deri në Trepçë, nga Deçani, Peja e mbarë Kosova kishte filluar të marrë masa të mëdha. Ata që kishin filluar të mblidheshin nëpër kishat ortodokse greke, e që e kishin pranuar vasa-litetin e Sulltanit osman, dhe të cilët i quanim “sllavë”, ndërsa të tjerët, që ishin kthyer në fenë islame, quheshin “turk shqiptar”.
Shqiptarët që e kishin pranuar “skizmën” ishin bërë “serbë”, pra ata ishin ilirë, shqiptarë ortodoksë-skizmatikë, pra ishin “ithtarë të kishave ortodokse serbe”.
Emri serb është kategori sociale, fetare dhe më vonë etnike e kombëtare. Serbët lidheshin me Kishën Ortodoksizmit në Pejë, pra Patikanën e Pejës, dhe Patrikanën ekumene të Konsantinipojës, sot Isambull, pra Stamboll. Në shekullin e XVII filloj të krijohej gjuha kishtare serbe, si një nga gjuhët speciale të të ashtuquajtura gjuhë kishtare sllave, të cilin e kishin krijuar qysh në shekullin e IX misionarët bizantinë, dy hebrejtë e njohur Qirili dhe Metodi. Serbia ishte një njësi gjeogafike dhe kishëtare dhe nuk ekzitonte si etni e komb dhe përfshinte një territor më të ngushte gjeografik, që lëvizte edhe në territor.
Antroponimet, toponimet dhe mikrotoponimet nuk janë të gjuhës sllave, por janë të marrura nga të folurat ortodokse dhe bogumile, pra patarene, në faltoret e të cilave përdorej gjuha kishtare, e formuar nga Qirili dhe Metodi, të cilët, në të vërtetë, kanë qenë hebrenj. Pra, këtu i kuptojmë se prej kujt dhe kur kanë “mbetur” aq pakë “serbë” në këtë territor, që njihet si “IRJM”, ku për herë të parë e kanë krijuar gjuhën e parë kishtare sllave në shekullin e IX, e cila më vonë është bërë “gjuhë e kishave”, e jo “gjuhë ruse”, “bullgare”, “serbe”, “sllavo-makedone”, etj.
Thënë më shkurtimisht, Maqedonia ishte pellazge, ilire dhe shqiptare. Nuk ka pasur “gjuhë maqedone”, por ka pasur gjuhë shqipe.
Pellazgët kanë qenë stërgjyshërit e shqiptarëve të sotëm dhe shqiptarët e sotën i kanë pasur baballarë ilirët, siç pohon me të drejtë Oberhammer, të cituar prej Dr. Arsim Spahiut, në veprën e tij, “”Iliriciteti i maqedonëve dhe i epirotëve”. Po e marrim edhe një vepër të dytë të historisë, nga Zhan Klod Faveirial, “Historia (më e vjetër) e Shqipërisë”, në të cilën thotë se “Akarnania është e populluar nga shqiptarët dhe në Misolongi flitet përgjithësisht shqip”.
Në të njëjten faqe ai thotë se “Argët ngritën krye duke u bashkuar me Akarnanët ose Lelegët (një fis tjetër pellazgjik) dhe i kërkuan ndihmë Athinës, e cila u dërgoi atyre njëqind anije. Në saje të kësaj ndihme, Argët e Akarnanët rimorën Argosin dhe i dëbuan prej andej Ambrakiatët e Korintit”.
Ndërsa, në kapitullin e katërt, autori na shpjegon për dinastinë maqedonase, në të cilën thotë se ka qenë tërë Maqedonia pellazge dhe se është vendosur në Pind, nën emrin “Maqedoni”. Ata u shtrine deri në Ematia.
Pra, Faveiriali në këtë kapitull thotë se “Maqedonasit nuk ishin grekë”, dhe se “Justini na siguron se Maqedonasit ishin Pellazg”. “Straboni thotë se ata kishin të njëjtën veshje, flisnin të njëjten gjuhë, kishin të njëjtat zakone me Epirotët”.
Nga Karani, Filipi e Aleksandri i Madh llogariten 24 mbretër, kurse Justini i numëron 12 më të njohurit. Në kohën e Arkelaut 413 para Krishtit, Maqedonia kishte vendosur marradhënie politike me Greqinë, edhe pse Greqia nuk i donte. Aleksandi i Madh ka qenë ilir, në të cilën studiuesja italiane Lucia Nadin, e zbulon testamentin e tij, të cilën ai i drejtohet Shkodrës, e në të cilën thotë:
“Unë, Aleksandri, bir i Filipit, mbretit të maqedonasve, mishërim i monarkisë, krijues i Perandorisë Greke, biri i Zeusit, bashkëbisedues i Brahamanëve dhe i Pemëve, i diellit dhe hënës, triumfues mbi mbretëritë e Persëve e të Medëve, Zoti i Botës prej ku lind dhe ku perëndon dielli, nga Veriu në Jug, pinjoll i farës së shquar të popujve Ilirikë të Dalmacisë dhe Liburnisë dhe të popujve të tjerë të së njëjtës gjuhë që popullojnë Danubin dhe zonën qendrore të Thrakës, u sjell dashurinë, paqen dhe përshëndetjet e mija dhe të të gjithë atyre që ndjekin sundimin e botës.
Duke qenë se ju gjithmonë më jeni treguar të besës dhe të fortë e të pathyeshëm në betejat e bëra krah meje, u jap dhe u dorëzojë juve në zotërim të lirë gjithë hapësirën e Akuilonit e deri në skaj të Italisë së Jugut. Askush tjetër, veç jush, të mos guxojë të vendoset dhe të qëndrojë në ato vende dhe po u gjet ndonjë i huaj, ai do të mund të qëndrojë vetëm si skllavi i juaj, dhe pasardhësit e tij do të jenë skllevër të pasardhësve tuaj.
U shkrua në Kështjellën e qytetit të Aleksandrisë, themeluar prej meje buzë lumit madhështor të Nilit në vitin XII. Me vullnet të perëndive që nderohen në mbretëritë e mia, Zeusit, Marsit, Plutonit dhe Minervës, perëndisë së perëndive. Dëshmitar të këtij akti janë Atleti, logotheti i im, dhe 11 princa të tjerë, të cilët unë po i emërojë si trashëgimtarë të mi dhe të të gjithë Botës, meqenëse po vdes pa lënë pasardhës”.
Dihet se grekët thërmojnë gjuhë derisa thonë se “Aleksadri i Madh është i joni”, ndërsa skllavët, pra sllavët, pra sllavo-makedonët thonë se Aleskandri i Madh ka qenë i joni dhe se Filipi, babai i tij, ka qenë sllavo-makedon, duke mos e patur faktin e vetëm parasysh, se sllavët nuk kanë ekzistuar para shekullit të IX.
Ndërsa vendi, të cilin grekët e mëvonshëm e thirrin “Thesaloniku”, një emër që është formuar prej gjuhës shqipe, është Selaniku, por nuk e dinë çka do të thotë. Shqiptarët, theksonin përherë se shkojnë “te selanikja”, sepse aty jetonte motra e Aleksandit të Madh. Selanikja nderohej nga shqiptarët. Edhe Selaniku është e ka qenë një qytet i Maqedonisë dhe duhet ti kthehet asaj.
Historia është shkencë e veçantë dhe e dëshmon këte me dokumentacionin e saj. Shqiptarët janë banorët autoktonë të Ilirisë, Epirit e të Maqedonisë dhe një nga racat më të moçme në Europë. “Shqipëria është më e lashtë se vetë Evropa”- na thotë Luis Arnaud, të cilin nuk e dimë se kush ka qenë me të vërtetë, por e dimë se ka shkruar një letër dhe të botuar në gazetën franceze “La Croix” (Kryqi), me 16.12.1912, para fillimit të mbledhjes së Ambasadorëve në Londër.
Iliriciteti i Maqedonisë dhe i Epirit dhe Gadishullit Ilirik, pasi tërë gadishulli dhe kontinenti quheshin më parë HERNI, e më vonë, në të gjitha tekstet figuron vetëm me dëshirën e armiqve tanë, në radhë të parë prej anglezëve, i ashtuquajtur “Gadishulli Ballkanik”, dhe sot është mëse i padiskutueshëm. “Autorët e vjetër i konsiderojnë maqedonasit dhe epirotët si barbarë, pra popuj që nuk flisnin greqisht, e disa vetë i quajnë pellazgë, ndërkohë që të tjerë i emërtojnë ilirë”.
Pra, Maqedonia gjatë historisë së bujshme, aktive dhe batica e me zbatica, të cilat vinë edhe në kohën e përpjekjeve të veta për ta përpirë një numër të lartë të argumenteve të karakterit entokulturorë me Epirin e lashtë (sot Çamëria, nuk e mbanë as gjysmën e tokës që ka patur Epiri i lashtë!), sikurse me të gjitha trojet etnike shqiptare nëpër Gadishullin Ilirik. Burimet që disponohen nuk lejojnë që të vihet vija e kuqe dhe kufiri në anën e trojeve të Maqedonisë dhe tokave të marra nga Dardania apo Epiri. Shqiptarët i shpëtuan vorbullës përpirëse të bullgaro-serbo-grekëve dhe malazezëve për ta përpirë gjithë Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Sllavo-makedonët, serbët, rusët e bullgarët edhe sot po përpiqen ta gllabërojnë, por nuk munden, veçse e trondisin, si në Kumanovë…

2. Makedonia nuk është sllave, siç e thonë të shiturit

Antishqiptarët, rreth e përqark Maqedonisë, bënjë çmos që ajo të quhet sllave. Duhet të përgaditin vendin dhe Shkupin me “ndërtime” të mëdha e bombastike, të qytetit tendencioz “sllav”, me mbishkrime sllavo-makedone në çdo pikë, me çirilicë, me statuja të mëdha e të pakultivuara, duke përfshirë edhe Aleksandrin e Madh, që thuhet paturpësisht se është “makedon”, apo është “sllavo-makedon”.
Ne, po e marrim një artikull të shkruar enkas për këtë punë, në “The Guardian”, në të cilin thuhet se arkitektura e sotme e Shkupit është paqtjetër falsifikim edhe më i rrebtë i historisë së këtij shteti artificial. “The Guardian” shkruan se Shkupi, në kuadër të akitekturës së “re” të projektit të shtrenjtë 200 milion e deri në 500 milion Euro, thënë shkurt “Shkupi 2014”, duke aluduar në patriotizmin e sllavo-maqedonasve nacionalist, është një arkitekture tendencioze, rrënjësisht e pa kultivuar, e rrejshme dhe falsifikuese e historisë së vërtetë të Maqedonisë, e cila, ndonëse është tërheqëse, sidomos për turistët, e ka shndërruar kryeqytetin si një nga kryeqyetet më të falsifikuar, me statuja të shumta, madje edhe serbe.
Kjo “punë”, në vend se “të ndërtojë” një qytet antik, me statuja të vërteta dhe ndërtesa të vjetra e antike, që të zbulojë në qendrën e vet vlerat historike, është bërë një vend për të tëhequr turistë dhe aspak të fesë ortodokse.
Ndonëse thuhet në artikull se Maqedonia duhej të përfillte historikisht Greqinë, ajo nuk ka të bëfillë aspak Greqinë e lashtë, as me Perandorinë Bizantine, prej të cilës e bartën gradualisht nga shekulli i IX e më tutje ortodoksizmin, të filluar në ceromonitë e kishave që quheshin “kisha greke”, në vend se të quhen “bizantine”, sepse dihet se Perandoria Bizantine ishte perandoria ilire e jo e grekëve mesjetarë, pasi në mesjetë nuk kishte dhe nuk ka pasur “greko-helenë”. Gjatë kësaj periudhe arbërit ishin shtetas romakë. d.m.th. shtetas bizantinë të themës ilire dhe natyrisht se njiheshin nga kronistët bizantinë. Konsideroheshin si “bizatinë” të gjithë të qenurit iliro-arbër. Para shekullit të VI arbërit e vjetër dhe ilirët ndjenin afërsi me grekët, që i cilësonte ashtu përkushtimi i veçantë, jo origjina.
Emri kombëtar “Iliria” dhe “ilir” dëgjohet deri në shekullin e VI. Në pesë shekujt e vazhdueshëm nuk bëhet më fjalë për ilirët dhe Ilirinë, sepse ilirët luajtën rol në perandorinë Romake dhe kështu është zëvendësuar ky emër kombëtar me emrin “romak”, sepse ilirët kanë lidhur ekzistencën e tyre me regjimin romak e bizatinë, me të gjitha dallimet (dhe mospajtimet) që kanë patur.
Siç na citon Avdi Ibrahimi, në të kaluarën tonë kemi qenë një etnitet i madh, pra iliro-pellazgë apo pellazgo-ilirë, dhe të huajt na kanë coptuar gjithnjë, saqë ne jemi tkurrur vazhdimisht. Të ardhurit vazhdimisht, që kanë qenë një numër i vogël në krahasim të pellazgo-ilirëve i kanë rrënuar themelet tona të historisë dhe gjuhën tonë nga rrënja e gjuhës pellazge e ilire. Ilirët kanë qenë pellazgë dhe kanë folur të njëjtën gjuhë. Ne kemi patur histori të lavdishme prej gjenezës së kësaj bote e tutje. Grekët e hebrejt kanë qenë etnitete të vogla në krahasim me ilirët.
Në të vërtetë, në librin e shenjtë të Biblës nga Dhjata e Vjetër thuhet se tërë toka ka pasur një gjuhë, me fjalë të njëjta. Ashtu na e pohon edhe Kurani, libri i shenjtë i islamizmit, se kjo gjuhë ka qenë gjuhë mbarënjerëzore. Kjo ishte e gjuha hyjnore e profetëve, të cilën mjaft shkencëtarë e kanë titulluar “gjuha nënë”, dhe kjo ishte gjuha e pellazgëve, ilirishtja, shqipja e moçme, ashtu siç e quan edhe Nermin Vlora-Falaski, në veprat e saj , e shumë të tjerë.
Latinishtja, greqishtja e parë, e ashtuquajtura sllavishtja e vjetër apo osmani-shtja ishin gjuhë artificiale e administrative të perandorisë romake, bizantine dhe osmane, jo-turke, “greke” dhe italiane. Kur mbaruan këto perandori, maruan edhe gjuhët e tyre artificiale, ku fjalën kryesore e kishin iliro-pellazgët, ndërsa “gjuhët artificiale”, si psh. greqishtja e re, doli nga rrënjët e marrura nga gjuha pellazge, me mbaresat apo parashtresat greke, dhe vazhdimisht u ndryshua nëpër histori, për të mbulluar gjurmët e vjetra pellazge.
Edhe Turqia nuk ka qenë “komb”, por nga 6`800.000 shqipfolësit dhe 2 milionët e sotshëm pellazgë, që e flasin gjuhën shqipe të pastërt, por që quhen me emrin e tyre identifikues “llaz”, ata e ruajnë gjallë gjuhën e tyre shqipe, nëpër dhunën e hapur shtetëror artificiale. Ndonjëherë, kryetarët e shtetit artificial, me origjinën e tyre shqiptare, kanë dhënë simbolet shtetërore të flamurit të kuq, me hënë dhe yll, sikur stema ilire, dhe e mbajnë në flamurin e tyre shtetëror.
Shteti i tyre artificial nuk ka lejuar asnjëherë gjuhën shqipe nëpër shkollat shqipe, por i ka mësuar me dhunë dhe shkollë “normale” turke fenë islame, nëpër shkolla e xhami. Partitë islamiste, e kanë ngatërruar fenë me partitë fetare.
Edhe sot i joshin besimtarët e mashtruar nëpër shtetet e ndryshme, në Evropë, si në Maqedoni, të ndërrojnë kahjen e mirëfilltë të shkollave shqipe, të pakten prej Kongresit të Drejtëshrimit, më 1908, dje Manastiri, sot Bitola, në Maqedoni, me gjuhën arabe e turke.
Shkollat fetare dhe ideologjitë fetare e japin kudo nëpër xhami të ndryshme këtë çështje, saqë ngatërohet me rekomandimin e fqinjëve të ashpër kundër nesh dhe na e pëshpërisin papushim “Zoti i Madh, i Gjithëdijshëm, i Gjithëmëshirshëm dhe i Gjithëfuqishën është Al-lahu”, sikur nuk e dimë se nuk është në Arabi, por në pjesën e poshtme të Maqedonisë, në Epir dhe në Shqipërinë e Jugut. Ai quhet “Zoti i Madh”, të cilën e thonë me Al-lahu-n: “Dielli i Madh, kuq si gjaku, kur lindë e perëndon”, e për këte e kishin kurdoherë Diellin si simbol të tyre ilirët, që është një yll i vogël, më afër tokës, sepse nuk bën ende të thuhet kjo gjë nëpër shkollat tona, pasi kudo që jemi, na mbajnë fetarët nën hypnoza të thella.
Sellena, në mitin e tyre te të gjithë pellazgët, nëpër trevat ku flitej përgjithësisht shqipja në trevat arbërore, që e përfshinte edhe Samothrakën, ku është gjetur skulptura e parë e cila ruhet sot në Muzeum të Luvrit në Francë, ndërsa e dyta në Muzeumin e Londrës, në Britaninë e Madhe, e niste rrugën e saj në qiell kur perëndonte Dielli, pra perëndia Zeus, Zojsi, Zoti i Madh, dhe përfaqësohet nga Hëna, që e shprehë ate perëndesha Sellena. Figura e Demit (pra, e Kaut) ishte qëndrore në besimin hënor të pellazgëve, dhe shprehte forcën krijuese te pellazgët. Ajo përshkruhet nga një vashë e re, me një ndriçim të argjentë, veshje të lartë, hypur nga karrocë e tërhequr nga një dem. Nga era që fryente përherë nëpër tokat pellazge, thënë më shkurt të Epirit, veli i kokës merrte formën e hënës dhe i rrinte asaj mbi kokë, pra harku hënor.
Në tempullin e Samothrakës, në Greqinë e lashtë, gjatë riteve të veçanta që ia kushtonte perëndeshës pellazge, populli pellazgo-ilir, u njoh edhe Filipi i II-të me Olimbinë (të thënë edhe ndryshe Mirtalin), që është nëna e Aleksandrit të Madh, siç është Filipi i II babai i tij dhe të dytë prindër, një dëshmi kjo e vërtetë pellazgo-shqipe e prindërve të tyre dhe e vetë Aleksandrit të Madh.
Krahët, të pasqyruara në të gjitha skulpturat e Sellenës janë krahë shqiponje dhe se Sellena është pellazgo-shqipe e tregon edhe miti, sipas së cilës ishte bijë e titanëve Iperio (Shqipes), pra pjesa e epërme e Greqisë, prej të cilave rrjedhë Zoti i Madh, orakujt e falltarët e Zotit të Madh, në Dodonë, ku sundonin sellët. Iperio do të thoshte Epiri. Është pjesa e poshtme e Shqipërisë, që ndodhet sot nën të ashtuquajturën “Greqi”. Sellena ishte motra e Elios, pra shqip “e Diellit” dhe te romakët nderohej kulti i saj me emrin Luna (Hëna).
Në Epir ka qenë tempulli i Dodonës. Ai është më i vjetri, i gjeturi i lashtësisë, në të cilin vinin nga të gjitha viset për të mësuar nga falltorja e Zeusit diçka për fatin e tyre. Ky vend ua jepte hirin e Hyut të madh dhe quhej vendi “ku merrte hir” apo bekimin e Zotit të Madh. Emërtimi i vendit “Epir” duket shumë bindës me “na jep hir”, në krahasim me të dy fjalët e përbërse “ep” dhe “ir”, që do të thotë “jep hir”.
Ndërsa grekët e ri “harrojnë” qëllimisht historinë tonë e bëjnë çmos për të na i marrë argumentet prej dorës. Janë gënjeshtarë të kulluar të historisë.
Ne duhet të vendosim për shqyrtim nga njëra anë Greqinë e vjetër parahistorike dhe mitologjinë e saj dhe nga ana tjetër avranitasit që nga koha e Bizantit deri në shekullin 20-të. Grekët e ri nuk përputhen me grekët e vjetër. Maqedonasit ishin një popullsi ilirike, që do të thotë pellazgjike, dhe Fineley thotë se Aleksandri i Madh, nëpër darkërat e mëdha që i shtronte me oficerët e Maqedonisë, duhej të përdorte një dialekt të vjetër shqiptar.
Prej studiusve dhe shkencëtarëve të ndryshëm nga lëmia e historisë ne shohin se atdheu i dytë i shqiptarëve, në kohën e ilirikut shtrihej nga Tieshta në Slloveni, në Singidun (Beogradi i sotëm i Serbisë) deri në Selanik e gjirin e Ambrakisë, me ditin Jon (ë) dhe detin Adriatik, e mbyllej sërish në Trishtë.
Brenda të gjithë kufinjëve të kësaj shtrirje të Ilirikut ekzistonin mbi 350 qytete të njohura dhe përrreth mbaheshin mija fshatra dhe vendbanime të malësorëve që e kanë punuar edhe tokën dhe kanë ruajtur bagëtinë. Nëpër qytete ishte zhvilluar në radhë të parë ekonomia, tregëtija dhe zejtaria.
Faktori i parë është mospërzierja e popullsisë arbërore me të huajtë. Kjo traditë vazhdoi në të gjitha kohërat. Arbërit, arbanët, avranitasit, si të krishterë apo edhe ashtu muslimanë, janë nga popujt e paktë që i ruhen përzierjeve të gjakut me të huajt dhe kështu u largoheshin “përzierjeve të gjakut”, përveç të përthithurit e të ardhurve. Kështu, kurdoherë e kanë ruajtur pastërtinë e farës së gjakut dhe janë edhe themeluesit e Greqisë së vjetër e të re. Në Greqi janë 2`000.000 avranitas.
Gjuha avranitase nuk u lejua të shkruhej, edhe pse kishte shumë dialekte të saj, sepse marrëdhëniet me Geqinë ishin të tendosura, për shumë arësye pak të njohura, kështu që përnjëfarë lehtësie avranitasit e përdorën alfabetin grek.
Turqia e mbanë simbolin e shtetit të vetëm të pellazgo-ilirëve, stemën e shtetit ilir, sado që e mbanë kreun e armiqëve të kombit shqiptar, pastaj vjenë Greqia, Rusia, Bullgaria, Serbia, sllavo-makedonët dhe malaziasit. Këta e sjellin vërdallë kombin shqiptar nëpër gënjeshtrat e veçanta historike e aktuale, dhe nëpër fetë e ndryshme. Ai ende sikur është “i pa shkollë” dhe nuk ia “kap mendja” tradhëtitë.
Po e sjellim edhe njëherë thënien e rilindasit tonë, Sami Bej Frashërit, nga shkrimi ynë paraprak, se Ilirët dhe Epirotët rronin njësoj e ishin si shqiptarët e sotëm pa ndonjë ndryshim dhe flisnin gjuhën që ne e flasim sot. Ata ishin një racë dhe flisnin një gjuhë si shqiptarët e sotëm. Ata qenë dhe janë edhe në Maqedoni.
“Pëllazgët, janë m`i vjetri i kombeve arianë t`Evropës” dhe “mund të dilte sot një pellazg, do të mundnim të flisnim me të si një gegë me një toskë”.
“Shenja e kombësisë është gjuha; çdo komb mbahet me gjuhën e tij”. “Shqiptarët flasin një nga më të vjetrat e më të bukurat gjuhë të dheut”. Kombësia është gjuhë e shqiptarëve. Ne kohën e romakëve dhe të bizantinëve u lanë në harresë emrat Iliri, Maqedoni, Epir e Shqipëri.
Këte, do ta shohim në pjesën e dytë të këtij shkrimi…
*(Pjesa e I-rë)
Ne Foto:Harte e Vjeter e Ilirise dhe Epirit

Filed Under: Histori Tagged With: Brahim Avdyli, e fqinjeve antishqiptare, Maqedonia, ne vorbullen

Serbia i ka borxh Kosovës

June 15, 2015 by dgreca

Serbia i ka borxh Kosovës territore të shumta jashtë Kosovës- e jo të invadojë e të marrë territore të tjera,… asnjë pëllëmbë tjetër nga Republika e Kosovës/

 Nga Brahim (Ibish) AVDYLI/

 Duke u kthyer në Zvicër, ku jetoj, pas një udhëtimi të gjatë në emër të kulturës e poezisë, në Ennepal të Gjermansë, i ndalur për punë nëpër disa pika të ndryshme, edhe nëpër Austri, e në bisedime me individë të veçantë, sapo kthehem në Zvicër e marr dhe e blej gazetën “Bota Sot”,[1] e cila ndodhej vetëm në atë pikë të shitjes, nga disa shkrime të lexuara aty nxitem dhe befasohem. Sidomos në artikujt e saj “Serbia e imiton Rusinë në Krime, kërkon të invadojë veriun e Kosovës”, “Lufta speciale e Serbisë, sponzoron ISIS-in të provokojë invadimin” dhe “Kosova ta akuzojë Maqedo-ninë për planifikim dhe finanzim të tragjedisë së Kumanovës”…

Këta artikuj të gazetës dhe mjaft gjëra të tjera në opinion më zgjuan kërshërinë të shkruaj këtë shkrim, me të vërtetat dhe të pavërteta e veta, sado që i kam thënë pikëpamjet e mija disa herë më parë, edhe në forma të tjera.

Në vrazhdë të këtyre, erdhi befas rasti i Kumanovës, e cili, jo vetëm se mori jeta njerëzish të posaçëm, por na shokoi me realizimin e përgjakshëm të tyre nga ana e Maqedonisë, duke i mbytur pas zënies nga ana policisë maqedonase Mirsad Ndecajn e Beg Rizajn, por edhe “planet” e posaçme ushtarake të Serbisë, gjoja për “intervenim ushtarak”, që ajo po tentojka të bëjë, në ardhmen, në Republikën e Kosovës.

Kërcënimet e vazhdueshme dhe aplikimet e tyre të rënda përgjatë qindra vjeçarëve ndaj Kosovës, na detyrojnë të mendojmë dhe të shkruajmë këtë shkrim serioz.

Kërcënimet e tilla, synimet e përhershme, provokimet, etj. janë mëse të vërteta e përmanente, me gjithë krerët e Evropës së Bashkuar, që vetëm për Serbinë e sllavët veprojnë dhe kanë harruar se pikërisht serbët i kanë inicuar luftërat botërore I e II. Janë politikanët e Evropës pikërisht ata që ia kanë ndërruar emrin Gadishullit Ilirik, duke synuar që të mos e njohim të kaluarën historike të tij dhe t`i themi “Ballkan”, ashtu siç dëshironin krerët e veçantë të Kongresit të Berlinit, më 1878.[2]

I kam ende të hapura plagët që na i hapëm, si p.sh. Sami Ukshini, pa folur aspak me ne, pothuajse që pas luftës së shqiptarëve në Maqedoni, të Beg Rizajt e vëllezërve apo kushërinjëve Ndrecaj, etj. të cilët e bëjnë një hap të ngutshem, të gabuar dhe të pa logjikë, ndonëse janë ushtarak të ushtrive të ndryshme, dhe na lënë në mendime të ndryshme, nga më të ligat. Nuk do mend të mohohet se ndaj tyre ishin të hapura disa proceduara ndërkombëtare, por nuk e kuptojmë si e vendosën ata që të shkojnë direkt e në gojë të armikut sllavo-makedon, në Kumanovë, të gjithë së bashku, pa i përfillur njëherë elementet e para e të mësuara të aftësimit ushtarak.

Gjenerali nuk guxon të veprojë kështu, sepse do të marrë në qafë shumë jeta të njerëzve dhe të idhtarëve, të organizuar në një formacion të ri e luftarak. Aq më pak nuk do të kishte guxuar të futet në Kumanovë, sepse Gjenerali duhet të qëndroj larg vijës së betejës dhe vetëm i mbrojtur në prapavijë, të cilën nuk do ta arrinte ta marrë aq lehtë armiku më dinak. Pra, nuk po merrem më shumë me ta, sado që më kanë rrjedhur lotët për viktimën më të vogël, vajzën 8 vjeçare, të “dënuar” për të kënaqur pushtuesin sllavo-makedon, krahas të tjerëve, në një kohë të rrezikshme.

Në po merremi vetëm me çështjen e madhe të Serbisë, sepse kjo është kryesorja. Të tjerave çështje, po aq të mëdha, si psh. Maqedonisë, Epirit, dhe Malit të Zi, do t`u kthehemi më vonë, veçanërisht Maqedonisë…

Kanë shkuar gazetat këtyre ditëve sikur Serbia po merret me disa shkrime të saj të vjetra dhe pretendon të marrë nga Kosova “territore të tjera” nga e tërë Republika e Kosovës, sikur nuk ka marrë territore të mjaftuara nga territoret tona, edhe pse i ka marrë deri në Nish dhe Sanxhakun e Serbisë, që i mbanë nën dhunën e saj. Zatën, ato i ka shpopulluar tërësisht, nga gjenocidi i parparë, prej të qenurit “toka shqiptare”, dhe ndonjëren nga këto treva, si p.sh. “Sanxhakun e Serbisë”, i ka futur nën mbrojtjen UNESKO-s, si “zonë të mbrojtur”…

Por, sipas gazetës “Bota Sot”, Serbia kërkon të bëjë me Veriun e Kosovës, siç bëri Rusia me Krimenë,[3] sado që nuk është krejtë e saktë, dhe aq më pakë nuk mund të krahasohet Kosova me Krimenë, sepse Kosova ka qenë që prej gjenezës së vet tokë pellazge, dardane, ilire dhe shqiptare. Ajo kurdoherë ka mbetur diametralisht tokë antiserbe. Kundër kësaj nuk pushojnë “planet serbe”, për një “intervenim ushtarak”, sepse Serbisë nuk i ndalen uritë për humbjen gjak të shqiptarëve që janë kundër luftës e që vonë luftojnë, por që sundohen nga një kastë e piunave të Serbisë, që është vënë në “krye” të udhëheqjes së Kosovës.

Kjo kastë, e vënë në kokë të udhëheqjes së Kosovës, kanë mësuar të jenë ashtu siç duan armiqtë tanë, të jenë “politikanë” të veçantë të tregtisë me tokën shqiptare. Atë tokë të shenjtë nuk ua ka lënë trashëgim x-gjyshi, stërgjyshi, babagjyshi e baba që ta shesin me të holla te hazmi i tyre, sepse fjala “Sk-ip-at-arë” [4]do të thoshte se “nuk kanë tokë për të ndarë” me armiqtë. Por, ata kanë mësuar të bëjnë “politikë” me popullin e vet, më përpara se me armikun e vet, dhe armiku i mëson kësisoji, anipse ua jep sa të dëshirojnë paratë dhe i detyron që të bëjnë allishverishe.

Ne po detyrohemi t`ua shpjegojmë atyre çka do të thotë “politika”, sepse e kanë harruar sigurisht fjalën e urtë të popullit të vet “mos më bëj politikë”, që do të thotë “mos më rrej bukur e paturpshëm”. Fjala “tik”, sipas greqishtes, është insekt helmues, pra i ngjashëm me një gjarpër, dhe fjala e lidhur “poli” dhe “tik”, nënkupton “shumë gjarpër”, siç thoshte Gore Vidal, sipas Ridvan Musliut, “një lloj insekti gjakpirrës”.[5] Të jesh politikan do të thotë të mësosh të gënjesh, madje të gënjesh shumë dhe pastaj ti bësh të gjitha, edhe të shesësh tokat e Atdheut.

Ne, mos të harrojnë se Zoti i Madh ia jep mundësinë popullit, për të mos i harruar të gjitha tradhëtitë, e kur të vijë koha do të marrin patjetër hak.

Kosova nuk krahasohet me Krimenë dhe nuk është Krimeja, por është Republikë e Kosovës dhe kufiri i saj nuk mund të prishtet, edhe pse serbët janë të ardhur përmes kolonizimit masiv gjatë shekujve 18, 19 dhe 20. Gjenocidi u ka ardhur atyre për shtat. Dihet se Serbët janë shumë pak në Republikën e Kosovës dhe shqiptarët janë mbi 82% të popullsisë. Nuk ka mundësi që ta quajnë “shtet multietnik”, por me tendenca raciste të atyre që vendosen mbi Kosovën. Serbia të shet e nuk blenë, dhe e ruan kohën kur t`i vije, për blojë. Tani, jemi në shekullin 21. Kolonizimet e shumta të tyre i kemi mundur me gjakëderdhje, vrasjeve kriminele e të pashpirtë të serbëve. Ata, që tani e përgadisin “luftën e tretë botërore” dhe askush nuk e vëren. Gjarpërinjëve u duhet gjakderdhje e re. Ata janë të fshehtë, dinakë dhe të pabesë…

Kjo botë e paskrupullt është dhënë pas pasurisë së madhe e që vjen lehtë. Ajo vjen pa djersë të madhe dhe ashtu shkon. Politikanët e Kosovës nuk e dinë se njeriu kur të vdes e do të shkojë nga kjo botë në jetën tjetër, shkon lakuriq, pa pallate e pasuri të kësaj bote. Le të kuptojmë njëherë porosinë e Aleksandrit të Madh, i cili në varr shkoi me të duart e thata, ndonëse të gjithë botën e kishte nën ato duar të fuqishme. U fut në varr me të dy duart bosh e pëllëmbë të kthyera përpjetë, sikur të na thoshte se botën e kishte, por shkoi nga kjo jetë me duar të zbrazëta. Askush nuk do të marrë nga kjo botë asgjë, e as serbët, por secili do të japë një llogari për sjelljet e veta, nga të cilat mijëra njerëz pa të drejtë e kanë dhënë jetën e tyre.

Paraprakisht, e kanë dhënë jetën e tyre qindra e mija fëmijë të mjerë shqiptarë, qindra e mija gra e pleq, qindra e mija njerëz të veçantë nga populli ynë, që nuk kanë dashur të bëjnë keq, të vjedhin e të presin si serbët, apo të gënjejnë e vjedhin si politikanët tanë. Po i kujtojmë latinët kur i krahasonin sebët me “serpente”, pra me një gjarpër të fshehtë nën dushk. Gjarpëri papritmas të kafshon, qoftë edhe në Maqedoni. Ti e merr kot “me të mirë” kur importon e bëhesh “mik” me një gjarpër…

Punimi im i cekur, “Një çështje urgjente për shqiptarët”, është një shkrim i veçantë, më afër të vërtetës, sado që Çamerinë dua ta shoh të bashkuar me Shqipërinë, edhe pse i thuhet me të vërtetë “Republika e Epirit”, midis gënjeshtrave të shumta serbe, sllave, sllavo-makedone e greke. Ai është një shkrim i vërtetë për çështjen shqiptare.

Te “Molla e kuqe” e deri në Prevesë thuhet se është populli shqiptarë. Republika e Epirit është shumë më e gjërë se Çamëria. Ajo është pjesa e shenjtë e Avranitasve të Greqisë, që flasin shqip. Pa ndihmën e tyre nuk është themeluar shteti i Greqisë. Prej kësaj republike e deri në Nish, Kosovën Lindore, jashtë Republikës së Kosovës, Maqedonisë, Sanxhakun e Serbisë e në Malin e Zi, bashke me tokat shqiptare deri në bregdetin e Malit të Zi, është toka autoktone etnike shqiptare, pra “Shqipëria e Bashkuar”. Pak kilometra në veri të Nishit, shtrihet lumi Nishava dhe kalaja e shenjtë Nassiusit dardan. Pastaj rruga kthen në të djathtë, e cila fushën e lokalitetin e këtij vendi e ndanë në dy pjesë. Aty është vendbanimi i dikurshëm i shqiptarëve, i cili thirret “Katund”. Banorët serbë edhe sot e quajnë “Katund kod Crvene Jabuke”, pra Katundi te Molla e Kuqe. Jo larg nga atje, është gjymrikana e Mollës së Kuqe, e shqiptarëve autoktonë, të cilët u shpërngullën e u vranë gjatë dhjetorit të vitit 1877-1878, kur u krijua më vonë Lidhja e Prizrenit. Atëbotë, ishte bërë dëbimi i dhunshëm i shqiptarëve me rob e me fëmijë nga Katundi i Mollës së Kuqe, Nishit, Toplicës, Kosanicës dhe Kazajsë së Vranjës, nëpër një dimër të ashpër, nga ushtria vrastare e piromane e knjazit të katërt serb, Millon Obrenoviqit.

Shprehja te “Molla e Kuqe” ka mbetur shprehje popullore shqiptare, e thënë me lotë në sy, për ato vende dhe regjione ku është luftuar dhe është derdhur gjaku si përrua. Nga ai gjak i pakursyer e i derdhur është ngopur toka. Në të njëjtin vend kanë filluar të mbijnë lule të kuqe dhe të rriten e të zhvillohen pemë, nga të cilat do të lulzonin e hidhnin fruta me ngjyrë të kuqe, si të gjakut.

Populli nga nostallgjia dhe malli i madh e i pashuar për ato vende e regjione të caktuara, ku është derdhur gjaku i valtë e i nxehtë edhe i fëmijve, me shprehjet e veta pikëlluese i ka emërtuar si “toka e kuqe”, “guri i kuq i livadhit”, “kroi me ujë të kuq”, “varrezat e krushqëve të përgjakur”, etj.[6] Në Perëndim të Nishit shtrihet edhe Arbanasi, që do të thotë se atje kanë banuar arbanët, arbërit, pra shqiptarët.

Serbia i ka borgj Kosovës një territor më të madh sa dy Kosova, rrethin e Nishit, rrethin e Pirotit, rrethim e Vranjës, rrethin e Leskovcit, rrethin e Toplicës, Përkupljes dhe Kurshumlisë, etj. Më vitin 1858 Përkupla i kishte 500 familje shqiptare të fesë muslimane, 300 familje shqiptare të fesë katolike, 10 hebreje dhe 20 rome. Feja nuk është mbi kombin, por është nën kombin. Njeriu ka të drejtë të zgjedhë një besim, por kjo nuk ia cakton përkatësinë kombëtare.

Kosova ka qenë prej vitit 287 pjesë qendrore e Dardanisë (Dardhanisë) dhe ishte herët i pranishëm edhe krishterimi që ekzistonte që prej shekullit III, me Ipeshkvin në Ulpianë. Ajo ka qenë e banuar me shqiptarë, që në kohën e neolitit

Ta dinë Serbët se po të marrin një copë toke nga toka e shenjtë e Kosovës i thejnë rregullat dhe ligjet ndërkombëtare për paqen e sigurinë në Gadishullin e Ilirisë (jo të Gadishullit Ballkanik!) dhe do t`u jetë afër Moska të ikin, sepse laku ka ardhur prap deri në fyt! Le të kuptojnë edhe bashibozukët, blerësit, kantabandistët e Republikës së Kosovës dhe klasa e lartë e korrupsionit në Kosovë, se na ka ardhur deri në fyt!

“Politikanët” tanë janë bërë “lider” në emër të luftës sonë të ndershme, në mënyrë të pandershme. E dimë se ata janë rekrutë të sigurimit të sekret serb, sikurse kanë qenë baballartët e xhaxhallarët rekrutë të UDB-së. Nuk po i themi me emra. Ata i dijmë në pjesën dërmuese, por po presim…

Nuk do mend se propaganda serbe se “do të bëjë me veriun e Kosovës si Rusia me Krimenë”, është një propagandë e egër që bëhet me bekimin e qeverisë dhe nën udhëheqjen e krerëve të Shërbimit Inteligjent Serb BIA.[7] “Skenar ogurzi kanë përgaditur krerët ushtarak dhe intelegjenca e shtetit të Serbisë me qëllim të realizimit të projektit të ngjashëm të invadimit dhe aneksimit të veriut të Kosovës, si Rusia në Krime”, thuhet në artikullin e marrë nga http://www.tesheshi.com.

Që prej luftimeve tashmë të njohura në Kumanovë, nuk kanë pushuar së propa-ganduari mediat serbe se i njëjti program pritet të ndodhë edhe në veri të Kosovës, me qëllim që situata e sigurisë brenda vendit tonë të jetë shumë e tensionuar, deri sa serbët të presin një ditë më të mirë që të ndërhyjnë ushtarakisht në veriun e Kosovës e deri në lumin Ibër. Serbia po grumbullon armatim në Nish, ndërkohë që e ka shtuar prezencën ushtarake dhe policore në kufi me Kosovën.

“Ka dyshime të bazuara nga shërbime të inteligjencës të shteteve anëtare të NATO-s, se në aeroportin e qytetit të Nishit në Serbi, forcat ushtarake ruse kanë lënë një sasi bukur të madhe të armatimit të tyre pas stërvitjeve, armatim ky që besohet të jetë shumë modern”, thuhet në shkrimin e marrë prej “tesheshi”. “Në këtë raport, vijon të thotë burimi, që tani dihet botërisht se është më i ruajtuari në rajon, armatimi që besohet të jetë i ushtrisë ruse, është i strehuar nëpër hangarë, ndërsa ruhen nga rojet të veshura me rrobe civile”.[8] Dhe, burimi ndërkombëtarë, që mund të jetë i pabazuar, e përcjell këtë informacion, duke thënë se shkrimi i grafiteve të UÇK-së në ndërtesa të banimit nëpër qendrën e Nishit, është për sulmimin e armatosur të shqiptarëve në këto rajone, pra në “luginën e Preshevës” , të thënë më mirë në rrethin e Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës dhe kthmin e tyre nëpër territore e vjetra të rajonit të Nishit. Kjo, në të vërtetë, duket se është një propagandë serbe.

Nuk ka asnjë dyshim që Kosova është e sigurtë nga NATO-ja dhe vendosmëria në të ardhmen e saj. Kosova është e vedosur në hartën gjeopolitike e gjeostrategjike të Aleancës më të fuqishme të NATO-s në tërë botën dhe se informacionet e plasuara nëpër mediumet e influencuara prej palës serbe, bëhen vetëm që të fitojnë kohë dhe të shtyejnë në vonesa të mëdha çështjen e Kosovës, veçanërisht në veriun e Kosovës deri në lumin Ibër. Republika e Kosovës është e patjetërsueshme në rrugën e saj të pavarësisë e shtetësisë. Të mendosh se mund ta sulmosh NATO-n dhe Kosovën është një çmenduari e pabesueshme, sepse Bonstill-i është njëra pikë e saj që e ka si në pëllëmbë të dorës hapësirën e gjërë deri në Rusi. “Lufta e tretë botërore”, që e planifikojnë serbët, e ndikuar nga Rusia, do të jetë katastofale për ta.

