PREZANTIMI NGA FASLLI HALITI/
BAJAME HOXHA ( ÇELIKU )- BELGJIKË/
Ndërsa kënga popullore thotë me pikëllim për petalet e thara nga ngrica e të rëna mbi tokën e ngrirë gjatë dimërore, të gënjyera nga një pranverë mashtruese: Po ti çele herët moj bajame, unë i them poeteshës se, ajo çeli vërtetë vonë, por duke sfiduar stuhitë e duke shkrirë akujt me zjarrin e lules poetike, ajo çeli, lulëzoi në kopshtin e poezisë si një qershi…
Si bisku dhe dega çelin, lëshojnë petale dhe ne ndërsa jemi në gjendje të dallojmë biskun nga dega, lulen nga lulja s’arrijmë ta dallojmë se cila është lule bisku e cila lule dege sepse janë vetëm lule të një lulëzimi pa moshë.
Bajame Hoxha( Çeliku) sfidon përsekondshëm e përditë, internimin e gjatë ugareve, kanaleve, sfidon gardhin e zi të apeleve të përditshme me pranverën e krijimit, me jetën e saj të re. Asaj i pëlqen më mirë të mbaj ndezur dritën e një qiriri sesa të mallkojë të kaluarën e mallkuar. Bajamja, edhe pse në Belgjikë, lulet e poezive i ka llambushka me dritë, erëzim, kolorit shqiptar…
Shkruar nga Bajame hoxha –Çeliku, Bruksel Belgjikë./
DASHURIA ËSHTË PAVDEKËSI/
Më shkruaj në mail: gjithçka je për mua!,
Tek unë vjen rinia, sapo ma thua.
Me shkruaj që nuk rri ti, dot pa mua,
Si flutur ulem unë mbi ndjenjat e tua.
Më shkruaj në mail: të dua, të dua!
Dhe unë do besoj në fjalët e tua,
Hop, bëhem erë dhe male lë pas,
Tek ti do të gjendem rrufe, nëpër natë…
Më shkruaj në mail shpesh herë: të dua,
Unë, hop, ngjitem reve dhe vij me vrap.
Kur tisi violë i muzgut afron e të vjen,
Ti hiç mos kij frikë, jam unë nëpër terr.
Më shkruaj në mail: jam yti, jam shpirti
Zinxhirët s’më mbajnë dhe vij fluturimthi.
Dhe mallin mblidhe, mos e lerë të shkojë,
Si lulja me bletën do puthemi ne njëlloj.
Më shkruaj në mail: se ti je kokëkrisur!,
Unë ngrihem menjëherë, s’lë gur pa lëvizur.
Në rast se në ëndërr ti më sheh për natë,
Unë, hop, kaloj malet dhe vij tek ty në shtrat.
Më shkruaj në mail: se për ty përgjërohem!,
Vitet si njoh fare, në vajzë të re shndërrohem.
Kur yjet të dremisin në më të bukurën stinë,
Ti mendo për mua, unë për pavdekësinë.
Bajame hoxha -Çeliku
Ndriçim i përjetshëm dashria
O gur i moçëm, o ndriçim i përjetshëm,
Në zemër mu fute, aq ëmbël më ke mbetur,
Aty do të rrish, do më ndriçosh hijshëm,
Dhe kur unë në varr, e tëra të jem tretur.
Aty,në zemërën time, shpirt, mbërthyer ,
më mbështjellë me forcë, e me zjarr rinie,
për jetë, kur rri me mua, vlera nuk të bie,
Ja, po shoh brënda vetes, fenerë dashurie.
E shoh veten me ty, e bëhem diell e ndri,
mbi ndriçimin tend, s’ka diell të ndriçojë,
oh, ti rri, rri, tek unë në gjirin tim flori,
kur jemi të dy bashkë, jeta do na pri…
O gur me vlerë, që jetën ma skalit
Qoftë bekuar çasti, që solli tek unë, ty,
Dhe të them tani: ik, ti s’do, e nuk ik!
Të dy do provojmë pafundësitë.
Të pashë kur shkove larg s’ndriçove kërkënd,
feneri yt për mua e ruan rrezen e bën dritë,
në zemër më fut, e natën më bën vend,
mua në jetë të jetëve e askë
M’U KTHYE RINIA
Nga ajo vjershë që më dërgove,
A thua fjeta këtë natë?
Nga gjumi ndjenjat seç m’i zgjove,
u përpëlita nëpër shtrat.
Imagjinata më shpërtheu,
Dhe mendjet tona u bënë një,
Si me magji rininë m’a ktheu,
Flisnim me ndjenja e s’bënim zë.
Porsi dy zogj pleksur të dy,
Nga dashuria kokë krisur,
Lodhjen s’e ndjemë, pa gjumë në sy,
Na zu mëngjesi me buzë ngjitur.
Mos u çuditni, jeta është jetë,
Ndjenjat flenë si prushi në hi,
Veç një gjë ësht’ e vërtetë,
Dashuria është lumturi…(pafundesi)
Bajame Hoxha-Çeliku, shkruar në kohë të lumrura…