NGA ASLLAN BUSHATI/Si intelektual, opinoinist në media, si ish ushtarak i lartë ne Ushtrine Shqiptare, por edhe si Nënkryetar i Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, (megjithëse Vatra ka dalë me një deklaratë të poascme), sot ndihem i zemëruar madje dhe i fyer rëndë nga ajo cka mësova nëpërmjet medias për ngjarjen në aeroportin Bosel-Mulhose të Friborgut në Francë. Ato bëjnë me dije se me një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia që në vitin 2004,(të shkuar kohe e të dalur boje), është arrestuar një ndër komandantët kryesor të UCK-së, ish Kryeministri i Kosovës dhe Kryetari i AAK-së Zoti Ramush Haradinaj.
Në vetëdijen time Franca është vendi i papajtueshmërisë me konformizmin statik e regresiv, vendi i fillimlëvizjeve të mëdha shoqrore botërore ,vendi i revolucionit borgjez që tronditi themelet e një bote të tërë duke projektuar opsione të reja për zhvillimet botërore. Vendi i kulturës dhe shkencës, vend i një demokracie shumë të zhvilluar e të qëndrueshme, vendi i Napoleon Bonapartit të madh, Hygoit e Voltrit, i De Golit dhe i shumë e shumë personaliteteve të mëdha të kulturës, shkencës, politikës,artit, sportit etj. Franca anëtare e përherëshme e Këshillit Sigurimit të OKB-së, ndër anëtaret kryesore të NATO-s dhe anëtare e rëndësishne e BE-së dhe shumë e nderuar në vendin tim ,në Europë dhë në botë , bën sikur nuk paska dijeni për konfliktin më shumë se një shekullor midis shqiptarëve dhe serbëve dhe vecanërisht për atë midis shqiptarëve të Kosovës dhe Serbisë? A thua ta ketë fshirë nga kujtesa mundin dhe sakrificën e saj në luftën e NATO-s për clirimin e Kosovës nga barbaria serbe e Milloshevicit? Shtetarët e saj a thua me të vërtetë nuk e dinë se partner i tyre i rëndësishëm nga UCK-ja në luftën e Kosovës ,ka qenë edhe ish eprori i lartë ushtarak Ramush Haradinaj?
Autoritetet franceze a e kanë fshirë nga kujtesa se Zoti Ramush Haradinaj, ka qenë Kryeministër i Kosovës dhe e ka lënë vullnetarisht detyrën kryeministrore e është vetë dorëzuar në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës, ( madje është gjykuar dy herë) dhe ka dalë i pa fajshëm? A e dinë autoritetet franceze se para disa vitesh Zoti Haradinaj,me të njejtin motivacion , u arrest edhe në Slloveni dhe autoritetet vendore e bota u detyru të kërkonte falje për burrokracira kompjuterike të kohës diktaturës milloshoviciane?
Nisur nga kjo ngjarje ekstremisht e pazakontë në marrdhëniet ndërkombëtare midis shteteve dhe fyese për Ramush Haradinajn, por padyshim edhe për personalitetin tim si shqiptar dhe si intelektual,mund të bëja edhe shumë pyetje të tjera, por brendia është vetëm një : pse Franca e arrestoi Zotin Ramush Haradinaj? A mund ta besoj se ishte thjeshtë ceshtje kompjuterike? Në se po, pse nuk u lirua menjëherë? Pse arrestimi ju komuniku medjave duke marrë përmasa botërore? A i shërben kjo Kosovës e Zotit Haradinaj, apo ndonjë të interesuari tjetër për baltëzimin sa më të madh të tij dhe të Kosovës? Besoj autoritetet franceze e dine se Zoti Haradinaj është i ftuar në SHBA për të marrë pjesë në ceremoninë e marrjes detyrës nga Presidenti i zgjedhur Donald Trump. Në këtë rast mund të pyes prap: kush është i interesuar që shqiptarët të mbahen larg administratës re amerikane? Francezët drejt për së drejti apo serbët e vllezërit e tyre moskovit?
Unë e dua Francën megjithese sot jam i ashpër me të. Që në rini e kam lexuar tri here “Napoleonin “ e Tarles dhe shumë pjesë i kam mësuar përmendesh. Ato më kanë frymëzuar në karierën time ushtarake ,sic më kanë ndihmuar në formimin tim shtabmadhor edhe kujtimet e Gjeneralit Sharl De Gol. “Viti nëntëdhjetë e tre” i Hygoit më ka dhënë mesimet e para se si te gjykoj mbi historinë e luftërave dhe mendimin e kohës. Shumë vepra te autorëve të ndryshëm francez më kanë ndihmuar të formohem si intelektual, por të gjitha këto nuk më ndalojnë të them sot se jam tërësisht kundër arbitraritetit të autoriteteve franceze në arrestimin e Zotit Ramush Haradinaj.
Brengën që më ka pushtuar, po e shtyjë tutje me shpresë se në Francën e demokracisë e kulturës botërore,ka akoma njerëz të këthjelltë, të arsyeshëm e të ndershëm që të marrin një vendim te drejtë e të shpejtë për lirimin e menjeherëshëm të Zotit Ramush Haradinaj.