• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Monumenti i Skënderbeut në Romë

September 8, 2016 by dgreca

Vendosja e Monumentit të Skëndërbeut në sheshin “Albania” në Romë, është një vlerësim i shtetit italian ndaj figurës së Heroit tonë Kombëtar, që për 25 vite mundi të ndalë sulmet e turqve drejt Italisë e drejt Europës/
Nga Beqir SINA – Romë/
2-bustiROME ITALI : Romën, mendojë se është shume e vështirë t’a vizitosh – mbasi aty ka aq shumë vende për t’u vizituar, sa që edhe vetë ata që jetojnë në atë qytet të lashtë dhe historik, nuk kanë mundësi t’i vizitojnë.
Por, që të viztosh Romën, dhe të mos vizitosh Vatikanin, dhe baziliket e mahnitshme, për rreth, saj, apo Coloseum dhe Sheshin “Piazza Albania”, ku ndodhet edhe Monumenti i Skënderbeut në Romë, për mua personalisht do të thoja se nuk kisha parë asgjë !1-beqiri-busti-skend
                                                                                             Beqir SINA
2-adem-belliu-rome
                                                                                            Adem BELLIU
Mirëpo, falë shoqërisë së një bashkëvendasit tim, dhe bashkëvuajtësit tim të jetës në Savër, Sokol Nela me bashkëshorten e tij Arijana Muça – Nela, emigrantë që prej vitesh jetojnë e punojnë në kryeqytetin italian, së bashku me mikun e tyre, drejtorin e Televizionit Albanian Culture, Adem Belliu, nga New Yorku, ja që mu dha mundësia edhe mua të vizitojë edhe këtë vend të mahnitshëm të këtij qyteti legjendar.
 Dhe, kështu u ndala për një çast në Romë, pranë Monumentit të Skënderbeut, i cili është një vepër e skulptorit italian Romano Romanelli, (1882-1969), përuruar në vitin 1940.
Dhe, së bashku kujtuam figurën historike të Heroit të Kombit Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, rolin e tij në bashkimin e popullit shqiptar, formimin e shtetit kombëtar e mesazhin e tij shekullor aq aktual dhe sot për një Shqipëri të lirë, demokratike e europiane.
Ashtu siç lexon dhe pllaka përkujtimore në këtë Monument, Gjergj Kastrioti Skëndërbeu kontribui jo vetëm në shpëtimin e Shqipërisë nga sulmet turke, por dhe në shpëtimin e civilizimit perëndimor nga barbaritë e otomanëve.
Vendosja e Monumentit të Skëndërbeut në sheshin “Albania” në Romë, është një vlerësim i shtetit italian ndaj figurës së Heroit tonë Kombëtar që për 25 vite mundi të ndalë sulmet e turqve drejt Italisë e drejt Europës.
Monumenti i Skënderbeut në Romë, ka të skalitur në një pllakë një citat ku shkruhet “Gjergj Kastriotit Skëndërbeu, mbrojtësit të patrembur të civilizimit perëndimor,” dhe thuhet se është statuja e parë ekuestre e heroit kombëtar shqiptar, e cila u vendos në qëndër të Sheshit Albania, në përurimin e tij në korrik 1940.
Monumenti “Skënderbeu” në Romë e sheshi “Albania”
6 Maj, 1405, lindi në Principatën e Kastriotit dhe vdiq më 17 Janar, 1468 në Lezhë, ish- Republika e Veneciës17 Janari, 1468, Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti, Skënderbeu
Monumenti i Skëdërbeut në Romë gjëndet në sheshin “Albania”, në zemrën e Romës antike mes lagjes “San Saba” e “Aventinos”, një nga shtatë kodrat ku sipas legjendës u themelua qyteti i Romës.
Qe 27 tetori i vitit 1940 kur Benito Musolini në praninë e autoriteteve më të larta zyrtare të qytetit përuroi në Romë Monumentin e Skënderbeut.
Kronistët e kohës e komentojnë si një ditë vjeshte e shiu të fortë.Monumenti u vendos në atë që dikur quhej sheshi “Raudusculana”, emri i një porte antike të Mureve Serviane.
Pak muaj më parë në 4 korrik të 1940, për të kujtuar aneksimin e Shqipërisë nga Mbretëria Italiane (më 16 prill 1939) ky shesh ndryshoi emër e u quajt sheshi “Albania”.
Monumenti i Skënderbeut u realizua nga fiorentini Romano Romanelli.
Lindur më 14 maj të vitit 1882 në Firence, ky artist, mik i poetit Gabriele D’Annunzio, rridhte nga një familje me emër artistësh skulptorë.
Babai i tij qe skulptor dhe u bë mësuesi i artit të tij. Por Romano Romanelli qe dhe një funksionar i lartë i Marinës Italiane e gjatë Luftës së Parë Botërore mbetet invalid.
Aftësitë e tij artistike, por dhe lidhjet me shtresën e lartë të politikës italiane të asaj kohe, i ngarkuan detyrën e realizmit të bustit të Heroit Kombëtar të Shqipërisë, në kryeqytetin italian Romë, në sheshin me emrin e vendit fqinj dhe në një moment kaq të veçantë e historik për dy vendet.
Monumenti i Skënderbeut është realizuar mbi një grup bronzi i rëndë 35 kuintalë e paraqet Heroin tonë Kombëtar mbi kalin e tij të pandashëm, veshur nën armaturën e hekurt, me përkrenaren e shpatën gati për luftim.
Guvernatorit të Romës (funksionari më i lartë administrativ i qytetit në epokën e fashizmit) iu kërkua aso kohe të siguronte në limitin më të afërt të kohës, bazamentin mbështetës të veprës së Romanellit, që ishte i përfunduar e priste ditën e inaugurimit.
Brenda 26 ditësh u u mundësua gjetja e piedestalit të shndritshëm, i gurtë, i tipit travertino që peshonte rreth 75 kuintalë, mbi të cilin u vendos Monumenti i Skënderbeut në sheshin “Albania” në Romë.
Në vitin 1968 me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, komuna e Romës vendosi pllakën përkujtimore ku shkruhet: “Në kujtim të 500 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skëndërbeu, mbrojtësit të patrembur të civilizimit perëndimor.”

Filed Under: Featured, Histori Tagged With: Beqir Sina, Busti i Skenderbeut, Rome

ITALI – Inaugurohet busti i Skënderbeut në Vakarici të Kalabrisë

May 20, 2014 by dgreca

Sheshit të komunës i jepet emri i Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu/
Inaugurohet në Vakarici të Kalabrisë busti i Gjergj Kastriotit Skëndërbeut, ndërkohë që sheshi në qendër të komunës ka marrë emrin e Heroit tonë Kombëtar.
Në ceremoninë e inaugurimit ishin të pranishëm deputetët Fatmir Toci e Mimoza Hafizi, ambasadori i Shqipërisë në Itali, Neritan Ceka, si dhe skulptori i njohur vlonjat, Zeqir Alizoti.
Kryetari i komunës së Vakaricit, Aldo Marino, njëkohësisht edhe kryetari i Shoqatës së Kryekomunarëve Arbereshe, ishte organizatori i kesaj veprimtarie. Nën drejtimin e tij prej 10 vjetësh Vakarici, është bërë jo vetëm një prej komunave më të zhvilluara arbereshe, por edhe një vend tërheqës për turistët italianë e të huaj.
Aldo Marino, një prej arbëreshëve më të njohur në Shqipëri pas viteve ’90 është i pranishëm në të gjitha ngjarjet dhe evenimentet e organizuara në zona të ndryshme të vendit tonë. Ai ka synuar gjithmonë zgjerimin dhe forcimin e marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe arbëreshëve që ato të mos mbeten në nivele kulturore e folklorike siç ka ndodhur deri tani, por të shtrihen edhe në fushat ekonomike me interes të përbashkët, zhvillimin e turizmit të ndërsjelltë dhe shkëmbimet deri me programe të përbashkëta në të gjitha fushat. Arbereshet e pranishëm kërkuan vëmëndje më të madhe nga shteti shqiptar për mbajtjen gjallë të gjuhës shqipe, mësimin e shqipes për fëmijët arbëreshe në shkollat italiane, mbështetje me programe shkollore e libra shqip, bashkërendime të punës shkencore, arsimore e kulturore midis arbëreshëve të Shqiperise etj.
Ne Foto: Inagurohet Busti i Gjergj Kastriotit Skenderbeu në Vakarici te Kalabrise dhe sheshi në qender të komunës mer emrin e Heroit Kombëtar

Filed Under: Kulture Tagged With: Busti i Skenderbeut, ITALI – Inaugurohet, në Vakarici, të Kalabrisë

BUSTI I SKENDERBEUT U VENDOS NE FSHATIN ARBERESH

August 5, 2013 by dgreca

Ne Foto: Ambasadori shqiptar ne Londer Mal Berisha, me kryetarin e Bashkise, Ambasadorin e Shqiperise ne Rone Neritan Ceka, dhe sternipin e Skenderbeut, George Maria Skenderbeg.

Permes nej emsazhi ne Facebook, ambasadori shqiptar ne Londer shkruan se: Me daten 4 gusht 2013, ne fshatin arberesh Munxhufuni, u vendos busti i Skenderbeut. Ishte nje dite e jashtezakoneshme per bashkesine e atyshme, por edhe per ne qe morem pjese. Bashke me Ambasadorin e Shqiperise ne Iali Z. Neritan Ceka perjetuam momente shume te forta emocionale, tek shifnim gezimin e atyre njerezve qe ende e ruajne te forte ndjenjen e dashurise dhe krenarise per origjinen e tyre. Dhe jo vetem kaq, por kur i degjonim te na flisnin ne gjuhen tone te vjeter shqipe.
Albumi fotografik i aktivitetit te asaj dite e pasqyron kete me se miri.

Vendosja e bustit të Skënderbeut në fshatin arbëresh Munxhufuni (Montecilfone) më 4 gusht 2013. Busti është vepër e skulptorit Kreshnik Xhiku me banim në Uashington. Vendosja e tij u bë me nismën e ambasadorit të Shqipërisë në Britani, Mal Berisha.

Sic njofton ne facebook ambasadori Mal Berisha, nje dite para vendosjes se bustit te Skenderbeut ne fshatin arberesh Munxhufuni,me 3 gusht u organizua nje tjeter veprimtari-Me daten 3 gusht nje dite para inagurimit te bustit te Skenderbeut ne Manxhufuni, patem rastin e fortlumtur te marrim pjese ne hapjen e ekspozites se piktores  arbereshe, Liliana Corfiati, me vepra te saj si dhe me njezet pune origjinale te  piktorit tone te madh, Ibrahim Kodra. Keto pune jane pjese  e koleksionit privat te piktores Corfiati, te gjitha te dhuruara nga vete piktori Kodra. Secila prej tyre kishte nje histori me vete. Te gjitha Kodra i kishte pikturuar ndersa darkonin, flisnin per Shqiperine dhe ia dhuronte me dedikim. Madje njera prej tyre mban vete emrin e Liianes. Ekspozita u hap ne nje mjedis te mbyllur, shume antik. Por veprat e Lilianes shtriheshin ne tere qendren e Campomarines, ne cdo rruge dhe dalloheshin per motivet qe ne shume raste rikujtonin eksodin e arberesheve drejt Italise. Si rezultat i dekorimit artistik nga ana e kesaj piktorje ishte shtuar ne menyre te ndjeshme numri i turisteve.

Filed Under: Kulture Tagged With: Busti i Skenderbeut, Mal Berisha, ne fshatin arberesh

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT