Dy kryetarët e bashkive, zoti Neil M. O’Leary, dhe Dr. Ziadin Sela, propozuan një binjakëzim të qytetit të Strugës dhe Waterburyt
Nga Beqir SINA, Waterbury/ Connecticut/
WATERBURY – CONNECTICUT: Të shtunën në qytetin Waterbury të Connecticut, u zhvillua një takim me komunitetin shqiptarë dhe dy senatorëve amerikanë, përfaqësues këta të këtij shteti në Senatin e SHBA, Richard Blumenthal dhe Chris Murphy. Takimi u mbajt nën kujdesin komunitetit “Hasan Prishtina” në qëndrën islamike shqiptare të këtij qyteti.
Në këtë takim morën pjesë edhe majori i qytetit të Waterburyt, zoti Neil M. O’Leary, Matt Abdifar , i cili përfaqësoi Qarkun 5 në Connecticut -së, në zyrën e kongresistes Elizabeth Esty -së, ambasadori i Shqipërisë në Uashington Gilbert Galanxhi, Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Nju Jork, Ambasadori Bekim Sejdiu, ish kandidati shqiptare për në Kongresin Amerikan, Emin Eddie Egriu, dhe mysafiri special nga Struga, kryetari i Komunës së këtij qyteti, zoti Ziadin Sela, si dhe shumë personalitete dhe veprimtarë të dalluar të këtij komunitetit.
Nikoqiri i këtij takimi Visar Tasimi , arkatari për AAMC – e cila është një nga organizatat e komunitetit shqiptar në Waterbury , udhëhoqi takimin si dhe dha një falenderim të veçantë për zëdhënsin Sean Scanlon nga zyra e senatorit Murphy, për koordinimin e këtij takimi me komunitetin shqiptar. Ai duke folur për rëndësin e këtij takimi, ka prezantuar fillimisht të gjithë mysafirët e nderuar.
Aktualisht, tha drejtuesi i këtij takimi, Senatori Chris Murphy shërben në Komitetin e Senatit të Shëndetësisë, Arsimit, Punës, dhe Pensionet, Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë – ku ai është kryetar i nënkomitetit për çështje Europiane , dhe Komitetit të Përbashkët Ekonomik . Para, zgjedhjes së tij në Senatin amerikan , senatori Murphy, tha ai, shërbeu si kongresist i Qarkut 5 të Connecticut -së , e cila përfshin edhe qytetin tonë Waterbury, ku jetojnë mijëra shqiptarë , për tre mandate në Dhomën e Përfaqësuesve . Kurse, para se të shërbente në Kongresin Amerikan , Murphy, shërbeu për tetë vjet në Asamblenë e Përgjithshme të Connecticut.
“Por, unë tha Tasimi, do të shtoja se senatori Murphy, nuk i ka munguar në asnjë Festival Shqiptar këtu në Waterbury, komunitetit shqiptar, prej kur ato kan nisur 9 vjet më parë ! Tani, është nder për mua për të ftuar për ju senatorin Murphy, për të filluar diskutimin në këtë takim me komunitetin shqiptarë”.
Senatori Chris Murphy, nga Connecticut, Kryesues i Nënkomitetit për Çështje Evropiane në kuadër të Komitetit për Politikë të Jashtme në Senatin e SHBA-së, gjatë fjalës së tij, foli duke lavdëruar komunitetin shqiptarë në Waterbury, dhe shqiptarët e Amerikës, për rolin e tyre në dobi me mardhëniet e gjata mes SHBA dhe Shqipërisë, të cilat ai i cilësoi si të shkëlqyera, sidomos në këto dy dekadat e fundit, prej se kur Shqipëria doli nga sundimi i gjatë komunist.
“Nuk ka marrëdhënie më të fortë se këto mes Shqipërisë dhe SHBA, nëse ju i shikoni në kontekstin evropian midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë . Shqipëria, tha senatori Murhpy, ka qenë atje ku janë SHBA, në çdo hap të rrugës me Shtetet e Bashkuara në një nivel të konsiderueshëm të bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit dhe angazhimit ushtarakë amerikanë nëpër botë, për operacionet tona në Irak dhe Afganistan . Shqipëria ka qenë me Shtetet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara kanë qenë me Shqipërinë dhe ne do të vazhdojmë të jemi me Shqipërinë , sepse ka gjëra të rëndësishme që i lidhin shumë vendet tona.” u shpreh senatori Myrphy.
Më pas drejtuesi i këtij takimi të rëndësishëm, dhe i pari me dy senatorë amerikan, në komuntetin shqiptarë, prezantojë Senatorin demokrat Richard Blumenthal, i cili po shërben në termin e tij të parë si një senator i Shteteve të Bashkuara nga shteti i Connecticut . Senatori Blumenthal, tha Tasimi, ka shërbyer për 5 mandate ( 20 vjet) si Prokurori i Përgjithshëm Connecticut -së , një rast i paparë në historinë e kësaj prokurorie, dhe i njeh mjaft mirë shqiptarët në këtë shtetet.
Ndërkohë, në fjalën e tij senatori Blumenthal tha se “Edhe unë ashtu si kolegu im Murphy, më duhet të vë në pah lidhjen e gjërë që kemi mes SHBA dhe Shqipërisë, dhe kontributin tuaj si komunitet në forcimin e këtyre lidhjeve, konkretisht atë që keni bërë ju në Kenektiket dhe qytetin e Waterburyt, ku komuniteti shqiptar, tha ai jep një kontribut të çmuar, të cilin unë vlersojë lart ashtu si edhe të komuniteteve të tjera, që kan emigruara këtu në SHBA, duke punuar e kontribuar për Amerikën, që ky vend të jet shteti më i madh dhe fuqishëm i botës”.
Ambasadori i Shqipërisë në Uashington Gilbert Galanxhi, gjatë fjalës së tij foli për marrëdhëniet dhe lidhjet e shkëlqyera të SHBA dhe shqiptarëve, duke faleminderuar me këtë rast Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prej Presidentit Uillson, në shpëtimin e Shqipërisë nga coptimi, Presidentët Reagan dhe George H. Bush në demokratizmin e Shqipërisë, rrëzimin e komunizmit mbas 45 vjet sundimi të egër, Presidentin Klinton deh ish Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton, George W. Bush në Lirinë, çlirimin, dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe administratën e Presidentit Obama në forcimin e këtyre lidhjeve.
Në fund të këtij takimi kryetari i Komunitetit “Hasan Prishtina” zoti Zymer Kaliçi, tha se : “Qëllimi i këtij takimi në Waterbury, ishte të mbanim një bised të hapur me dy senatorët e këtij shteti, për të “rrahur” shumë çështje që kan të bëjnë me komunitetin tonë, në shtetin e Kenektiket – Connecticut, dhe kuptohet që edhe të promovojmë ato lidhjet e mira të komunitetit shqiptarë, sidomos me këta dy senatorë të njohur amerikanë, të cilët janë miqt tanë “.
Ai nënvizojë se ky takim u realizua në bashkëpunim me majorin e qytetit tonë zotin Neil M. O’Leary, dhe u pritë me shumë kënaqësi nga dy senatorët amerikan që përfaqësojnë shtetin e Kenektiket në Senatin amerikan, për tu takuar dhe biseduar mes shqiptarët në Waterbury.
“Natyrishtë, që kjo ishte një kënaqësi e madhe e komunitetit “Hasan Prishtina” në qytetin Waterbury të Connecticut, dhe e të gjithë shqiptarëve në qytet, dhe qytetet e tjera të Kenektiket, të cilët faleminderuan me këtë rast dy senatorët dhe SHBA, për ndihmën e madhe që kan dhënë për Shqipërinë dhe Kosovën, çështjen shqiptare në përgjethësi “, tha kreu i kësaj shoqate zoti Zymer Kaliçi.
Gjatë këtij takimi kryetari i Komunës së Strugës, Dr. Ziadin Sela, faleminderoi dy senatorët amerikanë përfaqësues të këtij shteti në Senatin e SHBA, Richard Blumenthal dhe Chris Murphy për gjithëçka SHBA kanë bërë për shqiptarët.
Ndërsa, në takimin me Kryetarin e Waterburyt Neil O Leary, dhe kryetarin e Komunës së Strugës, Dr. Ziadin Sela, u diskutua në lidhje me mundësitë e intensifikimit të marrëdhënieve, mes Komunës së Strugës dhe qytetit të Waterburyt, sidomos ato në fushën e ekonomisë dhe të kulturës, ndërmjet këtij komuniteti i cili përbëhet më së shumti nga Struganët.
Komunitet ky, i cili shërben si pikë kontakti me autoritet vendore dhe përfaqësuesit të këtij shteti i cili ka dhjetëra mijëra shqiptarë që jetojnë në Kenektiket. Bashkëbiseduesit, duke shfrytëzuar këtë rast, vlerësuan praninë e komunitetit shqiptar në SHBA, si një komunitet i mirë-integruar në shoqërinë amerikane. Më tej, ata propozuan një binjakëzim të qytetit të Strugës dhe Waterburyt.