“Krahasimi i verut të Kosovës me Krimenë dhe i Ukrainës me Kosovën e aq më shumë i Serbisë me Rusinë, mendoj se është i paqëndrueshëm. Serbia do të udhëheqë luftë ndryshe ndaj Kosovës, ajo do të pret, nëse ka nevojë me dekada, që ne t`i humbim mbështetjet që i kemi, të mbetemi vetëm dhe pastaj të invadon në Kosovë”, thotë për “Botën Sot” Naim Maloku.[9]

Republika e Serbisë dhe Shërbimi Sekret i saj, si shtet, organizon dhe finanzon islamizmin ekstremist nëpër Republikën e Kosovës, që Kosova të humbë simpatinë e Amerikës, si Rusia me telebanët në Afganistan, dhe për këte ajo bën përpjekje të shtojë edhe më tej përforcimin e vehabistëve e selafiste nëpër Kosovë. Për të forcuar islamizmin ekstremist të Republikës së Kosovës, Milutin Jovanoviçi ka hapur faqen http://www.botaislame.com, të cilën e mbanë mëtutje,[10] dhe kjo gjë i ka shkaktuar probleme serioze. Ata kanë krijuar imazh të keq para bashkësisë ndërkombëtare. Ajo i ka përfshirë përpara fushat ekonomike, kulturore, arsimore dhe fetare.

“Për vite të tëra shërbimet serbe janë infiltruar brenda organizatave fetare islamike. Kjo gjë bënë në dy rrugë: agjentura serbe mbenda klerit fetar është bartur nga koha e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene. Në kohën e Rankoviqit ajo sa vetëm është forcuar për të vazhduar deri në ditët e sotme. E dyta, nga bashkëpunimi me vendet arabe ku të rinjët tanë kanë studiuar e që këto vende kanë pasur marradhënie “vëllazërore” me Jugosllavinë, përkatësisht me Serbinë”- thotë Fadil Kajtazi, Ekspert i Sigurisë së Republikës së Kosovës, për “Botën Sot”.[11] Padyshim se kjo ka futjen në një konflikt serioz të shqiptarëve me bashkësinë ndërkombëtare.

“Ne edhe më herët-thotë Fadil Kajtazi-kemi tërhequr vëmendjen e opinionit se kërcënimi serb ndaj Kosovës është permanent. Intensiteti i këtij varet nga shumë faktorë, por dominues është gjendja e përgjithshme në nivel global, ku zhvillimet në lindje, parasegjithash pretendimet hegjemoniste ruse këtij kërcënimi i japin dimension tjetër. Në qoftë se i referohemi historisë, dy luftërat ballkanike (për ne, janë luftërat e Gadishullit Ilirik) si dhe Lufta e parë botërore janë <sponzorizuar> nga Rusia, kurse realizator ka qenë Serbia”.[12]

Pra, përveq se janë evidente përpjekjet e rizgjimit të idesë së “pansllavizmit” në këtë gadishull, vie edhe ndikimi permanent në Maqedoni, sepse edhe aty ka hedhur Serbia një pakicë serbe, që vepron e ndihet e gjallë kur nuk e pret. Rasti i befasi-shëm i Kumanovës, ku u vranë dhjetë persona, prej tyre nëntë shtetas të Kosovës, ka ardhur si organizim i mbarë sllavizmit. Sllavo-makedonët mbahen si të këtillë, sidomos ata që kanë mbetur nga ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë. Ata e kanë si pikësynim të mbajnë nën vete të ashtuquajturën “Republika e Iliridës”, pra 42% të shqiptarëve autoktonë, sa janë vetë sllavo-makedonët. Për formën e qeverisjes në këtë Republikë, do të flasim më vonë.

“Vetë fakti se shumica e të arrestuarve në Kumanovë janë qytetarë të Republikës së Kosovës i obligon institucionet e Kosovës të kërkojnë informata të hollësishme, për këtë ngjarje tragjike e cila ka tronditur opinionin. Ka dyshime se disa nga të vrarët janë ekzekutuar në burg si dhe disa nga të arrestuarit iu nërnshtrohen torturave çnjerëzore dhe kjo duhet ti shqetësojë institucionet e Kosovës për të kërkuar hetim ndërkombëtar të pavarur dhe një komision miks meqedonase-kosovare”-thotë për gazetën “Bota Sot”, Kryetari i Partise Liberaliste të Kosovës, Gjegj Dedaj.[13]

Nuk do mend se Serbia e Rusia provokojnë sistematikisht Republikën e Kosovës. Për këtë e kërkojnë edhe një “gjykatë speciale” në Kosovë, për të hedhur para gjyqit palë të caktuara dhe për të shtuar këtë trusni ndaj saj.

Ne jemi lodhur nga këto lojëra të saj nëpër disa krerë të Evropës së Bashkuar. Le ta mbajnë mend se posa ta prekin integritetin e Kosovës, do të jetë afër Moska të ikin përtej saj, sepse e dimë faremirë se ata janë frikacakë. Dhe frika po mundohet të “trimërohet”. Serbia na ka borgje të vjetra, jashtë Republikës së Kosovës…

[1] “Bota Sot”, botimi në Zvicër, data 9 qershor 2015.

[2] Shikoni p.sh. intervistën e botuar të Akd. Prof. Dr. Aleksandre Lambert, “Evropa sabotoi historinë tuaj në shekullin XIX, kur Ilirinë e quajti Ballkan”, të nxjerrë nga http://lajmonline.com/sq/Kombetare/Aleksandre-Lambert-Evropa-sabotoi-historine-tuaj-ne-shekullin-XIX-kur-Ilirine-e-quajti-Ballkan-43044.

[3] Bota Sot, artikull i marrur nga http://www.tesheshi.com, i botuar në faqen e tretë.

[4] Shikoni edhe njëherë punimet e mia “Shpalime për Evopën e Bashkuar dhe Shiptarët, prej gjenezës e deri më sot” nr. XII e XIII, apo librin e Muharrem Abazajt, “Pellazgët kanë folur e shkruar shqip”, Rofon, Tiranë 2013, faqe 359.

[5] Shikoni edhe punimin tim, “Një çështje urgjente për shqiptarët”, i botur në disa gazeta dhe në faqen time, të dërguar në EU dhe UNO, te Serkretari Gjeneral, Ban Ki-Mon, me datën 16.10.2014.

[6] Reshat Avdiu, “Te Molla e Kuqe”, në http://www.albaniapress.com, apo në http://www.dialogplus.ch, 17.02.2015.

[7] Te shkrimi i njëjtë te gazeta “Bota Sot”, 9 qershor 2015, faqe 3.

[8] Sipas shkrimit të marrë nga gazeta “Bota Sot” prej http://www.tesheshi.com.

[9] “Bota Sot”, e të njëjtes datë, shkrimi “Lufta speciale e Serbisë, sponsorizon ISIS-in të provokojë invadimin”, faqe 4-5.

[10] Shiko shkrimin “Serbia organizon dhe finanzon islamizmin ekstremist në Kosovë”, në faqen e http://www.gazetaora.com, të datës 8 prill 2014.

[11] I njëjti shkrim në “Bota Sot”, në faqet 4-5.

[12] I njëti shkrim i Mimoza Laknës, te “Bota Sot”, e datës 9 qershor 2015, faqe 4.

[13] Shkrimi i Nehat Shaqirit, “Kosova ta akuzojë Maqedoninë për planifikim dhe finazim të tragjedisë së Kumanovës”, “Bota Sot”, 9 qershor 2015, faqet 6-7.

Filed Under: Opinion Tagged With: Brahim Avdyli, Serbia i ka borxh Kosovës

NGJITJA MITIKE NË ALPET SHQIPTARE

January 14, 2015 by dgreca

Nga Xheladin MJEKU*/
Prologu i një portreti krijues/
Brahim Avdyli (1960), vjen në botën e letërsisë në çerekun e tretë të shekullit të kaluar, për të mbetur emër që premton dhe synon drejt vlerave të krijimtarisë letrare në përmasat kombëtare, duke sjellur shumë vepra në poezi e prozë, dramë, publicistikë dhe politikë, për çka ka vend meritor në panteonin krijues të kësaj periudhe kohore. Që në fillimet e krijimtarisë së tij kishte kuptuar se burimi i pashterrshëm i frymëzimit të muzës së tij krijuese është dhe mbetet vendlindja e tij. Që me përmbledhjen e parë të poezive “Në hijen e Alpeve”, (1983), ai kishte vënë vulën e besimit se frymëzimet e jetës vijnë nga trualli i të parëve të tij, atje ku u lind, ku kaloi fëmijërinë dhe vazhdoi ta kuptoj jetën me të gjitha vlerat e saj. Me kohë parapëlqeu spontanisht, por qëndrueshëm, të marr temën e frymëzimeve krijuese nga gurra autoktone dhe ta shtrij mendimin në traditën dhe urtitë e njerëzve të tij. Falë kësaj dashurie për artin e fjalës, Brahimi nuk u ndal për asnjë çast edhe në aktivitetet e tij për lirinë e atdheut dhe bashkimin kombëtar, si çështje madhore dhe të domosdoshme të kohës.
Pas këtij botimi, vijnë njëri pas tjetrit shumë tituj tjerë në poezi, prozë, dramë, publicistikë, etj. si: “Buka e kuqe”, “Kur zgjohet Dodona”, “Pasqyrë e përgjakur”, “Klithje nga fundi i ferrit”, “Gjuha e dheut tim”, “Baraspesha e humbur”, “Vrragat e një kohe”, “Lëvozhga e vdekjes”, etj. Është prezantuar edhe në shumë libra e antologji dhe, poahtu është fitues i shumë çmimeve letrare në vend dhe në aktivitetet letrare në mërgatë. Nuk duhet harruar për asnjë çast edhe prezantimin e krijimtarisë së tij të përkthyer edhe në italisht, gjermanisht, rumanisht dhe anglisht.
I lindur dhe i rritur në një vend me tradita të njohura kulturore dhe kombëtare, që në vitet e hershme të rinisë së tij u dha pas dy prirjeve: pas artit të fjalës dhe pas lëvizjes konspirative për lirinë dhe bashkimin e kombit shqiptar. Që në dy këto rrafshe shtroi aktivitetin e tij për të dhënë kontributin prej krijuesi dhe veprimtari të kauzës sonë.
Në frymën e këtyre veprimtarive të pandara vazhdoi gjithnjë e më me ngulm të krijoj opusin e tij letrar, edhepse “Çuditërisht/ më është vrarë koha/diku”, si do të kujtohet autori në një rast. Por, pavarësisht asaj ngulitje kohe, shkrimtari edhe më tutje vazhdon veprimtarinë e tij krijuese, edhepse kjo “vrarje kohe” sikur i ka paralajmëruar diçka që përfundimisht i ka mbetur peng. Domosdoshmërisht, po ai peng i mbetur në atdheun e tij e mban stoikisht në fuqinë krijuese dhe në përballjen e erërave të kohës, duke hapur shtigje të reja krijuese me tehun e mprehtë të shpatës së tij prej vargjeve shpëthyese dhe plot mesazh.

Fryma e atdheut si pikëpjekje

Edhepse me një bagazh të ngarkuar krijimtarie prej më shumë se tri dekada, Brahim Avdyli nuk pushon për asnjë çast të shpurpurisë në palët e kujtesës dhe t’i përgjigjet zërit të muzës së tij krijuese, duke gërmuar kujdesshëm, por me mjeshtrinë e tij në këtë zeje të rryer tashmë, duke hedhur dritë mbi tema e ngjarje të reja e duke latuar vargje plot ndiesi, deri në rrezikun e thyerjes, sa nga bukuria, aq edhe nga sensualiteti dhe kristalizimi i pamjes. Në frymën e kësaj gatishmërie të përhershme vjen edhe me përmbledhjen e re poetike, “Shtegtimi i lirisë”, të organizuar me përkushtim, ku i paraprinë “Prologu im”, me poezinë programatike “Në vend të dashurisë”, për të vazhduar pastaj me ciklet: “Ujëvarat e mallit”, “Flatrat e qiellit tim”, “Krahët e hapsirës” dhe “Lejleku i ëndrrave të mia”. Si mbyllje e kësaj kurore poetike me plot befasi të reja, Brahim Avdyli nuk harron t’ia vë edhe kupolën me “Frymën e fundit” në “Në vend të epilogut”. Që në nismë të këtyre mbresave të pakta nga leximi i këtij libri poetik, në asnjë mënyrë nuk mund ta anashkalojmë pa mos e vënë në spikamë, qoftë për trajtimin tematik, qoftë për pjekurinë e autorit në rrahjen e temave dhe ngjarjeve, të brumosura me petkun e atdheut, gjithandej nga vendi ku vepron e jeton përkohësisht. Një lidhje diametralisht mes Alpeve të Zvicrës dhe Alpeve shqiptare, si rrallëkund vjen këtu e sforcuar me elementin e patjetërsuar-atdhe:

“Jam në Zvicër
por kujtoj se jam në Morinë
dhe e shoh veten fëmijë
nëpër arat me misër”

(”Kam zbritur nga yjet”, – fq. 13)

Por, autori nuk ndalet vetëm me kaq, kur është në pyetje kjo lidhje motivore me atdheun. Ai flet përmes njerëzve të tij të kudondodhur, përmes dëshmorëve poetëve, nipërve, mbesave, etj. dhe për asnjë moment nuk harron që ngjarjen ta lidh me atdheun, me mallin, me elemente jetësore atje, me traditën, me trimëritë, etj.
Pikëtakimi i vargut poetik të Brahim Avdylit ka atdheun dhe vlerat e dëshmuara autoktone në çdo kohë. Trajtimet e këtyre temave nga ky rrafsh vijnë të gdhendura me përkushtim dhe të shtruara mbi bazamentin e ngjarjeve dhe pamjeve të veçanta, duke sjellur imazhin e vendlindjes së tij tek lexuesi, si një ekspozitë prej qëndistari të talentuar, ku edhe zogu, edhe gjethet në erë, edhe fije bari e guri i palëkundur nga vendi i vet, kanë fuqinë transponuese të një pamje të bukur dhe plot jetë. Të këtilla janë poezitë: “Ujëvarat e mallit”, “Trandje”, “Teatër i dhimbjes së pafund”, “Zogj të pikëlluar”, “Kthimi i pëllumbave”, “Lejlekët e dhimbjes sime”, e ndonjë tjetër.
Poezia “Shtegtar i lirisë” paraqet shumë kjartë rrugëtimin nga kohërat e lashta pellazxhike e këtej, siç shprehet autori me vargjet: “ne jemi lelekët e parë/ prej emrit të Karianëve/ pellazgëve parahelenë/ dhe paralajmëtarëve/të ditëve më të mira”, duke i përmbyllur me vargjet: “Bëhemi së bashku/ me lejlekët e sotshëm/ e dalim kudo/ nëpër botën e dhimbjeve/ për ta mundur dimrin/ nëpër Evropë/ dhe dëshirojmë Lirinë” dhe krejt në fund duke shpjeguar qëllimin e kësaj enigme mes lelegëve dhe lejlekëve, shton: “lelegë apo lejlekë/ duke ikur nga vuajtjet/ me flatrat e lirisë”, (fq. 78).
Autori e trajton edhe më tej këtë tematikë duke gjurmuar në gjenealogjinë tonë, nëpër arkivat e botës dhe e sjell këtu të realizuar poetikisht: “Nga kaosi e ndau jetën/ siç shpjegojnë shqiptarët/ apo pellazgët mitikë/ nëpër qindra mitet/ që na kthehen nga bota”, (“Shpejtësi e ndritshme”, fq. 12). Këto gjetje poetike Brahim Avdyli i sforcon edhe më, në poezinë tjetër “Koka e luanit”, (fq. 58), duke dëshmuar gjithnjë e më shumë se ai ka prirje për gjurmime të reja për rrënjën e Ilirisë: “Leu trim/ Llavë e ujqërve/ Luan/ tre emra pellazgë/ përpëliten/ nëpër Alpet tona”. Falë kësaj, mund të besojmë se poeti synon ta lidh autoktoninë tonë me Alpet shqiptare, qoftë edhe përmes miteve e legjendave. Kjo ngritje poetike e bën edhe më të dëshiruar këtë përmbledhje, që mund të konsiderohet nga më të arriturat, pa e lënë në harresë gjithë opusin e tij të deritashëm.

Ambientimi me jetën, traditat dhe kulturën nga vendlindja – shtytje e pakapërcyeshme

Mbi parimin e ambientimit sa më të përafërt me jetën, traditat dhe kulturën e vendlindjes, që reflekton dëshirën, synimin dhe dashurinë për njerëzit dhe për jetën e bukur atje, autori sjell mjaft poezi të ndërtuara mbi këto elemente. Ai e sjell vendlindjen e tij tek lexuesi ashtu të virgjër, me shumë ambientim jetësor nga e kaluara e tij e hershme e fëmijërisë në frymën e këtyre kujtimeve. Autori nuk ngurron të krijoi ambiente familjare edhe në kurbet, duke ua përkujtuar nipërve dhe mbesave të tij me mjete e forma tjera nga vendlindja. Sa herë që kthehet nga vendlindja e tij, sjell diçka të bukur dhe autoktone, që të ngrisë dashurinë e brezave të rinjë për atdheun, për traditat, zakonet dhe kulturën shekullore. Këtë mall të vendlindjes e përcepton edhe me vargjet e poezisë “Tradita në miniaturë”, (fq.16), ku siç shprehet autori:

“Sa herë u ktheva nga vendlindja
i solla nga një pjesë të Atdheut

herë tirqit e xhamadanin
topin plisin e shqiponjën
herë çiftelinë e vogël

shpirt i zbritur nga yjet
Zog ndër shtigje të dhimbjes…”

Kështu, e rrumbullakson në poezinë e tij mallin dhe dashurinë për atdheun, duke dëshmuar se bukuritë e tij janë të pazëvendësuara, falë natyrës, traditave dhe kulturës. Ai gjithmonë ia ka drojën një fenomeni, që tashmë ka zënë të lëshoj rrënjë gjithandej kah është shprishur etniteti ynë, nëpër botë, duke u mishëruar me elemente të reja të vendeve ku jetojnë e veprojnë, duke lënë anash këto bukuri natyrore dhe shpirtërore, të cilat e rritën, e frymëzuan dhe vazhdojnë ta mbajnë gjallë edhe autorin dhe intuitën e tij krijuese. Tematika të këtilla takojmë edhe në poezi të tjera, duke sjellur tek lexuesi bindshëm dhe me korrektësi lidhjet e tij të patjetërsuara me atdheun dhe njeriun e tij fisnik dhe liridashës.

“Nëpër botë
u desh të ikja
me dhimbjet e vetminë
pesha e jetës qe e rëndë”

(“Gjaku i shenjtë”, fq.22)

Këtu autori flet në përkujtim të babait dhe lidh dy polet e jetës së tij; të kaluarën e dhimbshme me njerëzit e tij që ka në vendlindje dhe për jetën në mërgim, që e mban të lidhur ngushtë edhe përmes vargjeve të këtilla; me fuqinë e mallit dhe dashurisë së pashuar. Këtë mall e shpreh edhe në kujtimet për nënën, për bashkëvendësit, për të rënët për liri dhe shumë ngjarje që e përshkojnë këtë poezi kaq sensitive dhe plot dhimbje, që nuk i shpëton as vet poeti, i cili i tronditur nga ngjarje të këtilla shkund penën e tij me gjithë forcën e shprehjes, deri në çmallje.
Në poezinë “Gjurmë kohe”, (fq.29), poeti shpreh mllefin e tij për dashurinë e humbur, për mosbesimin e askujt dhe synon daljen nga kjo katrahurë jete, gjithnjë duke ftuar arsyen:

“Unë vetëm pyes a është kjo bota në të cilën pështillem
askush nuk më vëren se jam gjallë edhe pse njëlloj marr frymë
a u dashka të jem shumë më pak njeri dhe kjo qenka e vërteta
e të zbres poshtë në tokë sikur të tjerët dhe të luaj pa ndenja”

Ai këtë gjendje jetësore dhe shpirtërore e përmbyll me vargun e tij të fuqishëm dhe shumë domethënës për rrethanat që trajton këtu: “jeta ime është luftë me të keqen e vetme e pa dashuri…”, (po aty .
Poezitë me tematikë përditshmërinë, jetën urbane, transformimet e shumta politike, edhe te Brahim Avdyli hetohet dukshëm, falë jetës dhe qëndrimit jashtë vendlindjes që kalon ai prej dekadash. I detyruar të bëj jetë mërgimtari, patjetër që i është dashur të integrohet në vendin, kulturën dhe traditat ku jeton dhe vepron. Kjo ia bën edhe më të qëndrueshme dhe i sjell freski poezisë së tij, që e ndërlidhur me botën imagjinative, me elemente të qëndrueshme letrare, filozofike dhe sociale, të trajtuara me vigjilencë prej kurreshtari që nuk ka të ndalur.
Ndërkaq, poezitë “Qyqja e maleve tona”, “Loti i qyqes” dhe “Lulja e qyqes”, vijnë në këtu me motivin e besës, dhimbjes dhe dashurisë që shpreh motra për nëntë vëllezërit e saj, deri në transponimin e variantit të ri të kësaj tematike nga baladat e hershme shqiptare, ku qyqja vjen si: ”lule e bukur dhe e mjerë/ prore e vetmuar/ lulja e qyqes…”, (fq. 85).

Epilog i papërmbyllur

Brahim Avdyli këtë përmbledhje poetike e filloi me poezinë “Në vend të dashurisë“, ku paralajmëronte: “Fusha e ndjenjave/ Shtrihet/ pranë lumit të gjakut”, për ta përmbyllur me vargjet: “këngën e zjarrtë të lirisë…”, (“Fryma e fundit”, fq. 93), që për asnjë çast nuk do të pushoj së dëgjuari edhe në krijimet tjera të reja, edhe në librat e ardhshëm, ku pikësynimi i autorit është vetë liria, në çdo aspekt të jetës, jo vetëm asaj të daljes nga thundra e okupatorit. Një ngritje e këtillë është e pranishme në të gjitha librat e Brahim Avdylit, pavarësisht në çfarë rrethana e krijon dhe përballet me këtë tematikë, nga më sublimet në gjithë opusin e tij krijues.
Gjithçka u tha në këtë vështrim për librin poetik “Shtegtimi i lirisë” vjen si një shtegtim i kujdesshëm në gjithë atë lëndë poetike, ku edhe mund të lind mendimi ndryshe dhe e bën të hutohet lexuesi. E them këtë nga fakti se poezia e Brahim Avdylit ka reputacion të qëndrueshëm te një shtresë lexuesish të formuar, që për pasojë mund të degradojnë vlerat e pakontestuara, pa dashje, por në mungesë përqëndrimi dhe shqyrtimi të vëmendshëm.
Si epilog i këtij vështrimi mbetet fakti se, falë aftësive krijuese dhe përkushtimit të vazhdueshëm në krijimtari, duke i njohur mirë teknikat e krijimit letraro-poetik, me elemente përcjellëse gjuhësore, me një figuracion të pasur, me metafora e toponime nga vendlindja e tij, me rrjedhshmëri gjuhësore, etj. i sigurojnë jetëgjatësi dhe receptor të qëndrueshëm kësaj krijimtarie poetike të këtij eruditi të letrave tona.
*Rreth librit te Brahim AVDYLIT: “SHTEGTIMI I LIRISË”, poezi, “Faik Konica” – Prishtinë, 2014)
Ne Foto:Xheladin Mjeku

Filed Under: Kulture Tagged With: Brahim Avdyli, NGJITJA MITIKE NË ALPET SHQIPTARE, Xheladin Mjeku

EVROPA E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT

November 12, 2014 by dgreca

SHPALIME PËR EVROPËN E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT, PREJ GJENEZËS E DERI MË SOT/
Shkruan: Brahim (Ibish) AVDYLI/
Po e fillojmë këtë punim me fjalën legjendare të rilindasit tonë të madh, Sami Bej Frashëri, i cili thotë për rolin e madh të pellazëve dhe gjuhën shqipe, se: “…pelasgëtë kanë folur kaqë mijë vjetë më parë këtë gjuhë që flasim ne sot, po thua pa asnjë ndryshim a me aq pak ndryshim, sa të mudte të delte sot një pelasg, do të mundimë të flisnimë me te si flet një gegë me një toskë…”
Gjuha shqipe është folur që prej fillimit, që prej zanafillës së njerëzimit, kur ka filluar njeriu të belbëzojë, atëherë mund të quajmë gjuhë e parë e njerëzimit dhe një gjuhë origjinale, e ruajtur nëpër mijavjeçarë e deri në ditët tona. Kur vendosim me qëllim të studimit ndonjë pjesë të vjetër shkrimi dhe shkencorisht mendojmë, atëherë mund ta barazojmë vetëm me shkrimin e sotëm të gjuhës shqipe dhe nuk kemi si t`i ikim lidhjes së ngushtë të gjuhës shqipe me gjuhën e vjetër pellazge. Gjuha e vjetër pellazge ka ardhur përmes ilirishtes deri në ditët tona dhe është sot e kësaj dite po ajo gjuhë, GJUHA SHQIPE, saqë nuk ka asnjë dallim apo ndonjë ndryshim të vogël, që pak merret vesh, sikur të qe një dallim i vogël i tokërishtes me gegërishten, të folmes së patjetërsuar të të njëjtit komb, me dy fise të mëdha, si SHQIPONJA e jonë, me dy koka.
Shqiptarët janë shqipe si shqiponjat, që fasin gjuhën shqipe prej fillimit, e nuk janë “albanër”, sepse “alban” dhe “albania” apo shkencëtarët “albanologë” e kanë “prejardhjen” prej latinëve, që kishin bërë një qëllim të parë edhe shkrirjen e kombeve të tjera. Madje shkrimin e gjuhës latine, në pjesën dërmuese, e morën nga iliro-pellazgët. Latinët janë krijuar më vonë, në rrjedhat e historisë.
Nën shtytjen e qëllimtë të këtyre dhe të gjithë armiqëve tanë, që na mblidhen përreth, aq të shumtë e të paskrupullt siç janë ata, jo vetëm se “i ndihmuan” kështu të krijoheshin “albanologët” me “shkencat e tyre” plot gënjeshtra, por i gënjejnë shqiptarët me “entogjenezën” e tyre të vonshme. Ne po e marrim sa për fillim një citim të recensionistit të veprës “Etnogjeneza e shqiptarëve”, në të cilën Hysen Uka, duke cituar tërësisht autorin, na thotë se “popullatat që këtu banonin gjatë Neolitit të hershëm dhe të mesëm (7000-4000) quhen popullata paleoballkanike…”. Po e ndërpresim këtu njëherë për të shënuar një fakt tepër të rëndësishëm: atëherë nuk ekzistonte emërtimi “Gadishulli Ballbanik”. Pra, në radhë të parë, emri “Ballkan” i është dhënë këtij Gadishulli pikërisht nga komuniteti ndërkombëtar, nga Kongresi i Berlinit, më 1878, ndërsa në vitin 1909 ai u bë emër legal për tërë Gadishullin, që tashmë quhej “Ballkan”, pra shumë më vonë; dhe e dyta, nuk ka kurrëfarë logjike të thuhet se këto “popullata” kanë qenë “paleoballkanike”, kur Ballkani nuk ka ekzistuar. Në të vërtetë, ky Gadishull quhej Gadishullit Ilirik, nga ilirët që e përbënin ate me shumicë, ndërsa më parë quhej HEMI. Ballkani quhej vargu i maleve me këtë emër dhe nuk kishte arësye të hiqej emri tradicional “Gadishulli Ilirik” dhe zëvendësohej me emrin “Gadishulli Ballkanik”. De fakto, emërtimi i tillë jo vetëm fshihte rolin e madh të ilirëve në këtë anë, por edhe etnogjenezës sonë ia veshë në mënyrë antishkencore tërë një periudhë të shekujve dhe e la të quhej “popullata paleoballkanike”. Kjo është një gënjeshtër pseudoshkencore. Atëherë aty banonin pellazgo-ilirët dhe nuk mund të quhej “popullata paleoballkanike”, sepse ishte tërësisht një popullatë pellazgjike, d.m.th. pellazgo-illire, d.m.th. shqiptarët e hershëm, që nuk e zënë me gojë “shkencëtarët evropianë”, as ata botëror, dhe kështu “grekëve” të mëvoshëm ua japin “të drejtën” që “të thirren” sikur janë prej fillimit “themelues të Evropës”. Të ashtuquajturit “grekë” patën përherë një mundim: të “ndërrojnë” gjuhën e tyre vazhdimisht, që kështu të mos njihej rrënja pellazgo-shqipe e shkrimive antike dhe i Lieareve A e B.
Në vijë të këtyre spekullimeve me çështjen e shqiptarëve, vjen loja e fundit. Aty e ka rendin “diplomacia” konservatore e fuqive të mëdha evropiane, edhe sot mjaft aktuale, e cila e sabotoi tërë historinë tonë kombëtare nga Kongresi i Berlinit, më 1878, me qëllim që të injoroi tërësisht çështjen kombëtare të shqiptarëve. Ky Gadishull u bë “Gadishulli Ballkanik” dhe i tërë rajoni është bërë rajon gjeopolitik dhe kulturor i Evropës juglindore, i cili i diskriminon shqiptarët dhe shkencat e tij. Është e vërtetë se ilirët e përbënin ate. Evropa zyrtare nuk i donte as ata dhe as çështjen e tyre, sepse kështu do të “hakmerrej” në radhë të parë sa i përket “themelimit” të Evropës, por edhe “prejardhjes” së popujve të tyre. Ne na la të “krijojmë” etnogjenezën tonë, sikur jemi “të ardhur” vonë “nëpër histori”, që prej “mesjetës” e këtej, prej “shkrimit të parë të gjuhës shqipe”, në vitin 1462, etj., pa e parë origjinën e vjetër pellazgo-ilire të gjuhës sonë, GJUHËS SHQIPE dhe banorëve më të shumtë të Evropës dhe veçanërisht të Gadishullit Ilirik.
Gjuha shqipe është GJUHA E PARË E SHKRUAR NË BOTË, është GJUHA E FILLIMIT TË BOTËS. Provat e saj shkencore dhe dokumetuese janë të shumta dhe sistematike. Ndër të tjera gjenden në mbi 200`000 pllaka me shkrim kuneiform të kulturës më të lashtë sumere. Pasardhësit akkadianë e babilonas e kanë quajtur “gjuhë sumere”, duke mos ditur se janë të gjuhës shqipe. Për këtë shkak e thonë se janë “Super (Shumer)” apo “Shumë Erë”. Vetë shumerët e quanin KI.E.NGIR, që do të thotë “tokë e ngirë”, e nginjur, e ngopur, e begatë. Provat tjera gjenden në 3-4 miliardë kopje të Biblës, në të gjitha gjuhët e sotme të botës së gjërë. Pra, besohet në të gjitha drejtimet se tregimet biblike, veçanërisht kapitulli i parë, zanafilla/genesis, janë me prejardhje nga shkrimet e pllakave sumere, si “Eposi i krijimit”. Bibla është përkthyer në mbi 2000 gjuhë të ndryshme, por pjesa e parë e 39 librave përbërës të “Dhiatës së Vjetër”, e quajtur “Zanafilla”, paragrafi 6:4, përmban provën SHQIPE, me fjalët “në fillim”. Ajo ka qenë problem i madh për përkthyesit, të cilët përfundimisht e kanë lënë në gjuhën origjinale dhe kështu shprehja “në fillim” është një nga provat më të rëndësishme të prejardhjes së gjuhës shqipe dhe të tregimeve tjera biblike. Një provë tjetër në Bibël, është fjala “mallkim”, e shkruar si “Malakhim”. Kjo është e njëjta me fjalën e sotme të shqipes “mallkim”. Biblën e përdorë tërë bota. Dihet, që udhëtimi i Noas është startuar nga Dodona dhe ka mbërritur në Malin Ararat dhe në Tebë. Dhe, anasjelltas, është ktyer përsëri në Dodonë. Noa është Nuha, është sot ndër shqiptarët Nuhiu. Do me thënë që shqiptarët janë prej origjinës së hershme të njerëzimit dhe gjuha e tyre shqipe është gjuha e parë e njerëzimit. Ajo flitej që kur është ndërtuar kulla e Babelit. Kulla e Babelit që përmendet në Bibël, ishte një kullë në ndërtim për të arritur qiellin dhe vetë Zotin e Madh. Njerëzimi i bashkuar që flitnin të njëjtën gjuhë, nisën të ndërtonin këtë kullë gjigande. Perëndia që po e vëzhgonte kryelartësinë e tyre, vendosi të përshtjellonte gjuhën e njerëzimit, që ata të mos kuptoheshin me njëri-tjetrin, sepse kështu parandaloi Zoti i Madh çdo përpjekje kolosale për të ardhmen e njerëzimit. Njerëzit, te nesërmen nuk u kuptuan më. Kështu lindën gradualisht të gjitha gjuhët e botës.
Por, të vazhdojmë me thënien e më tutjeshme të Hysen Ukës, që nxirret nga konstatimet e Prof. Dr. Kristo Frashërit. Popullatat që jetonin në periudhën e Neolitit të vonë “që nga fillimi i mijëveçarit të katërt deri në mijëvjeçarin e tretë p.e.s. (4000-2500 p.e.s.)” janë “popullata të grupit etnikogjuhësor alarodik ose mesdhetare”. Të gjithë “albanologët” dhe “ilirologët” e bëjnë “gabimin shkencor” dhe nisen nga “albanologjia” e mesjetës dhe ilirologjia, pa e ditur se shkenca nuk prihet nga politika, por ajo është e bazuar në faktet e pakundërshtueshme shkencore; se para tyre ka rrjedhur gjuha pellazgo-shqipe që prej zanafillës së njerëzimit e këndej; se ilirët e kanë folur të njëjtën gjuhë nga pellazgët dhe ia kanë përcjellur shqiptarëve të vonshëm; dhe së fundit, se nuk i kanë përzëne “popujt mesdhetarë”, por, nëse janë “larguar” kësisoji popullatat “mesdhetare”, sepse ato kanë qenë fise pellazge, që nuk janë “kombe” apo siç i quan autori “popullata mesdhetarë”. Hysen Uka thotë se ata “të epokës neolitike (2500-2000 p.e.s.)” janë “popullata protoindoevropiane, ku bëjnë pjesë edhe pellazgët. Për banorët e epokës së bronzit (e cila mbulon mijëvjeçarin e dytë p.e.s.) nënkuptohet se është fjala për popullatat indoevropiane- grekët, trakët, proto-ilirët, dorët, ilirët… Për fillimet e epokës së hekurit (që nga fillimi i mijëvjeçarit I p.e.s.) kemi të bëjmë me popullata ilire”. Pra, shihet se çka i bëjnë të tillët shkencës shqiptare. Së pari, atëherë “grekët” nuk kanë ekzistuar dhe nëse janë përmendur, atëherë kanë qenë një grup i vogël; ndërsa e dyta thotë “popullata indoevropiane”, që janë thjeshtë pellazgët, për të cilët nuk dëshiron të ndëgjojë askush në Evropë e në Botë, dhe aq më pak se janë të sotmit shqiptarë, jo grekë. Ai dhe Kristo Frashëri i ngatërrojnë “grekët” me fiset pellazge, siç janë trakët, protoilirët, dorët, ilirët, etj., dhe bëjnë vetë pseudoshkencë.
Dihet se miti i dytë mbi ilirët thotë tekstualisht këtë çështje se: “Apiani (vitet 95-160 pas Krishtit) pohon në lidhje me zanafillën e tribuve ilire (Luftërat Ilire, libri X, 2) <>. Për këtë arësye u quajtën keltë, ilirë dhe galtë” mbretëritë dhe popujt.
Në njëfarë mënyre ai na pohon se keltët, ilirët dhe galët ishin vëllezër, dhe se ata e kanë prejardhjen prej popullatave pellazge, që “dijetarët” e ashtuquajtur “grekë” i kanë konsideruar si “barbarë”, sepse flitshin “gjuhë të pakuptuar” prej të folurës e të shkruarës së tyre me alfabetin “egjiptiano-fenikas”. Ne po e themi të vërtetën, dhe e vërteta na thotë këtë gjë, se Kadmi është i ardhur, por i martuar me Harmoninë, pellazgo-ilire, prej Epirit. Fëmijë të tyre kanë qenë: Feniksi, Ciliksi, Semeleu, Dionisi, Europa, Laios dhe Edipi. .Evropa e ka bërë djalin e parë, që i është dhënë ermri Ilir.
Pra, Evropa, është mbesa e pellazgo-shqiptarëve dhe e bija e Harmonisë prej Epirit, që thirret gabimisht kështu prej latinëve, sepse nuk e kuptonin të folurën e epirotëve, pellazgo-ilirëve, arbërishten, më mirë të themi arbanishten, të arëbërësve apo arbëreshëve, e cila ka qenë tokë e vërtetë shqiptare, të tokës së shqipeve dhe të Dodonës, që e kishin poashtu truallin e tyre amtar, nga fillimi i zivilizimit, në Shqipërinë, në Arbani. Po i marrin në jug të Shqipërisë dy pikat më të njohura, Tomorin dhe Tomarin. Të dy këto qendra të lashta e lidhin tërë tokën që quhej prej latinëve “Epirus”. Shihet nga Ridvan Muslia, se Evropa- bijë e Kadmit dhe Hamonisë, mbesë iliro-pellazgëve, e ka mbajtur në kokë plisin e bardhë, duke qarkulluar mbi një dem.
Se tërë kjo gjë është e mundur vetëm në tokën shqiptare dhe se ajo shtrihet me po të njëjtën largësi gjeografike prej Janinës e në Krujë, na e shpjegon një matje gjeografike e këtij territori, që po e marrin nga Besir Bajrami.
Nga Kulmaku deri në Krujë ka 111 kilometra; nga Kulmaku në Janinë ka poashtu 111 kilometra. Duke u bazuar në shenja edhe gojëdhëna të popullit, të cilat trashëgohen brez pas brezi në këtë trevë të gjërë, matjet në “Google Earth”, japin pikërisht këto të dhëna:
1) Shenjat e “hapit të Zotit” (gjurmës së Zotit) gjenden në fshatin KULMAK, në Tomor;
2) E njëjta gjurmë gjendet në fshatin Salcatik, në Krujë – ku falej edhe vetë Gjergj Kastrioti;
3) Ndërsa gjurma tjetër gjendet në Artë, Janinë, Prevezë.
Të gjitha gjurmët krijojnë të njëjtën largësi të barabartë: ARTE-KULMAK-SALCATIK. Këto gjurmë quhen “GJURME TË ZOTIT”. Mali me vija është gjurma e kalit të Zotit, pra Zeusit. Ai mal me vija, që ndodhet në Tomor i ruan edhe gjurmët e kësaj që quhet simbolikisht “kalit të Zojsit/Zeusit” . Kjo është shenjë treguese që e lidhë Tomorin me shenjat e Zotit. Për këte, pikërisht në Kulmak, ndodhet sot Teqja e Bektashijve.
Gjuha e folur është ndërruar gjatë mileniumeve me shenjat shkruese të alfabetit semito-egjiptian të fenikasit Kadmi, i cili pikturohet nga të thënat popullore shqiptare si “gjarpër”, apo që ngrehet nga qerrja me dy gjarpër, për t`a përcjellë “në botën tjetër”, që është vdekja.
Më shkrimet e para të alfabetit fenikas është ruajtur tekstualisht shprehja e përgjithshme pellazgo-shqipe, duke u shtuar me shtesat e prapashtesat prej gjuhës së ashtuquajtur “greke”. Kësaj gjuhe, thënë më shkurt, siç thotë Mili Butka, në organin e internetit “E vërteta”, iu desht thjesht një shartim, madje një shartim i keq mbi trungun e mëmës së saj- gjuhës shqipe. Gjuha “greke” vazhdimisht ka dalë jashtë shtratit të rrjedhës normale, prandaj asaj iu deshtëm mileniume të jetë “një gjuhë normale” dhe të vrapojë para shqipes dhe shqiptarëve në arenën ndërkombëtare. Këtë nuk do ta kuptojnë drejtë aspak “albanonologët” se kush janë “grekët” dhe cila është “gjuha” e tyre, e as vetë albanologu shqiptar Prof. Dr. Kristo Frashëri (i cili, do të më falë, sepse nuk kam rrugë tjetër pos kësaj), që na i “shtynë” “grekët” përpara nesh dhe përpara shqipes, sikur jemi quajtur prej mesjetës, në trajtën albanë ose arbër. Ai thotë se te bizantinët u quajtëm: ÀλβAVOI, ÀλβAVITAI; te latinët: ALBANENSES, ARBANENSES; te italianët: ALBANESI, ARBANESI; te sllavët (të cilët, në atë kohë kanë ardhur mbi tokat tona si pushtues, të përzier me popullata të tjera, por autori paska të “drejtë” që ata të na i quaj tërësisht si “sllav”, me të “drejtën” që t`i emërrojnë trojet tona autoktone ashtu si duan ata, gjë që na tregon se autori bie pre e veprave të studiura sllavo-ruse): ALBASKI, ARBANASI ose RABASKI; te grekët: ÀλβAVOI, ÀλβAVITAI; te turqit: ARVANIT, ARNAVUT dhe ARNAUT, e të tjerë, të cilët nuk i thekson dhe na i humbë mija vite p.e.s. e tutje, deri në mesjetë.
Në të vërtetë, të huajt vazhdojnë të na quajnë ndonjëherë a r b a n ë, përkundër fjalës së përditshme dhe tendencioze politike të latinëve “alban”, si të vetmit trashëgimtarë të racës së bardhë argase dhe arbane, apo siç njihet racës ariane, si trashëgimtarë të pellazgëve.
Emrat që i përdonin për veten e tyre “grekët” janë: DANAI, AKEI, HELENË. Vetë grekët e quajnë vendin e tyre HELLAS dhe banorin e këtij vendi HELEN. Ndërsa të huajt e quajnë GREQI (Greece, Grece, Grecia, etj.) dhe banorin e këtij vendi “GREK” (grec, grecque, greco, etj.).
Louis Beonlew, në veprën e tij “Greqia përpara Grekëve”, sikur të thoshnim “Hellada përpara Helenëve”, na vjen për bukuri në ndihmë me shpjegimin e emërtimit “grek”. Ai i referohet mitologjisë (mythologjisë) dhe kur i referohet kësaj discipline na sjellë një legjendë. Sipas kësaj legjende Zeusi ose Jupiteri, nga dashuria me vajzën e dytë të Deukalionit, Pandorën, lindi një djalë të quajtur GRAEKO. Por, populli i Dodonës së dytë dhe i rrethinave ku jetonin sellët, quheshin GRAHI, GREHI, GRAHOI. Ky ishte emri me të cilin latinët dhe italianët i kanë emërtuar vazhdimisht helenët.
Mishmashi më i dendur është në faktin se gjuhën shqipe e nënvlerëson pa të drejtë. Ai nuk e njeh si gjuhë të hershme të njerëzimit. Thotë me pa të drejtë se “gjuha shqipe ka huazuar shumë fjalë nga gjuhët latine, sllave, turke, por askush nuk ka guxuar ta quajë gjuhën shqipe se ajo është bijë gjenetike e latinishtes, sllavishtes apo turqishtes” . Harron se shqiptarët “bejnë pjesë në bashkëfisërinë japetike” dhe janë “pasardhës të vërtetë të pellazgëve”, siç na e bënë të njohur me të drejtë Spiro Konda. Pellazgo-ilirët janë hapur kudo. Ata janë në Azinë e Vogël; në Thrakë, në Maqedoni; në Epir; në të gjithë të ashtuquajturën “Greqi”, në ishujt e Detit Mesdhe; në Itali; në Egjypt; në bredetin Lybisë (Afrikës); në Etiopi dhe në Spanjë, të mos e harrojmë pjesën tjetër të Evropës deri në Britani, dhe prej detit Baltik e për në Danub. Këta stërgjyshë të vetëm të shqiptarëve, kanë banuar që në kohërat e vjetra parahistorike, në shumë vende të botës, që njiheshin atëherë, duke zhvilluar një nga qytetërimet më të mëdha të njerëzimit. Nuk mund të quhet gjuha shqipe, e vetmja gjuhë pellazgo-ilire, se është “bijë gjenetike” e latinishtes, sllavishtes apo e turqishtes, sepse, në radhë të parë vetë ato janë krijuar prej gjuhës shqipe; respektivisht, gjuha “turke” është krijuar prej shqiptarëve rilindas dhe nuk ka ekzistuar më parë.
Prof. Dr. Kristo Frashëri nuk ka të drejtë të “filloi” etnogjenezën e kombit tonë me ilirët, sepse nuk janë ilirët fillimi i etnogjenezës sonë, por pellazgët, sado që ai i merr gabimisht pas “grekëve”. Marrë në përgjithësi, mund të themi me plot gojën se etnogjeneza ilire nuk është etnogjeneza e jonë kombëtare, por është vazhdimësia e jonë prej pellazgëve, sepse mjaft fjalë të shqipes së sotme vinë prej pellazgëve, nëpërmes ilirëve, deri më sot, pa mbarseat, shtesat dhe prapashtesat “greke”. Pellazgët janë ai popull i vjetër, që zhvilloi një qytetërim të dënjë e shumë të vyer që nga mijëvjeçari i dhjetë e këtej, jo vetëm ai që e merr Spiro Konda nga mijëvjeqari i pestë para erës së re , djepi i të cilave kanë qenë krahinat e mbiquajtura “greke”, me qendra të rëndësishme: Kretën (pra Mikenën), Qipron, Cikladet, Thesalinë, “Epirin” ose Arbërinë, etj. Mjafton të theksojmë Spiro Kondon, nga e njëjta vepër dhe e njëjta faqe, që e sjellë një thënie të historianit latin Taçit, të theksuar nga Korneli, për ata që e shkruajnë historinë e Kombit Shqiptar, “të mos thotë asgjë të rremë, të mos heshtë për asgjë të vërtetë” , sepse historia e ka këtë ligj. Ata që merren me historinë, dhe historinë shqiptare, duhet të mos gënjejnë, duhet të mos përfshihen nga politika, dhe të mos i lënë mënjanë mijëvjeçarët, sepse koha nuk i falë. Kurrë, nuk i falë!

Për të tjerat, do të shohim, në vazhdim…

Filed Under: Opinion Tagged With: Brahim Avdyli, dhe shqiptaret, Evropa e Bashkuar

SHPALIME PËR EVROPËN E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT, PREJ GJENEZËS E DERI MË SOT

September 15, 2014 by dgreca

Nga Brahim Ibish AVDYLI/
Gjatë shqyrtimit të materialit, e pamë shumë më të arësyeshme që të fillojmë prej këtij punimi t`i quajmë “Shpalime për Evropën e Bashkuar dhe Shqiptarët, prej genezës e deri më sot” e jo “Evropa e Bashkuar dhe Shqiptarët”, sepse këto punime janë thjeshtë një persiatje e thuktë në trajtimin e kontinentit të Evropës në suazat e gjenezës dhe të lindjes së tij si kontinent, si bashkim shtetesh e forcash, që tani janë të bashkuara në bashkësi ekonomike dhe politike, që tenton të zgjerohet edhe më tutje, qoftë edhe me imponime sociale, ekonomike e politike, pa u ndalur as për një qast në domethënien e shqiptarëve prej gjenezës së tyre, si pjesë përmbajtësore. Në radhë të parë, do të shqyrtojmë gjenezën e fjalëve të para, të cilat kanë të bëjnë me shqiptarët.
Arbërit, shqiptarët, stërnipër të epirotëve të Lekë e Pirro Molosit, e kanë pasur të barazuar emrin binjak Epir=Arbër, do të thotë Arban=Arbën=arë bënë. Sipas Sylejmon Lokajt dhe Dhimitër Pilikës, Epiri është metatezë e gabuar dhe vjen prej fjalës IPE/IPERI, sepse do të thotë SHQIPE/SHQIPERI. I tërë jugu i vendit (pra i Shqipërisë) dhe e tërë krahina shqiptare e Çamërisë (në Greqi) e thotë edhe sot këtë fjalë, madje më mirë na e shpjegon Dhimitër Pilika, me këngët popullore. Nga IPE dhe IPERI vjen fjala SHQIPËRI, që lidhet drejtë për së drejti me fjalën EPIR, që do të thotë: toka që është më poshtë, pra SHQPËRIA. Këtu kemi një lëvizje të gabuar të shkronjave prej atyre që nuk e dinë të flasin vetë SHQIPEN, të folurit sipas SHQIPES, zogut të qiellit, shenjën treguese të Zotit . Kur janë kthyer Danaeanët dhe Kadmenet, prej Afrikës dhe Egjiptit, e bënë gjuhën që sot shpjegohet sipas shkencëtarëve “gjuha e vjetër greke”, dhe që e “vendosin” me pa të drejtë para gjuhës shqipe. Ata nuk e dinë se gjuha vjetër greke ka vetëm fjalë shqipe, Linearin A të Kretës, shekullin e 16 p.e.r., “fillimit” të Evropës si kontinent, që mund të deshifrohet nëpërmes të folurit të dialektit gegë , gegërishte, giga=giganti, nga fjalët e para të folura: gega, giga, goga.
Kur thonin Arbër e kishin të qartë se e kishin fjalën Epir, dhe kur i thonin Epir e dinin se e kishin fjalën për Arbërit. Fjala arbër është krijuar nga dialekti toskë, që është krijuar më vonë; ndërsa sipas dialektit gegë, i cili është i pari prej gjenezës së fjalëve gua (guha, gjuha) si mjet i vetëm komunikimit, dhe gea-geo (dheu, toka), e që ka emërtimin e Zotit të tokës, GEA, nga fjala e vjetër shqipe gje, në kuptimin e gjetjes së tokës nga e gje (lype tokën se e gje, e gjenë), si kuptim i foljes shqipe- me e gjetë, për të gjetur, dhe e krijoi emërtimin gen-i, si geni i njeriut (genesis), që substancionohet në kuptimin e gjetjes së përgjigjes së njeriut, e të folurit të njeriut, kur njeriu gjegjet, pra përgjigjet, ai është që gjegjet, geget, dhe që kuptohet se ai është geget, pra që ka të folurit e njeriut, d.m.th. është gega . Këtyre fjalëve ne do t`u kthehemi edhe njëherë më vonë, siç do të shpjegojmë fjalën dialekt, por këtu po e themi njëherë se diftongu ge e ka kuptimin e dheut, e tokës, në kohezonin linguistiko-historik, pra të asaj që u krijua prej dheut, prej tokës dhe sot e kësaj dite themi se kur vdes njeriu i kthehet tokës, pra dhé është e dhé do të bëhet, sepse nga ajo është krijuar, nga dheu, toka, e përsëri do të shkojë te dheu e toka. Diftongu ge (difton dhee, dhé, pra tokë) jep kuptimin e dheut, të atij që u krijua nga Dheu dhe nga ai rrodhi emërtimi i fjalës gega, si antroponim gjeneral i banorit të atij vendi. Nga kjo rrjedhë antroponimi Gega i Gegënisë dhe toponimi Gegënia. Ky diftong ge formoi termat Gea (Perëndia lidhet me fjalët gea, gua, geni, gega, guga, goga, që e bartin në vehte lashtësinë e njeriut, në formimin e koncepteve të sotme linguistike). Gjuha e njeriut të parë (gua, guha, gjuha) pra është krijuar nga dheu (geu, geo, Geo), dhe Geo do të thotë Zot, At dhe Ëmë (Amë), pra Babë e Nanë, Krijuesi, i Pari. Pra, ndër të parët ka qenë GEA, dhea, dheu, ku i ka mbështetur këmbët, me të ecur, dhe kur i ka nxjerrë fjalët e para nga gua, guha, gjuha . Ndërsa etnonomi (etnonimi) ar-ban ndoshta i ka fillesat e veta të hershme kur kanë shikuar qiellin dhe e kanë vërejtur diellin që shëndritë, por kjo është vetëm një hipotezë dhe ne po merremi me etnonomin arbër-arban-arbën i cili e përcakton etnonomin shqiptar. Ajo lidhet me diftongun më të lashtë gjuhësor ar, i përcaktuar si emër përmes zanores ë, arë-ara, dhe difton gjënë e parë të të gjallit, pra njeriut, në formimim e vet si emër që e shprehë kushtimisht gjuhën e natyrës. Fjala arë shpehë natyrën në gjuhën e saj të parë, pjesën e çelur të tokës natyrore, copë toke, e dheut, tokën e bukës, pra ekzistencën e njeriut. Kjo kupton arën e bukës, arën që bënë bukën e motmotit. Ara e bën bukën. Pra, është e para ara dhe vlenë mbi të gjitha.
Mdër të parat nga veprimtaria e shqiptarëve të parë, pos blegtorisë, ka qenë mundësia për të bërë arë pune, pra, detyra e parë e tyre ka qenë arë bërja, dhe janë quajtur arë bërësit, atyre që do të mbanin familjet e gjëra, fartefiset dhe fiset duke bërë arë pjesët më të bukura të tokës punuese, të tokës më të mirë punuese, të ajkës së tokës, që bënte misër e grurë dhe kjo ishte pjesë e veçantë e punës së tyre jetësore, në mes pranverës dhe vjeshtës; pra kur toka do mbjellë dhe korrë nga ara të mbjellat për t`ia dërguar ato familjes së gjërë, për të ngrënë, për të siguruar për dimër, edhe pjesën tjetër të vitit, deri sa të korret pjesa e re e të mbjellave. Kështu që ara e bën bukën e matmotit.
Diftongu ar që difton natyrën e etnonomit (etnonimit, është thënë gabimisht) arbër, i cili na dëfton natyrën e vet të shpjegimit dhe është e kuptueshme se flet për arin, materialit të çmuesëm, ar, ari, i cili për element e ka simbolin Au në përcaktimin e materialit të vlershëm dhe të argjentit (Ag), që përfshihen në
gjuhën e sotme shqipe prej etimologjisë së parë, ar-ari, i artë, e artë, të artë, të arta, prarim prej arit, praruar me ar, prej arit, etj.
Kjo gjë lidhet në mënyrë të dyfishtë me ethymologjinë (dhe këtë fjalë do ta shpjegojmë më vonë kur të shpjegojmë edhe fjalët e tjera, sepse kjo shkruhet gabimisht etimologji, dhe jo ethymologji) me shprehjet shqipe (skipe, spikja), që tregojnë (diftojnë) peshën e artë të fjalës së parë, që lidhet ndoshta edhe me hipotezën tonë të mësiperme, por në mënyrë të drejtëperdrejtë me fjalët arbën, arban, arbër, duke krijuar fjalët shqipe arë e artë- duart e arta të punëtorit-puna është ar- punëtori në arë bënë punë të artë-ara është ari, etj. etj. që e ka kuptimin e metalit të çmuar, i cili, për ndryshim nga gjuhë të tjera e fuqizon ethymologjinë shqiptare të emrit ARBËR.
Prej këtu kanë lindur te arbërit ndarjet e kohës së një viti; në muaj të vitit, në stinë dhe muaj, ditë dhe orë, në kalendarin e parë të nxjerrë prej tyre. Këtu
kanë rrjedhur mitet, rrëfimet e krijimit të botës, që fillon prej at-las-it=Ati i la këto gjëra si kanë thënë të parët, të vjetrit, ata që e dinin kush do të jemi ne= pasardhësit e tyre, pra e kanë pasur si detyrë të tyre që ndjekin faren tonë=fara e jonë=faraonët, dhe kanë qenë të lindur prej Zotit të Madh, i cili i ka krijuar njerëzit prej dheut, dhe e cila ishte e para që do ti japë për të ngrënë njeriut, të korrat që do të korrte ai. Në shenjë të kësaj, pas të korrave shtrohej darka e lamës te shqiptarët, arbërit, arëbërësve. Sot e kësaj dite ka mbetur e gjallë dhe festohet një natë e vetme në vit. Njeriu është krijuar prej Zotit të shenjtë, që fluturonte, prej vetvetes, siç ka qenë Ai, në shëmbëllimin e tij .
AT-LAS-i rrjedhë prej pellazgo-shqipes, pra arbërësve, arbërit, që do të thotë në shqip: ati i la=at jam unë, që-i-lashë këto rrëfime porosi brezave, si është krijuar bota. E tërë bota e përdorë këtë fjalë prej nesh, pa u menduar se prej kujt e ka marrur këtë fjalë shqipe. Pra, ATLAS është për tërë Botën, se si është krijuar bota, prej ATIT TË SHENJTË, ZOTIT, BABAIT TË BOTËS.
Këto rrëfime të shenjta janë janë përcjellur nëpër tërë njerëzimin, pa e pasur si detyrë që të shpjegojnë fjalën ATLAS, por të shjegojnë se si është krijuar bota dhe këtë e ka të bërë me kohë, vite, shekuj e mileniume. Pra, u bënë të njohura në tërë botën. Por, askush nuk e ngritë gishtin në kokë të thotë se ky popull i vogël që ka mbetur sot sa një pikë e vogël, ka bërë luftë shekullore për të mbrojtur VETEN e ATDHEUN, për të pasur një vend ku do TË FLASË, e morën vesh këtë apo e nuk e morën vesh popujt e tjerë. AI POPULL, që ka mbetur gjallë kundër popujve SHEJTANË (gegërisht: gogë), fqinjë me tokën tonë, që kanë ardhur nga pjesët e tjera të BOTËS; e quajnë TOKË TË TYRE- TOKËN TONË; pa frikë, pa turp, aspak me një brejtje të ndërdijes, ma lavdi të rremë se po bëjnë diçka “të mirë” për veten e tyre, ËSHTË KOMBI SHQIPTAR.
Ne po përpiqeni t`ia ofrojmë Evropës së Bashkuar, si shtet dhe si kontinent, TË VËRTETAT E GJENEZËS, ndërsa ajo i zë armiqtë tanë më shumë se ne- shqiptarët si miq, edhe pse ia kemi dhënë një kontribut të denjë për të gjitha gjërat e themelimit; për ndërtim; për shkenca; për dije të mirëfilltë; për histori, etj. Në kemi bërë përpjekje dhe po përpiqemi t`ia shpjegojmë se grekët, serbët, sllavët, bullgarët, rusët, turqit, apo më mirë të themi osmanët, janë armiqë
tanë të përbetuar, dhe se vrapojnë para nesh kudo me “shkencat” e tyre .
Aty nuk do të logariten edhe popujt e tjerë, si spanjolët e portugesët, apo pjesërisht anglezët, italianët dhe françezët, që janë poashtu kundër nesh, duke përfshirë këtu një mori të tërë “shkencëtarësh” dhe “albanologësh” shqipfolës e shqiptarë, apo e njerëzit e pavetëdishëm të popullit tonë.
SHQIPJA është fjala kryesore emruese amtare për GJUHËN SHQIPE, është SHQIPJA që FLUTURON rreth ZOTIT, dhe të tjerët nuk e njohin. Kësaj gjuhe i thoshin “GJUHË BARBARE”, sidomos grekët, sepse nuk e njihnin se ishin TË HUAJ, edhën kryesisht nga Libia dhe Egjipti. GJUHA SHQIPE ishte GJUHË E ZOTIT. Prej kësaj gjuhe i morën emrat e perëndive, të mitologjisë, gjuhën, etj. të futura nën mbaresat dhe shkrimin e tyre, të cilat janë me rrënjë të gjuhës shqipe. Gjuha amtare është e ËMA, AMA, e cila e krijoi emërtimin e vetëm për gjuhën shqipe, linguinomin GJUHA SHQIPE, pra SHQIPJA, dhe ëma që krijoi atroponimin SHQIPTAR, ëma-emër që krijoi më vonë toponimin SHQIPËRIA. Shqipja është OMA që omnon, AMA që amnon, ËMA që emron tri shprehjet kryesore, që përcaktojnë gjuhën në linguistikë:
1. Antroponomi- emrimi i njeriut -shqiptarë, pjesëtar i popullit shqiptar, populli shqiptar, kombi shqiptar, atdheu shqiptar, prej të cilit u formuan fjalëformimet shqipe: shqiptari, shqiptare, shqiptarja, shqiptaria, shqipta-rizmi, shqiptarizma, shqipërim-i-e-et, shqipëron, etj.
2. Toponomi-Shqipnia, Shqipëria, emërtimi i vendit, i tokës e njeriut, d.m.th. toka e shqipes, atdheu i tij.
3. Linguinomi- spikja, skipe-guha skipe-gjuha shqipe-të folurit shqip, folja shqipe, e që me spikja (kupto: shqipja) nënkuptohet shpikja, zbulimi dhe spikamë, e spikatur- e përsosur, zbulimi i spikatur për të folurit e gjuhës, shpikja e spikatur (spikje e spikatur), të folurit e përsosur.
Kjo do të thotë FLAS SKIPAS, sepse fjala SKIPJA është fjala kryesore, është nomuse omtare (OMA NOM), që e krijoi linguinomin dhe nomimin për gjuhën shqipe-SKIPJA (spikja skipe-gjuha shqipe) oma nom, që e krijoi antroponomin SKIPTAR, dhe oma nom, që e krijoi toponomin Skipnia-Skipëria. Shqipja si SKIPE është fjalë shqipe, është emërtimi prej të cilit rrodhi dhe u formua fjala emër për shqiptarin, me të cilin nëkuptohet ZOGU I QIELLIT, emri i shpendit SHQIPONJA, në gegërishte SHQIPOJA dhe në toskërishte SHQIPONJA, apo emri për gjuhën- SHQIPJA, prej të cilit vie emri i përbashkët për shqiptarët- SHQIPTARI, SHQIPËRIA.
Emërtimi i zogut të qiellit në gjuhën më të vjetër shqipe, është SKIFTER, SKIFTERI, SKIFTRAT, kurse me ndryshimin e tingullit të lashtë illiro-pellazg i zanores I në Y rrodhi emrimi Skyfer, skyfter, skyfteri, skyfterat. Popullata gegë thot edhe sot e kësaj dite: “filani ish Skyfer”, “Skyfer e mi Skyfera ish filani”, etj. Ky ndryshim tingullor i I-së në Y në të folmen dialektore krijoi mjaft probleme linguistiko-ethymologjike (jo etimologjike, sepse është gabim!) në vetë emrin shqipja-shqypja, shqipoja-shqypoja, shqiptari-shqyptari, Shqipnia-Shqypnia. Pra ndryshimin e tingullit të zanores I në Y duhet kuptuar si ndryshim fonetik dialektor, të cilin e hasim edhe në shkrimet e disa rilindasve tanë, përkundër gjuhës së folur dhe duhet të mbështetemi në gjuhën shqipe të vjetër pellazgjike apo në illirishten e re, të cilat, për çfarëdo arësye politike nuk themi se i njohim dhe se janë të folme kronologjikisht dhe gjuhësisht shqiptare dhe shqipe.
Fjalët e hershme shqipe- skifter, skifteri, edhe para atyre emërtimeve më të lashta- skipter, skipteri, skiptar, skiptari për emërtimin e zogut të qiellit, skipes, dhe ai që fliste skip, që po të merrej gjeneza amtare kur udhëheqnin amazonet- gjinia femërore i thonin shqiponja, na qojnë ka fjala emërtuese iliro-pellazge skip. Ky trashëgim evolutiv i fjalës së lashtë SKIFTER-SKIPTER-SKIPTAR është aq e lashtë në tërë gadishullin ilirik, aq e lashtë sa shkon tej për tej kohërave dhe periudhave historike, që në parahistori.
Neve na mbesin të pashtruara drejtë dhe të pazgjidhura drejtë problemet e mëdha e kryesore, që na shpiejnë në një fono-morfologji historike të veçantë, e cila është vetëm një fonetikë historike dhe e posaçme, sipas së cilës u bë shkak kryesor që të mos njihej botërisht emërtimi antroponomistik-SHQIPAR dhe emërtimi toponomastik SHQIPNIA, SHQIPËRIA, por të njihet në botë emrat alban, gjuha albane, dhe toponomi ALBANIA, që janë hedhur nga të tjerët.
Ne do t`u kthehemi edhe më vonë te pjesët e parapara të gjuhëve. Por, do të shpjegojmë tani për tani se këtij toponomi i janë veshur një numër jo i vogël i gjuhëtarëve të huaj dhe gjuhëtarëve shqiptarë.
Sot, mjaft “shkencëtar” të tillë, nëpër tërë botën dhe botën shqiptare, quhen thjeshtë “albanolog”. Në Shqipërinë e sotme quhen si të tillë në radhë të parë prej ndikimit apo subndikimit politik e ekonomik të shtetit e popullit fqinj-Italisë dhe italianëve, sepse ata janë ndikuar gabimisht prej latinishtes, të cilët edhe ashtu e kanë prejardhjen e vetëm prej nesh dhe fjalorit të Ilirishtes. Gaius Plinius Sekundus ka thënë se ilirët e kanë krijuar të parin alfabet dhe romakët shkrimin e tyre e morën nga ilirët dhe e kanë patur nëpër duar prej temelimit të gjuhës së tyre dhe gjuhëve latine, të krijuara më vonë. Zatën, prej këtu janë ndikuar në krijimin e historisë së tyre dhe të Evropës si kontinent, sa që thonë se neve “nuk na njohin”, sepse “historia ia nis prej tyre”, dhe harrojnë thënien e tyre shekullore “historia është mësuesja e jetës”.
Në qoftë se historia është mësuesja e jetës, atëherë njerëzimi duhet të mësojë nga historia, jo nga pseudohistoria. Historia thotë se shqiptarët ishin të parët e Evropës; ishin djemtë e Zotit dhe flasin gjuhën shqipe. Në vend se të merremi me këtë çështje, po marrim një rast të historisë, prej librit të parë të Evropës, poemën “ILIADA” të Homerit, të vitit 800 p.e.s., ku e gjejmë të përshtatur apo të përkthyer Himnin e Homerit, “Tokës, nënës së përgjithshme”, të cilën, e citon dhe e shkruan James Williamin Pandeli, ku thuhet:
“Do ti këndoj Tokës së begatshme, nënës së përgjithshme, nga të gjitha krijesat, më e moçmja. Ajo i ushqen të gjitha krijesat që janë në botë, në mbarë ato vende të mrekullueshme dhe në çdo shteg deti dhe në çdo gjë që fluturon; çdo gjë ushqehet nga boshllëku i saj.
Me ty; o mbretëreshë, njerëzit janë të bekuar me fëmijtë e tyre dhe janë të bekuar me të korrat e tyre dhe ty të takon t`i japësh kuptim jetës së njeriut vdektar, ose ta marrësh me vete. Është i lumtur njeriu që ti e shpërblen me kënaqësi! Ai i ka të gjitha gjërat me bollëk: toka e tij pjellore përplot me misër, kullosat plot me bagëti, e shtëpia e tij e mbushur me plot begati. Njeriu i tillë sundon drejtë; në qytetet e tij me gra të ndershme; pasuri e madhe dhe shëndeti i shoqëron ata; djemtë e tyre ngazëllehen me kënaqësi të përhershme e bijat e tyre me lule flokëqëndisur, luajnë dhe kërcejnë nëpër fusha përplot lule të njoma. Kështu, pra, janë ata që ti i shpërblenë, o hyjni e shenjtë, shpirt zemërgjërë”.
“Rrofsh, Nënë e Zotrave, grua e gjithësisë, më shpërble me përmbajtjen e kësaj kënge timen që ma gëzon zemrën!
E tani unë do të përkujtoj ty dhe me një këngë për ty”.
Nuk do mend se këtu u këndohet arbërësve, pra arbërve, shqiptarëve, atyre që në radhë të parë e populluan këtë kontinent, që flisnin shqip, që janë ata që i kushtojnë jetën “Mretëreshës”, “Nënës së Zotrave”, GEA (AT dhe ËMË), e që më vonë i thonë se ishte Dhé-Mitra, në gjuhën që e flisnim ne, dhe në gjuhën e përshtatur të asaj kohe përmes Danaeanëve e Kadmit (prej Afrikës dhe Egjiptit) greqishtes, Dhemetra, të cilët i thonë vetëm Demetra, pa një germë (në vend të shqipes, e cila e ka DH-në, por atyre nuk ua qet gjuha) , dhe është i njëjtë me emrin e parë, sepse Hyjniu apo Hyjnesha, zemërgjëra Dhemetra është ajo që ka bekuar të gjithë njerëzit e botës dhe i ka shpërblyer me fëmijtë e tyre të gëzuar; me të korrat e shumta e pasuninë e madhe, me tokën pjellore përplot me misër dhe kullosat me plotë bagëti, etj. që i japin kuptim jetës së tyre vdektare.
Kjo flet qartë për SHQIPEN, sepse që në zanafillë të jetës kishte kuptim. Nuk është një gjuhë e krijuar artificialisht “që në mesjetë”, me fisin “albanoi”, që ka mësuar të flasë shqip “me shkrimin e parë të formulës së pagësimit, me 1462”, dhe as me “ardhjen prej veriut” të shqiptarëve në shekujt e hershëm nga “stepat e rusisë” për të “zhdukur fiset mesdhetare”, e cila nuk është fare shkencë dhe thotë ate që e duan rusët, miqtë e tyre të shumtë, edhe shqipfolës.
Sikur kanë harruar këta “shkencëtarë” dhe dalin para nesh me “të vërtetat” e tyre të shumta, madje nëpër duart e “albanologëve” shqiptarë, që e falsifikojnë “shkencën e albanologjisë”. E fillojnë “historinë” e tyre dhe “historinë e Arbërit” që prej mesjetës, sikur nuk kanë parë me qëllim ëndërr tjetër. Ka në mes tyre edhe pak shkencëtarë shqiptarë, që paditurisht shkojnë nëpër “shkencat” e Rusisë e Greqisë, sikurse albanologu apo historiani shqiptar, Prof. Dr. Kristo Frashëri, me librin “Etnogjeneza e shqiptarëve” .
Ne, do t`i shqyrtojmë pra në vazhdimet e mëtutjeshme, disa të ashtuquajtur “shkencëtar” e “albanologë” të botës, të cilët do ti kritikojmë…

Filed Under: Opinion Tagged With: Brahim Avdyli, dhe shqiptaret, Evropa e Bashkuar

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT